Tag: rezultatet

  • Priti 8 muaj për rezultatet e biopsisë dhe u ankua tek autoritetet për vonesën, ndërron jetë nga sëmundja e rëndë profesoresha italiane

    Priti 8 muaj për rezultatet e biopsisë dhe u ankua tek autoritetet për vonesën, ndërron jetë nga sëmundja e rëndë profesoresha italiane

    Ajo kishte pritur tetë muaj për rezultatet e atyre testeve të rëndësishme, ato që supozohej të sqaronin pamjen e saj klinike dhe të orientonin trajtimin e saj.

    Por kjo vonesë ka qenë me shumë gjasa fatale sepse ndërsa ajo priste, sëmundja u përhap, duke sulmuar të gjithë trupin e saj.
    Maria Cristina Gallo, 56 vjeç, profesoresha që raportoi vonesa në dhënien e testeve histologjike pas një biopsie që iu nënshtrua për një sëmundje të rëndë, e cila ishte gati vetwm pas tetë muajsh, ka ndërruar jetw në Mazara del Vallo. Raporti iu dorëzua nga Autoriteti Shëndetësor i Trapanit tetë muaj pasi indi u mblodh për analizë.
    Ankesa e saj shkaktoi një hetim nga Zyra e Prokurorit Publik të Trapanit, i cili është ende në pritje, në të cilin dhjetë mjekë janë nën hetim. Një ekzaminim histologjik u kërkua në dhjetor 2023 pasi gruaja iu nënshtrua një histerektomie.
    Rezultatet mbërritën në gusht 2024, por pamja klinike ishte e kompromentuar me metastaza të përhapura. Skandali çoi në dorëheqjen e drejtorit të atëhershëm të përgjithshëm të Autoritetit Shëndetësor të Trapanit, Maurizio Croce dhe çështja arriti edhe në parlament, ku shumë zëra tani po ngrihen në kujtim të gruas dhe historisë së saj.
    “Cristina, pavarësisht vetes, është bërë simbol i një prej atyre rasteve të përcaktuara si keqpërdorim mjekësor”, shkroi Giorgio Mulè, zëvendëspresidenti i Dhomës së Deputetëve, në mediat sociale.
    “Pavarësisht se u lodh nga vuajtjet, ajo kurrë nuk u dorëzua. Ajo luftoi sëmundjen e saj dhe në të njëjtën kohë, një betejë për të kërkuar të vërtetën dhe drejtësinë. Mbi të gjitha, ajo luftoi për të ndihmuar të tjerët. Unë isha në krah të saj dhe me krenari isha ‘musketier’ i saj, siç më tha ajo kaq shumë herë. Sot, mbaj zi për vdekjen e një miku dhe një luftëtari të paepur dhe të ëmbël. E përqafoj Giorgio-n, i cili, me dashurinë dhe fëmijët e tij, ishte spiranca e vërtetë e Cristina-s.”, shtoi ai.
    Ngushëllimet për Cristinën ishin dypartiake.
    “Ajo ndërroi jetë mbrëmë pas një beteje të gjatë dhe pas një historie që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë një rast keqpërdorimi mjekësor”, shkroi Davide Faraone, nënkryetar i Italia Viva, në mediat sociale, duke theksuar se “ajo luftoi kundër indiferencës, kundër vonesave, kundër asaj hedhjeje faji që shumë shpesh vret më shumë se vetë sëmundja”.

    Top Channel

  • “Bën avokatin e një vrasësi”, Zhupai kthehet Lamallarit: Turp të të vijë, jep dorëheqjen ti dhe Koçiu

    “Bën avokatin e një vrasësi”, Zhupai kthehet Lamallarit: Turp të të vijë, jep dorëheqjen ti dhe Koçiu

    Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, u përplas ashpër sot me ministrin e Drejtësisë, Besfor Lamallari, duke e akuzuar për “bërje avokati të një vrasësi” pas ngjarjes tragjike të vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.
    Në foltoren e Kuvendit, Zhupa kërkoi dorëheqjen e Lamallarit dhe të ministres së Brendshme, duke i akuzuar për mosgarantimin e jetës së qytetarëve dhe të aktorëve të sistemit të drejtësisë.
    “Turp të të vijë që po bën avokatin e një vrarësi. Si zv/ministër i brendshëm nuk i je përgjigjur thirrjes për ndihmë që ka kërkuar KLGJ. Turp të vijë që nuk mban përgjegjësi bashkë me kolegen për vrasjen në sallën e gjyqit të një gjyqtari që jepte vendim në emër të Republikës së Shqipërisë. Policia e shtetit thotë se nuk ka kapacitet për të mbrojtur një gjyqtar çfarë kapaciteti keni të mbroni qytetarin. Jeni promovuar për këtë mospërgjegjshmëri.
    Cfarë garancie ka qytetari për jetën kur në sallën e gjyqit kur duhet të kishte 3 palë kontrolle vritet gjyqtari. Këto janë rezultatet e reformës në drejtësi? Ku njerëzit shkojnë në vetëgjyqësi e vriten në sallën e gjyqit këto nuk janë rezultatet e reformës në drejtësi.
    Janë rezultatet e keqqeverisjes tuaj. Nuk i con policët të mbrojnë gjyqtarët e shtetit, por i bën vegla mashë politike.
    Këto janë rezultatet e reformës në drejtësi që thua ti? Këto janë rezultatet e keqqeverisjes tuaj që nuk çon policët që të mbrojnë Ne 1 minutë heshtje e mbajmë por nuk do të thotë që Kuvendi duhet të heshti.  Ju keni tejkaluar çdo skenar, dhe ato që bëheshin filma sepse Shqipëria sot nuk ofron siguri. të dy jeni skandalozë me qëndrimet që mbani. Të dy duhet të jepni dorëheqjen”, tha Zhupa.
     

  • Rezultatet paraprake tregojnë përfaqësim të ulët të grave dhe pakicave në Parlamentin sirian

    Rezultatet paraprake tregojnë përfaqësim të ulët të grave dhe pakicave në Parlamentin sirian

    Siria ka publikuar rezultatet paraprake të votimeve indirekte për Parlamentin e parë që nga rrëzimi nga pushteti i Bashar al-Assadit vitin e kaluar. Zyrtarët zgjedhorë pranuan më 6 tetor se gratë dhe pakicat fetare kanë pasur një shkallë të ulët të suksesit.

    Në votimet e së dielës, rreth 6 mijë anëtarë të kolegjeve zgjedhore rajonale zgjodhën kandidatë nga listat e miratuara paraprakisht si pjesë e procesit të formimit të gati dy të tretave të Parlamentit të ri prej 210 ulësesh.

    Presidenti i përkohshëm, Ahmed al-Sharaa, më vonë do të zgjedhë një të tretën e anëtarëve të mbetur.

    Në ditët para votimit, analistët dhe disa sirianë shprehën shqetësime se procesi është i centralizuar shumë dhe pezullimi i mbajtjes së zgjedhjeve në zonat jashtë kontrollit të Qeverisë do të thotë se jo të gjitha komunitetet do të përfaqësohen në mënyrë të drejtë.

    Sipas rezultateve paraprake të publikuara të hënën, Komiteti Zgjedhor i Sirisë njoftoi se 119 ligjvënës janë zgjedhur, por nuk treguan se sa vota kanë marrë secili prej tyre.

    Gjashtë nga ligjvënësit e rinj janë gra, sipas numërimit të realizuar nga Reuters dhe që është verifikuar nga vëzhguesit zgjedhorë. Vëzhguesit thanë se gjithsej dhjetë ulëse kanë shkuar për pakicat fetare dhe etnike, përfshirë kurdët, të krishterët dhe dy alavitë – sektit fetar që i përkiste edhe Assadi.

    Një nga vëzhguesit e zgjedhjeve e përshkroi Parlamentin e ri sirian si trup të përbërë kryesisht nga burra myslimanë sunitë.

    Zëdhënësi i Komitetit të Lartë Zgjedhor të Sirisë, Nawar Najma, u pyet në një konferencë për media për përfaqësimin e grave dhe të krishterëve.

    “Ndër mangësitë kryesore të procesit zgjedhor ishin rezultatet jo të kënaqshme sa i përket përfaqësimit të grave siriane, si dhe fakti që përfaqësimi i të krishterëve u kufizua vetëm në dy ulëse, një përfaqësim i dobët krahasuar me numrin e të krishterëve në Siri”, tha ai.

    Najma tha e beson që Sharaa do të tentojë të adresojë këto mangësi kur të bëjë emërimet e 70 ligjvënësve të tjerë.

    Autoritetet thanë se kanë përdorur një sistem indirekt të votimit dhe jo votimin e drejtpërdrejtë për shkak të mungesës të të dhënave të besueshme mbi popullsinë e Sirisë pas luftës, kur u vranë qindra mijëra sirianë dhe u zhvendosën miliona të tjerë.

    Duke u thirrur në arsye sigurie dhe politike, autoritetet shtyn votimin në zonat që janë jashtë kontrollit të Qeverisë, përfshirë në pjesët veriore dhe verilindore të Sirisë që kontrollohen nga kurdët dhe në provincën e Sueidës, ku kontrollin e ka minoriteti druze.

    Kjo shtyrje ka bërë që 21 ulëse të mbeten të zbrazta.

    Najma tha për gazetarët se mbajtja e zgjedhjeve në zonat kurde lidhet me progresin në negociatat për integrimin e këtyre zonave në aparatin shtetëror.

    Parlamenti kishte pak më shumë ulëse gjatë sundimit të Assadit, përkatësisht 250 ulëse, kur dy e treta e ulëseve ishin të rezervuara për anëtarët e partisë së tij, Baath. Zgjedhjet e fundit të mbajtura në korrik të vitit 2024 ishin cilësuar si farsë nga kundërshtarët e Assadit.

    Përfaqësimi i grave në Parlament ka qenë po ashtu i ulët gjatë sundimit të Assadit dhe babait të tij, Hafez al-Assad. Deputetet përbënin vetëm 6 deri në 13 për qind të përbërjeve të legjislaturave nga viti 1981 deri në rrëzimin e Assadit, sipas Unionit Ndërparlamentar, i cili mbledh të dhëna mbi parlamentet kombëtare në mbarë botën./ REL/ 

  • Studimi: Adoleshentët që flenë më shumë kanë rezultate më të mira në shkollë

    Studimi: Adoleshentët që flenë më shumë kanë rezultate më të mira në shkollë

    Nëse fëmija juaj ka vështirësi për t’u përqendruar në shkollë ose në detyra, mund të jetë koha të kontrolloni sasinë e gjumit të tij. Hulumtimet e reja tregojnë se edhe një ndryshim prej vetëm një ore e gjysmë në kohën e kaluar në shtrat ka ndikim të madh në vëmendjen dhe funksionet njohëse të fëmijëve, shkruan Mind Body Green.

    Gjumi është thelbësor për zhvillimin e trurit te fëmijët dhe adoleshentët, pasi pushimi cilësor nuk shërben vetëm për rigjenerim, por ka një rol kyç në mprehtësinë mendore, raporton Index.hr. Një studim i fundit shqyrtoi efektet e kohëzgjatjes së gjumit te të rinjtë 10–23 vjeç dhe rezultatet treguan një lidhje të qartë mes gjumit të pamjaftueshëm dhe performancës njohëse.

    Studiuesit ndanë pjesëmarrësit në tre grupe që flinin 10 orë, 8.5 orë dhe 7 orë gjatë katër netëve. Rezultatet treguan se gjumi i reduktuar në shtatë orë shkaktoi rënie të ndjeshme të kontrollit të vëmendjes dhe fleksibilitetit kognitiv, si dhe ngadalësim të reagimeve ndaj stimujve vizualë. Rënia më e madhe u vërejt tek grupi me shtatë orë gjumë krahasuar me ata që flinin 8.5 orë.

    Edhe pse kujtesa e punës nuk u prek dukshëm, studiuesit nënvizojnë se kjo nuk e bën gjumin të parëndësishëm. Rezultatet nuk ndryshojnë shumë me moshën, duke treguar se edhe adoleshentët e mëdhenj kanë nevojë për sasi të konsiderueshme gjumi për të ruajtur mprehtësinë mendore.

    Përfundimi është i qartë: më shumë kohë në shtrat sjell funksion më të mirë të trurit, veçanërisht për vëmendjen dhe shkathtësinë mendore. Ndërsa ndryshimet e vogla në rutinën e gjumit mund të jenë sfiduese për familjet, ato mund të sjellin përmirësime të dukshme në përqendrimin dhe performancën e fëmijëve dhe adoleshentëve.

  • Rezultatet e gërmimeve në varrezën tumulare të Pazhokut – Namik Bodinaku

    Rezultatet e gërmimeve në varrezën tumulare të Pazhokut – Namik Bodinaku

    Konstruksioni më i zakonshëm e më tipik i varreve në Pazhok, është ai me gropë të thjeshtë, të hapur në dheun e tumës ose në tabanin e saj, ku i varrosuri vendoset direkt në tokë. Gropa në disa raste është e konturuar me gurë, pa ose me mbulesë gurësh që janë vendosur në forme të çrregullt. Në ndonjë rast të veçantë është treguar më tepër kujdes në zgjedhjen dhe vendosjen e gurëve. Dyshemeja e varrit si edhe mbulesa e tij janë të shtruara me gurë të vegjël lumi, me ngjyra. Gurët janë vendosur dendur dhe të japin përshtypjen e një mozaiku. Përveç formes se zakonshme të vendosjes se kufomës direkt në tokë, në ndonjë rast të veçantë ajo futej në arkë prej druri ose vendosej mbi një shtroje të tillë si dëshmojnë gjurmët e drurit të kalbëzuar, të konstatuara gjatë gjithë gjatësisë se varrit. Fenomene të tilla analoge janë hasur dhe në tumat e tjera të gërmuara më parë, si në Pazhok, ashtu dhe në Kuç të Zi të Korçës e gjetkë. Një fenomen interesant është vënë re për Varret sekondare të mesjetës. Këta varre janë me gropa të thjeshta, ku kufoma vendosej në pozicion të shtrirë në kurriz, me orientim perëndim-lindje dhe mbulohej me rërë lumi.© Rezultatet e gërmimeve në varrezën tumulare të Pazhokut/Namik BodinakuIliria Année 1974 3 pp. 395-401

  • Ankesa e radhës! PD dërgon padi në Kolegjin Zgjedhor për rezultatet e qarqeve Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan

    Ankesa e radhës! PD dërgon padi në Kolegjin Zgjedhor për rezultatet e qarqeve Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan

    Selia bllu-Partia Demokratike

    Partia Demokratike ka dërguar në Kolegjin Zgjedhore rezultatet për qarkun e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Elbasanit. Kjo lëvizje vjen pas padisë së paraqitur nga kandidati demokrat, Aulon Kalaja, i cili pretendon se i janë vjedhur votat dhe nëse numërohen të gjitha kutitë, mund të ketë ndryshim të rezultatit. 
    Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Partia Demokratike depoziton ankimim në Kolegjin Zgjedhor për zgjedhjet e 11 majit. Plotë 8 ankimime të tjera, të rrëzuara nga Kolegji Zgjedhor, që ka lënë në fuqi rezultatetet e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. 
    Që prej certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, opozita ka refuzuar t’i njohë duke i cilësuar “një farsë elektorale”. Në ankesat e tyre të njëpasnjëshme, opozita ka ngritur pretendimin se Partia Socialiste, ka manipuluar zgjedhjet duke përdorur pushtetin. 

  • KAS rrëzon PD-në, s’ka përsëritje zgjedhjesh! Miratohen rezultatet e nxjerra nga KQZ për Tiranën, Elbasanin, Fierin dhe Durrësin

    KAS rrëzon PD-në, s’ka përsëritje zgjedhjesh! Miratohen rezultatet e nxjerra nga KQZ për Tiranën, Elbasanin, Fierin dhe Durrësin

    Ilirian Rusmajli mbërriti i pari nga anëtarët e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për të dhënë vendimin pas rinumërimit të pjesshëm të kutive të votimit për Elbasanin, Tiranën, Durrësin dhe Fierin.

    Megjithëse rinumërimi është një kapitull i mbyllur dhe  nga panorama e mandateve të prodhuara më 11 Maj u shkaktua vetëm 1 ndryshim mandati brenda PS në qarkun Fier, PD ngulmon për pavlefshmëri absolute në këto 4 qarqe.
    Marash Logu përfaqësues i PD në KQZ renditi fillimisht 27 qendra votimi me probleme në qarkun e Elbasanit dhe më pas për tre qarqet e tjera në mbështetje të pretendimit për ribërje zgjedhjesh.
    KAS më pas rrëzoi pretendimet e PD duke miratuar rezultatet e nxjerra nga KQZ për Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier. PD pritet t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor.
    Kandidati demokrat Aulon Kalaja zhvilloi një tjetër protestë kësaj here përpara KQZ, me kërkesën për numërimin e të gjitha kutive në këtë qark dhe jo të pjesshëm siç ndodhi.
    Pas një sër pyetjesh nga gazetarët Aulon Kalaja,  pranoi se përpjekja e tij për transparencë të votës preferenciale, u minua nga brenda forcës së tij politike, paçka se procesi rinumërimit u mbështet nga Sali Berisha.
    Megjithatë beteja e Aulon Kalasë nuk ndalet këtu. Me aq parregullsi sa u gjetën nga rinumërimi i pjesshëm i Durrësit ai do t’i drejtohet me një kallëzim SPAK për numëruesit tjetërsues të votës në favor të një kandidati tjetër të PD-s.

    Top Channel

  • Rezultatet e 11 majit/ PD ankimon për katër qarqe, KAS vendos sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve

    Rezultatet e 11 majit/ PD ankimon për katër qarqe, KAS vendos sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve

    PD ka ankimuar rezultatin për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier. Ka nisur mbledhja e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për 4 çështjet e hapura, që i përkojnë 4 ankimimimet e Partisë Demokratike, për rezultatin nga zgjedhjet e 11 majit.
    Bëhet me dije se kjo mbledhje vjen pas rinumërimit ku pasi të parashtrohen të gjitha gjetjet dhe pretendimet e palëve, pritet të kemi edhe një vendimmarrje.
    Pikë e parë në rendin e ditës mësohet se është çështja sa i përket pretendimeve nga demokratët për “tren bullgar” në qarkun e Elbasanit. Kujtojmë se rinumërimi nuk solli ndryshime në qarqet e tjera, përveç rastit të Fierit, ku kandidatja e PS Maldrita Bardho fitoi mandatin e deputetit me 10 vota më shumë Zegjine Caushi, mandat nga i cili hoqi dorë vetëm pak orë më pas.
    KQZ ka certifikuar përfundimisht rezultatet për 8 qarqet e tjera, ndërsa janë shpërndarë edhe mandatet nga kreu i KQZ Ilirjan Celibashi.

  • Rezultatet e 11 Majit, Maliqi: Në PD duhet të ketë dorëheqje të nivelit të lartë

    Rezultatet e 11 Majit, Maliqi: Në PD duhet të ketë dorëheqje të nivelit të lartë

    Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Berat, Lefter Maliqi deklaroi sot me rezultatet e marra nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, duhet të ketë dorëheqje në nivelit të lartë dhe nëpër degë.
    Në një dalje televizive, Maliqi u shpreh se për momentin është kundër largimit të Sali Berishës nga PD-ja.
    “Duhet të ketë dorëheqje në PD, të nivelit të lartë dhe në degë. Jam edhe për emërime apo komandime për një periudhë të shkurtër, që të rishikohet anëtarësia, të shtohen anëtarë të rinj, nga sipër deri te degët.
    Por unë jam kundër largimit të Sali Berishës në këto momente.
    Kurse drejtuesit e tjerë të cilëve ai i besoi, nuk e ndoqën dot, nuk e shpërblyen me punë, një pjesë vinin ose s’vinin, një pjesë punuan me përçarjet, nuk pati organizatorë, nuk pati përballje dhëmbë për dhëmbë”,-tha Maliqi.

  • Matura Shtetërore 2025/ Publikohen rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje

    Matura Shtetërore 2025/ Publikohen rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje

    Publikohen këtë të hënë rezultatet e provimit të lëndëve me zgjedhje të zhvilluara si pjesë e programit për Maturën Shtetërore 2025.
    Këtë provim e kanë kryer 25 872 maturantë gjithsej. Bazuar në të dhënat nga rezultatet, 360 maturantë kanë marrë notën 4.00, ndërsa 366 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00.
    Kalueshmëria për provimin është 98.61%.
    Nota mesatare është 7.72.