Mbrëmjen e kësaj të mërkure zhvillohen shtatë ndeshjet e fundit të raundit të gjashtë në Ligën e Kampioneve.
Përballja kryesore është Real Madrid–Manchester City në “Santiago Bernabeu”, me madrilenët që ndodhen në vështirësi dhe trajneri Xabi Alonso nën presion.
Në rast të një tjetër rezultati negativ, ai rrezikon shkarkimin. Manchester City vjen në formë të mirë dhe synon të vazhdojë ecurinë pozitive.
Juventus-i luan një ndeshje vendimtare ndaj Pafos dhe ka detyrim fitoren për të mos rrezikuar eliminimin.
Arsenali përballet në transfertë me Club Brugge, ndërsa ndeshja Benfica-Napoli tërheq vëmendjen përballë dy trajnerëve Mourinho dhe Conte. PSG viziton Athletic Bilbaon dhe Bayer Leverkusen pret Newcastle.
REZULTATET LIVE
Real Madrid-Man City 0-0
Athletic Bilbao-PSG 0-0
Bayer Leverkusen-Newcastle 1-0
Benfica-Napoli 0-0
Club Brugge-Arsenal 0-0
Dortmund-Bodo/Glimt 1-0
Juventus-Pafos 0-0
Tag: rezultatet
-

Spektakël në Champions/ Real–City, ndeshja që pritet me padurim, rezultatet në kohë reale
-

Simeone: Rezultatet në Champions s’kanë qenë pozitive, na duhet një fitore jashtë fushe
9 Dhjetor 2025
12:49
Telesport
Me nëntë pikë nga pesë ndeshje në Champions League, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, e di sa e rëndësishme mund të jetë një fitore kundër PSV sot. Një sukses do ta afronte me grupin e tetë vendeve të para, që kualifikohen direkt në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
“Po përballemi me një rival që luan mirë, me një trajner që gjithmonë ka pasur ekipe shumë sulmuese. Rezultatet tona deri tani në Champions nuk kanë qenë aq pozitive sa do të kishim dashur”, tha Simeone.
Më tej, trajneri argjentinas shtoi: “Kemi bërë shumë gjëra të mira në ndeshjet jashtë fushe. Do të thoja se, duke pasur parasysh se ku kemi qenë për 14 vitet e fundit, sigurisht që kemi fituar disa ndeshje jashtë fushe”.
Së fundmi, mbi frikën e një serie të keqe rezultatesh, pas humbjeve zhgënjyese jashtë fushe kundër Liverpool dhe Arsenal, ai tha: “Lojtarët janë mësuar të luajnë kaq shpesh. Futbolli ndryshon brenda ndeshjes. Gjëja e rëndësishme është t’i bësh gjërat mirë”. -

Al-Khelaifi: Nuk ndalemi me një Champions, jemi duke ndërtuar PSG e së ardhmes
2 Dhjetor 2025
8:29
Telesport
Nasser Al-Khelaïfi, president i PSG pranoi me krenari çmimet për “Presidentin më të Mirë dhe Klubin më të Mirë për vitin 2025”.
Ai theksoi rëndësinë e këtyre çmimeve: “Kemi pasur një sezon të jashtëzakonshëm, fryt të disa viteve punë dhe rezultatet e arritura përfaqësojnë kulmin e një projekti afatgjatë”.
“Ishte sezoni më i mirë në historinë e klubit, por ajo që ka më shumë rëndësi nuk janë vetëm numrat, por mënyra se si i arritëm këto qëllime“, tha Al-Khelaifi, që më tej foli për përsosmërinë teknike nën drejtimin e Luis Enrique.
“Ne duam të kemi lojtarët më të mirë në botë, por edhe të zhvillojmë lojtarët tanë të rinj, duke siguruar kështu një të ardhme të fortë për klubin. Rezultatet e sotme janë të rëndësishme, por ajo që ka vërtet rëndësi është ndërtimi i PSG të së nesërmes“, tha presidenti i PSG. -

“Shëndeti i tij është në gjendje të shkëlqyer”, publikohen rezultatet e rezonancës magnetike të Trump
Shtëpia e Bardhë ka publikuar rezultatet e testeve që Donald Trump i është nënshtruar së fundmi.
Presidenti amerikan kishte shkaktuar sensacion me deklaratat e tij në lidhje me rezonancën magnetike që i ishte nënshtruar “për arsye paraprake”, pa përmendur megjithatë se për kë saktësisht. Është një test i pazakontë si pjesë e një kontrolli rutinë, por zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, tha se burrat në moshën e presidentit përfitojnë nga teste të tilla.
Në shënimin e tij, Sean Barbarella, një oficer i Marinës Amerikane i cili është mjeku i presidentit, shkruan se Trump iu nënshtrua testeve për të vlerësuar shëndetin e tij kardiovaskular dhe abdominal.Summary of President Donald J. Trump’s Advanced Imaging Results pic.twitter.com/q5yKWg5fWd
— Polymarket Intel (@PolymarketIntel) December 1, 2025Qëllimi i kësaj imazherie është parandalues, të identifikojë çdo problem më herët, të konfirmojë gjendjen e tij të përgjithshme shëndetësore dhe të sigurojë vitalitetin dhe funksionalitetin afatgjatë të presidentit, thotë ai.
“Imazhet kardiovaskulare të Presidentit Trump janë plotësisht normale”, thotë ai.
Ai shton: “Nuk ka prova të ngushtimit të arterieve që ndikojnë në rrjedhën e gjakut ose anomalive në zemër ose në enët kryesore. Dhomat e zemrës janë normale në madhësi, muret e enëve të gjakut duken të lëmuara dhe të shëndetshme, dhe nuk ka prova të inflamacionit ose trombozës. Në përgjithësi, sistemi i tij kardiovaskular është në shëndet të shkëlqyer.”
Po aq të mira janë edhe rezultatet e ekzaminimit të organeve të barkut, të cilat “duken shumë të shëndetshme”, me funksion “brenda kufijve normalë”.
Ai përfundon duke shkruar se “ky nivel i vlerësimit të detajuar është i zakonshëm për një ekzaminim të kryer në moshën e Presidentit Trump dhe “konfirmon se ai mbetet në një shëndet të përgjithshëm të shkëlqyer”.Top Channel
-

Pini 3 kafe në ditë? Ja çfarë ndodh me zemrën tuaj sipas studimit që po bën bujë, rezultatet do ju habisin
Konsumimi i tre filxhanë kafe në ditë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve ose sulmeve në zemër, sipas një studimi të kryer së fundmi. Ata që e konsumonin rregullisht kafenë, kishin 12 për qind më pak shanse për të ndërruar jetë në moshë të re, sipas “The Sun”.
Rezultatet e studimit tregonin se njerëzit që konsumonin deri në tre filxhanë kafe në ditë, kishin një zemër më të shëndetshme, e cila funksiononte më mirë. Gjithashtu, kafja ngadalëson procesin e plakjes.
Përfitimet e tjera shëndetësore thuhet se përfshijnë mbrojtjen nga diabeti, sëmundjet e mëlçisë dhe dementia, si dhe djegia e yndyrës në trup.
Studiuesi Dr. Judit Simon tha: “Rezultatet tona sugjerojnë që konsumimi i rregullt i kafesë është i sigurt dhe 0.5 deri në tre filxhanë kafe në ditë ulin rrezikun e goditjes në tru, të vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe vdekjes nga një shkak tjetër.”
Dr. Simon dhe ekipi i tij moderuan për 11 vjet të dhënat mjekësore të njerëzve që u bënë pjesë e studimit në Mbretërinë e Bashkuar, duke filluar nga një moshë mesatare prej 56 vjeç.
Ata zbuluan se ata që konsumonin kafe kishin 21 për qind më pak shanse për të pësuar një goditje në tru. Ata që pinin më shumë se tre filxhanë në ditë ose asnjë filxhan kafe nuk gëzonin të njëjtat përfitime, thanë studiuesit për Kongresin e Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë. -

Conference League: Slovan befason Vallecanon, bie edhe Mainz. Ja rezultatet dhe renditja aktuale (Rezultatet+Renditja)
27 Nëntor 2025
21:00
Telesport
Conference League po luan sonte raundin e katërt të fazës së ligës teksa ndeshjet e orës 18:45, kanë prodhuar dy rezultate surprizë si humbja e Mainz në Rumani dhe gjithashtu humbja e Vallecanos në fushën e Slovan Bratislavës. Ndërkohë, ka pasur edhe fitore të rëndësishme si ajo e Hamrun Spartak ndaj Lincoln Red Imps, apo Omonia Nicosia ndaj Dinamo Kiev.
-

Calafiori: Kemi bërë një hap të madh përpara, po punojmë shumë dhe këto janë rezultatet
27 Nëntor 2025
8:40
Telesport
Riccardo Calafiori është kthyer në një lojtar kyç tek Arsenal këtë sezon. “Topçinjtë” fituan dje 3-1 ndaj Bayern Munich në Champions League, duke qenë skuadra e vetme me pikë të plota në krye të renditjes.
Italiani dha një assist në këtë ndeshje: “Asistimi menjëherë pasi hyra në fushë? Sapo preka topin, krosova sepse e dija që dikush do të ishte në zonë. Këto topa janë pothuajse të pamundur për t’u lexuar; ose mbrojtësi shënon autogol ose sulmuesi shënon.”
“Kemi bërë më shumë se një hap përpara, si në aspektin e mentalitetit ashtu edhe të lojtarëve që mund të përdorim. Trajneri me të vërtetë interesohet për këto pasime. Është diçka për të cilën punojmë shumë dhe mendoj se rezultatet në fushë po duken“, tha Calafiori. -

SPAK përcakton sot kreun e ri të BKH, emri do t’i dërgohet për miratim KLP-së
Ka përfunduar vettingu dhe kontrolli i pastërtisë së figurës për kandidatët për Byronë Kombëtare të Hetimit.
Rezultatet i janë dërguar komisionit që përbëhet nga Altin Dumani, si kreu i SPAK-ut, Arben Kraja dhe Behar Dibra.
Në garën për Drejtorin e BKH-së janë shtatë kandidatë Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.
Tani komisioni për përzgjedhjen e drejtorit të BKH-së do të shikojë rezultatet përfundimtare të Komisionit të Posaçëm dhe do të bëjë edhe renditjen përfundimtare.
Më pas treshja e prokurorëve do të dërgojnë një emër në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për miratim. -

Rivera për Gattuson: Rëndësi kanë rezultatet, trajnerët gjykohen nga ato
13 Nëntor 2025
11:11
Alfred Lleshi
Gianni Rivera, në një intervistë për “Tuttosport”, komentoi momentin e vështirë të Italisë, me sfidat vendimtare ndaj Moldavisë dhe Norvegjisë te dera: “Jemi në vështirësi, ndihem shumë keq për futbollin tonë. Do të doja ta shihja gjithmonë në nivel maksimal, fillimisht kombëtaren. Nuk them që Italia duhet të fitojë Botërorin, por të paktën të marrë pjesë. Në dy edicionet e fundit nuk ndodhi, shpresoj që këtë herë ta arrijmë”.
Ai vuri në dukje se Gattuso ka rikthyer pak entuziazëm te lojtarët: “Rëndësi kanë rezultatet, trajnerët gjykohen nga ato. Shpresoj që Italia të bëjë mirë”.
Për talentet e pakta italiane, Rivera tha se aktualisht nuk ka kampionë dhe kjo e bën të vështirë arritjen e rezultateve të rëndësishme. Ai kritikoi klubet e Serie A, ku shumica e lojtarëve të nivelit të lartë janë të huaj, duke theksuar se futbolli italian nuk prodhon më lojtarë të mëdhenj. Fajin ua vuri klubeve, që e kanë lënë zhvillimin e të rinjve tek agjentët.
