Tag: rezultate

  • OKB paralajmëron: Kriza e urisë në Gaza mund të ketë rezultate katastrofike të lindjeve

    OKB paralajmëron: Kriza e urisë në Gaza mund të ketë rezultate katastrofike të lindjeve

    Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se “është dëshmitare e një rritjeje vdekjeprurëse të vdekjeve të lidhura me kequshqyerjen” në Gaza dhe se ka dokumentuar 21 vdekje të lidhura me kequshqyerjen tek fëmijët nën pesë vjeç këtë vit deri më tani.
    Sipas mediave të huaja, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për shëndetin seksual dhe riprodhues paralajmëron për “rezultate katastrofike të lindjeve” në Gaza si pasojë e “urisë, traumës psikologjike dhe kolapsit të kujdesit shëndetësor”.
    Izraeli kundërshtoi akuzat se ishte përgjegjës për krizën e urisë në Gaza, me zëdhënësin e qeverisë së tij që tha se kishte një “mungesë të shkaktuar nga njeriu, të projektuar nga Hamasi”.
    Presidenti izraelit Isaac Herzog gjithashtu i hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se Izraeli po “ofron ndihmë humanitare sipas ligjit ndërkombëtar”.
    Ndërkohë, banorët e Gazës i kanë treguar BBC-së se si është jeta e tyre, ndërsa më shumë se 100 organizata bamirëse paralajmëruan së bashku në një deklaratë se “uria masive po përhapet” në territor:
    Një grua shtatzënë e uritur tha se shpreson “që foshnja ime të qëndrojë në barkun tim dhe të mos më duhet të lind në këto rrethana të vështira”.
    Ndërsa një baba i gjashtë fëmijëve tha se “paraja nuk ka më vlerë”, ndërsa përpiqet të sigurojë ushqim në tryezë.
    Një punonjës ndihmash përshkroi se i ra të fikët nga uria këtë mëngjes, ndërsa një ndihmës mjekësor tha se stafi i spitalit e ka të vështirë të ushqehet.

  • “Shqipëria po shfaq rezultate”, Danimarka do të hapë edhe dy grupkapitujt e mbetur

    “Shqipëria po shfaq rezultate”, Danimarka do të hapë edhe dy grupkapitujt e mbetur

    Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, e ka siguruar Shqipërinë se së shpejti do të hapen edhe dy kapitujt e mbetur të negociatave.
    Ajo tha se Shqipëria po zbaton reformat e kërkuara, por korrupsioni mbetet ende një problem.
    “Shqipëria po bën përparim të madh, po zbaton reformat e kërkuara. Ne e dimë që ata nuk janë ende gati për anëtarësim të plotë në BE. Ka probleme të tilla si korrupsioni. Deri më tani kemi hapur katër grupkapituj. Besojmë se gjatë presidencës daneze mund të hapim një ose dy grupkapitujt e mbetur. Ky proces për momentin është hapje e kapitujve të negociatave. Nuk po flasim për mbylljen e tyre sepse deri atëherë nevojiten më shumë reforma. Do të jetë një proces zgjerimi i bazuar në meritë, jo vetëm në rastin e Shqipërisë. Dua të them se Shqipëria është një nga vendet në Ballkanin Perëndimor që po tregon rezultate konkrete në këtë proces,” tha Marie Bjerre.
    Në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Ministrja Bjerre inkurajoi forcat politike shqiptare që të mbështesin planin e qeverisë Rama për të përfunduar negociatat me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur.

  • Stabilizim-Asociimi, Bardhi ‘shigjeton’ SPAK-un në Strasburg, i drejton pyetje KE-së: Na duhen rezultate konkrete apo strategji në letër!

    Stabilizim-Asociimi, Bardhi ‘shigjeton’ SPAK-un në Strasburg, i drejton pyetje KE-së: Na duhen rezultate konkrete apo strategji në letër!

    “Ju folët për task forcën e ngritur nga SPAK për zgjedhjet, është e vërtetë, por në 20 shkurt Kryeministri Rama në një dalje mediatike i kërkoi prokurorisë së posaçme të ndalë menjëherë veprimin në terren dhe unë dua ta citoj:
    “Po survejoni partitë politike, të ndalet menjëherë ndjekja e partive dhe aktiviteteve partiake. Nuk mund të cenoni të drejtat e qeverisë dhe t’i bëni trysni administratës publike. Uroj të jetë lajthitje e momentit”, ishte deklarata e kryeministrit.
    Nga ky moment, nga 20 shkurti 2025, pak para zgjedhjeve e deri në përfundim, rezultoi që jo vetëm prokurorët e SPAK nuk u panë më në terren për krimet zgjedhore por nuk pati asnjë rezultat për të parandaluar krimet zgjedhore. Nëse rezultatet e këtyre hetimeve i marrim në 2030, nuk ndihmon as në ndikimin as në parandalimin e krimeve zgjedhore.Pyetja ime për Komisionin Europian është, “Na duhen rezultate konkrete apo na duhet të kemi në letër strategji të bukura që qëllimin mund ta kenë pozitiv, por në realitet nuk sjellin asgjë?”-tha Bardhi në fjalën e tij.

  • Kremlini: Përmirësimi i marrëdhënieve SHBA-Rusi do të marrë kohë

    Kremlini: Përmirësimi i marrëdhënieve SHBA-Rusi do të marrë kohë

    Bisedimet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, që synojnë përmirësimin e marrëdhënieve dhe heqjen e “pengesave” në marrëdhënien e tyre, nuk pritet të japin rezultate të shpejta. Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një deklaratë.

    “Epo, le të themi se ka shumë pengesa në marrëdhëniet dypalëshe . Sigurisht, vështirë se mund të shpresohet për rezultate të shpejta, por ky është pikërisht lloji i punës komplekse, hap pas hapi që ka filluar dhe do të vazhdojë“, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke mohuar se dialogu ka arritur në një rrugë pa krye.
    /vizionplus.tv

  • Vota e diasporës, Ivi Kaso: U manipuluan në mënyrë të frikshme

    Vota e diasporës, Ivi Kaso: U manipuluan në mënyrë të frikshme

    Demokrati Ivi Kaso, në një deklaratë për media, ka folur lidhur me votat e diasporës, duke treguar pakënaqësitë e forcës politike me këtë process.
    Kaso tha se votat e diasporës ishin të manipuluara, duke e cilësuar si proces të “frikshëm”.
    “Kemi parë rezultat që kanë dalë nga votat e Greqisë, që do turpëronin edhe bastionet më të thekura socialiste. Rezultate të cilat janë për Partinë Socialiste në çdo qark, në çdo kuti votimi, me një maxhorancë solide prej 90% preferencash minimalisht. Në raste të caktuara kemi patur majën si në qarkun e Beratit e Gjirokastrës me rezultate 98% të kutisë në favor të PS dhe pjesa tjetër për gjithë faktorët opozitarë. Rezultate që do turpëronin edhe në kohën e diktaturës. Shqiptarët po e shohin ditë pas dite se çfarë ka ndodhur. Për fat të keq, vota e diasporës, për të cilën u luftua aq shumë, për të cilin u investua aq shumë, për të cilin PD ka bërë një betejë të jashtëzakonshme deri sa e konkretizoi, për fat të keq është besuar, e veçanërisht sa i përket rastit të Greqisë, është manipuluar në mënyrë të frikshme”, tha Kaso.
    Demokrati shtoi se në Greqi votat e diasporës nuk janë dorëzuar në dorë të emigrantëve, duke ngritur kështu dyshime mbi procesin e votimit në këtë shtet.
    “Nëse ky proces ka pasur një garanci, kanë bërë gjithçka kundër çfarë ka qenë garancia bazë e procesit. Nëse ky proces ka pasur një garanci, e cila ka qenë e shkruar në aktet rregullatore, që KQZ ka lidhur me DHL, ka qenë garancia që zarfi i fletës së votimit ia dorëzon në dorë zgjedhësit në diasporë, veçanërisht në Greqi. Nëse nga një pjesë e madhe e diasporës kemi garancinë se kjo ka ndodhur, në Greqi kjo nuk ka ndodhur në asnjë rast”, tha demokrati.

  • “Kutitë e Greqisë bëjnë me turp bastionet e PS”, Kaso: Vota e Diasporës është manipuluar në mënyrë të frikshme

    “Kutitë e Greqisë bëjnë me turp bastionet e PS”, Kaso: Vota e Diasporës është manipuluar në mënyrë të frikshme

    Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se procesi i votimit të Diasporës, veçanërisht në Greqi, është minuar nga parregullsi të shumta, çka sipas tij e bën atë të pavlefshëm.
    “Kemi parë rezultate nga votat e Diasporës në Greqi të cilat do të turpëronin edhe bastionet më të thekura socialiste. Rezultate që e japin PS në çdo kuti votimi me një maxhorancë me mbi 90%. Në raste të caktuara, si në Berat dhe Gjirokastër, kemi pasur rezultate 98% për PS dhe pjesa tjetër për partitë e tjera, rezultate këto që do të turpëronin edhe kohën e Diktaturës. Për fat të keq, vota e Diasporës është manipuluar në mënyrë të frikshme. Një proces tërësisht të përçudnuar që nuk përfaqëson vullnetin e bashkëkombësve tanë, veçanërisht në Greqi”, tha Kaso nga Parku Olimpik, ku po numërohen votat e Diasporës.
    Ai shtoi se të gjitha parregullsitë janë denoncuar jo vetëm nga PD, por edhe shoqatat e Diasporës. “Jemi njohur edhe me shoqata të Diasporës që kanë kallëzuar procesin në SPAK, kanë kallëzuar me emër dhe mbiemër drejtues të Partisë Socialiste. Kemi pasur mijëra denoncime që para se të mbyllej procesi. Është denoncuar fakti që zarfet nuk u kanë mbërritur në shtëpi dhe kur kanë shkuar në zyrat postare për t’i marrë i gjenin zarfet sikur ishin plotësuar. Kemi pasur dhjetëra raste të dokumentuara të shkeljes së kontratës nga operatorët postarë të nënkontraktuar nga DHL, të cilët kanë bërë gjithçka në kundërshtim me garancinë bazë të procesit. I gjithë procesi i Greqisë është nul dhe bie poshtë”, shtoi ai.

  • Trump “i vë vulën”: Pa u takuar unë me Putinin, nuk merr fund lufta në Ukrainë!

    Trump “i vë vulën”: Pa u takuar unë me Putinin, nuk merr fund lufta në Ukrainë!

    Pasi bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në Stamboll dështuan të prodhojnë rezultate të qartë, presidenti amerikan Donald Trump, i cili për disa media vendase po jep shenja të humbjes së durimit me shefin e Kremlinit, u shpreh se në këtë pikë, një takim i tij me homologun rus është i nevojshëm, për t’i dhënë fund konfliktit më të gjatë në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.

    “Ne duhet të bëhemi bashkë. Mendojmë se duhet të bëjmë një marrëveshje me Putinin. Do të përdor levat e mia ndaj tij nëse do të jetë e domosdoshme“, tha Trump.
    Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pohoi më herët se një takim Trump-Putin për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, Ukrainën dhe çështje të tjera është “sigurisht i nevojshëm”, por do të marrë kohë për t’u përgatitur dhe nuk duhet të zhvillohet nëse nuk është që në fillim e qartë se mund të prodhojë vërtet rezultate.
    Trumpi befasoi edhe me komentin e fundit lidhur me luftën e Ukrainës, ku tha se Putin do ta kishte pushtuar shumë shpejt Kievin, po të mos kishte qenë për pengesat në terren. “Po të mos kishin ngecur në baltë, tanket e Putinit do të kishin qenë në Kiev për rreth 5 orë”, citohet të ketë thënë ai.
    Vetëm një ditë pas bisedimeve në Stamboll, të parat negociata direkte direkte për paqe pas më shumë se tre vjetësh, nujë sulm rus shënjestroi një minibus që po transportonte civilë në rajonin ukrainas të Sumit, duke vrarë nëntë vetë e duke plagosur katër të tjerë, sinjali më i fundit se paqja është ende larg.

    Top Channel

  • ‘Do vij ndryshe në Kuvend’/ Zegjine Çaushi ia atribuuon fitoren Gaz Bardhit: Më dha forcë…

    ‘Do vij ndryshe në Kuvend’/ Zegjine Çaushi ia atribuuon fitoren Gaz Bardhit: Më dha forcë…

    Zegjine Çaushi

    TIRANË- Zegjine Çaushi do të jetë deputete për qarkun e Fierit në legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë. Në një intervistë të shkurtër që ajo ka dhënë për “TopChannel”, Çaushi foli për fushatën që bëri këto zgjedhje parlamentare, ndërkohë që nuk la pa përmendur edhe drejtuesin poltik të PD për Fierin, Gazment Bardhin. Në fjalën e saj, ajo tha se sulmin e nisi Bardhi i pari dhe i dha forcë gjatë fushatës së saj. Por po ashtu, premtoi se në Kuvend, do të vijë me një figurë ndryshe.
    “Kam zgjedhur që të përdor rrjetet e mia sociale për t’ju përgjigjur Gazment Bardhit se ka qenë ai i pari që mu drejtua në rrjetet sociale. Dhe më duhej që t’i përgjigjesha. Meritonte atë përgjigje që unë i bëra. Nuk meritonte diçka tjetër serioze. Akuzat që ai ka ngritur ndaj meje nuk janë të vërteta. Unë nuk kam qenë kurrë zyrtare e lartë në Bashkinë e Roskovecit. Ime më thjesht ka bërë një aplikim si të gjithë bizneset e tjera të zonës. Nuk ka ndodhur gjatë kohës kur unë kam qenë në detyrë. Në Kuvendin e Shqipërisë, Zegjineja do të vijë natyrë tjeër. Do të vijë ajo juristja e shkëlqyer që do të bëjë për vendin e vetë dhe rininë e qarkut të Fierit. Por pika kyçe që unë të arrija në këto rezultate ishte Gazment Bardhi. Ai ndoshta e nisi që unë të ulesha në një farë mënyrë, por thjesht më tha forcë dhe këmbëngulje që unë të arrij këto rezultate që kam sot,”-tha në prononcimin e saj Çaushi.
    INTERVISTA E PLOTË:
    – Pse zgjodhe atë qasje ?
    Meriton atë përgjigje që unë i bëra,nuk meritonte diçka tjetër serioze.
    -Po akuzat që ai ka ngritur ndaj jush?
    Akuza ndaj meje nuk janë absolutisht të vërteta unë nuk kam qenë kurrë zyrtare e lartë në bashkinë e Roskovecit, ime më thjesht ka bërë një aplikim në bashkinë e Roskovecit si gjithë bizneset e tjera të zonës dhe doli përfituese e këtij subgranti por s’ka lidhje absolutisht nuk kanë ndodhur gjatë kohës që unë kam qenë në detyrë.
    -Çfarë shkollimi ka bërë Zegjineja?
    Jam 26 vjeçe, vij nga një fshati vogël Vloshi në njësinë e Jujanit të bashkisë së Roskovecit,kam studiuar në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera, kam mbaruar me medalje të artë dhe jam licensuar për avokate.
    -Si ju duket ky rezultat ,kishit pritshmëri dhe besoni të ishit deputete në parlament e Shqipërisë?
    Nga gjithë ajo fushatë që unë bëra në rrjete sociale mora një mbështetje shumë të madhe të qytetarëve të gjithë qarkut të fierit, më dhanë kurajë që unë ta vazhdoja këtë sfidë me sukses dhe ja ku dola unë sot kryesojë listën e femrave në qarkun e Fierit.
    -Si e nise…kur tu propozua të ishe pjesë e listës së Partisë Socialiste për qarkun e fierit?
    Në fillimet e nisa me pak ndrojtje dhe nuk besoja që do arrijë këto rezultate që unë kam momentalisht.Pika kyç që unë të arrijë në këto rezultate ishte Gazmend bardhi.Ai ndoshta e nisi që unë të ulesha në një farë mënyre por thjesht më dha forcë dhe këmbëngulje që unë të arrij të rezultate që kanë sot.
    -Ke ndjerë ndonjëherë dëshirën për të tërhequr pas sulmeve që mund të kesh marrë qoftë në rrjete sociale komentet që mund të jenë bërë të gjithë ata që janë të pakënaqur me mënyrën sesi ti ke zgjedhur ta bësh fushatën tënde?
    Absolutisht jo unë komentet i kam marrë me sportivitetin më të madh, nuk e kam vrarë mendjen fare, e kam vazhduar me forcën dhe këmbënguljen që mua më karakterizon…një vajzë e guximshme që i bëri ballë kësaj fushate në qarkun e fierit.
    -Me gjasë do jesh pjesë e parlamentit të paktën nga votat që janë deri më tani,çfarë do të sillte Zegjineja në kuvendin e Shqipërisë, do të vazhdoni me Gazmend Bardhin?
    Jo në Kuvendin Shqipërisë Zegjineja do vij një natyrë krejt tjetër,do vij ajo juristja e shkëlqyer që do të bëj për vendin e vet edhe për të rinjtë e bashkisë Roskovecit dhe gjithë qarkut Fierit.
    -Ke pasur përballje me Gazmend Bardhin fizike flas?
    Absolutisht jo mendoja që do vinte këtu në procesin e numërimit por me atë rezultat që mori në qarkun e fierit jo më nëpër Kzaz e Fierit nuk është bërë gjallë po as nëpër rrjete sociale nuk e dimë se ku ka humbur./ZËRI

  • Presidenti i Këshillit Evropian uron Ramën, Costa: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore

    Presidenti i Këshillit Evropian uron Ramën, Costa: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa i ka shprehur urimet kryeministrit Edi Rama pas rezultateve në zgjedhje.
    Costa thekson se mezi pret ta urojë personalisht kreun e qeverisë ditën e nesërme në Tiranë.
    Më 16 maj, Tirana mikpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

    “Urimet më të përzemërta i dashur Edi Ram për këto rezultate mbresëlënëse zgjedhore. Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”, shkruan Costa.

    Warmest congratulations, dear @ediramaal, on these impressive election results.
    I am looking forward to congratulating you in person in Tirana tomorrow. pic.twitter.com/CspVE13HLf
    — António Costa (@eucopresident) May 14, 2025

  • Presidenti i Këshillit Europian uron Ramën për fitoren: Urime për këto rezultate mbresëlënëse

    Presidenti i Këshillit Europian uron Ramën për fitoren: Urime për këto rezultate mbresëlënëse

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të katërt.
    “Urimet më të ngrohta, i dashur Edi Rama, për këto rezultate mbresëlënëse zgjedhore. Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”, shkroi Antonio Costa.