Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në Samitin e IDU në Bruksel.
Pas përfundimit të samitit, Berisha tha se zgjedhjet në Shqipëri kishin rezonimin më të keq tek anëtarët e IDU, si zgjedhjet më të dhunuara, si një farsë elektorale e plotë.
“Edi Ramën e garantoj se, këtë mandat nuk do e gëzojë”, tha kreu i PD.
Berisha: Qendrimi në byronë ekzekutive, domethënë në forumin në të cilin ishin të pranishëm drejtuesit e të gjitha aprtive anëtare të IDU-së, u prit me duartrokitje dhe me shumë përzemërsi reagimet ndaj fjalës që mbajta unë dhe që mbajti Fatmir Mediu.Realiteti shqiptar është i pakrahasueshëm. Është një nga realitet më të trishta, jo vetëm në Europë, por në Afrikë dhe në vende tjera, sepse ky është një forum ndërkombëtar.
Natyrisht, nuk ishim të vetmit ne që referonim të burgosurit politikë, proceset politike, grabitjen masive. Por, raste si Shqipëria nuk u paraqit ndonjë, kur ndodh një blerje e hapur masive e votës, ku ndodhi përdorim masiv i bandave, ku ndodhi shdnërrimi i të gjithë shtetit në një monstër elektorale dhe u bë gjithçka për të dhunuar vullnetin e lirë të shqiptarëve.
Pati mirëkuptim të plotë për fjalën tonë, bëmë dhe takime të veçanta me personalitete të shquara të kësaj organizate për veprime dhe mbështetje konkrete.
Tag: rezonimin
-
“Zgjedhjet në Shqipëri kishin rezonimin më të keq tek anëtarët e IDU”/ Berisha: Rama këtë mandat nuk do e gëzojë