Tag: rezistencë

  • Zbrazi armën e zjarrit pranë Shtëpisë së Bardhë, autori i bëri rezistencë policisë/ Publikohet momenti kur efektivët e neutralizojnë me forcë

    Zbrazi armën e zjarrit pranë Shtëpisë së Bardhë, autori i bëri rezistencë policisë/ Publikohet momenti kur efektivët e neutralizojnë me forcë

    Tashmë janë publikuar pamje nga të shtënat me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, përfshirë neutralizimin e autorit.

    Menjëherë pas ngjarjes ai është kapur nga policia dhe ushtria amerikane, e cila siç shihet nga pamjet ka bërë rezistencë.
    Autori shihet duke lëvizur, ndërsa forcat amerikanë po mundohen të shpamngin ç do agravim të situatës.
    Vendi i ngjarjes është mbushur me xhama të thyer, ndërsa e gjithë zona është në kaos.
    Si pasojë e të shtënave dyshohet se janë plagosur rëndë dy anëtarë të Gardës Kombëtare. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.

    BREAKING 🚨 Secret Service are seen running into danger immediately to render aid to National Guard troops near the White House
    God Bless these Agents
    Keep praying 🙏 pic.twitter.com/tPqJH3j7Fs
    — MAGA Voice (@MAGAVoice) November 26, 2025

    Autoritetet nuk kanë bërë publik emrin e autorit, as arsyet që mund ta kenë çuar në marrjen e këtij vendimi, për të sulmuar.
    Ka qenë i menjëhershëm reagimi i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili u shpreh se “autori do ta paguajë rëndë çmimin, për këtë sulm që kreu”.
    Lexo edhe: Tronditet SHBA/ Qëllohen dy anëtarë të Gardës Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë, arrestohet i dyshuari, Trump: Do të paguajë çmim të lartë

    Top Channel

  • SHBA, zbrazi armën e zjarrit pranë Shtëpisë së Bardhë, autori i bëri rezistencë policisë/ Videoja kur efektivët e neutralizojnë

    SHBA, zbrazi armën e zjarrit pranë Shtëpisë së Bardhë, autori i bëri rezistencë policisë/ Videoja kur efektivët e neutralizojnë

    Tashmë janë publikuar pamje nga të shtënat me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, përfshirë neutralizimin e autorit.
    Menjëherë pas ngjarjes ai është kapur nga policia dhe ushtria amerikane, e cila siç shihet nga pamjet ka bërë rezistencë.

    Autori shihet duke lëvizur, ndërsa forcat amerikanë po mundohen të shpamngin ç do agravim të situatës.
    Vendi i ngjarjes është mbushur me xhama të thyer, ndërsa e gjithë zona është në kaos.
    Si pasojë e të shtënave dyshohet se janë plagosur rëndë dy anëtarë të Gardës Kombëtare. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.
    Autoritetet nuk kanë bërë publik emrin e autorit, as arsyet që mund ta kenë çuar në marrjen e këtij vendimi, për të sulmuar. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili u shpreh se “autori do ta paguajë rëndë çmimin, për këtë sulm që kreu”.

    BREAKING Secret Service are seen running into danger immediately to render aid to National Guard troops near the White House
    God Bless these Agents
    Keep praying pic.twitter.com/tPqJH3j7Fs
    — MAGA Voice (@MAGAVoice) November 26, 2025

     

  • Foltorja para Kryeministrisë, deputeti Boçi: Platformë rezistence që do të vijojë gjatë

    Foltorja para Kryeministrisë, deputeti Boçi: Platformë rezistence që do të vijojë gjatë

    Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se opozita do ta vazhdojë gjatë atë që e quajti “platformë rezistence” para Kryeministrisë. Sot në orën 18:00 do të jetë takimi i dytë i opozitës me qytetarët që mbështesin këtë kauzë para Kryeministrisë.
    ”Kjo është një platformë rezistence që do të vazhdojë gjatë, e cila kërkon të kompensojë zërin e opozitës në Parlament, pasi hapësira e saj është ngushtuar. Është dhe në vazhdën e atij komunikimi që një forcë politike duhet ta ketë me qytetarin. Zgjidhja politike është largimi i Ramës, një kryeministër që zv/kryeministri i është kapur në korrupsion, ministrat në korrupsion, kryebashkiakët në korrupsion, dhe nuk mund të thotë tani atë që ka thënë gjithmonë, që nuk di gjë.

    Edhe kur thotë kështu ka përgjegjësi ligjore, pasi dëshmon që është i paaftë për të zgjedhur personat me të cilët bashkëpunon. Kupa është mbushur. Çdo qytetar, siç është i pari i shtëpisë dhe i di të gjitha, ashtu edhe Rama i di të gjitha sa i përket qeverisë që drejton”, tha Boçi.

    Nga ana tjetër, ai thotë se Rama dikur tha që nuk komentonte vendimet e gjykatave, ndërsa tani thotë që është ndërhyrje brutale në rastin e Belinda Ballukut. ”Pse nuk pati revoltë kur SPAK-u kapërceu çdo standard kushtetues në ndalimin e zotit Berisha? Në rastin e zotit Berisha kemi një precedent negativ, por ka vënë mend siç duket dhe po ecën me hapa më të ngadaltë. Rama për të vetët ka ofruar mbrojtje politike, si në rastin e Xhaçkës që e ka deputete. Është shtuar presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese, por për mendimin tim ligji është i qartë dhe ajo nuk ka hapësirë që të dalë me një vendim tjetër”.

  • “Ish-presidentin e arrestuan si terrorist”, Proda te ‘Çështjet e Brendshme’: Meta bëri rezistencë! Atentati në Rinas, në hetim

    “Ish-presidentin e arrestuan si terrorist”, Proda te ‘Çështjet e Brendshme’: Meta bëri rezistencë! Atentati në Rinas, në hetim

    foto ilustrim: Ilir proda-arrestimi i ilir metes

    TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda u pyet në Komisionin për Çështjet e Brendshme për arrestimin e Ilir Metës. Deputeti demokrat, Klevis Balliu, e quati arrestimin e Metës si të ishte “një terrorist”, ndërsa Proda iu përgjigj se çështja është nën hetim. 
    “Arrestuat Ilir Metën si terrorist, ndërsa bandat i paralajmëroni. Ilir Metën e arrestuat si terrorist. Ndërsa bandave u tregoni paraprakisht kur do vijë policia t’i arrestojë”, iu drejtua Balliu.
    Proda pranoi se është përdorur forcë me ish presidentin e Republikës, por duke thekuar se nuk është shkelur ligji, duke  argumentuar se Meta ka bërë rezistencë. Po ashtu, Proda sqaron se Policia e Shtetit përdor forcë të nevojshme kur bëhet rezistencë, që në rastin e Metës sipas tij, ishte proporcionale ne raport me situatën.
    “Policia nuk ka shkelur ligjin. Çështja është nën hetim, sa i takon opinionit tim nuk kemi të bëjmë veprim arbitrar, por kemi të bëjmë me përdorimin e forcës në rastet kur ka rezistencë ndaj arrestimit. Policia e shtetit kur bëhet rezistencë përdor forcë të nevojshme që besoj ka qenë proporcionale ne raport me situatën. I takon individit të sillet sipas detyrës që ka mbajtur”, u përgjigj Proda. 
    Ai u pyet për atentatin e ndodhur më 11 nëntor pranë Aeroportit të Rinasit, ku u vranë Gilmando Dani ( krahu i djathtë i Emiljano Shullazit) dhe Muçi Shaljani, agjent i Mbikëqyrjes Policore. Proda theksoi se “çështja është në hetim dhe nuk kam çfarë them se sa kaq deri tani.”/ZËRI

  • “Ilir Metën e arrestuat si terrorist”, Proda: Ka qenë proporcionale në raport me situatën

    “Ilir Metën e arrestuat si terrorist”, Proda: Ka qenë proporcionale në raport me situatën

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i është përgjigjur deputeti të PD, Klevis Balliu në lidhje me arrestimin e Presidentit të PL-së, Ilir Meta.
    Sipas demokratit “ish-presidenti u arrestua si terrorist”. Nga ana e tij, Proda u përgjigj se çështja është nën hetim, por ai pranoi se është përdorur forcë me ish presidentin e Republikës, duke argumentuar se Meta ka bërë rezistencë.
    “Ilir Metën e arrestuat si terrorist. Ndërsa bandave u tregoni paraprakisht kur do vijë policia t’i arrestojë”, iu drejtua Balliu.
    Proda u përgjigj: “Çështja është nën hetim, sa i takon opinionit tim nuk kemi të bëjmë veprim arbitrar, por kemi të bëjmë me përdorimin e forcës në rastet kur ka rezistencë ndaj arrestimit. Policia e shtetit kur bëhet rezistencë përdor forcë të nevojshme që besoj ka qenë proporcionale ne raport me situatën. I takon individit të sillet sipas detyrës që ka mbajtur”.

  • “Ilir Metën e arrestuan si terrorist”, Proda te ‘Çështjet e Brendshme’: S’ka shkelje ligji, u përdor forca sepse…

    “Ilir Metën e arrestuan si terrorist”, Proda te ‘Çështjet e Brendshme’: S’ka shkelje ligji, u përdor forca sepse…

    foto ilustrim: Ilir proda-arrestimi i ilir metes

    TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda u pyet në Komisionin për Çështjet e Brendshme për arrestimin e Ilir Metës. Deputeti demokrat, Klevis Balliu, e quati arrestimin e Metës si të ishte “një terrorist”, ndërsa Proda iu përgjigj se çështja është nën hetim. 
    “Arrestuat Ilir Metën si terrorist, ndërsa bandat i paralajmëroni. Ilir Metën e arrestuat si terrorist. Ndërsa bandave u tregoni paraprakisht kur do vijë policia t’i arrestojë”, iu drejtua Balliu.
    Proda pranoi se është përdorur forcë me ish presidentin e Republikës, por duke thekuar se nuk është shkelur ligji, duke  argumentuar se Meta ka bërë rezistencë. Po ashtu, Proda sqaron se Policia e Shtetit përdor forcë të nevojshme kur bëhet rezistencë, që në rastin e Metës sipas tij, ishte proporcionale ne raport me situatën.
    “Policia nuk ka shkelur ligjin. Çështja është nën hetim, sa i takon opinionit tim nuk kemi të bëjmë veprim arbitrar, por kemi të bëjmë me përdorimin e forcës në rastet kur ka rezistencë ndaj arrestimit. Policia e shtetit kur bëhet rezistencë përdor forcë të nevojshme që besoj ka qenë proporcionale ne raport me situatën. I takon individit të sillet sipas detyrës që ka mbajtur”, u përgjigj Proda. 
    Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
    Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI

  • “Çështja është nën hetim”/ Akuzat e deputetit për arrestimin e Metës, sqaron Proda: U përdor forca sepse…

    “Çështja është nën hetim”/ Akuzat e deputetit për arrestimin e Metës, sqaron Proda: U përdor forca sepse…

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i është përgjigjur deputeti të PD, Klevis Balliu në lidhje me arrestimin e Presidentit të PL-së, Ilir Metas. Sipas demokratit “ish presidenti u arrestua si terrorist”.
    Nga ana e tij, Proda u përgjigj se çështja është nën hetim, por ai pranoi se është përdorur forca pasi Meta ka bërë rezistencë.
    “Çështja është nën hetim, sa i takon opinionit tim nuk kemi të bëjmë veprim arbitrar, por kemi të bëjmë me përdorimin e forcës në rastet kur ka rezistencë ndaj arrestimit. Policia e shtetit kur bëhet rezistencë përdor forcë të nevojshme që besoj ka qenë proporcionale ne raport me situatën. I takon individit të sillet sipas detyrës që ka mbajtur”, tha Proda në Komisionin Për Çështjet e Brendshme.

  • Greku dhunon shqiptarin në Selanik, policia shkon ta arrestojë por bën rezistencë

    Greku dhunon shqiptarin në Selanik, policia shkon ta arrestojë por bën rezistencë

    Një 51-vjeçar shqiptar është dhunuar nga një shtetas grek 52 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës në Senanik, sipas mediave vendase.
    52-vjeçari fillimisht e kërcënoi shqiptarin dhe më pas e dhunoi.
    Më tej, shtetasi grek bëri rezistencë ndaj oficerëve të policisë që e arrestuan.

    Njoftimi i policisë greke
    Një shtetas grek 52-vjeçar u arrestua nga oficerët e policisë së Grupit Z në orët e para të mëngjesit të sotëm (29-10-2025) në një zonë të Selanikut lindor, pasi sulmoi një të huaj 51-vjeçar, ndërsa gjatë arrestimit ai rezistoi fort.
    52-vjeçari akuzohet për fyerje, kërcënime, lëndime trupore, mosbindje dhe dhunë ndaj zyrtarëve dhe personave gjyqësorë./vizionplus.tv

  • Bëjuni një nder mushkërive tuaja, merrni frymë thellë

    Bëjuni një nder mushkërive tuaja, merrni frymë thellë

    Psherëtima mund të lehtësojë funksionin e mushkërive, me frymëmarrjen e thellë që luan një rol vendimtar në rivendosjen e elasticitetit të mushkërive, thonë shkencëtarët në një studim ndërkombëtar, në gjetjet që mund të tregojnë mënyra të reja për trajtimin e problemeve të mushkërive në të ardhmen.

    Mushkëritë tona zgjerohen kur thithim dhe tkurren kur nxjerrim ajër. Gjatë këtij procesi, indi dhe sipërfaqja e organit ofrojnë rezistencë.

    Lëngu në sipërfaqen e mushkërive e zvogëlon këtë rezistencë, veçanërisht pas frymëmarrjes së thellë, thotë studimi i udhëhequr nga Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë në Cyrih (ETH).

    “Lëngu lag të gjithë sipërfaqen, duke e bërë mushkërinë më të deformueshme ose, për të përdorur një term teknik, më të përkulshme”, thotë udhëheqësi i studimit Jan Vermant, në një deklaratë të ETH në lidhje me hulumtimin.

    Kjo e bën frymëmarrjen më të lehtë, pasi sa më i epshëm të jetë organi, aq më pak rezistencë ka kur tkurret dhe zgjerohet.

    Ekipi shqyrtoi se si sillet lëngu i mushkërive në skenarë të ndryshëm, duke simuluar lëvizjet e frymëmarrjes normale dhe veçanërisht të thellë. Ata matën tensionin sipërfaqësor të lëngut në një seri eksperimentesh laboratorike.

    “Ky tension ndikon në mënyrën se sa të përkulshme janë mushkëritë”, thotë Vermant, për studimin e botuar në Science Advances.

    Matjet treguan se tensioni sipërfaqësor zvogëlohet ndjeshëm pas frymëmarrjes së thellë, gjë që mund të shpjegojë ndjesinë çliruese që ndjeni në gjoks pas një psherëtime të thellë, thonë studiuesit.

    Lëngu në sipërfaqen e mushkërive, i cili siguron që organi të mund të zgjerohet dhe të tkurret mirë gjatë thithjes dhe nxjerrjes, është shumështresor, sugjerojnë shkencëtarët.

    Idealisht, shtresa e sipërme duhet të jetë më e fortë, ndërsa shtresat poshtë duhet të jenë më të buta dhe më delikate, thotë autorja kryesore Maria Novaes-Silva.

    Kur merrni frymëmarrje sipërfaqësore dhe lëngu lëviz vetëm pak, shtresa e lëngut zvogëlohet me kalimin e kohës. Por duke marrë frymë thellë herë pas here, mund të rivendosni shtresëzimin ideal, thotë ajo.

    Kjo përputhet me vëzhgimet klinike që sugjerojnë se frymëmarrja bëhet gjithnjë e më e vështirë me frymëmarrje vazhdimisht sipërfaqësore, thotë grupi./ DPA News.