Tag: rezidenciale

  • Lejuan ndërtimin pa leje të tri vilave në një zonë rezidenciale në Sauk, pranga 5 inspektorëve të IMT, shpallen në kërkim 3 të tjerë

    Lejuan ndërtimin pa leje të tri vilave në një zonë rezidenciale në Sauk, pranga 5 inspektorëve të IMT, shpallen në kërkim 3 të tjerë

    Pesë inspektorë të IMT-së janë vënë në pranga dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim për ‘shpërdorim detyre’.

    Sipas uniformave blu, inspektorët lejuan ndërtimin pa leje të tri vilave në një zonë rezidenciale në Sauk, ndërsa mësohet se një tjetër është në hetim.
    Më tej, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë (administratorë të subjektit ndërtues dhe zbatues të projektit për ndërtimin e tri objekteve).
    Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve intensive në terren, të kryera së fundi, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, me objektiv konstatimin dhe ndëshkimin e rasteve të pushtimit të hapësirave publike, me ndërtime të paligjshme dhe/ose me aktivitete fitimprurëse, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Wrong Project”, në kuadër të të cilit evidentuan 3 raste në fushën e ndërtimeve të paligjshme, në një zonë rezidenciale në Sauk.
    Për këto raste:
    -u ndaluan me iniciativë shtetasit Gj. M., 38 vjeç, K. R., 48 vjeç, A. D., 35 vjeç, O. C., 41 vjeç dhe E. D., 32 vjeç; u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. D., 35 vjeçe, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Xh. M., 32 vjeç, K. D., 37 vjeç dhe A. N., 46 vjeç, të gjithë me detyrën Inspektor i IMT Tiranë, pasi dyshohet se me mosveprimet/veprimet e kryera duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar ndërtimin pa leje, të 3 banesave, në zonën rezidenciale. Veprimet operacionale për këta shtetas u kryen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;
    -u ndaluan shtetasit B. Xh., 35 vjeçe dhe R. Gj., 36 vjeç, me detyra përkatëse drejtuese teknike dhe inxhinier i subjektit për llogari të të cilit janë ndërtuar tri objektet, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. K., 55 vjeçe dhe S. S., 67 vjeç, bashkadministratorë të subjektit ndërtues, dhe shtetasja E. Sh.(Ç.), 45 vjeçe, arkitekte në këtë subjekt. Veprimet operacionale për këta shtetas u kryen për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
    Vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim. Gjithashtu, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale individuale të 14 shtetasve të implikuar në këtë rast.
    Ndërkaq, kontrollet dhe verifikimet në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, vijojnë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon zyrtarisht se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

    Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon zyrtarisht se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

    Në kulmin e debatit që ka hapur zgjerimi i pandalshëm i sektorit të ndërtimit, qeveria ka pranuar zyrtarisht se Shqipëria ka aktualisht 27.5 milionë metër katrorë ndërtesa të pabanuara. Të dhënat janë bërë publike në Planin Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave. Dokumenti është hartuar nga studioja austriake Kommunalkredit Public Consulting GmbH, për llogari të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
    “Në vitin 2023, numri i përgjithshëm i ndërtesave rezidenciale është llogaritur të jetë 632,936, me një sipërfaqe totale prej rreth 83.52 milion m², nga të cilat 56.06 milion m² janë të banuara/zëna,” thuhet në dokumentin shoqërues të projektligjit për rinovimin e stokut të ndërtesave.

    Plani Kombetar per Rinovimin e Banesave
    Më poshte dokumenti detajon me tabela kategoritë e ndërtesave të pabanuara. Sipas tyre, pjesa më e madhe rreth 14 milionë metër katrorë janë shtëpi të veçuara. Këto mund të jenë banesat e fshatit, të cilat kanë mbetur bosh si pasojë e zhvendosjes së popullsisë në qendrat urbane, por edhe shpopullimit masiv të vendit.
    Por përveç banesave të veçuara, Shqipëria ka një stok të madh banesash të pabanuara edhe në katgorinë e ndërtesave me shumë apartamente. Sipas të dhënave të dokumentit, aktualisht janë 9.63 milionë metra katrorë të pabanuara në kategorinë e ndërtesave me shumë apartamente. Pjesa dërrmuese e tyre janë pallate.

    Ndertesat e pabanuara sipas llojit
    Shqipëria ka përjetuar vitet e fundit një zgjerim masiv të sektorit të ndërtimeve rezidenciale. Lejet në seri për kulla të larta dhe komplekset rezidenciale në qendrat urbane, por edhe ato në zonat bregdetare kanë shtuar me ritme agresive stokun e ndërtimeve në vend. Por me milionat e metrave katrorë të banesave që janë bosh, kjo situatë ngre pikëpyetjen se çfarë po orienton ekonominë shqiptare drejt betonit.
    Sigurisht që një pjesë e ndërtimeve i përgjigjen kërkesës së qytetarëve, që kërkojnë të zhvendosen drejt banesave të reja më moderne, apo dhe me sipërfaqe më të mëdha. Por pavarësisht kësaj, shifrat tregojnë se Shqipëria ka një mospërputhje të madhe mes kërkesës për ndërtime rezidenciale dhe ofertës agresive në ndërtim.
    Kjo pasi sipërfaqja e banesave bosh aktualisht është sa 31 për qind e totalit të stokut të sipërfaqes së ndërtuar rezidenciale. Me pak fjalë, një në tre apartamente apo shtëpi janë aktualisht të pabanuara. Dhe kjo shifër është ndër më të lartat në Europë duke e kthyer Shqipërinë në një vend me fshatra dhe qytete fantazmë.

  • Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 apartamente të pabanuara

    Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 apartamente të pabanuara

    Në kulmin e debatit që ka hapur zgjerimi i pandalshëm i sektorit të ndërtimit, qeveria ka pranuar zyrtarisht se Shqipëria ka aktualisht 27.5 milionë metër katrorë ndërtesa të pabanuara. Të dhënat janë bërë publike në Planin Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave. Dokumenti është hartuar nga studioja austriake Kommunalkredit Public Consulting GmbH, për llogari të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
    “Në vitin 2023, numri i përgjithshëm i ndërtesave rezidenciale është llogaritur të jetë 632,936, me një sipërfaqe totale prej rreth 83.52 milion m², nga të cilat 56.06 milion m² janë të banuara/zëna,” thuhet në dokumentin shoqërues të projektligjit për rinovimin e stokut të ndërtesave.

    Plani Kombetar per Rinovimin e Banesave
    Më poshte dokumenti detajon me tabela kategoritë e ndërtesave të pabanuara. Sipas tyre, pjesa më e madhe rreth 14 milionë metër katrorë janë shtëpi të veçuara. Këto mund të jenë banesat e fshatit, të cilat kanë mbetur bosh si pasojë e zhvendosjes së popullsisë në qendrat urbane, por edhe shpopullimit masiv të vendit.
    Por përveç banesave të veçuara, Shqipëria ka një stok të madh banesash të pabanuara edhe në katgorinë e ndërtesave me shumë apartamente. Sipas të dhënave të dokumentit, aktualisht janë 9.63 milionë metra katrorë të pabanuara në kategorinë e ndërtesave me shumë apartamente. Pjesa dërrmuese e tyre janë pallate.

    Ndertesat e pabanuara sipas llojit
    Shqipëria ka përjetuar vitet e fundit një zgjerim masiv të sektorit të ndërtimeve rezidenciale. Lejet në seri për kulla të larta dhe komplekset rezidenciale në qendrat urbane, por edhe ato në zonat bregdetare kanë shtuar me ritme agresive stokun e ndërtimeve në vend. Por me milionat e metrave katrorë të banesave që janë bosh, kjo situatë ngre pikëpyetjen se çfarë po orienton ekonominë shqiptare drejt betonit.
    Sigurisht që një pjesë e ndërtimeve i përgjigjen kërkesës së qytetarëve, që kërkojnë të zhvendosen drejt banesave të reja më moderne, apo dhe me sipërfaqe më të mëdha. Por pavarësisht kësaj, shifrat tregojnë se Shqipëria ka një mospërputhje të madhe mes kërkesës për ndërtime rezidenciale dhe ofertës agresive në ndërtim.
    Kjo pasi sipërfaqja e banesave bosh aktualisht është sa 31 për qind e totalit të stokut të sipërfaqes së ndërtuar rezidenciale. Me pak fjalë, një në tre apartamente apo shtëpi janë aktualisht të pabanuara. Dhe kjo shifër është ndër më të lartat në Europë duke e kthyer Shqipërinë në një vend me fshatra dhe qytete fantazmë./kapitali.al

  • “Shteti i ka harruar”/ Braktisja e të moshuarve, flet pedagogia: Janë në duart e neglizhencës

    “Shteti i ka harruar”/ Braktisja e të moshuarve, flet pedagogia: Janë në duart e neglizhencës

    E ftuar në një emision televiziv, Suela Koçibellinj, aktiviste dhe pedagoge, foli mbi gjendjen alarmante të të moshuarve në qendrat rezidenciale, ku u shpreh se neglizhenca institucionale, braktisja dhe mungesa e ilaçeve po e thellojnë krizën humane në këto ambiente.
    Koçibellinj theksoi se shumica e të moshuarve që përfundojnë në azilet shtetërore janë persona të pamundur, të braktisur ose me probleme të thella ekonomike, ndërsa ata që kanë mundësi për qendrat private përballen me kosto të papërballueshme.
    Sipas saj, mungesa e kujdesit mjekësor, e psikiatrëve dhe mbi të gjitha mungesa e ilaçeve, e kthen jetesën në këto institucione në një realitet të trishtë, ku të moshuarit mbeten pa trajtim dhe pa dinjitet.
    Pjesë nga deklarata:
    Flasim për statistikën e atyre të moshuarve që ne kemi tashmë në qendra rezidenciale, pra vetëm ata janë matur. Ndërkohë, problematika e të moshuarve, për arsye edhe të moshës, vjen gradualisht me një rëndim mendor apo ndryshim të gjendjes mendore. Në parim, ata që përfundojnë ende, në kulturën tonë, në rezidenca dhe kryesisht në ato shtetërore janë ata që janë të pamundur.
    Nuk besoj se këtu kemi ndonjë matje për ata pak që kanë shkuar në rezidenca private, ku kostot janë shumë të larta. Këta që shkojnë, kam bindjen se, nëse pyesim një të vetmuar, do të thotë: “Më lër të rri në shtëpinë time, mos më ço atje.”
    Unë mendoj që ata duhet të jetojnë dhe të gëzojnë jetën e tyre, dhe ashtu online të shohin nipat dhe mbesat. Për ta kthyer te realiteti, nëse flasim për qendrat rezidenciale shtetërore, ende ekziston paragjykimi, por edhe realiteti dhe mendimi se të moshuarit nuk duan të shkojnë aty.
    Ata që shkojnë janë ata që kanë më shumë probleme ekonomike, sociale, edhe të braktisur ndoshta, çka e bën më të rëndë gjendjen e tyre mendore.
    Nëse themi se mungon psikiatri apo psikologu, është më shqetësuese nëse themi se mungojnë ilaçet. Sepse nëse flasim për psikiatrin, ai ndërvepron vetëm me ilaçe; pastaj është ndryshe ndërhyrja në nivel social, ndërveprimi terapish kjo nuk ka nevojë për ilaçe.
    Kjo pastaj është tmerrësisht shqetësuese, nëse mungojnë ilaçet, nëse kushtojnë, nëse nuk janë të aksesueshme.
    Këtu ata janë të neglizhuar; këtu fjala “diskriminim” patjetër që qëndron, por janë të neglizhuar. Janë të lënë pas dore totalisht në institucione që duhet të përmbushin detyrat pa kompromise.

  • Shtëpitë e të moshuarve, pa psikiatër dhe ilaçe, 45% “pacientë” të patrajtuar

    Shtëpitë e të moshuarve, pa psikiatër dhe ilaçe, 45% “pacientë” të patrajtuar

    Rreth 45 për qind e të moshuarve që janë në Institucionet Rezidenciale shtetërore (Shtëpitë e të Moshuarve), shfaqin probleme të shëndetit mendor, por në këto qendra mungon një mjek pasikiatër, apo edhe medikamentet e nevojshme për sëmundjet mentale.
    Në këtë përfundim arrin Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditimi të bërë në gjashtë bashki të vendit në këto qendra për periudhat 2020, 2021 dhe 2022.
    “Sa i përket vlerësimit të kujdesit shëndetësor dhe mjekimit të ofruar për të moshuarit rezident, disa nga problematikat e evidentuara janë: Mungesa e mjekëve specialistë (sipas problematikave dhe nevojave të të moshuarve) në IR (Shënim: Institucionet Rezidenciale); Mungesa e një mjeku psikiatër të angazhuar në IR, pavarësisht faktit se mesatarisht 45% e rezidentëve paraqesin probleme të shëndetit mendor”, thuhet në raportin e KLSH-së pas auditimit që ka kryer në, Tiranë, Shkodër, Fier, Gjirokastër, Kavajë dhe Poliçan.
    Shumë të moshuar, pak qendra
    Aktualisht në të gjithë vendin janë vetëm 7 shtëpi të moshuarish dhe disa institucione të tjera rezidenciale që ofrojnë shërbim për pak persona, ndonëse nevoja është e madhe.
    Profesor Gëzim Tushi, sociolog, në një reagim për Faktoje.al e konsideron problemin e trajtimit të të moshuarve si tepër shqetësuese dhe nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, si shtetërore ashtu edhe komunitare.
    “Institucionet Rezidenciale nuk janë në nivelin e kërkuar. Të moshuarve shpesh nuk u ofrohet ekspertizë e duhur nga specialistë në diagnostikim dhe më pas trajtim. Në qendrat rezidenciale kemi përzierje diagnozash ku krahas sëmundjeve të tjera shumë të moshuar shfaqin probleme të sëmundjeve kronike si alzaimeri, demenca etj”, thotë Tushi.
    Mbi çështjen e mungesës së specializuar të trajtimit të moshuarve që shfaqin edhe probleme të shëndetit mendor KLSH konstaton se nuk ofrohen qendra rezidenciale për trajtimin specifik të këtyre sëmundjeve.
    “Këta të moshuar duhet të akomodohen në qendra rezidenciale për persona jo-autosuficientë dhe t’ju ofrohen shërbime social-shëndetësore në përputhje me nevojat e tyre. Aktualisht, sistemi i shërbimit social shtetëror nuk ofron qendra rezidenciale me këto specifika. Për rrjedhojë, pavarësisht problematikave shëndetësore të paraqitura kjo kategori të moshuarish akomodohet në të njëjtat ambiente me të moshuarit e tjerë në qendrat rezidenciale”, konstaton KLSH.
    Gjithashtu alarmante është fakti se në të gjithë Shtëpitë e të Moshuarve nuk ka kontroll dhe ekzaminim të vazhdueshëm dhe konsulta mjekësore.
    “Në Institucionet Rezidenciale për të Moshuar nuk zbatohet asnjë program, i cili parashikon ekzaminimin dhe kryerjen e vizitave apo konsultave periodike nga mjekë specialistë sipas nevojave të të moshuarve”, thotë KLSH.
    Në analizim të raportit, audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit nxjerrin si problematikë edhe një gjetje tjetër e cila lidhet me trajtimin dentar. “Asnjë nga Institucionet Rezidenciale për të Moshuar nuk është angazhuar në planifikimin periodik të vizitave dentare, me qëllim nxitjen e higjienës orale tek të moshuarit dhe vlerësimin e nevojave të tyre”, thuhet në raport.
    Larg BE-së
    Nga studimet e kryera, prof Gëzim Tushi thotë se në të gjithë vendin janë 191 mijë të moshuar të cilët shfaqin nevojën e kujdesit social, prej të cilëve 31 mijë janë të moshuar të vetmuar.
    “Ata mund të kenë një banesë apo pension, por për arsye të ndryshme nuk kanë fëmijë ose të afërm që të kujdesen për ta”, tha Tushi. “Sipas mesatares së vendeve të BE-së për çdo 100 mijë banorë nevojitet një shtëpi të moshuarish, ndërsa në vendin tonë ky raport është mjaft i ulët. Tirana me rreth 1 milionë banorë ka vetëm një Shtëpi të Moshuarish”, thotë Tushi, ndërsa shton se duhet të ndryshojë ky raport, jo vetëm si objekte të ngritura në shërbim të të moshuarve, por si mundësi trajtimi.
    “Një zgjidhje e mirë është ngritja e qendrave rezidenciale komunitare të hapura. Të moshuarit kanë nevojë jo vetëm për trajtim ushqimor, mjekësor apo shërbime të tjera, por edhe integrim të tyre me pjesën tjetër të shoqërisë”, sugjeron, prof Tushi.
    Shërbimet
    Por çfarë ofron vendi për moshën e tretë që shfaq nevojë për shërbim të domosdoshëm social? Sipas Tushit, aktualisht ofrohet shërbim për vetëm 300 të moshuar në Shtëpitë e të Moshuarve në të gjithë vendin, ndërsa sektori privat ofron shërbim për rreth 500 të moshuar.
    “Gjithashtu ka edhe një kategori tjetër shërbimesh që janë rreth 1400 të moshuar në të gjithë vendin që marrin shërbim social si një vaft ushqim, për disa ditë në javë, apo shërbime të tjera të shpejta mjekësore si matje tensioni apo glicemie”, thotë Tushi, duke iu referuar kryesisht qendrave sociale të trajtimit të të moshuarve nga njësitë vendore.

    “Diskriminim në pagesa”
    Sipas Ligjit 121/2016, “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, sistemi i shërbimeve të kujdesit shoqëror ofron shërbime falas ose kundrejt tarifave, sipas rasteve të përcaktuara në këtë ligj.
    Por auditimi i KLSH-së thekson si çështje që duhet rregulluar nga institucionet përgjegjëse, kryesisht Shërbimi Social Shtetëror dhe Njësitë Vendore trajtimin e barabartë të të moshuarve. “Tarifa që paguan çdo i moshuar për jetesën në Institucionet Rezidenciale Publike është përcaktuar në masën 40% të pensionit të pleqërisë në muaj. Kjo tarifë e barabartë në shumën relative (40%) është diskriminuese sepse një pensionist që ka pensionin më të lartë paguan më shumë se një pensionist që ka pensionin minimal, ndërkohë që përfitojnë të njëjtin shërbim”, thotë KLSH.
    Pa kushte
    “Kushtet aktuale në rezidencat për të moshuar nuk plotësojnë nevojat e të moshuarve sipas standardeve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për të moshuarit që jetojnë në qendrat rezidenciale publike. SHSSH dhe njësitë vendore nuk kanë alokuar fonde për kryerjen e investimeve në infrastrukturë, ndërtesa, pajisje dhe orendi”, thotë KLSH.
    Ky institucion konstaton se mungesa e investimeve për ndërtimin e kapaciteteve të reja akomoduese apo shtesa në ndërtesat ekzistuese të Institucioneve Rezidenciale Publike, ndikon në mos realizimin e objektivave të reformimit të sistemit të shërbimeve shoqërore sipas standardeve të shërbimeve të përkujdesit për të moshuarit në qendrat rezidenciale.
    “Decentralizimi i shërbimit social duke i dhënë përparësi hartimit të politikave dhe trajtimit të të moshuarve nga qeverisja vendore nuk solli rezultatet e pritura. Bashkitë e kanë lënë trajtimin e të moshuarve në plane dytësore, duke mos i dhënë rëndësi nevojës së madhe”, tha prof Tushi./Faktoje.al

  • Shtëpitë e të moshuarve, pa psikiatër dhe ilaçe, 45% ‘pacientë’ të patrajtuar

    Shtëpitë e të moshuarve, pa psikiatër dhe ilaçe, 45% ‘pacientë’ të patrajtuar

    Nga Sebi Alla/

  • E rëndë/ Dhunoi një fëmijë në një qendër rezidenciale, nis hetimi ndaj edukatores

    E rëndë/ Dhunoi një fëmijë në një qendër rezidenciale, nis hetimi ndaj edukatores

    Policia ka nisur hetimin ndaj një kujdestare të një qendre rezidenciale për fëmijë, në Tiranë pasi ka keqtrajtuar një të mitur në këtë qendër. Hetimi ka nisur për 35- vjeçaren me inicialet A.L, ndërsa video ku ajo keqtrajtonte të miturin u bë publike në rrjetet sociale.
    ‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar në Prokurori materialet që çuan në nisjen e procedimit penal për shtetasen A. L., 35 vjeçe, kujdestare në një qendër rezidenciale për fëmijë. Ajo dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pas publikimit në një portal të disa pamjeve filmike’, njoftoi sot policia.
    Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë në lidhje me rastin.