Tag: rezervuarin

  • Prurjet rriten ndjeshëm/ Rrezik në rezervuarin e Çemerricës, diga në pikë kritike

    Prurjet rriten ndjeshëm/ Rrezik në rezervuarin e Çemerricës, diga në pikë kritike

    Reshjet intensive të shiut kanë shtuar ndjeshëm prurjet në rezervuarin e Çemerricës, në Njësinë Administrative Lekas të Bashkisë Korçë. Banorët e zonës ngrenë alarmin se niveli i ujit në basenin e Hidrocentralit të Marjanit ka arritur në një pikë kritike, duke rrezikuar çarjen e digës.
    Për shkak të situatës së rënduar, autoritetet vendore u kanë bërë apel banorëve të fshatrave Lekas, Xerje, Denas, Marjan, Gurrëmujas dhe Fshati i Ri të raportojnë menjëherë çdo problem apo shenjë rreziku.
    Ndërkohë, siç tregojnë pamjet e marra gjatë ditës deri në orët e mbrëmjes, ekipet e terrenit po vijojnë punën për pastrimin e rrjedhës së lumit dhe të rezervuarit, për të ulur presionin mbi digë dhe për të shmangur një situatë emergjente.
    Autoritetet theksojnë se monitorimi është i vazhdueshëm, ndërsa banorët mbeten në gatishmëri për çdo skenar të mundshëm.

  • Vdiq në rezervuarin e ujërave të zeza, si u zbulua trupi i pajetë i 55-vjeçarit shqiptar

    Vdiq në rezervuarin e ujërave të zeza, si u zbulua trupi i pajetë i 55-vjeçarit shqiptar

    Një 55-vjeçar me shqiptar humbi jetën tragjikisht në një aksident në punë mëngjesin e së hënës në Dafnes, Heraklion.
    Ai u gjet i vdekur në një rezervuar të ujërave të zeza, i cili menaxhohet nga një kontraktor privat.
    Viktima kishte shkuar në vendngjarje me kolegun e tij për të kontrolluar nivelin e ujërave të zeza, i cili kishte tejkaluar limitin e lejuar.
    Gjatë punës, punëtori i dytë vuri re se 55-vjeçari ishte zhdukur dhe menjëherë njoftoi autoritetet.
    Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje, të cilët e nxorrën shqiptarin të pajetë nga rezervuari.
    Sipas raportimeve, nëse rënia e tij do të ishte vënë re në kohë, mund të ishte shpëtuar.
    Hetimi paraprak për rrethanat e sakta të aksidentit është duke vazhduar, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.

  • Vdiq në rezervuarin e ujërave të zeza, si u zbulua trupi i pajetë i 55-vjeçarit shqiptar! Detajet nga ngjarja tragjike

    Vdiq në rezervuarin e ujërave të zeza, si u zbulua trupi i pajetë i 55-vjeçarit shqiptar! Detajet nga ngjarja tragjike

    Një 55-vjeçar me shqiptar humbi jetën tragjikisht në një aksident në punë mëngjesin e së hënës në Dafnes, Heraklion.

    Ai u gjet i vdekur në një rezervuar të ujërave të zeza, i cili menaxhohet nga një kontraktor privat.

    LEXO EDHE: U raportua i zhdukur, 55-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në rezervuarin e ujërave të zeza

    Viktima kishte shkuar në vendngjarje me kolegun e tij për të kontrolluar nivelin e ujërave të zeza, i cili kishte tejkaluar limitin e lejuar.

    Gjatë punës, punëtori i dytë vuri re se 55-vjeçari ishte zhdukur dhe menjëherë njoftoi autoritetet.

    Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje, të cilët e nxorrën shqiptarin të pajetë nga rezervuari. Sipas raportimeve, nëse rënia e tij do të ishte vënë re në kohë, mund të ishte shpëtuar.

    Hetimi paraprak për rrethanat e sakta të aksidentit është duke vazhduar, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.

  • U vetëmbyt në rezervuarin e fshatit, gjendet trupi i 56-vjeçarit nga Mirdita

    U vetëmbyt në rezervuarin e fshatit, gjendet trupi i 56-vjeçarit nga Mirdita

    Një ngjarje e rëndë është shënuar sot rreth orës 05:55, kur është njoftuar Salla Operative se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq.

    Paraprakisht dyshohet se 56 vjeçari vuante nga shëndeti mendor. Polumbarët e Repartit Special “RENEA” kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji, të trupit të pajetë të shtetasit N. N.
    Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
    Trupi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.
    Sipas deklarimeve të familjarëve, shtetasi N. N. vuante nga probleme të shëndetit mendor.
    Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

    Top Channel

  • E rëndë në Mirditë, vetëmbytet 56-vjeçari në rezervuarin e fshatit, nisin kërkimet për trupin

    E rëndë në Mirditë, vetëmbytet 56-vjeçari në rezervuarin e fshatit, nisin kërkimet për trupin

    Rreth orës 05:55, është njoftuar Salla Operative se në rezervuarin e fshatit Gëziq, Mirditë, dyshohet se është vetëmbytur shtetasi N. N., 56 vjeç, banues në fshatin Gëziq.

    Paraprakisht dyshohet se 56 vjeçari vuante nga shëndeti mendor. Për gjetjen e trupit të 56 vjeçarit janë nisur polumbarët e Forcave Speciale Renea.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

    Top Channel