Tag: rezervës

  • Trump kërkon dorëheqjen e anëtares së Bordit të Rezervave Federale pas akuzave për mashtrim hipotekor

    Trump kërkon dorëheqjen e anëtares së Bordit të Rezervave Federale pas akuzave për mashtrim hipotekor

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zgjeruar sulmet e tij ndaj Rezervës Federale, duke kërkuar dorëheqjen e guvernatores Lisa Cook, anëtare e Bordit të Fed (Sistemi i Rezervës Federale).

    Në një postim në Truth Social, Trump deklaroi se Cook duhet të japë dorëheqjen menjëherë, pasi drejtori i Agjencisë Federale të Financave të Strehimit (FHFA), Bill Pulte, kërkoi një hetim ndaj saj për aktivitet të dyshimtë hipotekor.

    Sipas një letre të dorëzuar më 15 gusht nga Pulte te Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, dhe zyrtari i Departamentit të Drejtësisë, Ed Martin, Cook akuzohet se ka falsifikuar dokumente bankare dhe regjistra pronësie për të përfituar kushte më të favorshme në dy kredi hipotekore, një veprim që mund të klasifikohet si mashtrim hipotekor.

    Ky zhvillim vjen pasi Pulte ka ngritur akuza të ngjashme edhe ndaj Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, dhe senatorit Adam Schiff.

    Lisa Cook, e cila nuk është e përfshirë në politikë dhe nuk ka bërë deklarata kundër Trump, është gruaja e parë afrikano-amerikane që zë një vend në bordin e Rezervës Federale. Ajo u emërua nga Presidenti Joe Biden. Dorëheqja e saj do t’i jepte Trump-it mundësinë të emëronte një tjetër zyrtar të lartë në Fed, pas largimit të Adriana Kugler në fillim të gushtit.

    Trump prej kohësh ka kritikuar edhe kryetarin e Fed, Jerome Powell, për mosuljen e normave të interesit dhe madje e ka akuzuar për keqmenaxhimin e rinovimit të selisë së bankës qendrore.

    Për momentin, as Fed, as Departamenti i Drejtësisë dhe as vetë Cook nuk kanë komentuar mbi akuzat, ndërsa nuk janë ngritur ende akuza penale ndaj saj.

    Ndërkohë, Powell pritet të mbajë një fjalim këtë të premte nga Jackson Hole, që mund të ndikojë ndjeshëm tregjet financiare, të cilat janë në pritje të sinjaleve për politikën monetare të ardhshme.

  • Trump kërkon dorëheqjen e shefes së Rezervës Federale

    Trump kërkon dorëheqjen e shefes së Rezervës Federale

    Në një postim në Truth Social, Donald Trump bëri thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të Lisa Cook , anëtare e Bordit të Guvernatorëve të Rezervës Federale të SHBA-së.
    Deklarata e presidentit amerikan pasoi një letër nga administratori i Agjencisë Federale të Financimit të Strehimit (FHFA), William Poult, drejtuar Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi.
    Në letrën e tij, Poult pretendon se Cook falsifikoi të dhënat bankare dhe të pronave për të siguruar kushte më të favorshme kredie, të cilat, sipas tij, mund të përbëjnë mashtrim bankar. Ai gjithashtu e akuzon atë për paraqitje të rreme të statusit të saj të rezidencës në një pronë në Ann Arbor, Michigan, dhe një tjetër në Atlanta, Georgia.
    Letra i shtohet presionit të vazhdueshëm publik mbi hipotekat nga demokratët, përfshirë senatorin Adam Schiff të Kalifornisë dhe Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James. Është gjithashtu një mjet tjetër në përpjekjen e Rezervës Federale për të ulur normat e interesit, informon media amerikane.
    Poult, një kritik i njohur i Rezervës Federale, ka bërë thirrje të përsëritura që Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Poëell, të japë dorëheqjen ose të ulë normat e interesit, dhe së fundmi mori pjesë në vizitën e Trump në ndërtesën e rinovuar të Rezervës Federale.
    Cook, e cila u emërua nga Joe Biden për një mandat që përfundon në vitin 2038, ka një votë të përhershme në komitetin e politikës monetare të Rezervës Federale. Përpara se të bashkohej me Bordin e Drejtorëve, ajo ishte profesoreshë e ekonomisë në Universitetin Shtetëror të Miçiganit dhe konsiderohet një pionere në fushën e ekonomisë.

  • Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

    Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

    Rezerva valutore ka vijuar rriten në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit vlera e mjeteve të rezervës arriti në 6 miliardë e 727 milionë euro, në rritje me 7.4% krahasuar me fundin e vitit 2024 dhe me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në një masë të madhe, rritja e rezervës valutore u ndikua nga emetimi i Eurobondit të radhës të Qeverisë shqiptare në muajin shkurt, për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh. Megjithatë, rritja e rezervës ka vijuar edhe në tremujorin e dytë të vitit. Ndikim të konsiderueshëm, veç të tjerash, vlerësohet të kenë edhe blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor.Duke parë vazhdimin e presioneve të forta mbiçmuese për monedhën vendase, Banka Qendrore ka vazhduar edhe këtë vit blerjen e valutës, për të mos lejuar rënien e mëtejshme të kursit Euro-Lek.Paralelisht, Banka e Shqipërisë ka vijuar edhe programin e ankandeve të planifikuara, pikërisht me qëllim rritjen e rezervës së saj valutore. Në tre ankandet e zhvilluara gjatë tremujorit të parë 2025, janë blerë 33.2 milionë euro me një mesatare 11.07 milionë euro, kundrejt mesatares prej 14.2 milionë euro gjatë vitit 2024. Shuma e blerë ka qenë e ngjashme me shumën e blerë në të njëjtën periudhë të një viti më parë (32.6 milionë euro), duke treguar, sipas Bankës së Shqipërisë, se pjesëmarrja relativisht më e ulët e bankave lidhet me faktorë sezonalë.Megjithëse të dhënat nuk janë ende të disponueshme, besohet se shumat e blera në tregun e brendshëm valutor janë rritur ndjeshëm gjatë tremujorit të dytë të vitit.Banka e Shqipërisë synon të blejë këtë vit përmes ankandeve 270-350 milionë euro, ose 20 milionë euro më shumë krahasuar me objektivin e vitit 2024, si në intervalin e poshtëm, ashtu edhe në atë të sipërm. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Blerjet e valutës arritën vlerën më të lartë historike dhe u rritën me 249% krahasuar me një vit më parë.Në mesin e këtij viti, titujt e borxhit përbënin 73% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin 18% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend./ E.ShehuBurimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Donald Trump dhe Jay Powell debatojnë gjatë vizitës së presidentit amerikan në FED

    Donald Trump dhe Jay Powell debatojnë gjatë vizitës së presidentit amerikan në FED

    Udhëheqësi amerikan përplaset me drejtuesin e bankës qendrore për kostot e rinovimit të selisë qendrore Donald Trump pati një përplasje me Jay Powell gjatë një vizite në selinë e Rezervës Federale, në një përballje të rrallë publike midis një presidenti amerikan dhe drejtuesit të bankës qendrore.Presidenti, i cili bëri lëvizjen për të vizituar vendin e ndërtimit të rinovimit të selisë qendrore të Rezervës Federale në Marriner S Eccles në Uashington, u tha gazetarëve se projekti kushtonte 3.1 miliardë dollarë.“Po e shqyrtojmë dhe duket se është rreth 3.1 miliardë dollarë, është rritur pak ose shumë. Pra, 2.7 tani është 3.1,” tha Trump.Kryetari i Rezervës Federale, Powell, tundi kokën dhe e ndërpreu presidentin, duke thënë se “nuk ishte në dijeni” se kostoja ishte rritur nga vlerësimi i bankës qendrore prej 2.5 miliardë dollarësh.“Sapo doli,” tha Trump, duke nxjerrë një copë letër nga xhepi i tij.“Nuk e kam dëgjuar këtë nga askush në Rezervë Federale,” tha Powell. Kryetari vuri syzet e leximit dhe shqyrtoi copën e letrës me shifrat, duke pyetur: “Kjo erdhi nga ne?”Powell i tha Trump se llogaritjet në gazetë përfshinin ndërtesën Martin, përballë vendit të ndërtimit, për të cilën tha se ishte përfunduar pesë vjet më parë.Vizita e Trump shënon një intensifikim të sulmeve të tij ndaj kryetarit të bankës qendrore të SHBA-së, me tejkalimet e kostos së rinovimit që kohët e fundit shfaqen si një zëvendësim për kritikat ndaj politikave të normave të interesit të Powell.Presidenti amerikan e ka akuzuar në mënyrë agresive kryetarin e Rezervës Federale se i mban normat e interesit shumë të larta, duke e etiketuar Powell “kokëfortë” dhe “budalla”.Ndërsa Rezerva Federale tani është në vutun e shtatë të rinovimit dhe mori miratimin nga Komisioni Kombëtar i Planifikimit të Kapitalit në vitin 2021, administrata ka filluar të akuzojë bankën qendrore për keqmenaxhim “të rëndë” të ushtrimit gjatë muajit të kaluar.Është shumë e pazakontë që presidentët të vizitojnë Rezervën Federale. Vizita e fundit publike ndodhi kur George W. Bush mori pjesë në betimin e Ben Bernanke, kryetarit të Rezervës Federale gjatë krizës globale financiare të vitit 2008. Trumpit iu bashkuan drejtori i Zyrës për Menaxhim dhe Buxhet, Russell Vought, senatorët republikanë Thom Tillis dhe Tim Scott; zëvendësshefi i stafit të presidentit, James Blair; kreu i Strehimit Federal Bill Pulte; këshilltari i përgjithshëm i OMB-së, Mark Paoletta; dhe zyrtari i Komisionit Kombëtar të Planifikimit Publik, Stuart Levenbach. / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Vizitë e pazakontë: Trump do të shkojë vetë në zyrat e Rezervës Federale

    Vizitë e pazakontë: Trump do të shkojë vetë në zyrat e Rezervës Federale

    Presidenti amerikan Donald Trump ka planifikuar të zhvillojë një vizitë në selinë e Rezervës Federale Amerikane.
    Vizita e rrallë në Rezervë Federale vjen ndërsa Trump dhe administrata e tij po shtojnë kritikat ndaj shefit të Rezervave Jerome Powell për rinovimet e ndërtesave që dyshohet se dëmtojnë buxhetin.

    Trump tha në Truth Social se do të takohej me Powell kur të mbërrinte në Rezervë Federale. Në turne do të bashkoheshin senatorët Tim Scott, republikan nga Karolina e Jugut, dhe Thom Tillis, republikan nga Karolina e Veriut, drejtori i buxhetit Russ Vought, drejtori i FHFA-së William Pulte dhe të emëruarit e Trump në Komitetin Kombëtar të Planifikimit të Kapitalit. Shumë prej këtyre zyrtarëve kanë qenë kritikët më të zjarrtë të Powell në javët e fundit.

    Presidentët rrallë e vizitojnë Rezervën Federale në një cilësi zyrtare. Kjo për shkak se banka qendrore kërkon të jetë e pavarur nga Shtëpia e Bardhë, një ndarje që shihet si thelbësore për të siguruar që veprimet e saj janë të lira nga ndikimi politik.

    Vizitat presidenciale në ndërtesën kryesore të Rezervës Federale, në një distancë të shkurtër me makinë nga Shtëpia e Bardhë, janë të rralla. Presidenti i fundit që e bëri këtë ishte George W. Bush, i cili mori pjesë në ceremoninë e betimit në vitin 2006 të ish-këshilltarit të tij ekonomik, Ben Bernanke, si kryetar. Vetëm dy presidentë të tjerë e kanë bërë këtë udhëtim: Gerald Ford në vitin 1975 dhe Franklin D. Roosevelt për të inauguruar ndërtesën në vitin 1937.

  • Monitor: Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

    Monitor: Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

    Vlera e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ka arritur nivelin më të lartë historik këtë vit. Sipas informacionit nga Banka Qendrore, në fund të muajit prill rezervat e arit monetar arritën vlerën e 313 milionë eurove, në rritje me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Sipas të dhënave më të fundit, në 31 dhjetor 2024, sasia e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ishte afërsisht 109 mijë onz ose rreth 3.4 tonë. Sasia e rezervës ka ngelur e pandryshuar në raport me vitin 2023.

    Rritja e vlerës së arit monetar i detyrohet rrjedhimisht ecurisë së çmimit të tij në tregjet ndërkombëtare, që kanë shfaqur një tendencë në qartë rritëse në vitin e fundit.
    Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill një onz ar këmbehej afërsisht me 285 mijë lekë, ndërsa në mesin e muajit qershor vlera e kursit të arit ka arritur në 289 mijë lekë, në rritje me 32% krahasuar me një vit më parë. Ky ndryshim përkon afërsisht me rritjen e vlerës së arit monetar brenda rezervës valutore të vendit.
    Blerja e fundit e rezervave të arit, sipas informacionit publik të disponueshëm nga banka e Shqipërisë, është kryer në vitin 2023. Në kuadër të rivlerësimit periodik të peshës së arit monetar në rezervën valutore, në shkurt 2023, Këshilli Mbikëqyrës mori vendim për blerjen e 28 lingotave ar, në sa si 11,200 onz ose rreth 0.35 tonë.
    Rezervat e arit përbëjnë një pjesë relativisht të vogël të rezervës valutore të vendit, me rreth 4.7% të vlerës së aseteve totale të kësaj rezerve. Megjithatë, pesha e arit në strukturën e rezervës valutore është në rritje në vitet e fundit. Një vit më parë, ai përbënte 4.3% të vlerës së mjeteve të rezervës, ndërsa dy vjet më parë më pak se 4%.
    Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e mjeteve të rezervës në fund të muajit shkurt arriti në 6.73 miliardë euro, në rritje me 7.4% që nga fillimi i vitit dhe me 23.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Vitin e kaluar, rritja e rezervës valutore u ndikua nga blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor. Sipas informacionit zyrtar të publikuar në fund të marsit, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.
    Banka e Shqipërisë ka planifikuar një rritje të mëtejshme të blerjeve të valutës në vitin 2025, të paktën në pjesën që lidhet me rezervën valutore, megjithëse, siç kanë treguar të dhënat e deritanishme të vitit të kaluar, blerjet më të mëdha kanë qenë ato direkte, me objektiv kontrollin e kursit të këmbimit.
    Ndërsa në pjesën e parë të këtij viti vlera e rezervës u ndikua pozitivisht nga emetimi i Eurobondit të radhës nga qeveria shqiptare. Në përfundim të procesit, u emetuan 650 milionë euro Eurobonde me maturim 10-vjeçar dhe fondet e siguruara prej tyre u transferuan në llogaritë e qeverisë shqiptare pranë Bankës së Shqipërisë. Kjo i ka dhënë një shtysë të mëtejshme rritjes së rezervës valutore./ Monitor

  • Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

    Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik

    Vlera e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ka arritur nivelin më të lartë historik këtë vit. Sipas informacionit nga Banka Qendrore, në fund të muajit prill rezervat e arit monetar arritën vlerën e 313 milionë eurove, në rritje me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Sipas të dhënave më të fundit, në 31 dhjetor 2024, sasia e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ishte afërsisht 109 mijë onz ose rreth 3.4 tonë. Sasia e rezervës ka ngelur e pandryshuar në raport me vitin 2023.Rritja e vlerës së arit monetar i detyrohet rrjedhimisht ecurisë së çmimit të tij në tregjet ndërkombëtare, që kanë shfaqur një tendencë në qartë rritëse në vitin e fundit.Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit prill një onz ar këmbehej afërsisht me 285 mijë lekë, ndërsa në mesin e muajit qershor vlera e kursit të arit ka arritur në 289 mijë lekë, në rritje me 32% krahasuar me një vit më parë. Ky ndryshim përkon afërsisht me rritjen e vlerës së arit monetar brenda rezervës valutore të vendit.Blerja e fundit e rezervave të arit, sipas informacionit publik të disponueshëm nga banka e Shqipërisë, është kryer në vitin 2023. Në kuadër të rivlerësimit periodik të peshës së arit monetar në rezervën valutore, në shkurt 2023, Këshilli Mbikëqyrës mori vendim për blerjen e 28 lingotave ar, në sa si 11,200 onz ose rreth 0.35 tonë.Rezervat e arit përbëjnë një pjesë relativisht të vogël të rezervës valutore të vendit, me rreth 4.7% të vlerës së aseteve totale të kësaj rezerve. Megjithatë, pesha e arit në strukturën e rezervës valutore është në rritje në vitet e fundit. Një vit më parë, ai përbënte 4.3% të vlerës së mjeteve të rezervës, ndërsa dy vjet më parë më pak se 4%.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e mjeteve të rezervës në fund të muajit shkurt arriti në 6.73 miliardë euro, në rritje me 7.4% që nga fillimi i vitit dhe me 23.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Vitin e kaluar, rritja e rezervës valutore u ndikua nga blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor. Sipas informacionit zyrtar të publikuar në fund të marsit, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.Banka e Shqipërisë ka planifikuar një rritje të mëtejshme të blerjeve të valutës në vitin 2025, të paktën në pjesën që lidhet me rezervën valutore, megjithëse, siç kanë treguar të dhënat e deritanishme të vitit të kaluar, blerjet më të mëdha kanë qenë ato direkte, me objektiv kontrollin e kursit të këmbimit.Ndërsa në pjesën e parë të këtij viti vlera e rezervës u ndikua pozitivisht nga emetimi i Eurobondit të radhës nga qeveria shqiptare. Në përfundim të procesit, u emetuan 650 milionë euro Eurobonde me maturim 10-vjeçar dhe fondet e siguruara prej tyre u transferuan në llogaritë e qeverisë shqiptare pranë Bankës së Shqipërisë. Kjo i ka dhënë një shtysë të mëtejshme rritjes së rezervës valutore.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Trump sulmon kreun e Rezervës Federale! Dobësohet dollari, forcohet euro

    Trump sulmon kreun e Rezervës Federale! Dobësohet dollari, forcohet euro

    Teksa optimizmi te investitorët po rimëkëmbej pas armëpushimit Izrael-Iran, Presidenti Donald Trump tronditi përsëri tregjet me një sulm ndaj kryetarit të Rezervës Federale, i cili ringjalli shqetësimet për pavarësinë e bankës qendrore.

    Një raport nga Wall Street Journal tha se Trump ka luajtur me idenë e emërimit të zëvendësuesit të Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, që në shtator, gjë që mund të minojë autoritetin e Poëell për pjesën e mbetur të mandatit të tij deri në majin e ardhshëm.
    Trump e ka kritikuar vazhdimisht Powellin për mosuljen e normave të interesit dhe e ka thënë se ai ishte “i tmerrshëm” në sulmin e fundit të së mërkurës, duke gërryer besimin e investitorëve në pavarësinë e bankës qendrore të SHBA-së në përcaktimin e politikave.
    Më herët këtë muaj, Trump mendoi hapur shkarkimin e Powell dhe madje mendoi për t’u bërë kryetar i Rezervës Federale, megjithëse më pas u tërhoq.
    “E di brenda tre ose katër personave se kë do të zgjedh“, u tha Trump gazetarëve të mërkurën, kur u pyet nëse po interviston kandidatët për të zëvendësuar Poëell.
    E gjithë kjo pasiguri, së bashku me politikat kaotike tregtare të Trump dhe kërcënimin e tyre të mundshëm për rritjen ekonomike, kanë lënë gjurmë në dollarin amerikan, ndërsa investitorët kërkojnë të zhvendosin paratë e tyre diku tjetër.
    Indeksi i dollarit, ka rënë me 10% këtë vit dhe është për të gjashtin muaj radhazi në rënie.
    Investitorët mbeten të shqetësuar për dollarin dhe se si politikat tarifore të Trump mund ta ndikojnë atë.
    Tarifat e Trump po kthehen në radarin e tregjeve, ndërsa koha po mbaron drejt afatit të tij të 9 korrikut për marrëveshje tregtare.
    Në tregtinë aziatike të enjten, kontratat me afat treguan një zbehje për tregjet evropiane të aksioneve.

    Top Channel

  • “Trazira financiare dhe rafte bosh”, zbulohen prapaskenat pse Donald Trump u tërhoq nga shkarkimi i Kryetarit të Rezervës Federale

    “Trazira financiare dhe rafte bosh”, zbulohen prapaskenat pse Donald Trump u tërhoq nga shkarkimi i Kryetarit të Rezervës Federale

    Presidenti Donald Trump vendosi tarifa të paprecedenta, veçanërisht ndaj Kinës, dhe sulmet e fundit ndaj Kryetarit të Rezervës Federale Jerome Powell shkaktuan alarm mes disa prej këshilltarëve të tij më të lartë dhe CEO-ve më të mëdhenj të Amerikës, të cilët paralajmëruan për kaos financiar dhe rafte dyqanesh bosh, thanë persona të njohur me bisedat.

    Paralajmërimet — dhe paqëndrueshmëria e vetë tregjeve këtë javë — duket se kishin efekt. Trump u tërhoq të martën nga kërcënimet për ta shkarkuar Powell nga detyra, duke u thënë gazetarëve në Zyrën Ovale: “Nuk kam asnjë qëllim ta pushoj nga puna.”
    Kjo solli lehtësim në Wall Street. Një ditë pasi tregjet u rritën ndjeshëm nga komentet e Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, se Trump do të përpiqej të ulte tensionet e luftës tregtare me Kinën, tregjet amerikane u rritën për të dytën ditë, sipas CNN.
    Zyrtarët e lartë të administratës u lehtësuan gjithashtu nga deklarata e Trump-it në Zyrën Ovale për Powell-in, thanë personat e njohur me çështjen. Zyrtarët ishin shqetësuar nga retorika e ashpër dhe të kujdesshëm për një betejë të gjatë ligjore nëse Trump do të përpiqej të shkarkonte drejtuesin e Rezervës Federale.Indeksi Dow u rrit me 678 pikë, ose 1.73%, të mërkurën pasdite. Indeksi më i gjerë S&P 500 fitoi 2.3%, dhe Nasdaq Composite, që përqendrohet në teknologji, u rrit me 3.3%.
    Të tre indeksat kryesorë po ruanin rritjen, por tregtonin nën nivelet më të larta të ditës. Dow u rrit me gati 1,200 pikë në mëngjes para se të tërhiqej: Aksionet ranë nga nivelet më të larta pasi Bessent paralajmëroi se do të duheshin kohë të konsiderueshme për të riekuilibruar tregtinë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
    “Ka një afat kohor prej 2 deri në 3 vjet për riekuilibrimin e plotë”, u tha Bessent një grupi gazetarësh të mërkurën pas një fjalimi në një ngjarje të organizuar nga Instituti i Financave Ndërkombëtare, konfirmoi për CNN një person i njohur me çështjen.

    Top Channel

  • NATO rrit praninë në Kosovë, KFOR-i përforcohet me ushtarë nga Shqipëria, Bullgaria e Greqia

    NATO rrit praninë në Kosovë, KFOR-i përforcohet me ushtarë nga Shqipëria, Bullgaria e Greqia

    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se trupat shqiptare, bullgare, greke dhe rumune nga Rezervat Operacionale kanë nisur dislokimin e tyre në mbështetje të këtij misioni.
    Sipas njoftimit, këto përforcime, rrisin aftësinë e KFOR për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi përkatës të situatës së sigurisë, në përputhje me mandatin e tij. Batalioni i Forcës Shumëkombëshe të Rezervës Operacionale (ORF) mori përsipër detyrat nga Batalioni i Forcës Operacionale të Rezervës turke, sipas një plani rotacioni të forcave të mbikëqyrur nga Komanda e Forcës së Përbashkët të NATO-s në Napoli (Itali).
    Ai ka një forcë prej rreth 270 ushtarësh dhe do të operojë në mënyrë të përkohshme, përkrah 200 forcave të rezervës tashmë të dislokuara nga brigada italiane “Sassari.”
    KFOR-i tha se vazhdon të kontribuojë për një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.