Tag: rezerva

  • U eliminua nga gara, Aldo: Hyra me disa rezerva dhe ndjehem shumë mirë që kam ecur kaq sa arrita

    U eliminua nga gara, Aldo: Hyra me disa rezerva dhe ndjehem shumë mirë që kam ecur kaq sa arrita

    Aldo la përfundimisht garën për të fituar çmimin e madh të Big Brother Albania Vip 4.

    Kjo është hera e dytë që Aldo eliminohet. Herën e parë u kthye në shtëpinë e BBV falë biletës së kthimit. Ai ka folur në studio pas eliminimit ku është shprehur se hyri me disa limite dhe i vjen mirë që duke iu përmbajtur limiteve të tij arriti deri aty.

    ‘Ka qenë një rrugëtim i paparë. Kam hyrë me disa rezerva dhe ndjehem shumë mirë që kam ecur kaq sa kam arritur. Në këtë format kam njohur sesi jam në raport me ndjenjat e mia për botën jashtë, duke mos pasur akses me to, mall dhe mbi të gjitha kam njohur veten.”

    Pasi është pyetur se nëse do ta ndërronte divanin ai është shprehur se asnjëherë nuk do të ulej tek divani blu.

    Gjithashtu është shprehur se: Ndjehem shumë me fat që kam njohur një shoqe si Danja, Gertën e respektoj shumë, Loredanën…

    Pasi është pyetur se kush e fiton Big Brother ai ka thënë Gjesti dhe banori që do donte ta fitonte është Gerta ose Danja.

  • Rezerva valutore u rrit me bazë vjetore 23,8 % në shkurt

    Rezerva valutore u rrit me bazë vjetore 23,8 % në shkurt

    Rezerva valutore vijoi rritjen gjatë muajve të parë të vitit 2025. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të shkurtit, rezerva valutore e vendit shënoi afro 7 miliardë eurove. Vlera e mjeteve të rezervës valutore është rritur me 23,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Rezerva valutore e vendit administrohet nga Banka e Shqipërisë dhe në pjesën më të madhe mbahet në tituj borxhi dhe në depozita. Në fund të vitit të kaluar, titujt e borxhit përbënin afërsisht 67% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin 25% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.
    Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend. Gjithashtu, rezerva valutore mund të shërbejë si instrument për të mbështetur me likuiditet në valutë sektorin financiar apo për të stabilizuar goditje në kursin e këmbimit valutor. Rritja e rezervës valutore realizohet kryesisht nëpërmjet blerjeve të valutës në tregun e brendshëm valutor. Gjatë vitit 2024, Banka e Shqipërisë zhvilloi 23 ankande për blerjen e 933 milionë eurove. Ndërkohë që për vitin 2025 BSH parashikon të blej në total 270-350 milionë euro.
     

  • Rezerva valutore e Shqipërisë në nivelin më të lartë ndonjëherë, çfarë ka ndikuar sipas ekspertëve

    Rezerva valutore e Shqipërisë në nivelin më të lartë ndonjëherë, çfarë ka ndikuar sipas ekspertëve

    Blerjet e detyruara, mbi vlerat e planifikuara, bashkë me eurobondin kanë zgjeruar rezervën valutore të Shqipërisë në nivelin më të lartë ndonjëherë. Në fund të marsit, ajo arriti në gati 7 miliardë euro nga më pak se 6.3 miliardë në shkurt.
    “Zhvlerësimi i euros gjithësi vijon, pavarësisht se rezerva ka arritur në nivelin më të lartë ndonjëherë”, tha për A2 CNN, eksperti bankar Kliton Vaso.
    Në krahasim me marsin e një viti më parë, rezerva valutore që Banka Qendrore ka mbledhur ka kapur shifrën e 1.3 miliardë eurove apo me 23 për qind.
    Megjithatë euro vijon të zhvlerësohet duke dëmtuar veçanërisht eksportuesit.
    “Dhe për mua kjo sjell pikërisht atë që po ndodh tani. Zhvlerësimin e euros edhe jashtë sezonit turistik. Oferta e euros është shumë e lartë”, shtoi Vaso.
    Bazuar në një analizë paraprake, Ministra e Financave dhe Ekonomisë vlerëson se sasia e rezervës valutore është e mjaftueshme për të mbuluar mbi një vit importe. Nga ana tjetër, rritja e rezervës valutore, është një tjetër lajm i keq për eksportuesit.
    “Këtë vit eksportuesit do të konsumojnë “dhjamin” e akumuluar. Vitin e ardhshëm mund të shohim shkurtime dhe falimentime te këto ndërmarrje, bazuar te ecuria e deritanishme e kursit të këmbimit”, nënvizoi eksperti.
    Rezerva valutore shërben për të shlyer borxhin e qeverisë në valutë, për të mbështetur tregtinë ndërkombëtare dhe për të parandaluar apo zbutur lëvizjet e forta të kursit të këmbimit.