Tag: rexhina

  • “Rexhina nuk ka qenë as në spital dhe as në homazhe”/ Bashkëpunëtorja e afërt e Nanos rrëfen të vërtetën

    “Rexhina nuk ka qenë as në spital dhe as në homazhe”/ Bashkëpunëtorja e afërt e Nanos rrëfen të vërtetën

    Pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, pasditen e 31 tetorit, një ndër lajmet që qarkulloi me shpejtësi në media ishte se ish-bashkëshortja e tij, Rexhina Nano, kishte qëndruar pranë tij deri në momentet e fundit. 

    Madje, disa media raportuan se ajo mori pjesë edhe në homazhet e mbajtura në Pallatin e Kongreseve të dielën paradite. 

    Në fakt, Rexhina Nano nuk ishte pjesë e homazheve, dhe ky fakt është konfirmuar së fundmi edhe nga një prej bashkëpunëtoreve më të afërta të ish-kryeministrit, ish-shefja e Kabinetit të tij, Saemira Pino. 

    E ftuar në Vizion Plus, Pino hodhi poshtë zërat se Rexhina Nano ka qenë pranë ish-bashkëshortit në momentet e fundit të jetës së tij. 

    Pino: Nuk ishte dhe mendoj se ishte një vendim i drejte për të mos qenë aty me të gjithë dhimbjen e madhe që ka pasur. Edhe shqetësimin prej më se 1 viti që kur shëndeti i Fatosit erdhi duke u rënduar.  

    30 vjet jetë së bashku dhe është fare normale. Ishte babai i fëmijëve të saj. Ajo është një çështje shumë personale, një vendim i drejtë i saj për mua, unë e gjykoj që ishte një vendim i drejtë. Ka të tjerë që thonë pse nuk ishte? Ne nuk duhet të ndërhyjmë mendoj në këto gjëra. 

    -Ka pasur dhe një tjetër lajm që ajo ka qenë deri ditën e fundit me të në spital? 

    Pino: Jo e gabuar. Tani është rasti për të thënë një vlerësim pozitiv për Xhoin. E meriton një vlerësim, është ajo që i ka qëndruar. 

     

  • FOTOT/ Ish-bashkëshortja Rexhina dhe Xhoana Nano në pritjen për t’i dhënë lamtumirën e fundit Fatos Nanos

    FOTOT/ Ish-bashkëshortja Rexhina dhe Xhoana Nano në pritjen për t’i dhënë lamtumirën e fundit Fatos Nanos

    Në pallatin e kongreseve po mbahen këtë të diel homazhet në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

    Ish-bashkëshortja Rexhina dhe Xhoana Nano janë të pranishme në pritjen për t’i dhënë lamtumirën e fundit Fatos Nanos.

    Top Channel

  • Xhoana Nano dhe ish-bashkëshortja Rexhina, në ceremoninë e homazheve për Fatos Nanon

    Xhoana Nano dhe ish-bashkëshortja Rexhina, në ceremoninë e homazheve për Fatos Nanon

    Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet për liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
    Të pranishëm janë familjarë të Fatos Nanos, mes tyre bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, djali Sokoli dhe ish-bashkëshortja Rexhina.
    Homazhet publike kanë nisur që prej orës 8:30. Ish-kryeministri Fatos Nano u nda nga jeta më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare.
     

  • Xhoana Nano dhe ish-bashkëshortja Rexhina në ceremoninë e homazheve për ish kreun e PS

    Xhoana Nano dhe ish-bashkëshortja Rexhina në ceremoninë e homazheve për ish kreun e PS

    Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur homazhet për liderin historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
    Të pranishëm janë familjarë të Fatos Nanos, mes tyre bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, djali Sokoli dhe ish-bashkëshortja Rexhina.

    Homazhet publike kanë nisur që prej orës 8:30. Ish-kryeministri Fatos Nano u nda nga jeta më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare.

  • Në nderim të Fatos Nanos, të pranishme Xhoana dhe ish-bashkëshortja Rexhina

    Në nderim të Fatos Nanos, të pranishme Xhoana dhe ish-bashkëshortja Rexhina

    Xhoana Nano

    TIRANË- Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur që prej mëngjesit homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano, një prej figurave më të spikatura të tranzicionit demokratik dhe liderit historik të Partisë Socialiste.
    Në ceremoninë e nderimit janë të pranishëm familjarë të afërt, miq dhe bashkëpunëtorë të tij ndër vite. Pranë arkëmortit qëndron bashkëshortja e të ndjerit, Xhoana Nano, si dhe djali i tij, Sokoli. Mes të pranishmëve është gjithashtu edhe ish-bashkëshortja e Fatos Nanos, Rexhina, e cila qëndron përkrah familjes Nano.
    Atmosfera në hollin e Pallatit të Kongreseve është solemne dhe e mbushur me lot dhe emocione, teksa qytetarë të shumtë dhe figura të njohura politike po nderojnë kujtimin e Nanos, i cili u nda nga jeta më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare. Homazhet do të vijojnë deri në orën 11:00, ndërsa më pas pritet të zhvillohet ceremonia shtetërore e nderimit, me praninë e drejtuesve më të lartë të shtetit dhe përfaqësuesve të institucioneve më të rëndësishme të vendit./ZËRI