Tag: rexhepi

  • Rexhepi: Parada e Beogradit provokim antishqiptar dhe ofendim ndaj shqiptarëve

    Rexhepi: Parada e Beogradit provokim antishqiptar dhe ofendim ndaj shqiptarëve

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka reaguar ashpër pas paradës ushtarake të zhvilluar në Beograd, duke e cilësuar atë jo thjesht një spektakël ceremonial, por një marshim të hapur me natyrë antishqiptare.Në një postim të fundit në rrjetin social Facebook, Rexhepi vlerëson se ceremonia ishte demonstrim i një ushtrie që shqiptarët e njohin mirë për veprimet e saj të dhunshme gjatë historisë: krime lufte, spastrime etnike dhe presione ndaj popullsisë shqiptare. “Ky është një provokim jo vetëm për rajonin, por edhe ndaj popullit tonë. Për ne, kjo përbën një fyerje të rëndë ndaj dinjitetit kombëtar”, shkruan ai.Rexhepi kritikon ashpër pjesëmarrjen e myftiut shqiptar në këtë ngjarje. Sipas tij, ky akt është i turpshëm dhe i papranueshëm, pasi nuk pasqyron interesat e komunitetit shqiptar, por shërben si vegël e propagandës serbe. Kryetari i KKSH-së e sheh pjesëmarrjen e tij si një pjesë të luftës hibride që synon të dobësojë moralin e shqiptarëve përmes rekrutimit të individëve kundër interesit të vet kombëtar, duke sjellë si shembull rastin e ministrit Demo Berisha.“Ky është një cenim flagrant i nderit dhe dinjitetit shqiptar. Nuk mund të pranohet, nuk mund të relativizohet dhe nuk mund të mbulohet me asnjë justifikim,” thekson Rexhepi, duke bërë thirrje për vetëdije dhe unitet të komunitetit shqiptar në përballje me sfidat e këtij lloji.Ky reagim thekson tensionet e vazhdueshme në rajon dhe nxit reflektim mbi mënyrën se si institucionet dhe figurat publike shqiptare mund të përfaqësojnë komunitetin e tyre në ngjarje ndërkombëtare, pa cenuar dinjitetin dhe identitetin kombëtar.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka reaguar ashpër pas paradës ushtarake të zhvilluar në Beograd, duke e cilësuar atë jo thjesht një spektakël ceremonial, por një marshim të hapur me natyrë antishqiptare.Në një postim të fundit në rrjetin social Facebook, Rexhepi vlerëson se ceremonia ishte demonstrim i një ushtrie që shqiptarët e njohin mirë për veprimet e saj të dhunshme gjatë historisë: krime lufte, spastrime etnike dhe presione ndaj popullsisë shqiptare. “Ky është një provokim jo vetëm për rajonin, por edhe ndaj popullit tonë. Për ne, kjo përbën një fyerje të rëndë ndaj dinjitetit kombëtar”, shkruan ai.Rexhepi kritikon ashpër pjesëmarrjen e myftiut shqiptar në këtë ngjarje. Sipas tij, ky akt është i turpshëm dhe i papranueshëm, pasi nuk pasqyron interesat e komunitetit shqiptar, por shërben si vegël e propagandës serbe. Kryetari i KKSH-së e sheh pjesëmarrjen e tij si një pjesë të luftës hibride që synon të dobësojë moralin e shqiptarëve përmes rekrutimit të individëve kundër interesit të vet kombëtar, duke sjellë si shembull rastin e ministrit Demo Berisha.“Ky është një cenim flagrant i nderit dhe dinjitetit shqiptar. Nuk mund të pranohet, nuk mund të relativizohet dhe nuk mund të mbulohet me asnjë justifikim,” thekson Rexhepi, duke bërë thirrje për vetëdije dhe unitet të komunitetit shqiptar në përballje me sfidat e këtij lloji.Ky reagim thekson tensionet e vazhdueshme në rajon dhe nxit reflektim mbi mënyrën se si institucionet dhe figurat publike shqiptare mund të përfaqësojnë komunitetin e tyre në ngjarje ndërkombëtare, pa cenuar dinjitetin dhe identitetin kombëtar.

  • VMRO-DPMNE kërkoi seancë të jashtëzakonshme, Rexhepi: S’do ta thërras Komisionin e ASK-së, s’kam certifikatë sigurie!

    VMRO-DPMNE kërkoi seancë të jashtëzakonshme, Rexhepi: S’do ta thërras Komisionin e ASK-së, s’kam certifikatë sigurie!

    Teksa politika në Maqedoninë e Veriut është tronditur nga skandali i përgjimit të zyrtarëve të lartë atje, Komisioni për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, (ASK) refuzon të mblidhet.

    Kjo pasi, kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë së Inteligjencës (AI), Skender Rexhepi, teksa iu përgjigj thirrjes së deputetit Ljupço Prendzov nga VMRO-DPMNE për një seancë të jashtëzakonshme, vuri në dukje se nuk ka kushte për të thirrur komisionin.

    ‘Kryetari i Kuvendit ka të drejtë të thërrasë një komision jashtë juridiksionit tim. Ata e kanë bërë këtë një herë gjatë vitit. Por unë nuk do të zbres në nivelin e të qenit në shërbim të njerëzve që do të mbikëqyrin përtej juridiksionit tim. Nuk ka logjikë të jesh në një komision dhe të shikosh informacione të klasifikuara pa juridiksion sepse nuk kam autorizim sigurie’ — tha Rexhepi.

    Lexo edhe: Maqedonia e Veriut vazhdon të tronditet nga skandali i përgjimeve: Si u godit ministri shqiptar

    Ai theksoi se nuk ka kuptim që ai të kryesojë një seancë pa pasur të drejtën e qasjes në informacionin e klasifikuar, sepse nuk ka autorizim sigurie.

  • Shpërndahen librat falas për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës

    Shpërndahen librat falas për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës

    Në ditën e parë të vitit shkollor, ka filluar shpërndarja e librave falas për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, një iniciativë e financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Këshillit, Enke Rexhepi.Aktivitetet nisën me vizitën në çerdhen “8 Marsi” në Preshevë, ku përshëndetën fëmijët dhe edukatorët, dhe vazhduan në shkollat fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë dhe “Naim Frashëri” në Bujanoc.“Nxënësit dhe mësuesit pritën me entuziazëm shpërndarjen e teksteve mësimore, duke theksuar rëndësinë e arsimit për të ardhmen e brezave të rinj,” shkroi Rexhepi në Facebook.Ai shtoi se kjo mbështetje është një dëshmi e përkushtimit të Qeverisë së Kosovës ndaj arsimit shqip në Luginën e Preshevës dhe forcimit të lidhjes kombëtare mes Kosovës dhe Luginës.“Urime nxënësve dhe mësuesve për një vit shkollor të suksesshëm, plot dije dhe arritje,” përfundoi Rexhepi.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në ditën e parë të vitit shkollor, ka filluar shpërndarja e librave falas për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, një iniciativë e financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Këshillit, Enke Rexhepi.Aktivitetet nisën me vizitën në çerdhen “8 Marsi” në Preshevë, ku përshëndetën fëmijët dhe edukatorët, dhe vazhduan në shkollat fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë dhe “Naim Frashëri” në Bujanoc.“Nxënësit dhe mësuesit pritën me entuziazëm shpërndarjen e teksteve mësimore, duke theksuar rëndësinë e arsimit për të ardhmen e brezave të rinj,” shkroi Rexhepi në Facebook.Ai shtoi se kjo mbështetje është një dëshmi e përkushtimit të Qeverisë së Kosovës ndaj arsimit shqip në Luginën e Preshevës dhe forcimit të lidhjes kombëtare mes Kosovës dhe Luginës.“Urime nxënësve dhe mësuesve për një vit shkollor të suksesshëm, plot dije dhe arritje,” përfundoi Rexhepi.

  • E reja qëlloi aksidentalisht veten në poliglon qitjeje dhe vdiq, dënohet pronari

    E reja qëlloi aksidentalisht veten në poliglon qitjeje dhe vdiq, dënohet pronari

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që t’i caktojë 30 ditë paraburgim Hashim Rexhepit, pronar dhe instruktor në poligonin e shenjëtarisë “Fazani-S”, pas një incidenti tragjik ku një vajzë 24-vjeçare humbi jetën më 29 gusht 2025.
    Sipas Prokurorisë së Shtetit, Rexhepi dyshohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, pasi si instruktor nuk ka vepruar në përputhje me rregullat për sigurinë në poligon. Në aktvendimin e gjykatës thuhet se ai lejoi viktimën L.S dhe një person tjetër, A.R, të hynin në zonën e gjuajtjes me armë dhe municion, pa mbikëqyrje profesionale. Si pasojë, gjatë manovrimit me armën, L.S. e plagosi veten në bark, duke pësuar lëndime të rënda që çuan në vdekjen e saj në QKUK rreth orës 21:05.
    Vendimi i gjykatës për të caktuar masën e paraburgimit është mbështetur në prova materiale, fotografi dhe deklarata të dëshmitarëve, ndërsa theksohet se Rexhepi mund të arratiset për t’iu shmangur ndjekjes penale, nëse lihet në liri. Ndërkohë, mbrojtja e të pandehurit e ka kundërshtuar ashpër vendimin, duke theksuar se klienti i tyre nuk ka tentuar të fshihet dhe ka bashkëpunuar që në momentin e parë, përfshirë edhe kontaktimin e menjëhershëm të Policisë pas incidentit. Sipas avokates Besiana Ismaili, Rexhepi ka ndihmuar në sigurimin e provave dhe nuk ekziston rreziku që ai të ndërhyjë në hetime.
    Në seancën gjyqësore për caktimin e masës, vetë Rexhepi nuk ka dhënë ndonjë deklaratë shtesë, përveçse ka konfirmuar deklarimet e avokates së tij. Paraburgimi do të zgjasë deri më 30 shtator 2025, përderisa hetimet ndaj rastit vazhdojnë.

  • Ndryshime në qeveri/ Emilija Rexhepi largohet nga posti, emërohet nënkryetare e Kuvendit

    Ndryshime në qeveri/ Emilija Rexhepi largohet nga posti, emërohet nënkryetare e Kuvendit

     Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra e zv.kryeministren, Emilija Rexhepi. Lirimi nga detyra vjen pasi Rexhepi është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit. Lirimi i Rexhepit nga posti i zëvendëskryeministres në detyrë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut është bërë më 27 gusht.
    Nënkryetarë të tjerë janë zgjedhur edhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ndërsa në postin e Kryetarit të Kuvendit u zgjodh Dimal Basha.

    ‘‘Emilija Rexhepi lirohet nga detyra e zëvendëskryeministres, pas emërimit të saj nënkryetare e Kuvendit. Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka liruar dje nga detyra zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, pas emërimit të saj në pozitën e nënkryetares së Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe’’, thuhet në njoftim.

  • E trishtë në Kosovë, ndërron jetë vajza e akademikut Rexhep Qosja

    E trishtë në Kosovë, ndërron jetë vajza e akademikut Rexhep Qosja

    Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë Edita Qosja-Rexhepi, vajza e akademikut Rexhep Qosja. Lajmin e ka bërë të ditur djali i të ndjerës, Valjet Rexhepi.
    Varrimi do të bëhet sot, më 29 korrik 2025, në varrezat e qytetit të Prishtinës, në orën 13:00.
    Njoftim mortor
    Me pikëllim ju njoftojmë se sot, më 29 korrik 2025, ka ndërruar jetë Edita Qosja-Rexhepi.
    Varrimi i saj do të bëhet po sot, në orën 13:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës.
    E pamja do të mbahet në Hotelin “Grand” në Prishtinë për dy ditë: të mërkurën dhe të enjten, nga ora 10:00 deri në 18:00, duke filluar nga dita e nesërme, e mërkura.

  • Menaxhonte rrjetin financiar të MOSSAD-it në Turqi, kërkohet deri në 35 vjet burg për shtetasin kosovar Liridon Rexhepi

    Menaxhonte rrjetin financiar të MOSSAD-it në Turqi, kërkohet deri në 35 vjet burg për shtetasin kosovar Liridon Rexhepi

    Një padi që kërkon deri në 35 vjet burgim u ngrit kundër të pandehurit shtetas kosovar Liridon Rexhepi, për të cilin ishte përcaktuar se po menaxhonte rrjetin financiar të MOSSAD-it në Turqi, raporton Anadolu.

    Sipas aktakuzës së përgatitur nga Zyra e Hetimit të Krimeve Terroriste të Kryeprokurorisë Publike të Stambollit, u rikujtua se Rexhepi hyri në Turqi nëpërmjet Aeroportit të Antalyas më 24 gusht 2024.

    Si rezultat i punës së koordinuar midis Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT) dhe Departamentit të Antiterrorit të Policisë së Stambollit, Rexhepi është ndaluar më 30 gusht. Ndërsa ai u arrestua më 3 shtator.

    Në aktakuzë theksohet se Rexhepi vepronte si arka e Shërbimit të Inteligjencës Izraelite, ndërsa thuhet se i pandehuri ka realizuar transferta parash me individë vendas dhe të huaj që ishin të përcaktuar se punonin për MOSSAD-in dhe të cilët po ndiqeshin nga Zyra e Kryeprokurorit Publik për krimin e “spiunazhit”, dhe se këto transferta ishin bërë me qëllim të marrjes së informacionit të inteligjencës.

    Aktakuza theksoi se Rexhepi, në bashkëpunim me MOSSAD-in, u përfshi në aktivitete “spiunazhi” duke përdorur dronë që bënin fotografi dhe video të zonave ku jetonin disa shtetas palestinezë që jetonin në Stamboll.

    Sipas aktakuzës në aktet e incizimit, Rexhepi ka bashkëpunuar me shtetasin turk Yıldıray Boztepe.

    Në aktakuzë, thuhej se i pandehuri Boztepe e mori kërkesën për pamjet nga një person i paidentifikuar i quajtur “Abdullah” në mesazhet në telefonin e tij celular, dhe se kishte gjetje të inteligjencës që tregonin se ky person punonte për MOSSAD-in dhe se ai përdorte emra të ndryshëm çdo herë.

    Aktakuza theksoi se Boztepe kishte bërë pazare për një pagesë në këmbim të vendeve të xhirimit ku ndodheshin qytetarët palestinezë, të cilët kishin gjetur strehim në Turqi për shkak të sulmeve të nisura nga Izraeli kundër Palestinës, dhe të cilët përgjithësisht jetonin rreth Büyükçekmece dhe Başakşehir të Stambollit.

    Në aktakuzë, thuhet se përmbajtja e mesazhit të Boztepe përfshinte biseda rreth mënyrës së qasjes në pikat e sigurisë të vendeve ku u kryen incizimet, statusin e kateve dhe informacionin e adresave të njerëzve në ato kate.

    Më tej në aktakuzë, thuhej se pas incizimeve në fjalë, të pandehurit Boztepe i janë transferuar para nga persona me emrin “Ardit Jusufi” dhe “Festim Jusufi” në emër të të pandehurit Liridon Rexhepi, dhe ishte regjistruar se Boztepe ka kryer krimin e “spiunazhit” duke vepruar së bashku me Rexhepin dhe një person të paidentifikuar me emrin “Abdullah”.

    I pandehuri Boztepe, deklarata e të cilit u përfshi në aktakuzë, tha se ishte i përfshirë profesionalisht në xhirimin e videove dhe fotografive me dron, dhe se në vitin 2020, një person me emrin Abdullah e kontaktoi nga një linjë telefonike e huaj dhe i kërkoi të xhironte pamje të një parcele toke.

    Boztepe tregoi se e pranoi kërkesën sepse fitonte para përmes incizimeve, se më vonë kishte rënë dakord me këtë person për incizim disa herë të tjera, se tarifa për të cilën kishin rënë dakord ishte dërguar nga persona të ndryshëm nëpërmjet “Western Union” dhe se nuk i dyshonte këta persona sepse mendonte se po punonin me “Abdullahun”.

    Ai gjithashtu pretendoi se nuk kishte lidhje me personat e huaj që i dërgonin para dhe se nuk i njihte këta persona.

    Aktakuza kërkonte që të pandehurit, Liridon Rexhepi dhe Yıldıray Boztepe, të dënoheshin me nga 18 vjet e 9 muaj deri në 35 vjet burg për “spiunazh të njëpasnjëshëm politik ose ushtarak”.

    Gjykimi i të pandehurve do të fillojë në ditët në vijim brenda fushëveprimit të aktakuzës së pranuar nga Gjykata e Lartë Penale./ AA.

     

  • Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them

    Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë: Nuk kam se çfarë them

    Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
    “Nuk kam se çfarë them”, tha ai para treshes gjykuese, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
    Nga ana tjetër, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e avokatit mbrojtës të Festim Bexhdilit që në sallën e gjyqit të shfaqen pamjet filmike të kompleksit Golden, ku prokuroria thotë se aty nga njëra makinë në tjetrën është transportuar trupi i Jan Prengës.
    Dhe në këtë moment, sipas prokurorisë, prezent ka qenë Bexhdili dhe është larguar me personat e tjerë. Ndërsa avokati Ilir Murati pretendoi se prokuroria i ka interpretuar këto pamje gabim.
    Seanca shtyhet për në datë 26 qershor ora 10:00.

  • Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm: Nuk kam se çfarë them!

    Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm: Nuk kam se çfarë them!

    Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

    “Nuk kam se çfarë them”, tha ai para treshes gjykuese, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.
    Nga ana tjetër, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e avokatit mbrojtës të Festim Bexhdilit që në sallën e gjyqit të shfaqen pamjet filmike të kompleksit Golden, ku prokuroria thotë se aty nga njëra makinë në tjetrën është transportuar trupi i Jan Prengës.
    Dhe në këtë moment, sipas prokurorisë, prezent ka qenë Bexhdili dhe është larguar me personat e tjerë. Ndërsa avokati Ilir Murati pretendoi se prokuroria i ka interpretuar këto pamje gabim.
    Seanca shtyhet për në datë 26 qershor ora 10:00.

    Top Channel

  • Vrasja e Jani Prengës/ Dritan Rexhepi çohet me Polici në gjyq: Nuk dua të pyetem, s’kam çfarë them!

    Vrasja e Jani Prengës/ Dritan Rexhepi çohet me Polici në gjyq: Nuk dua të pyetem, s’kam çfarë them!

    Dritan Rexhepi

    TIRANË- Dritan Rexhepi nuk pranoi që të fliste për rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës, disa vite më parë në ambientet e kompleksit “Golden”. Por sot është shoqëruar forcërisht nga Policia e Shtetit për të dhënë edhe ai dëshminë e tij para trupës gjykuese të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në gjyqin që po zhvillohet për kopshtarin Festim Bechdili, i vetmi i dënuar me burg përjetë për vrasjen, Rexhepi sërish ka zgjedhur heshtjen.
    “Nuk dua të pyetem sepse nuk kam çfarë them,”-mësohet se është shprehur ai në sallën e gjyqit.
    Ndërkohë GJKKO, rrëzoi sot kërkesën e avokatit të Bexhdilit, Ilir Muratit që ka të bëjë më këqyrjen e pamjeve filmike me ekspert. Seanca e radhës u la me 26 qershor, ora 10:00.
    Vrasja e Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një. Për gjykim u dërguan: Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja. Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar. Edhe sot, trupi i Jani Prengës nuk është gjendur akoma…/ZËRI