Tag: rexhepagiqi

  • Armend Rexhepagiqi: Çka do të ndodhë me ne? (teksti dhe kënga)

    Armend Rexhepagiqi: Çka do të ndodhë me ne? (teksti dhe kënga)

    Armend Rexhepagiqi është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Familja e tij është me prejardhje nga Plava (Mali i Zi).  Ai ka shkruar dhe kompozuar shumë këngë siç janë: “Qaforja”,” Edhe një herë”, “Ajo”, “Dashurinë ku e kam”. “Kujt do t’ia shpreh pikëllimin tim”, “Ti nuk më meriton”, “Harrova”, “Shko” e shumë këngë të tjera.

    Në vitin 1990 ai përfaqësoi denjësisht Kosovën në Jugovizion (festival që mbahej në ish-Jugosllavi) për zgjedhjen e këngës për garën e Eurovizionit, kënga ishte në shqip dhe quhej “Mami, mami”.  

    Në vitin 2006 ai doli fitues në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Kur dashuria vdes” si dhe arriti të marr Çmimin e Kantautorit më të mirë.

    Në vazhdim e gjeni tekstin dhe këngën e tij “Çka do të ndodhë me ne”:

    Në tavolinën tonë më lulet nuk qëndrojnë,Ke harruar në toShikimet s’i kryqëzojmë për ne nuk bisedojmëDhe koha kalon ngadalëPor nuk ndahemi edhe pse s’jemi të lumturSa herë unë të shikoj dhe ti kur më shikonunë ndihem aq keqPastaj të flas ngadalë edhe pse mirë e diSe fjalët asgjë nuk ndryshojnëTi më shikon me dashuriPor shumë shpejt ne përsëri do t’grindemi.Çka do të ndodhë me neS’dua të ndahemi taniS’dua t’vazhdojmë kështu o dashuriÇka do të ndodhë dhe pseKur e di se askush nuk ka fajKur s’ka kuptim të thuhet “m’fal”

    Çka do të ndodhë me ne?

    Në tavolinën tonë më lulet nuk qëndrojnë,Ke harruar në toShikimet s’i kryqëzojmë për ne nuk bisedojmëDhe koha kalon ngadalëTi më shikon me dashuriPor shumë shpejt ne përsëri do t’grindemiÇka do të ndodhë me neS’dua të ndahemi taniS’dua t’vazhdojmë kështu o dashuriÇka do të ndodhë dhe pseKur e di se askush nuk ka fajKur s’ka kuptim të thuhet m’falÇka do të ndodhë me ne…

    Këngën mund ta dëgjoni KËTU

    E përgatiti: K. B.- ObserverKult

    ————————

    Lexo edhe:

    ARMEND REXHEPAGIQI: KUR DASHURIA VDES… (TEKSTI DHE KËNGA)

  • Armend Rexhepagiqi performon sonte në Kalanë e Ulqinit në kuadër të “Ditëve të Diasporës”

    Armend Rexhepagiqi performon sonte në Kalanë e Ulqinit në kuadër të “Ditëve të Diasporës”

    Ulqini bëhet sonte epiqendra e muzikës shqiptare, ku artisti i njohur Armend Rexhepagiqi do të ngjitet në skenën magjike të Kalasë së Ulqinit për një koncert të hapur për publikun.Mbrëmja muzikore organizohet në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Diasporës”, duke sjellë një atmosferë të veçantë për qytetarët dhe mërgimtarët, transmeton KultPlus.Koncerti fillon në ora 21:30, ndërsa hyrja është e lirë për të gjithë të interesuarit.Ngjarja është organizuar nga Komuna e Ulqinit, me përkrahjen e Ministrisë së Diasporës, Organizatës Turistike dhe Qendrës për Kulturë, si pjesë e aktiviteteve që synojnë të forcojnë lidhjet kulturore me mërgatën shqiptare dhe të promovojnë trashëgiminë kulturore të qytetit.Pritet që Rexhepagiqi të interpretojë disa nga hitet e tij më të njohura, duke krijuar një përjetim emocional në ambientin historik të kalasë.
Sipas organizatorëve, ky është një ndër koncertet më të rëndësishme të verës në Ulqin, që synon të bëhet traditë në kalendarin kulturor të qytetit./KultPlus.com

  • Armend Rexhepagiqi sjell një natë magjike muzike në Kalanë e Ulqinit më 5 gusht

    Armend Rexhepagiqi sjell një natë magjike muzike në Kalanë e Ulqinit më 5 gusht

    Koncert i paharrueshëm në Kalanë e Ulqinit, Armend Rexhepagiqi do të performojë më 5 gusht.

    Nën qiellin veror dhe mes mureve shekullore të Kalasë së Ulqinit, të martën më 5 gusht, pritet të mbahet një nga mbrëmjet më të veçanta të sezonit, këngëtari i mirënjohur Armend Rexhepagiqi do të mbajë një koncert të hapur për publikun, duke sjellë emocione dhe muzikë të paharrueshme.

    Koncerti fillon në ora 21:30 dhe hyrja është falas. Ngjarja organizohet në kuadër të manifestimit “Ditët e Diasporës”, i cili tradicionalisht mbledh bashkë shqiptarët nga mbarë bota për të festuar kulturën, muzikën dhe lidhjet e përjetshme me vendlindjen.

    Organizator i këtij aktiviteti është Komuna e Ulqinit, me mbështetjen e Ministrisë së Diasporës, Organizatës Turistike dhe Qendrës për Kulturë. Atmosfera pritet të jetë magjike, me tingujt karakteristikë të Rexhepagiqit që do të jehojnë nën dritat e kalasë dhe emocionet e publikut që çdo vit mbush këtë ngjarje me jetë./KultPlus.com

  • Armend Rexhepagiqi sonte këndon në Prishtinë/ Sibel Halimi: Ky koncert është një kumt dashurie për qytetin tonë (Video)

    Armend Rexhepagiqi sonte këndon në Prishtinë/ Sibel Halimi: Ky koncert është një kumt dashurie për qytetin tonë (Video)

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i dorëzoi mirënjohje dhe “Hyjneshën në Fron” artistit të njohur, Armend Rexhepagiqi, për kontributin e tij të çmuar në kulturën muzikore dhe artistike të vendit.

    Disa fjalë për këtë artist të madh, me këtë rast, i pati edhe drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi. Sipas saj, Armend Rexhepagiqi, na mësoi se jeta është kujtim, ndjenjë dhe ëndërr.

    “Në kohët kur fjala dhe kënga mbanin gjallë shpirtin e Prishtinës, zëri i tij nuk heshti kurrë”, tha Halimi.

    Ajo bëri të ditur se sonte mbahet koncerti i tij, e që sipas Halimit, “është një kumt dashurie për qytetin tonë, një kujtesë se Prishtina jeton sa herë që këndojmë bashkë”.

    Armend Rexhepagiqi sonte mban koncertin

    Një nga emrat ikonikë të skenës muzikore vendore, Armend Rexhepagiqi, këtë të shtunë, si pak herë, ngjitet në skenë për koncertin e tij.

    “Dashni e vjetër” e ka quajtur Rexhepagiqi mbrëmjen muzikore që do të mbahet në Prishtinë, e cila do të jetë edhe moment promovimi i albumit të ri, po me këtë emërtim.

    Krahas krijimtarisë muzikore tashmë të njohur, kantautori shqiptar do t’i japë zë edhe këngëve të reja, pikërisht nga ky album: “Kutia e zezë”, “Boll m’ke dalë”, “Dyfish ma pak”, “S’o dashni”, “Ma ke n’alë” dhe “Krejt Prishtinën për ditëlindje”, më 19 korrik te Pallati i Rinisë.

    Ai është i njohur për disa nga hitet e tij muzikore si “Dashurinë ku e kam”, “Ti nuk më meriton”, “Shkel” e shumë këngë të tjera që dëgjohen prej shumë vitesh. Gjithashtu, ai mban vulën e teksteve të dhjetëra këngëtarëve shqiptarë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “MBI 40-TAT”, POEZI NGA SIBEL HALIMI