Tag: rexhep

  • Tentativa e vrasjes së Xhevdet Plakut/ Apeli i GJKKO lë në fuqi 19 vite burg për 4 të pandehurit

    Tentativa e vrasjes së Xhevdet Plakut/ Apeli i GJKKO lë në fuqi 19 vite burg për 4 të pandehurit

    Apeli i Posaçëm ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për Dedan Gjonin, Algert Rapin, Rexhep Rapi dhe Dejvi Gjermëni.
    Lë në fuqi dënimin me 5 vite burg për Rexhep Rapin, 4.8 vite burg për Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermeni.

    Në total, SPAK ka kërkuar 29 vite e 6 muaj burg për 4 anëtarët, porositësin Rexhep Rapin i njohur dhe si Kep Arapi, nipin e tij Algert Rapin,  ish-shefin e krimeve në Policinë e Shtetit Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermenin.

    Për Kep Arapin, SPAK kërkon dënimin e tij me 7.6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u kërkua dënimi me 5 vite heqje lirie. Për Algert Rapin kërkohet 7.4 vite burg, ndërsa me gjykim të shkurtuar u kërkua dënimi me 4.8 vite heqje lirie.

    E njëjta kërkesë u lexua nga SPAK edhe për Dedan Gjonin, ish-shefin e krimeve në komisariatin nr. 6 dhe Dejvi Gjermenin për të cilët po ashtu u kërkua dënimi me 7.4 vite burg, ndërsa me gjykimtë shkurtuar kërkon 4.8 vite burg.

  • Rexhep Qosja me “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën” fitues i çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2024

    Rexhep Qosja me “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën” fitues i çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2024

    Nga Julia Vrapi
    Akademiku Rexhep Qosja u shpall fituesi i çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2024. Vepra e tij “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën” u vlerësua nga juria, si vepra më e mirë në lëmin e publicistikës dhe eseistikës. Ky çmim shihet si një vlerësim për të nxjerrë në pah vlerat më të mira të botimeve në gjininë e publicistikës dhe eseistikës, që kanë një rol në diskutimet publike. Juria e kryesuar nga Belina Budini vlerësoi veprën publicistike të akademikut Rexhep Qosja me motivacionin: “përmes analizave të tij të mprehta dhe studimeve të thelluara mbi gjuhën shqipe, akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare”. Për arsye shëndetësore, autori i madh i letrave shqipe nuk mori vetë pjesë në ceremoni në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit dhe vlerësimin në vend të tij e mori botuesi. Akademiku Rexhep Qosja nëpërmjet një videomesazhi falenderoi jurinë për vlerësimin dhe çmoi figurën e Lumo Skëndos.
    “Çmimi “Lumo Skëndo”, me të cilin vlerësohet vepra ime në fjalë, është nderim i veçantë që më dhurohet, në moshën në të cilën jam. Është kënaqësi për mua, që këtu përpara jush, të mund të them disa fjalë për Lumo Skëndon, për Mit’hat Frashërin. Ai ishte nip i Naimit dhe Sami Frashërit. Ai ishte pjesëtar i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ai, përpos me pseudonimin e shumëpopullarizuar Lumo Skëndo, ishte i njohur edhe me pseudonimet Mali Kokojka dhe Ismail Maloismani. Mit’hat Frashëri, Lumo Skëndo, ishte personalitet me dhunti, me kërshëri dhe me ide të gjithmonëshme krijuese. Ai ishe veprimtar politik dhe diplomatik, udhëpërshkrues, përkthyes, bibliofil”, tha Qosja. Në ceremoninë që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, ishte e pranishme drejtoresha e kësaj qendre Alda Bardhyli, njerëz të letrave në vend si botues, studiues, shkrimtarë, etj. Kryetarja e jurisë Belina Budini e vlerësoi veprën e akademikut Qosja si një dokument të vetëdijes kombëtare, ndërsa Rudina Xhunga një nga anëtaret e jurisë e vlerësoi këtë vepër si një monument të shqipes, që na pasuron dhe na bën krenarë e mirënjohës.
    Dhjetë finalistë për çmimin
    Dhjetë finalistët e këtij edicioni ishin: Rexhep Qosja me veprën “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën”, Pirro Loli me veprën “Unë jam një tjetër”; Luan Rama me veprën “Udha e gjatë në tunelin e Platonit”; Bedri Islami me veprën “Kadare i oborrit apo i lirisë”; Sherif Bundo me veprën “Dollia shqiptare”; Arben Imami me veprën “Kushtetuta”; Viola Isufaj me veprën “Baladë dritash për Zorbën”; Edlira Cerkezi me veprën “Mitet dhe raporti me letërsinë artistike”; Enis Sulstarova me veprën “Samiu dhe Utopia”; Stefan Çapaliku me veprën “Post scriptum – studime kulturore”. Një vit më parë, fitues i çmimit “Lumo Skëndo” ishte Ilir Ikonomi me librin “Fan Noli”- Apostulli”. Dy vite më parë, fitues i çmimit “Lumo Skëndo” ishte Ben Blushi me librin “41 Sekrete”. Ndërsa tri vite më parë, që u mbajt edhe edicioni i parë, fituese e çmimit “Lumo Skëndo” për veprën më të mirë në fushën e publicistikës dhe eseistikës për vitin 2021 ishte Lea Ypi me librin “Të lirë”. Mit’hat Frashëri (njohur me emrin Lumo Skëndo; Janinë, 25 mars 1880- SHBA 3 tetor 1949) në botën e letrave ka kontributin e tij si publicist, shkrimtar, përkthyes dhe albanolog.

  • SYRI TV/ Rexhep Qosja, fitues i Çmimit ‘Lumo Skëndo’

    SYRI TV/ Rexhep Qosja, fitues i Çmimit ‘Lumo Skëndo’

    Akademiku Rexhep Qosja është shpallur fitues i Çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2024 me veprën “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën”, e vlerësuar për kontributin në mendimin kritik dhe vetëdijen kombëtare.

    Në një videomesazh, Qosja e cilësoi çmimin si nderim të veçantë  dhe vlerësoi figurën e Lumo Skëndos si një personalitet me ide të gjithmonshme krijuese.

    Akademiku Rexhep Qosja është shpallur fitues i Çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2024, me librin “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën”, i vlerësuar si vepra më e mirë në fushën e publicistikës dhe eseistikës. Juria e këtij edicioni, e kryesuar nga profesorja Belina Budini dhe me anëtarë Uran Butka, Anastas Angjeli, Rudina Xhunga, Aida Tuci, vlerësoi kontributin e thellë të akademikut Qosja në zhvillimin e mendimit kritik dhe të vetëdijes kombëtare, përmes një motivacioni: “Përmes analizave të tij të mprehta dhe studimeve të thelluara mbi gjuhën shqipe, akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare”. Kryetarja e jurisë, Belina Budini, e cilësoi veprën si “një dokument të vetëdijes kombëtare. Akademiku Qosja, i cili për arsye shëndetësore nuk ishte i pranishëm fizikisht në ceremoni, komunikoi me të pranishmit përmes një videomesazhi.

    Në fjalën e tij të gjatë, Qosja solli një portret të pasur e përplot respekt për figurën e Mit’hat Frashërit, duke theksuar se: “Çmimi ‘Lumo Skëndo’, me të cilin vlerësohet vepra ime në fjalë, është nderim i veçantë që më dhurohet, në moshën në të cilën jam.”Ai foli me përkushtim për jetën dhe veprimtarinë e Lumo Skëndos, si rilindës, publicist, përkthyes, bibliofil e veprimtar politik, duke e quajtur: “Personalitet me dhunti, me kërshëri dhe me ide të gjithmonshme krijuese. Çmimi “Lumo Skëndo”, që jepet nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, mban emrin e rilindësit Mit’hat Frashëri, dhe ka si qëllim të promovojë veprat më të mira publicistike e eseistike.

     

     

     

     

  • Akademiku Rexhep Qosja fiton çmimin “Lumo Skëndo” me veprën “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën”

    Akademiku Rexhep Qosja fiton çmimin “Lumo Skëndo” me veprën “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën”

    Akademiku Rexhep Qosja u shpall fituesi i Çmimit “Lumo Skëndo” për vitin 2024.

    Libri “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën” u vlerësua si vepra më e mirë në publicistikë dhe eseistikë nga juria e kryesuar nga studiuesja e Shkencave Humane, Belina Budini me anëtarë Uran Butkën, Anastas Angjelin, Rudina Xhungën e Aida Tucin. Çmimi iu dha me motivacionin: “përmes analizave të tij të mprehta dhe studimeve të thelluara mbi gjuhën shqipe, akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare”.
    Akademiku Rexhep Qosja e cilësoi një nderim të veçantë këtë çmim, që risjell në vëmendje veprën dhe emrin e një personaliteti të madh sikurse ishte Mid’hat Frashëri. Vepra e akademikut është një testament për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën, si vlera të rëndësishme të jetës dhe kombit.
    Ky ishte edicioni i katërt i çmimit “Lumo Skëndo”, që përkoi me 145-vjetorin e lindjes së shkrimtarit, që la gjurmë si diplomat, shkrimtar dhe politikan, në disa nga periudhat më kritike për kombin shqiptar.

    Top Channel