Tag: rexhep

  • Dyshohet se vrau ish të dashurin, ngjarjen e inskenoi si vetëvrasje në bashkëpunim me partnerin! Gjykata cakton masën për Kejsi Spahillarin

    Dyshohet se vrau ish të dashurin, ngjarjen e inskenoi si vetëvrasje në bashkëpunim me partnerin! Gjykata cakton masën për Kejsi Spahillarin

    Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, me kërkesë të Prokurorisë së Korçës për Kejsi Spahillarin, e cila akuzohet për vrasjen e të dashurit të saj, Antonio Karafili, ngjarje e ndodhur 7 vite më parë në Voskopojë.

    Edhe pse ngjarja u regjistrua dhe hetua si vetëvrasje, pasi 18-vjecari Antonio Karafili u gjet i varur me çarçaf në një pemë në periferi të fshatit Voskopojë, prokuroria vijoi hetimin duke mbledhur prova dhe vlerësuar indiciet, të cilat implikonin në ngjarje të dashurën e Antonios, Kejsi Spahillari dhe të riun tjetër Rexhep Vathi.
    Nga provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kane mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar vetëvrasjen e te riut. Motivi i krimit dyshohet të jetë lidhja paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën dhe Rexhep Vathin. Pas krimit, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të 2024, Rexhep Vathi vrau veten.
    Prokuroria e Korçës ka nxjerrë urdhrin e arrestit për Spahillarin, ndërsa gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë arrest me burg në mungese për akuzën e vrasjes me dashje në bashkëpunim.
    Pas kësaj, pritet që Prokuroria e Korçës të procedoje me urdhër arresti ndërkombëtar për Kejsi Spahillarin,e cila prej disa vitesh jeton në Kanada ku ka krijuar familje.

    Top Channel

  • Shpallet në kërkim ndërkombëtar vajza nga Korça/ Dyshohet se vrau ish-të dashurin…

    Shpallet në kërkim ndërkombëtar vajza nga Korça/ Dyshohet se vrau ish-të dashurin…

    Kejsi Spahillari, 7 vite më parë, duke bashkëpunuar me të dashurin e saj, Rexhep Vathi, kanë vrarë bashkëmoshatarin e tyre Antonio Karafili, me te cilin Kejsi kishte lidhje paralele.
    Për një vajzë, e cila sot jeton ne Kanada, Prokuroria e Korçës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, për akuzën e vrasjes se kryer ne bashkëpunim. Fillimisht ngjarja është raportuar si vetëvrasje, por hetimet e thelluara zbuluan vrasjen makabre.
    Për autorin tjetër Rexhep Vathi janë mbyllur hetimet, pasi ai kreu disa kohe pas krimit vetëvrasje.

  • Zbardhet krimi i 7 viteve më parë/ Antonio Karafili u vra nga e dashura dhe partneri i saj

    Zbardhet krimi i 7 viteve më parë/ Antonio Karafili u vra nga e dashura dhe partneri i saj

    Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, me kërkesë të Prokurorisë së Korçës, për Kejsi Spahillarin, e cila akuzohet për vrasjen e të dashurit të saj, Antonio Karafili, ngjarje e ndodhur shtatë vite më parë në Voskopojë.
    Edhe pse ngjarja u regjistrua dhe u hetua fillimisht si vetëvrasje, pasi 18-vjeçari Antonio Karafili u gjet i varur me çarçaf në një pemë në periferi të fshatit Voskopojë, prokuroria vijoi hetimet duke mbledhur prova dhe vlerësuar indiciet, të cilat implikonin në ngjarje të dashurën e Antonios, Kejsi Spahillari, dhe të riun tjetër, Rexhep Vathi.
    Nga indiciet dhe provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar vetëvrasjen e të riut. Motivi i krimit dyshohet të jetë lidhja paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën dhe me Rexhep Vathin. Pas krimit, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të vitit 2024, Rexhep Vathi vrau veten.
    Prokuroria e Korçës ka nxjerrë urdhrin e arrestit për Spahillarin, ndërsa gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë” për akuzën e “vrasjes me dashje në bashkëpunim”. Pas kësaj, pritet që Prokuroria e Korçës të procedojë me urdhër arresti ndërkombëtar për Kejsi Spahillarin, e cila prej disa vitesh jeton në Kanada, ku ka krijuar familje.

  • Dyshohet se vrau ish-të dashurin, shpallet në kërkim ndërkombëtar vajza nga Korça

    Dyshohet se vrau ish-të dashurin, shpallet në kërkim ndërkombëtar vajza nga Korça

    Për një vajzë, e cila sot jeton ne Kanada, prokuroria e Korçës ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, për akuzën e vrasjes se kryer ne bashkëpunim.
    Kejsi Spahillari, 7 vite më parë, duke bashkëpunuar me të dashurin e saj, Rexhep Vathi, kanë vrarë bashkëmoshatarin e tyre Antonio Karafili, me te cilin Kejsi kishte lidhje paralele.
    Fillimisht ngjarja është raportuar si vetëvrasje, por hetimet e thelluara zbuluan vrasjen makabre. Për autorin tjetër Rexhep Vathi janë mbyllur hetimet, pasi ai kreu disa kohe pas krimit vetëvrasje.

  • Detaje/ Zbardhet pas 7 vitesh krimi në Korçë, si u inskenua vrasja e Antonio Karafilit nga partnerja dhe i dashuri i saj

    Detaje/ Zbardhet pas 7 vitesh krimi në Korçë, si u inskenua vrasja e Antonio Karafilit nga partnerja dhe i dashuri i saj

    Sipas hetimit Kejsi Spaillari në atë kohë 18-vjeç së bashku me të dashurën e saj Rexhep Vathi, kanë mbytur me çarçaf dhe më pas varur në një pishë, trupin e pajetë të Antonio Karafilit, me qëllim krijimin e përshtypjes tek organet policore se i riu ishte vëtëvrarë.
    Tashmë ndaj Spaillarit, prokuroria e Korçës, Vasjana Postoli, ka lëshuar një mandat “arresti në burg” për akuzën e “Vrasjes me dashje” kryer në bashkëpunim.
    Ndërsa për Rexhep Vathin, nuk është lëshuar një masë arresti, pasi ai ka ndëruar jetë si pasojë e një akti vetëvrasës që ka kryer.
    Kejsi Spaillari është zbuluar nga një gjurmë biologjike ADN, që është gjendur në çarçafin me të cilin ishte lidhur në qafë, Antonio Karafili.
    Aktualisht Spaillari është larguar nga Korça, duke u vendosur me banim në Kanada.
    E njëjta provë është siguruar dhe për autorin tjetë që tashmë nuk jeton, Rexhep Vathin.
    Si ndodhi ngjarja
    Krimi ka ndodhur në vitin 2018 dhe ka si motiv lidhjen sentimentale që Kejsi Spaillari kishte krijuar paralelisht me viktimën Antonio Karafili dhe autorin e krimit, Rexhep Vathi.
    Pasi policia zbuloi trupin e pajetë të lidhur në një pishë në Voskopojë, fillimisht ngjarjen e rregjistroi për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”.
    Fillimisht hetimet e kryera nuk sollën produktivitet duke çuar prokurorinë të kërkonte pushimin e ndjekjes penale.
    Por gjyqtari i Korçës, Arben Lena, vendosi të kthejë dosjen për rihetim duke detyruar prokurorinë të orientonte hetimin në akuzën e “Vrasjes me dashje”.
    Mirëpo pas 7 viteve hetime dhe një seri aktesh ekspertimi, rezultoi se Antonio Karafili, është vrarë nga Rexhep Vathi dhe e dashura e tij, Kejsi Spaillari.
    Pas vrasjes të dy së bashku e kanë lidhur trupin në pemë, për të krijuar përshpypjen se Antonio, ishte vetëvarur.
    Por një detaj i vetëm ndryshoi rrjedhën e ngjarjes, pasi në momentin e konstatimit të trupit të pajetë nga policia, Antonio Karafili, është gjendur me këmbë në tokë dhe jo i varur plotësisht në ajër, siç mund të ndodhë në një skenë tipike varjeje.
    Viktima Antonio Karafili nuk kishte në duar apo në thonjtë asnjë përmbajtje të lëvoreve të pishës, detaj që bindi prokurorinë se ai viktima nuk kishte hipur në pemë vetëm për të lidhur çarçafin me të cilin është vetëvarur.
    Sipas dosjes hetimore, personi që e ka parë për herë të fundit në jetë Antonion, në datën 14 qershor 2018, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, në atë kohë 17 vjeç nga Korça.
    Ajo tregon, se atë ditë rreth orës 17:00 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios.
    Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë, tek lokali i prindërve të Antonios, “Taverna Mishel”.
    Në këtë moment, Kejsi kujton se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime se ajo kishte një lidhje tjetër.
    Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes, Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.
    Në këtë pikë e ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregon me detaje, sesi u njoftua nga e dashura e djalit, se Antonio ishte vetëvrarë dhe ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.
    Prindërit e viktimës që në fillim, kanë dyshuar se djali i tyre nuk është vetëvarur, por është vrarë.
    Kjo për shkak se lartësia e pemës me tokën ishte e shkurtër dhe se viktima është gjetur nga nëna e tij me këmbë në tokë dhe jo të varura në ajër. (Ora News)

  • Pas 7 vite hetimesh zbardhet vrasja e Antonio Karafilit. Lëshohet urdhër-arresti për të dashurën e viktimës, Kejsi Spaillari

    Pas 7 vite hetimesh zbardhet vrasja e Antonio Karafilit. Lëshohet urdhër-arresti për të dashurën e viktimës, Kejsi Spaillari

    Shtatë vite nga vrasja e të riut Antonio Karafili në Voskopojë të Korçës, prokuroria e këtij qyteti pas një hetimi të thelluar ka arritur të identifikojë dy autorët e krimit,shtetasin Rexhep Vathi dhe Kejsi Spaillari.

    Sipas hetimit Kejsi Spaillari në atë kohë 18-vjeç së bashku me të dashurin e saj Rexhep Vathi, kanë mbytur me çarçaf dhe më pas varur në një pishë, trupin e pajetë të Antonio Karafilit, me qëllim krijimin e përshtypjes tek organet policore se i riu ishte vëtëvrarë.

    Tashmë ndaj Spaillarit, prokurorja e Korçës, Vasjana Postoli, ka lëshuar një mandat “arresti në burg” për akuzën e “Vrasjes me dashje” kryer në bashkëpunim. Ndërsa për Rexhep Vathin, nuk është lëshuar një masë arresti, pasi ai ka ndëruar jetë si pajë e një akti vetëvrasës që ka kryer.

    Gazetari i “Ora News” Elton Qyno, ka mësuar se Kejsi Spaillari është zbuluar nga një gjurmë biologjike ADN, që është gjendur në çarçafin me të cilin ishte lidhur në qafë, Antonio Karafili. Aktualisht Spaillari është larguar nga Korça, duke u vendosur me banim në Kanada.

    E njëjta provë është siguruar dhe për autorin tjetë që tashmë nuk jeton, Rexhep Vathin.

    Rasti në fjalë është ndjekur në raportim dinamik nga “Ora News” dhe emisioni “Stop”, duke hedhur dritë mbi misterin e asaj ngjarje të rëndë që autorët po mundoheshin ti jepnin drejtimin e një vetëvrasjeje.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2018, ka si motiv lidhjen sentimentale që Kejsi Spaillari kishte krijuar paralelisht me viktimën Antonio Karafili dhe autorin e krimit, Rexhep Vathi.

    Pasi policia zbuloi trupin e pajetë të lidhur në një pishë në Voskopojë, fillimisht ngjarjen e rregjistroi për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”.

    Fillimisht hetimet e kryera nuk sollën produktivitet duke çuar prokurorinë të kërkonte pushimin e ndjekjes penale. Por gjyqtari i Korçës, Arben Lena, vendosi të kthejë dosjen për rihetim duke detyruar prokurorinë të orientonte hetimin në akuzën e “Vrasjes me dashje”.

    Mirëpo pas 7 viteve hetime dhe një seri aktesh ekspertimi, rezultoi se Antonio Karafili, është vrarë nga Rexhep Vathi dhe e dashura e tij, Kejsi Spaillari. Pas vrasjes të dy së bashku e kanë lidhur trupin në pemë, për të krijuar përshpypjen se Antonio, ishte vetëvarur.

    Por një detaj i vetëm ndryshoi rrjedhën e ngjarjes, pasi në momentin e konstatimit të trupit të pajetë nga policia, Antonio Karafili, është gjendur me këmbë në tokë dhe jo i varur plotësisht në ajër, siç mund të ndodhë në një skenë tipike varjeje.

    Viktima Antonio Karafili nuk kishte në duar apo në thonjtë asnjë përmbajtje të lëvoreve të pishës, detaj që bindi prokurorinë se ai viktima nuk kishte hipur në pemë vetëm për të lidhur çarçafin me të cilin është vetëvarur.

    Sipas dosjes hetimore, personi që e ka parë për herë të fundit në jetë Antonion, në datën 14 qershor 2018, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, në atë kohë 17 vjeç nga Korça.

    Ajo tregon, se atë ditë rreth orës 17:00 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios.

    Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë, tek lokali i prindërve të Antonios, “Taverna Mishel”.

    Në këtë moment, Kejsi kujton se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime se ajo kishte një lidhje tjetër.

    Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes, Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.

    Në këtë pikë e ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregon me detaje, sesi u njoftua nga e dashura e djalit, se Antonio ishte vetëvrarë dhe ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.

    Prindërit e viktimës që në fillim, kanë dyshuar se djali i tyre nuk është vetëvarur, por është vrarë. Kjo për shkak se lartësia e pemës me tokën ishte e shkurtër dhe se viktima është gjetur nga nëna e tij me këmbë në tokë dhe jo të varura në ajër./Elton Qyno, ora news/

  • Kosovë/ Ambasadori shqiptar i dorëzon çmimin “Lumo Skëndo” Rexhep Qosjes

    Kosovë/ Ambasadori shqiptar i dorëzon çmimin “Lumo Skëndo” Rexhep Qosjes

    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj së bashku me drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli vizituan shtëpinë e shkrimtarit dhe akademikut, Rexhep Qosja.Ambasadori Malaj i dorëzoi intelektualit të madh shqiptar çmimin “Lumo Skëndo” për vitin 2024.Akademiku Qosja u vlerësua me këtë çmim për veprën e tij “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën”.Juria e kryesuar nga Belina Budini dhe me anëtarë Uran Butka, Anastas Angjeli, Rudina Xhunga, Aida Tuci e vlerësuan veprën publicistike të Rexhep Qosjes me motivacionin: “përmes analizave të tij të mprehta dhe studimeve të thelluara mbi gjuhën shqipe, akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare”.Çmimi “Lumo Skëndo” nxjerr në pah vlerat më të mira të botimeve në gjininë e publicistikës dhe eseistikës që kanë një rol në diskutimet publike. Për vitin 2024 ishin gjithsej 10 kandidatë, mes të cilëve Stefan Çapaliku, Enis Sulstarova, Sherif Bundo, Arben Imami, Luan Rama etj.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj së bashku me drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli vizituan shtëpinë e shkrimtarit dhe akademikut, Rexhep Qosja.Ambasadori Malaj i dorëzoi intelektualit të madh shqiptar çmimin “Lumo Skëndo” për vitin 2024.Akademiku Qosja u vlerësua me këtë çmim për veprën e tij “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën”.Juria e kryesuar nga Belina Budini dhe me anëtarë Uran Butka, Anastas Angjeli, Rudina Xhunga, Aida Tuci e vlerësuan veprën publicistike të Rexhep Qosjes me motivacionin: “përmes analizave të tij të mprehta dhe studimeve të thelluara mbi gjuhën shqipe, akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare”.Çmimi “Lumo Skëndo” nxjerr në pah vlerat më të mira të botimeve në gjininë e publicistikës dhe eseistikës që kanë një rol në diskutimet publike. Për vitin 2024 ishin gjithsej 10 kandidatë, mes të cilëve Stefan Çapaliku, Enis Sulstarova, Sherif Bundo, Arben Imami, Luan Rama etj.

  • Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë i dorëzon akademikut Rexhep Qosja çmimin ”Lumo Skendo”

    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë i dorëzon akademikut Rexhep Qosja çmimin ”Lumo Skendo”

    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj bashkë me drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli vizituan shtëpinë e shkrimtarit dhe intelektualit të madh shqiptar, Rexhep Qosja.
    Ambasadori Malaj i dorëzoi zotit Qosja Çmimin “Lumo Skëndo” për vitin 2024. Qosja u vlerësua me këtë çmim për veprën e tij “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën”.

    Juria e kryesuar nga Belina Budini dhe me anëtarë Uran Butka, Anastas Angjeli, Rudina Xhunga, Aida Tuci e vlerësuan veprën publicistike të Rexhep Qosjes me motivacionin: “përmes analizave të tij të mprehta dhe studimeve të thelluara mbi gjuhën shqipe, akademiku Rexhep Qosja ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e mendimit kritik dhe në forcimin e vetëdijes kombëtare”.

  • Vëllai i Rexhep Selimit viziton ish-kreun e UÇK-së në Hagë

    Vëllai i Rexhep Selimit viziton ish-kreun e UÇK-së në Hagë

    Kosova E Premte, 18 Prill 2025 17:30
    Ramadani, vëllai i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, e ka vizituar këtë të fundit në Hagë. Ai bën me dije se gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar nga djali i tij, Arlindi, ndërsa djali tjetër, Genti, nuk u lejua të takohej me xhaxhain e tij.
    “Ishim për vizitë në Hagë, por mundësinë për ta vizituar Rexhën e kishim vetëm unë dhe Arlindi dhe jo e gjithë familja ime e ngushtë. Na erdhi keq për Gentin që nuk iu lejua vizita për xhaxhain e vet Rexhën”, shkruan Ramadani.

    Për të pavarësisht se nuk pati mundësi ta takonte fizikisht, Genti e përjetoi emocionalisht momentin e afërsisë shpirtërore me xhaxhain e tij. “Ai e ndjeu një përjetim të jashtëzakonshëm shpirtëror, sepse largësia fizike në mes tyre ishte vetëm disa metra që ndanin ato mure famëkeqe të kësaj ndërtese”, shkruan ai.
    Në fund të postimit të tij, Ramadani shpreh shpresën që kjo të jetë vizita e fundit në Hagë dhe që, siç e quan ai, “çlirimtarët” të lirohen nga ajo që e cilëson si “gjykatë e padrejtë”.

  • Tentativa e vrasjes së Xhevdet Plakut/ Apeli lë në fuqi 19 vite burgim për 4 të pandehurit

    Tentativa e vrasjes së Xhevdet Plakut/ Apeli lë në fuqi 19 vite burgim për 4 të pandehurit

    Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të GJKKO për Dedan Gjonin, ish-shefin e krimeve në Komisariatin nr.6 në Tiranë.
    Gjithashtu në fuqi janë lënë dënimet dhe për 3 të pandehurit e tjerë , Rexhep Rapi, Algert Rapi dhe Dejvi Gjermeni.
    Rexhep Rapi do të vuajë një dënim me 5 vite burg, ndërsa Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermeni do të vuajnë dënimin me nga 4.8 vite burg.
    Të pandehurit janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, si dhe për formimin dhe përfshirjen në një grup të strukturuar kriminal.
    Ish-shefi i krimeve ka bashkëpunuar me Algert Rapin dhe pjesën tjetër të grupit për planifikimin e vrasjes së Xhevdet Plakut.
    Hetimet e SPAK nisën mbi bazën e informacionit të dërguar nga Prokuroria e Rrethit Limburg në Holandë, dhe sipas SPAK, ka rezultuar se Rexhep Rapi dhe Xhevdet Plaku kishin pasur një konflikt të gjatë, pas vrasjes së familjarit të Rexhep Rapit, Sali Rapi, në vitin 2000 në qytetin e Savona-s, Itali.
    Në vitin 2014, Xhevdet Plaku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Savona-s për vrasjen e Sali Rapit. Sipas SPAK, në shenjë hakmarrje, Rexhep Rapi organizoi një grup kriminal për të vrarë Xhevdet Plakun. Grupi përfshinte Algert Rapin (nipin e tij), Dejvi Gjermeni dhe Dedan Gjoni, si dhe Fatjon Dervishi, i cili u vra më pas në një atentat më 27 shtator 2023.
    Hetimet e SPAK zbuluan se pas ndalimit të Xhevdet Plakut nga policia shqiptare në vitin 2019, Dedan Gjoni informoi Dejvi Gjermeni për lëvizjet e objektivit, duke i dhënë informacion të detajuar mbi orarin e daljes nga Drejtoria e Policisë. Ky informacion u përcoll më pas te Algert Rapi dhe Rexhep Rapi, të cilët ishin organizuar për të kryer vrasjen e Xhevdet Plakut, por plani u dështua.
    Ky rast është pjesë e një hetimi të gjerë që ka përfshirë disa anëtarë të grupit të strukturuar kriminal, dhe dëshmon për përpjekjet për hakmarrje dhe veprimet e rrezikshme të grupeve kriminale në Shqipëri.