Tag: rexhep

  • Analizë nga Dritan Goxhaj: Drejtësia pa parime

    Analizë nga Dritan Goxhaj: Drejtësia pa parime

    Nga Dritan Goxhaj

    Drejtësia pa parime

    Një nga parimet kryesore të drejtësisë është ajo që njihet si Parimi i Prezumimit të Pafajësisë që nënkupton se, një person, që organi i akuzës i ka atribuuar kryerjen e një vepre penale, konsiderohet sikur nuk e ka kryer atë, deri në momentin që një gjykatë kompetente do të krijojë bindjen dhe do të vendosë, nëpërmjet një vendimi gjyqësor të formës së prerë, që ai është i fajshëm penalisht për kryerjen e faktit penal, dhe se gjatë procesit gjyqësor barra e provës i takon ekskluzivisht organit të prokurorisë.

    Por kur organi i akuzës i atribuon personit ose personave të akuzuar vepra penale në një periudhë kohore në të cilën të akuzuarit nuk kanë qënë fare në detyra dhe struktura përgjegjëse për atë çka ka ndodhur, atëherë ky parim i prezumimit të pafajësisë ka rënë automatikisht.

    Dhe kjo ka ndodhur, ose më sakt po ndodh në procesin gjyqësor në Hagë kundër 4 ish anëtarëve të Shtabit të Përgjithëshëm të UÇK-së, Hashim Thacit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

    Pikërisht dje kjo Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur të rrëzojë mocionin e paraqitur nga ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të hequr nga aktakuza të gjitha akuzat që lidhen me ngjarje të pretenduara para majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999.

    Sipas mbrojtjes së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, konflikti i armatosur në Kosovë ka zgjatur nga maji 1998 deri më 20 qershor 1999, dhe çdo pretendim për krime jashtë kësaj periudhe është i pabazë në realitetin historik dhe ligjor.

    Pamvarësisht se ideja e kësaj kërkese është e drejtë formulimi i saj mbetet i gabuar, dhe kjo gjykatë nuk është organi kompetet për të shtjelluar këtë këkrkesë pasi në ligjin për Dhomat e Specializuara të viti 2015 në nenin 7 Juridiksioni Kohor shkruhet : Dhomat e specializuara kanë juridiksion mbi veprat penale në kuadër të juridiksionit lëndor të tyre të cilat janë kryer mes periudhës 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000.

    Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit duhet të kërkojë që këta të mos akuzohen për vepra penale që prezumohet që kanë ndodhur para dhe pas periudhës kur këta persona kanë qënë pjesë e strukturës komanduese të UÇK -së.

    Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë bërë pjesë e strukturës komanduese të UÇK -së në qershor të vitit 1998. Më konkretisht në 10 qershor të vitit 1998 kur këta persona themeluan Shtabin e Përgjithëshëm të UÇK -së.

    Deri më këtë datë përgjegjës për gjithë veprimtarinë dhe atë çka ndodhte brenda UÇK -së ishte një strukturë tjetër me persona të tjerë.

    Dhe kjo strukturë quhej Sektori i Rëndësisë së Veçantë -SRV.

    Ky sektor i quajtur SRv është krijuar nga kryesia e LPK (Lëvizja Popullore e Kosovës) në vitin 1993 me detyrë për krijim e lëvizjes së armatosur për çlirimin e Kosovës.

    Dhe më datë 17 dhjetor të vitit 1994 në një mbledhje të saja, Këshilli i Përgjithëshm i kësaj force politike me bazë jasht vendit vendosi që, ushtrinë e krijuar ta emërtojë Ushtria Çlirimtare e Kosovës- UÇK, dhe po në këtë mbledhje ju kërkua këtij Këshilli që të emëronte edhe anëtarët e këtij sektori.

    Dhe ky Këshill emëroi Xhavit Halitin, Azem Sylën, Jashar Salihun (i ndjerë) dhe Ali Ahmetin si drejtues dhe përgjejgës të këtrij sektori dhe gjithë veprimtarisë së UÇK-së.

    Jashar Salihu u caktua kryetar i Fondit Vendlindja Thërret, ndërsa tre të tjerër nga data 17 dhjetor 1994 e deri më 10 qershor 1998 kanë qënë përgjegjës për gjithçka ndodhte në dhe me UÇK -në.

    Prandaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi duke mos qënë pjesë e kësaj strukture nuk mund të mbajnë përgjegjësi për vepra të sopuzuara të ndodhura në periudhën kohore nga 1 janar 1998 deri në 10 qershor 1998.

    Por këta persona nuk mund të jenë përgjegjës as për vepra penale të supozuara ts kryera në periudhën nga qershori i vitit 1999 e deri në sipas nenit 7 në 31 dhjetor 2000.

    Më saktësisht në 20 qershor të vitit 1999 Shtabi i Përgjithëshëm i UÇK -së ka nënshkruar me KFOR-in marëveshjen e demilitarizimit dhe transmormimit të UÇK -së. kjo do të thotë se në 20 qershor të 1999 UÇK -ja ka pushuar së ekzistuari dhe funksionuari si organizëm dhe me përjashtim të Shtabit të Përgjigjëshëm i cili pësoi një ristrukturim të ri në kuadër të transformimit, gjithë strukturat e tjera të UÇK -së u shpërbënë.

    Pra UÇK-ja nuk ekzistone më, dhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk ishin më pjesë e UÇK-së por anëtarë të Qeverisë të Përkohëshme të krijuar në Rambuje.

    Prandaj për gjithçka ka ndodhur midis periudhës kohore 20 qershor 1999 dhe 31 dhjetor 2000 është përgjegjëse Qeveria e Përkohëshme e Kosovës.

    Do thoni ju që këta kanë qënë anëtarë të qeverisë dhe drejtues, po, por ama këtu po akuzohen vetëm si strukturë e UÇK- së, ndërkohë që kjo strukturë për të cilën këta mbahen përgjegjës ka funksionuar në periudhën kohore 10 qershor 1998 deri në 20 qershor 1999, vetëm një vit.

    Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit duhet të riformulojnë sërish kërkesën e tyre drejtuar Dhomave të Specializuara që klientët e tyre të mos akuzohen për vepra penale të cilat janë kryer në kohën që këta nuk kanë qënë përgjegjës së strukturës drejtuese të UÇK -së, por për to të mbajnë përgjegjësi ata që kanë qënë, Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Ali Ahmeti.

    Pasi tashmë është evidente ashtu si në rastin e Sali Mustafës, edhe në rastin e Pjetër Shalës (që do e trajtoj në pjesën e dytë të këtij shkrimi) dhe tashti në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, drejtësia që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendojnë të përçojnë dhe japin, është një drejtësi që i ka humbur parimet e saja dhe nuk mund të pritet që ajo të korigjojë vetveten.

    Ndërsa shoqata e Veteranëve të Luftës të mos merret vetëm me deklarata mediatike por të inicojë një kërkesë ligjore drejtuar Gjyaktës Kushtetuese të Kosovës për ndryshim të nenit 7 të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
    Si dhe njëkohësisht të fillojë organizimin e protestave masive jo vetëm në Prishtinë por në të njëjtën kohë e ditë në gjithë qytetet e Kosovës, kundër kësaj Gjykate e Prokurorie në mënyrë të vazhdueshme.

    Ndërsa partitë e dala nga rradhët e luftës në kuvendin e Kosovës, atëherë kur të arrinë ta konstituojnë atë, duhet të inicojnë një rishkim total të ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke filluar që nga kopetencat e tyre e deri të ndryshime thelbësore në nene të veçanta.

    Ndryshe çdo lloj retorike tjetër është e kotë.

    Populli ynë thotë : llafet e tepërta janë fukarallëk.

  • Rexhep Qosja në 89-vjetor, ASH: Një nga figurat më të shquara të kulturës dhe vetëdijes sonë kombëtare

    Rexhep Qosja në 89-vjetor, ASH: Një nga figurat më të shquara të kulturës dhe vetëdijes sonë kombëtare

    Akademiku Rexhep Qosja festoi 89-vjetorin e tij. Ai është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike. Ka botuar shumë recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera. Një ditë më parë edhe Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ndau një mesazh për akademikun Rexhep Qosja, me urimet më të përzemërta për shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe vazhdimësi të frytshme në veprimtarinë e pasur krijuese dhe intelektuale. “Jeta dhe vepra juaj janë të lidhura pazgjidhshmërisht me historinë e mendimit shkencor, letrar dhe politik të botës shqiptare.
    Me një veprimtari të gjithanshme e të pandërprerë, më shumë se gjysmëshekullore si studiues, shkrimtar, mendimtar dhe protagonist i proceseve kombëtare, ju keni qenë dhe do të mbeteni një nga figurat më të shquara të kulturës dhe vetëdijes sonë kombëtare. Kontributi juaj në historinë e letërsisë shqipe, në kulturën kombëtare dhe në çështjen shqiptare, drejtimi afatgjatë i Institutit Albanologjik të Prishtinës, krijimtaria si romancier dhe eseist, pjesëmarrja aktive në momente kyçe të historisë politike, përfshirë Konferencën e Rambujesë, si dhe zëri juaj kritik në mbrojtje të vlerave demokratike, kanë bërë që emri dhe vepra juaj të zënë një vend të përhershëm në kujtesën shkencore, letrare dhe shoqërore mbarëkombëtare”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Rexhep Qosja lindi më 25 qershor të vitit 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Në vitin 2000  akademikut Rexhep Qosja iu dha titulli “Nderi i Kombit”  nga presidenti i Republikës së Shqipërisë.
     

  • Ben Blushi: Rexhep Qosja ka jetuar si një shkëmb, uroj të plaket si një mal

    Ben Blushi: Rexhep Qosja ka jetuar si një shkëmb, uroj të plaket si një mal

    Nga Ben Blushi
    Disa ditë më parë shkova të vizitoj Rexhep Qosen. Kalova disa rrethrrotullime derisa arrita te lagja Kodra e Diellit në Prishtinë. Me google maps nuk do ta kisha gjetur dot shtëpinë sepse ky aplikacion të le gjithmonë në baltë kur nisesh për punë të mira. Për fat një shofer që jetonte në atë lagje, më coi deri te shtëpia. Valjeti, nipi me tatuazhe i Rexhep Qoses, hapi derën, hoqa këpucët dhe hyra në një dhomë me piktura të thjeshta.

    Rexhep Qosja ishte më mirë se ç’e prisja. I vëmendshëm, me kujtesë të freskët, elegant, i kursyer, me një zë kumbues dhe i drejtë si shkëmb. Lëvizte ngadalë, por shikonte mirë. Pjesën më të madhe të kohës tani e kalon si një alpinist, duke u ngjitur dhe zbritur nga kati i parë në katin e dytë të shtëpisë. Mu kujtua hera e parë e parë që e kam takuar, ndoshta në vitin 1992, ku e intervistova në dhomën e tij në katin e dhjetë të pesëmbëdhjetëkatëshit.
    Që aty dukej gjithë Tirana. Ishte hera e parë që unë hyja në një nga dhomat e atij hoteli që dikur e kisha patur përballë shtëpisë ku kisha lindur. Rexhep Qosja nuk e mbante mend. I kujtohej një rast tjetër kur ishim takuar në Tiranë, por këtë herë nuk e mbaja mend unë. Në mijëra kujtime që mban shtëpia e Rexhep Qoses, përfshi libra dhe piktura, objekti më i vlefshëm është makina e tij e shkrimit.
    Ajo makinë është jeta e tij, kali i fitoreve dhe i luftërave që ka bërë. Fëmijëve të sotshëm ajo vjetërsirë çeliku me dhëmbë të nxjerra jashtë, që bëjnë një zhurmë oficine do t’u dukej si një ndryshkje pa funksion. Unë vetë jam rritur me atë trokëllimë prej kalldrëmi metalik, që ma nxirrte gjumin, sa herë babai dhe gjyshi shtypnin librat e tyre me shumë faqe. Për herë të parë kam shkruar me një makinë si ajo, por ndoshta pak me të vogël.
    Makina e shkrimit e Rexhep Qoses është shumë malore, në krahasim me makinat kodrinore dhe fushore që unë kam patur në shtëpi. 50 vjet më parë mjekët i kishin thënë se ajo egërsirë do t’tia thyente shpinën, por kjo nuk ka ndodhur. Ai shtyp akoma duke e zbutur çelikun me gishta dhe trupi nuk i kërruset. Kam përshtypjen çdo natë e vadit makinën si një bahçe, sepse sendet që prodhojnë lule kërkojnë ujë. Kur e pyeta se pse kosovarët nuk e duan më bashkimin me Shqipërinë më tha se vetëm disa akademikë të Kosovës janë kundër.
    Megjithatë një ditë do të ndodhë patjetër, sepse Evropa nuk mund të mbajë dy shtete me shqiptarë. Por këtë ma tha kur ishim në katin e parë. Në studion e katit të dytë, Rexhep Qosja nuk flet për politikë, por vetëm për letërsi. Pasi recitoi Gjergj Fishtën për mua, më qerasi me një ëmbëlsirë. Fishta është shumë i thellë thashë unë, po shqipen më të bukur e ka Faik Konica që ishte një zevzek.
    Rexhep Qosja nuk e dinte fjalën zevzek. Kërkoi ndihmë te nipi po as ai nuk e dinte. Grindavec, thashë unë. Po, tha, Faik Konica ka qenë pak grindavec. Mes shumë portreteve në muret e shtëpisë se Rexhep Qoses, është edhe një skicë që i ka bërë gjyshi im, kur ka qenë i ri. Në nëntor të vitit 1972. Me rastin e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe kur Rexhep Qosja erdhi në Tiranë si përfaqsues i Kosovës. Në atë profil të vizatuar me stilolaps, duket një burrë me mjekërr shumë të zezë, të stilizuar me kujdes, flokë te rregullt që tani i mungojnë, një vështrim të mprehtë dhe syze me skelet të trashë.
    Nëse ai portret do ishte varur mbi kalin metalik të makinës së shkrimit, Rexhep Qosja do dukej si një aktor filmash western. Nuk e pyeta se si e kishin lejuar të hynte në Shqipëri me atë mjekërr revizioniste, por që atëherë ai e shkruan shqipen sipas standartit të Kongresit të Drejtshkrimit. Me shqipen e vitit 1972 Rexhep Qosja ka mbajtur gjallë pishtarin e rezistencës kosovare, heronjtë e të cilës janë plakur më ngadalë se vetë rezistenca. Sapo kam hyrë në vitin e nëntëdhjetë, më tha Rexhep Qosja kur më përcolli. Meqë sot mbush 89 vjeç po e uroj nga Tirana. Rexhep Qosja ka jetuar si një shkëmb, uroj të plaket si një mal.

  • Përpjekja Trump-Erdogan për takimin SHBA-Iran dështoi

    Përpjekja Trump-Erdogan për takimin SHBA-Iran dështoi

    Donald Trump dhe Rexhep Tajip Erdogan

    TURQI- Një iniciativë prapa skenave nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan për kontakt të drejtpërdrejtë midis zyrtarëve amerikanë dhe iranianë në Stamboll dështoi në minutën e fundit. Kjo sepse udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, nuk ishte në gjendje të jepte miratimin e nevojshëm.
    Sipas tre zyrtarëve amerikanë dhe një burimi me njohuri të drejtpërdrejtë me çështjen, takimi ishte planifikuar të zhvillohej në Stamboll këtë javë, me iniciativën e Erdogan. Presidenti turk kontaktoi Donald Trump të hënën, ndërsa ishte në Kanada me udhëheqësit e G7, dhe sugjeroi që ai të organizonte një takim midis amerikanëve dhe iranianëve të nesërmen.
    Trump pranoi dhe tha se ishte gati të dërgonte Zëvendëspresidentin Vance dhe të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff , dhe madje të udhëtonte vetë në Turqi për t’u takuar me Presidentin iranian Masoud Peskov nëse kjo do të ishte e nevojshme për të arritur një marrëveshje. Disa orë para telefonatës së Erdogan, Shtëpia e Bardhë kishte marrë një “sinjal” nga iranianët përmes kanaleve të fshehta se ata donin një takim.
    Pala turke, përmes Ministrit të Jashtëm Hakan Fidan, ia përcolli propozimin Teheranit. Peskov dhe Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi u përpoqën të kontaktonin Ajatollah Ali Khamenein për miratim. Megjithatë, Khamenei, i cili fshihet nga frika e vrasjes nga Izraeli, nuk u gjet gjëkundi. Pas disa orësh, iranianët i informuan turqit se nuk kishin arritur të siguronin miratimin e nevojshëm. Ankaraja ia transmetoi bisedën SHBA-së dhe takimi u anulua./ZËRI

  • Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare, Rexhep Gali Balidemaj, “Mandela i Plavës dhe Gucisë”

    Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare, Rexhep Gali Balidemaj, “Mandela i Plavës dhe Gucisë”

    Sot në moshën 102-vjeçare ka ndërruar jetë Rexhep Gali Balidemaj, një figurë emblematike e qëndresës dhe atdhetarizmit shqiptar i njohur si “Mandela i Plavës dhe Gucisë”.
    “Me dhimbje të thellë njoftojmë se më 8 qershor 2025, ndërroi jetë në moshën 102-vjeçare i dashuri ynë Rexhep Gali Balidemaj (19 dhjetor 1922 – 8 qershor 2025) Një jetë e gjatë, e përkushtuar ndaj vlerave të larta njerëzore. Varrimi dhe ceremonia e lamtumirës do të bëhen me njoftim të mëvonshëm. Për më shumë informata do të kontaktoheni në vijim”, ka shkruar ai.

    Rexhep Gali Balidemaj, i njohur si “Mandela i Plavës dhe Gucisë”, është një figurë emblematike e qëndresës dhe atdhetarizmit shqiptar. Lindi më 19 dhjetor 1922 në fshatin Martinaj të Gucisë, nga Gal Shabani dhe Sutë Goçaj – Balidemaj, në një familje të njohur për angazhimin e saj atdhetar.
    Në vitin 1941, Rexhepi u regjistrua në gjimnazin e Tiranës me ndihmën e ministrit Qazim Koçulli. Atje u lidh me grupe rinore antifashiste dhe mori pjesë aktive në aksione kundër pushtuesve. Në vitin 1943, u bashkua me radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke luftuar deri në Trieste të Italisë.
    Pas Luftës së Dytë Botërore, Rexhepi ndoqi një karrierë ushtarake. Në vitin 1946, u dërgua në Kiev për t’u trajnuar si pilot, duke u bërë piloti i parë shqiptar i aviacionit ushtarak. Në vitin 1948, filloi punën si pilot në Zagreb. Pas Rezolutës së Informbyrosë, ai u identifikua si mbështetës i Shqipërisë dhe u arrestua në vitin 1949, duke vuajtur një dënim prej 6 vjetësh në Goli Otok, një nga burgjet më famëkeqe të ish-Jugosllavisë. Pas kësaj, ai u arrestua dhe u dënua edhe pesë herë të tjera për veprimtari atdhetare, duke kaluar gjithsej mbi 16 vjet në burgje të ndryshme të ish-Jugosllavisë .
    Në vitin 1983, Rexhepi u bë pjesë e një grupi të quajtur “treshja”, një formë e organizimit të fshehtë për të shmangur infiltrimin e shërbimeve sekrete. Ai u arrestua sërish dhe u dënua me 5 vjet burg për agjitacion dhe propagandë armiqësore. Pas një angazhimi të avokatit Bajram Kelmendi, dënimi u ul në 3 vjet, të cilat i vuajti në burgjet e Prishtinës, Gjilanit dhe Gjurakovcit .
    Pas çlirimit të Kosovës, Rexhepi vazhdoi angazhimin e tij për çështjen kombëtare. Në vitin 2024, ai u nderua me mirënjohje nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” për kontributin e tij të jashtëzakonshëm. Në vitin 2025, ai u takua me gjeneralin amerikan Ëesley Clark, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e tij gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 .
    Rexhep Gali Balidemaj jetonte në Nju Jork me tre djemtë e tij, Naimin, Nerimin dhe Kujtimin. Ai mbetet një simbol i qëndresës dhe atdhetarizmit për shqiptarët e Plavës, Gucisë dhe mbarë kombit shqiptar. Populli i Plavës e Gucisë e nderon me krenari si “Mandela i Plavës dhe Gucisë” për jetën e tij të shërbyer në dobi të çështjes kombëtare .
    /Kosovapress/

  • Zhduken 2 milionë e 260 mijë dollarë!Mehmetit i erren sytë, sulmon vëllain me shishe

    Zhduken 2 milionë e 260 mijë dollarë!Mehmetit i erren sytë, sulmon vëllain me shishe

    Mehmeti ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, vëllanë e tij, Rexhepin. Në insertin prezantues, kuptohet që konflikti mes dy vëllezërve nga Hasi qëndron te paratë. Shuma nuk bëhet e ditur ende, por Mehmeti shprehet se nuk fal asnjë qindarkë.
    “Leku është me shpirtin. Unë nuk ia fal lekët as vëllait që e kam vëlla, por edhe ata që m’i kanë marrë, unë nuk ia fal askujt lekun. Unë dua lekët e mia, është djersa ime, djersa e anëtarëve të mi që kemi punuar disa vjet.”
    Rexhepi pretendon se nuk ka borxhe ndaj vëllezërve, madje ka bërë edhe burg për ta. Ai zotohet se do ta mbrojë veten deri në fund.
    “Unë para ndershmërisë sime nuk vë as vëllezër, as fëmijë, asgjë në botë, vetëm fytyrën time do ta mbroj deri në fund, deri në vdekje për arsye se unë çdo gjë e kam me fakte, me prova. Jo vetëm që nuk iu kam borxh vëllezërve të mi, por kam bërë edhe burg për ta!’
    Kur të dy vëllezërit gjenden përballë në studio, nisin të fyejnë e ofendojnë njëri-tjetrin. Rexhepi thotë se Mehmeti “ka bërë injorancën më të madhe” që ka kërkuar të ballafaqohen publikisht. Sipas tij, ai ka ndërtuar një firmë ku punonin 4 vëllezërit dhe shuma për të cilën bëhet fjalë është marramendëse, 2 milionë e 260 mijë dollarë.
    Rexhep: Unë nuk u kam gjë borxh këtyre zotërinjve. Unë ndërtova një firmë për të punuar të gjithë së bashku. Arsyeja ishte që këta…
    Eni Çobani: Kush të gjithë së bashku? Sqaroje një çikë publikun!
    Rexhep: Jemi 4 vëllezër.
    Eni Çobani: Ti tani ke marrë të gjitha shumat e parave o zotëri dhe s’u ke dhënë gjysmë leku këtyre, të lutem!
    Rexhep: Aty bëhet fjalë për 2 milionë e 260 mijë dollarë.
    Eni Çobani: Po ku i gjetët ju në majë të Hasit atje?
    Rexhep: Kam fakte dhe prova se nga më ka ardhur burimi i lekëve.
    Eni Çobani: Pra flasim për 2 milionë….
    Rexhep: E 260 mijë dollarë, ta marrë vesh gjithë publiku! Unë kam hyrë borxh edhe nëpër njerëz të mitë, miq dhe shokë për të arritur t’i nxjerr nga gropa!
    Mehmet: 2 milionë e 200 mijë i di, por 400 mijë dollarëshin që ke kaluar në bankë, more i pafytyrë! Ku i çove?
    Rexhep: I ka kaluar banka ato!
    Sipas Rexhepit, këto para kanë ardhur nga miniera e kromit për të cilën ata kanë një leje zhvillimi. Mehmeti e akuzon se ka marrë para nga shoqëria duke ‘i përplasur’ edhe dokumentet fytyrës.
    Mehmet: Ore i pafytyrë! Këqyre kinezi, se e ke firmosur vetë letrën, 480 mijë dollarë!
    Rexhep: Lëri more letrat!
    Mehmet: 400 mijë dollarë! Ku është një bankë e madhe që t’i merr ty 400 mijë dollarë!
    Rexhep: Po i ka marrë se ke dëshmitarë, nëse gjen firmën…
    Mehmet: Shiko ku i ke 400 mijë dollarë! Shiko ku e ka firmosur vetë!
    Rexhep: Unë kam kontratat e shitjes!
    Mehmet: I ka vulosur herë të parë, të dytë, të tretë, po bankën?
    Eni Çobani: Keni 4 deklarata noteriale…
    Rexhep: Janë deklaratat e shitjes që kam bërë unë me subjektet!
    Eni Çobani: Po ore po, të kuptoj! Ore, je Rexhep Dauti ti? E ke vënë vulën këtu me firmë? Po, shumë bukur, këtë solli vëllai!
    Mehmet: E ka futur përqindjen, shihe…
    Eni Çobani: Do ju lutem të shkoni se nuk ju kap kamera….
    Mehmet: Ia ka dhënë drejtorit të ATSH-së, Ilir Zhilla, 15%, nuk na ka pyetur, ia dha indianit, a morën edhe indianët dhe ne hajt, me të huajt… por ky palaço, unë e kam prurë këtu t’i kërkoj 1 milionë e 200 mijë dollarëshin o shok!
    Rexhep: Ore zotëri janë 2 milionë e 200 mijë dollarë!
    Mehmet: Se ty do të të përplas!
    Mehmeti i vërvit vëllait shishen e ujit, por fatmirësisht nuk e godet. Ai paralajmërohet nga Eni Çobani që nëse do të vazhdojë me sjelljen e tij, seanca do të ndërpritet./tvklan.al

  • Vranë 18-vjeçarin dhe mbuluan krimin, 65-vjeçari i dha fund jetës! Detajet…

    Vranë 18-vjeçarin dhe mbuluan krimin, 65-vjeçari i dha fund jetës! Detajet…

    Bletërritësi Rexhep Vathi, bashkëautor në vrasjen e të riut Antonio Karafili piu fostoksinë, duke i dhënë fund jetës në mënyrë misteriozë. Edhe deklaratat e tij pas ngjarjes ishin kontradiktore.
    Ai tha pas vrasjes, se nuk e njeh as Antonion dhe as Kejsin, por telefonatat e shtuara të tij pas ngjarjes provojnë të kundërtën. Ai tha se ka qenë në Fushë-Krujë në festën e mbesës së tij ditën e tragjedisë. Në Prokurorinë e Korçës ai ka ngritur dhe një alibi tjetër që ka të bëjë me datën 15 Qershor, ai tha se ishte në Fushë-Krujë për festën e Bajramit. Por, vëllai i Antonios dëshmon se Rexhepi ka qenë atje.
    “Po jam unë personi i parë që jam takuar me të. Kemi shkuar atje, kemi ndaluar para lokalit që kemi pasur ne atje. Kam shkuar sepse Rexhepi mbante bletë atje dhe rrinte në një rulotë. Ka qenë brenda në rulotë, i kam trokitur tek dera dhe e kam pyetur nëse se kishte informacion apo nëse e kishte parë vëllain dhe më tha që nuk kishte asnjë informacion”, ripërsërit dëshminë vëllai i të ndierit Antonio Karafili
    “Absolutisht! Kjo ka qenë një gjë e planifikuar nuk ka asgjë. Kjo është logjike, flet vetë. Edhe të mos kishin bërë akt-ekspertizën edhe të mos ishin ndjekur fare me prova dhe me të gjitha e tregon vetë fakti që si ka ndodhur dhe si e kanë sjellë djalin deri këtu”, tha e ëma Antonio Karafilit.
    Më pas mësohet se Rexhep Vathi ka debatuar me ortakun e tij për këtë lidhje, shkak për të cilin edhe janë ndarë. Pyetja, që shtrojnë të gjithë sot është: Pse iu mor jeta të riut 18-vjeçar Antonio Karafili?
    Pas 7 vjetësh nga ngjarja e rëndë ndaj Kejsi Spahillarit është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar, pasi ajo jeton në Kanada, ku ka ndërtuar një jetë të re mbi krimin makabër, që bëri dhe mbuloi me alibi të sajuara.

  • Vathi i vrau djalin dhe i shkoi për ngushëllim, zbardhet rrëfimi i nënës së Antonio Karafilit

    Vathi i vrau djalin dhe i shkoi për ngushëllim, zbardhet rrëfimi i nënës së Antonio Karafilit

    Rexhep Vathi nga Derveni i Krujës, i cili një vit më parë i dha fund jetës, është njëri nga autorët e vrasjes së 18-vjeçarit Antonio Karafilit në Voskopojë të Korçës.
    Në pamundësi për të ushtruar ndjekjen penale kundër tij për shkak se prej vitit 2024 nuk jeton më, prokuroria e Korçës ka pushuar akuzën kundër tij, duke vijuar me dërgimin e dosjes Nr.1420 për shqyrtim gjyqësor me të pandehurën e vetme, Kejsi Spaillarin.
    Pas krimit të rëndë, me mbytjen me çarçaf dhe më pas varjen në degën e pemës në Voskopojë të Antonios, autori i krimit Rexhep Vathi, ka shkuar për ngushëllim në familjen e të djerit Antonio Karafili.
    Një fakt i tillë ka dalë gjatë dëshmisë së nënës së viktimës, shtetases Stefani Karafili, e cila në datën qershor 2018 dhe 27 shtator 2022 ka dhënë dy dëshmi në prokurorinë e Korçës.
    Stefani Karafili, ka treguar se ditën e ngjarjes në 14 qershor 2018 kishte parë në Voskopojë, Rexhep Vathin vetëm një herë kur ishte ngjitur tek lokali i tyre.
    Nëna e Antonios, ndër të tjera ka shpjeguar se kur po zbrisnin nga Voskopoja, pasi kishin marrë Antonion, ka parë shtetasin Rexhep Vathi gjatë rrugës, ai ishte tek dera e lokalit.
    “…ndërsa herën e dytë, e kam parë Vathin ditën që erdhi në shtëpinë tonë për ngushëllim, së bashku me shtetasin Gani Selaci dhe një person tjetër nga Elbasani…”, ka deklaruar Stefani Karafili.
    E pyetur nëse Antonio kishte qëndruar ndonjëherë më parë në tavern (Lokali i familjes), ajo deklaron se Antonio nuk kishte çelës të tavernës, kishin vetëm një çelës që ja kishin dhënë Rexhepit, për më tepër që taverna në Voskopojë, nuk ishte ambjent për të qënduar.
    Deklaruesja shprehet se ditën e ngjarjes Antonio e kishte në dorë edhe orën edhe varësen, të cilat më pas u dorëzuan të këputura nga e dashura e tij, Kejsi Spaillari.
    Sipas dëshmisë së nënës së viktimës njeriu që e ka çuar atë në zonën ku ndodhej trupi i pajetë i Antonio Karafilit, ishte e dashura e tij në atë kohë 17 vjeçare, Kejsi Spaillari.
    Ditën e ngjarje Antonio Karafili ka qënë nën shoqërinë e të dashurës së tij dhe të njohurit të tyre, Rexhep Vathi, i cili kishte ardhur nga zona e Krujës në Voskopojë pasi sillte çdo vit në këtë zonë kosheret e bletëve.Deklaruesja ka shpjeguar se gjatë rrugës për në Voskopojë, Kejsi, dukej e tronditur, e papërqëndruar dhe nuk fliste fare.
    “…unë e pieta Kejsin se përse e kishte lënë Antonion dhe ishte kthyer vetë në Korçë, por ajo nuk mu përgjigj dhe dukej e shqetësuar…”, ka treguar Stefania.
    Kur kanë arritur tek lokali, i ndodhur në “Ura e Kovaçit”, Mikeli zbriti nga makina dhe ka shkuar tek një shtetas me emrin Rexhep, i cili mbante bletë dhe e pyeti atë nëse e kishte parë Antonion, por Rexhepi i tha se nuk e kishte parë.
    Deklaruesja pyeti Kejsin, se cilën rrugën kishin ndjekur me Antonion dhe Kejsi, mori makinën dhe eci drejt rrugës që të çon në një punishte guri.
    Gjatë ecjes, duke mos parë gjë, deklaruesja i tha Kejsit që të khehej, por Kejsi insistonte të vazhdonte rrugën dhe u tha: “…Do të ikim edhe pak…“, duke ecur Kejsi u tha: “…Ja ku e keni Antonion….“.
    Antonio, ishte i varur në një degë pishe, buzë rrugës, gjuhën e kishte të nxjerrë jashtë, sytë i kishte të hapur dhe trupin e kishte ende të ngrohtë.
    Stefani Karafili, ka pohuar në prokurori se është munduar së bashku me djalin e saj Mikelin, për të zgjidhur çarçafin me të cilin ishin varur i ndjeri, por ishte e pamundur.
    E ëma i ka thënë djalit tjetër, Mikelit, që të shkonte tek lokali ku ndodhej Rexhepi dhe të merrte një thikë. Mikeli ka shkuar tek Rexhepi, ku ka marrë thikën dhe është kthyer përsëri, me makinën e Kejsit.
    Pasi ajo ka prerë çarçafin, e kanë futur Antonion në makinë dhe ka telefonuar bashkëshortin e saj, duke e vënë në dijeni për ngjarjen.
    Hetimet për këtë ngjarje fillimisht nisën për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”, por pas 7 vite verifikime prokuroria e Korçës ka dalë në përfundimin se autorë të mbytjes me çarçaf dhe më pas varjes në pemë të viktimës, janë Rexhep Vathi nga Kruja dhe e dashura e viktimës, Kejsi Spaillari./Ora News

  • SYRI TV/ U gjet i varur në pemë – Korçë, zbardhet pas 7 vjetësh vrasja e Antonio Karafilit

    SYRI TV/ U gjet i varur në pemë – Korçë, zbardhet pas 7 vjetësh vrasja e Antonio Karafilit

    Prokurorisë së Korçës i janë dashur shtatë vjet për të zbardhur vrasjen e të riut Antonio Karafili. Ky i fundit u gjet i varur në pemë shtatë vjet më parë në periferi të Voskopojës, por nga hetimet janë grumbulluar prova, të cilat hedhin dritë mbi ngjarjen. Antonio Karafili është vrarë nga ish e dashura e tij Kejsi Spahillari në bashkëpunim me Rexhep Vathin, me të cilin ajo kishte lidhje paralele. Për Kejsi Spahillarin prokuroria ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, pasi jeton në Kanada, ndërsa Rexhep Vathi u vetëvra një vit më parë.

    Syri tv

    Zbardhet pas shtatë vjetësh vrasja e të riut Antonio Karafili, ngjarje e ndodhur në vitin 2018 në fshatin Voskopojë të Korçës. Gjykata e qytetit juglindor ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë, me kërkesë të prokurorisë për shtetasen Kejsi Spahillari, e cila akuzohet për vrasjen e ish-të dashurit të saj, Antonio Karafaili.

    Edhe pse ngjarja u regjistrua dhe hetua si vetëvrasje, pasi 18 vjeçari Antonio Karafili u gjet i varur me çarçaf në një pemë në periferi të fshatit Voskopojë, prokuroria vijoi hetimin duke mbledhur prova dhe vlerësuar indiciet, të cilat implikonin në ngjarje të dashurën e Antonios, Kejsi Spahillari dhe të riun tjetër Rexhep Vathi.

    Nga indiciet dhe provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kane mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe me pas e kanë varur në pemë,duke inskenuar vetëvrasjen e të riut. Motivi i krimit dyshohet të jetë lidhja paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën dhe Rexhep Vathin. Pas krimit, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të 2024 Rexhep Vathi vrau veten.

    Prokuroria e Korçës ka nxjerrë urdhërin e arrestit për Spahillarin, ndërsa gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për akuzë e vrasjes me dashje në bashkëpunim. Pas kësaj pritet që Prokuroria e Korçës të procedojë me urdhë arresti ndërkombëtar për Kejsi Spahillarin, e cila prej disa vitesh jeton në Kanada ku ka krijuar familje.

  • Vajza i akuzohet për vrasjen e ish-partnerit, flet e ëma e Kejsi Spahillarit: Çdo gjë është sajesë

    Vajza i akuzohet për vrasjen e ish-partnerit, flet e ëma e Kejsi Spahillarit: Çdo gjë është sajesë

    Prokuroria e Korçës ka zbardhur pas 7 vitesh vdekjen e Antonio Karafilit, i cili në vitin 2018 u raportua se kishte vrarë veten duke u varur në një pemë.
    Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për ish-partneren e Karafilit, Kejsi Spahillari, e dyshuar për vrasjen e të riut.
    Sipas Prokurorisë, nga provat biologjike rezulton se Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari kanë mbytur me çarçaf Antonio Karafilin dhe më pas e kanë varur në pemë, duke inskenuar vetëvrasjen.
    Motivi i krimit dyshohet të ketë qenë një lidhje paralele që Kejsi Spahillari kishte me viktimën dhe Rexhep Vathin. Pas ngjarjes, Spahillari emigroi në Kanada, ndërsa në gusht të vitit 2024, Rexhep Vathi vrau veten.
    Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, në një prononcim për Euronews Albania, e ëma e Kejsi Spahillarit mohon përfshirjen e vajzës në krim. Mes lotësh, ajo shprehet se e gjithë çështja është e sajuar dhe se vajza po merret nën akuzë pa prova konkrete.
    Sa i përket gjurmëve biologjike në çarçaf, ajo pohon se e bija ndodhej në vendngjarje pas vetëvrasjes dhe kishte ndihmuar në uljen e trupit nga pema, së bashku me persona të tjerë.
    “Asgjë nuk është e vërtetë. Çdo gjë është sajesë, është e stisur. Nuk e njoh fare personin në fjalë, e dëgjoj për herë të parë. Jam e shokuar.
    Si ka mundësi që në kaq vite nuk u gjet asgjë, dhe tani shpiket kjo histori pa asnjë fakt konkret? Nuk e kuptoj si çdo akuzë merret si e mirëqenë. Vajza më ka thënë që nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje,” deklaron e ëma.