Showbiz E Premte, 4 Prill 2025 21:31
Dy prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, Ledri Vula dhe Bebe Rexha janë takuar së fundmi në Amerikë. Ata ndezën spekulime për bashkëpunim të mundshëm mes tyre. Lajmi u bë publik përmes një fotografie të shpërndarë nga menaxheri i Ledrit. Fotografia ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale, me fansat që tashmë po shpresojnë për një projekt të përbashkët mes reperit të njohur nga Prishtina dhe këngëtares me famë botërore. A është ky takim thjesht miqësor apo parapërgatitje për një surprizë muzikore? Kjo mbetet për t’u pare, pasi si Ledri, ashtu edhe Bebe, janë figura të padiskutueshme në muzikën shqiptare dhe pozitat e tyre në skenë mbeten të pakonkurrueshme.
Tag: rexha
-

Ledri Vula dhe Bebe Rexha në bashkëpunim?
-

Bebe Rexha e pakënaqur me burra: Dua të jem një vajzë lozonjare
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndarë një mesazh në Instagram me të cilin ka ngjallur mjaft reagime te ndjekësit.
Në postimin e saj Bebe nënkupton se në këtë epokë të jetës ndjen se është e detyruar të bëjë rolin e një burri pasi vetë burrat nuk e bëjnë.
“Unë vërtet dua të jem në epokën time të vajzës lozonjare dhe të ëmbël, por nuk mundem sepse të gjithë burrat në planet janë në këtë epokë tani. Dhe dikush duhet të jetë burri”, shkruhet në postimin e publikuar nga ajo.
Më tej Bebe ka postuar edhe një video ku sqaron se i mbështet burrat të cilët lidhen më anën e tyre femërore, mirëpo për shkak të kësaj ajo ndjen presionin e të qenët burrë dhe grua njëkohësisht.
“E mbështes që djemtë të jenë më të lidhur me anën e tyre femërore, më pëlqen kjo për ju. Por është e vështirë të jesh në epokën tënde të vajzës së butë kur të gjithë djemtë janë gjithashtu në këtë fazë. Ndjehem sikur duhet të jem dhe djalë dhe vajzë në të njëjtën kohë”, shprehet ajo.FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR