Bebe Rexha, e lindur në Brooklyn, New York më 30 gusht 1989, është një nga artistet më të suksesshme dhe të dashur të muzikës moderne e cila sot feston 36 vjetorin e lindjes!
Me origjinë shqiptare, Bebe ka rritur një karrierë të jashtëzakonshme falë talentit të saj të jashtëzakonshëm dhe angazhimit të palëkundur në muzikë.
Pas fillimit të saj në muzikën e pop-it dhe rrethin e muzikës alternative, Bebe bëri një hapa të mëdha në vitin 2013, kur shkroi dhe mori pjesë në bashkëpunimin për hitin “The Monster” të Eminem dhe Rihanna, që e çoi atë në njohje globale. Pas këtij suksesi, Bebe vazhdoi të pushtojë listat e muzikës me këngë të tilla si “Meant to Be”, e cila arriti kulmin e suksesit në Billboard Hot 100 dhe që bëri xhiron e botës.
Ajo është gjithashtu një artiste që ka bashkëpunuar me disa nga emrat më të njohur në industrinë muzikore, duke përfshirë Nicki Minaj, David Guetta, dhe G-Eazy. Çdo album dhe këngë e saj është një dëshmi e talentit të papërmbajtshëm dhe aftësisë për të kapur emocione dhe ndjenja të thella.
Përveç suksesit në muzikë, Bebe ka qenë gjithashtu një aktiviste e njohur për të drejtat e grave dhe mbështetjen e diversitetit, duke qenë një model për shumë të rinj në industrinë e muzikës dhe jashtë saj.
Sot, Bebe Rexha vazhdon të shkëlqejë si një ikonë muzikore, një ambasadore e ndryshimit dhe një frymëzim për miliona fansa. Gëzuar ditëlindjen, Bebe!
Tag: rexha
-

Gëzuar Ditëlindjen, Bebe Rexha: sa vjeçe bën artistja?
-

Bebe Rexha paralajmëron bashkëpunimin e ri me Netsky
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka njoftuar projektin e saj më të ri muzikor, në bashkëpunim me producentin e njohur belg Netsky.
Kënga titullohet “Light That Leads Me” dhe është prezantuar gjatë verës në disa festivale ndërkombëtare, por do të publikohet zyrtarisht këtë të premte.
“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij projekti të mrekullueshëm drum and bass me të jashtëzakonshmin @netskyofficial. Shpresoj ta pëlqeni po aq sa e dua unë”, ka shkruar Bebe në InstaStory.
Ky bashkëpunim sjell një kombinim mes stilit energjik të Netsky dhe vokalit karakteristik të Rexhës, duke u cilësuar tashmë si një projekt me potencial për hit ndërkombëtar./KultPlus.com
-

Fitnete Rexha, një nga emrat më të veçantë të muzikës shqipe
Fitnete Rexha është një nga emrat më të shquar të muzikës së mirëfilltë shqipe, me theks të veçantë, muzikës qytetare tiranase, shkruan KultPlus.
Reth 200 këngë popullore të Shqipërisë së Mesme, janë të regjistruara në repertuarin e këngëtares Rexha, ku prej tyre më të zgjedhura janë: “Fërfëlloj fëllënza në ujë’’, “Te selvitë e Namazgjasë”, “Qënke veshur me të bardha”, “Mu aty tek shtatë zymbylat”, “Dy të bukurat në nji derë” etj.
Ajo lindi më 3 prill 1933 në Tiranë. Dëshira për tu marrë me muzikë popullore tiranse kishte lindur qysh në fëmijërinë e hershme të saj, pasi ajo ishte e bija e Rexh Delisë “Hero i Popullit’’, familje kjo që njihej për vlerat e traditës, ku ndër vlera të tjera, kultivohej prej shumë brezash kënga popullore.
Rreth moshës 15 vjeçare, Rexha bën regjistrimin e këngëve të para popullore në Radio-Tirana nën shoqërinë e grupit orkestral të Shqipërisë së mesme të drejtuar nga Muharrem Gura dhe Skënder Reka.
Karrierën e saj si këngëtare e filloi në Estradën e Tiranës, dhe më pas aktiviteti i saj më tutje u zhvillua pranë A.K.V.P-së në Tiranë deri në daljen në pension në vitin 1981.
Për kontributin e saj të madh, në ruajtjen dhe kultivimin e këngës së pastër shqipe Fitnete Rexha u shpall “Artiste e Merituar” nga autoritetet shtetërore të Shqipërisë.
Ajo vdiç më 14 gusht 2003 në Tiranë/KultPlus.com
-

Bebe Rexha “ngec” në restorant me hitin e saj: E njëjta këngë u luajt 8 herë rresht!
Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit në TikTok një moment sa komik, aq edhe paksa i sikletshëm që i ka ndodhur gjatë një darke në restorant.
Teksa po shijonte një mbrëmje të qetë, stafi e njohu këngëtaren shqiptare me famë botërore dhe vendosi ta “nderonte” në mënyrën më të zhurmshme të mundshme: duke vendosur hitin e saj “I’m Good (Blue)” jo një, por tetë herë radhazi, pa pushim.
Në videon që Rexha ndau me humor, ajo shfaqet e ulur në tavolinë, duke buzëqeshur në siklet ndërsa në sfond dëgjohet sërish e njëjta këngë. “Kur restoranti lëshon këngën tënde tetë herë rresht përgjatë darkës,” shkruan ajo me ironi, duke bërë që fansat të shpërthejnë në komente plot të qeshura.
Në seksionin e komenteve, ajo shtoi: “Ata e lëshuan fjalë për fjalë tetë herë radhazi kur e dinin që isha atje. U ndjeva shumë në siklet”. -

Batutat/ “S’kemi ardhur për sulme”, Rama: Mbase mendoni se e mbroni Shqipërinë nga ne!
Batutës së kryeministrit Edi Rama për përfaqësuesit e teknologjisë, iu përgjigj Kreshnik Rexha, bashkëthemelues i kompanisë së sigurisë kibernetike SquareVertex.Ai.
“E siguroj kryeministrin që kemi ardhur për ta mbrojtur Shqipërinë, jo për ta sulmuar”, tha ai.
Sigurisht, kreu i qeverisë e replikoi sërish me batutë.
“Shqipërinë e mbroni ju dhe në një moment të caktuar ju duket sikur po e mbroni Shqipërinë duke na sulmuar ne”, tha Rama.
Më tej, Rexha i kërkoi që qeveria të bashkëfinancojë certifikimin ndërkombëtar për të gjithë ata që duan të punojnë në këtë sektor dhe që vendi ynë të shihet si qendër ekselence.
“Shqipërinë e shohin akoma si pa cilësi, ky është problem që kam pasur disa herë. Kemi 200 veta në Serbi, 500 në Rumani, duhet ta pozicionojmë Shqipërinë si qendër ekselence, duke shfrytëzuar talentin shqiptar dhe urinë për të qenë dikushi në këto fusha. Kemi potencial. Do doja ndihmë për të bashkëfinancuar certifikimin ndërkombëtar, sepse ato të hapin derën për intervista direkte në Europë dhe Shtetet e Bashkuara”, u shpreh ai. -

Bebe Rexha s’i reziston trendit të ri, por fansat kanë dyshime për “lodrën Labubu”
Bebe Rexha i është bashkuar trendit më të ri të lodrave koleksionuese, duke ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një “Labubu” simpatik që e mban në dhomën e gjumit.
“Çfarë mendoni për të?”, pyeti ajo, por jo të gjithë reaguan me të njëjtin entuziazëm. Një ndjekës e quajti lodrën “demonike” dhe i sugjeroi ta “gjuante larg”.Bebe, si gjithmonë me humorin e saj të veçantë, vendosi ta publikojë mesazhin, duke treguar se nuk e merr seriozisht dramën e rrjeteve sociale. -

Producenti Tom Therçaj sjell dokumentarin “Misionari i paqes”
Pas një përvoje të gjatë krijuese, me dokumentarë me temë historike, trashëgiminë materiale e kulturore, artin dhe kulturën, gazetari dhe producenti Tom Therçaj promovoi në Tiranë një dokumentar kushtuar veprimtarit të shquar Avdi Rexha. Njeriu që la gjurmë të pashlyeshme me kontributin e tij të spikatur për shërimin e plagës së dhimbshme të gjakmarrjes, është përjetësuar në art.
Në një veprimtari jubilare, me rastin e 100-vjetorit të lindjes, u përkujtua misionari i pajtimit Avdi Rexha, si një veprimtar i shquar i Komitetit Mbarëkombëtar të Pajtimit ai luajti një rol të rëndësishëm për të mbjellë paqe, harmoni dhe shpresë, sidomos në vitet e trazuara të tranzicionit shqiptar.
Ky bir i Malësisë së Gjakovës trokiti derë më derë e fshat më fshat, jo vetëm në Malësinë e Gjakovës, por edhe në Kosovë, Mirditë, Dukagjin e Malësinë e Madhe, duke u gjendur pranë familjeve në hasmëri për të frenuar një tragjedi kombëtare siç është gjakmarrja.
Kryetari i Komitetit Mbarëkombëtar të Pajtimit, Gjin Marku, në fjalën e rastit e vlerësoi misionarin Avdi Rexha si një filozof popullor që i kishte peshë fjala dhe me urtinë e tij, mbështetur në traditën e odës së burrave, bëri të mundur të pajtoheshin qindra familje në hasmëri.
Qindra të pranishëm, pjesëtarë dhe të afërm të familjes Rexha, bashkëpunëtorë të misionarit të njohur, nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, morën pjesë në shfaqjen premierë të dokumentarit ‘Misionari i paqes’. Ky dokumentar solli kujtime, mbresa dhe histori interesante, nëpërmjet intervistave ekskluzive të bashkëpunëtorëve të Avdi Rexhës, nga Shqipëria dhe Kosova. Ai ka marrë vlerësime të shumta e tituj siç është edhe Qytetar Nderi i Tropojës, pas vdekjes.
Avdi Rexha i Bujanit të Tropojës u bë i njohur në Shqipëri dhe Kosovë me misionin e pajtimit, që nuk reshti, i frymëzuar edhe nga intelektuali i shquar i Dardanisë, Anton Çeta. Filozofia e tij ishte ‘trim asht ai që shtrin dorën e pajtimit, dhe jo gishtin e krimit’.
Plaku i urtë i malësisë së Gjakovës, Avdi Rexha mbetet një burim frymëzimi për brezat, për t’a ndërtuar jetën në harmoni dhe paqe, larg mërisë, urrejtjes dhe konflikteve.
Veprimtaria jubilare në nderim të Avdi Rexhës, u kthye në një festë të bukur. Mbresa të veçanta solli e bija e misionarit, poetja Bujana Malaj, me poezinë kushtuar të atit, që e interpretoi së bashku me artistin Kliti Roshi. Në vijim interpretuan këngëtarët e njohur Arben Gjeloshi dhe Lekë Pecnikaj, si dhe grupi i vajzave që krijuan atmosferë të bukur me Vallen e Tropojës. -

“Nuk i kemi bërë faj askujt”, Albatros Rexha për raportin Shqipëri-Serbi: Të adresohen padrejtësitë
Në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon në RTSH, ku u diskutua lidhur me marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, shkrimtari dhe studiuesi Albatros Rexha se nuk mund të shkohet drejt një zgjidhje praktike pa qartësuar gjërat funksionale mes dy popujve. Sipas tij kjo bëhet së pari duke adresuar padrejtësinë historike.
“Nuk është faji tek politika e madhe. Mendoj se është pjesë e asaj doktrinës që ata e kanë në gjenezën e tyre kombëtare për të nënshtruar popuj të tjerë, në radhë të parë për të nënshtruar popullin shqiptar. Unë i takoj brezit që ka besuar në zgjidhjet praktike, por këto janë përralla me mbret, për arsye se nuk mund të vihet deri tek ajo pa qartësuar gjërat funksionale mes dy popujve. Kjo bëhet së pari duke adresuar padrejtësinë historike. Ne nuk kemi nevojë të luajmë rolin e një personi inferior. Nuk mund të ecësh përpara pa trajtuar esencën e problemit“, tha ai.
Sipas studiuesit Rexha, shqiptarët nuk i kanë bërë faj askujt dhe se nuk duhet të luajmë rolin e personit që duhet të ndajë një faj fiktiv.
“Nëse ne duam që brezat e tjerë të mos përjetojnë përsëritjen e historisë duhet të adresojmë padrejtësinë historike. Ne si shqiptarë nuk i kemi bërë faj askujt dhe nuk kemi nevojë të luajmë rolin e personit që duhet të ndajë një faj fiktiv. Ne nuk kemi faj. Në çdo tre breza kemi rrëke gjaku, duhet që dikush të kërkojë falje për atë gjë, duhet që t mbajë përgjegjësi historike. Ideja që dy palët kanë faj nuk qëndron. Ne ju kemi dhënë rast të krijojmë shoqëri por asnjëherë nuk mjafton”, u shpreh ai. -

Bebe Rexha zbulon humbjen e dhimbshme të shtatzënisë
Showbiz E Mërkurë, 7 Maj 2025 11:38
Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha, 35 vjeçe, ka zbuluar se ka përjetuar një humbje të thellë shtatzënie, një rrëfim emocional që erdhi pas sulmeve të shumta ndaj pamjes së saj fizike pas paraqitjes në Met Gala.
Artistja ndau me entuziazëm foto nga debutimi i saj në këtë ngjarje prestigjioze, ku u shfaq me një fustan të dizajnuar nga Christian Siriano – një veshje elegante dhe e ngushtë në trup me një fund të madh prej tyli, shkruan DailyMail.“Met Gala im i parë”, shkroi ajo në rrjetet sociale, duke shprehur gëzimin për pjesëmarrjen.Por shpejt, ky moment i veçantë u kthye në trishtim, pasi komentet negative rreth pamjes së saj nisën të shpërndaheshin në internet. Një nga kritikat më të ashpra erdhi nga reperja Azealia Banks, 33 vjeçe, e cila nuk ishte pjesë e eventit, por u shpreh në rrjetin X (ish-Twitter):
“Motra më jep ndjesinë e dikujt që ka një implant hormonal kontraceptiv apo diçka të tillë,” shkroi ajo.
“Është si të ketë një ‘implanon ose nuvaring’ që duhet hequr, ose një injeksion depo që duhet ndaluar (nuk po përpiqem as ta tall).”
Pas kësaj, në një postim të fshirë më vonë, Bebe Rexha vendosi të ndajë publikisht arsyen pas shtimit të peshës së saj, duke zbuluar për herë të parë një tragjedi personale.
“Jam e lodhur nga komentet për peshën time”, nisi ajo, sipas raportimeve të Page Six.
“Kam sindromën e vezores policistike (PCOS) dhe përballem me vështirësi për të mbetur shtatzënë”, shpjegoi ajo. Sipas WebMD, shtimi në peshë është një efekt anësor i zakonshëm i këtij çrregullimi.
Më pas, ajo bëri publik lajmin tronditës:
“Mbeta shtatzënë, por nuk shkoi siç shpresoja, dhe që atëherë e kam mbajtur atë dhimbje në heshtje. Nuk i kam borxh askujt të vërtetën, por ndoshta tani do të mendoni dy herë para se të komentoni për trupin e dikujt”.
Rexha nuk dha detaje se kur ndodhi humbja apo me kë e kishte pritur fëmijën, por rrëfimi i saj u prit me një valë mbështetjeje dhe dhembshurie nga fansat dhe ndjekësit në mbarë botën. -

Për herë të parë në Met Gala, Bebe Rexha përballet me komentet fyese, bën rrëfimin e trishtë për dështimin e shtatzënisë
Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha, 35 vjeçe, ka ndarë një rrëfim prekës për një humbje shtatzënie, pas një vale komentesh fyese për pamjen e saj fizike gjatë debutimit në Met Gala.
Artistja u shfaq për herë të parë në këtë event prestigjioz me një fustan elegant të dizajnuar nga Christian Siriano, duke ndarë me entuziazëm foto nga nata. “Met Gala im i parë”, shkroi ajo në rrjetet sociale, duke reflektuar gëzimin e pjesëmarrjes. Por atmosfera e gëzueshme u zbeh shpejt nga komente negative, mes të cilave një nga më të përfolurat ishte ajo e reperes Azealia Banks, e cila komentoi në rrjetin X mbi trupin e Rexhës, duke sugjeruar se ajo kishte ndryshime hormonale për shkak të një implanti kontraceptiv.
Si përgjigje ndaj sulmeve, Rexha publikoi një mesazh emocional – të cilin më vonë e fshiu – ku zbuloi arsyen pas ndryshimeve trupore dhe vështirësive që po përjetonte. “Jam e lodhur nga komentet për peshën time,” shkroi ajo. “Kam sindromën e vezores policistike (PCOS), çrregullim që më ka sjellë sfida të mëdha për të mbetur shtatzënë.”Në të njëjtin postim, ajo ndau për herë të parë një dhimbje personale që kishte mbajtur për vete: “Mbeta shtatzënë, por nuk shkoi siç shpresoja. Kjo dhimbje ka qenë me mua në heshtje. Nuk i kam borxh askujt të vërtetën, por ndoshta tani do të mendoni dy herë para se të komentoni për trupin e dikujt.”
Bebe Rexha nuk dha detaje të mëtejshme për kohën apo rrethanat e shtatzënisë, por rrëfimi i saj u prit me një mbështetje të gjerë dhe mesazhe ngushëllimi nga fansa në mbarë botën.