Tag: revolucion

  • Tarifat e SHBA, Trump mesazh amerikanëve: Ky është një revolucion ekonomik, ne do të fitojmë!

    Tarifat e SHBA, Trump mesazh amerikanëve: Ky është një revolucion ekonomik, ne do të fitojmë!

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një mesazh drejtuar popullit amerikan për tarifat u thotë se ky është një revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë.

    “Ky është një revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë,” shkroi presidenti amerikan në platformën Truth Social, duke u thënë bashkatdhetarëve të tij “Kjo nuk do të jetë e lehtë“, duke premtuar megjithatë se “rezultati përfundimtar do të jetë historik“.
    Tarifat e reja të Trump kanë tronditur ekonominë globale dhe tregjet financiare në mbarë botën kanë pësuar humbje të mëdha. Vetëm në Wall Street, 6 trilion dollarë humbën në dy ditët e fundit, sipas të dhënave të tregut të Dow Jones. Në fakt, dje presidenti i Bankës Federale të SHBA-së (Fed) Jerome Poëell prezantoi me ngjyra të zeza perspektivat e ekonomisë amerikane pas tarifave të reja dhe efektet e tyre ekonomike përfshijnë inflacion më të lartë, rritje më të ngadaltë dhe rritje të papunësisë.

    Tarifat aktualisht në fuqi përjashtojnë disa produkte – të tilla si nafta, gazi natyror, ari, bakri, argjendi, paladiumi, lëndë druri, gjysmëpërçuesit, farmaceutikët dhe mineralet që nuk janë në SHBA – dhe i shtohen atyre tashmë në vend. Tarifat e reja nuk prekin gjithashtu makinat e çelikut, aluminit dhe ato të importuara, të cilat tashmë i nënshtrohen tarifave 25%. Fatura do të jetë edhe më e madhe nga 9 prilli për vendet që eksportojnë më shumë mallra në SHBA sesa importojnë prej saj.
    Tarifat për importet nga Kina do të arrijnë në 54%, për ato nga BE-ja 20%, për Vietnamin 46% dhe për Japoninë 24%. Sipas dokumentit zyrtar të paraqitur nga qeveria amerikane dje, tarifat e reja kanë të bëjnë me rreth 80 vende dhe rajone, përfshirë 27 vendet anëtare të BE-së.

    Top Channel

  • Erion Veliaj: 8 vite revolucion në administrimin e pallateve, bashkë për komunitete më të forta

    Erion Veliaj: 8 vite revolucion në administrimin e pallateve, bashkë për komunitete më të forta

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shkruan në Facebook:
    8 vjet më parë filluam një revolucion që s’kishte ndodhur asnjëherë në Tiranë, atë për administrimin e ambienteve në bashkëpronësi, duke nismuar procesin e licencimit të administratorëve të pallateve. 🧑🏻‍💼U jam mirënjohës qytetarëve të Tiranës 🙏🏻 që e përqafuan menjëherë këtë ndryshim jo të lehtë, por të nevojshëm, për përmirësimin e jetës në komunitet, sepse na mundësoi zgjidhjen e shumë problemeve me të cilat përballemi çdo ditë, e që jo pak herë përktheheshin në konflikte e debate të paarsyeshme me njëri-tjetrin.Një punë kolosale e jona, e kryer me pasion prej vitit 2017, çka bëri që sot të kemi 1171 administratorë të certifikuar nga Bashkia e Tiranës, si hallka e parë e zgjidhjes së problemeve në komunitetin, lagjen, pallatin ku banojmë. 📃🏢Sigurisht, ky është proces që vijon ende, ndaj unë i nxis banorët, të cilët ende nuk kanë zgjedhur një administrator në pallatin e tyre, ta përcaktojnë sa më shpejt atë, edhe me ndihmën e bashkisë, si një moment kyç, së pari, për të përmirësuar bashkëjetesën e tyre në komunitet, por edhe për të përfituar nga projekte si ai i Fondit të Komunitetit.Vetëm bashkë mund të arrijmë gjëra që duken të pamundura. 🤝🏻❤️

  • Kina iu kundërpërgjigj SHBA-ve me tarifa shtesë, Trump: Ky është një revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë!

    Kina iu kundërpërgjigj SHBA-ve me tarifa shtesë, Trump: Ky është një revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë!

    Presidenti Donald Trump ka reaguar sërish pasi Kina iu kundërpërgjigj SHBA-ve me tarifa shtesë 34%.

    Presidenti amerikan, përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth, i cilësoi tarifat e tij si një revolucion ekonomik, ndërsa shtoi se SHBA do të dalë e fituar.

    Lexo edhe :

    Related Posts

    “Kina është goditur shumë më rëndë se SHBA-ja, madje as afër. Ata dhe shumë kombe të tjera na kanë trajtuar keq në mënyrë jo të duhur.

    Ne kemi qenë “post fshikullues” memec dhe të pafuqishëm, por jo më. Po rikthejmë vendet e punës dhe bizneset si kurrë më parë.

    Tashmë, më shumë se pesë trilion dollarë investime, dhe në rritje të shpejtë!Ky është një revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë. Nuk do të jetë e lehtë, por rezultati përfundimtar do të jetë historik. ne do ta bëjmë Amerikën së madhe sërish!!!”, shkruan Trump.

    /vizionplus.tv

  • Mira Murati në listën e the ‘Time’, shqiptarja mes njerëzve që po bëjnë revolucion në botë

    Mira Murati në listën e the ‘Time’, shqiptarja mes njerëzve që po bëjnë revolucion në botë

    Çdo vit revista prestigjioze amerikane, publikon listën me 100 personat më me ndikim. Këtë vit ‘Time’ ka renditur emrin e shqiptares Mira Murati, në mesin e 100 personave më me ndikim në teknologjinë që po bën revolucion në botë inteligjencën artificiale.
    ‘TIME 100 AI’ nderon figurat që po bëjnë hapat gjigantë të transformimit teknologjik. Mes tyre është shefi i Google, Sundar Pichai, ndërsa Mira Murati është në listën e inovatorëve.

    Shefja e teknologjisë në gjigantin OpenAI, sipas shkrimit të “Time”, ka qenë një prej figurave udhëheqëse në rritjen meteorike të kompanisë.
    Ajo ka qenë një prej personave kyç në zhvillimin e modeleve ChatGPT dhe DALL-E, të cilat bënë që bota të mësojë se çka është inteligjenca artificiale.
    Murati është vlerësuar si udhëheqëse në kompani, edhe për versionin e ri të robotit me të cilin po komunikojnë njerëzit, GPT-40, falë edhe interaksioneve me zë në kohë reale.