Tag: revolucion

  • “PD të pastrohet nga spurdhjakët”, Murrizi “shkrep armët” ndaj opozitës: Revolucion nuk bëhet me vegla politike

    “PD të pastrohet nga spurdhjakët”, Murrizi “shkrep armët” ndaj opozitës: Revolucion nuk bëhet me vegla politike

    Mos u lodhni kot duke menduar se po mashtroni demokratët dhe qytetarët me “revolucione” imagjinare 3D.
    Asnjë njeri nuk pipëtin, nuk belbëzon dhe nuk flet më për “masakrën” zgjedhore që do të zbulonin gjatë “rinumërimit” nga patronazhistët e Celibashit.
    A mund të na e thonë këta dy anëtarët e KAS-it, seksualo-bashisto-demokratikas, se kush ishin 48 rilindasit që paguhen prej vitesh në KQZ dhe që bënë “rinumërimin” e rreth 40% të kutive të votimit në Shqipëri, pra të gjitha kutitë e qarkut Tiranë dhe Fier, dhe pjesërisht ato të qarqeve Durrës dhe Dibër?
    Pse duhet t’u besojë PD-ja më shumë punonjësve të Celibashit se komisionerëve të saj?

    Apo ngaqë Celibashi u përzgjodh nga Bylykbashi me porosi të Lulzim Bashës në vitin 2020?
    Po këta anëtarët e KAS-it, gjoja përfaqësues të PD-së — a mund të na thotë Bylykbashi se çfarë lidhje kanë me PD-në dhe me Lulzim Bashën?

    Apo u rehatuat tani dhe po prisni shtatorin për “revolucion”?
    Po kush ju mbështet e ju vjen nga pas juve, more palaço e spurdhjakë politikë, që kishit frikë edhe nga vota e demokratëve dhe nuk u futët në primare, edhe nga vota e qytetarëve dhe u mbyllët në listë si qentë në stan?
    Nëse PD-ja do të vazhdojë akoma me këta “bythecë” që nuk i përfill askush në asnjë cep dhe janë të neveritshëm, të shpërlarë e të urryer në perceptimin qytetar në çdo qytet, fshat, lagje e pallat, atëherë mos u lodhni kot duke menduar se po mashtroni demokratët dhe qytetarët — në fakt, po mashtroni veten me “revolucione” imagjinare 3D.
    Me këta lloj drejtuesish politikë, me këtë kryesi, këshill kombëtar, sekretariate e departamente dhe, pse jo, me një grup parlamentar pa vota, “revolucioni” do të ndryshket në mendjen e çdo idioti apo debili politik që i mendon njerëzit si ushtarë.
    Hajt, pushime të mbara dhe në 10 shtator rresht në parlament — dhe herë pas here bëni ndonjë skenë aty, sikur do të “vriteni” për demokraci, siç bëtë katër vitet që shkuan.
     
     

  • Ajaks në revolucion, trajner zgjidhet Heitinga

     Klubi famshëm holandez Ajaks Amsterdam ka njoftuar emërimine trajnerit të ri. Ai do të jetë Xhohn Heitinga. 41-vjeçari rikthehet te klubi ku nisi karrierën si futbollist, duke zëvendësuar Françesko Farioli, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar pas dështimit për të fituar titullin kampion në Eredivisie.

    Heitinga ka firmosur një kontratë dyvjeçare ndërsa më parë ai punoi edhe me Arne Slot te kampionët e Premier Ligës, Liverpul.

    “Jam jashtëzakonisht i emocionuar që po nis këtë aventurë. Vitet e fundit në Angli më kanë ndihmuar shumë. Kam pasur mundësinë të mësoj nga David Mojes dhe Arne Slot, ndërkohë që pashë nga afër sesi funksionojnë dy klube të mëdha. Tani jam gati të vazhdoj si trajner kryesor dhe ndihem i nderuar që e marr këtë mundësi te Ajaksi”, deklaroi ai.

    Vazhdo leximin

  • Revolucion te Real Madrid, Perez përgatit ndryshime në çdo repart

    Revolucion te Real Madrid, Perez përgatit ndryshime në çdo repart

    26 Maj 2025

    16:07

    Telesport

    Me trajnerin Xabi Alonso në stol, Real Madrid do të jetë i frikshëm.
    Afrimi i qendërmbrojtësit Dean Huijsen ishte vetëm fillimi. Trent Alexander-Arnold konsiderohet tashmë futbollist i Realit dhe zyrtarizimi i tij do të ndodhë për pak ditë.
    Alvaro Carreras, mbrojtësi i majtë i lindur në vitin 2002, ka shkëlqyer te Benfica dhe pritet të rikthehet në Madrid për 50 mln euro. Perez po përgatit edhe dy blerje të tjera.
    Presidenti madrilen do të afrojë një mesfushor defensiv dhe një sulmues. Një revolucion total në çdo repart!

  • Një skuadër e tërë me valixhet në dorë, te Juventus përgatiten për një revolucion në merkato, ja emrat

    Një skuadër e tërë me valixhet në dorë, te Juventus përgatiten për një revolucion në merkato, ja emrat

    Te Juventus mund të ketë një revolucion të madh këtë verë, me plot 11 lojtarë që janë me valixhen gati. Pra, një skuadër e tërë. Qendërsulmuesi serb Dusan Vlahovic është kryesuesi i largimeve nga bardhezinjtë por sigurisht jo i vetmi.
    Ai ka ende edhe një vit kontratë, me një pagë neto prej 12 milionë eurosh. Negociatat për rinovim nuk kanë nisur kurrë, ndaj ai është efektivisht në shitje. Edhe Kolo Muani ka pasur ulje-ngritjet e tij në repartin e avancuar.
    Fillimisht Juventus mendonte ta mbante francezin e huazuar, por duket se ka ndërruar mendje. Nga ana tjetër, Arkadiusz Milik ka qenë gjithmonë jashtë fushës këtë sezon. Ai rinovoi kontratën duke shpërndarë rrogën në një periudhë afatgjatë.
    Në dilemë janë edhe Veiga dhe Conceiçao. Juventus nuk dëshiron t’i heqë qafe, por ata duan të rriten diku tjetër për një sezon, të luajnë më shumë. Edhe klubi ka qëllim që t’i ripërtërijë dhe të lulëzojnë në vitin 2026.
    Kundër Udinese, Conceiçao, i cili ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë euro në kontratën e tij me Porton, u rikthye të shkëlqejë. Në vjeshtë, një investim tek portugezi dukej logjik, por me kalimin e muajve ai buxhet mund të devijohet në objektivat të tjerë.
    Douglas Luiz mund të rikthehet në Premier League, gjë që e ka konfirmuar vetë, ndërsa portieri Mattia Perin mund të tërhiqet nga një mundësia për të qenë titullar diku tjetër.
    Ndërsa Nicolò Savona, Samuel Mbangula dhe Jonas Rouhi, po luhaten midis një huazimi dhe një transferimi të mundshëm në rast të një oferte të mirë. Me pak fjalë, gjysma e dhomës së zhveshjes mund të largohet në merkaton e verës.

  • Edi Martini merr Vllazninë

    Edi Martini merr Vllazninë

    Vllaznia në revolucion. Pas deshtimit ne finalen per titullin kampion teksa u shpartallua 0-4 nga Egnatia largoi trajnerin Berdariç, drejtorin Osmani dhe nisi sagën e largimëve të lojtarëve me Kahrimanoviç të parin.

    Sot klubi njoftoi se ka emeruar Edi Martinit si timinierin e ri te skuadrës kuqeblu.

    Vazhdo leximin

  • A blihet “nderi” me 6 mln dollarë? Shkrimtari amerikan, që Berisha e quajti agjent të UDB: Lidhjet e ‘Continental’ me…

    A blihet “nderi” me 6 mln dollarë? Shkrimtari amerikan, që Berisha e quajti agjent të UDB: Lidhjet e ‘Continental’ me…

    Një kontratë me vlerë 6 milionë dollarë mes Partisë Demokratike të Sali Berishës dhe kompanisë lobuese me qendër në Florida, “Continental Strategy” vijon të tërheqë vëmendjen dhe të pasohet me reagime të shumta brenda dhe jashtë Shqipërisë.
    Është pikërisht vlera e kontratës që duket se ka tërhequr vëmendjen, pasi ajo jo vetëm është më e madhja që një parti apo grupim politik në Shqipëri ka paguar në 34 vitet e pluralizmit, por edhe është edhe më e madhja që kompania lobuese ka përfituar, referuar dokumenteve zyrtare të depozituara në FARA, ka nënshkruar që nga momenti i themelimit të saj.
    Continental punëson një listë lobistësh me lidhje me Trump-world, përfshirë Katie Wiles, nëna e së cilës është shefe e Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles.
    Continental Strategy ka gjithashtu lidhje të thella me figurat e administratës Trump, përfshirë sekretarin e Shtetit Marco Rubio, i cili ka fuqinë për të hequr Berishën nga lista e zezë.
    Fred Abrahams, një njohës shumë i mirë i Shqipërisë, ka komentuar lidhur me këtë kontratë lobimi.
    “Përtej zgjedhjeve të 11 majit, një qëllim kryesor është padyshim heqja e Sali Berishës dhe familjes së tij nga lista e personave të padëshiruar në SHBA.
    Me lidhje me Susie Wiles, Rubio dhe të tjerë, kjo kompani lobuese mund ta bëjë këtë”, shkruan Abrahams në një prej postimeve në X.

    Fred Abrahams, i cili ka bërë dhe një libër për Shqipërinë, është studiues, publicist, ekspert i të drejtave të njeriut dhe konsulent pranë Human Right Watch në Berlin.
    Libri i tij “Modern Albania – from Dictatorship to Democracy in Europe” ofron një vështrim të thellë në historinë e re të rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe të sprovave dhe vuajtjeve që kaloi vendi.
    Ai bazohet në përvojën personale të autorit, në më shumë se njëzet vjet punë kërkimore dhe analizën e qindra e dokumenteve, dikur sekrete, nga Shqipëria dhe SHBA, si dhe në intervista me personalitete kyç, shqiptarë dhe të huaj, që kanë luajtur rol në politikën e vendit që nga viti 1990 – mes tyre edhe ish-anëtarë të Byrosë Politike, udhëheqësit e opozitës, agjentë të shërbimeve sekrete, diplomatë, apo themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Në një intervistë për DITA disa kohë më parë, ai shprehej se “amerikanët arritën një marrëveshje faustiane me Berishën: Bëj çfarë të duash në Shqipëri, por…” – tregon Abrahams. Ai ka intervistuar edhe Ramiz Alinë dhe Sofokli Lazrin për “revolucionin” e 90-s.
    Ata synonin të realizonin atë që Sofokli Lazri e quan “transferim i ndikimit” – thotë ai.
    Titulli i librit tuaj është “Modern Albania” – Shqipëria moderne – një mbiemër ky me dy kuptime? A mendoni se Shqipëria është një vend modern?
    Titulli i librit “Modern Albania” është përdorur në kuptimin e një historie “bashkëkohore” apo të kohës së sotme, në kontrast me historinë e Shqipërisë para luftës ose nën Perandorinë Osmane. Me titullin unë nuk dua të sugjeroj se Shqipëria është një vend modern, në kuptimin një vend përparimtar, largpamës dhe progresiv. Përkundrazi, një temë konstante në libër është se sa vazhdon të jetë e ngarkuar Shqipëria me barrën e së kaluarës e saj.
    Një refren shumë i dashur i retorikës politike në Shqipëri është ai i revolucionit për përmbysjen e regjimit komunist. Për këtë tip të ri revolucioni pa gjak që ndodhi në disa nga vendet e tjera ish-komuniste, historian Timothy Garton Ash përdor termin “Refolution”, pra reformë dhe revolution. A ka pasur në Shqipëri një revolucion antikomunist.
    Shqipëria nuk ka pasur një revolucion. Por aty ekziston një mit shumë i fortë për një revolucion të tillë.
    Pas rënies së Murit të Berlinit, Ramiz Alia e kuptoi se Shqipëria duhet të ndryshonte, sepse ajo nuk mund të mbijetonte e vetme. Kjo pikëpamje u intensifikua pas vrasjes së Çausheskut në Rumani. Ramiz Alia dhe njerëz nga rrethi i tij i ngushtë më kanë thënë në intervistat që kam zhvilluar me ta, se donin që ta demokratizonin Shqipërinë. Unë nuk mendoj se ata ishin demokratë, por se ata ishin të shqetësuar dhe në kërkim të një mënyre, se si mund ta shmangnin për veten fatin që pësoi Çaushesku. Sidoqoftë ata iniciuan disa reforma. Të gjitha ndryshimet e bëra ishin nga lart dhe të gjitha brenda parametrave të partisë, si p.sh. pluralizmi famëkeq i mendimit. Ata liberalizuan ekonominë dhe reduktuan dënimet për disa të burgosur politikë. Ata lejuan median të botojë disa pikëpamje kritike. Dalëngadalë ata filluan t’i lironin zinxhirët, por nuk i hoqën ato.
    Në vend të kësaj ata synonin të realizonin atë që Sofokli Lazri e quan “transferim i ndikimit”. Pra ata donin që pushteti të kalonte në duart e një grupi njerëzish të besuar, të cilët ose ishin anëtarë të PPSH-së, ose gëzonin përqafimin e dorës së ngrohtë të saj. Ishte fjala pra për intelektualë të besuar, të cilët duhet të merrnin në dorë kontrollin dhe pushtetin.
    Megjithatë ka pasur edhe disa impulse të revoltës së vërtetë nga poshtë. Në janar 1990 protesta në Shkodër për të rrëzuar bustin e Stalinit, për shembull, është një shembull i tillë. Ose në mars 1990 protesta në Kavajë. Mësymja e ambasadave në korrikun e vitit 1990 ishte një moment i qartë kur shqiptarët i morën gjërat në duart e tyre, të frustruar nga hapat e zvarritur të reformës. Dhe sigurisht edhe lëvizja studentore e dhjetorit, kur të rinjtë me guxim thanë “mjaft!”
    Por, pas secilit nga këto momente, partia arriti ta vinte situatën nën kontroll. Pra, unë mendoj se Jo, në Shqipëri nuk ka pasur një revolucion në kuptimin e një ndërprerjeje radikale të fijeve të së kaluarës. Por unë gjithashtu mendoj, se kjo ndoshta ishte një gjë e mirë. Sepse duke pasur parasysh shkallën e represionit dhe të dhunës në vend, apo shkatërrimin e aq shumë familjeve gjatë diktaturës, një revolucion i vërtetë në Shqipëri mund të kishte qenë shumë i përgjakshëm.
    Ju thoni që në Shqipëri edhe pse nuk kishte revolucion, ekziston një “mit për revolucionin”. Cilat janë shkaqet për këtë?
    Edhe pse në Shqipëri nuk ka pasur revolucion, ekziston një pikëpamje e përgjithshme si në Shqipëri edhe jashtë saj, se regjimi i errët komunist u përmbys nga një lëvizje demokratike. Unë shoh disa arsye për këtë.
    Së pari, Partia Demokratike e ka përdorur këtë fabul, për qëllimet e saj politike. Kjo ishte një histori mjaft tërheqëse për t’u treguar – sidomos për Perëndimin: ne u ngritëm më këmbë dhe e mbytëm bishën. Sali Berisha e përdori mitin e revolucionit. Shqiptarët kanë një predispozicion për të pranuar mitet. Ata janë mësuar me to dhe në këtë mënyrë kjo histori dramatike mund të thithej me lehtësi.
    Krijimi i mitit nuk është ndonjë gjë e papritur, për shkak se liderët e rinj politikë kërkonin të mbështestin dhe fuqizonin pushtetin e tyre. Por ajo që më duket interesante është, se sa e gatshme ishte bashkësia ndërkombëtare për ta pranuar mitin dhe madje edhe për ta promovuar atë. Sidomos qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e përqafoi mbi të gjitha idenë se pas kthesës në Shqipëri ekzistonin ish-komunistët e poshtër përballë demokratëve mendjehapur.
    Si e shpjegoni ju faktin që bashkësia ndërkombëtare e pranoi këtë mit?
    Fred Abrahams: Unë shoh disa arsye. Së pari, Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore dinin shumë pak për Shqipërinë në atë kohë. Uashingtoni nuk kishte marrëdhënie diplomatike dhe nuk kishte burime të shërbimeve sekrete. SHBA me të vërtetë nuk e njihnin as vendin apo as popullin. Një detaj i vogël, edhe pse në pamje të parë skajor, që dëshmon për këtë është që kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike në mars të vitit 1991, Departamenti i Shtetit nuk kishte madje as edhe flamurin shqiptar për ceremoninë.
    Së dyti, politikëbërësit amerikanë u verbuan nga drama e fuqishme e rilindjes së Shqipërisë. Kur James Baker vizitoi Tiranën në qershor të vitit 1991, njerëzit u përpoqën ta mbanin në krahë makinën e tij nga aeroporti. Pritja ishte tejet e përzemërt dhe madhështore dhe diplomatët amerikanë u ngashënjyen fort prej kësaj fitoreje të madhe të Luftës së Ftohtë.
    Po ashtu ata ranë gjithashtu pre e një analize të thjeshtëzuar pra njeriu i mirë përballë njeriut të keq, apo kauboi dhe indiani, në një kohë që realiteti shqiptar ishte shumë më kompleks. Si mund ta shpjegonin ata për shembull, që Ilir Meta dhe Pandeli Majko shkuan me socialistët, ndërsa Gramoz Pashko, Sali Berisha dhe shumë anëtarë të tjerë të PPSH-së themeluan PD-në? Ndarja e politikanëve të Shqipërisë në politikanë të nderuar blu dhe politikanë mashtrues të kuq ishte për të krijuar një ndarje artificiale nga e cila Shqipëria vuan ende dhe sot.
    Arsyeja e tretë ishte më shumë praktike, dhe lidhej me rajonin. Në atë kohë, shqetësimi kryesor në Uashington ishte lufta në Jugosllavi dhe, sa u përkiste shqiptarëve, që konflikti të mos përhapej në Kosovë apo Maqedoni. Në këtë mënyrë SHBA mbështeti me të gjithë forcën dhe ndikimin e saj Berishën dhe PD-në, sepse mendonin se kjo forcë do të kishte një ndikim moderues tek shqiptarët jashtë vendit.
    Nëse ju shikoni deklaratat e para të PD-së, ato flasin për bashkimin e territoreve të banuara nga shqiptarët. Por kjo ndryshoi shpejt në “respektimin e të drejtave të vëllezërve dhe motrave tona.” Në këtë në mënyrë nga dokumentet që kam marrë nga Departamenti i Shtetit për këtë libër duket pra qartë: Uashingtoni ishte shumë i shqetësuar në lidhje me retorikën nxitëse. Dhe në fund ata arritën një marrëveshje faustiane me Berishën: Bëj çfarë të duash në Shqipëri, por mos shkakto rrëmujë përtej kufijve të vendit.
    Ajo që unë nuk e kuptoj është se pse qeveritë perëndimore i dhanë atij një mbështetje të tillë jokritike. Kur ai filloi të shfaqte autoritarizmin e tij dhe etjen për hakmarrje, SHBA heshti. Kur ai keqtrajtoi një gazetar, SHBA heshti. Kur ai e futi kreun e opozitës në burg SHBA heshti. Fatos Nano mund të ketë qenë fajtor, por gjykimi i tij ishte një farsë.
    Unë kam pyetur Bill Ryerson dhe, më të rëndësishmin, Chris Hill, se pse ata nuk kanë thënë asgjë. Dhe ata më thanë se pas së kaluarës së vështirë të Shqipërisë ata e prisnin që rruga e saj të ishte me gunga. Po ashtu Hill ka folur edhe për bashkëpunimin e Shqipërisë në rajon.
    Unë mendoj se heshtja e tyre ishte një gabim i madh. Sigurisht Berisha ishte njeriu i tyre, por ata duhet t’i kishin vënë disa kufij.
    A ka ndryshuar politika e SHBA-së ndaj Shqipërisë sot?
    Ajo ka ndryshuar shumë. Sot ata e kuptojnë se duhet bërë më shumë për ndërtimin e institucioneve.

  • Berisha: Do të bëjmë një revolucion fiskal!

    Berisha: Do të bëjmë një revolucion fiskal!

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me biznesin fason në kuadër të fushatës elektorale për 11 majin, ku ka prezantuar disa masa të reja që do të ndërmerren nëse PD-ja vjen në pushtet. Berisha theksoi se një nga prioritetet kryesore do të jetë mbështetja e biznesit nëpërmjet kompensimit të humbjeve nga rënia e euros dhe uljes drastike të çmimit të energjisë.
    “Në qeverisjen tonë, do të kemi një revolucion fiskal. Ne do të krijojmë klimën më miqësore për biznesin, dhe kjo nuk është thjesht një premtim, por një angazhim konkret,” tha Berisha. Ai shtoi se një nga masat e para do të jetë kompensimi për çdo humbje që bizneset kanë pësuar nga rënia e euros, duke garantuar që çdo eksportues do të ketë një bord që do të kompensojë “qindarkë për qindarkë” këtë humbje.

  • Marotta flet për merkaton: Nuk do të ketë asnjë “revolucion”, skuadra jonë është konkurruese

    Marotta flet për merkaton: Nuk do të ketë asnjë “revolucion”, skuadra jonë është konkurruese

    Presidenti i Interit, Beppe Marotta, foli për mikrofonat e “Mediaset” përpara derbit gjysmëfinal të kthimit të Kupës së Italisë kundër Milanit, i humbur 3-0 nga të tijtë:
    Çfarë ndodhi me Inter-Roma?Është një mundësi për të rinovuar ndjenjën e ngushëllimit për figurën e Papës, një njeri shumë afër botës sportive. Kam ndarë me të diskutime për vlerat e sportit dhe jo vetëm. Falënderoj lojtarët dhe trajnerin që, ndonëse kishin mundësinë të luanin të shtunën në orën 20:45, pranuan propozimin e klubit për të luajtur të dielën, duke pasur një ditë më pak për ndeshjen e radhës. Duhet ndërhyrë në kalendar, ka shumë ngarkesë fizike.
    A keni kërkuar shtyrje të ndeshjes?Kërkuam shtyrje, sepse kemi gjysmëfinalen e Champions-it kundër Barcelonës. Pra, ishte e drejtë ta kërkonim. Mund të ishte në favor të gjithë futbollit italian. Besoj se është hera e parë në histori që një skuadër, që ka gjysmëfinalen e Champions-it përpara, kaq shpejt, luan të dielën. Kërkesa jonë ishte e natyrshme, por kalendari ishte i mbingarkuar.
    Çfarë cilësish duhet të ketë një lojtar për të ardhur tek Interi?Nuk do të ketë asnjë revolucion, skuadra është konkurruese. Do të vazhdojmë me përfshirjen graduale të profileve të rinj. Duhet të krijojmë kapital sportiv dhe për këtë kemi udhëzime të qarta nga klubi. Nuk do të bëjmë përmbysje të mëdha në përbërje.

  • Revolucion te Reali? Perez thotë “po”

    Revolucion te Reali? Perez thotë “po”

    Real Madrid është në fazë reflektimi. Ajo që i ndodhi në Champions me Arsenalin në çerekfinale ka tronditur ambientin Los Blancos teksa duket se në verë mendohet se do të nisë revolucioni. Në këtë kohë te padronët e Realit ka rilindur ideja e sulmuesit të Sitit, Erling Braut Haland.

    Merengues duket se janë në kërkim të një sulmuesi të ri, siç raportohet nga Fichajes, dhe norvegjezi është zgjedhja e re e presidentit Florentino Perez, i cili do të donte të rinovonte skuadrën: së pari, do të duhet të zgjidhet enigma e trajnerit, me Karlo Ançelotin gjithnjë e më të distancuar. Në skenë dy emra të rëndë si. Jurgen Klop dhe Çabi Alonso.

    Ndërkohë grupi i futbollistëve me Kamavinga, Rodrigo, Tçouameni, Rudiger, Alaba, Brahim Diaz por dhe Vinicius mund të largoheshin nëse do të mbërrinte një ofertë e lartë. Ideja e Florentinos është e qartë: të lirohet sa më shumë nga kufiri i pagave dhe të gjenerohen të ardhura të reja për të filluar operacionin e Haland, i cili do të përfshinte jo vetëm transferimin e tij, por edhe një nga pagat më të larta në futbollin botëror.

    Vazhdo leximin

  • Indinjata nga tarifat, Trump kërkon durim: Ne po bëjmë revolucion ekonomik!

    Indinjata nga tarifat, Trump kërkon durim: Ne po bëjmë revolucion ekonomik!

    Presidenti Donald Trump u zotua këtë javë të “ta bëjë Amerikën të pasur përsëri” me një valë tarifash të reja, duke shpallur një emergjencë kombëtare mbi deficitet tregtare të vendit.

    “Kjo do të jetë me të vërtetë epoka e artë e Amerikës. Ne do të kthehemi fuqishëm,” deklaroi ai gjatë ceremonisë së nënshkrimit, të mbajtur në Kopshtin e Trëndafilave në atë që e përshkroi si “Dita e Clirimit për SHBA”. Por Dita e Clirimit u kthye shpejt në ditën e indinjatës.
    Mes reagimit të ashpër nga shumë vende të botës, protestave masive dhe tërmetit në tregjet e aksioneve, Trump tani kërkon durim. Në vazhdën e akuzave të Kinës se Washingtoni po i përdor tarifat si armë, presidenti amerikan, u ankua sërish duke e përshkruar SHBA-në si një viktimë të modeleve të tregtisë ndërkombëtare, ndërsa tarifat e tij i cilësoi si “revolucion ekonomik”.
    “Kina është goditur rëndë. Ajo dhe kombe tjera na kanë trajtuar keq në mënyrë të paqëndrueshme. Por kjo nuk do të ndodhë më. Ne po rikthejmë vendet e punës dhe bizneset si kurrë më parë. Tashmë, flasim më shumë se pesë trilionë dollarë investime dhe rritje të shpejtë”, shkroi Trump në rrjetet sociale.
    “Ky është një revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë. Nuk do të jetë e lehtë, por rezultati përfundimtar do të jetë historik. Ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, shtoi ai.

    Top Channel