Tag: revolucion

  • Balla reagon ndaj kërkesës së PD-së: “Ky qenka revolucion etik”

    Balla reagon ndaj kërkesës së PD-së: “Ky qenka revolucion etik”

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,  Taulant Balla,  ka reaguar pas kërkesës së Partisë Demokratike për përjashtimin e tij nga punimet e Kuvendit për 10 ditë,  me argumentin se ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.
    Përmes një postimi në Facebook,  Balla ironizoi kërkesën e PD-së,  duke e cilësuar si një “revolucion etik”:

    “Grupi Parlamentar i PD paska kërkuar të verifikohet nëse shprehja ‘ne nuk lehim’ është metaforë apo sarkazmë. Ky qenka revolucion etik, kur kërkesa vjen prej tyre.”

    Ai shtoi se për të sqaruar kuptimin e shprehjes, referenca gjendet në një thënie popullore”

    “Lajm i mirë! Megjithatë për sqarim, përgjigjja është tek shprehja popullore: ‘qentë le të lehin,  karvani shkon përpara’.”
    Kërkesa e PD-së për përjashtimin e Ballës është depozituar në Kuvend,  duke e akuzuar atë për përdorim të gjuhës së papërshtatshme gjatë seancave plenare. Debati vjen në një moment të tensionuar mes mazhorancës dhe opozitës,  ku etika parlamentare është rikthyer në qendër të vëmendjes.

  • Opozita kërkoi pezullimin e Taulant Ballës nga Kuvendi, reagon deputeti socialist: Revolucion etik kur kërkesa vjen prej tyre

    Opozita kërkoi pezullimin e Taulant Ballës nga Kuvendi, reagon deputeti socialist: Revolucion etik kur kërkesa vjen prej tyre

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas depozitimit të kërkesës së Grupit Parlamentar të PD për përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit pasi sipas tyre Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.

    Përmes një postimi në Facebook, Balla deklaron se “Grupi Parlamentar i PD paska kërkuar të verifikohet nëse shprehja “ne nuk lehim” është metaforë apo sarkazmë”.
    “Grupi Parlamentar i PD😂 paska kërkuar të verifikohet nëse shprehja “ne nuk lehim” është metaforë apo sarkazmë. Ky qenka revolucion etik, kur kërkesa vjen prej tyre. Lajm i mirë! Megjithatë për sqarim përgjigjia është tek shprehja popullore: “qentë le të lehin, karvani shkon përpara”, shkruan Balla.

    Top Channel

  • Dodik: Britania, Gjermania dhe Franca kërkojnë të organizojnë revolucion me ngjyra në Serbi

    Dodik: Britania, Gjermania dhe Franca kërkojnë të organizojnë revolucion me ngjyra në Serbi

    Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca po kërkojnë të organizojnë një revolucion me ngjyra në Serbi për të destabilizuar dhe përçarë vendin, tha për TASS Milorad Dodik, ish Presidenti i Republikës Srpska.

    “Tani, askush nuk e përjashton që bëhet fjalë për të ashtuquajturin revolucion me ngjyra të imponuar nga jashtë – nga britanikët, gjermanët dhe francezët, në një përpjekje për të dobësuar Serbinë. Objektivi nuk është vetëm destabilizimi i vendit, por, në fakt, ndarja e tij, gjë që në mënyrë të pashmangshme do të dobësonte rolin e Serbisë në Ballkan”, tha ai.

    Sipas Dodikut, ekzistojnë struktura të caktuara, të cilat formalisht e quajnë veten të pavarura, por “në të vërtetë qeverisen nga qendra të jashtme të pushtetit, të cilat kontrollojnë proceset përkatëse”. “Këto procese përfshijnë shumë njerëz që, në fakt, po veprojnë kundër Serbisë”, vuri në dukje ai. “Presidenti [i Serbisë Aleksandar] Vuçiç dhe politika e tij mbështeten nga shumica zgjedhore. Ky fakt pranohet nga të gjithë dhe nëse zgjedhjet mbahen sot, rezultatet e tyre do të tregonin se autoritetet aktuale të udhëhequra nga Vuçiç, gëzojnë mbështetje për të vazhduar punën e tyre”.

    “Megjithatë, duhet theksuar se nëse këto qarqe vazhdojnë të veprojnë sipas udhëzimeve të tyre ose me iniciativën e tyre vazhdojnë të luajnë rolin që u është imponuar, këto zgjedhje nuk do të kenë kuptim. E gjithë kjo do të përsëritet përsëri.”

    Në të njëjtën kohë, ai tërhoqi vëmendjen për një proces tjetër: “ajo që ka dështuar në Serbi tani po zhvillohet në Republikën Srpska”.

    “Një proces kundër presidentit të Republikës Srpska është iniciuar nëpërmjet gjykatave të paligjshme dhe jokushtetuese të imponuara nga jashtë. Dhe kjo po bëhet për të destabilizuar situatën në republikë”, theksoi ai.

    “Padyshim, ata kanë humbur një moment të favorshëm. Ata do të dështojnë si në Serbi ashtu edhe në Republikën Srpska. Disa faktorë destabilizues mund të mbeten, por Serbia dhe Republika Srpska do të qëndrojnë të forta së bashku”./ TASS.

  • Thirrjet e Agim Neshos për vrasjen e Edi Ramës, Frrok Çupi denoncon aleancën e “bllokistëve” dhe “berishistëve”…

    Thirrjet e Agim Neshos për vrasjen e Edi Ramës, Frrok Çupi denoncon aleancën e “bllokistëve” dhe “berishistëve”…

    Analisti dhe publicisti i njohur, Frrok Çupi ka reaguar ashpër pas thirrjes së Agim Neshos për vrasjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë gjuhë si shenjë alarmante të rikthimit të dhunës politike në Shqipëri. Përmes një shënimi publik, ai denoncon aleancën mes “bllokistëve” dhe “berishistëve”, të cilët, sipas tij, po përpiqen ta maskojnë dhunën si “revolucion”. Çupi paralajmëron se ky mentalitet nuk ka lidhje me demokracinë, por është nostalgji e klaneve të vjetra për pushtet dhe hakmarrje. Sipas tij, nëse shoqëria nuk reagon me forcë ndaj kësaj retorike, vendi rrezikon të zhytet përsëri në tragjeditë që ka përjetuar në të shkuarën. “E di pse nuk më lë të qetë lufta që po bëjnë këta kundër paqes së vendit? Jo se janë shumë dhe na prishën punë! Më shumë më intereson për shkak të një vështrimi mbi ta, si njëfarë studimi mbi fosilet pas tre dekadash. Është ngritur sot Agim Nesho dhe ka bërë thirrje për vrasjen e Edi Ramës.
    “Ose duhet të marrim malet për shkak të Ramës, ose duhet të dalë dikush të marrë përsipër burgun”. Ky duket si fjalor ‘trimash’, por në fakt është fjalor lacash. Se po të ishte nga ata ‘ trimat” si burri i tezes, Hysni Kapo, atëherë nuk do të pyeste por do të merrte përsipër burgun. Burri i tezes ishte njeriu i bllokut, madje më i rëndësishmi derisa Enveri e kuptoi se po komplotonte kundër tij bashkë me jugosllavët. Edhe babai ishte sekretar i parë i Partisë s Vlorës e ku-di-unë. Njeri që nuk dinte asnjë fjalë, por ‘shumë i mençëm’. Në ushtrinë e tij Agimi ka edhe një djalë të vajzës së tezes, edhe ai rritur në duar të Enverit. Edhe analistë e ‘ të mençëm’ të tjerë rreshtohen përnatë e thërrasin për luftë. Ndërsa në botën tjetër ish- diktaturë, dikta-vecët kanë heshtur ose nuk u është ndierë zëri kurrë.
    Çfarë ndodh me këta këtu? Në vend që të kërkojë djegien e vendit ndonjë ekstremist i dënuar në Spaç, e kërkojnë këta ‘ të dënuarit për në bllok’. Pse? Disa thonë se u lodhën dhe u ka lindur dëshira prapë për kthim në bllok. Jo. Kjo është e pamundur. Edhe pse të rritur si ‘bythëpambukë’, këta nuk janë aq të marrë sa ta mendojnë kthimin. Po atëherë, pse? Ka lidhje me ekzistencën e bllokut, por si? E kanë me vete dhe me bllokun njëherësh. Kthim në momentin kur u ca blloku. Në një shkrim në RD ‘ Pse nuk çahet blloku?’, kisha shkruar pikërisht këtë: Blloku nuk çahet sa kohë këta kanë shtrirë tentakula mes tyre. Ndërsa N. Ceka ndaloi tanket që të hynin në bllok, e mirë bëri. Po si e lexojnë sot këta? Këta sot e lexojnë si hakmarrje. Hakmarrje si? Që nga momenti kur populli çau bllokun, këta u ndien të persekutuar. Blloku në mendjen e tyre u kthye në kamp përqendrimi. Kështu u ndien deri vonë, prandaj u duhej të heshtnin; dhe heshtën. Sali Berisha, si demokrat, por mik i familjes Kapo, sulmoi me fjalë, që u duk se po u bënte dhunë. Dhunë kishte bërë blloku, dhunë Saliu.
    Këtu bashkohen dhe gjejnë aleancë. Tani do të fitojnë kohën e humbur ‘në heshtje’. Tani do të shpërthejnë në dhunë. I vetmi kryeministër i Shqipërisë që do të vritet prej klanit Kapo do të jetë Edi Rama. Po pse pikërisht në këto momente? Sepse Shqipëria është ngjitur në nivele ku ata dhe lloji i tyre, e kanë luftuar për vdekje. Ku donin ata Perëndim, Qytetërim, Europë?!… Çfarë i afroi armiqtë me njëri tjetrin, dmth., Berishët nga Shkëlzeni me Kapot nga Tërbaçi? Asgjë tjetër, veç dhunës. Këta e fshehin fjalën dhunë, ashtu siç edhe diktatura e kishte fshehur. Edhe këta, edhe blloku, dhunën e quanin “Revolucion”, dhe të gjithë çmendeshin me këtë fjalë europianiste. Tani berishistët kanë rekrutuar edhe vetë sadistët e burgjeve nga radhët e bllokut dhe i kanë nderuar me tituj të lartë. Në revolucion do të marrim pjesë të gjithë, thotë Nesho me të tijtë. Sepse menjëherë, nga revolucioni, në gjithë historinë e botës, kalohet te dhuna.
    Dhuna bashkon, dhuna ndan; tani është kohë bashkimi mes tyre. Kështu ka ndodhur që në rrënjë të historisë njerëzore, Kaini theri Abelin dhe Remi theri Romulin. Vëllezërit në bllok, pavarësisht se janë në gjini apo jo vëllezër, janë herë vrasës kundër njëri tjetrit e herë bashkë si vrasës të vendit të tyre. Lidhjet luftë- revolucion dhe anasjelltas, i mbajnë shtrënguar. Këta në këto momente kanë vetëbesim se ‘do t’ia arrijnë’. Në fund të fundit do të bëjnë atë që kanë bërë edhe një herë më parë: Luftë civile. Këta e bënë luftën civile në vitin 1997. Jam mahnitur në atë luftë se si u zgjuan menjëherë pinjollët e bllokut dhe morën pozita në organizatat e luftës. I thërriste instinkti. Luftën civile bllokistët, inkludë Berishën, e ngrefën me qëllim që ta kthenin në revolucion. Ndryshe ç’u duhej? Aq sa mijëra vranë në atë luftë mund t’i vrisnin edhe mes njëri tjetrit ose nga SHIK-u. Por revolucioni u ngeli në mes edhe pse u vra ‘ lideri i Revolucionit’ Hajdari. Azemit ia kërkuan revolucionin edhe pas vdekjes duke ia përdorur arkivolin si çekiç mbi selinë e pushtetit, por nuk u bë gjë. As tani nuk bëjnë dot as revolucion asgjë. Por thonë ‘haj ta nisim me vrasjen e shekujve’ nga dora atentatorë e Kapove”, shkruan analisti dhe publicisti i njohur, Frrok Çupi.
     

  • “Diella, shpikje e Ramës për të tërhequr vëmendje”, Maliqi: Duhet revolucion pa kthim, të shpëtojmë vendin

    “Diella, shpikje e Ramës për të tërhequr vëmendje”, Maliqi: Duhet revolucion pa kthim, të shpëtojmë vendin

    Demokrati Lefter Maliqi ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama’, ndërsa thekson se vendi ndodhet në rrezik dhe se demokracia nuk funksionon.
    Përmes një reagimi, Maliqi thekson se Shqipëria po shpopullohet, ndërsa ndalet te ministrja më e re e kabinetit qeveritar, Diella.
    REAGIMITe dashur miq! Vendi ndodhet ne Rrezik, demokracia nuk funksionon, vota blihet dhe manipulohet, drejtesia eshte nen kontroll, policia e politizuar, kudo sundon krimi,bandat e Oligarket. Shqiperia eshte shpopulluaar fshatra e qytetete te braktisura vetem me pensionist, shkolla, qendra shendetesore te braktisura, me shume burgje se qendra kulture.
    Diella e Robot jane shpikje te Rama duros per te terhequr vemendjen me mediat e kapura, eshte thjeshte propagande, tallje fyerje qe po i bene shqiptareve per te mbuluar skandalet. Rama Duro eshte kthyer ne sulltan me sarajet ne Qeveri me pyll orbital miliona euro dhe saraje ne Surrel qe tregon qe ai nuk iken po se rrezuam. Miliardat e lekeve me trafiqe, tendera, kulla, droge, inceneratoret etj i ka per te blere ambasador, Mekgonigalin, e korruptuar nderkombetar kundra interesave te shqiptareve.
    Nje djale 16 vjecar ne Nepali ngriti popullin dhe i hodhen deputetet e ministrat ne lum,dogjen parlamentin e Presidencen, muaren fatet e vendit ne dore.Duhet revolucion pa kthim te shpetojme vendin o sot o kurre🙏💪🇦🇱

  • “Duhet revolucion pa kthim, të shpëtojmë vendin!”/ Lefter Maliqi: Diella, shpikje e Ramës për të tërhequr vëmendje

    “Duhet revolucion pa kthim, të shpëtojmë vendin!”/ Lefter Maliqi: Diella, shpikje e Ramës për të tërhequr vëmendje

    Demokrati Lefter Maliqi ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama’, ndërsa thekson se vendi ndodhet në rrezik dhe se demokracia nuk funksionon. 
    Përmes një reagimi, Maliqi thekson se Shqipëria po shpopullohet, ndërsa ndalet te ministrja më e re e kabinetit qeveritar, Diella. 
    REAGIMI 
    Te dashur miq! Vendi ndodhet ne Rrezik, demokracia nuk funksionon, vota blihet dhe manipulohet, drejtesia eshte nen kontroll, policia e politizuar, kudo sundon krimi,bandat e Oligarket. Shqiperia eshte shpopulluaar fshatra e qytetete te braktisura vetem me pensionist, shkolla, qendra shendetesore te braktisura, me shume burgje se qendra kulture. Diella e Robot jane shpikje te Rama duros per te terhequr vemendjen me mediat e kapura, eshte thjeshte propagande, tallje fyerje qe po i bene shqiptareve per te mbuluar skandalet. Rama Duro eshte kthyer ne sulltan me sarajet ne Qeveri me pyll orbital miliona euro dhe saraje ne Surrel qe tregon qe ai nuk iken po se rrezuam. Miliardat e lekeve me trafiqe, tendera, kulla, droge, inceneratoret etj i ka per te blere ambasador, Mekgonigalin, e korruptuar nderkombetar kundra interesave te shqiptareve. Nje djale 16 vjecar ne Nepali ngriti popullin dhe i hodhen deputetet e ministrat ne lum,dogjen parlamentin e Presidencen, muaren fatet e vendit ne dore.Duhet revolucion pa kthim te shpetojme vendin o sot o kurre 
     
     

  • “Revolucioni” i Igli Tares te Milani, dy të tretat e skuadrës së Fonseca janë larguar

    “Revolucioni” i Igli Tares te Milani, dy të tretat e skuadrës së Fonseca janë larguar

    3 Shtator 2025

    8:36

    Alfred Lleshi

    Pas sezonit zhgënjyes, me vendin e tetë në Serie A dhe humbjen në finalen e Kupës së Italisë, Milani ndërmori një revolucion të plotë gjatë verës 2025. Nga skuadra e Fonseca kanë mbetur vetëm 9 lojtarë (10 me Gimenez), mes tyre Maignan, që refuzoi Chelsea dhe tani është kapiten, si dhe Leao, Pulisic, Tomori e Loftus-Cheek.
    Pjesa tjetër, dy të tretat e grupit, u largua pa shumë keqardhje. Ndër emrat kryesorë që u shitën janë Theo Hernandez, Thiaw dhe Reijnders, të zëvendësuar nga Jashari, Rabiot dhe Ricci. Allegri ka në dorë një skuadër gati krejtësisht të re, por ende mungojnë dy objektivat e shpallur: një qendërsulmues me tipare si Giroud dhe një mbrojtës me përvojë.
    Pas merkatos së bujshme dhe shumë hyrje-daljeve, të udhëhequra nga drejtori i ri sportiv, Igli Tare, por jo vetëm (te Milani ka shumë ‘kamberë në një derë’…), vetëm fusha do të tregojë nëse ky revolucion ishte i domosdoshëm apo i tepruar.

  • S’ka revolucion, ja strategjia që ka zgjedhur Elbasani për merkaton

    S’ka revolucion, ja strategjia që ka zgjedhur Elbasani për merkaton

    Për shumë skuadra, merkatoja është periudha e shpresave të mëdha, por edhe e gabimeve të mëdha. Elbasani ka kaluar këtë fazë.
    Nuk ka më nevojë për ndryshime të rrënjësishme, sepse tashmë ka gjetur stabilitetin. Rruga e ndërtuar vitin e kaluar po vazhdon me hapa më të matur dhe më të qëndrueshëm.

    Kjo nuk do të thotë se Elbasani ka pushuar së investuari apo nuk kërkon rritje. Përkundrazi, përzgjedhja e afrimeve është bërë me kujdes më të madh, në funksion të harmonisë së skuadrës, konkurrencës së brendshme dhe kërkesave specifike taktike të trajnerit.

  • Myslim Murrizi ironizon krerët e PD: Po prisni shtatorin për revolucion imagjinar!

    Myslim Murrizi ironizon krerët e PD: Po prisni shtatorin për revolucion imagjinar!

    Kandidati i PD-së në zgjedhjet e 11 majit, Myslim Murrizi, ka ironizuar drejtuesit e partisë për pushimet verore, duke i uruar edhe për “arritjet” në këto zgjedhje.
    Postimi i Myslim Murrizit:

    “Asnjeri nuk pipëtin, nuk belbëzon e nuk flet më për “masakrën” zgjedhore që do gjenin gjatë “rinumërimit” nga patronazhistet e Çelibashit.
    A mund të na e thonë këta dy anëtarët e KASIT seksualo-bashisto-demokratikas se kush ishin 48 rilindasit që paguhen në KQZ prej vitesh që bënë “rinumërimin” e rreth 40 % të kutive të votimit të Shqipërisë pra të gjithash kutitë e Qarkut Tiranë dhe Fier dhe pjesërisht ato të qarkut Durrës dhe Dibër?
    Pse duhet t’i besojë PD më shumë punëtoreve të Çelibashit sesa komisionerëve të saj? Apo ngaqë Çelibashi u perzgjodh nga Bylykbashi me porosi të Lulzimbashit në 2020?
    Po këta anëtarët e KASIT gjoja përfaqesues të PD a mund të na thotë Bylykbashi se çfarë lidhje kanë me PD dhe me Lulzimbashin? Apo u rehatuat tani dhe po prisni shtatorin për “revolucion”?
    Po kush ju mbeshtet e ju vjen nga pas më ju mor palaço e spurdhjakë politikë që kishit frikë edhe nga vota e demokratëve dhe nuk u futet në primare edhe nga vota e qytetarëve dhe u mbyllët në listë si qentë në stan?
    Nëse PD do të vazhdojë akoma me këta bythecë që nuk i pjerdh kush në asnjë cep dhe janë të pështirë, të shpëlarë e të urryer në perceptimin qytetar në çdo qytet, fshat, lagje e pallat, ateherë mos u lodhni kot të mendoni se po mashtroni demokratët dhe qytetarët se në fakt po mashtroni veten për “revolucione” imagjinare 3D.
    Me këta mender drejtues politik, këtë kryesi, këshill kombëtar, sekretariate e departamente, dhe pse jo grup parlamentar pa vota, “revolucioni” do ndryshket me mendjen e çdo idioti apo debili politik që i mendon njerëzit si ushtarë.
    Hajt pushime të mbara dhe në 10 shtator rresht në Parlament, dhe herë pas here bëni ndonjë skenë aty sikur do “vriteni” për demokraci, siç bëtë katër vjet që shkuan”.

  • Murrizi: PD të distancohet nga spurdhjakët, nuk bëhet ‘revolucion’ me këta trushpëlarë që nuk i përfill kush

    Murrizi: PD të distancohet nga spurdhjakët, nuk bëhet ‘revolucion’ me këta trushpëlarë që nuk i përfill kush

    Ish-deputeti Myslym Murrizi ka shpërthyer me akuza të ashpra ndaj drejtuesve aktualë të Partisë Demokratike, duke i cilësuar “spurdhjakë politikë” dhe “trushpëlarë” pa mbështetje popullore. Ai kërkon që PD të distancohet urgjentisht nga figura që, sipas tij, kanë humbur çdo besueshmëri dhe nuk përfaqësojnë më askënd. Murrizi ironizon “revolucionin” e paralajmëruar për shtatorin, duke e quajtur një mashtrim të lodhur për demokratët dhe qytetarët. Sipas tij, me këtë lidership, opozita është e dënuar të mbetet në karikaturë politike. “Asnjë njeri nuk pipëtin, nuk belbëzon dhe nuk flet më për “masakrën” zgjedhore që do të zbulonin gjatë “rinumërimit” nga patronazhistët e Celibashit.
    A mund të na e thonë këta dy anëtarët e KAS-it, seksualo-bashisto-demokratikas, se kush ishin 48 rilindasit që paguhen prej vitesh në KQZ dhe që bënë “rinumërimin” e rreth 40% të kutive të votimit në Shqipëri, pra të gjitha kutitë e qarkut Tiranë dhe Fier, dhe pjesërisht ato të qarqeve Durrës dhe Dibër? Pse duhet t’u besojë PD-ja më shumë punonjësve të Celibashit se komisionerëve të saj? Apo ngaqë Celibashi u përzgjodh nga Bylykbashi me porosi të Lulzim Bashës në vitin 2020? Po këta anëtarët e KAS-it, gjoja përfaqësues të PD-së — a mund të na thotë Bylykbashi se çfarë lidhje kanë me PD-në dhe me Lulzim Bashën? Apo u rehatuat tani dhe po prisni shtatorin për “revolucion”? Po kush ju mbështet e ju vjen nga pas juve, more palaço e spurdhjakë politikë, që kishit frikë edhe nga vota e demokratëve dhe nuk u futët në primare, edhe nga vota e qytetarëve dhe u mbyllët në listë si qentë në stan?
    Nëse PD-ja do të vazhdojë akoma me këta “bythecë” që nuk i përfill askush në asnjë cep dhe janë të neveritshëm, të shpërlarë e të urryer në perceptimin qytetar në çdo qytet, fshat, lagje e pallat, atëherë mos u lodhni kot duke menduar se po mashtroni demokratët dhe qytetarët — në fakt, po mashtroni veten me “revolucione” imagjinare 3D. Me këta lloj drejtuesish politikë, me këtë kryesi, këshill kombëtar, sekretariate e departamente dhe, pse jo, me një grup parlamentar pa vota, “revolucioni” do të ndryshket në mendjen e çdo idioti apo debili politik që i mendon njerëzit si ushtarë. Hajt, pushime të mbara dhe në 10 shtator rresht në parlament — dhe herë pas here bëni ndonjë skenë aty, sikur do të “vriteni” për demokraci, siç bëtë katër vitet që shkuan”, shkroi dje në rrjetet sociale ish-deputeti Myslym Murrizi.