Tag: restorantin

  • Tritoli në restorantin në Kamëz, autori u filmua nga kamerat e sigurisë. Zbardhet dëshmia e pronarëve (VIDEO)

    Tritoli në restorantin në Kamëz, autori u filmua nga kamerat e sigurisë. Zbardhet dëshmia e pronarëve (VIDEO)

    Shpërthimi në restorantin në Kamëz, i cili ishte në pronësi të Klodjan Muratit dhe Benard Elezit, (kunetër) ka ndodhur nga pjesa e pasme e tij.  
    Sasia që ka plasur ka qenë e vogël, pasi janë thyer disa xhama të fasadës. Në kamerat e lokalit duket autori që afrohet dhe lë lëndën plasëse, i maskuar, dhe largohet me vrap në këmbë. 
    Pronarët deklarojnë se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk kanë asnjë ide se pse është vendosur lënda plasëse, dhe do të jenë hetimet në vijim që do të zbardhin ngjarjen. 

  • Berisha: Endri Fuga është arratisur pas dëshmisë në SPAK

    Berisha: Endri Fuga është arratisur pas dëshmisë në SPAK

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur një akuzë të rëndë gjatë deklaratës së tij përpara SPAK, duke thënë se drejtori i komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, është arratisur.
    Sipas Berishës, arratisja e Fugës ka ndodhur pas dëshmisë së tij në Prokurorinë e Posaçme lidhur me restorantin “The Home”, i cili ndodhet në Pazar të Ri në Tiranë. Restoranti është në pronësi të përbashkët të bashkëshorteve të Fugës dhe të ish-zv.kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikut.
    Berisha ka ngritur dyshime se një artikull i publikuar kohë më parë kundër tij ishte i porositur nga Endri Fuga, duke theksuar se ai është thirrur në SPAK pikërisht për këtë çështje. “A e dini se u thirr këtu për restorantin e tij dhe ia mbathi. Ku janë mediat, shtroj pyetjen unë?”, tha Berisha.
    Deklaratat i bëri për gazetarët në dalje nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë vendosur ndaj tij për dosjen “Partizani”.
    “Dhe në atë deklaratë, të shkruar në zyrat e Endri Fugës që më duket se… a dini gjë ku është Endri Fuga? Më thoni pak. Si nuk guxoni të thoni një fjalë për të arratisurit? A e dini se u thirr këtu për restorantin e tij dhe ia mbathi. Ku janë mediat, shtroj pyetjen unë? Pra, shkrim i porositur nga Endri Fuga. Më 4 mars pra deklarata që më anatemonin mua me të gjitha epitetet. KLGJ me një pasion të madh shumë”, tha Berisha.

  • “Një dorë e ligë më goditi ku më dhemb më shumë”/ Reagon sërish pronarja e biznesit në Theth: S’më ndalin dot

    “Një dorë e ligë më goditi ku më dhemb më shumë”/ Reagon sërish pronarja e biznesit në Theth: S’më ndalin dot

    Një dorë e ligë vendosi të më godasë aty ku më dhemb më shumë, duke djegur restorantin tim në zemër të Thethit, shkruan Gjeçaj në një postim në rrjetin social “Facebook”. Ajo distancohet nga aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth. Aida Gjecaj, që zotëronte restorantin që u dogj një ditë më parë në Theth, thotë se zjarri në biznesin e saj ishte i qëllimtë.
    Reagimi i plotë:
    “Aty ku unë dhe familja ime kemi ndërtuar me vite sakrifice një hapësirë mikpritjeje, një vatër nderi për traditën, natyrën dhe turizmin shqiptar. Në të njëjtën kohë, disa zëra në media, të nxituar ose të painformuar, kanë zgjedhur të hedhin baltë mbi emrin tim, duke më lidhur padrejtësisht me aksionin e shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth. Dua të jem shumë e qartë:
    -Unë kurrë nuk kam kërkuar shembjen e askujt. E di sa e vështirë është të ndërtosh në këto male, e di çfarë do të thotë të ngresh një çati me mundin dhe djersën e familjes.
    -Unë kam lobuar e ngritur zerin gjithmone në media per hallet e komunitetit si mungesa energjisë elektrike, plehrat apo rruga e keqe.
    -Unë kam qenë gjithmonë për zhvillimin e qëndrueshëm, për ndërtimin me standard dhe për ruajtjen e identitetit arkitektonik e kulturor të Thethit – që ai të bëhet një Trentino i Shqipërisë, një destinacion model në Ballkan.
    Emisioni i datës 8 Mars 2024, ku është përmendur emri im në mënyrë të pasaktë, ishte një podkast kushtuar grave në biznes. Aty nuk është përmendur asnjë fjalë për ndërtime në Theth. Është minimumi profesional që një analist ta dëgjojë emisionin për të cilin flet, përpara se të shpërndajë hamendësime.
    Kam dhënë qindra intervista për mediat shqiptare ndër vite. Kam folur për mikpritjen, për zhvillimin, për turizmin, për femrën që ndërton në një fshat malor. Por kurrë nuk kam kërkuar të shembet mundi i tjetrit. Kam luftuar që të mos shkatërrohet ai i imi.
    Në këtë moment të vështirë, dua të falënderoj nga zemra të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë – familjarë, miq, fqinj, turistë dhe bashkëpunëtorë që më kanë shkruar, më kanë telefonuar, më kanë dhënë kurajo dhe fjalë ngushëllimi. E keni bërë dhimbjen më të lehtë për ta përballuar.
    Zjarri i dikujt tjetër nuk do të më ndalë. Përkundrazi – do të rindërtoj më bukur, më fort dhe më me dashuri, sepse Thethi nuk do njerëz që ndajnë, por duar që ndërtojnë bashkë“.

  • Rita Ora në restorantin e njohur shqiptar në New York “Çka ka Qëllue”

    Rita Ora në restorantin e njohur shqiptar në New York “Çka ka Qëllue”

    Rita Ora ka vizituar restorantin shqiptar “Çka Ka Qëllue ” në Nju Jork, duke përmendur si ajo është një ndër adhurueset e rregullta të restorantve shqiptare nëpër botë.Sipas X dhe Instagram , ajo mbrëmë ka ngrënë në restorantin në “Çka ka Qëllue” në Manhattan, dhe është fotografuar me stafin e lokalit.Ka një sërë këngëtarësh, aktorësh dhe artistë të fushave të ndryshme, të cilët na kanë bërë krenarë jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë kufijve të saj që kan preferuar restorantin shqiptar në Nju Jork “Çka ka Qëllue”.Restoranti, i njohur “Çka ka Qëllue” i njohur si një ndër restorantet më të mira në Nju Jork, për gatimet autentike shqiptare si byrek, fli, qofte, suxhuk, tav kosi dhe fërgesë, dhe me mini- muzeumin me artfakte entnografike, ka qenë ai që ka marrë vëmendje edhe për shkak të lidhjes me artista të famshëm shqiptar si Dua Lipa, Inva Mula, Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Fadil Berisha, Lorik Cana, e tjer, të cilët e kan vizituar disa herë këtë lokal.Stafi i “Çka Ka Qëllue” thotë se ka falënderuar Rita Orën për përzgjedhjen e saj të këtij lokali, duke thënë se ajo i bën krenarë me suksesin e saj dhe lidhjen me rrënjët shqiptare.Gjatë fundjavës të shtunën, 12 korrik, dhe të dielën, 13 korrik, në “The Hilll” Bruklin/ Nju Jork, ajo do të nisin në mënyrë spektakolare, me një koncert special të natës së hapjes të premten, të prezantuar dhe sposorizuar nga American Express, koncerti që do të kryesohet nga këngëtarja dhe kompozitorja e njohur, Rita Ora. 

  • VIDEO/ Burri tenton të djegë restorantin në Melbourne, por i vë flakën vetes

    VIDEO/ Burri tenton të djegë restorantin në Melbourne, por i vë flakën vetes

    Një burrë në Melbourne, Australi, tentoi të digjte një restorant, por përfundoi duke i vënë flakën vetes. Ngjarja ndodhi më 21 maj 2024 në restorantin Al Marjan në Melbourne Jugore.
    Në një video të sigurisë, e publikuar nga policia e Viktorias më 28 maj, shihet burri duke derdhur benzinë në dysheme dhe në bar, por gjatë përpjekjes për të ndezur zjarrin, ai rrëshqet dhe lëngu i ndezshëm i vë flakën edhe rrobave të tij. Ai përpiqet të shuajë flakën duke u rrokullisur në dysheme, më pas largohet duke vrapuar drejt makinës së tij, ndërsa pantallonat i digjen ende.

    Policia kërkon ndihmën e publikut për identifikimin e tij dhe paralajmëron për rreziqet e zjarrvënies. Inspektori Graham Banks theksoi se është e mundur që burri të ketë nevojë për trajtim mjekësor për djegie të rënda. Nuk është bërë e qartë pse videoja u publikua një vit pas incidentit.
    /vizionplus.tv