Një restorant në Peru është përfshirë nga flakët. Si pasojë dhjetë studentë humbën jetën, ndërsa tre të tjerë u plagosën.
Në momentin kur shpërtheu zjarri, një grup studentësh po festonin një ditëlindje. Raportohet se viktimat janë të moshës 17 deri në 23 vjeç.
Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi.
Tag: restorant
-

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant në Peru, humbin jetën 10 persona
-

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima
Një restorant në Peru është përfshirë nga flakët. Si pasojë dhjetë studentë humbën jetën, ndërsa tre të tjerë u plagosën.
Në momentin kur shpërtheu zjarri, një grup studentësh po festonin një ditëlindje. Raportohet se viktimat janë të moshës 17 deri në 23 vjeç.
Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi. -

Tragjedi në Peru, dhjetë studentë vdesin nga zjarri në një restorant
Dhjetë studentë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu në një restorant në provincën Puno të Andeve, në Perunë juglindore, tha policia.
Zjarri shpërtheu në një dyqan në qytetin Huancane, ku një grup studentësh po festonin ditëlindjen. Viktimat, të moshës 17 deri në 23 vjeç, ishin në katin e dytë të ndërtesës prej druri dhe tullash kur shpërtheu zjarri.
Raportet fillestare treguan se gjashtë persona u vranë dhe tre u plagosën. Zjarri mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi. Banorët u përpoqën të kontrollonin flakët duke përdorur fikës zjarri dhe kova me ujë.
Zjarrfikësit nga qyteti fqinj i Juliaca mbërritën në vendngjarje rreth një orë më vonë. Huancane, një qytet me rreth 20,000 banorë, nuk ka departamentin e vet të zjarrfikësve.@agenciaandina
🎤🔥 Incendio en karaoke deja 10 fallecidos y 3 heridos de gravedad en Puno. Una explosión de gas habría desatado el fuego en un local de Huancané. Las víctimas aún no han sido identificadas oficialmente. Vecinos intentaron controlar las llamas ante la ausencia de bomberos. 📍El hecho ocurrió mientras se celebraba un cumpleaños. #Emergencia #Puno #Huancané
♬ sonido original – Agencia AndinaZjarret janë të zakonshme në zonat e largëta të Perusë, ku ndërtesat shpesh nuk i plotësojnë standardet e sigurisë.
Top Channel
-

“Nuk do ta gëzosh…”/ Tritoli te “Perla e detit”, si nisi konflikti mes Sajmir Sinës dhe Flogert Mezhikës: Nuk ta jap…
Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika, janë personat e arrestuar si autorë të tritolit të vendosur më 15 nëntor në një restorant në Kamëz. Emisioni “Në Shënjestër” ka sjellë në vëmendje ngjarjet, ndërsa ka zbardhur lidhjet që çuan deri në vendosjen e lëndës eksplozive.
Pjesë nga dokumentari:
Që nga përfolja si shoqëruesi i fundit i mbretit të kumarit Ervis Martinaj, emri i tij thuajse ishte zhdukur nga qarkullimi. Ose të paktën kishte mbyllur telashet me drejtësinë dhe ishte kthyer në aktivitetin e tij të përditshëm larg zhurmës që krijoi si personi i fundit që u pa në të gjallë me tashmë mbretin e zhdukur të lojërave të fatit.
Ish-oficeri i Operacionales, Jeton Lami, që pasi kishte lënë qelinë e burgut si i përfshirë në zhdukjen e Martinaj, emri i tij doli sërish në skenë në një tjetër ngjarje kriminale.
Atë të vendosjes së një sasie lënde eksplozivi në një restorant në Kamëz, si një formë gjobëvënie ndaj pronarit të objektit të shërbimit që i ishte dhënë me qira një personi tjetër.
Por si u përshi Jeton Lami në këtë ngjarje dhe kush janë personat e tjerë të cilët po kështu dyshohen se janë autorët e vendosjes së eksplozivit në godinë? Çfarë tha Jeton Lami pasi u pyet nga grupi hetues dhe cilat janë kontradiktat që lidhin këtë ngjarje?
Shpërthim eksplozivi që u raportua në orët e para të mëngjesit të datës 15 nëntor dhe që tronditi edhe objektet që ndodheshin rreth tij, duke alarmuar edhe banorët në zonë që u zgjuan të frikësuar nga gjëmimi i tritolit që ishte vendosur në pragun e derës së restorantit, që në këtë orë ishte i mbyllur.
“Më datë 15 Nëntor 2025, rreth orës 02:30 të mëngjesit, policia e komisariatit nr.5 ka marrë njoftim se në restorantin ‘Perla e Detit’ në Kamëz në pronësi të shtetasit Sajmir Sina, që përdoret me qira nga shtetasi Klodian M, ka ndodhur një shpërthim.
Nga kqyrja e restorantit u konstatuan dëmtime të shumta në anën e pasme të tij si dhe dëmtime ngjitur me vatrën e shpërthimit. Në brendësi të lokalit janë konstatuar dëmtime në pjesën e tavanit si dhe të abazhurëve”, thuhet në dosjen hetimore. Por krahas dëmtimeve që u evidentuan, jo vetëm tek restoranti, por edhe tek pallatet në zonë, grupi hetues bëri edhe krehjen e kamerave të sigurisë në hapësirën përreth.
Kjo me qëllim për të parë lëvizjet e dyshimta të personave që kishin ndaluar në këtë orë pranë objektit të sulmit. Ajo që u vu re ishte se pikërisht disa minuta përpara se të ndodhte shpërthimi pranë restorantit afrohet një person i maskuar. Pasi kryen disa lëvizje të koordinuara në derën e lokalit shikohet më tej teksa ai ikën me nxitim. Vetëm disa minuta nga largimi i tij ndodh edhe shpërthimi që shkatërron thuajse gjithçka.
Nga kqyrja e pjesshme e pamjeve filmike, rezulton se më datë 15 Nëntor 2025, në orën 02:27, në ambientet e jashtme të objektit të dëmtuar vihet re një person i veshur me xhup si ngjyrë jeshile me shirita fosforeshentë. Ky person shikohet më tej teksa qëndron i ulur dhe në dukje ndez një send, dhe më pas largohet duke ikur me vrap. Nga analiza e mëtejshme e pamjeve filmike, e lëvizjeve të personit të dyshuar, të ardhjes dhe të largimit të tij nga vendi i ngjarjes, konstatohet se pas vendosjes së lëndës plasëse, i njëjti person ikën në drejtim të zonës së Zall Mnerit, Kamëz. Teksa një orë më pas në orën 03:26 ai kalon përgjatë rrugëve dytësore prapa lokalit”, thuhet në dosjen hetimore.
Por edhe pse u munduan të identifikojnë personin që vendosi eksplozivin në derën e restorantit në pronësi të shtetasit Sajmir Sina, grupi hetues e pati të vështirë të bjerë në gjurmët e identitetit të tij. Kjo edhe për shkak të maskimit që ky i fundit kishte në momentin e vendosjes së tritolit.
Por për të kuptuar më mirë se çfarë kishte ndodhur, policisë iu desh të priste mbërritjen nga Italia të pronarit të objektit. Sajmir Sina me të mësuar lajmin për shpërthimin me eksploziv në restorantin e tij të dhënë me qira, preu menjëherë biletën dhe vetëm disa orë më pas në mbrëmjen e datës 15 nëntor, u paraqit në Komisariatin nr 5 të Policisë në Kamëz, ku dha edhe deklaratën e tij të parë mbi ngjarjen. Ai hodhi dritë edhe mbi konfliktet që kishte me disa persona, ku njëri prej tyre i kishte vendosur dhe një gjobë të madhe të cilën ai nuk kishte pranuar ta paguante.
Për pasojë ai mendonte që ishte pikërisht ky konflikt dhe mospagimi i kësaj gjobe që kishin çuar edhe në vendosjen e eksplozivit në objektin restorant që ai kishte dhënë me qira.
Por çfarë ishte ky konflikt dhe si kishte nisur? Cili ishte roli i Jeton Lamit në këtë përplasje, dhe përse Sajmir Sina drejtoi gishtin ndaj tij si personi përgjegjës që mund të ketë çuar më pas në atë që ndodhi?
Cili është roli i Ervis Lamit, kushëririt të tij të shpallur në kërkim si protagonisti kryesor në këtë ngjarje dhe si mundi t’i shpëtonte ai policisë?
A është shndërruar Ervis Lami në tmerrin e bizneseve në Kamzë, të cilët detyrohen të paguajnë shuma të mëdha si gjoba?
Cili është profili i këtij personazhi, emri i të cilit del në dhjetëra dosje hetimore, që nga vrasjet deri te zhdukjet e personave? A ka raste të tjera të gjobëvënies, të pa raportuara nga biznesmenë të ndryshëm?
Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni “Në Shënjestër”, gjithçka duket se nis një vit më parë, kur Sajmir Sina, një shqiptar me banim në Itali, vendos të kthehet në Shqipëri dhe të investojë në objektin që ai kishte blerë në zonën më të frekuentuar të qytetit të Kamzës, në bulevardin ‘Blu’, që është edhe bulevardi kryesor i qytetit.
“Unë jetoj prej 25 vitesh në Itali, së bashku me familjen.
Në Shqipëri kam investuar në një pronë e cila ndodhet në ‘Bulevardin Blu’ në qytetin e Kamzës, pranë lokalit ‘Vila 23’. Këtë pronë e kam blerë me qëllim dhënien e saj me qira si njësi shërbimi bar apo restorant, Ambientin e kam blerë gati dy vite më parë, në kohën që pallati po ndërtohej. Pasi përfundoi ndërtimi i pallatit unë investova në objektin që bleva me qëllim që kjo pronë të shërbente si restorant peshku”, ka dëshmuar ai në polici.
Por pikërisht këtu duket se fillojnë dhe problemet e vërteta për të zotin e pronës, i cili nuk e kishte menduar që shpejt kjo pronë do të kthehej në një dhimbje koke për të, pasi me të mbaruar investimin ai thotë se ia dha këtë objekt me qira dy shtetasve të cilët hapën aty një restorant peshku.
Por e pa ditur se një bisedë e lënë në mes dhe e pasqaruar me një tjetër shtetas, që kishte kërkuar më herët të merrte objektin me qira, do t’i sillte kaq shumë andralla në vazhdim. Dhe ky shtetas sipas tij do të ishte Flogert Mezhika.
Me të, fillimisht kishin pasur një marrëveshje verbale midis tyre me qëllim që ky i fundit pasi të mbaronte ndërtimi i objektit, ta merrte me qira. Marrëveshje e cila nuk ishte finalizuar dhe që më pas kishte sjellë përplasje midis të dyve.
“Rreth muajit shtator 2025 pasi përfundova investimin në pronë unë lokalin ia dhashë me qira shtetasit Klodjan M., dhe një shtetasi tjetër me emrin Arben, që mbiemri nuk më kujtohet. Kjo pasi ata më dukeshin njerëz të rregullt. Me këta shtetas unë kam nënshkruar edhe një kontratë noteriale për qiranë e ambientit. Rreth orës 03.00 të datës 15 Nëntor 2025 mua më mori në telefon Arbeni, një nga qiramarrësit, i cili më tha se tek lokali kishin vënë lëndë shpërthyese dhe ishte dëmtuar objekti në pjesën e fasadës.Gjë për të cilën ai më dërgoi edhe fotografi. Unë duke qenë se isha në Itali, u nisa menjëherë për në Shqipëri”, ka dëshmuar ai. Por më tej në dëshminë e tij Sajmir Sina, tregoi edhe si kishte lindur konflikti me Flogert Mezhikën dhe si ra ai në kontakt me ish-efektivin e Operacionales, Jeton Lami.
Ose më saktë se si ky e fundit e kontaktoi dhe cila ishte biseda midis tyre, e cila nuk përfundoi aspak miqësore. Lami i cili del se është shok me Flogert Mezhikën dhe sipas Sajmirit në takimin që pati me të, ai e gjobiti me një shumë të konsiderueshme parash, të cilën ai refuzoi ta paguajë.
“Zakonisht kur unë vi në Shqipëri, qëndroj në Kamëz dhe kafenë e konsumoj në lokalin ‘Vila 23’. Lokal që në dijeninë time e di se e ka një person me emrin Florin Domi, të cilin e njoh prej 2 apo 3 vitesh, por që me të nuk kam ndonjë shoqëri apo miqësi por thjesht përshëndetemi me njëri-tjetrin. Rreth një vit e gjysmë më parë mua më ka marrë në telefon një person me emrin Flogert Mezhika i cili më tha se ishte i interesuar për të marrë me qira objektin tim me qëllim që ta shfrytëzonte si bar kafe.Flogert Mezhika është shok me shtetasin Florin Domi dhe qëndron vazhdimisht për kafe tek lokali ‘Vila 23’”, dëshmoi Sina.
Në fillim biseda midis tyre duket se ka qenë miqësore.
Sajmir Sina tha për grupin hetues se fillimisht i kishte premtuar Flogertit se nëse do ta bënte ambientin lokal, do ta kishte në konsideratë ofertën e tij për ta marrë me qira, por në vazhdim duket se gjërat kanë ndryshuar. Kjo për faktin se Sajmiri vendosi që ambientin në pronësi të tij ta kthente në restorant peshku, gjë që duket se zemëroi jo pak Flogert Mezhikën.
“Kur folëm në fillim me Flogertin unë i thashë se nuk e kisha vendosur se çfarë do të bëja me ambientin. Por nëse do ta bëja lokal, Flogert Mezhika do ishte i pari që do ta merrte me qira. Me kalimin e kohës unë mendova që ambientin ta bëja restorant, pasi do isha më i qetë dhe nuk do kisha as probleme me banorët e pallatit.Për këtë arsye rreth muajit prill i thashë Flogert Mezhikës se e kisha vendosur dhe ambientin do e bëja restorant peshku, dhe për këtë arsye nuk mund t’ia jepja atij”, dëshmoi Sina.
Por nga sa shikohet më tej Flogert Mezhika nuk e ka përtypur aspak mirë këtë prerje në besë sipas të tij nga ana e Sajmirit dhe sipas këtij të fundit që këtu kishte nisur nga kërcënimet fillimisht verbale.
Kërcënime që më pas përshkallëzohen deri në konflikt fizik midis të dyve. Flogerti që nga ana e tij pretendon se Sajmiri i ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm të cilin do ta paguajë.
“Flogerti më tha ndër të tjera se unë i kisha shkaktuar një dëm rreth 50 000 euro, pasi sipas tij e kisha lënë në pritje dhe në fund nuk ia kisha dhënë me qira ambientin.Për këtë arsye ai më tha se: ‘nuk do ta gëzosh këtë pronë’.
Unë nga ana ime i thashë Flogertit të shikonte punët e veta dhe të mos merrej më me mua”, tha ai. Sipas Sajmirit, kërcënimet e Flogertit nuk u ndalën vetëm ndaj tij, por ai filloi të kërcënojë edhe qiramarrësit e lokalit. Gjë që shpejt çoi edhe në një kacafytje midis të afërmve të tij dhe Flogert Mezhikës. Ku në një nga këto episode, Sajmir Sina, pohon se ishte edhe vetë i pranishëm.
“Që nga debati i parë, sa herë vija në Shqipëri, unë vazhdoja të frekuentoja lokalin ‘Vila 23’ dhe ndërsa përshëndetesha me pronarin, shtetasin Florin Domi, me shtetasin Flogert Mezhika shikohesha por nuk flisnim.
Ajo që dua të theksoj është se Flogert Mezhika nuk u ndal vetëm te unë përsa i përket kërcënimeve por u tha edhe qiramarrësve të lokalit se: ‘nuk do ta gëzonin atë ambient pasi do ta merrte ai’.
Ndërsa në muajin korrik ose gusht, Flogerti erdhi dhe debatoi me nipin tim Amarild Leti, teksa në debat e sipër unë ndërhyra dhe u shtyva me duar me Flogertin.Prej atij momenti, unë nuk kam patur më kontakte me të, por e kam parë tek ‘Vila 23’:, tha Sina.
Por ndërsa mendoi se problemi i tij me Flogert Mezhikën u mbyll këtu dhe ky moment mjaftonte për një sqarim midis të dyve, duket se pikërisht këtu për Sajmir Sinën nis një telash tjetër edhe më i madh, se sa një shkëmbim pakënaqësish midis tij dhe atij që pretendonte lokalin me qira. -

Ky është kuzhinieri i vrarë nga kolegu i vet në restorant
Personi në foto është kuzhinieri i vrarë sot me thikë në një restorant te kompleksi “Kika 2” në lagjen “Komuna e Parisit” në Tiranë.
34-vjeçari Indrit Ismaillari u qëllua me thikë në qafë nga Filip Shehu, picajol, me të cilin punonin së bashku në restorantin “City Lounge”.
Ai ndërroi jetë për shkak të gjakderdhjes në spital, teksa dyshohet se thika i ka prekur arterien vitale.
Autori u arrestua në vendngjarje nga forcat e policisë, ndërsa sherri dyshohet se nisi për motive banale. Shehu tha se ishte bullizuar prej tij në vendin e punës. -

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi
Nga një rrugicë e qetë dikur, në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, banorët sot jetojnë mes zhurmave të pandërprera dhe tymit, që po i mbyt brenda shtëpive të tyre. Një restorant aty pranë është kthyer në burim shqetësimi, sëmundjeje dhe ankthi.
Ardjani tregon se jeton me një aparat oksigjeni pranë shtratit. Sëmundja e mushkërive e ka izoluar në dhomën e tij, por edhe aty nuk gjen qetësi.
Tymi, erërat e vajit të djegur dhe zhurmat po ia bëjnë jetën çdo ditë e më të vështirë. Ai thotë, se pas 40 vjetësh punë nuk po merr dot frymë në shtëpinë e vet.
“Gjithë dyoksidin e karbonit e merr era dhe ma fut mua këtu. Unë kam probleme me frymëmarrjen. E kam kthyer shtëpinë në urgjencë. Në shtëpi më vjen vetëm dyoksid karboni, është krimi më i madh që mund t’i bësh një të sëmuri me mushkëri. Për të hapur një biznes ose restorant je i detyruar që të plotësosh kushtet që përmban ligji. Ne nuk kërkojmë që t’i mbyllim biznesin dhe kërkojmë thjesht që ai të zbatojë ligjin. Nuk mund të pasurohet ai njeri me jetën time. Unë jam një pensionist që kam punuar 45 vjet në media. Unë në vend të oksigjenit po thith dyoksid karboni. I patë pajisjet e mia. Më ka ardhur atje ku nuk mban më. Nuk kisha se kujt t’i drejtohesha, prandaj dhe iu drejtova kolegëve të mi”, thotë qytetari.
Pak më tutje, një tjetër banor i zonës prej katër brezash, tregon se nuk po mundet të hapë dritaret e shtëpisë, ndërsa netët i kalon pa gjumë, për shkak të zhurmave të dhomës frigoriferike dhe ajrit të ndotur.
“Përbri shtëpisë sime, distanca 10 metra është bërë një lokal. Nuk e di se me çfarë parametrash është bërë, por atje ika tuba që nxjerrin qymyr. Ka tuba ventilimi, ka bërë dhe një dhomë frigoferike me motorë të fuqishëm, nuk na lë natën të flemë gjumë. Bën si avion. Tymi fillon të dalë nga ora 12:00 deri në 23:00. Këtu i gjithë territori mbushet me erën e këtyre, nuk hapim dot një dritare”, tha qytetari tjetër.Vetëm pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, menaxheri i restorantit, premtoi se brenda pak ditëve do të zhvendosë tubin e aspirimit dhe do të marrë masa për minimizimin e zhurmave./Emisioni “Stop” -

Kina inaguron urën rrugore më të lartë në botë/ Në lartësinë 2.600 metra edhe një restorant panoramik
Kina ka zbuluar zyrtarisht Urën e re të Kanionit të Madh Huajiang, kryqëzimin rrugor më të lartë në botë, i cili u përfundua në më pak se katër vjet dhe u përurua ditë më parë.
Projekti, përveçse është një arritje inxhinierike, po bëhet edhe një destinacion kryesor turistik, pasi përmban një restorant në majë, një shteg prej xhami dhe një ujëvarë në buzë të kanionit.
Ura mbresëlënëse Huajiang ngrihet 640 metra mbi lumin dhe shtrihet 1220 metra, duke ofruar pamje panoramike të një prej peizazheve më spektakolare të Kinës – të ashtuquajturës “çarje dheu”, kanioni i madh natyror në provincën Guizhou.
Përtej simbolikës së superioritetit teknologjik, ura e zvogëlon kohëzgjatjen e një udhëtimi që kërkonte dy orë në vetëm dy minuta, duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e njerëzve dhe mallrave në një zonë të njohur për terrenin e saj të vështirë.
Megjithatë, projekti nuk kufizohet vetëm në funksionalitet.
Në majë, në një lartësi prej 2,600 metrash, ndodhet një restorant me pamje panoramike, ndërsa e gjithë ura është projektuar si një park tematik.
Vizitorët mund të ecin në një shteg prej xhami, të përdorin një ashensor transparent me shpejtësi të lartë ose të bëjnë kërcim bungee mbi kanion.
Një ujëvarë artificiale në buzë të urës plotëson spektaklin mbresëlënës.
Ura është pjesë e planit kombëtar të infrastrukturës së Kinës që synon të nxisë zhvillimin ekonomik të zonave të largëta si Guizhou, rreth 1,300 kilometra në perëndim të Shenzhen.
Autoritetet thonë se projekti do të nxisë turizmin dhe transportin lokal, duke e bërë urën një simbol të ri të inxhinierisë moderne kineze.
Ura e Kanionit të Madh Huajiang është një urë e varur me një gjatësi totale prej 2,890 metrash.
Trarët e saj metalikë peshojnë 22,000 tonë – pothuajse sa tre Kulla Eiffel – dhe dizajni i saj bazohet në materiale të përparuara për forcë dhe stabilitet aerodinamik, duke lejuar që ajo të përdoret edhe në kushte ekstreme të motit.
-

Shkarkoi zv.ministrin se pinte cigare, reagon Albana Kociu: Andi Mahila tymoste cigare në restorant, është shkelje e ligjit
Pasi i kërkoi qeverisë shkarkimin e zëvendësit të saj Andi Mahila, ka ardhur një reagim nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shkruan se zv.ministri i Brendshëm, Andi Mahila u kap duke tymosur cigare në restorant, ndërsa foton e zv.ministrit duke pirë cigare ja kishte dërguar një qytetar nga New York.
Koçiu shkruan se pirja e cigares brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e ligjit ‘Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendësministrit. Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në Neë York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant.
Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra. Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga ana ime e kam njoftuar bashkëatdhetarin që dërgoi mesazhin, se shqetësimi i tij i drejtë nuk ra në vesh të shurdhër. I siguroj të gjithë qytetarët, që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë por me qëndrimet parimore, që ata me plot të drejtë presin prej nesh.
I siguroj të gjithë qytetarët, që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë por me qëndrimet parimore, që ata me plot të drejtë presin prej nesh. -

Skandal në restorant në Kinë, adoleshentët urinojnë në ushqim dhe e publikojnë në rrjetet sociale, gjobiten 260,000 euro
Dy adoleshentë 17-vjeçarë në Kinë janë dënuar nga një gjykatë në Shangai me një gjobë prej 2.2 milionë juanësh (rreth 260 mijë euro) pasi urinuan në një tenxhere me lëng supë në një restorant të njohur hotpot dhe publikuan videon në internet.
Ngjarja ndodhi në shkurt të këtij viti, në një degë të zinxhirit të restoranteve Haidilao, dhe shkaktoi reagime të ashpra në rrjetet sociale dhe opinionin publik. Edhe pse nuk pati prova se klientët konsumuan supën e ndotur, kompania ofroi kompensim për mbi 4,000 klientë që vizituan restorantin në ditët pas incidentit, duke u kthyer pagesën dhe dhënë dëmshpërblim dhjetëfish të vlerës së faturës.
Në fillim, Haidilao kërkoi mbi 23 milionë juanë si dëmshpërblim, por gjykata përcaktoi një shumë më të ulët, duke argumentuar se kompensimi i dhënë klientëve ishte vendim biznesi dhe nuk duhet të rëndojë mbi të miturit dhe familjet e tyre.Gjykata vendosi se veprimet e adoleshentëve dëmtonin reputacionin dhe imazhin e kompanive dhe i cilësoi si “sjellje fyese dhe shqetësuese për publikun”. Po ashtu, gjykata mbajti prindërit ligjërisht përgjegjës për mungesën e mbikëqyrjes dhe urdhëroi që ata të paguajnë shumën e dëmshpërblimit.
Nga 2.2 milionë juanët,:2 milionë i shkojnë Haidilao për dëmin në imazh dhe operim,
130,000 juanë për një kompani tjetër catering për dëme materiale dhe pastrim,
pjesa tjetër mbulon shpenzimet ligjore./vizionplus.tv
-

Adoleshentët kinezë urdhërohen të paguajnë 260,000 euro pasi urinuan në një tenxhere me lëng mishi në një restorant
Dy adoleshentë që urinuan në një tenxhere me lëng mishi në një restorant janë urdhëruar nga një gjykatë të paguajnë 2.2 milionë juanë (rreth 260,000 euro) për dy kompani furnizimi me ushqim në Kinë.
Sipas BBC, incidenti, i cili ndodhi shkurtin e kaluar në një degë të rrjetit të restoranteve Haidilao në Shangai, shkaktoi trazira pasi 17-vjeçarët ngarkuan në internet një video të aktit të tyre të neveritshëm.
Edhe pse nuk ka prova se dikush e ka konsumuar ushqimin, Haidilao ishte ofruar të kompensonte mijëra klientë që kishin ngrënë në restorant në ditët pas incidentit.
Në mars, Haidilao kërkonte më shumë se 23 milionë juanë dëmshpërblim, duke pretenduar se shuma përfshinte kompensimin që u kishte paguar klientëve për incidentin.
Të premten, një gjykatë e Shangait vendosi që adoleshentët kishin shkelur të drejtat dhe reputacionin e kompanive përmes “akteve fyese”, duke vënë në dukje se veprimet e tyre kishin kontaminuar enët dhe “shkaktuar pakënaqësi të fortë publike”. Gjykata gjithashtu i shpalli prindërit e adoleshentëve fajtorë për neglizhencë në mbikëqyrjen e tyre dhe i urdhëroi ata të paguanin kompensim, raportuan mediat shtetërore.
Nga shuma totale prej 2.2 milionë juanësh, 2 milionë janë kompensim për kompaninë për dëmtimin e funksionimit dhe reputacionit të saj, 130,000 janë kompensim për një kompani furnizimi me ushqime të gatshme për humbjen e enëve dhe kostove të pastrimit, dhe pjesa tjetër mbulon shpenzimet ligjore. Megjithatë, gjykata vendosi që çdo kompensim shtesë që Haidilao u ofroi klientëve të saj ishte rezultat i “vendimit të saj të biznesit” dhe, për këtë arsye, nuk duhet të mbulohet nga adoleshentët dhe familjet e tyre.
Haidilao ishte ofruar të kompensonte më shumë se 4,000 klientë që vizituan degën e Shangait midis 24 shkurtit dhe 8 marsit, duke ofruar një rimbursim të plotë dhe një shumë kompensimi ekuivalente me shumën e faturës së tyre shumëzuar me 10. Përveç kësaj, ajo zëvendësoi të gjitha pajisjet e tenxhereve të nxehta të degës dhe njoftoi se kishte kryer punime pastrimi dhe dezinfektimi.Top Channel