Tag: restaurimi

  • Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”

    Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”

    Ministria e Turizmit reagon për  ekskavatorët në Finiq: “Nuk ka gërmime të paligjshme, po kryhen punime restaurimi të miratuara”
     
    Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka reaguar pas informacioneve të qarkulluara në media dhe rrjete sociale për praninë e personave të panjohur që dyshohej se po kryenin gërmime të paligjshme në Parkun Arkeologjik të Finiqit. Sipas institucionit, këto lajme nuk janë të vërteta dhe përbëjnë “keqinformim mbi një proces tërësisht të ligjshëm restaurimi dhe konsolidimi”.
     

     
    Sipas ministrisë, aktualisht në Parkun Arkeologjik të Finiqit po zhvillohen punime të miratuara dhe të mbikëqyrura nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, në kuadër të projektit “Restaurimi dhe konsolidimi i Murit të Bastionit”. Punimet kryhen nga kompania kontraktuese “JOGI” sh.p.k., bazuar në Vendimin nr. 206 datë 09.04.2021, të rimiratuar me Vendimin nr. 398 datë 25.07.2025 të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale.
     
    Pas një pritjeje disa vjeçare, projekti ka hyrë në fazën konkrete të zbatimit dhe përfaqëson një ndërhyrje të domosdoshme për ruajtjen e një prej monumenteve më të rëndësishme të antikitetit në jug të Shqipërisë. Restaurimi synon stabilizimin afatgjatë të strukturës, ruajtjen e autenticitetit të murit mbrojtës dhe rritjen e sigurisë për vizitorët.
     

     
    Ministria e Kulturës shprehet se punimet përfshijnë disa faza kryesore:
     

    Pastrimin e sipërfaqeve dhe heqjen e bimësisë;
    Kryerjen e sondazheve për verifikimin e themeleve;
    Ndërtimin e sistemit të drenazhit;
    Konsolidimin e strukturave me shufra inoksi;
    Rivendosjen në pozicion të gurëve ciklopikë të rrëzuar me peshë 1.8–2.2 ton secili.

     
    Për shkak të peshës së këtyre gurëve, përdoren mjete të specializuara ngritëse me kapacitet deri në 4.8 ton, në përputhje me VKM nr. 1099/2020. “Pikërisht këto mjete janë keqinterpretuar si gërmime të paligjshme”, sqaron ministria, duke theksuar se bëhet fjalë për procedura standarde restaurimi të dokumentuara.
     
    Deri tani, punimet kanë arritur rreth 80% të realizimit, duke garantuar stabilitetin afatgjatë të Murit të Bastionit dhe ruajtjen e një monumenti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore shqiptare.
    Në përfundim, Ministria u bën thirrje mediave dhe publikut të verifikojnë informacionet pranë institucioneve përkatëse përpara publikimit, për të shmangur përhapjen e lajmeve të pasakta që ndikojnë negativisht në perceptimin mbi punën për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Restaurimi i “Liri a vdekje”, filmi ikonik i Çerçiz Topullit shfaqet në mbrëmjen finale të festivalit ndërkombëtar

    Restaurimi i “Liri a vdekje”, filmi ikonik i Çerçiz Topullit shfaqet në mbrëmjen finale të festivalit ndërkombëtar

    “Më ka marrë malli shumë për ju. Më ka marrë malli për këta trima që për katër muaj luftuan që të sillnin këtë film, që do të shohim sot të restauruar”, shprehet Nikolla Llambro.

    Me nostalgji, emocione dhe kujtime të paharrueshme aktorët ndoqën filmin “Liri a vdekje”, të restauruar nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, që u shfaq premierë në mbrëmjen finale të edicionit të 23-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë.
    Filmi ikonik i kinemasë shqiptare sjell në ekran heroizmin e Çerçiz Topullit, simbol i rezistencës për liri dhe pavarësi, që interpretohet nga Timo Flloko.
    Në rolin e figurave të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare, janë aktorë të njohur si Reshat Arbana, Kadri Roshi, Gjergj Lala, Kastriot Çaushi, Bujar Asqeriu, Nikolla Llambro.
    Me këtë restaurim, plotësohet amaneti i regjisorëve Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj që filmi “Liri a vdekje” të ishte një seri e vetme, ç’ka nuk u lejua në vitin 1979 kur u realizua prodhimi kinematografik.
    “Kam kënaqësinë që me këtë ekip me këta miqtë e mi kolegë të jemi këtu në këtë restaurim. Njerëzit e shquar të këtij filmi nuk janë më. I bëj homazh që nga skenaristi i shquar Vath Korreshi, dy regjisorëve Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj, kompozitorit të madh, Kujtim Laro dhe shumë e shumë të tjerëve”, thotë Timo Flloko.
    Restaurimi digjital që riktheu filmin në shkëlqimin e tij të dikurshëm u realizua në studiot e Augustus Color në Romë.
    “Filmi kishte probleme me ngjyrat, kishte një blu të tmerrshme në sfond. Merret, pastrohet, digjitalizohet dhe kopja shkon në vendin ku do të restaurohet dhe kopja shkon në vendin ku do të restaurohet. Pastaj kthehet në gjendjen që ju e patë, që për mua është tepër e larmishme. Ka skenat, ka peizazhin, ka aktorët, por edhe muzikën e ka shumë të bukur”, deklaroi Eljan Tanini, drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit
    Pas 17 filmash, Arkivi i Filmit pritet të nisë punën për restaurimin e “Përballë”, ekranizimi të romanit të Teodor Laços.

    Top Channel

  • Restaurohet rrethimi i parkut kombëtar të Butrintit, u projektua nga arkitekti Gani Strazimiri në vitet ’60-të

    Restaurohet rrethimi i parkut kombëtar të Butrintit, u projektua nga arkitekti Gani Strazimiri në vitet ’60-të

    Parku kombëtar i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, ndërsa ka përfunduar dhe restaurimi i rrethimit të tij. Procesi i restaurimit të rrethimit të parkut kombëtar projektuar nga arkitekti Gani Strazimiri disa dekada më parë është kryer duke përdorur materiale origjinale. Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) shprehet se ky projekt nuk është thjesht punim restaurimi. “Në parkun kombëtar të Butrintit është përfunduar restaurimi i rrethimit të projektuar nga arkitekti Gani Strazimiri në vitet ’60.
    Pas më shumë se dy dekadash pa ndërhyrje të rëndësishme, ky element i infrastrukturës është rikthyer në gjendjen e tij të plotë funksionale dhe estetike. Procesi është kryer duke përdorur materiale origjinale dhe duke respektuar konceptin arkitektonik fillestar. Ky projekt nuk është thjesht një punim restaurimi, por një homazh për mjeshtërinë e projektuesit dhe një investim në mbrojtjen e trashëgimisë së Butrintit për brezat që vijnë”, thuhet nga AADF në faqen në rrjete sociale.
    Parku kombëtar i Butrintit është dhe ndër më të vizituarit në vendin tonë për periudhën janar-korrik 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Butrinti është vizituar gjatë këtyre muajve nga 150,178 vizitorë, vendas e të huaj. Në saj të vlerave të larta historiko-kulturore qyteti antik i Butrintit u përzgjodh fillimisht si Monument Kulture në vitin 1948, në ligjin e monumenteve të Kulturës së Shqipërisë. Në vitin 1992 Butrinti u pranua si vendbanimi i parë arkeologjik i Republikës së Shqipërisë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

  • Restaurohet rrethimi i Parkut Kombëtar të Butrintit sipas projektit të viteve `60

    Restaurohet rrethimi i Parkut Kombëtar të Butrintit sipas projektit të viteve `60

    Në Parkun Kombëtar të Butrintit përfundoi restaurimi i rrethimit.

    Rrethimi ishte projektuar nga arkitekti Gani Strazimiri në vitet ’60. Pas më shumë se dy dekadash pa ndërhyrje të rëndësishme, ky element i infrastrukturës është rikthyer në gjendjen e tij të plotë funksionale dhe estetike.

    Procesi është kryer duke përdorur materiale origjinale dhe duke respektuar konceptin arkitektonik fillestar. Parku Kombëtar i Butrintit theksoi në një postim në rrjetet sociale se ky projekt nuk është thjesht një punim restaurimi, por një homazh për mjeshtërinë e projektuesit dhe një investim në mbrojtjen e trashëgimisë së Butrintit për brezat që vijnë.

    Parku Kombëtar i Butrintit renditet i pari ndër 5 institucionet e trashëgimisë kulturore më të vizituara për periudhën janar-korrik 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Butrinti është vizituar gjatë këtyre muajve nga 150,178 vizitorë, vendas e të huaj./atsh/KultPlus.com

  • Nis restaurimi i kishës 1.300-vjeçare në Arrëz të Lushnjës

    Nis restaurimi i kishës 1.300-vjeçare në Arrëz të Lushnjës

    Një nga monumentet më të hershme të Myzeqesë, kisha 1.300-vjeçare e “Shën Todrit” në fshatin Arrëz të Lushnjës, ka hyrë në një fazë të rëndësishme restaurimi. Ndërhyrja u konsiderua urgjente, pasi ndërtesa rrezikonte shembjen për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga kushtet atmosferike dhe tërmetet ndër vite.

    Punimet, të mbështetura nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, po përqendrohen kryesisht në rikonstruksionin e çatisë dhe riparimin e mureve të degraduara. Kjo kishë, e cila besohet të jetë e dyta më e vjetër në zonë pas manastirit të Ardenicës, mbart jo vetëm vlera të veçanta fetare dhe historike, por edhe një arkitekturë të rrallë. Për këtë arsye, ajo gëzon statusin e “Monumentit të Kulturës” të kategorisë së parë, përcjellë KultPlus.

    E mbyllur për besimtarët që prej vitit 2020 për shkak të amortizimit, kisha pritet të hapet sërish brenda pesë muajve, madje punimet po ecin me ritme të tilla që afati mund të përfundojë më herët. Drejtuesit e saj theksojnë se, krahas restaurimit të ndërtesës, mbetet e rëndësishme edhe rregullimi i rrugës që të çon drejt këtij objekti të trashëgimisë.

    Pas restaurimit të kishës në Bishqethëm, ky është projekti i dytë i këtij lloji që realizohet në Lushnjë, duke treguar përkushtimin për ruajtjen e monumenteve me vlera të rralla historike dhe shpirtërore./KultPlus.com

  • Muzeu Historik Kombëtar në kantier restaurimi për t’u rikthyer si institucion bashkëkohor

    Muzeu Historik Kombëtar në kantier restaurimi për t’u rikthyer si institucion bashkëkohor

    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bëri të ditur se po punohet për ta rikthyer Muzeun Historik Kombëtar në një institucion dinjitoz dhe bashkëkohor, të denjë për të ruajtur dhe treguar historinë kombëtare.

    Muzeu Historik Kombëtar, pas një kohe të gjatë sfidash dhe dëmtimesh, përfshirë tërmetin e 2019-tës është në fazë restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi. Kjo është ndërhyrja më e rëndësishme e këtij institucioni simbol, në kuadër të programit EU4Culture, nën drejtimin e UNOPS, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe MEKI.

    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bëri të ditur se, aktualisht në fazën e parë, punimet përfshijnë: paketim dhe evakuim të artefakteve, konsolidim dhe përforcim strukturor, rinovim të fasadave dhe izolimin e çatisë, instalimin e sistemit të monitorimit CAM, restaurimin e fasadës me teknologji moderne (fibra karboni dhe xhaketim kolonash).

    Ndërkohë, MEKI është në proces buxhetimi për fazën e dytë për të garantuar vijimin e këtij transformimi rrënjësor, që do të përfshijë: shtesa nëntokësore me laboratorë e hapësira teknike; fasadën e brendshme “Oculus” prej xhami dhe mbulesën ikonike; sisteme moderne MEP, mbrojtje nga zjarri, muzeologji bashkëkohore dhe mobilim tërësor./atsh/KultPlus.com

  • Restaurimi urban i Muzeut Historik Kombëtar, BEI dhe MEKI finalizojnë marrëveshjen

    Restaurimi urban i Muzeut Historik Kombëtar, BEI dhe MEKI finalizojnë marrëveshjen

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti sot përfaqësues të Bankës Europiane të Investimeve në një takim ku u diskutua përmbyllja e marrëveshjes së bashkëpunimit mes MEKI-së dhe BEI-së, në kuadër të ndihmës teknike për projektin “Restaurimi urban i Muzeut Historik Kombëtar”.
    Ky takim shënoi finalizimin e Misionit të Vlerësimit, gjatë të cilit ekspertë nga MEKI, Ministria e Financave, SASPAC, BEI, OBP dhe delegacioni i Bashkimit Europian zhvilluan diskutime të thelluara mbi përputhshmërinë e projektit me strategjitë e zhvillimit të qëndrueshëm, objektivat e Veprimit Klimatik dhe standardet evropiane në fushën e restaurimit dhe infrastrukturës kulturore.
    “Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në ruajtjen dhe përmirësimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, duke respektuar praktikat më të mira ndërkombëtare”, bëri të ditur ministri Gonxhja.

  • Restaurimi i Manastirit të Ardenicës, çfarë propozojnë historianët

    Restaurimi i Manastirit të Ardenicës, çfarë propozojnë historianët

    Restaurimi i Manastirit të Ardenicës ka nisur prej një muaji dhe muret rrethuese janë duke u përforcuar të parat. Është Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore që mbështet punimet në tërësi dhe që dha alarmin për ndërhyrje urgjente.
    Për shkak të kohës, muret nisën plasaritjet dhe çarjet më të mëdha u shkaktuan nga tërmeti i 2019-s. Pjesa perëndimore e Manastirit pësoi rrëshqitje dherash dhe në këtë pikë u vendos që nisja e punimeve restauruese ishte e domosdoshme. Historiani Niko Ferro thekson se është bërë kërkesa për rindërtimin e bibliotekës, e cila u dogj në 1932.
    Ky manastir është më i vjetri nga ortodoksia shqiptare, i ndërtuar në Shqipëri. Për këtë qëllim do të ndërtohet edhe një muze për vizitorët me gjetjet arkeologjike të zonës.
    Punimet restauruese përveç strukturës murale përfshijnë edhe konakët e manastirit, restaurimin e dyshemesë, pastrimin e figurave përgjatë perimetrit të kishës, restaurimin dhe trajtimin e strukturës drusore, pastrimin e fasadës nga patina biologjike etj.
    Në 1964, Manastiri i Ardenicës në Lushnje, u shpall monument kulture i Kategorisë së Parë, i mbrojtur me ligj.
    Klan News

  • Restaurimi i kalasë së Bashtovës drejt përfundimit, puna ka vijuar me muret, kullat dhe elementët mbrojtës të saj

    Restaurimi i kalasë së Bashtovës drejt përfundimit, puna ka vijuar me muret, kullat dhe elementët mbrojtës të saj

     Nga Julia Vrapi
    Kalaja e Bashtovës një nga më të bukurat në vend është në një proces restaurimi. Kalaja e Bashtovës po i nënshtrohet restaurimit dhe rijetësimit falë programit “EU4Culture”, financuar nga BE. Puna në kalanë që është monument kulture ka vijuar  te muret e saj, kullat apo elementët mbrojtës. Programi “EU4Culture” shprehet se shpejt mund të hyhet brenda mureve të kalasë së Bashtovës. “Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se po i afrohemi përfundimit të restaurimit të Kalasë së Bashtovës! Së shpejti do të mund të hyni brenda mureve të saj dhe të përjetoni historinë e pasur, legjendat dhe ngjarje interesante historike përmes tregimeve digjitale”, thuhet në faqen e “EU4Culture”, ku janë ndarë dhe disa foto nga kalaja.
    E ndërtuar fillimisht në shekullin XV si një qendër tregtare veneciane dhe e përforcuar më vonë gjatë periudhës osmane, kalaja e Bashtovës i ka rezistuar kohës. Falë programit “EU4Culture”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, po restaurohen me kujdes muret, kullat dhe elementët mbrojtës të saj. “Shënuesit informativë janë vendosur, instalimet dhe qendra e vizitorëve janë drejt përfundimit, ndaj shumë shpejt do të mund ta vizitoni këtë pasuri të jashtëzakonshme kulturore!”, thuhet nga “EU4Culture”.  Shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1948, Kalaja e Bashtovës është gjithashtu në listën tentative të UNESCO-s si vend i trashëgimisë botërore.
    Ndërhyrjet në kala
    Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) në qershor 2024 bënte me dije se në kuadër të restaurimit të kalasë së Bashtovës, janë kryer këto ndërhyrje arkitekturore: Restaurimi dhe plotësimi i qemerëve të tullës; Restaurimi i bedenave të dëmtuar; Restaurimi i shkallëve të gurit; Ndriçim artistik i mureve të kalasë në pjesën e brendshme dhe të jashtme të tyre; Pajisja e një pjese të murit me parapet metalik, për të siguruar mbrojtjen e vizitorëve gjatë lëvizjes mbi mur; Plotësimi i njërës prej kullave me strukturë dekorative metalike; Mbyllja e aksesit në disa pjesë të murit ku ecja mund të jetë e rrezikshme. E ngritur pranë fshatit të Vilë-Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit, kalaja haset për herë të parë në një hartë detare të vitit 1521.
    Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60×90 metra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash. Mendohet se kjo kala ka qenë dykatëshe, ku një kat i saj është i fundosur nën sipërfaqen e tokës. Ajo që e bën Bashtovën të veçantë në krahasim me kështjellat e tjera, që mund të vizitohen në Shqipëri është fakti se ajo është e vetmja kështjellë e ndërtuar në një fushë dhe jo në majë të kodrave apo maleve.