Tag: respiratore

  • Po përhapet me shpejtësi/ Shqipëria preket nga gripi australian, 12 mijë raste në javë, ja simptomat

    Po përhapet me shpejtësi/ Shqipëria preket nga gripi australian, 12 mijë raste në javë, ja simptomat

    Shqipëria po përballet me rritje të ndjeshme të infeksioneve respiratore, ndërsa gripi australian ka filluar të bëhet shqetësim për autoritetet shëndetësore. Sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), deri tani raportohen rreth 12 mijë raste në javë, edhe pse nuk janë konfirmuar ende raste me grip.
    Specialisti i ISHP, Artan Simaku, sqaron se “kemi 12 mijë raste në javë, por nuk kemi kapur grip“. Megjithatë, pacientët paraqiten në qendrat shëndetësore me simptoma të ngjashme me gripin, si temperaturë e lartë, kollë, bronkit dhe shpesh otit.
    Autoritetet paralajmërojnë se gripi australian mund të vijë më shpejt këtë vit, siç po ndodh edhe në vendet fqinje si Italia, dhe theksojnë se në Evropë po qarkullojnë shtamet AH1N1 dhe AH3N2.“Ne kemi vaksinë me shtame të këtyre viruseve, prandaj vaksinimi është ende i rekomanduar për të parandaluar komplikacione”, shton Simaku.
    Përveç gripit, COVID-i dhe virozat e tjera respiratore po rëndojnë situatën tek më të vegjlit, sidomos fëmijët nën 5 vjeç, duke bërë të domosdoshëm kujdesin e shtuar dhe vaksinimin në kohë.

  • “Shqetësim”/ Virozat po qarkullojnë ende në vend, reagon Tomini: Mos neglizhoni asnjë shenjë

    “Shqetësim”/ Virozat po qarkullojnë ende në vend, reagon Tomini: Mos neglizhoni asnjë shenjë

    Kryesisht problemet e rrugëve respiratore, por edhe një bashkëqarkullim virozash të ndryshme janë prezente në vendin tonë që prej gushtit sipas drejtoreshës së ISHP, Eugena Tomini.
    “Krahasimisht me vitet e tjera, gjithmonë gushti sjell raste në shtim të infeksioneve respiratore, për shkak edhe të lëvizjeve të turistëve e vizitorëve dhe shkujdesjes. Gjithashtu edhe Covid-i është i pranishëm gjatë gjithë vitit, gjithashtu shfaqje të infeksioneve respiratore kemi pasur edhe gjatë ditëve të para të shtatorit.”, tha ajo.
    Duke qenë se jemi në periudhën e vjeshtës, vaksinimi ka një rol të rëndësishëm për të minimizuar problemet serioze në shëndet, por edhe përhapjen e viruseve që janë në qarkullim.
    ISHP bën thirrje që të mos neglizhohet asnjë shenjë klinike nga qytetarët dhe t’i drejtohen specialistëve për të marrë trajtimin e duhur.

  • Virozat mbeten ende shqetësim, Tomini: Vaksinimi, mbrojtja më e mirë!

    Virozat mbeten ende shqetësim, Tomini: Vaksinimi, mbrojtja më e mirë!

    Kryesisht problemet e rrugëve respiratore, por edhe një bashkëqarkullim virozash të ndryshme janë prezente në vendin tonë që prej gushtit sipas drejtoreshës së ISHP, Eugena Tomini.
    “Krahasimisht me vitet e tjera, gjithmonë gushti sjell raste në shtim të infeksioneve respiratore, për shkak edhe të lëvizjeve të turistëve e vizitorëve dhe shkujdesjes. Gjithashtu edhe Covid-i është i pranishëm gjatë gjithë vitit, gjithashtu shfaqje të infeksioneve respiratore kemi pasur edhe gjatë ditëve të para të shtatorit.”
    Duke qenë se jemi në periudhën e vjeshtës, vaksinimi ka një rol të rëndësishëm për të minimizuar problemet serioze në shëndet, por edhe përhapjen e viruseve që janë në qarkullim.
    ISHP bën thirrje që të mos neglizhohet asnjë shenjë klinike nga qytetarët dhe t’i drejtohen specialistëve për të marrë trajtimin e duhur.

  • COVID s’është zhdukur: Autoritetet konfirmojnë 6 raste, përjashtohet alarmi për nënvariantin

    COVID s’është zhdukur: Autoritetet konfirmojnë 6 raste, përjashtohet alarmi për nënvariantin

    Pavarësisht rënies së ndjeshme të rasteve të infektimeve masive me COVID-19, virusi mbetet ende prezent dhe i monitoruar nga autoritetet shëndetësore shqiptare.
    Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, e cila deklaroi se gjatë javëve të fundit janë konfirmuar gjashtë raste të reja me COVID-19 në vend. “Vetëm javët e fundit kemi pasur 6 raste COVID-19 të konfirmuar dhe asnjë element mbi karakteristikat e një nënvarianti të ri”, – u shpreh Tomini, duke sqaruar se nuk ka asnjë provë që këto raste të lidhen me nënvariantin e ri të raportuar aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është në vëzhgim të vazhdueshëm nga organizatat ndërkombëtare të shëndetit publik.
    Sipas saj, Instituti i Shëndetit Publik vazhdon të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme si gripin, ashtu edhe COVID-19, me qëllim identifikimin në kohë të çdo evolucioni të virusit, përfshirë edhe nënvariantet e reja që mund të shfaqen. “Është një variant që po monitorohet dhe vlerësohet me interes nga strukturat ndërkombëtare. Çdo nënvariant i ri monitorohet. ISHP vijon monitorimin e gripit dhe COVID-19 në mënyrë paralele”, – theksoi Tomini, duke nënvizuar se koordinimi me strukturat ndërkombëtare shëndetësore është i përhershëm dhe i domosdoshëm për të mbajtur situatën nën kontroll.

    Në këtë periudhë të stinës së nxehtë, ku frekuentimi i ambienteve publike dhe kontakteve ndërpersonale rritet ndjeshëm, Tomini u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për higjienën personale dhe etiketën respiratore, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e infeksioneve. “Ne jemi në koordinim me strukturat ndërkombëtare, situata është e qetë nga vlerësimi epidemiologjik, por në sezonin e verës, masat e kontrollit respirator dhe higjienik duhet të jenë të shtuara”, – tha drejtoresha e ISHP.
    Edhe pse Shqipëria aktualisht nuk ndodhet në sezon gripi, Tomini kujtoi se COVID-19 ka dëshmuar se është një virus që qarkullon gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në muajt e ftohtë. “Duhet pasur kujdes nga etika te shenjat respiratore, rrufa, dhimbja e kokës, temperatura, që janë karakteristikë për çdo virozë, por COVID-19 si çdo sëmundje tjetër infektive, duhet të ketë bazë higjienën dhe etiketën respiratore për të mos pasur infektim te të tjerë”, – tha ajo. Duke iu referuar të dhënave të fundit të survejancës shëndetësore, Tomini sqaroi se nuk është konfirmuar ndonjë rast i ri i gripit, ndërsa infeksionet e raportuara lidhen më shumë me probleme pulmonare të shkaktuara nga ndryshimet e temperaturës dhe alergjitë sezonale.
    “Nuk kemi viroza të tjera, s’kemi konfirmuar grip në survejancën e sindromës së ngjashme me gripin. Vetëm gjashtë raste nga buletini i fundit i ISHP janë me COVID. Alergjitë e stinës apo elementë të tjerë të infeksioneve pulmonare që vijnë si pasojë e ndryshimit të temperaturave janë prezente”, – u shpreh Tomini, duke shtuar se prania e infeksioneve respiratore është shumë më e ulët krahasuar me pikun, që ndodh zakonisht në muajt janar-shkurt.
    Autoritetet shëndetësore vijojnë të nxisin ndërgjegjësimin dhe kujdesin e qytetarëve, duke rekomanduar masa të thjeshta, por efektive, si larja e shpeshtë e duarve, shmangia e kontakteve të ngushta në raste simptomash, përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura dhe ruajtja e higjienës personale, si mënyra për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga përhapja e virozave dhe COVID-19. Në përmbyllje, Tomini theksoi se respektimi i masave higjieno-sanitare dhe vëmendja ndaj shenjave të para të sëmundjeve respiratore janë thelbësore për të mbajtur nën kontroll situatën epidemiologjike dhe për të mos lejuar një rikthim të përhapjes së virusit në mënyrë të pakontrolluar.
     

  • Konfirmohen 6 raste të reja, përjashtohet nënvarianti i ri, COVID-19 prezent në Shqipëri, thirrje për kujdes

    Konfirmohen 6 raste të reja, përjashtohet nënvarianti i ri, COVID-19 prezent në Shqipëri, thirrje për kujdes

    Pavarësisht rënies së ndjeshme të rasteve të infektimeve masive me COVID-19, virusi mbetet ende prezent dhe i monitoruar nga autoritetet shëndetësore shqiptare.
    Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, e cila deklaroi se gjatë javëve të fundit janë konfirmuar gjashtë raste të reja me COVID-19 në vend. “Vetëm javët e fundit kemi pasur 6 raste COVID-19 të konfirmuar dhe asnjë element mbi karakteristikat e një nënvarianti të ri”, – u shpreh Tomini, duke sqaruar se nuk ka asnjë provë që këto raste të lidhen me nënvariantin e ri të raportuar aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është në vëzhgim të vazhdueshëm nga organizatat ndërkombëtare të shëndetit publik.
    Sipas saj, Instituti i Shëndetit Publik vazhdon të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme si gripin, ashtu edhe COVID-19, me qëllim identifikimin në kohë të çdo evolucioni të virusit, përfshirë edhe nënvariantet e reja që mund të shfaqen. “Është një variant që po monitorohet dhe vlerësohet me interes nga strukturat ndërkombëtare. Çdo nënvariant i ri monitorohet. ISHP vijon monitorimin e gripit dhe COVID-19 në mënyrë paralele”, – theksoi Tomini, duke nënvizuar se koordinimi me strukturat ndërkombëtare shëndetësore është i përhershëm dhe i domosdoshëm për të mbajtur situatën nën kontroll.
    APELI PËR KUJDES
    Në këtë periudhë të stinës së nxehtë, ku frekuentimi i ambienteve publike dhe kontakteve ndërpersonale rritet ndjeshëm, Tomini u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për higjienën personale dhe etiketën respiratore, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e infeksioneve. “Ne jemi në koordinim me strukturat ndërkombëtare, situata është e qetë nga vlerësimi epidemiologjik, por në sezonin e verës, masat e kontrollit respirator dhe higjienik duhet të jenë të shtuara”, – tha drejtoresha e ISHP.
    Edhe pse Shqipëria aktualisht nuk ndodhet në sezon gripi, Tomini kujtoi se COVID-19 ka dëshmuar se është një virus që qarkullon gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në muajt e ftohtë. “Duhet pasur kujdes nga etika te shenjat respiratore, rrufa, dhimbja e kokës, temperatura, që janë karakteristikë për çdo virozë, por COVID-19 si çdo sëmundje tjetër infektive, duhet të ketë bazë higjienën dhe etiketën respiratore për të mos pasur infektim te të tjerë”, – tha ajo. Duke iu referuar të dhënave të fundit të survejancës shëndetësore, Tomini sqaroi se nuk është konfirmuar ndonjë rast i ri i gripit, ndërsa infeksionet e raportuara lidhen më shumë me probleme pulmonare të shkaktuara nga ndryshimet e temperaturës dhe alergjitë sezonale.
    “Nuk kemi viroza të tjera, s’kemi konfirmuar grip në survejancën e sindromës së ngjashme me gripin. Vetëm gjashtë raste nga buletini i fundit i ISHP janë me COVID. Alergjitë e stinës apo elementë të tjerë të infeksioneve pulmonare që vijnë si pasojë e ndryshimit të temperaturave janë prezente”, – u shpreh Tomini, duke shtuar se prania e infeksioneve respiratore është shumë më e ulët krahasuar me pikun, që ndodh zakonisht në muajt janar-shkurt.
    Autoritetet shëndetësore vijojnë të nxisin ndërgjegjësimin dhe kujdesin e qytetarëve, duke rekomanduar masa të thjeshta, por efektive, si larja e shpeshtë e duarve, shmangia e kontakteve të ngushta në raste simptomash, përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura dhe ruajtja e higjienës personale, si mënyra për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga përhapja e virozave dhe COVID-19. Në përmbyllje, Tomini theksoi se respektimi i masave higjieno-sanitare dhe vëmendja ndaj shenjave të para të sëmundjeve respiratore janë thelbësore për të mbajtur nën kontroll situatën epidemiologjike dhe për të mos lejuar një rikthim të përhapjes së virusit në mënyrë të pakontrolluar. /PanoramA/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!