Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur për mediat pas daljes nga mbledhja me krerët e grupeve parlamentare në Kuvend.
Ai ka kundërshtuar miratimin e propozimit të kryeministrit Rama për ndryshim të rregullores duke pretenduar se ligjërisht minimumi duhet të respektohet afati 1 javor i parashikuar në rregulloren aktuale për ndryshim.
“Kërkuam që edhe formalisht të respektohet rregullorja, kushtetuta, por u gjendëm përballë vendosmërisë të kryetarit të ri të parlamentit, të kryetarit të grupit parlamentar të rilindjes që janë të vendosur për të shkelur Kushtetutës me të dyja këmbë duke kaluar në seancën e nesërme ndryshime të rregullores, ku qartësisht rregullorja parashikon që ndryshimi i rregullores kërkon një afat të përcaktuar prej të paktën 2 javë. Dhe në procedurë të përshpejtuar duhet respektuar të paktën afati 1 javor.
Po kërkojmë konsensus mbështetur në atë që parashikon rregullorja. Ajo që kundërshtojmë ne është që Edi Rama kërkon ta a trajtojë Kuvendin si noter të vendimeve të tij të paligjshme”, tha Blushi.
Tag: respektohet
-

“Edi Rama kërkon ta trajtojë Kuvendin si noter”/ Reagon Blushi: Kërkuam të respektohet rregullorja, kushtetuta…
-

Spahiu: Shqipëria në NATO nuk respektohet nga atletet e Ramës, por nga standardet e arritura
Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në samitin e NATO-s, dhe pamjen e tij, ku dallohej nga liderët e tjerë nga atletet e bardha që kishte veshur.
Sipas tij, Shqipëria në NATO nuk respektohet nga atletet e bardha të kryeministrit, por standardet e arritura nga vendi ynë.
‘Unë e kuptojë se pamja dhe veshja e Ramës kanë ngjallur në lloj debati dhe kritikash ose edhe vlerësim. Do të përfaqësojë një personazh që do të evidentohet sepse Shqipëria nuk është se ka ndonjë peshë në aleancën e NATO-s dhe nuk ka vlerë të jesh vetëm për ata që janë aty, por ka vlerë të shtuar për opinionin publik. Ashtu si përfitojë Shqipëria kur u anëtarësua në NATO ku feedbackun e mori qeveria Berisha, edhe sot në mënyrën e vet dhe performancën e vet një pjesë e vlerës i shkon qeverisë Rama. Kjo që po ndodh ne duhet që të analizojmë se çfarë vlerash politike dhe ushtarake ka organizimi i samitit të NATO. Shqipëria në NATO nuk respektohet nga atletet e bardha të Ramës, por standardet e arritura’, tha ai. -

Papa Leoni XIV: Dinjiteti i emigrantëve duhet të respektohet
Papa Leoni XIV, në adresimin e tij të parë para diplomatëve botërorë në Vatikan, ka thënë se dinjiteti i migrantëve duhet të respektohet, teksa iu ka bërë thirrje shteteve që të ndalojnë prodhimin e armëve dhe të kenë për prioritet paqen.
Ati i Shenjtë, e ka përshkruar veten si “pasardhës i emigrantëve”, gjersa ka përsëritur thirrjet për solidaritet dhe mëshirë për personat e shpërngulur, ka raportuar Reuters.
Ai fjalimin e së premtes e shfrytëzoi për të ripërsëritur mësimin tradicional të Kishës mbi martesën, tek e ka pohuar atë si një “bashkim të qëndrueshëm ndërmjet një burri dhe një gruaje”.
Leoni, i cili u zgjodh papë javën e kaluar, e ndërtoi fjalimin e tij mbi temat e paqes, drejtësisë, lirisë fetare, shkaktarëve të konflikteve dhe nevojës për diplomaci shumëpalëshe. Ai ka thënë se përvoja e tij e jetesës në Amerikën e Veriut e atë të Jugut, si dhe udhëtimet nëpër botë i kanë mundësuar të “takojë popuj dhe kultura të ndryshme”.
-

Berisha flet për dorëheqjen: Statuti do të respektohet, por…
Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se statuti i partisë për dorëheqjen e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve, do të respektohet. “Por ka një parim, është ai i votës së lirë”, tha Berisha në konferencë për mediat.
Në një dalje për mediat, Berisha akuzoi Ramën për manipulim të zgjedhjeve dhe blerje masive votash, duke u shprehur se ”një javë para zgjedhjeve, Rama u damkos si njeri që blen vota me para, kanabis dhe punësime”.Ai e përshkroi Ramën si të zhytur në “krime të tmerrshme”, që sipas tij, janë arsyeja pse kryeministri “do bëjë çdo gjë për të mbajtur pushtetin”. Berisha theksoi se Partia Demokratike do të vijojë betejën për rikthimin e integritetit të procesit zgjedhor dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.
-

A do të japësh dorëheqje? Berisha s’ka ndërmend: Statuti do të respektohet, por…
Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se statuti i partisë për dorëheqjen e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve, do të respektohet.
Por sipas tij, ka nje parim, qe eshte vota lire. E thene ndryshe, Berisha mund te mos dorehiqet me pretendimin se ia kane vjedhur votat ne 11 Maj. Apo te dorehiqet dhe te rikandidoje me skenarin se u rizgjodh serish nga vota e demokrateve.
“Por ka një parim, është ai i votës së lirë”, tha Berisha në konferencë për mediat. -

“S’po respektohet renditja”, probleme në qendrën e votimit në Lushnjë/ Sekretari i PD nuk ulet në tavolinë
Probleme ka edhe në qytetin e Lushnjës që në orët e para të mëngjesit.
Në Lushnjë QV 28/65 nuk ka filluar votimi pasi nuk punon kamera e pajisje PEI .
Ndërkohë që sekretari i PD nuk ulet në tavolinë me pretendimin se nuk respektohet renditja në karrige.Top Channel