Tag: respekti

  • Marotta: Auto-kandidatura e Simeones? Shenjë respekti për ne, por Chivu do të qëndrojë gjatë…

    Marotta: Auto-kandidatura e Simeones? Shenjë respekti për ne, por Chivu do të qëndrojë gjatë…

    27 Nëntor 2025

    10:50

    Alfred Lleshi

    Presidenti i Interit, Beppe Marotta, komentoi disa çështje para ndeshjes së Champions-it ndaj Atletico Madridit: “Auto-kandidaturën (vetofrimin) e Simeone e lexoj si një shenjë respekti për klubin tonë, që ai e njeh mirë. Interi është një klub lider në Europë. Sidoqoftë, unë i uroj Chivu të qëndrojë shumë vite në stolin zikaltër”.
    Marotta shtoi: “Chivu i përshtatet profilit që kërkonim, është pikërisht ai që na nevojitej. Jemi të kënaqur me të, jam i bindur se mund të qëndrojë shumë vite tek Interi”.
    Ai komentoi edhe për progresin e klubit: “Po vazhdojmë ngjitjen tonë krahasuar me disa vite më parë dhe po e bëjmë në mënyrën më të mirë. Kemi arritur nivele të rëndësishme, përfshirë edhe fillimin e projektit të stadiumit të ri, si në aspektin e rezultateve, ashtu edhe ekonomik”.
    Për kritikët e portierit Sommer: “Ai nuk ka nevojë për këshilla, kritikat vijnë edhe për portierët më të mëdhenj. Respekt maksimal për një lojtar dhe profesionist të madh si ai”.

  • Courtois: Krahasimi Ancelotti–Xabi Alonso? Mungesë respekti, Carlo është si një baba

    Courtois: Krahasimi Ancelotti–Xabi Alonso? Mungesë respekti, Carlo është si një baba

    20 Nëntor 2025

    12:06

    Alfred Lleshi

    Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, foli hapur për disa tema të nxehta në një intervistë për “Cadena Cope”. Ai komentoi idenë e një “krize” te madrilenët: “Kur barazojmë ose humbasim, flitet gjithmonë për krizë… Kundër Liverpool-it humbja ishte e merituar, por kundër Rayo nuk luajtëm aq keq”.
    Më pas reagoi ndaj zërave për probleme me Xabi Alonson: “Nuk kam marrëdhënie të keqe me trajnerin. Disa lojtarë janë të pakënaqur kur nuk luajnë, por diskutojmë hapur. Artikujt e tillë janë të rremë, vetëm zëra”.
    I pyetur për krahasimin Ancelotti–Xabi, u shpreh: “Janë dy botë të ndryshme. Ancelotti është pothuajse figurë atërore, me karizëm unikale. Xabi është më i ri, më modern. Të dy janë trajnerë të mëdhenj. Të thuash se na mungon Carlo është mungesë respekti”.
    Courtois iu përgjigj edhe deklaratave të Yamal para “El Clásico”: “Lamine është i madh, do të bëjë histori. Emocionet të bëjnë të thuash gjëra që s’duhet, kjo është atmosfera e një klasikeje të La Liga-s”.

  • Pas tragjedisë në familjen e Gjestit, Sara Kolami kundër ‘spektaklit publik’ të ngushëllimeve

    Pas tragjedisë në familjen e Gjestit, Sara Kolami kundër ‘spektaklit publik’ të ngushëllimeve

    Humbja e rëndë që ndodhi dje, kur në një aksident trafiku humbi jetën vëllai i artistit të njohur Gjest, ka prekur thellë opinionin publik. Ngjarja shkaktoi një valë reagimesh në rrjetet sociale, ku shumë figura publike shprehën dhimbjen dhe ngushëllimet e tyre. Por kjo situatë ka hapur edhe një debat mbi mënyrën se si shprehet respekti dhe dhimbja në epokën e mediave sociale.
    Në këtë kuadër, aktorja Sara Kolami reagoi me një mesazh të fortë, duke kritikuar “spektaklin publik” që, sipas saj, shpesh shoqëron tragjeditë.
    “Në momente të tilla, familja dhe të afërmit kanë nevojë për qetësi dhe ngushëllim të sinqertë, jo për spektakël publik. Nuk matet respekti me një imazh bardh e zi apo një status të shpërndarë. Dhimbja nuk është për t’u bërë trend, por për t’u përjetuar me dinjitet,” shkroi Kolami.
    Ajo theksoi se respekti i vërtetë qëndron tek një fjalë ngushëllimi, një gjest njerëzor ose një mesazh privat, jo tek “like” dhe “view”.
    “Familja e Gjestit nuk ka nevojë për publikime të pafundme, por për heshtje, qetësi dhe ndihmë reale. Kujtimi i tij jeton tek ata që e kanë dashur, jo tek postimet që zhduken pas 24 orësh,” u shpreh aktorja.
    Mesazhi i Kolamit është përshëndetur nga shumë ndjekës që ndajnë të njëjtën shqetësim për mënyrën se si trajtohen publikisht tragjeditë personale.

  • Kapiteni i Levantes denoncon Vinicius: Provokator. Kur mungon respekti, duhet të thuash “mjaft”!

    Kapiteni i Levantes denoncon Vinicius: Provokator. Kur mungon respekti, duhet të thuash “mjaft”!

    24 Shtator 2025

    14:00

    Alfred Lleshi

    Vinicius Jr edhe një herë ka ndezur polemika. Gjatë ndeshjes kundër Levantes, kamerat e kapën para penalltisë së realizuar nga Mbappé në minutën e 64-t, teksa iu afrua kapitenit kundërshtar, Unai Elgezabal, dhe e preku në fytyrë me dorë. Një gjest që u pa si mungesë respekti.
    Kapiteni i Levantes reagoi menjëherë, duke kërkuar shpjegime nga vetë lojtari dhe arbitri. Pas ndeshjes, ai deklaroi: “Kur na mungon respekti, jo vetëm neve, por edhe tifozëve tanë, duhet thënë mjaft. Vinicius ka potencial të jashtëzakonshëm si futbollist, por çalon shumë në nivel njerëzor. Për mua ishte një gjest i papërshtatshëm, nuk dua t’i jap më shumë rëndësi se ç’meriton”.
    Sa i përket rezultatit, që përfundoi 4-1 për Real Madridin, Elgezabal shtoi: “Nuk jemi të kënaqur, askush nuk pëlqen të humbasë. E dinim që do të ishte ndeshje e vështirë, por kishim dëshirë të konkurronim dhe të tregonim vlerën tonë në shtëpi. Tani duhet të kthejmë faqen”.

  • Këngëtari Labi me gjest të pazakontë në dasmë: Është nga zemra dhe respekti

    Këngëtari Labi me gjest të pazakontë në dasmë: Është nga zemra dhe respekti

    Showbiz E Martë, 19 Gusht 2025 14:07
    Në zakonet e industrisë muzikore, këngëtarët shpesh marrin bakshishe të majme nëpër dasma, por Labinot Tahiri ka zgjedhur një rrugë krejt tjetër. Ai tregon se në vend që të presë dhurata nga të ftuarit, është ai vetë që i jep bakshish dhëndrit.
    ”Deshta me ju përshëndet nga zemra çdo familje shqiptare. Këtë gjest e bëj prej se kam dalë në skenë, duke i hedhur bakshish fillimisht unë dhëndrit me qëllim që me i liruar të tjerët të japin aq sa kanë mundësi”, është shprehur Labi. Sipas tij, ky veprim ka një arsye të qartë, lehtësimin e barrës financiare të çifteve që shpesh shpenzojnë shumë për dasmat e tyre.

    ”Këtë gjest e bëj me ia lehtësu çdo çifti dasmën, sepse ata gjithsesi kanë shpenzuar për dasmën e tyre. Unë nuk e di për asnjë çift se si i kanë mundësitë dhe uroj që t’i kenë milionat, sepse dasma bëhet për qejf, ama gjesti im është nga zemra dhe respekti”, thekson këngëtari. Në fund, ai e mbyll mesazhin e tij me urimin e zakonshëm: ”Zoti e bekoftë çdo nuse e dhëndër. Me dashuri, Labi”.

  • Ngjarje e rëndë/ Tronditet futbollisti i njohur, djali i tij 1-vjeç humb jetën

    Ngjarje e rëndë/ Tronditet futbollisti i njohur, djali i tij 1-vjeç humb jetën

    Mesfushori i Barit, Mathias Verreth ka humbur djalin e tij 14-muajsh pasi ndërroi jetë. Lajmi tronditi të gjithë komunitetin me klubin që njoftoi, në shenjë zie dhe respekti, se do të largohen nga kampi stërvitor në Roccaraso, duke u rikthyer në qytet. Futbollisti natyrisht, është rikthyer në Belgjikë, ku jeton familja e tij.verreth
    NJOFTIMI
    Jemi pa fjalë teksa ndajmë lajme që sapo na kanë tronditur thellësisht secilin prej nesh.Presidenti Luigi De Laurentiis, stafi i trajnerëve, i gjithë ekipi, menaxhmenti dhe bashkëpunëtorët e kuqe e të bardhëve shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për Matthias Verreth dhe familjen e tij në një nga momentet më të tmerrshme që një prind dhe një qenie njerëzore mund të përjetojë: vdekjen e papritur dhe të parakohshme të një fëmije.
    U kërkojmë të gjithë tifozëve, meshkuj dhe femra, të shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për Matthias, gruan e tij, fëmijën e tyre të parë dhe të gjithë të dashurit e tyre në këtë moment pikëllimi të tmerrshëm. Grupi kuqe e të bardhëve do të kthehet në Bari sot në shenjë zie dhe respekti për një tragjedi të tillë.

  • SYRI TV – Skandal/ Në Sharrë varrimi bëhet në fushën e plehrave, mbetjet nuk kursejnë as të vdekurit

    SYRI TV – Skandal/ Në Sharrë varrimi bëhet në fushën e plehrave, mbetjet nuk kursejnë as të vdekurit

    Abuzimi 400 milionë euro me inceneratorin e Tiranës, nuk ka sjellë pasoja vetëm për të gjallët, por tashmë po kthehet në problem edhe për ata që largohen nga kjo botë, e prehen në varrezat e Sharrës. Zgjerimi i landfillit për shkak të mosincenerimit ka barë bashkë fushën e mbetjeve me hapësirën e varrezave. Jo vetëm mungesë respekti nga institucionet për ata që largohen nga kjo botë, por era e rëndë që çlirohet nga mbetjet e bën situatën të padurueshme edhe për familjarët që duhet të nderojnë të afërmit e tyre

    Syri TV

    Në varrezat e Sharrës, grumbullimet e plehrave po i afrohen vendndodhjes ku prehen të ndjerët. Syri TV ka kryer një vëzhgim nga afër, ku shihet qartë se vetëm një rrugë ndan varrezat me grumbullimin e mbetjeve. Mali me mbeturina pranë varrezave është shembulli i indiferencës së strukturave vendore dhe mungesë respekti ndaj të ndjerëve, të cilët edhe në banesën e fundit trajtohen pa asnjë dinjitet.

    Respekti mungon edhe ndaj qytetarëve që kanë të afërmit e tyre të ndjerë aty.

    Me rritjen e temperaturave, kjo situatë rëndohet edhe më tepër.

    Jashtë kamerës, qytetarë dhe banorë të zonës, thonë se dy ditë më parë, mbeturinat janë ndezur, ndërsa përgjegjësit e landfillit përpiqen t’i mbulojnë ato me dhe, por sërish problem i ndotjes mbetet i pazgjidhur. Sipas tyre, edhe pse kanë ngritur shpesh shqetësimin për këtë situatë, zërat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.

    E ndërsa institucionet nuk flasin dhe nuk i japin zgjidhje emergjencës së mbetjeve në Sharrë, pavarësisht milionave për një incinerator që nuk ekziston, qytetarët vazhdojnë të vidhen, madje duke i zaptuar edhe atë që do të jetë ‘banesa’ e tyre e fundit.

  • Tarifat e Trump/BE:Tregtia dypalëshe të udhëhiqet nga respekti , jo me kërcënime

    Tarifat e Trump/BE:Tregtia dypalëshe të udhëhiqet nga respekti , jo me kërcënime

    Një ditë më parë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump bëri të ditur se synon që të aplikohet një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat që importohen nga Bashkimi Europian drejt Shteteve të Bashkuara.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Maros Sefcovic, Komisioner i Tregtisë së BE-së, siguron se unioni evropian është i gatshëm të mbrojë interesat e tij.
    Ai përcolli edhe një mesazh për Trump-in, duke u shprehur se tregtia SHBA-BE, është i bazuar tek respekti reciprok, e jo tek kërcënimet.
    “Fola me @jamiesongreer & @howardlutnick.
    BE-ja është tërësisht e angazhuar, e vendosur për të siguruar një tregti që funksionon për të dy palët. @EU_Commission qëndron e gatshme për të punuar në mirëbesim.
    Tregtia BE-SHBA është e pakrahueshme dhe duhet të udhëhiqet nga respekti i përbashkët, jo në kërcënime. Ne jemi të gatshëm për të mbrojtur interesat tona”, shkruan Sefcovic në “X”.

  • Varrimi i Papa Françeskut/ Trump ‘theu’ kodin e veshjes, Biden e Zelensky akuzohen për mungesë respekti!

    Varrimi i Papa Françeskut/ Trump ‘theu’ kodin e veshjes, Biden e Zelensky akuzohen për mungesë respekti!

    As në funeralin e Papës Françesku, Donald Trumpi nuk i ka shpëtuar polemikave.

    Presidenti amerikan akuzohet se theu kodin zyrtar të veshjes në ceremoninë strikte, ku mbërriti me një kostum dhe kravatë blu.
    Prej zyrtarëve pjesëmarrës sakaq, ishte kërkuar të mbanin një kostum të errët, me kravatë të gjatë të zezë dhe këmishë të bardhë. Këpucët, çorapet, palltot dhe çadrat gjithashtu duhej të ishin të zeza.
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, edhe pse e zëvendësoi veshjen e tij ushtarake tre-vjeçare me një veshje të zezë, nuk mbante kravatë, e ish kreu i shtetit amerikan Joe Biden po ashtu kishte vendosur një kravatë blu.
    Të tre tani akuzohen se kanë treguar mungesë respekti në eventin ku pjesa dërrmuese e liderëve botërore ishin me të zeza.
    I ulur në rreshtin e parë, mes një sërë personalitetesh të huaj dhe anëtarësh të familjeve mbretërore, Trumpi e kishte stolisur po kështu kravatën e tij me një kapëse që tregonte flamurin amerikan, ndërsa kravata e tij blu ishte edhe me shkëlqim.
    E shoqja Melania nga ana tjetër, e cila sot kremton 55 vjetorin e lindjes, e kishte respektuar kodin në maksimum, me një pallto të zezë e një vello dantelle dhe doreza gjithashtu të zeza.
    Kritikat ndaj Trumpit vijnë vetëm dy muaj pasi Zelensky u akuzua për mungesë respekti nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë për shkak se nuk mbante kostum gjatë vizitës në Zyrën Ovale – e sipas disa raporteve, presidenti i SHBA-së ishte irrituar nga veshja e tij.
    Princi William po ashtu u kritikua për kostumin e tij blu të errët në funeral, megjithëse ishte kujdesur të përmbushte të paktën një tjetër detyrim të rastit, që ishte kravata e zezë.

    Top Channel

  • Varrimi i Papa Françeskut/ Trump “theu kodin e veshjes”, Biden e Zelensky akuzohen për mungesë respekti!

    Varrimi i Papa Françeskut/ Trump “theu kodin e veshjes”, Biden e Zelensky akuzohen për mungesë respekti!

    As në funeralin e Papës Françesku, Donald Trumpi nuk i ka shpëtuar polemikave.

    Presidenti amerikan akuzohet se theu kodin zyrtar të veshjes në ceremoninë strikte, ku mbërriti me një kostum dhe kravatë blu.
    Prej zyrtarëve pjesëmarrës sakaq, ishte kërkuar të mbanin një kostum të errët, me kravatë të gjatë të zezë dhe këmishë të bardhë. Këpucët, çorapet, palltot dhe çadrat gjithashtu duhej të ishin të zeza.
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, edhe pse e zëvendësoi veshjen e tij ushtarake tre-vjeçare me një veshje të zezë, nuk mbante kravatë, e ish kreu i shtetit amerikan Joe Biden po ashtu kishte vendosur një kravatë blu.
    Të tre tani akuzohen se kanë treguar mungesë respekti në eventin ku pjesa dërrmuese e liderëve botërore ishin me të zeza.
    I ulur në rreshtin e parë, mes një sërë personalitetesh të huaj dhe anëtarësh të familjeve mbretërore, Trumpi e kishte stolisur po kështu kravatën e tij me një kapëse që tregonte flamurin amerikan, ndërsa kravata e tij blu ishte edhe me shkëlqim.
    E shoqja Melania nga ana tjetër, e cila sot kremton 55 vjetorin e lindjes, e kishte respektuar kodin në maksimum, me një pallto të zezë e një vello dantelle dhe doreza gjithashtu të zeza.
    Kritikat ndaj Trumpit vijnë vetëm dy muaj pasi Zelensky u akuzua për mungesë respekti nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë për shkak se nuk mbante kostum gjatë vizitës në Zyrën Ovale – e sipas disa raporteve, presidenti i SHBA-së ishte irrituar nga veshja e tij.
    Princi William po ashtu u kritikua për kostumin e tij blu të errët në funeral, megjithëse ishte kujdesur të përmbushte të paktën një tjetër detyrim të rastit, që ishte kravata e zezë.

    Top Channel