Tag: respekt

  • Jorida Tabaku vizitë në një fermë në periferi të Tiranës: Respekt për njerëzit e punës

    Jorida Tabaku vizitë në një fermë në periferi të Tiranës: Respekt për njerëzit e punës

    Kandidatja për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vizitoi një fermë familjare në fshatin Hekal të Tiranës, ku njohu nga afër sfidat e mëdha me të cilat përballet blegtoria dhe bujqësia në vend.
    Gjatë vizitës, Tabaku tha se pavarësisht mungesës së subvencioneve dhe fondeve të AZHBR-së, fermerë si vëllezërit Sheshi kanë arritur të ndërtojnë me punë dhe mundësitë e tyre një biznes të qëndrueshëm.

    “Respekt i jashtëzakonshëm për njerëzit e punës si Ylli dhe i vëllai, që çdo gjë e kanë ngritur nga zero,” u shpreh Tabaku.

  • Asnjë respekt për ditën e zisë për Papa Françeskun, minuta e heshtjes në takimin e Berishës nis me sharje

    Asnjë respekt për ditën e zisë për Papa Françeskun, minuta e heshtjes në takimin e Berishës nis me sharje

    Sali Berisha vijoi sot takimet elektorale, ndonëse qeveria kishte shpallur të shtunën ditë zie kombëtare në nderim të Papa Françeskut. Gjatë takimeve, në nder të Papa Françeskut, PD e Berishës mbajti 1 minutë heshtje, por në fakt nuk treguan aspak respekt për ditën e zisë.
    Takimi në degën numër 1 në Tiranë, nuk nisi direkt me një minutë heshtje, por fillimisht me thirrjet e militantëve “Rama ik”, “Rama ik”.
    Më pas një vajzë e re hapi takimin, duke folur shkurt për vjedhjet dhe patronazhimin e qeverisë Rama. Dhe pas akuzave dhe sharjeve, mbajtën edhe 1 minutë heshtje për Papa Françeskun, i cili u përcoll sot në banesën e fundit.
    “Kam parë nga afër gjithçka, lënien në harresë dhe çdo padrejtësi që i është bërë Laparakës, çdo banori të saj. Çdo banor prezent, këtu dhe ata që nuk e kishin mundësinë të vinin, e dinë mirë çdo të thotë të qëndrosh, dhe të durosh një pushtet që ka si qëllim vjedhjen dhe patronazhimin”, tha ajo.
    Pastaj sharjet dhe ofendimet vijuan edhe nga kreu i PD, Sali Berisha, me thirrjet e tij “do ia shtypim kokën gjarprit”, referuar kryeministrit Rama.

  • Me gotën e rakisë në dorë, mbështetësi i Berishës në Borsh: 30 herë jam shtruar në psikiatri! Për Ramën kam respekt, por…

    Me gotën e rakisë në dorë, mbështetësi i Berishës në Borsh: 30 herë jam shtruar në psikiatri! Për Ramën kam respekt, por…

    Gjatë takimit me banorët e Borshit, kreu i PD Sali Berisha ka prezantuar para tyre programin e PD duke kërkuar votën në 11 maj.

    Një prej mbështetëseve të tij ishte edhe një banorë, i cili i tha se ka punuar edhe në kohën e Edi Ramës edhe në kohën e Berishës.
    Ai tha se për Ramën ka respekt, por për Sali Berishën ka më shumë se këdo tjetër në botë.
    “Kam qenë shofer i Majlinda Dhukës, kam respekt për atë, pas Ramës vinte, apo më mbrapa ç’rëndësi ka. Kam punuar në kohën e Sali Berishës, kam qenë shumë i kënaqur, kam qenë shoqërues i Gazment Nokës, borshiot. Brenda 30 vitesh jam shtruar 30 herë në psikiatri. Dhe për Edi Ramën kam respekt, por sa kam për Sali Berishën nuk kam për asnjë në botë”, tha ai.

    Top Channel

  • Futbolli shqiptar i jep lamtumirën Paulin Ndojës, Duka: Do ta kujtojmë me respekt

    Futbolli shqiptar i jep lamtumirën Paulin Ndojës, Duka: Do ta kujtojmë me respekt

    Komuniteti i futbollit shqiptar i dha këtë të hënë lamtumirën e fundit legjendës së portës Paulin Ndoja, një nga figurat më të mëdha të futbollit shkodran dhe shqiptar, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë në Itali.

    Homazhet u zhvilluan në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ku morën pjesë personalitete të shumta të sportit. Të pranishëm në homazhe ishin edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Bardhyl Jera si edhe kryetari i SHRF Shkodër, Lazër Matija.

    Pasi ngushëllimeve të shprehura për familjarët, miqtë dhe të afërmit e “Mjeshtrit të Madh”, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dha një prononcim për median e pranishme ku vlerësoi figurën e e Paulin Ndojës dhe kontributin e tij të çmuar për futbollin shqiptar. Ai shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen klubin Vllaznia dhe për të gjithë komunitetin e futbollit që humbi një ikonë si Paulin Ndoja.

    “Sot është një ditë e trishtë. Kemi humbur një nga futbollistët me më shumë kontribute në futbollin shkodran dhe atë shqiptar, Paulin Ndojën. Kemi humbur një mik të mirë, një shok dhe familjar të mirë. Një njeri shumë i respektuar në ambientet futbollistike jo vetëm në Shkodër, por edhe në vende të tjera ku ka kontribuar si trajner dhe në të gjithë Shqipërinë. Fatkeqësisht ne po humbim plejadën e shkëlqyer të futbollistëve shkodranë që kanë kontribuar, si Paulin Ndoja dhe gjithë brezi i tij. Personalisht kam pasur njohje të afërta me Paulinin, kam pasur respekt të madh për të. Ka qenë një njeri paqësor, një njeri që ka përcjellë vetëm mesazhe pozitive gjatë gjithë jetës së tij. Do ta kujtoj me respekt Paulinin, si shok dhe si mik. Në këtë ditë të trishtë, dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së Paulinit, të gjithë komunitetit futbollistik shkodran dhe atij shqiptar, klubit Vllaznia. U prehtë në paqe Paulini, do ta kujtojmë gjithmonë ashtu siç ai ka kontribuar në jetën e tij./FSHF/

    Vazhdo leximin

  • “S’keni respekt! Flisni për trajnerin e ri kur unë jam këtu”, Konseisao bën llogaritë: Sa kohë ka Milani pa fituar dy tituj? Duket sikur nuk ka njeri këtu

    “S’keni respekt! Flisni për trajnerin e ri kur unë jam këtu”, Konseisao bën llogaritë: Sa kohë ka Milani pa fituar dy tituj? Duket sikur nuk ka njeri këtu

    Serxho Konseisao ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si janë sjellë mediat gjatë kohës që ai ka qenë në krye të Milanit. Pas humbjes me Atalantën ai është shprehur se ka vënë re një mungesë respketi. Kjo për faktin se flitet për trajnerin e ri të kuqezinjve, në një kohë që ai është ende në krye të pankinës. Sa i përket ecurisë negative të Milanit, Konseisao ngre pyetje për gazetarët: “Sa kohë ka ekipi ka fituar dy trofe në një sezon”? Një pyetje që mori vetëm heshtjen e gazetarëve të pranishëm.
    “Presioni më motivon, por mungesa e respektit jo. Në fund, le të bëjmë llogaritë dhe të shohim se sa kohë ka kaluar që kur Milani ka fituar dy titull. Duket sikur nuk ka asnjë këtu. Nuk është se unë erdhë nga një planet tjetër. Si një trajner prej 14 vitesh, kam fituar diçka.
    Që kur kam arritur dhe fitova Superkupën, nisën të flisnin për të ardhmen time. Lojtarët i lexojnë lajmet dhe kjo nuk sjell qendrueshmëri në grup. Nuk ka as respekt, sepse njerëzit janë duke folur për trajnerin e sezonit të ardhshëm, kur unë jam ende këtu”, ka deklaruar Serxho Konseisao./Sport Ekspres/

  • Kumbaro tallet keq me Tritan Shehun: Bufi i kënetës s’ka respekt për Gjirokastrën, ju solli këtu prapë një pensionist. Demokratët më thonë fitoni 4 me 0 të shpëtojmë edhe ne

    Kumbaro tallet keq me Tritan Shehun: Bufi i kënetës s’ka respekt për Gjirokastrën, ju solli këtu prapë një pensionist. Demokratët më thonë fitoni 4 me 0 të shpëtojmë edhe ne

    Mirela Kumbaro ironizoi rivalin e saj Tritan Shehu nga Partia Demokratike. Gjatë një takimi elektoral, Kumbaro thotë se PD nuk ka respekt për Gjirokastrën për aq kohë sa solli një njeri në pension.
    “Bufi i kënetës jo vetëm që nuk e ka fare Gjirokastrën në hesap, por nuk ka as ata 5 kokrra demokratë që i kanë ngelur në kosh. Po si mundet kjo mungesë respekti nga Partia Demokratike për Gjirokastrën, që dërgon këtu një njeri për të tejzgjatur pensionin e tij e për ta futur në xhep. Kam marr mesazhe nga demokratë në telefonin tim që më thonë “aman merrni 4 mandate të shpëtojmë edhe ne”, tha Kumbaro teksa bëri thirrje për të votuar PS-në dhe Edi Ramën.

  • Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete

    Jozi kritikon Loredanën: Rob kot, nuk ke respekt për vete

    Showbiz E Hënë, 7 Prill 2025 17:14
    Dita e sotme ka nisur me debat mes Loredanës dhe Jozit, teksa ky i fundit e ka kritikuar banoren për sjelljen e saj.
    Madje në një moment gjatë diskutimit të tyre, Jozi e ka quajtur të dashurën e tij ‘zar i Gerta G ixharit’.

    “O zar i keq, zar i Gerta Gixharit, le nam le. Nuk ke respekt për vete”, i tha banori Loredanës.
    Pjesë nga debati:
    Jozi: A ti je rob kot moj zemër
    Loredana: Hajde po të duash. Rob kot je vetë, më merr të keqen
    Jozi: Po si çohesh ashtu mo shpirt, unë dola duke të të pritur këtu, ti ikën ku është ulur Rozana.
    Loredana: Më fal që i mora Rozanës karrigen, a duhet të të marr leje ty
    Jozi: O zar i keq, zar i Gerta Gixharit, le nam le
    Loredana: Unë zar?
    Jozi: Nuk ke respekt për vete. Zar je, shkove atje si ngele. Shko, mos rri me mua. Dua të rrish përballë me mua, jo larg
    Loredana: Përballë do rrija
    Jozi: Shko tani rri te divanet
    Loredana: Rri ku të dua
    Jozi: Mos më rri këtu të lutem. Zot i madh si doli zar i vogël.

  • VIDEO – “Respekt përjetë dëshmorëve të demokracisë”, kryebashkiaku Beci përkujton “2 Prill 1991″…

    VIDEO – “Respekt përjetë dëshmorëve të demokracisë”, kryebashkiaku Beci përkujton “2 Prill 1991″…

    Sot është 2 prill 2025. Si sot 34 vite më parë, në Shkodër u konsumua një nga krimet më të rënda të diktaturës komuniste në grahmat e saj të fundit. Gjatë një proteste paqësore përballë Komitetit të PPSH të kohës, sot Rektorati i UNISHK, u vranë 4 qytetarë të Shkodrës.
    Në këtë ditë, 34- vite më pas, edhe kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, kujton këtë ngjarje tragjike, e cila për hir të së vertetës, nuk është zbardhur asnjëherë plotësisht përgjatë më shumë se tre dekadave.
    “Respekt përjetë dëshmorëve të demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka!”, shkruan Beci, duke publikuar edhe një videomontazh për “2 Prill 1991”.

  • Rama: Në listën e PD përjashtim bën vetëm një zonjë deputete, kam respekt

    Rama: Në listën e PD përjashtim bën vetëm një zonjë deputete, kam respekt

    Kryeministri Edi Rama teksa foli për listën e kandidatëve të PD-së, bëri përjashtim një grua deputete aktuale të Parlamentit. Edhe pse nuk i përmendi emrin, ai tha se ka respekt.
    “Dua të bëj një përjashtim, ka vetëm një zonjë aty që nuk bën pjesë, që unë kam respekt se është gjë tjetër në atë listë që është deputete aktuale. Të tjerët aty janë nuk e di…andej nga jugu thonë: Bir Selmani i nënës kë të qaj më parë.

    Nëse ka një vend që demokratët për të gjitha arsyet që thashë, kanë edhe një arsye plus që tju bëjnë atë që nuk thuhet në kokë, atyre që janë paraqitur si ofertë alternative e kësaj skuadre tonë është Shkodra. Janë bëmat e tyre në Shkodër”, tha Rama.

  • Pas Dash Sulës, Rama vlerëson një tjetër deputete të PD: Kam respekt për të

    Pas Dash Sulës, Rama vlerëson një tjetër deputete të PD: Kam respekt për të

    Edi Rama është ndalur sot në Shkodër për të prezantuar kandidatët e tij për këtë qark, që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit.
    Duke folur para kandidatëve, kreu i PS komentoi listën e opozitës, duke deklaruar se emrat e përzgjedhur në listë janë qesharakë dhe groteskë, duke përjashtuar Greta Bardelin për të cilën tha se gëzon respekt.

    “Janë kthyer prapë te ca personazhe, nuk e kuptoj, ca personazhe që të vjen zor t’i përmendësh, listë kënete. Përveç një emri që kam respekt, zonja që është në parlament, gjithë të tjerët janë personazhe groteske, qesharake, njerëz kot pa lidhje”, tha Rama.
    Më herët e Rama i ka bërë ftesë Dash Sulës për t’u bërë pjesë e PS, pasi Berisha e la jashtë listave.