Tag: reshjet

  • Nga e diela ulen reshjet/ Kreu i Emergjencave Civile: Nisim rehabilitimin e argjinaturave të dëmtuara

    Nga e diela ulen reshjet/ Kreu i Emergjencave Civile: Nisim rehabilitimin e argjinaturave të dëmtuara

    Pas disa ditëve me reshje intensive që shkaktuan përmbytje në shumë zona të vendit, duke nisur nga e diela parashikohet përmirësim i kushteve atmosferike.

    Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako gjatë inspektimeve përgjatë lumit Vjosë tha se në vend pritet ulje e intensitetit të reshjeve.

    Pas kalimit të kësaj faze ndërhyrjet e emergjencave do të përqëndrohen kryesisht në riparimin e argjinaturave dhe vlerësimin e dëmeve.

    Çako deklaroi se strukturat e emergjencave vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë, pasi situata ende mbetet e paqëndrueshme në disa zona ku reshjet vijojnë.

  • IGJEUM bën paralajmërimin e fortë si pasojë e motit të keq: E shtuna dhe e diela me reshje intensive shiu

    IGJEUM bën paralajmërimin e fortë si pasojë e motit të keq: E shtuna dhe e diela me reshje intensive shiu

    Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kushtet e motit për pasditen e kësaj së shtunë dhe ditën e diel, teksa për këtë fundjavë pritet të vijojnë reshjet intensive të shiut.
    Sipas parashikimit, reshjet do të vazhdojnë të prekin qarqet e vendit, ndërsa pritet erë e fortë dhe ulje temperaturash.
    Reshjet:
    Sot pasdite (e shtunë, datë 22 nëntor) dhe nesër (e diel, datë 23 nëntor) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet: Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet: Kukës, Dibër dhe Tiranë priten reshje mesatare. Në qarqet Fier, Berat, Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në të gjithë territorin, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.
    Temperatura:
    Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
    Në bregdet: 4 / 11 °C
    Në vendet e ulëta: 9 / 11 °C
    Në vendet malore: 4 / 8 °C
    Era:
    Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet.

  • Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

    Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

    Reshjet e shiut i lënë vendin reshjeve të dëborës në zonat malore në qarkun e Shkodrës .

    Në rrugën qafë Thore- Theth kanë nisur reshjet e dëborës me intensitet mesatar ndërsa këshillohet kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve. Edhe në pikën turistike të Razmës kanë nisur reshjet e dëborës ndonëse me intensitet të ulët.Deri më tani nuk raportohet për problematika në qarkullimin e automjeteve.

    Top Channel

  • Probleme nga moti i keq në Gramsh, reshjet e dendura të shiut dëmtojnë urën e Shëmrizës

    Probleme nga moti i keq në Gramsh, reshjet e dendura të shiut dëmtojnë urën e Shëmrizës

    Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme serioze në infrastrukturën rrugore të Gramshit. Ura e Shëmrizës ka pësuar dëmtime në njërin krah, duke e vështirësuar kalimin e mjeteve dhe duke rritur rrezikun për drejtuesit.

    Policia ka ndërhyrë duke ndaluar qarkullimin e mjeteve të rënda deri në stabilizimin e situatës, ndërsa dëmtimi i urës ka ndikim të drejtpërdrejtë në qarkullimin e tre njësive administrative, ku jetojnë rreth 2500 banorë.

    Banorët e zonës shprehen të shqetësuar dhe thonë se ndihen të rrezikuar nga dëmtimet e shkaktuara në urë, duke theksuar se masat parandaluese duhej të ishin marrë më herët.

    Probleme janë raportuar edhe në aksin Kodovjat–Mashan, ku një masiv dheu është shembur duke bllokuar rrugën kryesore. Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave vijojnë monitorimin e situatës dhe u bëjnë apel qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik.

  • Moti i keq “gjunjëzon” vendin, rrebeshe e borë/ Porja: Situatë alarmante në juglindje, kur pritet të ndalojnë reshjet

    Moti i keq “gjunjëzon” vendin, rrebeshe e borë/ Porja: Situatë alarmante në juglindje, kur pritet të ndalojnë reshjet

    I gjithë vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu intensive të cilat kanë shkaktuar dhe përmbytje në disa qarqe.
    Sinoptikania Lajda Porja në një lidhje live, u shpreh se moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë deri në fund të muajit nëntor, ku nuk do të mungojnë dhe reshjet e borës, kryesisht në veri.
    “Në zonat e juglindjes situata do të jetë alarmante. Gjatë natës pritet të ketë reshje 30-40 ml, sasi mjaft e madhe, duke çuar nivelin e ujit të lumenjve në pikën kritike. Reshjet e shiut do të ndalojnë të hënnë për të rifilluar në mesin e javës së ardhshme”, u shpreh sinoptikania Porja.
    Sipas Pores, muaji nëntori ishte parashikuar të ishte i ngrohtë dhe të kishim temperatura 4-5 gradë mbi normë.

  • Drejt përmirësimit situata në Vlorë, ulet niveli i ujit në lumin e Vjosës

    Drejt përmirësimit situata në Vlorë, ulet niveli i ujit në lumin e Vjosës

    Nga ura e Mifolit në Novoselë të Vlorës, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka dhënë përditësimin më të fundit mbi situatën e krijuar nga reshjet e dendura të ditëve të fundit dhe daljet e lumenjve në disa zona të vendit.

    Çako deklaroi se strukturat e emergjencave vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë, pasi situata ende mbetet e paqëndrueshme.
    Duke iu referuar lumit Vjosë, kreu i emergjencave theksoi se gjatë orëve të fundit është vënë re një ulje e nivelit të tij dhe prurjet tashmë janë në kufij të menaxhueshëm.
    Ai u ndal gjithashtu tek problematikat e evidentuara në disa zona të vendit, si në veri, Lezhë, Shkodër, Devoll dhe juglindje, ku janë shënuar dëmtime të argjinaturave dhe përmbytje të tokave bujqësore.
    Çako ka konfirmuar se edhe në fshatin Çukë të Sarandës është ndërhyrë paraprakisht, por pas tërheqjes së ujit do të nevojiten ndërhyrje të tjera për përmirësimin e argjinaturës.
    Lidhur me reshjet në vijim, ai bëri të ditur se pritet të jenë më pak intensive për shkak të uljes së temperaturave, ndërsa më pas do të nisë verifikimi i dëmeve të shkaktuara në terren.
    Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga moti i keq, me problematika të shfaqura si në veri, ashtu edhe në jug e zona të tjera, ndërsa ekipet e emergjencave vijojnë punën për minimizimin e pasojave.

    Top Channel

  • Reshjet e dendura të shiut në Korçë/ Hidrocentrali i Marjanit në pikë kritike, rrezikohet të çahet diga

    Reshjet e dendura të shiut në Korçë/ Hidrocentrali i Marjanit në pikë kritike, rrezikohet të çahet diga

    Reshjet e dendura të shiut kanë shtuar prurjet në rezervuarin e Çemerricës në Njësinë Lekas të Bashkisë Korçë.

    Sipas banorëve niveli i ujit në basenin e Hidrocentralit të Marjanit ka arritur në pikë kritike, ndërsa rrezikohet të çahet diga.
    Autoritetet vendore kanë udhëzuar banorët e fshatrave Lekas, Xerje, Denas, Marjan, Gurrëmujas dhe Fshati i Ri të lajmërojnë për çdo situatë rreziku.

    Siç shihet përmes këtyre pamjeve të siguruara përgjatë ditës deri në këto orë të mbrëmjes po punohet për pastrimin e rrjedhës së lumit dhe rezervuarit.

  • Reshjet e dendura të shiut/ Hidrocentrali i Marjanit në pikë kritike, rrezikohet të çahet diga

    Reshjet e dendura të shiut/ Hidrocentrali i Marjanit në pikë kritike, rrezikohet të çahet diga

    Reshjet e dendura të shiut kanë shtuar prurjet në rezervuarin e Çemerricës në Njësinë Lekas të Bashkisë Korçë.

    Sipas banorëve niveli i ujit në basenin e Hidrocentralit të Marjanit ka arritur në pikë kritike, ndërsa rrezikohet të çahet diga.
    Autoritetet vendore kanë udhëzuar banorët e fshatrave Lekas, Xerje, Denas, Marjan, Gurrëmujas dhe Fshati i Ri të lajmërojnë për çdo situatë rreziku.
    Siç shihet përmes këtyre pamjeve të siguruara përgjatë ditës deri në këto orë të mbrëmjes po punohet për pastrimin e rrjedhës së lumit dhe rezervuarit.

    Top Channel

  • Reshjet e shiut/ Ministria e Bujqësisë: Situata në zonat e prekura, e përmirësuar! Ekipet teknike në terren

    Reshjet e shiut/ Ministria e Bujqësisë: Situata në zonat e prekura, e përmirësuar! Ekipet teknike në terren

    Situata e krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit paraqitet në përmirësim të gradualshëm në shumicën e zonave të prekura.
    Ministëri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, ka bërë me dije se niveli i ujërave në sipërfaqet e përmbytura është në rënie, ndërsa rrjeti kullues dhe hidrovorët po funksionojnë me kapacitet të plotë.
    Në disa prej lumenjve kryesorë, Vjosa, Semani, Shkumbini, si edhe në zonën e Maliqit, nivelet mbeten të larta, por aktualisht të qëndrueshme. Në fushën e Çukës, shkarkimi i ujit po kryhet me vetërrjedhje, ndërkohë që strukturat e ujitje-kullimit po vijojnë ndërhyrjet për rehabilitimin e argjinaturave dhe forcimin e mbrojtjes lumore.
    Prurjet e shumta të ditëve të fundit kanë sjellë depozitime dhe bllokime në portat e Rregullatorit të Ri të Maliqit, duke ndikuar në rritjen e nivelit të Devollit dhe Dunavecit. Ekipet teknike janë në punë të pandërprerë për pastrimin e depozitimeve dhe rikthimin në funksionalitet të plotë të portave, si dhe për ndërhyrje në argjinaturë.
    Stafet e DUK-ve të Durrësit, Fierit, Lezhës dhe Korçës ndodhen në terren, duke monitoruar infrastrukturën e mbrojtjes nga përmbytjet dhe duke ndërhyrë në kohë reale, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet vendore dhe strukturat e emergjencave.

  • Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

    Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

    Situatë e rënduar nga reshjet e dendura të shiut në fshatin Sheqeras.

    Mësohet se fshati ka rrezik për tu përmbytur pasi rrezikohet të çahet argjinatura e lumit dytësor që vjen nga fshatrat Orman dhe Pojan.
    Prurjet e shumta të ujit kanë sjellë një problematikë të madhe për banorët e fshatit, ndërsa në terren ndodhet kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu, policia e shtetit dhe dhjetëra forca të emergjencave dhe zjarrfikëses.
    Krahas këtij problemi, mësohet nga banorët se janë përmbytur edhe tokat bujqësore dhe brenda në fshat ka patur edhe banesa ku është futur uji në oborre.

    Top Channel