Tag: reshjet

  • Përmbytje nga reshjet ekstreme në veriperëndim të SHBA, mijëra banorë evakuohen

    Përmbytje nga reshjet ekstreme në veriperëndim të SHBA, mijëra banorë evakuohen

    Banorët në Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë po përgatiten për përmbytje masive nga reshjet ekstreme të shiut në rajonin e Paqësorit Veriperëndimor.

    Lumenjtë Skagit dhe Snohomish në Oregon dhe Uashington janë në nivel kritik, dhe autoritetet paralajmërojnë për situatë që mund të përshkallëzohet në katastrofë.
    Guvernatori i Uashingtonit, Bob Ferguson, shpalli gjendjen e emergjencës të mërkurën, ndërsa shiu i pandërprerë dhe bora në zonat malore po rrisin rrezikun e përmbytjeve masive. Autoritetet paralajmërojnë se zinxhiri i furnizimit dhe rrjetet e transportit mund të goditen rëndë.
    Në Qarkun Skagit, një zonë e njohur bujqësore, është dhënë urdhër i menjëhershëm evakuimi. Drejtori i Menaxhimit të Emergjencave të shtetit, Robert Ezelle, deklaroi se rreth 75 mijë banorë në zonat e ulëta të lumit Skagit pritet të zhvendosen.
    Evakuimet po vijojnë edhe në qytetin Sultan, ku reshjet e dendura kanë shkaktuar ngritje të shpejtë të nivelit të ujit.
    Në Kolumbinë Britanike janë lëshuar urdhra evakuimi për disa komunitete, përfshirë Tulameen dhe Eastgate. Qyteti i Abbotsford njoftoi evakuime urgjente për 371 prona të mërkurën në mbrëmje.
    Rrugët që të çojnë drejt Vankuverit janë mbyllur për shkak të përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut dhe rrezikut të ortekëve.
    Edhe pse shirat pritet të dobësohen deri të enjten pasdite, autoritetet paralajmërojnë se nivelet e ujit në lumenj do të vazhdojnë të rriten. Ndërkohë, një tjetër stuhi pritet të godasë rajonin të dielën, duke e mbajtur situatën të paqëndrueshme.

    Top Channel

  • Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

    Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

    Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa akse rrugore të Bashkisë Maliq.
    Një ndër dëmtimet më serioze është shembja e një segmenti të rrugës së vjetër Lozhan-Moglicë, e cila ka sjellë izolimin e 8 familjeve në fshatrat Gjinikas dhe Osojë. Për shkak të shembjes, qarkullimi i mjeteve në këtë aks është bërë i pamundur.
    Nga ana e bashkisë, ekipet e terrenit kanë nisur menjëherë punën për hapjen e një bypass provizor, me qëllim krijimin e një rruge alternative që do të mundësojë lëvizjen e banorëve deri në rikthimin e plotë të qarkullimit. Punimet po vijojnë me intensitet për të garantuar normalizimin sa më të shpejtë të situatës.
    Ndërkohë, reshjet kanë shkaktuar edhe shkarje dherash në rrugën e fshatit Kakaç. Specialistët e bashkisë ndodhen në terren duke kryer inspektime dhe studimin e zonës, pasi janë konstatuar dhe lëvizje të tjera të terrenit që kërkojnë vlerësim të kujdesshëm.
    Megjithatë, pavarësisht dëmtimeve, aktualisht aksi mbetet i kalueshëm për mjetet, ndërsa autoritetet janë në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të mëtejshme, nëse situata e motit përkeqësohet.

  • E shtuna, mot me reshje shiu, borë në verilindje dhe juglindje

    E shtuna, mot me reshje shiu, borë në verilindje dhe juglindje

    Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e shtunë vendi ynë parashikohet të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe alternime kthjellimesh.
    Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës, reshjet humbasin në territor dhe intensitet, duke mbetur me intensitet kryesisht të ulët në jug dhe juglindje.
    Në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes priten reshje bore me intensitet të ulët.
    Era do të fryjë kryesisht nga veri–verilindja, me shpejtësi mesatare 6 m/sek, ndërsa herë pas here përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 16 m/sek. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1–3 ballë.

  • ‘BYRON’ në tërheqje/ Reshjet e shiut zgjasin deri të shtunën pasdite, probleme në disa zona të vendit

    ‘BYRON’ në tërheqje/ Reshjet e shiut zgjasin deri të shtunën pasdite, probleme në disa zona të vendit

    Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë pjesët lindore dhe jugore të Greqisë pritet të vazhdojnë deri të shtunën pasdite, sipas përditësimit më të fundit nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik. Megjithatë, stuhia “BYRON” po tregon shenja qetësimi, ndërsa paralajmërimi i kuq është ulur në nivelin portokalli dhe Buletini i Emergjencës është konvertuar në një buletin përkeqësimi të motit.

    Sipas të dhënave të fundit, priten shira dhe stuhi të forta lokale në:

    Maqedoninë Qendrore (Pieria, Imathia, Halkidiki) – deri në mëngjes

    Maqedoninë Lindore – deri në mëngjes

    Thesali – deri në mëngjes

    Kretë, Egjeun Lindor dhe Dodekanez – deri në mesditë

    Reshjet e shiut do të shoqërohen me breshër dhe erëra të fuqishme herë pas here.

    Moti i keq shkaktoi probleme të mëdha në Atikë, Lakoni dhe Mesiní. Në Atikë, situata në trafik është përmirësuar, por dy akse rrugore mbeten të mbyllura:

    Nea Peramos, Rruga Perama drejt portit (pranë Ag. Triada)

    Zona të tilla si Mandra, Nea Peramos dhe Megara u përballën me përmbytje të konsiderueshme.

    Sot pritet të zhvillohet një takim në bashkinë e Megarës me pjesëmarrjen e zv.ministrit të Krizave Klimatike, Kostas Katsafados, për koordinimin e regjistrimit të dëmeve dhe nisjen e proceseve të kompensimit.

     

     

  • Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për sot! Sa do të shkojë termometri

    Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për sot! Sa do të shkojë termometri

    Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
    Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
    Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët fillimisht në jug e gradualisht pas mesdite reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në orët e pasdites reshjet pritet të fitojnë intensitet deri mesatar kryesisht në jug dhe në qendër të vendit. Hera-herë shtrëngatat afatshkurtra.
    Në majat e maleve në verilindje dhe juglindje reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar.
    Era me drejtim nga kuadrati veriut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 12m/sek.
    Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 4 dhjetor 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 4 dhjetor 2025…

    Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
    Reshjet e shiut pritet të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit. Gjatë ditë reshjet e shiut pritet të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, e lokalisht në veriperëndim dhe jug të vendit reshje shiu me intensitet deri mesatar. Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve në verilindje reshje bore me intensitet të ulët.
    Era me drejtim nga kuadrati lindjes me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 20m/sek. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

    Post navigation

  • IGJEUM/ Rikthehen reshjet e shiut në disa qarqe të vendit

    IGJEUM/ Rikthehen reshjet e shiut në disa qarqe të vendit

    E enjtja rikthen reshjet e shiut në disa nga qarqet e vendit. Përmes një parashikimi nga Instituti i Gjeoshkencave, bëhet me dije se reshjet do të shfaqen të dobëta deri lokalisht mesatare.
    Po ashtu, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata, teksa era do të fryjë e lehtë deri në mesatare.
    Reshjet:
    Nesër, e enjte, datë 4 dhjetor, priten reshje mesatare në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Korçë të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.
    Temperatura:
    Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
    në bregdet: 12 / 17 °C
    në vendet e ulëta: 10 / 16 °C
    në vendet malore: 5 / 12 °C
    Era:
    Nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

  • Reshjet e shiut/ Rrëzohet pema në Radhimë, bllokon një kah të rrugës

    Reshjet e shiut/ Rrëzohet pema në Radhimë, bllokon një kah të rrugës

    Reshjet e shiut janë rikthyer sërish në vend këtë të martë.
    Si pasojë e këtyre kushteve të paqëndrueshme atmosferike në zonën e Radhimës,Vlorë rrëzimi i një peme ka bllokuar një kah të rrugës.
    Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për hapjen e plotë te segmentit rrugor.

  • Rikthehen reshjet e shiut, si pritet të jetë moti gjatë ditës

    Rikthehen reshjet e shiut, si pritet të jetë moti gjatë ditës

    Vendi ynë sot do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura.
    Reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në jug të vendit në orët e para të mëngjesit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit, reshjet pritet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht mesatar.
    Në lartësinë mbi 800-900 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët.

  • “Gaza mbytet në gjak dhe shi”, mijëra palestinezë nën kërcënimin e sëmundjeve

    “Gaza mbytet në gjak dhe shi”, mijëra palestinezë nën kërcënimin e sëmundjeve

    Reshjet e dendura që goditën këtë javë Gazën kanë përkeqësuar ndjeshëm kushtet e jetesës për qindra mijëra persona që strehohen në çadra dhe banesa të përkohshme, shpesh të ekspozuara totalisht ndaj stuhive të dimrit.
    Në pjesët veriore e qendrore të Gazës, përmbytjet kanë përfshirë kampet e refugjatëve, ujërat kanë përshkuar çadrat, duke përmbytur ato pak gjëra që familjet arritën të ruanin pas zhvendosjeve të përsëritura.
    Një gazetar në kampin e refugjatëve në Jabalya e përshkruan kështu realitetin e tij:
    Çadra ime u përmbyt dhe me të u fundos gjithçka që arrita të krijoja pas zhvendosjeve. Ky është dimri i tretë radhazi, mbytemi në të ftohtë, ujë, harresë dhe mjerim.

    Agjencitë humanitare paralajmërojnë prej muajsh se dimri në Gaza do të jetë katastrofik për shkak të infrastrukturës së rrënuar përgjatë 2 viteve të fundit. Sidomos pas stuhisë së fundit, dhjetëra strehimore emergjente janë dëmtuar nëpër të gjithë enklavën.
    Gjendja në spitale, disa prej pak qendrave mjekësore që ende funksionojnë, është rënduar. Në një video të publikuar në rrjete sociale shihej uji që depërtonte në sallën e operacioneve të një spitali, duke rrezikuar sigurinë e pacientëve dhe kontrollin e sëmundjeve.
    Në jug të Gazës, në kampet e çadrave, banorët raportojnë ngritje të nivelit të ujit, mungesë batanijesh, rrobash dhe pajisjesh për ngrohje. Shumë familje thonë se po luftojnë për mbijetesë, fëmijët janë ekspozuar ndaj të ftohtit dhe uji ndodhet kudo.

    Sipas vlerësimeve të organizatave humanitare, nevojitet urgjentisht ndihmë, çadra për dimër, batanije termike, rroba fëmijësh dhe energji për ngrohje. Ndërkohë që reshjet vazhdojnë, banorët frikësohen se përmbytjet mund të përkeqësohen, sidomos në kampet me terren të ulët, ku kanalet e kullimit janë shkatërruar dhe mbeturinat nga ndërtesat e shkatërruara bllokojnë rrjedhën e ujit.
    “Gaza është duke u mbytur në gjak dhe në ujë shiu” , thotë një banor në rrjetet sociale.
    “Çadrat janë përmbytur, atmosfera është e zymtë dhe i ftohti po i vret fëmijët. Autoritetet përkatëse duhet të veprojnë menjëherë për të shpëtuar çfarë ka mbetur nga qyteti dhe për të siguruar nevojat bazë të njerëzve të prekur”, është thirrja e tij.
    Artikull i Haaretz, përshtatur në shqip