FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Qeveria shqiptare ka miratuar në parim marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes me Italinë, një hap që synon të thellojë partneritetin strategjik mes dy vendeve në fushën ushtarake.
VKM:
V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE, LIDHUR ME BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E MBROJTJES
Në kushtet e nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për themelet në Republikën e Shqipërisë”.
VENDOSI:
Miratimin, në parim, të ministrave, ndërmjet Këshillit të Republikës së Republikës dhe të Republikës së Italisë, lidhur me punën në fushën e mbrojtjes, sipas tekstit që i bashkëlidhet Shqipërisë.
Ky vendim në fuqi.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Disa ditë më parë qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje të re për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane, që përfshin të paktën 10 fusha – nga shëndetësia, energjia dhe mjedisi, te industria e sigurisë dhe zhvillimi inteligjent. Qeveria shqiptare dhe italiane pritet të zhvillojnë më 13 nëntor në Romë një mbledhje të përbashkët, për herë të parë në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, sipas raportimeve të mediave.









