Tag: republikën

  • “Rama po instalon ‘Republikën e Censurës’”/ Media, dhe fjala e lirë reagon deputetja: Është kthyer në teatër propagande

    “Rama po instalon ‘Republikën e Censurës’”/ Media, dhe fjala e lirë reagon deputetja: Është kthyer në teatër propagande

    E ftuar në një emision televiziv, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka deklaruar se në këtë mandat parlamentar do të drejtojë Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, pas riorganizimit të komisioneve parlamentare nga mazhoranca.
    Zhupa akuzon kryeministrin Edi Rama për përpjekje sistematike për të kontrolluar informacionin dhe mediat, duke e cilësuar situatën aktuale si një tentativë për të instaluar ‘Republikën e Censurës.
    Ina Zhupa:
    Në këtë mandat unë do të drejtoj komisionin për kulturën, turizmin dhe diasporën, pasi që këto marifetet e Edi Ramës, komisioni që unë drejtoja e kishte dhe kulturën, dhe median dhe edukimin. U nda në 3 komisione dhe edukimi u bë veç, media veç dhe kultura veç. Dhe sigurisht edhe për shkak të betejave në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, turizmit.
    Edi Rama, ju e shikoni vetë, me të gjitha aktet është duke tentuar të instalojë atë që do të quhet ‘republika e censurës’. Sepse siç e tregon çdo literaturë, çdo libër që mund të jetë shkruar ndonjëherë si skaner për diktaturën apo autokracinë, informacioni është arma më e rrezikshme kundër shtetit. Dhe Edi Rama këtë e di dhe përpiqet, pavarësisht që i ka të gjitha institucionet lufta e vërtetë është që njerëzit të mos kenë informacionin mbi atë që ndodh në qeverisje, në institucione, në korrupsion, në lidhje me krimin e në gjithçka tjetër, dhe propaganda të jetë e vetmja në politikë dhe Kuvendi të jetë një skenë teatri ku ka një regji qendrore, ku ka disa fjalime të parashkruara nga deputetët e tij nga zyra e tij e piar-it.
    Dëshira e tij për të kontrolluar mediat dhe lufta ndaj mediave nuk është një risi e Edi Ramës që ne pamë tani, është një përpjekje e vazhdueshme që nga ‘Rama 1’ e deri më tani.

  • ‘Parlamenti është kthyer në teatër propagande’/ Zhupa: Rama po instalon ‘Republikën e Censurës’

    ‘Parlamenti është kthyer në teatër propagande’/ Zhupa: Rama po instalon ‘Republikën e Censurës’

    E ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka deklaruar se në këtë mandat parlamentar do të drejtojë Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, pas riorganizimit të komisioneve parlamentare nga mazhoranca.

    Zhupa akuzon kryeministrin Edi Rama për përpjekje sistematike për të kontrolluar informacionin dhe mediat, duke e cilësuar situatën aktuale si një tentativë për të instaluar ‘Republikën e Censurës.

    Ina Zhupa: Në këtë mandat unë do të drejtoj komisionin për kulturën, turizmin dhe diasporën, pasi që këto marifetet e Edi Ramës, komisioni që unë drejtoja e kishte dhe kulturën, dhe median dhe edukimin. U nda në 3 komisione dhe edukimi u bë veç, media veç dhe kultura veç. Dhe sigurisht edhe për shkak të betejave në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, turizmit.

    Edi Rama, ju e shikoni vetë, me të gjitha aktet është duke tentuar të instalojë atë që do të quhet ‘republika e censurës’. Sepse siç e tregon çdo literaturë, çdo libër që mund të jetë shkruar ndonjëherë si skaner për diktaturën apo autokracinë, informacioni është arma më e rrezikshme kundër shtetit. Dhe Edi Rama këtë e di dhe përpiqet, pavarësisht që i ka të gjitha institucionet lufta e vërtetë është që njerëzit të mos kenë informacionin mbi atë që ndodh në qeverisje, në institucione, në korrupsion, në lidhje me krimin e në gjithçka tjetër, dhe propaganda të jetë e vetmja në politikë dhe Kuvendi të jetë një skenë teatri ku ka një regji qendrore, ku ka disa fjalime të parashkruara nga deputetët e tij nga zyra e tij e piar-it.

    Dëshira e tij për të kontrolluar mediat dhe lufta ndaj mediave nuk është një risi e Edi Ramës që ne pamë tani, është një përpjekje e vazhdueshme që nga ‘Rama 1’ e deri më tani. Vetëm këtë verë, kemi të paktën raste shumë të mëdha që lidhen me heqjen e hapësirës së mediave, cenimin e gazetarëve. Kemi rastin e sulmit që i bënë flagrant të ‘Focus Group Media’, duke i marrë edge materialet gazetarëve në mënyrë të paligjshme, duke mos i lejuar të futeshin në godinë edhe pse kishte një vendim gjykate.

  • Arian Ndoja reagon ndaj Ramës: Më detyron formimi im profesional, se ai s’merr vesh nga ligjet

    Arian Ndoja reagon ndaj Ramës: Më detyron formimi im profesional, se ai s’merr vesh nga ligjet

    Arian Ndoja, ish-prokuror i larguar nga Vettingu, sot deputet në Kuvend, ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Tiranës, Marko Boshku, si dhe paralajmërimeve kërcënuese për gjyqtarë të tjerë.
    Ai e cilëson këtë sjellje si ndërhyrje flagrante në pushtetin gjyqësor dhe cënim të Kushtetutës, duke theksuar se gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm ligjit.
    Sipas tij, në çdo shtet demokratik gjyqtarët nuk gjykohen për vendimet që marrin, por vetëm për shkaqet që i çojnë në to, paaftësi apo korrupsion, dhe për këto ekzistojnë organet përkatëse të kontrollit dhe SPAK.
    Në fund të reagimit, deputeti thotë se qëllimi i tij është të inkurajojë gjyqësorin që të vijojë punën i pavarur dhe të mos intimidohet nga presioni politik, ndërsa flet për “ambicie autokratike” të kryeministrit Rama.
    Reagimi
    “Drejtësia dhe e vërteta nuk kanë një mbiemër!
    E ndjej me vend të bëj këtë status, nisur nga formimi im profesional, por edhe pozicioni i përfaqësuesit në Kuvendin e Shqipërisë, pasi mora vesh lajmin që personi i mandatuar nga Presidenti i Republikës si Kryeministër i vendit ka derdhur një lumë akuzash ndaj një gjyqtari të Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Tiranë, si dhe ka bërë paralajmërime kërcënuese ndaj gjyqtarëve të tjerë që ushtrojnë këtë funksion në Republikën e Shqipërisë.
    Në fakt kjo gjë është e përsëritur edhe për prokurorë e gjyqtarë të tjerë, fakt ky i njohur botërisht.
    Reagimet kanë qenë të ndryshme, ndërkohë që unë për herë të parë po reagoj publikisht.
    Në asnjë vend të botës nuk gjykohen gjyqtarët dhe as prokurorët për vendimet që ata japin, por për shkaqet dhe arsyet që i çuan ata që të japin këtë vendim.
    Në këtë kontekst rezulton se shkaqet dhe arsyet janë vetëm dy:
    A) paaftësia profesionale,
    B) mitëmarrja.
    Për të parën mund të merren organet përkatëse që kontrollojnë veprimtarinë e gjyqësorit.Për të dytën është organi i Prokurorisë së Posaçme që të bëjë hetimet përkatëse.
    Theksoj se janë disa nene në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që ligji më i lartë në hierarkinë e akteve ligjore që veprojnë në vendin tonë.
    Në nenin 4 të saj parashikohet shprehimisht se:
    ‘1. E drejta përbën bazën dhe kufinjtë e veprimtarisë së shtetit.
    2. Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë.
    3. Dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërdrejt, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe.’
    Në nenin 7 të saj Kushtetuta parashikon shprehimisht se:
    ‘Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.’
    Në nenin 145 të Kushtetutës parashikohet shprehimisht se:
    ‘1. Gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.
    2. Kur gjyqtarët çmojnë se ligjet vijnë në kundërshtim me Kushtetutën, nuk i zbatojnë ato. Në këtë rast, ata pezullojnë gjykimin dhe ia dërgojnë çështjen Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha gjykatat.
    3. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose gjyqtarëve pas sjell përgjegjësi sipas ligjit.’
    Vetëm nga leximi i këtyre dispozitave kuptohet qartë se kemi të bëjmë me shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ndërhyrje nga pushteti ekzekutiv në atë gjyqësor, nëpërmjet deklaratave të tilla kërcënuese për intimidimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
    Ky statusi imi ka për qëllim pasqyrimin e faktit dhe bazës ligjore përkatëse që është shkelur, me qëllim që publiku të marrë informacion për gjykimin e mbajtjen qëndrim të këtij rasti, si dhe për këshilltarët e mentorët e Kryeministrit që ta këshillojnë në të ardhmen që të mos shkelë ligjin themeltar të shtetit, pasi ai vetë nuk i përket fushës së ligjit dhe është pa njohuri në këtë drejtim.
    Nga ana tjetër, ky status ka për qëllim të inkurajojë pushtetin gjyqësor në Republikën e Shqipërisë që të vazhdojë të funksionojë në përputhje me nenin 145 të Kushtetutës. Gjyqtarët nuk i nënshtrohen askujt, por realizojnë dhënien e drejtësisë tërësisht të pavarur, bazuar në Kushtetutën dhe aktet e tjera ligjore që kanë vlerë e zbatohen në Republikën e Shqipërisë.
    Gjithashtu, ky status ka për qëllim të ndërgjegjësojë edhe opinionin publik që një gjuhë e tillë kërcënuese nuk i shërben të ardhmes së këtij vendi, dhe që një Kryeministër i tillë, që është rezultat i zgjedhjeve jo të lira dhe demokratike, po shfaq hapur dita ditës ambiciet e tij autokratike, për të ndryshuar edhe formën e organizimit të shtetit!”

  • Kërcënimi i gjyqtarit nga Rama, Ndoja: Drejtësia dhe e vërteta nuk kanë një mbiemër!

    Kërcënimi i gjyqtarit nga Rama, Ndoja: Drejtësia dhe e vërteta nuk kanë një mbiemër!

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Arjan Ndoja ka raguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas kërcenimeve nga kreu i qeverisë Rama, ndaj një gjyqtari pas një vendimi të këtij të fundit.

    Ai ka paraqitur në shënimin e tij edhe ligjet që mbrojnë punonjësit e sistemit të drejtësisë.

    « Vetëm nga leximi i këtyre dispozitave kuptohet qartë se kemi të bëjmë me shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ndërhyrje nga pushteti ekzekutiv në atë gjyqësor, nëpërmjet deklaratave të tilla kërcënuese për intimidimin e Gjyqtareve dhe Prokuroreve në Republikën e Shqipërisë », shkruan Ndoja.

    Postimi i plotë:

    E ndjej me vend të bëj këtë status, nisur nga formimi im profesional, por edhe pozicioni i përfaqësuesit në Kuvendin e Shqipërisë, pasi mora vesh lajmin që personi i mandatuar nga Presidenti i Republikës si Kryeministër i vendit ka derdhur një lumë akuzash ndaj një gjyqtari të Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative Tiranë, si dhe ka bërë paralajmërime kërcënuese ndaj gjyqtarëve të tjerë që ushtrojnë këtë funksion në Republikën e Shqipërisë.

    Në fakt kjo gjë është e përsëritur edhe për prokurorë e gjyqtare të tjerë, fakt ky i njohur botërisht.

    Reagimet kanë qenë të ndryshme, ndërkohë që unë për herë të parë po reagoj publikisht.

    Në asnjë vend të botës nuk gjykohen gjyqtarët dhe as prokurorët për vendimet që ata japin, por për shkaqet dhe arsyet qe i çuan ata që të japin këtë vendim.

    Në këtë kontekst rezulton se shkaqet dhe arsyet janë vetëm dy:

    A) paaftësia profesionale,

    B) mitmarrja.

    Për të parën mund të merren organet përkatëse që kontrollojnë veprimtarinë e gjyqësorit.

    Për të dytën është organi i Prokurorisë së Posaçme që të bëjë hetimet përkatëse.

    Theksoj se janë disa nene në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që ligji më i lartë në hierarkinë e akteve ligjore që veprojnë në vendin tonë.

    Në nenin 4 të saj parashikohet shprehimisht se:

    “1. E drejta përbën bazën dhe kufinjtë e veprimtarisë së shtetit.

    2. Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë.

    3. Dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtepërdrejtë, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe.”

    Në nenin 7 të saj Kushtetuta parashikon shprehimisht se: “Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.”

    Në nenin 145 te Kushtetutës parashikohet shprehimisht se:

    “1. Gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve.

    2. Kur gjyqtarët çmojnë se ligjet vijnë në kundërshtim me Kushtetutën, nuk i zbatojnë ato. Në këtë rast, ata pezullojnë gjykimin dhe ia dërgojnë çështjen Gjykatës Kushtetuese. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për të gjitha gjykatat.

    3. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose gjyqtarëve passjell përgjegjësi sipas ligjit”.

    Vetëm nga leximi i këtyre dispozitave kuptohet qartë se kemi të bëjmë me shkelje flagrante të Kushtetutës dhe ndërhyrje nga pushteti ekzekutiv në atë gjyqësor, nëpërmjet deklaratave të tilla kërcënuese për intimidimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

    Ky status i imi ka për qëllim pasqyrimin e faktit dhe bazës ligjore përkatëse që është shkelur, me qëllim që publiku të marrë informacion për gjykimin e mbajtjen qëndrim të ketij rasti, si dhe për këshilltarët e mentorët e Kryeministrit që ta këshillojnë në të ardhmen që të mos shkelë ligjin themeltar të shtetit, pasi ai vetë nuk i përket fushës së ligjit dhe është pa njohuri në këtë drejtim.

    Nga ana tjetër, ky status ka për qëllim të inkurajojë pushtetin gjyqësor në Republikën e Shqipërisë që të vazhdojë të funksionojë në përputhje me nenin 145 të Kushtetutës. Gjyqtarët nuk i nënshtrohen askujt, por realizojnë dhënien e drejtësisë tërësisht të pavarur, bazuar në Kushtetutën dhe aktet e tjera ligjore që kanë vlerë e zbatohen në Republikën e Shqipërisë

    Gjithashtu, ky status ka për qëllim të ndërgjegjësojë edhe opinionin publik që një gjuhe e tillë kërcënuese nuk i shërben të ardhmes se këtij vendi, dhe që një Kryeministër i tille, që është rezultat i zgjedhjeve jo të lira dhe demokratike, po shfaq hapur dita ditës ambiciet e tij autokratike, për të ndryshuar edhe formën e organizimit të shtetit!

  • Arrestohet në Republikën Dominikane Soni Pepa, i kërkuar nga SPAK/ Akuzohet për trafikun e 11 tonëve kokainë

    Arrestohet në Republikën Dominikane Soni Pepa, i kërkuar nga SPAK/ Akuzohet për trafikun e 11 tonëve kokainë

    40-vjeçari Soni Pepa është arrestuar në Republikën Dominikane pasi ishte shpallur nga SPAK në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Sipas mediave vendase, Pepa u ndalua më 3 shtator në Santo Domingo, dhe akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që vepronte në disa vende të Evropës dhe Amerikën e Jugut.
    Soni Pepa rezulton i përfshirë me një ngarkesë prej 11 tonësh kokainë, 600 kg prej të cilave u sekuestruan në Roterdam të Holandës midis 7 dhe 8 nëntorit 2020. Ai akuzohet gjithashtu për financimin e blerjes së 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet.
    Ngarkesa e përmendur u nis nga porti i Villetas, në Paraguai, me destinacion portin e Antverpit, në Belgjikë. Në momentin e ndalimit, Pepës iu gjetën një pasaportë shqiptare, disa dokumente italiane si dhe pesë telefona celularë të koduar dhe para në dorë.

  • BSH do të ndryshojë rregulloren për veprimet që regjistrohen në bilancin e pagesave

    BSH do të ndryshojë rregulloren për veprimet që regjistrohen në bilancin e pagesave

    Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren e saj “Për veprimtarinë valutore”. Objekti i rregullores në fjalë është përcaktimi i rregullave për kryerjen e veprimeve që regjistrohen në llogarinë korente dhe kapitale, në formën e pagesave dhe transfertave nga dhe në Republikën e Shqipërisë.Ato përfshijnë veprimet ndërmjet rezidentëve dhe jorezidentëve nëpërmjet përdorimit të mjeteve të pagesës në valutë dhe transferimin e njëanshëm të aktiveve nga dhe në Republikën e Shqipërisë.Ndryshimet e propozuara në rregullore lidhen kryesisht me detajimin e përkufizimit të konceptit të rezidencës. Megjithëse në pamje të parë ndryshimet lidhen me teknikalitete, përkufizimi i rezidencës është element i rëndësishëm në llogaritjen e flukseve në bilancin e pagesave të vendit.Sipas projekt-rregullores, rezident klasifikohet çdo person fizik ose person juridik që e ka qendrën e interesit ekonomik në territorin e Republikës së Shqipërisë, zakonisht për një periudhë jo më të shkurtër se dymbëdhjetë muaj.Personi fizik konsiderohet rezident kur banon zakonisht në Republikën e Shqipërisë ose ushtron aty veprimtari ekonomike në mënyrë të qëndrueshme dhe nuk ndryshon rezidencën vetëm për arsye studimi, trajtimi shëndetësor, shërbimi të përkohshëm apo udhëtimi jashtë vendit.Me rregulloren aktuale, një person fizik konsiderohet rezident për sa kohë që është i regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga kohëzgjatja e qëndrimit jashtë saj.Lidhur me personat juridikë, projekt-rregullorja përcakton se ata konsiderohet rezidentë kur: janë të inkorporuar ose regjistruar sipas legjislacionit shqiptar ose e kanë vendin e menaxhimit efektiv apo qendrën e operacioneve kryesore në Republikën e Shqipërisë.Degët e jorezidentëve në Republikën e Shqipërisë do të trajtohen si njësi rezidente, ndërsa degët e rezidentëve jashtë Republikës së Shqipërisë do të trajtohen si njësi jorezidente.Njësitë diplomatike dhe konsullore dhe kontingjentet ushtarake të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe anëtarët e familjeve të tyre, konsiderohen rezidentë të Republikës së Shqipërisë, ndërsa organizatat ndërkombëtare të vendosura në Republikën e Shqipërisë konsiderohen jorezidente dhe personeli i huaj i akredituar konsiderohet jorezident.Njësitë jo-fitimprurëse do të njihen si rezidente në rastin kur veprojnë kryesisht në Republikën e Shqipërisë.Entitetet me qëllim të posaçëm, si shoqëritë zotëruese, fondet apo subjekte të ngjashme do të klasifikohen në varësi të inkorporimit ose menaxhimit efektiv.Klasifikimi i rezidencës për zbatimin e kësaj rregulloreje bazohet në parimet e Manualit të Bilancit të Pagesave (dokument i FMN) dhe rregulloret përkatëse të Bankës Qendrore Europiane.Të gjithë personat apo njësitë e tjera, që nuk përfshihen në kategorinë “rezidentë” sipas përcaktimeve të mësipërme, do të konsiderohen si “jorezidentë”.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kosova në kuadër të ndryshimeve kushtetuese të vititi 1968 (2)

    Kosova në kuadër të ndryshimeve kushtetuese të vititi 1968 (2)

    Kosova në kuadër të ndryshimeve kushtetuese të vititi 1968 (2)

    DEMONSTRATAT HISTORIKE TË VITI 1968

    Nga Jusuf BUXHOVI

    Mbyllja e diskutimeve publike ku kërkohej që Kosova të fitonte statusin e republikës si dhe tërheqja nga ajo e udhëheqjes politike të Kosovës para trysnisë serbe dhe kompromiseve të udhëheqjes jugosllave me atë serbe, nuk e kishte mbyllur këtë çështje. Përkundrazi, fryma e saj nuk kthehej mbrapa. Këtë e dinin të gjithë. Por, çështje ishte si do të drejtohej ajo dhe nëpër çfarë koniunkturash do të kalonte e gjitha,veçmas kur në vend, tek studentët, kishte filluar fryma e lëvizjeve, që asokohe përhapeshin në Paris, Berlin dhe qendrat tjera evropiane me moton për ndryshime demokratike. Natyrisht, se në kuadër të këtyre ndryshimeve demokratike duhej nxjerrur edhe kërkesa për “Republikën e Kosovës”.

    Andaj, ishte fare e natyrshme që kërkesa për “Republikën e Kosovës” duhej të kalonte te studentët dhe te rinia, të shpalosej publikisht, si një kërkesë demokratike e cila ishte në përputhje me konceptin që ishte shfaqur gjatë diskutimeve publike, me ç’rast ajo ishte arsyetuar me të drejtën për vetëvendosje.

    Dhe, si e tillë, kërkesa për Republikën e Kosovës, do të kthehet në moto të demonstratave gjatë tetorit dhe nëntorit në disa qytete të Kosovës (Prizren, Pejë, Istog, Gjilan, Podujevë, Besianë, Ferizaj, Mitrovicë, Therandë, por edhe në Tetovë dhe Ulqin) për t’u përmbyllur me atë të Prishtinës më 27 nëntor, e cila njëherësh ishte demonstrata më e fuqishme që ishte parë ndonjëherë në Kosovë nga Lufta e Dytë Botërore e këndej.

    Natyrisht se demonstrata madhështore e Prishtinë si dhe ato që i paraprinë asaj anembanë nuk kishin pikur nga qielli e as nuk ishin “tubime spontane”. Ato kishin organizatorët e tyre (kryesish studentë dhe veprimtarë të tjerë nga Lëvizja e gjerë e rezistencës), që për mentorë të drejtpërdrejtë kishin klasën intelektuale të Kosovës, e cila kishte ndërtuar konceptin ideor të tyre me shumë guxim dhe vizion politik.

    Kishte këtu edhe një ndryshim të madh, që po ashtu shfaqej historik, meqë kërkesa për Republikën e Kosovës e barabartë në Federatën Jugosllave, pra si kërkesë për barazi brenda federatës jugosllave, zëvendësonte atë për bashkimin kombëtar, pra me Shqipërinë, me mjete revolucionare.

    Megjithatë, e përbashkët e këtyre kërkesave, pra e barazisë me Republikën e Kosovës dhe e bashkimit me Shqipërinë, kishte mbetur parimi i vetëvendosjesderi në shkëputje, që buronte nga teoria leniniste. Në nivelin e një platforme shfaqej edhe në Programin e “Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”, që e kishte themeluar A. Demaçi në vitin 1964.

    Kështu, kërkesat që deri më dje ishin ilegale, tash bëheshin legale. Por, parimet revolucionare ua kishin lëshuar vendin atyre demokratike, gjë që paraqiste një ndryshim të madh.

    Duhet thënë se demonstratat me kërkesën për republikën e Kosovës gjatë muajit tetor dhe nëntor në shumë qytete të Kosovës, por më vonë edhe në Tetovë dhe Ulqin, filluan në Prizren më 6 tetor 1968.

    Prizreni si pikënisje nuk ishte i rastësishëm, kur dihej se aty ishte themeluar Lidhja Shqiptare e Prizrenit e vitit 1878 – ngjarja më e rëndësishme në historinë e Shqiptarëve, prej nga do të drejtohen që të gjitha zhvillimet të cilat do të çojnë te pavarësia kombëtare e vitit 1912. Andaj, demonstratat e Prizrenit, me kërkesën për Republikën e Kosovës, duhej të vënin në veprim, një proces të papërfunduar historik drejt zgjidhjes së drejtë.

    Tubimi i demonstruesve u bë pranë monumentit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pas nderimeve që iu bënë prijësve të Lidhjes, masa e demonstruesve iu drejtua qendrës së qytetit me ç’rast, te Shatërvani i njohur u nxorën kërkesën për Kosovën Republikë.

    Kështu, Prizreni u bë vendi i parë ku në një demonstratë të madhe u kërkua publikisht Kosova Republikë. Ishin, pra këto demonstratat e para të Shqiptarëve pas Luftës së Dytë Botërore ku Shqiptarët po kërkonin barazi, e cila ua kthente të drejtën e vetëvendosjes dhe mundësinë t’i sendërtojnë të drejtat e tyre historike.

    Pas kumtit të madh që u dha në Prizren dhe jehonës që bëri në të gjitha anët, fryma e demonstratave përfshiu gjithë vendin. Pas dy ditësh, të njëjtat u mbajtën edhe në Suharekë (Therandën e sotme).

    Një demonstratë tjetër e rëndësishme që u mbajt gjatë tetorit, ishte edhe ajo e Pejës. Demonstratat u mbajtën më 19 tetor.

    Pas demonstratave të suksesshme të tetorit që filluan në Prizren dhe përfunduan në Pejë, lëvizja demonstruese zuri të përhapet edhe në pjesët e tjera të Kosovës, por qëllimisht u prit dita e 27 nëntorit që ato të mbaheshin njëherësh në disa qytete, gjatë ditës: në Gjilan, Besianë, Mitrovicë e Ferizaj, ndërsa pas dite ato përfundimtare në Prishtinë.

    Demonstratat në Gjilan u nisën nga oborri i Shkollës Normale dhe Gjimnazit. Demonstruesit bartnin fotografitë e Marksit, Engelsit dhe të Titos si dhe flamurin kombëtar shqiptar bashkë me atë jugosllav. Demonstruesit kishin edhe pankartat me parullat e shkruara: “Duam vetëvendosje”, “Duam Kushtetutë”, “Duam Universitetin” dhe të tjera.

    Me këto parulla demonstruesit kaluan nëpër rrugën kryesore të qytetit deri te stacioni i autobusëve për t’u kthyer në vendin prej nga ishin nisur.

    Në të njëjtën ditë, demonstrata u mbajtën edhe në Podujevë (Besianë) dhe në Mitrovicë. Në Podujevë, demonstratat ishin të suksesshme dhe masive, ndërsa në Mitrovicë, u penguan nga policia, e cila mori masa të mbeteshin të kufizuara. Edhe në këto qytete u hodhën të njëjtat parulla, siç ishin ajo për Kosovën Republikë, pastaj për Kushtetutën, Universitetin dhe për liri e barazi.

    Krahasuar me demonstratat në Gjilan, në Podujevë dhe në Mitrovicë, që kaluan pa ndonjë incident, ato në Ferizaj u përcollën me ndërhyrjen e policisë, e cila përdori forcën që të pengojë parakalimin demonstruesve në qendër të qytetit.

    Demonstratat e tetorit dhe të nëntorit, do të kurorëzohen me ato që u mbajtën në Prishtinë pasditen e 27 nëntorit 1968 për të vazhduar deri në orët e mbrëmjes.

    Osman Dumoshi, në emër të “Komitetit të demonstruesve”, parashtroi kërkesat prej shtatë pikash:

    1. Realizimi i plotë i të drejtave kombëtare;

    2. Populli ynë duhet t’i gëzojë të gjitha të drejtat që i gëzojnë të tjerët;

    3. Përmirësimi i shpejtë i kushteve ekonomike-sociale;

    4. Realizimi i plotë i vendimeve të Plenumit të Katërt. Largimi i plotë i të komprometuarve nga vendet udhëheqëse, si dhe nga SPB-ja;

    5. Realizimi i vendimeve të Plenumit të Dhjetë Krahinor, gjegjësisht për-mirësimi i strukturës së të punësuarve në vendet udhëheqëse;

    6. Përmirësimi i kushteve të studimeve dhe jetës së studentëve, si dhe përmirësimi i strukturës sociale dhe kombëtare të studentëve, dhe;

    7. Vendosja e kontrollit shoqëror mbi pasurinë e fituar nëpërmes spekulimeve dhe keqpërdorimeve të pasurisë shoqërore.

    Ndryshimi politik që prodhuan demonstratat e tetorit dhe të nëntorit të vitit 1968, vula e të cilave u dha në ato të 27 nëntorit në Prishtinë, nuk do t’u shkojë për shtati atyre që nuk donin këtë sjellje të Shqiptarëve. Meqë ato ndryshonin stereotipat mbi të cilët qëndronte lëvizja kombëtare, e cila luftën çlirimtare nga pozitat e veprimit ilegal me mjete revolucionare që shkonin deri te lufta e hapur në rrethanat e bipolaritetit blokist dhe luftës së ftohtë bartte rrezikun e madh që pikërisht Shqiptarëve t’u kthehej në një bumerang tjetër historik, e kthente në luftë të hapur për barazi kombëtare, që për moto kishte Republikën e Kosovës, e cila duhej të arrihej në rrugë institucionale dhe me mjete demokratike. Këtë rrugë nuk mund ta luftonte haptas as Lindja (Moska), edhe pse do të mundohet që edhe më tutje ta shpërfillë me inspirimin “irredentizmit ideologjik” nga ilegaliteti. Ndërkohë që Perëndimi, kishte interes për diçka të tillë, veçmas kur ajo i shkonte për shtati forcimit të kursit federalist të Jugosllavisë, i cili e largonte atë sa më shumë nga ndikimet e mundshme të Bashkimit Sovjetik pas kohës së Titos.

    Kjo u pa edhe nga përdorimi i forcës ndaj demonstruesve, ku pati shumë të lënduar dhe një të vrarë, i riu Murat Mehmeti, nxënës i shkollës teknike në Prishtinë. Pra, demonstratat e qeta u provokuan nga organet policore, që me çdo kusht ishin të interesuara që demonstratave të Prishtinës t’u mjegulloheshin kërkesat politike, siç ishin ato për Republikën e Kosovës, me paraqitjen si “orgji vandale nacionaliste dhe shoviniste”!

    Edhe përkundër këtyre provokimeve të rënda si dhe infiltrimit të bashkëpunëtorëve të shumtë në radhën e demonstruesve që të thuheshin parulla me përmbajtje ideologjike dhe shoviniste, me të cilat policia jugosllave ishte munduar vazhdimisht të anatemonte kërkesat e drejta të Shqiptarëve, organizatorët e demonstratave ia dolën që ta ruajnë konceptin e tyre si kërkesa të drejta dhe demokratike dhe qëllimin e shtruar.

    Demonstratat nuk do të vazhdojnë të nesërmen, siç ishte paraparë. Nuk do të ketë as bisedime me “Këshillin e demonstruesve”. Sepse, të nesërmen, rrugët e Prishtinës kishin gdhirë me kordonët e shumtë të policisë dhe të ushtrisë jugosllave, që praktikisht kishin vendosur gjendje të pashpallur policore-ushtarake.

    Po atë ditë kishin filluar edhe burgosjet e organizatorëve të demonstratave, me ç’rast prapa grilave do të gjenden: Osman Dumoshi, Adil Pireva, Selatin Novosella, Hasan Dërmaku, Xheladin Rekaliu, Skënder Muçolli, Iliaz Pireva, Skënder Kastrati dhe Afrim Loxha.

    Procesi gjyqësor në Prishtinë përfundoi më 7 prill 1969. Në të gjitha seancat të pandehurit deklaruan se kishin vepruar me paramendim dhe me bindjen e plotë se demonstratat në Prishtinë dhe gjetiu në Kosovë ishin në përputhje me të drejtën e Shqiptarëve për vetëvendosje, e cila edhe atyre u takonte, e drejtë kjo nga e cila ishin privuar dhunshëm. Republika e Kosovës ishte quajtur një zgjidhje e natyrshme dhe e pashmangshme e cila ishte në të mirë të Shqiptarëve, të Jugosllavisë, të Shqipërisë, por edhe të paqes dhe të stabilitetit europian.

    Në fund, Gjyqi i Qarkut në Prishtinë, i shpalli organizatorët e demonstratave të Prishtinës fajtorë dhe i dënoi me burg të rëndë: Osman Dumoshin, Selatin Novosellën dhe Hasan Dërmakun me nga 5 vjet burg; Skënder Kastratin dhe Xheladin Rekaliun me nga 4 vjet burg; dhe Adil Pirevën, Afrim Loxhën, Iliaz Pirevën e Skënder Muçollin me nga 3 vjet burg.

    Përveç këtij gjykimi të organizatorëve kryesorë të demonstratës së Prishtinës, u dënuan edhe mbi 70 vetë me dënime të ndryshme. Kështu, u dënuan edhe Asllan Kastrati, më 6 muaj burg; Sylejman Kastrati, më 3 muaj burg; Bedri Novosella, Sylejman Pepshi dhe Halil Qosja, Ramadan Ramadani dhe Tefik Çeliku, me nga një muaj burg.

    Ndër ato ndryshime, gjithsesi më të rëndësishmet ishin ato që kishin të bënin me ndryshimet kushtetuese, të cilat, si do të shihet, çuan deri te ngritja e statusit të Kosovës në shkallën e subjektit të Federatës, si dhe te hapja e Universitetit të Prishtinës në gjuhën shqipe. Vetë Josip Broz Tito, në Kongresin e Nëntë të LKJ-së, që u mbajt pas pesë muajsh në Beograd, duke bërë fjalë për demonstratat e Shqiptarëve në Kosovë, pasi që në parim do t’i gjykojë, pos të tjerash do të marrë qëndrim pozitiv ndaj tri kërkesave, nga shtatë sosh, që ishin shtruar në demonstratën e Prishtinës:

    l. Duhet përshpejtuar ndryshimet kushtetuese, me të cilat do të ndryshohet gjendja e Krahinave autonome në dobi të përfaqësimit të tyre sa më adekuat në federatë në përputhje me nevojat e zhvillimit vetëqeverisës socialist;

    2. Është obligim i bashkësisë sonë që në çdo pikëpamje ta mundësojmë zhvillimin sa më të shpejtë të Krahinës Autonome të Kosovës;

    3. Sa i përket flamurit, për të cilin është folur mjaft, Shqiptarët duhet ta kenë flamurin, por ai flamur në çdo rast duhet të jetë në pajtim me sovranitetin shtetëror dhe integritetin e Jugosllavisë dhe për këtë duhet të nxirret dispozita e qartë.

    (Shkëputje nga “Kosova – histori e shkurtër”, 2021, faqe 575-578).

  • Gjergj Pelini, një kosovar i Novabardës (Artanës), diplomat dhe ambasador i Skënderbeut në Republikën e Venedikut!

    Gjergj Pelini, një kosovar i Novabardës (Artanës), diplomat dhe ambasador i Skënderbeut në Republikën e Venedikut!

    Jahja Drancolli

    Krahas politikës së brendshme, rëndësi të madhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu i ka kushtuar edhe politikës së jashtme. Është e njohur se Skënderbeu kishte hyrë në skenën europiane kur ajo ishte e përçarë, sikurse ishte përçarë edhe Arbëria. Në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, Skënderbeun do të zëvendësonin një sërë diplomatësh, siç ishin, vëllezërit Gazulli (Gjini, Pali dhe Ndreu), Gjergj Pelini i Novabardës (Artanës), arqipeshkvi Pal Engjëlli, Ndre Snatiku, abati Lazar, e ndonjë tjetër. Një rol kyç në diplomacinë skënderbejane kanë luajtur vëllezërit Gazulli, të cilët kishin specializuar për çështje të marrëdhënieve të Skënderbeut me Republikën e Raguzës, Shtetin e Papës, Mbretërinë e Hungarisë dhe Mbretërinë e Napolit. Gjergj Pelini i Novobërdës (? – 1463, lat. Georgius Pelino, Georg/Georgo Pelinus/Pellinus, Georgius Polini, etj.), ndërkaq ishte i specializuar për çëshje të marrëdhënieve me Republikën e Venedikut. Ambasadori e diplomati Pelini ka lindur në Novabardë (“venerabilis vir dom Georgius Pellini de Nouomente; “Georgius Andree Pellini de Nouamonte”, etj.), dhe pjesën e madhe të jetës e drejtonte Kuvendin benediktin të Shën Mërisë në Rotec afër Tivarit (1436-1463, Rotezo, Rhotetio, Rotazio, Roteza, Ratec, Retec, Rozezo, de Reteco, Ertezo, etj.). Sipas lëndës arkivore të proveniencave dalmate dhe italiane, aktiviteti diplomatik i abatit Pelini mund të ndiqet së paku nga viti 1438; më 1441, e shoqëronte Gjin Gazullin në një mision diplomatik në Itali; në cilësi të diplomatit kishte vizituar shpesh Republikën e Venedikun (1448-1463). Më 1448 (4 tetor), Pelini mori pjesë me Ndreun (ipeshkëv i Arbërisë) në Traktatin e paqës, në mes të Skënderbeut e Venedikut, që është përfaqësuar nga Paolo Loredan e Andrea Venier. Traktati i paqës, që u nënshkrua në kampin e Skënderbeut, caktonte që Danja t’i mbetej Venedikut, por që edhe Skënderbeu të shpërblehej, me një pension të përvitshëm (1400 dukate); me një hua (1500 dukate), që i mundësonte të bëhej mik i Huniadit në Betejën e Dytë të Kosovës (17-19/X/1448). Objektivi i kësaj marrëveshjeje paqësore ishte që Skënderbeu t’i shpëtonte luftës në dy fronte njëkohësisht: më Venedikun dhe më osmanët. Pelini, dy vjet më vonë, në emër të Skënderbeut, i ofronte Venedikut sovranitetin mbi Krujën. Në vitin 1456, ai kishte ndërmjetësuar me shpenzimet e vete në zgjidhjen e një sërë çështjesh të diskutueshme mes Venedikut e Skënderbeut. Në vitin tjetër (qershor 1457), përveç ankesave të Skënderbeut ndaj Venedikut rreth mospagimit të taksave dhe shkeljen e privilegjeve të dakorduara më parë, Pelini, kishte kërkuar nga Republika, që ti lejohet Skënderbeut të dilte në Zetën Arbrore, e cila në atë kohë pjesërisht ishte nën osmanët. Gjatë shtrengesave të paraqitura, Pelini kishte shfrytëzuar nga rasti, që t’i kërkonte Senatit të Venedikut, katër fshatra, të cilat i kishte pushtuar më parë konti Vojinoviq. Po në këtë vit, Pelini qe angazhuar edhe te Papa Kaliksti III, që Skënderbeut ti vazhdohën ndihmat financiare. Reputacioni i Pelinit në Venedik, dëshmohet nga fakti së në prill (1462), Senati i kishte shkruar princit të Shkodrës, për ta angazhuar Pelinin rreth ndërmjetësimit më gjeneralin. Pelini, edhe me këtë rast, si një ndërmjetës mes dy palëve, kishte arritur sukses. Para vdekjës i papëlqyeshëm për administratën e komunës së Tivarit, Pelini kishte kërkuar për të shkuar në Venedik, dhe atje, që të kalonte pjesën tjetër të jetës; kishte paraqitur kërkesë drejtuar Senatit për tu vendosur me të afërmit. Në cilësi të diplomatit për herë të fundit e ndeshim në Venedik (20/X/1463, protonotarius et abbas sancte Marie de Rotetio), dhe me siguri ka vdekur në mes të kësaj date dhe datës 13/XII/1463)!

    Burimi: Archivio di Stato di Venezia (regjistrat e Senatit Sekret të Republikës së Venedikut)!!

  • 575 vjet më parë (1448), një histori e pasur e diplomacisë sonë ndërkombëtare: Gjergj Pelini, pajton Skënderbeun me Republikën e Venedikut

    575 vjet më parë (1448), një histori e pasur e diplomacisë sonë ndërkombëtare: Gjergj Pelini, pajton Skënderbeun me Republikën e Venedikut

    Jahja Drancolli

    575 vjet më parë (1448), një histori e pasur e diplomacisë sonë ndërkombëtare: Gjergj Pelini, diplomati kosovar për qëllime strategjike, për të mos luftuar në dy fronte, pajton Skënderbeun me Republikën e Venedikut. Kjo ngjarje pati një jehonë në historinë botërore, veçanërisht Napoleoni, i cili kishte vuajtur shumë pas luftimeve në dy fronte në të njëjtën kohë!

    Dihet se që nga viti 1445, krahas luftës me osmanët, Skenderbeu kishte hyrë në konflikt me Republikën e Venedikut për çështjen se kujt duhej ta zotëronte qyteti Dagno (sot Vau i Dejës). Krahas qytetit në fjalë, Skenderbeu bëri përpjekje për të rikthyer Durrësin dhe Drishtin, qytete të pushtuara shumë kohë më parë nga Venediku. Skenderbeu, së bashku me aleatët e tij nga Kuvendi i Lezhës (1444), në vjeshtën e vitit 1447, luftoi kundër Venedikut në rrethet e Durrësit, Shkodrës, Ulqinit dhe Tivarit. Në këtë luftë, duket se e ka ndihmuar Alfonsi V, mbreti i Argonës dhe i Napolit, armik i Republikës së Venedikut. Nga ana tjetër, venedikasit po punonin aktivisht për të ndarë disa princa arbërorë nga Skënderbeu dhe për t’i kthyer osmanët kundër tij. Senati venedikas ishte aq i zemëruar me Skënderbeun, saqë më 4 maj 1448 punësuan një njeri përgjegjës për vrasjen e Skënderbeut.

    Më në fund, më 4 tetor 1448, me ndihmën e Gjergj Pelinit, diplomatit të madh të Kosovës, u arrit marrëveshja ndërmjet Republikës së Venedikut dhe shtetit të Skënderbeut (kopja e dokumentit të marrëveshjës gjendet në Arkivin Shtetëror të Venedikut, e ruajtur gjithashtu edhe në arkivin tim). Pas kësaj marrëveshjeje, Skënderbeu mundi të përgatitej seriozisht për një aksion kundër osmanëve në bashkëpunim me ushtrinë hungareze të drejtuar nga Janosh Huniadi, aksion i cili do të zhvillohet në Betejën e Kosovës më 17-20 tetor 1448. Për këtë qëllim Heroi ynë kishte kërkuar hua edhe nga Republika e Raguzës.

    Burimi: Një nga simbolet heraldike të Kastriotëve që është parë me rastin e marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare! /Trungu & InforCulture

  • Ylli Manjani: Po jetojmë Republikën e Prokurorëve!

    Ylli Manjani: Po jetojmë Republikën e Prokurorëve!

    Nga Ylli Manjani
    Republika abuzive e prokurorëve, nuk reformohet.**Padyshim, që në ” Republikën e prokurorëve” suksesi i punës së tyre nuk matet me sa gjyqe fitojnë. Nuk është normale kjo sepse ata i fitojnë të gjitha gjyqet. Për të qenë korrekt, duhet thënë që thuajse të gjitha gjyqet i fitojnë pa shkuar në gjykatë!

    Arsyeja është se gjykatat nuk janë mbi prokurorët në republikën e tyre.

    Ndaj nuk ka asnjë kuptim matja e suksesit të tyre me këtë tregues.
    Ata, prokurorët pra, nuk lodhen fare të bëjnë hetime të thelluara, të mbledhin prova direkte, të argumentojnë akuzat bazuar në prova. Thjesht i vënë syrin “viktimës së radhës”, e plasin brenda dhe e harrojnë ty. Marrin dhe duartrokitjet e turmës. Turma është mësuar që nga koha e Enver Hoxhës që me shumë lumturohet kur fusin dikë në burg, se sa ti shtohet begatia familjes së tij.Kjo është Shqipëria! Tani mu në pikun e “Republikës së Prokurorëve”!
    Gjykata e sheh këtë situatë dhe vetëm i vë vulën letrave të mbushura me fjalë boshe nga prokurorët… Nuk kanë fuqi më shumë.
    Ma za, ma keq,- thonë në Shkodër.
    “Republika e prokurorëve” është e edhe më e rrezikshme se “republika e policëve”.
    Ndaj, nëse realisht do ketë një reformë reale në drejtësi do të duhet të rrëzohet republika abuzive e prokurorëve, të cilët rrinë te vrima e çelësit të dyerve të dynjasë. Gjëmojnë jetën private me çdo mjet dhe bëjnë pis në publik çdo njeri që duan ta degjenerojnë përpara se ta dënojnë. Intimidojnë e përgjojnë çdo gjykatës që guxon të mendojë korrekt dhe mbi palët.
    Kjo republikë abuzive, që spekulon me ndjesitë e publikut, duhet përmbysur. Ajo nuk reformohet me thënë të drejtën. NDAJ DUHET PËRMBYSUR!Dhe degjoni mirë! Jemi akoma në fillimet e jetës së “Republikës së Prokurorëve”.Prisni, prisni!