Një 36-vjeçar, i cili tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë nëpërmejt Aeroportit të Rinasit, me 240 mijë euro të padeklaruara është proceduar penalisht.
Policia njofton se shtetasit G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 240 000 euro që synonte t’i fuste në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tag: republikën
-

Tentoi të hynte në Shqipëri me 240 mijë euro të padeklaruara, kapet 36-vjeçari
-

36 vjeçari nga Fushë Kruja po hynte në Rinas me 240 mijë euro të padeklaruara
Një 36 vjeçar tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë me 240 000 euro të padeklaruara nga Rinasi.
Shuma e madhe e parave iu gjet një të riu nga Fushë Kruja.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me pajisje bashkëkohore, detektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.
Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 240 000 euro që synonte t’i fuste në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
-

Sekuestrohen 240 mijë euro në Rinas, nën hetim 36-vjeçari nga Kruja
sekuestrohen 240 mije euro ne rinas
TIRANË- Tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë me 240 000 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 36-vjeçari.
Sekuestrohen 240 000 euro.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me pajisje bashkëkohore, detektuese, analizës së riskut, intervistimit të thelluar, verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.
Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 240 000 euro që synonte t’i fuste në Republikën e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -

Fitoi zgjedhet në Republikën Srpska, kush është Sinisa Karan
Kandidati i partisë nacionaliste serbe SNSD, Sinisa Karan ka arritur të fitojë zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Republikën Srpska. Karan konsiderohet si njeri i Milorad Dodik i cili u shkarkua nga detyra me një vendim gjykate.- Advertisement –
Sinisa Karan është një politikan dhe jurist nga Republika Sërpska, i cili në vitet e fundit ka zënë një rol qendror në jetën institucionale dhe politike të entitetit. Ai ka shërbyer si Ministër i Zhvillimit Shkencor-Teknologjik dhe Arsimit të Lartë të Republikës Srpska që nga shtatori 2025. Ai shërbeu edhe si Ministër i Brendshëm i Republikës Srpska nga viti 2022 deri në vitin 2025.
Ai ka ndërtuar një karrierë të gjatë në administratë, siguri dhe akademi. Studimet i ka kryer në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë, ndërsa më vonë ka përfunduar masterin dhe doktoratën në të drejtë në Universitetin e Banja Lukës. Paralelisht me detyrat shtetërore, ka punuar si profesor i së drejtës kushtetuese në institucione të arsimit të lartë, ku ka botuar libra dhe punime kërkimore mbi çështjet e kushtetueshmërisë dhe funksionimin e institucioneve.
Karrierën e ka nisur në fund të viteve ’80 në strukturat policore dhe të sigurisë, ku ka shërbyer deri në vitin 2008 në poste të ndryshme operative dhe administrative. Më pas është përfshirë në kabinetin e presidentit të Republikës Sërpska, fillimisht si këshilltar për sigurinë dhe më vonë si sekretar i përgjithshëm i presidencës. Ka mbajtur gjithashtu detyrën e sekretarit të qeverisë dhe më vonë të ministrit të brendshëm, ku është marrë me menaxhimin e strukturave të rendit dhe ligjit.
-

Votohet në Republikën Srpska për pasardhësin e Dodikut
Rajoni E Diel, 23 Nëntor 2025 14:09
Republika Srpska, entiteti me shumicë serbe i Bosnjë dhe Hercegovinës, po voton të dielën për të zgjedhur një president të ri. Këto zgjedhje të parakohshme pasojnë largimin e ish-udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, një politikan pro-rus që ka dominuar skenën politike prej vitesh.
Më herët këtë vit, Dodik u dënua me një vit burgim dhe iu ndalua aktiviteti politik për shkak të politikave separatiste që, sipas mbikëqyrësve ndërkombëtarë, nxitën paqëndrueshmëri. Ai shpërfilli vendimet e Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt, i cili zbaton Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit që i dha fund luftës 30 vjet më parë. Kërcënimet e tij për shkëputje ringjallën frikën në një komb ku lufta e viteve 1992-95 vrau rreth 100,000 njerëz.Marrëveshja e Dejtonit e vitit 1995 e ndau vendin në Republikën Srpska dhe Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila përfaqëson komunitetet boshnjake dhe kroate. Që nga fundi i luftës, Bosnja ka mbetur e pllakosur nga politika nacionaliste, korrupsioni dhe problemet e mëdha ekonomike. Edhe pse Dodik fillimisht erdhi në pushtet me mbështetje perëndimore, më vonë ai u afrua me Moskën.
Gara kryesore zhvillohet mes Sinisa Karan, kandidatit të partisë së Dodikut (SNSD), dhe Branko Blanusa nga Partia Demokratike Serbe opozitare. Katër kandidatë të tjerë nuk konsiderohen pretendentë të fortë. Gjatë votimit, Blanusa i bëri thirrje 1.2 milionë votuesve të dalin në numër të madh, duke thënë se fushata ishte “korrekte dhe tolerante”. Sondazhet tregonin një garë të ngushtë, ndërsa rezultatet paraprake priten pas mbylljes së votimeve në orën 18:00.
-

G20 kërkon ‘paqen e drejtë’ në Ukrainë, mesazh i fortë nga samiti në Johanerburg
Udhëheqësit e G20-ës, të cilët u takuan në Johanesburg, bënë thirrje për një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” në Ukrainë, por edhe në Sudan dhe Republikën Demokratike të Kongos dhe “territoret e pushtuara palestineze”, në një deklaratë të lëshuar sot.
“Të udhëhequr nga qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së në tërësi, ne do të punojmë për një paqe të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Sudan, Republikën Demokratike të Kongos, territoret e pushtuara palestineze, Ukrainë dhe për t’i dhënë fund konflikteve dhe luftërave të tjera në të gjithë botën”, shkruan ata.
Kjo është e vetmja referencë për Ukrainën në këtë tekst tridhjetë faqesh, edhe pse plani amerikan për vendin prishi axhendën e Samitit dhe evropianët po intensifikojnë konsultimet për të hartuar një kundërpropozim.Top Channel
-

Vendimi i GJK për Veliajn, Dyrnjaja: Fitoi Republika, Rama mori një përgjigje shembullore
Analisti Denis Dyrnjaja, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e shkarkimit të Erion Veliajt, u shpreh se pesë anëtarë të gjykatës ruajtën Republikën.
“Unë mendoj se sot ka fituar Republika si koncept. Se rrëzoi Ramën dhe u vuri kufirin se nuk mund të kalohet kjo vijë e kuqe dhe mori një përgjigje shembullore.
Pesë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese kanë ruajtur Republikën, nuk kanë marrë një vendim. Ky skenar që këtë e ka përgatitur Rama është marrëzi politike se dashka edhe shkarkimin, por edhe nuk e dashka. Kur u bë kushtetuta nuk u mendua se do të vijë Erion Veliajt dhe do t’i përgjigjet këtij rasti.
GJK mori vendim superkorrekt për veten dhe republikën. Ka futur presidentin në një situatë që është përdorur në mënyrë skandaloze nga kryeministri. Rama përdori një taktikë për ta përdorur çështjen në sensin administrativ, por kjo është situatë kushtetuese”- tha Dyrnjaja. -

U kap me 40 pako kokainë, dënohet me 15 vite burg shqiptari në Republikën Domenikane
Foto ilustruese
REPUBLIKA DOMENIKANE- Një gjykatë në Republikën Domenikane ka dënuar me 15 vite burgim shtetasin shqiptar Sejdin Kote, i shpallur fajtor për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Vendimi u dha pasi në nëntor të vitit 2024, ai u kap në Aeroportin Ndërkombëtar “Las Américas” duke tentuar të udhëtonte drejt Madridit me 40 pako kokainë, me peshë totale 39.13 kilogramë.
Dënimi u shpall nga Gjykata e Parë Kolegjiale e Santo Domingo Este, pas kërkesës së Prokurorisë, përfaqësuar nga prokurorët Evelyn Peña dhe Alexis Casado, të cilët paraqitën prova të mjaftueshme që vërtetuan fajësinë e të pandehurit.
Sipas aktakuzës së përgatitur nga prokurori hetues César Augusto Veloz, droga u zbulua më 16 nëntor 2024, gjatë kontrollit me rreze X në bagazhet e pasagjerit shqiptar. Oficerët e CICC–DNCD konstatuan imazhe të dyshimta dhe, pas inspektimit fizik, gjetën substancën narkotike të ndarë në dy grupe.
Trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtarët Elizabeth Esperanza Rodríguez Espinal, Flor E. Batista Polo dhe José Leonel Asencio Quezada, vendosi që Sejdin Kote të vuajë dënimin në Qendrën e Korrektimit dhe Rehabilitimit “Najayo Hombres”, në provincën San Cristóbal. -

Dënohet me 15 vite burg shqiptari/ U kap me 40 kg kokainë në Republikën Domenikane, policia…(EMRI)
Një shqiptar u dënua me 15 vite burg në Republikën Domenikane. Ai u kap në aeroportin e kryeqytetit Santa Domingo duke u përpjekur të trafikojë 40 kg me kokainë me destinacion Spanjën
Duke iu përgjigjur kërkesës së Prokurorisë Publike, një gjykatë në Santo Domingo dënoi një person me kombësi shqiptare, i cili në vitin 2024 kishte tentuar të nxirrte nga Aeroporti Ndërkombëtar “Las Américas” 40 pako me kokainë, me destinacion Madridin në Spanjë.
Prokurorët Evelyn Peña dhe Alexis Casado paraqitën përpara gjykatës mjaftueshëm prova për të dëshmuar fajësinë e shtetasit shqiptar Sejdin Kote.
Dosja, e përgatitur nga prokurori hetues César Augusto Veloz, shpjegon se mbrëmjen e 16 nëntorit 2024, ndërsa anëtarët e Qendrës së Informacionit dhe Koordinimit të Përbashkët të Drejtorisë Kombëtare për Kontrollin e Drogave (CIÇ-DNCD) po kryenin shërbim në makinerinë e rrezeve X në terminalin ajror, vunë re imazhe të dyshimta në valixhet e të pandehurit.
Gjatë kontrollit, brenda valixheve, të ndara në dy tufa, u gjetën 40 pako me kokainë, me peshë totale 39.13 kilogramë.
Me vendimin e Gjykatës së Parë Kolegjiale të Santo Domingo Este, e përbërë nga gjyqtarët Elizabeth Esperanza Rodríguez Espinal, Flor E. Batista Polo dhe José Leonel Asencio Quezada, i dënuari do ta vuajë dënimin në Qendrën e Korrektimit dhe Rehabilitimit (ÇR) Najayo Hombres, në provincën San Cristóbal. -

EMRI/ U kap me 40 kg kokainë në Republikën Domenikane, dënohet me 15 vite burg shqiptari
Një shqiptar u dënua me 15 vite burg në Republikën Domenikane. Ai u kap në aeroportin e kryeqytetit Santa Domingo duke u përpjekur të trafikojë 40 kg me kokainë me destinacion Spanjën
Nga Javier Peguero, BARRIGA VERDE
Duke iu përgjigjur kërkesës së Prokurorisë Publike, një gjykatë në Santo Domingo dënoi një person me kombësi shqiptare, i cili në vitin 2024 kishte tentuar të nxirrte nga Aeroporti Ndërkombëtar “Las Américas” 40 pako me kokainë, me destinacion Madridin në Spanjë.
Prokurorët Evelyn Peña dhe Alexis Casado paraqitën përpara gjykatës mjaftueshëm prova për të dëshmuar fajësinë e shtetasit shqiptar Sejdin Kote.
Dosja, e përgatitur nga prokurori hetues César Augusto Veloz, shpjegon se mbrëmjen e 16 nëntorit 2024, ndërsa anëtarët e Qendrës së Informacionit dhe Koordinimit të Përbashkët të Drejtorisë Kombëtare për Kontrollin e Drogave (CIÇ-DNCD) po kryenin shërbim në makinerinë e rrezeve X në terminalin ajror, vunë re imazhe të dyshimta në valixhet e të pandehurit.
Gjatë kontrollit, brenda valixheve, të ndara në dy tufa, u gjetën 40 pako me kokainë, me peshë totale 39.13 kilogramë.
Me vendimin e Gjykatës së Parë Kolegjiale të Santo Domingo Este, e përbërë nga gjyqtarët Elizabeth Esperanza Rodríguez Espinal, Flor E. Batista Polo dhe José Leonel Asencio Quezada, i dënuari do ta vuajë dënimin në Qendrën e Korrektimit dhe Rehabilitimit (ÇR) Najayo Hombres, në provincën San Cristóbal.