Tag: republika

  • Republika e Moldavisë: Histori me ngjarje, e tashme e brishtë

    Republika e Moldavisë: Histori me ngjarje, e tashme e brishtë

    Një gjest historik në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Moldavisë më 27 gusht: Në festime merr pjesë kancelari Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri polak Donald Tusk.

    Që nga fillimi i luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022, fqinjia e vogël jugore e Ukrainës, Republika e Moldavisë, ka zënë shpesh titujt kryesorë në media. Në pranverën e vitit 2022, madje u duk sikur Rusia do të marshonte edhe në Republikën e Moldavisë. Një pushtim i këtij vendi ushtarakisht praktikisht i pambrojtur do ta fuste Ukrainën në një luftë me dy fronte, duke e vendosur Rusinë direkt në kufirin juglindor të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
    Zhvillimet gjeopolitike e kanë vendosur këtë vend në fokus, dhe politikanët evropianë dhe ata gjermanë i kanë kushtuar më shumë vëmendje. Në qershor të vitit 2022, Republikës së Moldavisë, së bashku me Ukrainën, iu dha statusi i vendit kandidat për në BE si një gjest solidariteti. Disa vende evropiane, veçanërisht Gjermania, po ofrojnë edhe mbështetje ushtarake. Në Ditën e Pavarësisë më 27 gusht, si kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri polak Donald Tusk do të udhëtojnë në vend – një gjest historik.
    Si u bë Republika e Moldavisë shtet i pavarur?Për ata që nuk e njohin vendin, ndoshta lindin pyetje si: Pse rumanishtja është gjuha zyrtare në Republikën e Moldavisë? Për çfarë bëhet fjalë në konfliktin e Transnistrisë? Dhe kush janë gagauzët?
    Ja përgjigjet e pyetjeve më të rëndësishme: Pjesa më e madhe e territorit të sotëm moldav, zona midis lumenjve Dnjiester dhe Prut, historikisht i përkiste Principatës së Moldavisë, pjesa perëndimore e së cilës tani shtrihet në Rumani. Emri historik i zonës midis Dnjiesterit dhe Prutit, Besarabia, daton që nga familja mesjetare princërore e Besarabisë. Rusia e aneksoi rajonin në vitin 1812 që dhe deri në 1917 i përkiste Perandorisë Ruse. Në fund të vitit 1917, u shpall e pavarur nga Rusia një republikë moldave. Një vit më vonë, ajo shpalli bashkimin me Rumaninë. Si rezultat i Paktit Hitler-Stalin, Stalini e rianeksoi Besarabinë në vitin 1940 dhe e bëri një republikë të veçantë sovjetike së bashku me pjesë të Republikës Autonome Sovjetike moldave që ekzistonte në bregun lindor të Dnjiester. Më 27 gusht 1991 kjo republikë shpalli pavarësinë, disa ditë pas grushtit të shtetit në Moskë.
    Moldavi apo Republika e Moldavisë?Emri Moldavi daton nga emri mesjetar latin i principatës, por sot, si emër vendi, ka konotacione ruso-sovjetike për shkak të përkthimit fonetik të emrit rus “Moldaviya”, që të kujton epokën staliniste me vrasjet masive dhe deportimet masive të moldavëve dhe politikat brutale të rusifikimit. Shteti moldav përmendet si Republika e Moldavisë në dokumentet dhe mbishkrimet zyrtare. Moldavët sot përbëjnë rreth tre të katërtat e afërsisht 3.4 milion banorëve. Ata flasin dialekt rumanisht që ndryshon vetëm pak fonetikisht nga rumanishtja standarde, por jo nga ana gramatikore ose leksiore. Gjuha përmban disa elementë rajonalë. Pakica më e madhe etnike janë ukrainasit, të ndjekur nga gagauzët, rusët, bullgarët dhe romët, si dhe një numër i vogël polakësh dhe gjermanësh.
    Rumanisht apo moldavisht?Moldavishtja nuk është si gjuhë e njohur më vetvete, pasi është pothuajse identike me rumanishten. Megjithatë, për më shumë se tre dekada pati një mosmarrëveshje të motivuar politikisht mbi emrin e gjuhës zyrtare të Moldavisë – ajo u vendos si gjuha moldave në kushtetutë deri në vitin 2023. Disa ish-presidentë këmbëngulnin, se flisnin moldavisht dhe jo rumanisht. Që në vitin 2013, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur që gjuhë zyrtare të quhet rumanishtja. Rumanishtja standarde përdoret ekskluzivisht në të gjithë gjuhën e shkruar në Republikën e Moldavisë, ashtu si gjermanishtja standarde përdoret në Austri.
    Diskriminim i rusishtfolësve?Edhe pse nuk është gjuhë zyrtare, rusishtja ishte gjuha mbizotëruese në disa qytete dhe rajone të Republikës së Moldavisë për shumë vite pas pavarësisë në vitin 1991. Rumanishtja kishte reputacionin e gjuhës së kuzhinës dhe gjuhë fshatare. Nuk kishte dhe nuk ka diskriminim ndaj rusishtfolësve. Edhe pse njohja e rumanishtes kërkohet për nëpunësit civilë dhe disa profesione të shërbimit publik, disa ende nuk e përmbushin këtë kërkesë. Megjithatë, qeveria moldave ka hequr dorë nga sanksionet dhe ofron kurse falas të rumanishtes.
    Cili është konflkiti me Transnistrinë?Kur në vitet 1989 deri 1991 mori hov lëvizja e ringjalljes kombëtare rumune në Republikën Socialiste Sovjetike Moldave , shpërthyen luftërat për pushtet brenda partisë komuniste mes reformatorëve që iu bashkuan lëvizjes së re kombëtare dhe besnikëve të Moskës. Këta të fundit shpallën një regjim separatist në rripin e tokës të njohur si Transnistria në bregun lindor të Dnjiestrit që para se Republika e Moldavisë të fitonte pavarësinë. Separatistët e justifikuan këtë hap me gjoja diskriminimin ndaj rusishtfolësve dhe rezistencën ndaj një ribashkimi të mundshëm me Rumaninë. Kur ushtria dhe forcat e sigurisë të Republikës së Moldavisë u përpoqën të rrëzonin separatistët në pranverën e vitit 1992, ushtria ruse, e cila ishte stacionuar në Transnistri që nga koha sovjetike, ndërhyri kundër pushtetit legjitim. Rusia zhvilloi me këtë luftën e saj të parë pas-sovjetike kundër një vendi të pavarur.
    Pas përfundimit të luftimeve në fillim të verës së vitit 1992 dhe një armëpushimi që vazhdon edhe sot e kësaj dite, u vendos në Transnistri një regjim i ngjashëm me diktaturën, i panjohur ndërkombëtarisht dhe madje edhe nga Rusia. I organizuar dhe menaxhuar politikisht dhe ekonomikisht nga ish-oficerë të inteligjencës ruse, në disa raste ende aktivë, ky regjim deri më tani është financuar kryesisht nga furnizimet me gaz rus, të cilat janë paguar nga Republika e Moldavisë. Pas ndërprerjes pothuajse të plotë të furnizimeve me gaz në fillim të vitit 2025, e ardhmja e rajonit mbetet e pasigurt. Edhe pse moldavët përbëjnë shumicën relative të popullsisë në Transnistri, rusishtja është de facto gjuha e vetme e komunikimit. Shkrimi i rumanishtes (moldavishtes) në alfabetin latin është i ndaluar në Transnistri.
    Gagauzia dhe gagauzët
    Gagauzët janë një pakicë etnike ortodokse e krishterë turqishtfolëse, me rreth 200.000 vetë. Rreth 150.000 prej tyre jetojnë në jug të Republikës së Moldavisë. Ata migruan në rajon në shekujt 18 dhe 19 nga zonat e Bullgarisë së sotme. Pasi Republika e Moldavisë fitoi pavarësinë në vitin 1991, pati përpjekje për pavarësi mes përfaqësuesve politikë të Gagauzëve, të cilat kulmuan në vitin 1994 me Statutin e Autonomisë për Gagauzët, një nga statutet më të gjera të autonomisë në Evropë. Gagauzët i binden qeverisë qendrore moldave vetëm në politikën e jashtme, të sigurisë dhe monetare . Edhe pse vetë janë viktima të asimilimit dhe politikave shtypëse ruse dhe sovjetike, Gagauzët sot janë shpesh rusishtfolës dhe kryesisht pro-rusë, prandaj ata përplasen vazhdimisht me qeverinë qendrore.
    Krahu i zgjatur i Moskës
    Për dekada të tëra, furnizimet me gaz rus dhe ndalimi arbitrar i importeve të produkteve bujqësore moldave në Rusi ishin levat që Kremlini përdorte për të imponuar vazhdimisht një politikë pro-ruse në Republikën e Moldavisë. Të dyja kanë humbur fuqinë ndërkohë, pasi Moldavia është bërë ekonomikisht e pavarur nga Moska. Në vitet e fundit, Rusia ka intensifikuar luftën e saj hibride dhe propagandistike përmes partive dhe politikanëve pro-rusë si Ilan Shor. Suksesi i Rusisë në këtë drejtim u demonstrua nga rezultati shumë i ngushtë i referendumit për BE në vjeshtën e vitit 2024.
    Ribashkim me Rumaninë?
    Përafërsisht 860.000 qytetarë moldavë kanë edhe shtetësinë rumune – afërsisht një e katërta e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe Presidenten aktuale moldave Maia Sandu. Për shumicën, arsyeja është liria e udhëtimit dhe mundësitë e punësimit në BE, pasi shumë moldavë punojnë jashtë vendit. Megjithatë, ribashkimi i Republikës së Moldavisë me Rumaninë nuk është në plan në afat të shkurtër dhe të mesëm – sipas sondazheve nga mesi i vitit 2025, rreth 60 përqind e moldavëve do të ishin kundër tij, madje edhe shumë rumanishtfolës. Në Rumani, ekziston një ndjenjë e përhapur e superioritetit kulturor mbi moldavët. Edhe në Republikën e Moldavisë mbetet në kujtesë koha e Rumanisë së Madhe, kur Besarabia konsiderohej një provincë e prapambetur dhe vend për transferimet ndëshkuese për nëpunësit civilë. Megjithatë, lidhjet midis dy shteteve do të bëhen gjithnjë e më të ngushta në të ardhmen për shkak të historisë, kulturës dhe gjuhës së tyre të përbashkët – nëse kjo do të çojë në ribashkim në afat të gjatë mbetet për t’u parë.

    Top Channel

  • Dodik nuk heq dorë nga pushteti, Republika Srpska po hyn në një krizë të re, si ish-presidenti e shkeli ligjin përsëri

    Dodik nuk heq dorë nga pushteti, Republika Srpska po hyn në një krizë të re, si ish-presidenti e shkeli ligjin përsëri

    Marsela SHYTIA
    Milorad Dodik ia ka dhënë mandatin për të formuar qeverinë e re të Republika Srpska Savo Miniç, i cili aktualisht është Ministër i Bujqësisë në qeverinë teknike. Ai ka 40 ditë kohë për të mbledhur shumicën e nevojshme në Asamblenë Kombëtare, e cila është pak a shumë e sigurt me 54 mandate parlamentare (nga gjithsej 83) të mbledhura aktualisht rreth SNSD-së. Kryeministri i emëruar është ngarkuar me rritjen e punësimit dhe pagës minimale dhe përgatitjen e ligjeve mbi burimet strategjike. Edhe pse detajet e këtyre burimeve strategjike nuk janë publikuar, është e qartë se ky është realizimi i asaj për të cilën flitej deri disa muaj më parë. Dhe kjo është të “rrotullohet” përsëri historia e litiumit. Sa i përket rrugës drejt Bashkimit Evropian, aty mbaron, shkruan Deutsche Welle. “BE-ja nuk mund të jetë më orientimi ynë, analizat thonë se duhet të ndalemi. Ju kërkoj juve, Kryeministër, të zvogëloni të gjitha operacionet për çdo rrugë drejt BE-së. Ne kemi jetuar pa këto fonde për tre vjet”, tha Dodik, i cili pret që qeveria e re të përmbushë të gjitha kushtet e vendosura brenda një viti. Duke shpjeguar pse e emëroi Miniçin si mbajtës të mandatit, Dodik tha se ai është “një njeri që ka entuziazëm, vullnet dhe dëshirë për t’u përfshirë në zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e zgjidhjeve”.
    Mbijetesa e qeverisë
    Edhe pse mbijetesa e kësaj qeverie është e dyshimtë, veçanërisht për shkak të faktit se Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës dhe Hercegovinës (KQZ) ia ka hequr Dodikut mandatin presidencial, që do të thotë se ai nuk mund të kryejë më detyrat e presidentit, i emëruari i ri për kryeministër është gati të përmbushë detyrat që i ka vënë Dodiku. Jo vetëm ai, por edhe e gjithë qeveria e ardhshme. “Ata që nuk janë pjesë e atij ekipi, jo në kuptimin që nuk do të bëjnë diçka, por që nuk janë në kohën e duhur, do të detyrohem t’i ndryshoj”, thotë Miniç, i cili shprehu gjithashtu optimizëm se do të ketë kontroll mbi mandatin e kryeministrit.
    Vepra e re penale
    Me këtë veprim, Dodik ka kryer një vepër të re penale, është mendimi i shumicës së juristëve, të cilët besojnë se, përveç çështjes së qeverisë, e cila me siguri do të jetë para Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës, i njëjti fat do ta ketë edhe referendumin, i cili, për shkak të vendimit të Gjykatës dhe vendimit të SAP-së për revokimin e mandatit të Dodik, u shpall nga Asambleja Kombëtare për 25 tetor.  “Republika Srpska po hyn në një krizë të re dhe Dodik tregoi edhe një herë se e urren popullin e tij dhe Republikën, të cilën e shkatërroi. Ai emëroi një përfaqësues të ri pa legjitimitet, duke e ditur se gjykatat do ta sfidojnë Qeverinë dhe legjitimitetin e saj sepse Dodik po shkel ligjin dhe po kryen një krim, sepse po e paraqet veten në mënyrë të rreme si president i Republikës Srpska, gjë që do të ketë pasoja të mëdha”, tha Nebojša Vukanović nga Lista e opozitës për Drejtësi dhe Rend.
    Skenaret
    Nëse analizohen të gjitha skenarët e mundshëm, pas formimit të qeverisë në këtë mënyrë dhe rënies së saj të mundshme, vetë rindërtimi dhe dorëheqja e Radovan Višković shërbeu vetëm për ta komplikuar më tej situatën politike dhe për të krijuar mundësi për dalje nga një situatë e tillë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shpallë zgjedhje të parakohshme presidenciale këtë javë, mbajtja e të cilave tani nuk është më aq e pasigurt, duke pasur parasysh se opozita ka njoftuar se do të marrë pjesë në to. Pa PDP-në, udhëheqësi i së cilës Draško Stanivuković po “anohet” më shumë drejt bojkotimit të zgjedhjeve, ashtu si edhe koalicioni qeverisës i mbledhur rreth SNSD-së. Me një shans të lartë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, diskutimet për rindërtimin e qeverisë dhe narrativa që do të krijohej nëse qeveria e re do të rrëzohej janë më shumë se një bazë e mirë për të ruajtur status quo-në aktuale deri në zgjedhjet e rregullta të vitit të ardhshëm në tetor. Sepse, nëse mbahen zgjedhje të parakohshme, nuk ka gjasa që presidenti i ri, kushdo qoftë ai, të betohet në Asamblenë Kombëtare.

  • Blushi: Shqipëria është Republikë Tregtare, po largohet me shpejtësi dhe kokëfortësi nga konfliktet me komshinjtë

    Blushi: Shqipëria është Republikë Tregtare, po largohet me shpejtësi dhe kokëfortësi nga konfliktet me komshinjtë

    Nga Ben Blushi

    ÇFARË REPUBLIKE ËSHTË SHQIPËRIA SOT

    Ballkani ka vetëm republika parlamentare,por ato nuk janë të gjitha njëlloj.

    Serbia është një Republikë Ushtarake.

    Ajo kërkon vazhdimisht konflikt.

    Dikur Serbia ka qenë një Republikë Fshatare dhe kjo është një nga arsyet pse serbët nuk u konvertuan në Islam.

    Gjatë pushtimit osman shumica e fshatarëve serbë ishin mbarështruesit kryesorë të derrave në Europë dhe nëse do konvertoheshin duhet të linin punën sepse Kurani e ndalon mishin e derrit.

    Nuk e njoh serbishten por besoj se ky popull ka më pak arsye se cdo popull të shajë popujt e tjerë o derr, sepse ata kanë fituar shumë nga kjo kafshë e dashur.

    Ndërkaq Kosova është një Republikë Romantike.

    Ajo ende nuk ka një qëllim ekonomik,por ka vetëm qëllime nacionale.

    Asaj i duhet të egzistojë.

    Ajo jeton ende me stresin se do ti rrëmbëjnë territore dhe kjo e pengon të përqëndrohet te objektivat e saj tregtare që sidoqoftë janë të kufizuar.

    Turqia është pothuajse një Republikë Fetare.

    Feja ka mbajtur të bashkuar gjithë ata popuj që përbëjnë Turqinë dhe sot ajo e mbron Republikën turke që ka qenë disa herë në buzë të greminës por gjithmonë ka shpëtuar duke e varur flamurin në majë të minaresë.

    Nga ana e saj Greqia është një Republikë Detare.

    Ndoshta më e madhja në planet sepse sot qarkullon gati 25 per qind të mallrave të botës me flotën e saj madhështore,i vetmi art praktik që i ka mbetur nga lashtësia e saj atëherë kur gjithë Greqia ishte e ndarë në disa republika të vogla.

    Ndërsa Kroacia, është një Republikë Gjermanike.

    Ustashët që ishin kukullat e Hitlerit në Ballkan, e larguan me forcë nga tradita e saj liberale veneciane duke e detyruar të ndjekë disiplinën e fortë gjermanike e cila nuk ndërton dot asnjëherë Republika Tregtare por përkundrazi i vret ato sa herë mundet.

    Nëse nesër do kishte sërish një konflikt në Evropë, në cdo rast Kroacia do rreshtohej me Gjermaninë dhe ustashët e përgjumur do nxirrnin armët kundër fqinjëve, romëve dhe hebrenjve të cilët dikur i zhdukën me dhunë.

    Mali i Zi është një Republikë Turistike por duke qenë shumë e vogël, nuk ka mundësi të luajë rol të madh në rajon.

    Kjo Republikë në det, është gjithë kohën e kërcënuar mes rrymave properëndimore dhe prolindore prandaj duke qenë një varkë e vogël lëkundet lehtë dhe mund të mbytet papritmas.

    Ndërkaq, Maqedonia është një Republikë Plastike.

    E gjendur mes Greqisë, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Serbisë ajo i ngjan një sanduici që merr gjithnjë formën e bukës që e rrethon.

    Për shkak të trysnisë që i vjen nga jashtë, Maqedonia herë pas here ndryshon emrin, pastaj kushtetutën dhe nuk është cudi në të ardhmen të lëshojë territore nëse kjo i kërkohet me forcë.

    Sikur Shqipëria të mos sillej si një Republikë Tregtare të cilës nuk i intereson shumë cfarë ndodh pas saj, ajo mund ti ndizte kollaj 30 për qind të banorëve të Maqedonisë, për ti ndryshuar hartën këtij shteti plastik.

    Po ne cfarë Republike jemi?

    Para disa kohësh kam shkruar se vitet e fundit Shqipëria po merr formën e një Republike Tregtare cka nuk është keq, madje është shumë mirë.

    Sa më shumë lexoj histori aq më shumë bindem se ky është destini jonë që në kohën kur anijet e Romës vinin në brigjet tona për tu furnizuar.

    Ahmet Zogu ishte i pari që kuptoi se Shqipëria mund të funksiononte si një Republike Tregtare.

    Mbreti Zog ndoshta nuk e dinte cfarë po bënte, por nevoja e tij për tu shkëputur nga Ballkani dhe Orienti, dhe për tu orientuar nga deti ishte e dukshme këmbëngulëse dhe e qëllimshme.

    Zogu e hapi vendin për hebrenjtë, hoqi ferexhetë, forcoi monedhën, mori arkitektët më të mirë italianë të kohës, krijoi një kastë tregtare të shkathët,hapi tregun,ndërtoi bankën, fali tokë për investime dhe dha shumë koncesione tek të huajt.

    Paratë dhe energjitë që Zogu harxhonte për shkëlqim, për famë, për fotografi, martesa e tij glamour, veshja dhe makinat, nevoja për të kapur lajme në shtypin ndërkombëtar, më shumë se një mani për të rënë në sy, ishte një mënyrë për ta bërë më joshës projektin naiv të Republikës Tregtare që ai e kishte në kokë, pa e formuluar dot.

    Sikur ekonomia anemike e Shqipërisë ta kishte ndihmuar dhe Lufta e Dytë Botërore të mos na sillte komunizmin si një shpërblim për 500 vjet prapambetje, ndoshta Zogu do kishte ndërtuar Republikën Tregtare të Shqipërisë 100 vjet më parë.

    Po të kishte pasur më shumë kohë, Ahmet Zogu do i kishte bërë një shërbim të madh vendit duke korruptuar Partinë Komuniste sic bënë para dhe pas tij të gjitha vendet e Perëndimit me metoda gjysëmdemokratike.

    Por në vitin 1939 Europa e vrau Republikën Tregtare të Ahmet Zogut dhe e pushtoi me ushtri.

    Ushtarët evropianë e mbytën në djep Republikën tonë të Parë Tregtare, tani sapo jemi futur tek e dyta.

    Por cfarë është Republika Tregtare ?

    Qëllimi kryesor i një Republike Tregtare është të shkëlqejë, aq sa nganjëherë ajo duket sikur mendon më shumë për të huajt se për vendasit.

    Republika Tregtare kërkon të jetë gjithë kohën një vitrinë lluksi, një avangardë në ndërtim dhe në organizime kulturore,në samite të mrekullueshme, tolerante me të gjitha racat,me të gjitha kombet, sidomos me të gjitha fetë, një hub, pra një zonë e lirë për piktorët, artistët,arkitektët, për start upet, një vend i mbushur me festivale dhe koncerte në cdo stinë, joshës për ata që bëjnë trend në tregjet ndërkombëtare, të cilët e vizitojnë atë shpesh nga deti dhe nga ajri duke kërkuar të sigurojnë aty një copë tokë për vete, ose për biznes.

    Por që të jesh Republikë Tregtare duhet të plotësosh patjetër një kusht.

    Duhet të kesh det.

    Megjithatë jo të gjithë ata që kanë det mund të bëhen Republika Tregtare.

    Libani ka qenë një Republikë Tregtare, por Izraeli që ka dalje në det njëjlloj si Libani, nuk ka qenë dhe nuk do jetë ndoshta dot kurrë një Republikë Tregtare.

    Arabia Saudite ka më shumë det se Dubai por ajo nuk do jetë asnjëherë një Republikë Tregtare sepse ka një profil thellësisht prodhues.

    Ajo prodhon naftë dhe nuk ka klas.

    Dubai nuk prodhon pothuajse asgjë.

    Ai vetëm shërben, mikpret investitorë për taksa të ulëta,ndërton në mënyrë futuriste, garanton siguri kursimesh, nuk pyet nga i fiton paratë, shet lluks, pushime të paharrueshme dhe mundësi kontaktesh fantastike për biznes, art dhe sport.

    Republika Tregtare e bazon zhvillimin ekonomik tek tregtia dhe jo tek prodhimi, prandaj ato mbajnë një monedhë të fortë sepse tregtarët e saj duan të blejnë lirë jashtë vendit, mallrat që ua shesin të huajve që vijnë pa pushim të vizitojnë Republikën e tyre.

    Republika Tregtare mban taksa më të ulëta se gjithë fqinjët e vet për tu marrë atyre paratë.

    Republikat Tregtare nuk kanë fe.

    Ato nuk janë më një produkt evropian dhe as i krishterë sic kanë qenë dikur.

    Ato mund të jenë aziatike si Singapori, mund të jenë latine si Panamaja, mund të jenë muslimane si Libani dhe Dubai, prandaj mund të jenë edhe ballkanike si Shqipëria.

    Republikat Tregtare nuk kushtëzohen nga forma e rregjimit.

    Hong Kongu është pjesë e një vendi jo demokratik si Kina.

    Dubai është një monarki dhe nuk është fare republikë.

    Aty njerëzit nuk votojnë për ata që qeverisin.

    Pra demokracia nuk është detyrimisht një kusht për një Republikë Tregtare, por në të kundërt siguria është kushti jetik.

    Duke i renditur këto elementë duket sikur flasim pak për Shqipërinë.

    Shqipëria pothuajse nuk prodhon dhe taksat nuk i ka shumë të larta.

    Ajo vetëm ndërton, gatuan, blen dhe shet.

    Bashkë me betonin, historia, dielli, uji, malet dhe gjellët janë pasuria e saj më e madhe.

    Shqipëria ka sot monedhën më të fortë në histori, ndoshta që nga koha e Mbretësirë para 100 vitesh, cka favorizon tregtarët që blejnë, më shumë se prodhuesit që shesin dhe kjo politikë duket e qëllimshme.

    Shqipëria po investon shumë në turizëm,në transport dhe është një vend shumë i hapur për të huajt qofshin turistë, punëtorë krahu apo tregtarë nga të gjitha anët e botës.

    Shqipëria ndërton shumë ,ndoshta më shumë se kushdo në Evropë dhe duke marrë parasysh madhësinë dhe popullsinë që ka kuptohet se ndërton për të huajt që mund të vijnë nesër.

    Nga ana tjetër ajo po largohet me shpejtësi dhe kokëfortësi nga konfliktet me komshinjtë, madje deri në atë pikë saqë duket sikur interesat e shqiptarëve që jetojnë në vende të tjera po i injoron në dobi të interesave të veta tregtare.

    Ballkani i hapur është një ilustrim.

    Megjithëse Kosova u corr duke bërtitur se Ballkani i hapur i dëmtonte interesat e saj, sërish Shqipëria nuk u tërhoq dhe nënshkroi bashkë me Serbinë dhe Maqedoninë për të hapur kufinjtë dhe për të taksuar më pak qarkullimin e mallrave, një gjest tipik i një Republike Tregtare që takson më pak miellin dhe më shumë gjakun, sepse i pari shitet, kurse i dyti jo.

    Sot, një biznesmen nga Dubai për Shqiperinë, ka më shumë rëndësi se gjithë qeveria serbe.

    Një autobuz turistësh nga Anglia ka më shumë peshë se cdo i cmendur në Bosnje.

    Një grup kinezësh në kafenetë e Tiranës sjell më shumë të ardhura se një qytet nga Kosova dhe cfarë mendon Bullgaria për integrimin e Shqipërisë nuk bën më asnjë lajm, ndryshe nga 30 vjet më parë kur vizita e një bullgari me kostum ishte një ngjarje kombëtare që festohej në bulevard.

    Tani Republika e Tregtare e Shqipërisë shikon vetëm xhepat e saj.

    Ajo është një Republikë agresivisht egoiste dhe kështu duhet të vazhdojë të jetë.

    Edhe konflikti i fundit me Greqinë ishte konflitk i një Republike Tregtare që grindet me një Republikë tjetër Tregtare.

    Grindja për Bashkinë e Himarës nuk ndodhi për shkaqe nacionaliste por për arsye ekonomike, tregtare.

    Shqipëria nuk mund të pranonte që lejen për hotelet, për plazhet dhe shezlonat t’ia përcaktonte një Republikë rivale Detare dhe ka të drejtë.

    Nëse Himara do kishte qenë në Mallakastër apo në Dibër, asnjë konflikt nuk do ndodhte me Greqinë.

    Prandaj Shqipëria nuk veproi si një Republikë Nacionaliste por si një Republikë Tregtare.

    Ajo mbrojti me forcë, me polici dhe gjykata detin e vet, pra në një kuptim ekonominë e vet duke i shkuar parimit se, raison d’etat, pra e drejta e shtetit, prevalon mbi të drejtat e njeriut.

    Por nëse Republika Tregtare e Shqipërisë ka një rrezik ai vjen nga Europa.

    Europa është gjithnjë kundër Republikave Tregtare.

    Franca e Napoleonit shkatërroi në fillim Republikën e mrekullueshme tregtare të Venecias.pastaj Italia u bashkua duke mbledhur mbetjet e të gjitha republikave të veta tregtare përfshi Venecian, Genovën, Pisën dhe Napolin.

    Pak më vonë u bashkua Gjermania e cila shkatërroi me sukses republikat tregtare të Amsterdamit, Antverpit dhe Hamburgut.

    Bashkimi Evropian vitet e fundit shkatërroi me sukses republikat e mbetura tregtare të Maltës dhe Qipros.

    Kësaj të fundit ia mori të gjitha kursimet mbi 100 mijë dollarë brenda një natë cka është një nga aktet më mizorë financiarë në historinë moderne.

    Dhe të mendosh se këtë e bëri me pretendimin se do ta shpëtonte Qipron nga falimentimi.

    Ishte sigurisht një gënjeshtër e sajuar nga urrejtja e pangopur gjermane ndal lirive të tepruara financiare.

    Qëllimi i vërtetë ishte zhdukja e modelit ekonomik të Qipros bankat e të cilës mblidhnin para nga gjithë bota pa pyetur cfarë pasaporte ke.

    Ne sa kemi nisur të negociojmë me Europën dhe kërkësa kryesore e saj është formalizimi ekstrem, kontrolli i rreptë i tregut, i bankave dhe i të ardhurave.

    Për emigrantët shqiptarë është më kollaj të cojnë kursimet në Tajëan sesa ti sjellin në Shqipëri.

    Europa nuk i lejon sepse ajo mendon se bankat janë kasaforta, celësin e të cilave e ka gjithmonë ajo.

    Por kur ne të kemi mbaruar negociatat, për pesë vjet, e sigurt është se Europa nuk do jetë më kjo që është sot.

    Forca të reja politike po lindin të cilat do kërkojnë ta ndryshojnën këtë model ekonomik duke i dhënë pak më shumë fuqi vendeve antare.

    Europa do kuptojë se periferia e saj nuk mund të sillet si veriu i ngurtë.

    Këtu ka më shumë diell ,njereëzit vishen me rroba të lehta dhe era e detit i fluturon paratë nga xhepat.

    Shqipëria ka qenë historikisht mes Lindjes dhe Perëndimit dhe ky lloj hub-i mund të funksionojë në të ardhmen si cepi apo më saktë si kepi i një lirije më të madhe financiare.

    Prandaj them se ndoshta këtë herë mund të kemi pak fat.

    Mund ta shijojmë Republikën tonë Tregtare për disa vjet sepse sic thonë marinarët e vjetër, era duket e ngohtë dhe mund ta shtyjë anijen tonë në ujëra më të qeta./ KultPlus.com

  • Alarm për bombë në ndërtesën e Parlamentit të Republika Srpska

    Alarm për bombë në ndërtesën e Parlamentit të Republika Srpska

    Kërcënimi për bombë në ndërtesën e Parlamentit të Republika Srpska (NSRS), i cili çoi në shtyrjen e seancës së sotme, ka rezultuar i rremë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e RS. Pas kontrolleve të policisë, deputetët janë rikthyer në sallën e parlamentit për të vijuar punimet.

    Në rend dite është një seancë e jashtëzakonshme, ku do të shqyrtohet vendimi për thirrjen e një referendumi lidhur me aktvendimin e Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për t’i hequr mandatin presidencial Milorad Dodik. Dodik është dënuar me një vit burg dhe gjashtë vite ndalim për aktivitet politik, për shkak të moszbatimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në BeH.

    Po ashtu, deputetët pritet të diskutojnë me urgjencë propozimin për ndryshime në Ligjin për Referendumin dhe Iniciativën Qytetare. Sipas amendimeve, një komision i emëruar nga parlamenti i entitetit do të ketë kompetencën për organizimin e referendumit.

    Në këtë seancë pritet gjithashtu të hidhet në votim edhe dorëheqja e kryeministrit të Republika Srpska, Radovan Vishkoviç.

  • Në ditën e sotme të vitit 1358 është themeluar Republika e Raguzës/Dubrovnikut

    Në ditën e sotme të vitit 1358 është themeluar Republika e Raguzës/Dubrovnikut

    Jahja Drancolli

    Në ditën e sotme të vitit 1358 është themeluar Republika e Raguzës/Dubrovnikut (Respublica Ragusina), e cila gradualisht do të zotëron të gjitha atributet e shtetësisë, territorin, stemën, flamurin dhe sistemin e vet monetar. Periudha në të cilën Republika arriti kulmin e saj zgjati deri më 31 janar 1808, kur forcat okupuese të Napoleonit e shfuqizuan zyrtarisht atë!Territori i Republikës së Raguzës zotëronte 1092 km². Qyteti ishte i banuar me 5.000-10,000, dhe në territorin e të gjithë Republikës rreth 35-45,000 banorë, ndërsa deri 10% ishin arbër. Sistemi juridiko-shtetëror legjitimoi sistemin aristokratiko-republikan, i cili nuk ndryshoi në mënyrë të konsiderueshme deri në rënien e Republikës. E gjithë pushteti në Qytet dhe në Republikë ishte në parim në duart e Këshillit të Madh (Consilium Maius), kuvendi i fisnikëve. Ky organ miratoi ligje, zgjidhi çështjet juridike të shtetit dhe zgjodhi të gjithë magjistratët dhe zyrtarët. Ndërsa Senati ose Këshilli i peticionuesve (Consilium Rogatorum), ka vepruar si një organ politik operacional, duke vendosur udhëzime dhe lëvizje konkrete në politikën e brendshme dhe të jashtme. Këshilli i Vogël (Consilium Minus) ishte një organ ekzekutiv, që është marrë kryesisht me punët e brendshme. Duka e Raguzës (Rektori) kryesoi të gjitha këshillat, duke përfaqësuar sovranitetin e shtetit për nga funksioni i tij. Mandati i princit zgjati vetëm një muaj. Njësitë territoriale lokale ishin principatat dhe kapitenët. Pushteti administrativ dhe gjyqësor në principatat dhe kapitenët ushtrohej nga fisnikët – patricët dhe kapedanët, të zgjedhur për një vit!Zgjerimisht për këtë çështje të rëndësishme historiografike mund të lexoni në veprën e studiuesës së shquar kroate Zdenka Janeković-Römer, “Višegradski ugovor temelj Dubrovačke Republike (“Visegrád Privilege: Foundations of the Republic of Dubrovnik”. Zagreb: Golden marketing, 2003).

  • Si sot, më 1 dhjetor 1918, u themelua Jugosllavia, ose ‘Burgu i Kombeve’

    Si sot, më 1 dhjetor 1918, u themelua Jugosllavia, ose ‘Burgu i Kombeve’

    Jahja Drancolli

    Si sot, më 1 dhjetor 1918, u themelua Jugosllavia, ose burgu i kombeve: Kjo ngjarje shënon edhe 104 vjetorin e riokupimit të Kosovës, shoqëruar me krime, spastrim etnik dhe vjedhje ushqimore, veçanërisht në zonën e Mitrovicës, Pejës, Prizrenit dhe Ferizajit!

    Në fillimet e saj, më 1 dhjetor 1918, vendi u quajt Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, ndërsa nga viti 1929 u quajt Mbretëria e Jugosllavisë. Pas Luftës së Dytë Botërore, shteti komunist i Jugosllavisë u quajt Republika Popullore Federale e Jugosllavisë, Republika Federale Socialiste e Jugosllavisë dhe pas shpërbërjes së Jugosllavisë komuniste në vitin 1992, u riemërua Republika e Serbisë dhe Malit të Zi, duke mbijetuar deri në vitin 2003. Ky vit shënon fundin e Jugosllavisë.

    Në marrëdhëniet ndërkombëtare Mbretëria Jugosllave mbështetej nga Franca dhe Britania e Madhe, ndërsa shteti komunist nga shtetet komuniste. Nga mesi i viteve 1950, Jugosllavia konsiderohet si një nga themeluesit e Lëvizjes së të Paangazhuarve, e cila kundërshtoi dominimin e fuqive të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare. Si i tillë, në një Europë të ndarë nga blloku, neutraliteti jugosllav ishte një faktor tërheqës sigurie dhe kishte mbështetje të konsiderueshme ndërkombëtare.

    Nga pikëpamja demografike, nëse do t’u besohet të dhënave statistikore të vitit 1918, numri i popullsisë shqiptare ka arritur shifrën (3,6%, kjo përqindje duhet dyfishuar, pasi një pjesë e shqiptarëve janë të regjistruar si myslimanë dhe turq). 1981, 7,7%, krahasuar me serbët 36.3%, kroatët 19.8%, myslimanët 8.9%, sllovenët 7.8%, maqedonasit 6%, malazezët 2.6%, dhe hungarezët 1.9%. Pas përfundimit të demarkacionit të shtetit komunist jugosllav nga fundi i viteve 1950, Krahina Autonome e Kosovës (dhe Metohisë), zotëronte një territor prej 10,887 km².

    Burimet historike të kohës dëshmojnë se pas Luftës së Parë Botërore u krye riokupimi klasik i Kosovës nga Serbia për ta përfshirë atë në mbretërinë e sapoformuar të SKS, e cila për të shpronësuar shqiptarët kishte praktikuar reformën agrare, duke sjellë kolonët serbe nga viset e ndryshme të mbretërisë së atëhershme. Kolonizimi u shoqërua me serbizimin e popullsisë vendase, e cila kishte reaguar me kryengritje të mëdha të shoqëruara me migrime drejt Turqisë dhe vendeve të tjera (për këtë duhet parë programi i migrimit të V. Čubrilović-1937, dhe studimi i nobelistit Ivo Andriç -1939).

    Pas kapitullimit të mbretërisë jugosllave në vitin 1941, pjesa më e madhe e Kosovës i përkiste sferës pushtuese italiane, pastaj gjermane dhe bullgare. Në mbledhjen e dytë të AVNOJ-it 29/XI/1943, Kosova mori atributet e një formacioni shoqëror të pavarur politik, përkatësisht u pranua si krahinë e pavarur në shtetin socialist në formim. Këto atribute do të afirmohen dhe më shumë në Konferencën e Bujanit më 31/XII/1943-2 janar 1944. Me themelimin e Jugosllavisë komuniste jemi dëshmitarë të aneksimit të Kosovës nga Republika e Serbisë. Pas forcimit të marrëdhënieve mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë në vitin 1948, represioni i madh i shqiptarëve u shoqërua me shpërnguljen e madhe të shqiptarëve në Turqi. Gjatë kësaj periudhe, një numër i madh i shqiptarëve u dënuan në procese të organizuara politike.

    Me Kushtetutën e vitit 1963 filloi vetëqeverisja shoqërore, e cila vuri në pah reformat ekonomike dhe politike dhe në këtë kontekst, konfliktet qeveritare të evidentuara në Plenumin e Brijunit (1966), çuan në zëvendësimin e nënpresidentit jugosllav, A. Rankoviq. Gjatë këtyre viteve, si pasojë e ndarjeve historike shqiptaro-serbe, si dhe ndarjeve kombëtare, stabiliteti i marrëdhënieve mes dy popujve është vështirësuar. Aq më tepër kur dihet se dominimi politik i serbëve ishte mjaft i dukshëm, pavarësisht përfaqësimit të tyre numerik më të ulët.

    Dy vjet pas Plenumit të Briones (1968), i gjithë vendi do të përfshihet në demonstratat e fuqishme të nëntorit në Kosovë dhe më gjerësisht në trevat e tjera shqiptare të Jugosllavisë, ngjarje këto që sollën një sërë ndryshimesh në të gjitha fushat e jetës duke kulmuar me shpalljen e Kushtetutës së vitit 1974, sipas së cilës Kosova mori një pavarësi më të madhe autonome, pothuajse të ngjashme me atë të republikës. E gjithë kjo u shoqërua me reagime të ashpra nga opinioni politik dhe popullata serbe, e cila gjatë viteve 1945-1991 në Kosovë numëronte rreth 200.000-260.000 banorë.

    Vdekja e Titos (1980), solli ndryshime të mëdha, të cilat u shprehën sidomos në funksionimin kolektiv të Kryesisë së shtetit në përbërje nga një përfaqësues prej çdo republike dhe province autonome. Ndryshimet në fjalë, u shoqëruan me krizë ekonomike dhe politike të shprehura në gjithë vendin por me theks të veçantë në Kosovës, kur dihet se vendi në fjalë ishte më i njohuri prodhues i plumbit, cinkut dhe metaleve të tjera fisnike në gjithë europën, kishte mbetur shumë më i prapambetur në Jugosllavi (sipas statistikave të vitit 1979. në Kosovë GDP për kokë banori ishte 795 $, ndërsa në nivel jugosllav 2635 $). Pra, këto shkaqe kishin ndikuar që Kosova të përfshihet në demonstrata të marsit dhe të prillit 1981. Në demonstrata të përmendura kishin rënë më shumë se 100 demonstrues. Vendosja e masave të dhunshme u shoqëruan më burgosjën e së paku 7000 demonstruesve.

    Në anë tjetër në Serbi janë fuqizuar kërkesat nacionaliste dhe unitariste, të cilat kulmuan më 1989, pas Memorandumit të SANU (1986) dhe ngritjes së S. Milosheviç në krye të partisë komuniste serbe (1987). Viti 1989 shënon suprimimin e autonomisë së provincës së Kosovës dhe të Vojvodinës, të shoqëruar me demonstrata të shumta në të cilat kishin mbetur disa dhjetëra të vrarë. Vitet 1989-90 u bën të njohura edhe me fillimet e sistemit pluralist të cilat do të japin grushtin përfundimtar LKJ-së (janar 1990), si dhe Jugosllavisë komuniste.

    Në këtë kuadër në Kosovë është themeluar LDK në dhjetor 1989 dhe është vendosur sistemi i pushtetit paralel në arsim, mjekësi, dhe në institucione të tjera shoqërore; në Kaçanik, më 7/IX/1990 do të shpallet Republika e Kosovës të cilën Serbia e konsideronte për shtet ilegal. Ndërsa më rënien e Jugosllavisë, miratohet Vendimi për Pavarësinë dhe Sovranitetin e Kosovës (22 shkurt 1991), dhe së këtejmi, do të shpallet më 19/X/1991 Republika e Pavarur e Kosovës.

    Atëbotë, Serbia dhe Mali Zi më 27/IV/1992 do të shpallin unionin e tyre në një shtet të quajtur Republika Federale e Jugosllavisë (SRJ), e cila nëse i besohet regjistrimit të vitit 1991, përfshinte një territor prej 102 173 km², më 10,4 milion banorë. Prej tyre 62%, serbë, rreth 17% shqiptarë të cilët bojkotuar regjistrimin, 5%, malazezë, 3%, myslimanë dhe 3% hungarezë. Ç’prej gjysmës së dytë të vitit 1990 konflikti shqiptaro-serb do të merr përmasa më të mëdha. Ngritja e konfliktit kulmon me daljen e UÇK më 28 nëntor 1997. Atëbotë, forcat serbe kishin kryer vrasje enorme mbi popullatën civile shqiptare, andaj deri në tetor të vitit 1998 Kosovën e kishin braktisur më se 98.000, të shoqëruar më rreth 200,000 të zhvendosur. Me ardhjen e S. Milosheviç-it në krye të shtetit më 1997, dhe ngritjes së masave të dhunës dhe të pastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës, Forcat e NATO-s ç’prej 24/III/1999, do të bombardojnë pikat strategjike të federatës serbo-malazeze, dhe do të pushojnë së bombarduari vetëm më 12/VI/1999 me vendosjen e administratës së përkohshme të OKB. Është e njohur se vetëm gjatë marsit dhe qershorit 1999 janë përndjekur rreth 960.000-1.500.000 të popullatës shqiptare. Ndërsa, numri i shqiptarëve të vrarë kryesisht civilë sillët rreth 12.000.

    Në anë tjetër, Kroacia dhe Sllovenia do të shpallin pavarësinë e tyre (më 25/VI/1991), e cila qe kontestuar me intervenimin e armatës jugosllave. Në shtator të vitit 1991 sipas një referendumi do të shpallet shteti i pavarur i Maqedonisë, ndërsa në tetor të po këtij viti, pas referendumit shpallet dhe memorandimi i pavarësisë së Bosnës dhe Hercegovinës. Më 16/XII/1991, shtetet anëtare të BE kishin vendosur pranimin e pavarësisë së republikave jugosllave, dhe së këtejmi qe pranuar më 15/I/1992, pavarësia e Kroacisë dhe Sllovenisë, ndërsa më 7/IV/1992 pavarësia e Bosnës dhe Hercegovinës, shtete këto, të cilat më 22/V/1992 do të bëhën dhe pjesë e OKB-së!

  • Ylli Manjani: Po jetojmë Republikën e Prokurorëve!

    Ylli Manjani: Po jetojmë Republikën e Prokurorëve!

    Nga Ylli Manjani
    Republika abuzive e prokurorëve, nuk reformohet.**Padyshim, që në ” Republikën e prokurorëve” suksesi i punës së tyre nuk matet me sa gjyqe fitojnë. Nuk është normale kjo sepse ata i fitojnë të gjitha gjyqet. Për të qenë korrekt, duhet thënë që thuajse të gjitha gjyqet i fitojnë pa shkuar në gjykatë!

    Arsyeja është se gjykatat nuk janë mbi prokurorët në republikën e tyre.

    Ndaj nuk ka asnjë kuptim matja e suksesit të tyre me këtë tregues.
    Ata, prokurorët pra, nuk lodhen fare të bëjnë hetime të thelluara, të mbledhin prova direkte, të argumentojnë akuzat bazuar në prova. Thjesht i vënë syrin “viktimës së radhës”, e plasin brenda dhe e harrojnë ty. Marrin dhe duartrokitjet e turmës. Turma është mësuar që nga koha e Enver Hoxhës që me shumë lumturohet kur fusin dikë në burg, se sa ti shtohet begatia familjes së tij.Kjo është Shqipëria! Tani mu në pikun e “Republikës së Prokurorëve”!
    Gjykata e sheh këtë situatë dhe vetëm i vë vulën letrave të mbushura me fjalë boshe nga prokurorët… Nuk kanë fuqi më shumë.
    Ma za, ma keq,- thonë në Shkodër.
    “Republika e prokurorëve” është e edhe më e rrezikshme se “republika e policëve”.
    Ndaj, nëse realisht do ketë një reformë reale në drejtësi do të duhet të rrëzohet republika abuzive e prokurorëve, të cilët rrinë te vrima e çelësit të dyerve të dynjasë. Gjëmojnë jetën private me çdo mjet dhe bëjnë pis në publik çdo njeri që duan ta degjenerojnë përpara se ta dënojnë. Intimidojnë e përgjojnë çdo gjykatës që guxon të mendojë korrekt dhe mbi palët.
    Kjo republikë abuzive, që spekulon me ndjesitë e publikut, duhet përmbysur. Ajo nuk reformohet me thënë të drejtën. NDAJ DUHET PËRMBYSUR!Dhe degjoni mirë! Jemi akoma në fillimet e jetës së “Republikës së Prokurorëve”.Prisni, prisni!

  • “Thjesht i vënë syrin ‘viktimës së radhës’/ Shpërthen ish-ministri i drejtësisë: Nuk është normale kjo sepse…

    “Thjesht i vënë syrin ‘viktimës së radhës’/ Shpërthen ish-ministri i drejtësisë: Nuk është normale kjo sepse…

    “Në republikën e prokurorëve suksesi nuk matet me sa gjyqe fitojnë, sepse ata i fitojnë të gjitha. Gjykatat nuk janë mbi prokurorët në republikën e tyre”, shkruan Manjani. Ai thekson se “prokurorët nuk lodhen fare të mbledhin prova direkte, por thjesht vënë syrin viktimës së radhës dhe e plasin brenda”.
    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur akuza ndaj sistemit të drejtësisë, duke e quajtur atë “republikën e prokurorëve”, ku sipas tij, drejtësia është shndërruar në një aparat frikësimi dhe denigrimi publik.
    Sipas tij, gjykatat sot janë të reduktuara në “vulosëse” të fjalëve bosh të prokurorëve, ndërsa këta të fundit ushtrojnë presion mbi çdo gjykatës që guxon të jetë i pavarur. “Republika abuzive e prokurorëve, që gjëmon jetën private dhe bën pis çdo njeri përpara se ta dënojë, duhet përmbysur. Ajo nuk reformohet”, përfundon Manjani.
    Postimi i plotë:
    Republika abuzive e prokurorëve, nuk reformohet.
    ****
    Padyshim, që në republikën e prokurorëve suksesi i punës së tyre nuk matet me sa gjyqe fitojnë. Nuk është normale kjo sespe ata i fitojnë të gjitha gjyqet. Për që qenë korrekt thuajse të gjitha.
    Arsyeja është se gjykatat nuk janë mbi prokurorët në republikën e tyre.
    Ndaj nuk ka asnjë kuptim matja e suksesit të tyre me këtë tregues. Afërmendsh dmth…
    Ata, prokurorët pra, nuk lodhen fare të bëjnë hetime të thelluara, të mbledhin prova direkte, të argumentojnë akuzat bazuar në prova. Thjesht i vënë syrin “viktimës së radhës” e plasin brënda dhe e harrojnë ty. Marrin dhe duartrokitjet e turmës…
    Është koha dhe republika e tyre…
    Gjykata e sheh këtë situatë dhe vetëm i vë vulën letrave të mbushura me fjalë boshe nga prokurorët… Nuk kanë fuqi më shumë.
    Ma za, ma keq- thonë në Shkodër.
    Republika e prokurorëve është e edhe më e rrezikshme se republika e policëve.
    Ndaj, nëse realisht do ketë një reformë reale në drejtësi do të duhet të rrëzohet republika abuzive e prokurorëve, të cilët rrinë te vrima e çelësit të dyerve të dynjasë. Gjëmojnë jetën private me çdo mjet dhe bëjnë pis në publik çdo njeri që duan ta degjenerojnë përpara se ta dënojnë. Intimidojnë e përgjojnë çdo gjykatës që guxon të mendojë korrekt dhe mbi palët.
    Kjo republikë abuzive, që spekulon me ndjesitë e publikut, duhet përmbysur. Ajo nuk reformohet me thënë të drejtën.

  • Ylli Manjani: Republika abuzive e prokurorëve, nuk reformohet

    Ylli Manjani: Republika abuzive e prokurorëve, nuk reformohet

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka hedhur akuza ndaj sistemit të drejtësisë, duke e quajtur atë “republikën e prokurorëve”, ku sipas tij, drejtësia është shndërruar në një aparat frikësimi dhe denigrimi publik.
    “Në republikën e prokurorëve suksesi nuk matet me sa gjyqe fitojnë, sepse ata i fitojnë të gjitha. Gjykatat nuk janë mbi prokurorët në republikën e tyre”, shkruan Manjani. Ai thekson se “prokurorët nuk lodhen fare të mbledhin prova direkte, por thjesht vënë syrin viktimës së radhës dhe e plasin brenda”.
    Sipas tij, gjykatat sot janë të reduktuara në “vulosëse” të fjalëve bosh të prokurorëve, ndërsa këta të fundit ushtrojnë presion mbi çdo gjykatës që guxon të jetë i pavarur. “Republika abuzive e prokurorëve, që gjëmon jetën private dhe bën pis çdo njeri përpara se ta dënojë, duhet përmbysur. Ajo nuk reformohet”, përfundon Manjani.
    Më poshtë postimi i plotë:
    Republika abuzive e prokurorëve, nuk reformohet.****Padyshim, që në republikën e prokurorëve suksesi i punës së tyre nuk matet me sa gjyqe fitojnë. Nuk është normale kjo sespe ata i fitojnë të gjitha gjyqet. Për që qenë korrekt thuajse të gjitha.
    Arsyeja është se gjykatat nuk janë mbi prokurorët në republikën e tyre.
    Ndaj nuk ka asnjë kuptim matja e suksesit të tyre me këtë tregues. Afërmendsh dmth…
    Ata, prokurorët pra, nuk lodhen fare të bëjnë hetime të thelluara, të mbledhin prova direkte, të argumentojnë akuzat bazuar në prova. Thjesht i vënë syrin “viktimës së radhës” e plasin brënda dhe e harrojnë ty. Marrin dhe duartrokitjet e turmës…
    Është koha dhe republika e tyre…
    Gjykata e sheh këtë situatë dhe vetëm i vë vulën letrave të mbushura me fjalë boshe nga prokurorët… Nuk kanë fuqi më shumë.
    Ma za, ma keq- thonë në Shkodër.
    Republika e prokurorëve është e edhe më e rrezikshme se republika e policëve.
    Ndaj, nëse realisht do ketë një reformë reale në drejtësi do të duhet të rrëzohet republika abuzive e prokurorëve, të cilët rrinë te vrima e çelësit të dyerve të dynjasë. Gjëmojnë jetën private me çdo mjet dhe bëjnë pis në publik çdo njeri që duan ta degjenerojnë përpara se ta dënojnë. Intimidojnë e përgjojnë çdo gjykatës që guxon të mendojë korrekt dhe mbi palët.
    Kjo republikë abuzive, që spekulon me ndjesitë e publikut, duhet përmbysur. Ajo nuk reformohet me thënë të drejtën.

  • Ishujt më të bukur në botë për të vizituar në vitin 2025

    Ishujt më të bukur në botë për të vizituar në vitin 2025

    Plazhe me rërë të butë, gjethe palmash që lëkunden në erë, ujëra kristal dhe një koktej në dorë, kush mund të ankohet për një udhëtim në ishull?Sigurisht, jo të gjithë ishujt i përmbushin këto përshkrime, por këto copa të izoluara toke shpesh përfaqësojnë një arratisje të vërtetë nga realiteti. Çdo ishull në planet ka veçantinë dhe historinë e tij, por cili është ai që i përshtatet më shumë stilit tuaj të udhëtimit?Platforma e njohur e rezervimeve të udhëtimeve, Expedia, ka analizuar të dhënat e saj, duke marrë në konsideratë faktorë si aksesueshmëria, përfshirja, klima, siguria, çmimet e akomodimit, vlerësimet e udhëtarëve dhe më shumë, për të hartuar listën e saj të parë Expedia Island Hot List, një përmbledhje e mrekullueshme e ishujve më të mirë.Për adhuruesit e aventurës: Republika DominikaneNë krye të listës renditet Republika Dominikane, ishulli i dytë më i madh në Karaibe. Ky destinacion ofron një sërë aktivitetesh që rrisin adrenalinën, si ziplining, canyoning, kalërim dhe udhëtime në natyrë të egër.Një eksperiencë që nuk duhet humbur është ecja përmes pyllit deri te 27 Charcos de Damajagua, një seri prej 27 ujëvarash ku mund të hidheni dhe të notoni për një përvojë të paharrueshme.Për ata që kërkojnë qetësi: Bali, IndoneziNë anën tjetër të spektrit ndodhet Bali, i shpallur si ishulli më i mirë për relaksim. Ky destinacion tropikal ofron klube plazhi miqësore me mjedisin, lagje të rrethuara me fusha orizi, kafene të vendosura në kodra si Akasa Coffee me pamje spektakolare, si dhe vende për të bërë joga.Për një relaksim të vërtetë, rezervoni një masazh tradicional. Për një përvojë edhe më luksoze, vizitoni Senses Spa në Jimbaran, ku masazhi zhvillohet pranë detit nën zhurmën e valëve.Për jetën e natës: Páros, GreqiKur bëhet fjalë për argëtim dhe jetë nate, rekomandohet Páros në Greqi, që është shpallur si “Ishulli më i mirë në botë për vitin 2025” nga revista Travel + Leisure. Në qytetin kryesor të ishullit, Parikia, gjeni një vijë bregdetare të mbushur me bare, ndërsa në Naoussa ndodhen restorante panoramike, klube dhe bare koktejsh.Ishujt më të mirë në botë për të vizituar në vitin 2025, sipas Expedia:Aruba (Më i miri për diell gjatë gjithë vitit)Bali, Indonezi (Më i miri për relaksim)Republika Dominikane (Më i miri për aventurë)Fixhi (Më i miri për komunitet)Xhamajka (Më i miri për kulturë)Koh Samui, Tajlandë (Më i miri për luks të përballueshëm)Maldivet (Më i miri për romancë)Oahu, Havai (Më i miri për sërf)Paros, Greqi (Më i miri për jetën e natës)Sardinia, Itali (Më i miri për dashamirësit e ushqimit)/ Time Out, Expedia, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.