Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë zgjedhur formacionin më të mirë të javës së 9-të të Kategorisë së Parë, si edhe trajnerin më të mirë. Skema e përzgjedhur është 1-3-4-3.
Në portë është gardiani i Ilirisë, Dashamir Xhika.
Repartin e prapavijës e përbëjnë Rei Zaimi i AF Luftëtarit, Nurudeen Abdulai i Besës së Kavajës dhe Miklovan Pere i Pogradecit.
Ilir Allmuça i Lushnjes, Redon Danaj i Besës, Suleiman Danladi i Pogradecit dhe Arlind Kurti i Laçit formojnë repartin e mesfushës.
Në sulm janë Ibrahim Romeo Olola i Lushnjes, Dejvid Kapllani i Kastriotit dhe Melsi Cereni i AF Luftëtarit.
Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Kastriotit, Ramadan Ndreu. Skuadra e tij arriti një fitore të madhe ndaj kryesuesve të Skënderbeut me rezultatin 3-2.
Tag: repartin
-

Kategoria e Parë/ Ky është formacioni & trajneri më i spikatur i javës së 9-të
-

Jo vetëm Keko, Partizani humbet një tjetër sulmues për ndeshjen e kthimit
Partizani ka vijuar përgatitjet për sfidën vendimtare ndaj Kaljus, ndërsa lajmet e këtyre ditëve nga “Shtëpia e Futbollit” nuk janë fort pozitive për repartin ofensiv. Pas konfirmimit të dëmtimit të Albers Kekos, që do ta mbajë larg fushave për disa muaj, të kuqtë duhet të bëjnë llogaritë edhe me një mungesë tjetër në repartin e avancuar. Orest Rifa nuk pritet të rrezikohet për sfidën e së enjtes në “Air Albania”.
SITUATA- Sulmuesi i talentuar i Partizanit frikësoi stafin për një dëmtim serioz në ditët e fundit, por për fat nuk bëhej fjalë për një problem të rëndë. Gjithsesi, edhe pse dje është stërvitur me grupin, trajneri Gega nuk pritet ta rrezikojë në sfidën e kthimit ndaj Kaljus. Sezoni sapo ka nisur dhe rreziqet janë të larta. Kësisoj, mungesa e Rifes bashkë me atë të konfirmuar të Kekos krijon një problem serioz në repartin ofensiv. Partizani ka vështirësi me alternativat në sulm, pasi edhe stoli bie në sy sidomos në një duel që pritet të jetë i ashpër dhe ku loja mund të zgjidhet nga detajet.Ndërkohë, në seancën e djeshme të zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, pjesa tjetër e grupit është stërvitur normalisht. Në fushë kanë qenë edhe Andi Janjeva dhe Redon Ismaili, dy lojtarë që po vijojnë të punojnë me pjesën tjetër të ekipit, por nuk janë në listën e federuar të UEFA-s. Dhe kështu nuk do të jenë në dispozicion të enjten. Që të dy kanë pasur probleme fizike dhe stafi po tregohet i kujdesshëm me rikuperimin e tyre.
ZGJIDHJA- Në këtë situatë, të kuqtë pritet të mbështeten te titullarët aktualë ku llogaritet edhe Isgandarli. Nuk përjashtohet mundësia që të aktivizohet sërish Himallari, tashmë me eksperiencën e transfertës mbi supe. Trajneri Skënder Gega do të ketë detyrë për të ndërtuar repartin e sulmit. Dhe sigurisht që lind nevoja për të ruajtur freskinë e skuadrës gjatë gjithë ndeshjes që mund të kalojë 90 minuta. Pasi mesfusha shfaqej e dobësuar nga sezoni i kaluar, mbetet për t’u parë ndikimi i dëmtimeve te sulmi.Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

U godit nga një pllakë metalike në uzinën e Albcrom në Elbasan, pezullohet pjesërisht aktiviteti në repartin energomekanik
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në Elbasan ka reaguar lidhur me një aksident të ndodhur ditën e djeshme më (4 qershor 2025) në ambientet e subjektit “Albchrome”, në zonën industriale të Paperit.
Gjatë kryerjes së detyrave të zakonshme të punës, një punonjës është lënduar si pasojë e goditjes nga një agregat pune.
Pas hetimeve paraprake në terren, autoritetet kanë vendosur pezullimin e pjesshëm të aktivitetit në repartin ku ndodhi ngjarja dhe kanë urdhëruar ndërhyrje të menjëhershme për eliminimin e risqeve në mjetet dhe procedurat e punës.
Njoftimi i plotë:
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në Elbasan, përmes përgjegjësit të tij, z. Egliver Laroshi, informon opinionin publik lidhur me një aksident të ndodhur në vendin e punës pranë subjektit “ALBCHROME” në Zonën Industriale të Paperit, Elbasan.
Sipas njoftimit zyrtar të marrë përmes emailit nga subjekti në fjalë, më datë 04.06.2025, rreth orës 12:00, një punëmarrës ka pësuar një aksident gjatë kryerjes së detyrave të punës. Menjëherë pas marrjes së informacionit, inspektorët e autorizuar të Inspektoratit ndërmorën hapjen e çështjes inspektuese dhe u paraqitën menjëherë në ambientet e subjektit për të kryer hetimin administrativ të rastit.
Nga verifikimet paraprake rezulton se i aksidentuari është punëmarrësi Rudin Mece, me detyrë mekanik, pjesë përbërëse e repartit energomekanik të uzinës. Në momentin e aksidentit, ai ishte duke kryer punime të zakonshme për ndërrimin e pllakave të copëtuesit, së bashku me kolegët e tij.
Gjatë këtij procesi, një nga agregatet e copëtuesit e ka goditur atë në shpatull, duke shkaktuar lëndime.
Pas një hetimi të detajuar në vendngjarje, trupa inspektuese arriti në përfundimin se ishte e nevojshme ndërmarrja e një mase urgjente. Për rrjedhojë, u vendos pezullimi i pjesshëm i punës në repartin ku ndodhi aksidenti. Gjithashtu, punëdhënësi u urdhërua të kryejë riparimin e menjëhershëm të defekteve të konstatuara në pajisje dhe në mënyrat e përdorimit të tyre, të cilat përbëjnë një rrezik të mundshëm për sigurinë dhe shëndetin e punëmarrësve.
Inspektorati do të vazhdojë monitorimin e situatës dhe zbatimin e masave të marra, me qëllim garantimin e një ambienti të sigurt pune për të gjithë punëmarrësit.
-

Rama inspekton repartin e operacioneve speciale në Zall Herr: Brenda kësaj dekade do të jemi eksportues të prodhimeve ushtarake
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot repartin e operacioneve speciale në Zall Herr.
Ai ndoqi nga afër stërvitjen e forcave të FA.
Rama: Në 10 vitet e fundit qeveria ka 10-fishuar investimet në Mbrojtje. Kemi nisur program mbështetje për familjet e efektivëve, 179 efektivë që kanë përfituar nga një kredi me 0 interes për shtëpi dhe ky program do zgjerohet, sidomos rekrutët e rinj, do duhet të martohen se beqarët na duhen në front 24 orë, kur të ndani frontin mes luftës dhe dashurisë do të keni akses në një kredi të butë, është 5- fishuar numri i studentëve në akademi. Ambicia jonë është që të jetë një qendër stërvitore arsimore që t’i kalojë kufijtë e republikës sonë. Janë bërë një sërë përmirësimesh, s’dua t’ju mërzis me kontratat e mirëmbajtjes së helikopterëve. Ka rritje të pjesëmarrjes së vajzave, ishte 10%, ka shkuar në 20.8%. ishte shumë e vështirë të dilej nga humnera ku ra FA. Brenda kësaj dekade të na japë jo vetëm një aset të munguar të Shqipërisë, asetin e kësaj industrie, por edhe një kapacitet të ri të fitimit në aspektin financiar për të riinvestuar në jetën e vendit.
Rama: Prodhim, prodhim, jo bëj kontrata për gjëra ekskluzive, merr, ble e lër aty se s’ka mirëmbajtje, por fto kompanitë e huaja që duan të bëjnë biznes duke shitur dhe të jenë partnerë me KAJO dhe prodho për prodhimin vendas dhe për jashtë. Do të jemi vend eksportues i prodhimeve ushtarake, brenda kësaj dekade.Top Channel

