Tag: renis

  • Vrasja e Renis Dobrës/ Të dyshuarit, u lanë në qeli, debate të forta në seancë mes tyre dhe prokurorisë!

    Vrasja e Renis Dobrës/ Të dyshuarit, u lanë në qeli, debate të forta në seancë mes tyre dhe prokurorisë!

    Me debatet e forta raportohet të jetë shoqëaruar seanca me dyer të mbyllura për caktimin e masës së sigurisë për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra. Në media bëhet me dije se për më shumë se 3 orë ka pasur përplasje të forta mes Kryeprokurorit të Dibrës Abaz Muça dhe Fatjon Bushgjokës.

    Mësohet se i akuzuari Bushgjoka ka kundërshtuar provat e paraqitura nga organi i akuzës. Nga ana tjetër, akuza ka pretenduar se provat janë të plota, duke theksuar mbledhjen e të dhëna nga GPS e makinave apo pamje nga kamerat e sigurisë të vendosura gjatë rrugës.

    Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik 2025 ndërsa 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë më 9 korrik pranë liqenit të Shkopetit. Policia ka konfirmuar nga pamjet filmike dhe nga provat se katër personat Fatjon Bushgjoka (i arrestuar) Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe i Petrit Çakrri kanë marrë pjesë të gjithë në rrëmbimin e 23-vjecari.

    Dy vëllezërit që janë në këkrim. Ndërkohë rezulton se Aleksandër Bushgjoka ka dal jashtë vendit duke përdorur kufirin me Kosovën. Një ditë pas ngjarje, më 9 korrik ai ka kaluar në Kosovë pasi ende nuk ka qënë në kërkim. Edhe per Kristi Bushgjokën policia ka dyshime të forta se ka kaluar në Kosovë dhe fshihet atje.

    Pak ditë pas ngjarjes Petrit Çakrri u arrestua në hyrje të Tropojës. Sakaq pista kryesore e hetimit vijon të jetë konflikti i drogës në Gjermani mes viktimës dhe vëllezërve Bushgjoka. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vëllezërit Bushgjoka dhe Petrit Çakrri të kenë marre porosi nga persona të tretë pikërisht për trafikimim e lëndëve narkotike.

  • Burg për vrasësit e Renis Dobrës, të akuzuarit për mbytjen e të riut me litar mohojnë përshirjen në krim

    Burg për vrasësit e Renis Dobrës, të akuzuarit për mbytjen e të riut me litar mohojnë përshirjen në krim

    Dy të dyshuarit kryesorë për rrëmbimin, dhunimin e mbytjen me litar të 23 vjeçarit, Renis Dobra nga fshati Zenisht i Matit do të qëndrojnë në burg pa afat. Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj dolën para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë ndaj tyre.

    Prokuroria kërkoi arrest me burg për të dy dhe paraqiti provat paraprake të përfshirjes së tyre në ngjarjen kriminale të ndodhur me datë 8 Korrik. Gjykata arsyetoi se autorët mund të largohen si dhe mund të prishin provat.
    Nga ana tjetër mësohet se të akuzuarit kanë mohuar para trupit gjykues vrasjen e të riut Dobra.

    Petrit Çakrri së bashku me tre vëllezërit Fation, Aleksandër e Kristi Bushgjokaj akuzohen se rrëmbyen, dhunuan e më pas hodhën në lumë 23-vjeçarin. Trupin e tij të pajetë e futën brenda makinës së viktimës, por më pas u gjet në bregun e liqenit të Shkopetit.
    Dy nga vëllezërit Aleksandër e Kristi Bushgjokaj dyshohet se tashmë janë larguar jashtë vendit nëpërmjet Kosovës.
    Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me përfshirjen në një aktivitet të paligjshëm në Gjermani mes viktimës dhe vëllezërve Bushgjokaj për një sasi lënde narkotike të zhdukur.
    Ndërkohë policia është vënë në kërkim të vëllezërve perfshirja e të cilëve në krim  është zbuluar nëpërmjet kamerave të sigurisë në qytetin e Burrelit dhe ato të bizneseve në rrugën nacionale Burrel – Skuraj./vizionplus.tv

  • Vrasja e Renis Dobrës, lihet në burg Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj, dy vëllezërit ende në kërkim

    Vrasja e Renis Dobrës, lihet në burg Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj, dy vëllezërit ende në kërkim

    Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj

    DIBËR- Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj, të dy të vënë në pranga dhe të akuzuar për vrasjen e Renis Dobrës janë lënë në burg nga Gjykata e Dibrës. Seanca u mbajt sot, ndërkohë që janë ende në kërkim dy vëllezërit e Fatjon Bushgjokës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, që dyshohet se janë larguar nga Shqipëria.
    Renis Dobra u vra dhe u hodh në liqenin e Ulzës mbrëmjen e 8 Korrikut. Vrasja e 23-vjeçarit u zbardh më 16 Korrik, ku u vendosën në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, pasi pikasjes nga kamerat e sigurisë së bizneseve gjatë aksit Burrel-Tiranë.
    Por çfarë konflikti kishte Renis Dobra me vëllezërit Bushgjokaj?
    I riu kishte punuar në Gjermani për ta, si shitës i lëndëve narkotike, por në jo pak raste kishte vjedhur paratë që duhet t’ua dorëzonte atyre. Justifikimi ishte gjithmonë i njëjtë: policia më ndoqi dhe hodha drogën!
    Kështu, lënda narkotike konsiderohej e humbur, por në fakt Dobra e kishte shitur dhe paratë i kishte mbajtur vetë.Kur tre vëllezërit e kuptuan këtë gjë, menduan hakmarrjen. Ata u vunë në kontakt dhe me Petrit Çakrrin, i cili është i njohur si një prej dëshmitarëve okularë të vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari dhe ka vetëm pak kohë që është liruar nga burgu.
    Çakrri mori dy automjete me qira që u përdorën nga tre vëllezërit në krim. Ata e ndoqën për tre ditë me radhë Renis Dobrën dhe në momentin që e pikasën pranë fshatit Madhesh ku dhe banonte, e rrëmbyen. Kamerat e akseve rrugore në Mat dhe GPS-i i makinave zbuluan dhe lëvizjet e vëllezërve. Madje, është publikuar dhe momenti kur ata e marrin peng të riun.
    Tashmë Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj janë vënë në pranga, ndërsa dy vëllezërit, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, janë shpallur në kërkim.
    Fatjon Bushgjokaj është edhe një emër i njohur për autoritetet pasi bashkë me të dashurën e tij, Kristina Pjetri, rezulton se ka kryer një sërë vjedhjesh.
    Ai u vu në pranga në vitin 2017, por në tetor të vitit 2019 u arratis nga burgu i Rrogozhinës. Fatjon Bushgjokaj mori leje për të dalë nga burgu, por nuk u kthye më në qeli./ZËRI/

  • Vranë Renis Dobrën, lihen në burg Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri

    Vranë Renis Dobrën, lihen në burg Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri

    Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarin Renis Dobra.
    Për ngjarjen e rëndë, janë shpallur në kërkim dhe dy vëllezërit e Fatjon Bushgjokës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, që dyshohet se janë larguar nga Shqipëria.
    Vrasja e 23-vjeçarit u zbardh më 16 Korrik, ku u vendosën në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, të cilët dhanë dëshmi kontradiktore para hetuesve, por janë kamerat e sigurisë në bizneset e aksit Burrel-Tiranë që i kanë tradhtuar.
    Nga kqyrja e pamjeve filmike, ka rezultuar se 55-vjeçari, si edhe tre vëllezërit, Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj (dy të fundit në kërkim policor) kanë pirë kafe së bashku pranë një pike karburanti pak orë para krimit.
    Më pas, 4 autorët e dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit, kanë udhëtuar me dy automjete, “Range Rover”-in e zi dhe një “Hundyai Santa Fe”, nga Burreli drejt fshatit Zenisht.

  • Mbytja e Renis Dobrës në liqenin e Shkopetit, lihen në burg dy autorët

    Mbytja e Renis Dobrës në liqenin e Shkopetit, lihen në burg dy autorët

    Janë lënë në burg dy autorët e vrasjes së Renis Dobrës mbrëmjen e 8 korrikut në Liqenin e Shkopetit.

    Megjithëse nuk e pranuan vrasjen, në masën arrest me burg është lënë Petrit Çakrri, i arrestuar Lekbibaj të Tropojës tre ditë më parë si edhe Fatjon Bushgjoka, i arrestuar në Tiranë.
    Ndërkohë vijojnë të jenë në në kërkim dy vëllezërit e Fatjonit,  Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.
    Policia e Shtetit tha zyrtarisht se konflikti për drogë në Gjermano, dyshohet se solli në vrasjen e të riut, i cili pasi u mbyt le litar, u hodh bashkë me makinën e tij në Liqenin e Shkopetit në Mat.

    Top Channel

  • Vrasja e Renis Dobrës/ Debate të forta në sallën e gjyqit, çfarë deklaruan dy vrasësit 

    Vrasja e Renis Dobrës/ Debate të forta në sallën e gjyqit, çfarë deklaruan dy vrasësit 

    Që në orën 09:00 nisi seanca në Gjykatë për caktimin e masës së sigurisë për dy nga të arrestuarit për vrasjen e Renis Dobrës në Ulëz të Matit,
    Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.  Shkak për këtë duket se janë bërë debatet e forta në seancë mes dy të pandehurve dhe prokurorit.
    Më parë, dy të arrestuarit kishin deklaruar se ishin në Mat 3-4 ditë më parë, ndërsa nuk kanë pranuar vrasjen. Sipas tyre ishin në zonë për shkak se do të grabisnin disa banesa.

  • Vrasja e Renis Dobrës në Mat, lihen në burg dy autorët e dyshuar

    Vrasja e Renis Dobrës në Mat, lihen në burg dy autorët e dyshuar

    Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarin Renis Dobra.
    Për ngjarjen e rëndë, janë shpallur në kërkim dhe dy vëllezërit e Fatjon Bushgjokës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, që dyshohet se janë larguar nga Shqipëria.

    Vrasja e 23-vjeçarit u zbardh më 16 Korrik, ku u vendosën në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, të cilët dhanë dëshmi kontradiktore para hetuesve, por janë kamerat e sigurisë në bizneset e aksit Burrel-Tiranë që i kanë tradhtuar.

  • Akuzohen për vrasjen e Renis Dobrës, lihen në burg Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri

    Akuzohen për vrasjen e Renis Dobrës, lihen në burg Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri

    Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarin Renis Dobra.
    Për ngjarjen e rëndë, janë shpallur në kërkim dhe dy vëllezërit e Fatjon Bushgjokës, Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, që dyshohet se janë larguar nga Shqipëria.
    Vrasja e 23-vjeçarit u zbardh më 16 Korrik, ku u vendosën në pranga 2 prej autorëve të dyshuar, të cilët dhanë dëshmi kontradiktore para hetuesve, por janë kamerat e sigurisë në bizneset e aksit Burrel-Tiranë që i kanë tradhtuar.
    Nga kqyrja e pamjeve filmike, ka rezultuar se 55-vjeçari, si edhe tre vëllezërit, Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj (dy të fundit në kërkim policor) kanë pirë kafe së bashku pranë një pike karburanti pak orë para krimit.

  • Akuzohen se rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën, lihen në burg Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj

    Akuzohen se rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën, lihen në burg Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj

    Është mbajtur këtë të shtunë seanca e masës së sigurisë ndaj dy të arrestuarve Petrit Cakrri dhe Fation Bushgjokaj, autorë të dyshuar të rrëmbimit dhe vrasjes së 23-vjeçari Renis Dobra.

    Prokuroria kërkoi arrest me burg për dy të dyshuarit e vrasjes së të riut dhe paraqiti provat paraprake të përfshirjes së tyre në ngjarjen kriminale të ndodhur me datë 8 Korrik.
    Kërkesa u miratua nga gjyqtarja Enkeleda Halilaj, e cila i dha prokurorisë kohë për të përfunduar hetimet. Arresti me burg u arsyetua me argumentin e largimit të mundshëm të dy të dyshuarve si dhe prishjen e provave.

    Mësohet se dy të akuzuarit kanë mohuar para trupit gjykues vrasjen e të riut Dobra.
    Petrit Çakrri së bashku me tre vëllezërit Fation, Aleksandër e Kristi Bushgjokaj akuzohen se rrëmbyen, dhunuan dhe mbytën me litar duke e hedhur më pas në liqenin e Shkopetit, 23 vjeçarin Renis Dobra nga fshati Zenisht i Matit.
    Dy nga vëllezërit Aleksandër e Kristi Bushgjokaj dyshohet se janë larguar jashtë shtetit nëpërmjet Kosovës.
    Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me përfshirjen në një aktivitet të paligjshëm në Gjermani mes viktimës dhe vëllezërve Bushgjokaj për një sasi lënde narkotike të zhdukur.
    Ndërkohë policia është vënë në kërkim të vëllezërve të larguar, të cilët janë identifikuar si të përfshirë në ngjarje nëpërmjet kamerave të sigurisë në qytetin e Burrelit dhe ato të bizneseve në rrugën nacionale Burrel – Skuraj.

  • Vrasja e Renis Dobrës në Ulëz/ Dalin sot para gjykatës së Dibrës, autorët e dyshuar Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj

    Vrasja e Renis Dobrës në Ulëz/ Dalin sot para gjykatës së Dibrës, autorët e dyshuar Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj

    Dalin sot para gjykatës, dy të arrestuarit si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra mbrëmjen e 8 korrikut, Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka.
    Seanca gjyqësore është planifkuar të zhvillohet në orën 09:00.