Tag: renis

  • Rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën! Burg për vëllezërit Bushgjokaj, dosja i kalon SPAK

    Rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën! Burg për vëllezërit Bushgjokaj, dosja i kalon SPAK

    Renis Dobra

    TIRANË-Gjykata e Dibrës ka lënë në burg vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të cilët akuzohen për vrasjen e Renis Dobrës. Gjykata e Dibrës ka vendosur që dosjen për vrasjen e Renis Dobrës të ja kalojë SPAK, për shkak se 4 të pandehurit akuzohen se ka vepruar në kuadër të grupit kriminal.
    Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, së bashku me vëllain tjetër Fatjon Bushgjokaj, si edhe Petrit Çakrrin, akuzohen se kanë rrëmbyer dhe mbytur me litar Renis Dobrën. 
    Renis Dobra, 23 vjeç, u vra mbrëmjen e 8 Korrikut 2025 në fshatin Madhesh të Matit. Ai ishte mbytur me litar nga autorët dhe më pas trupi i tij ishte futur brenda makinës. Autorët tentuan ta hidhnin makinën në Liqenin e Ulzës, por trupi mbeti buzë liqenit në rrethana ende të paqarta. Motivi i vrasjes së 23-vjeçarit në Mat dyshohet të ketë qenë konflikti për drogën në Gjermani.
    Si ndodhi vrasja
    Për të kryer vrasjen, tre vëllezërit Bushgjokaj dhe Çakrri kishin marrë disa makina me qira, në Rinas dhe Yzberisht, të ndryshme çdo ditë për të paktën 72 orë me radhë kur kanë survejuar lëvizjet e Dobrës. Natën e rrëmbimit u përdor një automjet i zi Range Rover dhe një tjetër i bardhë. Në pamjet e siguruara nga Policia dallohen autorët që lëvizin në drejtim të fshatit Zenisht, ku kanë ndjekur të riun, dhe më pas në kthim, e kanë marrë peng./ZËRI

  • Vrasja e Renis Dobrës/ Dosja e dy vëllezërve Bushgjokaj do t’i kalojë SPAK

    Vrasja e Renis Dobrës/ Dosja e dy vëllezërve Bushgjokaj do t’i kalojë SPAK

    Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, të cilët u arrestuan dy ditë më parë, pasi akuzohen për vrasjen e Renis Dobrës, janë lënë në burg nga Gjykata e Dibrës.
    Në seancën e ditës së sotme, Gjykata e Dibrës ka vendosur që dosjen për vrasjen e Renis Dobrës të ja kalojë SPAK, për shkak se 4 të pandehurit akuzohen se ka vepruar në kuadër të grupit kriminal.
    Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, së bashku me vëllain tjetër Fatjon Bushgjokaj, si edhe Petrit Çakrrin, akuzohen se kanë rrëmbyer dhe mbytur me litar Renis Dobrën. Trupi i 23-vjeçarit u gjet buzë lumit të Shkopetit, ndërsa makina në ujë. Shkak dyshohet të ketë qenë prishja e pazareve të drogës.
    Bushgjoka u arrestua në zonën e Astirit, ndërsa Çakrri u kap në Kukës. Për të kryer vrasjen, vëllezërit Bushgjokaj dhe Çakrri kishin marrë disa makina me qira, në Rinas dhe Yzberisht, të ndryshme çdo ditë për të paktën 72 orë me radhë kur kanë survejuar lëvizjet e Dobrës. Përmes kësaj skeme synon që të mos zbuloheshin nga autoritetet.

    Madje, makinave kanë tentuar t’u heqin edhe GPS-in. Pasi policia identifikoi automjetet përmes pamjeve, kuptoi se ishin marrë me qira, dhe më pas, përmes gjurmimit të GPS-së u dokumentuan me prova të gjithë lëvizjet kriminale. Vëllai më i vogël, Aleksandër Bushgjokaj, dyshohet se nxorri vëllain tjetër në Kosovë pas krimit.
    Mjetet i kanë ndërruar disa herë, ndërsa Report Tv arrituri të sigurojë fotot e dy prej tyre, një mjet i zi tip Range Rover dhe një tjetër i bardhë që u përdor nga autorët natën e rrëmbimit. Në njërin fragment të pamjeve dallohen autorët që lëvizin në drejtim të fshatit Zenisht, ku kanë ndjekur të riun, dhe më pas në kthim, të marrë peng.
    gijotina.com/

  • Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata lë në burg dy vëllezërit Bushgjoka, të akuzuarit debatojnë ashpër me trupën gjykuese

    Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata lë në burg dy vëllezërit Bushgjoka, të akuzuarit debatojnë ashpër me trupën gjykuese

    Dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka janë vënë në pranga ditën e djeshme pasi janë të akuzuar për marrjen peng dhe vrasjen e Renis Dobrës.
    Sot në Gjykatën e Rrethit Dibër, ndaj tyre u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.
    Burime pranë gjykatës bëjnë me dije se gjatë seancës gjyqësore ka pasur debate të ashpra mes dy të akuzuarve dhe trupit gjykues.

  • Të akuzuar për vrasjen e Renis Dobrës, gjykata lë në burg dy vëllezërit Bushgjokaj

    Të akuzuar për vrasjen e Renis Dobrës, gjykata lë në burg dy vëllezërit Bushgjokaj

    Është zhvilluar këtë të shtunë masa e sigurisë ndaj dy vëllezërve Kristi e Aleksandër Bushgjokaj të akuzuar si pjesë e grupit të vrasjes së 23 vjeçarit Renis Dobra në 8 Korrik.
    Dy vëllezërit u arrestuan një ditë më parë në një apartament në Tiranë pasi ishin shpallur në kërkim nga Prokuroria e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.Lexo edhe :Related Posts
    Dy vëllezërit akuzohen se në bashkëpunim me vëllain tjetër Fatjonin dhe  shtetasin Petrit Hoxha alias Petrit Cakrri rrëmbyen dhe mbytën 23 vjeçarin Renis Dobra mbrëmjen e 8 Korrikut, trupi i pajetë i të cilit u gjet në breg të liqenit të Shkopetit mëngjesin e 9 Korrikut.

    Burime bëjnë me dije se ka patur debate në seancën e masës së sigurisë ku dy vëllezërit Kristi e Aleksandër Bushgjokaj kanë mohuar akuzën e përfshirjes në ngjarjen e 8 Korrikut.
    Për të katër të ndaluarit Fatjon, Kristi e Aleksandër Bushgjokaj dhe Petrit Hoxha alias Petrit Cakrri pritet të nisë procesi i gjykimit në bazë të provave të mbledhura nga grupi hetimor.

  • Vranë Renis Dobrën! Arrestohen 2 vëllezërit e autorit, e morën peng, trupin ja hodhën në liqen

    Vranë Renis Dobrën! Arrestohen 2 vëllezërit e autorit, e morën peng, trupin ja hodhën në liqen

    Renis Dobra

    TIRANË-Dy vëllezër të shpallur në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës, ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e Ulzës, janë arrestuar në Tiranë. Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, së bashku me vëllain tjetër Fatjon Bushgjoka, i cili u arrestua pak kohë më parë, akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Dobrës. 
    Renis Dobra, 23 vjeç, u vra mbrëmjen e 8 Korrikut 2025 në fshatin Madhesh të Matit. Ai ishte mbytur me litar nga autorët dhe më pas trupi i tij ishte futur brenda makinës. Autorët tentuan ta hidhnin makinën në Liqenin e Ulzës, por trupi mbeti buzë liqenit në rrethana ende të paqarta. Motivi i vrasjes së 23-vjeçarit në Mat dyshohet të ketë qenë konflikti për drogën në Gjermani.
    Më herët në lidhje me krimin është arrestuar autori Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri. Për të kryer vrasjen, tre vëllezërit Bushgjokaj dhe Çakrri kishin marrë disa makina me qira, në Rinas dhe Yzberisht, të ndryshme çdo ditë për të paktën 72 orë me radhë kur kanë survejuar lëvizjet e Dobrës. Natën e rrëmbimit u përdor një automjet i zi Range Rover dhe një tjetër i bardhë. Në pamjet e siguruara nga Policia dallohen autorët që lëvizin në drejtim të fshatit Zenisht, ku kanë ndjekur të riun, dhe më pas në kthim, e kanë marrë peng.

    Njoftimi i policisë:
    Gjatë 24 orëve të fundit, finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, një tjetër operacion për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.  
    Operacioni policor i koduar “Operacionalja 68”, u zhvillua në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA. 
    Kapen në Tiranë dhe vihen në pranga 2 vëllezërit e njërit prej autorëve të vrasjes nëpërmjet strangulimit, të shtetasit R. D., më datë 08.07.2025, në Burrel.  
    Të arrestuarit, të dyshuar si bashkëpunëtorë për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të shtetasit R. D. 
    Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh siguruan informacion për vendndodhjen e 2 vëllezërve të shpallur në kërkim.  
    Bazuar në këtë informacion, u organizua dhe u zhvillua në bashkëpunim me shërbime të Forcës Speciale RENEA, operacioni i koduar “Operacionalja 68”, për kapjen e tyre. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në një apartament në Tiranë dhe ndaluan shtetasit:   
    -K. B., 29 vjeç dhe A. B., 24 vjeç, vëllezër.     
    Këta shtetas ishin shpallur në kërkim bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, si të dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim.     
    Nga hetimet dyshohet se 2 të ndaluarit, në bashkëpunim me vëllanë e tyre, shtetasin F. B., dhe me shtetasin P. H. alias P. C., 55 vjeç (të arrestuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”), kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng shtetasin R. D., 23 vjeç, trupi i pajetë i të cilit u gjet në liqenin e Ulzës, Shkopet.  2 shtetasit e kapur iu dorëzuan Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, për veprime të mëtejshme./ZËRI

  • Mbytën dhe hodhën në liqen Renis Dobrën, arrestohen dy autorët që ishin në kërkim

    Mbytën dhe hodhën në liqen Renis Dobrën, arrestohen dy autorët që ishin në kërkim

    Kronikë E Premte, 19 Shtator 2025 09:15
    Aleksandër Bushgjoka dhe Krist Bushgjoka, të shpallur në kërkim prej 16 korrikut, janë vënë në pranga.
    Dy vëllezërit akuzohen për rrëmbimin dhe ekzekutimin e 23-vjeçarit Renis Dobra. Sipas dosjes hetimore, ata e morën peng, e dhunuan brutalisht dhe më pas e mbytën me litar.

    Pas krimit makabër, trupi i pajetë u hodh bashkë me makinën e tij në liqenin e Shkopetit, ku u gjet pas disa ditësh kërkimesh.

    Më herët, për këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar edhe Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, të cilët dyshohet se kanë pasur rol aktiv në organizimin dhe zbatimin e planit kriminal.

    Arrestimi i tyre u konsiderua hapi i parë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • Vihen në pranga dy të shumëkërkuarit, rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën

    Vihen në pranga dy të shumëkërkuarit, rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën

    Policia e Shtetit bën me dije se ka vënë në pranga dy shtetas të shumëkërkuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës në zonën e Ulzës.  
    Të arrestuarit janë shtetasit Kristi Bushgjoka dhe Aleksandër Bushgjoka, teksa më herët në pranga për këtë ngjarje të rëndë janë vënë dhe Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj. 
    Tre vëllezërit që akuzohen për ngjarjen, Kristi, Fatjon dhe Aleksandër Bushgjokaj nga Tropoja, të cilët jetonin në Kamëz dhe i dyshuari tjetër Petrit Çakrri kanë përdorur makina me qira për te kryer krimin. 
    Ata sipas policisë kanë marrë makina me qira në Rinas dhe Yzberisht disa ditë para kryerjes se krimit dhe i kanë ndërruar automjetet disa herë për të humbur gjurmët. 
    Ndjekja e të riut është bërë për 3 ditë me radhë, ku kanë vëzhguar çdo lëvizjeve të Renis Dobrës në Burrel, deri mbrëmjen e 8 korrikut kur e morën peng dhe pasi e mbytën me litar e hodhën në Liqenin e Shkopetit. 
    Një prej vëllezërve Bushgjokaj akuzohet për përkrahje të autorit të krimit pasi rezulton se ka dërguar në Kosovë dy vëllezërit e tij. Ndërsa dy vëllezërit e tjerë akuzohen se kanë bashkëpunuar në kryerjen e krimit. 
    Autorët rezulton se kanë tentuar të heqin disa herë GPS e makinave me qira, por nuk ia kanë arritur. 
    Dyshimi i parë i policisë është se autorët kanë patur konflikt të drejtpërdrejtë me Dobrën por nuk përjashtohet mundësia ta kenë kryer vrasjen për llogari edhe të personave të tjerë. 
    Nga veprimet paraprake ka rezultuar se njohja e tyre është bërë në Gjermani, ku ishin të përfshirë në shpërndarjen e drogës dhe mendohet se ngjarja ka ndodhur në formë hakmarrje për shkak të humbjes së një sasie lënde narkotike dhe shume parash. 
     

  • Apeli lë në burg vrasësit e të riut, Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri bashkë me dy të tjerë mbytën dhe hodhën në lum Renis Dobrën

    Apeli lë në burg vrasësit e të riut, Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri bashkë me dy të tjerë mbytën dhe hodhën në lum Renis Dobrën

    Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar kërkesën e dy të arrestuarve, të dyshuar si vrasësit e 23-vjeçarit Renis Dobra në Burrel.

    Togat e zeza lanë pas hekurave Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin, të akuzuar për krimin e rëndë që ndodhi më 8 korrik.Lexo edhe :Related Posts
    Sipas hetimeve, rolin kryesor në këtë ngjarje dyshohet se e kishte Fatjon Bushgjokaj nga Tropoja, i cili është një emër i njohur për policinë.

    Referuar dëshmisë së tij përpara grupit hetimor, ai pranoi se Renis Dobrën e kishte njohur në herët në Gjermani ku kishin punuar së bashku në trafikun e drogës.
    Madje Bushgjokaj ka pranuar se me Dobrën kishin nisur konflikte për shkak të pazareve për lëndët narkotike, por sipas tij, ata i kishin sqaruar mosmarrëveshjet.
    Në lidhje me këtë vrasje vijojnë të jenë në kërkim 2 vëllezërit e tjerë, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj.
    Mbrëmjen e 8 korrikut, 23-vjeçari Renis Dobra u mor peng nga autorët e dyshuar dhe më pas u mbyt me litar.
    Trupi i tij u gjet buzë liqenit të Shkopetit, ndërsa makina ishte në ujë. Fillimisht policia dyshoi se i riu ishte mbytur, por në bazë të hetimeve dhe në këqyrjen e kamerave të sigurisë u zbuluan lëvizjet e makinës së personave të arrestuar dhe atyre në kërkim në zonën ku ndodhi krimi.
    /vizionplus.tv

  • Vrasja e Renis Dobrës, Apeli lë në burg dy autorët e dyshuar

    Vrasja e Renis Dobrës, Apeli lë në burg dy autorët e dyshuar

    Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Dibrës për masën e sigurisë ndaj dy autorëve të dyshuar të rrëmbimit dhe vrasjes së 23 vjeçarit Renis Dobra nga fshati Zenisht i Matit.

    Apeli la në fuqi masën arrest me burg për Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokën që u arrestuan me 16 Korrik. Çakrri u arrestua në fshatin Lekbibaj të Tropojës, ndërsa Fatjon Bushgjoka në Tiranë.Lexo edhe :Related Posts
    Në kërkim nga policia janë edhe dy vëllezërit e tjerë të Fatjonit, Kristi e Aleksandër Bushgjokaj të cilët dyshohet se janë arratisur jashtë shtetit nëpërmjet Kosovës.

    Ngjarja e rëndë ndodhi Mbrëmjen e 9 Korrikut katër personat i zunë pritë 23 vjeçarit Renis Dobra rreth orës 21 e 30 minuta në afërsi të banesës së tij. Ata e rrëmbyen bashkë me automjetin e babait dhe përdorën rrugën e vjetër Burrel – Skuraj.
    Dyshohet se gjatë rrugës ata e kanë dhunuar rëndë dhe në tentativë për ta bërë të flasë e kanë mbytur me litar. Më pas ata e hodhën bashkë me automjetin e tij në liqenin e Shkopetit por gjatë rrokullisjes së mjetit tip Benz trupi i 23 vjeçarit mbeti pak metra pa rënë në ujë.
    Ndërkohë e gjithë ngjarja është zbuluar nëpërmjet kamerave të sigurisë në rrugën Burrel – Zenisht, qytetin e Burrelit dhe Burrel – Skuraj.
    Tre vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrri dyshohet se e kanë ndjekur 23 vjeçarin dhe i kanë zënë pritë, më pas e kanë rrëmbyer bashkë me automjetin e tij.
    /vizionplus.tv
     

  • Vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Apelit lë në burg Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokajn

    Vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Apelit lë në burg Petrit Çakrrin dhe Fatjon Bushgjokajn

    Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Petrit Çakrri alias Hoxha dhe Fatjon Bushgjokaj, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë buzë liqenit të Shkopetit në korrik të këtij viti.
    Renis Dobra u denoncua i zhdukur nga familjarët mbrëmjen e 8 Korrikut ndërsa u gjet i pajetë mëngjesin e ditës tjetër pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh.
    Të shpallur në kërkim për këtë ngjarje janë dhe Aleksandër Bushgjokaj dhe Kristë alias Kristi Bushgjokaj (vëllezër të Fatjon Bushgjokajt), të dyshuar si autorët kryesorë të përfshirë në rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Dobrës.
    Shkaku i vrasjes lidhet me tregtinë e kokainës në Gjermani, ku Renis Dobra kishte qenë më parë i arrestuar dhe dënuar nga drejtësia e këtij vendi.
    Sipas informacioneve të mbledhura nga policia e Dibrës, ai dyshohet se vite më parë punonte si shpërndarës droge në Gjermani, për llogari të një grupi kriminal që drejtohej nga 3 vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja.
    Në disa raste, Dobra nuk kishte dorëzuar shumat e fituara nga shitja e drogës, duke pretenduar se lëndën narkotike e kishte hedhur në rrugë apo liqen, për arsye se po e ndiqte policia. Kjo ka ngritur dyshime tek vëllezërit Bushgjokaj, të cilët kanë besuar se ai i kishte mashtruar dhe vjedhur paratë e tyre.