Akademiku Artan Fuga është shprehur se civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po shkon drejt rënies.
Komentet Fuga i bëri në emisionin ‘ÇdoKënd’ me gazetaren Merita Haklaj në A2 CNN, ku tha se një sistem që nuk ka elementët e vetë-korrigjimit, është i destinuar të çojë në dështimin e civilizimit.
Sipas Fugës, në politikë duhet të ketë ndryshim alternativash, të cilat vetëkorrigjojnë njëra-tjetrën, shkruan A2 CNN.
“Një sistem që nuk ka elementët e vetë-korrigjimit, pra pushteti që ndryshon në raportin pozitë-opozitë. Nëse kjo nuk bëhet, kjo makina që fshin pluhurat, kjo shkon përplaset me kokë te muri. Që do të thotë, ne ose do të kemi një alternativë, ndryshim alternativash, korrigjim të njëra-tjetrës.
Ose nëse politika nuk e luan këtë gjë, ne do shkojmë si civilizim me kokë te muri. Pra do të thotë që ne do të shkojmë në humnerë. Në humnerë si?
Me unitet të popullit rreth partisë, me votime, me debate në parlament, por ngaqë këto nuk korrigjojnë dot për shkaqet që thamë dhe për shkakun që votimi nuk ka të bëjë me korrigjimin që elektorati do i bëjë sistemit, do të thotë që qytetërimi jonë shkon drejt rënies.
Kur do shkojë? Për 10 vite, 15 vite, 20 vite? Këtë nuk e di. Ne jemi në kushtet e rënies së civilizimit të qytetërimit”, tha mes të tjerash Fuga.
Tag: rënies
-

“Po shkojmë me kokë te muri”, Artan Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
-

Skënderbeu konfirmon Ernest Gjokën në pankinë, pavarësisht rënies nga Superiorja
Pavarësisht rënies nga Kategoria Superiore, Skënderbeu ka vendosur të mos ndryshojë trajnerin, duke i besuar sërish Ernest Gjokës drejtimin e skuadrës edhe në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.
Vendimi tashmë është marrë dhe pritet vetëm zyrtarizimi, ndërsa drejtuesit kanë nisur që tani të mendojnë për lëvizjet për rikonstruktimin e ekipit, duke nisur pikërisht nga stafi teknik.
Pas konfirmimit të Gjokës, pritet që edhe disa lojtarë aktualë të mbeten pjesë e skuadrës, ndonëse emrat nuk janë bërë ende publikë. Klubi korçar duket se po synon kontinuitet dhe rikthim të shpejtë në elitë, me një bazë ekzistuese dhe me përvojën e trajnerit Gjoka. -

Banesa përfshihet nga flakët në Ersekë, lëndohet i mohuari teksa tentonte të fikte zjarrin
Në fshatin Sanjollas, Ersekë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S. B., 82 vjeç, i cili gjatë tentativës për të shuar zjarrin në momentet e rënies ka pësuar dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet zjarrfikëse dhe Policia bënë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit.Top Channel
-

Përfshihet nga flakët një banesë në Kolonjë, zjarrfikësit shpëtojnë 80-vjeçarin
Një zjarr ka rënë në Kolonjë mbrëmjen e sotme ku mësohet se një banesë është përfshirë nga flakët. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se në banesë jetonte i vetëm një
80-vjeçari, i cili është nxjerrë nga zjarrfikësit dhe u dërgua në spital pasi ka pësuar djegie në trup, ku raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Banesa u përfshi e gjitha nga flakët pasi ndikoi edhe era e fortë.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, ndërsa ekspertët do të përcaktojnë shkakun e rënies së zjarrit.
Kolonjë/Informacion paraprak
Në fshatin Sanjollas, Ersekë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S. B., 82 vjeç, i cili gjatë tentativës për të shuar zjarrin në momentet e rënies ka pësuar dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet zjarrfikëse dhe Policia bënë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit. -

Turistët ankohen, rruga drejt Thethit e rrezikuar nga bllokimi prej rënies së gurëve
Rruga që të çon në fshatin turistik të Thethit, në qarkun e Shkodrës, rrezikon të bllokohet për shkak të rënies së gurëve të mëdhenj, që prej ditësh bien në mënyrë të vazhdueshme në disa segmente të këtij aksi dhe nuk janë pastruar.
Situata përbën rrezik serioz për jetën e banorëve dhe numrit gjithnjë në rritje të turistëve që vizitojnë këtë zonë. Prej datës 8 mars, ky aks rrugor ka mbetur pa mirëmbajtje, pasi kontrata e firmës nënkontraktore me Autoritetin Rrugor Shqiptar ka përfunduar.ARRSH ka nisur procedurat për një kontratë të re mirëmbajtjeje, por tenderi është apeluar dhe procesi është në pritje. Drejtuesit e automjeteve shprehen se gjatë vitit të kaluar kjo rrugë është mbajtur e hapur si asnjëherë më parë, por aktualisht situata është përkeqësuar ndjeshëm.
Për turistët e huaj, siguria në rrugë është alarmante.
“E tmerrshme kjo situatë në këtë rrugë për mua. Erdhëm këtu dhe rruga ishte plot me gurë. Kishte edhe ngrica kur mbërritëm dhe humbëm mbi dy orë rrugë për shkak të kujdesit që duhej treguar. Rruga është shumë e ngushtë dhe, me gurët e rënë dhe ngricat, ishte një rrezik i madh për ne. Ecëm shumë ngadalë”.
Ndërkohë që Thethi po përjeton një valë turistësh me nisjen e sezonit, fluksi i lëvizjeve në këtë aks po rritet ndjeshëm.
Nëse ARRSH nuk finalizon shpejt marrëveshjen me një firmë të re kontraktore, rruga rrezikon të bllokohet plotësisht në ditët në vijim, veçanërisht në rast se do të ketë sërish reshje dëbore apo rrëshqitje të tjera masive gurësh. -

Turistët ankohen për rrugën! Rruga drejt Thethit e rrezikuar nga bllokimi prej rënies së rrugëve
Rruga që të çon në fshatin turistik të Thethit, në qarkun e Shkodrës, rrezikon të bllokohet për shkak të rënies së gurëve të mëdhenj, që prej ditësh bien në mënyrë të vazhdueshme në disa segmente të këtij aksi dhe nuk janë pastruar.
Situata përbën rrezik serioz për jetën e banorëve dhe numrit gjithnjë në rritje të turistëve që vizitojnë këtë zonë. Prej datës 8 mars, ky aks rrugor ka mbetur pa mirëmbajtje, pasi kontrata e firmës nënkontraktore me Autoritetin Rrugor Shqiptar ka përfunduar.
ARRSH ka nisur procedurat për një kontratë të re mirëmbajtjeje, por tenderi është apeluar dhe procesi është në pritje. Drejtuesit e automjeteve shprehen se gjatë vitit të kaluar kjo rrugë është mbajtur e hapur si asnjëherë më parë, por aktualisht situata është përkeqësuar ndjeshëm.
Për turistët e huaj, siguria në rrugë është alarmante.
“E tmerrshme kjo situatë në këtë rrugë për mua. Erdhëm këtu dhe rruga ishte plot me gurë. Kishte edhe ngrica kur mbërritëm dhe humbëm mbi dy orë rrugë për shkak të kujdesit që duhej treguar. Rruga është shumë e ngushtë dhe, me gurët e rënë dhe ngricat, ishte një rrezik i madh për ne. Ecëm shumë ngadalë”.
Ndërkohë që Thethi po përjeton një valë turistësh me nisjen e sezonit, fluksi i lëvizjeve në këtë aks po rritet ndjeshëm.
Nëse ARRSH nuk finalizon shpejt marrëveshjen me një firmë të re kontraktore, rruga rrezikon të bllokohet plotësisht në ditët në vijim, veçanërisht në rast se do të ketë sërish reshje dëbore apo rrëshqitje të tjera masive gurësh.Top Channel
-

PS çel të shtunën fushatën, Rama: Nesër, dita e rënies së gongut zyrtar!
Partia Socialiste do të hapë të shtunën në orën 12:00 fushatën zgjedhore të 11 Majit, në Sheshin Skënderbej.Gjatë fjalës së tij në rubrikën Sy m’Sy, kryeministri Edi Rama deklaroi se nesër është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës.
Ai tha se ndryshe nga herët e tjera, kjo fushatë do të hapet me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë.“Nesër është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 Majit.
Ndryshe nga herët e tjera ne do ta nisim fushatën zyrtare me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë. Në këtë cikël takimesh ne do të jemi së bashku me fuqinë tonë kryesore që janë gratë dhe vajzat.
Por deri nesër le të vazhdojmë me ditën e sotme dhe me çastin e tanishëm dhe jam në dispozicion të përgjigjeve tuaja, stafi më ka përgatitur një sërë pyetjesh me kritika që vijnë nga fundi i kënetës“, tha Rama. -

PS çel fushatën të shtunën, Rama: Nesër, dita e rënies së gongut zyrtar! Ja risia
Partia Socialiste do të hapë të shtunën në orën 12:00 fushatën zgjedhore të 11 Majit në Sheshin Skënderbej.
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy m’Sy, deklaroi se nesër është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës.
Ai theksoi se risi e kësaj fushate është se do të hapet me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë.
Edi Rama: Nesër është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 Majit.
Ndryshe nga herët e tjera ne do ta nisim fushatën zyrtare me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë. Në këtë cikël takimesh ne do të jemi së bashku me fuqinë tonë kryesore që janë gratë dhe vajzat.
Por deri nesër le të vazhdojmë me ditën e sotme dhe me çastin e tanishëm dhe jam në dispozicion të përgjigjeve tuaja, stafi më ka përgatitur një sërë pyetjesh me kritika që vijnë nga fundi i kënetës. -

Atentat i dështuar në Fier/ Qëllohet me armë drejt një motori, plagoset pas rënies nëna e drejtuesit! Në kërkim babë e bir, patën konflikt 6 muaj më parë
FIER-Një atentat i dështuar ka ndodhur sot (9 prill) në Fier. Dy persona, babë e bir kanë qëlluar me armë zjarri drejt një motori që po lëvizte në fshatin Sulaj. Fillimisht u raportua se gruaja që po udhëtonte me djalin e saj ishte plagosur, por burime nga policia informojnë se Suzana Merrnica u lëndua si pasojë e rënies nga motori.
Autorët të identifkuar si Afrim dhe Ali Cimili janë shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se kanë lëvizur me makinë. Policia ka ngritur disa pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset rrugore “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë” për kapjen e tyre. Paraprakisht, burime për Report Tv bëjnë me dije se 2 autorët para një viti kishin pasur një konflikt me të lënduarën. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në segmentin rrugor Fier-Seman, në degën që lidh këtë aks me rrugën drejt fshatrave Sulaj dhe Hamil. Suzana Mërnica ishte në motomjet, të cilin e drejtonte i biri, duke u kthyer në shtëpinë e tyre në fshatin Sulaj. Në dalje të rrugës dytësore, ata janë përballur me të shtëna arme zjarri nga një makinë në ecje. 46-vjeçarja mori plagë pas rënies nga motori, ndërsa autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Gruaja ndodhet në spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Gazetarja Marsela Topi informon se sipas Policisë vendore, autorët u identifikuan pas dëshmisë së djalit të Mërnicës, i cili tha se u qëlluan nga Afrim dhe Ali Cimili. Këta të fundit u shpallën në kërkim dhe për kapjen e tyre janë ngritur postblloqe në akset hyrëse dhe dalëse të Fierit.
Dyshohet se mes familjeve Mërnica dhe Cimili ka ndodhur një konflikt 6 muaj më parë, por nuk dhanë sqarime për natyrën e konfliktit. Hetimet vazhdojnë paralelisht, me kërkimet për kapjen e autorëve. Sipas hetimit, ka qenë tentativë e pastër për vrasje, por plumbat nuk goditën objektivin dhe gruaja plagët i ka marrë pas rënies nga motori.
“Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim. Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve”, njoftoi policia.