Tag: rënie

  • Kazinotë me rënie, lojërat e fatit me rritje

    Kazinotë me rënie, lojërat e fatit me rritje

    Pas nismës për mbylljen me ligj të lojërave të fatit nga 1 janari 2019, shoqëritë që e ushtronin këtë aktivitet dolën nga lista e më të mëdhave, si për të ardhurat, ashtu dhe fitimet.Vetëm “Regency Casino” vijoi të kishte aktivitet. Por, viti 2021 solli rihyrjen në listë të kompanive, që këtë herë janë kthyer nëpërmjet menaxhimit të kazinove në hotelet me 5 yje. Megjithatë, viti 2024 nuk ka qenë …

  • Numri i kartave të kreditit pësoi rënie në 2024, por tregu u bë më konkurrues

    Numri i kartave të kreditit pësoi rënie në 2024, por tregu u bë më konkurrues

    Tregu i kartave të kreditit pësoi përsëri rënie vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të vitit 2024 bankat raportonin 113 290 karta krediti aktive, në rënie me 6.1% krahasuar me një vit më parë.Rënia ka ardhur kryesisht nga dy bankat kryesore, Banka Kombëtare Tregtare dhe Raiffeisen, që kanë pësuar rënie të numrit të kartave aktive dhe të pjesës së tregut. Ndërkohë, bankat e tjera në përgjithësi kanë pasur një tendencë në rritje të numrit të kartave të kreditit dhe pjesës së tyre të tregut.Pavarësisht rënies së tyre gjatë 2024, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) dhe Raiffeisen Bank Albania vazhdojnë ta dominojnë tregun e kartave të kreditit, me rreth 64% të numrit total të tyre.Gjatë vitit të kaluar, banka kryesuese e tregut për këtë produkt, BKT, pësoi një rënie të mëtejshme të pjesës së saj, në 32.2%, nga 36.3% që mbante një vit më parë.Edhe banka e dytë, Raiffeisen Bank, vitin e kaluar pësoi rënie, duke zbritur në 31.9% të numrit të kartave, nga 34.1% që të tregut që zotëronte një vit më parë.Banka e tretë në këtë treg pozicionohet Union Bank, që në fund të 2024 zotëronte 8% të kartave aktive, në rritje nga niveli prej 6.7% që mbante një vit më parë.E katërta u rendit Tirana Bank, me 6.6% të tregut, edhe kjo në rritje nga niveli 5.6% që mbante një vit më parë.Në vend të pestë renditet Credins Bank, me 6.6%, nga 4.7% që mbante një vit më parë.Më tej, vijojnë Banka OTP Albania, me 5.3% të tregut, Fibank, me 4.7%, Intesa Sanpaolo Bank Albania, me 3.6%, ABI Bank, me 1% dhe ProCredit Bank Shqipëri, me 0.2%.Në vitet e fundit, sektori bankar po raporton një rritje të shpejtë të pagesave me kartë, të nxitur sidomos nga turistët e huaj. Kërkesa e tyre për të paguar me kartë po shtyn një numër më të madh biznesesh të pranojnë pagesa me këto instrumente.Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2024 pagesat me kartë në terminalet POS (pikat elektronike të shitjes) arritën në pothuajse 19.6 milionë, me një rritje prej 35% krahasuar me një vit më parë.Megjithatë, edhe në vijim të një rritjeje të shpejtë të pagesave elektronike, karta e kreditit është një produkt që ende nuk po arrin të masivizohet shumë në tregun shqiptar.Kjo mund të lidhet me nivelin relativisht të lartë të informalitetit dhe me faktin se ekonomia shqiptare ka një përqindje të lartë të përdorimit të parasë fizike si instrument për transaksionet ekonomike, ndërkohë që karta e kreditit është një produkt i dedikuar kryesisht për pagesat jo cash.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit e kartave të kreditit për 6-mujorin e parë 2025 (për shumat e deri në 200 mijë lekë) ishte 20.29% për kartat në Lekë dhe 16.95% për kartat në Euro. Krahasuar me një vit më parë, normat mesatare të interesit kanë pësuar rënie për kartat në Euro, po janë rritur lehtë për ato në Lekë.Në terma mesatarë, megjithatë, normat e interesit të kartave ngelen relativisht të larta në raport me produktet e ngjashme të kredisë konsumatore bankare (për shembull, overdraftet). Kjo ndodh për shkak të një shkalle relativisht të lartë të rrezikut që kartat e kreditit bartin si produkte kreditore, por edhe me ekzistencën e një periudhë faljeje, brenda të cilës klienti mund ta paguajë detyrimin pa interesa./ E.ShehuBurimi: Shoqata Shqiptare e BankaveKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, tre sektorët kryesorë në rënie

    Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, tre sektorët kryesorë në rënie

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se industria, energjia dhe bujqësia po përjetojnë rënie të thellë. 
    “Industria ka rënë me 7,5% në tremujorin e fundit, duke sjellë një rënie të punësimit me 5,2%. Edhe energjia ka rënë me 5,2%, ndërsa punësimi në këtë sektor është ulur me 2,6%. Ndërkohë, bujqësia shënon një tjetër rënie me -1%,” u shpreh Tabaku. 
    Sipas saj, ky është rezultati i një sistemi ekonomik që favorizon pakicën dhe mbitakson shumicën, duke shkatërruar sektorët prodhues dhe duke i lënë qytetarët pa perspektivë. “Ekonomia shqiptare nuk prodhon më, nuk ka produktivitet dhe ka shteruar. Këtë kënetë duhet ta thajmë,” tha Tabaku. 
    Deputetja demokrate shtoi se pastrimi i parave dhe zhvlerësimi i euros kanë thelluar krizën, ndërsa taksat e padrejta po rëndojnë mbi fermerët dhe bizneset e vogla. 

  • “S’ka produktivitet!”, Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, tre sektorët kryesorë në rënie

    “S’ka produktivitet!”, Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, tre sektorët kryesorë në rënie

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se industria, energjia dhe bujqësia po përjetojnë rënie të thellë.
    “Industria ka rënë me 7,5% në tremujorin e fundit, duke sjellë një rënie të punësimit me 5,2%. Edhe energjia ka rënë me 5,2%, ndërsa punësimi në këtë sektor është ulur me 2,6%. Ndërkohë, bujqësia shënon një tjetër rënie me -1%,” u shpreh Tabaku.
    Sipas saj, ky është rezultati i një sistemi ekonomik që favorizon pakicën dhe mbitakson shumicën, duke shkatërruar sektorët prodhues dhe duke i lënë qytetarët pa perspektivë. “Ekonomia shqiptare nuk prodhon më, nuk ka produktivitet dhe ka shteruar. Këtë kënetë duhet ta thajmë,” tha Tabaku.
    Deputetja demokrate shtoi se pastrimi i parave dhe zhvlerësimi i euros kanë thelluar krizën, ndërsa taksat e padrejta po rëndojnë mbi fermerët dhe bizneset e vogla.

  • “Ekonomia shqiptare në krizë”, Tabaku: Tre sektorët kryesorë në rënie

    “Ekonomia shqiptare në krizë”, Tabaku: Tre sektorët kryesorë në rënie

    Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se industria, energjia dhe bujqësia po përjetojnë rënie të thellë.
    “Industria ka rënë me 7,5% në tremujorin e fundit, duke sjellë një rënie të punësimit me 5,2%. Edhe energjia ka rënë me 5,2%, ndërsa punësimi në këtë sektor është ulur me 2,6%. Ndërkohë, bujqësia shënon një tjetër rënie me -1%,” u shpreh Tabaku.
    Sipas saj, ky është rezultati i një sistemi ekonomik që favorizon pakicën dhe mbitakson shumicën, duke shkatërruar sektorët prodhues dhe duke i lënë qytetarët pa perspektivë. “Ekonomia shqiptare nuk prodhon më, nuk ka produktivitet dhe ka shteruar. Këtë kënetë duhet ta thajmë,” tha Tabaku.
    Deputetja demokrate shtoi se pastrimi i parave dhe zhvlerësimi i euros kanë thelluar krizën, ndërsa taksat e padrejta po rëndojnë mbi fermerët dhe bizneset e vogla.

  • Rriten eksportet, kryeson Kosova/ INSTAT: U dyfishuan dërgesat në muajin gusht, importet pësuan rënie

    Rriten eksportet, kryeson Kosova/ INSTAT: U dyfishuan dërgesat në muajin gusht, importet pësuan rënie

    Në një periudhë të vitit kur eksportet shqiptare duhet të lulëzonin për shkak edhe të sezonalitet, sasia dhe vlera u zvogëluan në gusht ndërsa korriku rezulton si muaji më i mirë për to.
    Të dhënat e tregtisë së Jashtme nga Instituti i Statistikave bëjnë të ditur se eksportet arritën në 25 miliardë lekë me një rritje 12,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u ulur me 27,9 %, në krahasim me muajin korrik 2025.
    Këtë rezultat në produktet Made in Albania e ka dhënë eksporti i lartë i lëndëve djegëse dhe makinerive e pajisjeve.
    Janë eksportet me Kosovën që po kryesojnë tregtinë e jashtme të cilat janë dyfishuar në muajin gusht, pasuar nga Greqia e Spanja.
    Ndërsa në këtë periudhë të sezonit veror kur dhe konsumi është më i lartë INSTAT raporton për një rënie të importeve me 2.7% duke arritur në 67 miliardë lekë.
    Defiçiti tregtar i këtij muaji është 42 mld lekë me një rënie të lehtë, ndërsa raporti midis eksporteve dhe importeve tregon se pothuajse për 1 mall që eksportojmë, importojmë 3 të tjerë.

  • Kërkesë e ulët nga eksporti dhe rritje e kostove/ Industria në rënie për të 10-tin tre mujor radhazi

    Kërkesë e ulët nga eksporti dhe rritje e kostove/ Industria në rënie për të 10-tin tre mujor radhazi

    Sektori i prodhimit sidomos industria për eksport ka hyrë në një fazë gjatë krizë.

    Treguesit tremujorë për prodhuesit e të mirave në vend, të publikuar për periudhën prill–qershor 2025, tregojnë kontraste mes sektorëve prodhues, ku industria vijoi rënien, ndërsa ndërtimi rritjen.

    Në industri, që përfshin aktivitetet nxjerrëse dhe përpunuese, shitjet neto në volum ranë me 6,2% dhe prodhimi u tkurr me 0,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i të punësuarve ra me 3,2%, edhe pse fondi i pagave u rrit me 4,5%.

    Këto zhvillime në industri vijnë nga një kombinim faktorësh si kërkesa më e ulët në tregjet kryesore të eksportit, humbjet që krijoi kursi i këmbimit dhe rritje e kostove të brendshme.

    Ndryshe nga industria, ndërtimi po përjeton një fazë rritje ndonëse me ngadalësim. Shitjet neto u rritën me 5,2%, prodhimi me 4,8% dhe punësimi me 3,6%, ndërsa fondi i pagave u rrit me një ritëm të fortë prej 16,1%. Ky trend lidhet me kërkesën e lartë për banesa në zonat urbane, rritjen e projekteve të infrastrukturës publike dhe interesin e investitorëve të huaj për tregun e pasurive të paluajtshme.

    Sektori i energjisë elektrike, gazit dhe avullit regjistroi një rënie të lehtë në shitje (–0,1%) dhe prodhim (–5,2%), ndërsa punësimi ra me 2,6%. Fondi i pagave, megjithatë, u rrit me 6,3%, çka tregon presion në kostot e punës. Furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve pasqyroi një model të ngjashëm: rënie të shitjeve dhe prodhimit, por rritje të lehtë të punësimit dhe një shtim më të fortë të pagave.

    Ndërsa në trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 0,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Të dhënat e institutit të Statistikave nënvizojnë sfidat që po kalon industria, e cila mbetet e ndjeshme ndaj tregjeve të jashtme dhe kostove të prodhimit, ndërsa ndërtimi po mbështet aktualisht ritmin e rritjes ekonomike përmes investimeve të larta dhe kërkesës së qëndrueshme në tregun e banesave./Monitor

  • Prill – Qershor, industria në rënie për të 10-tin 3-mujor radhazi

    Prill – Qershor, industria në rënie për të 10-tin 3-mujor radhazi

    Sektori i prodhimit sidomos industria për eksport ka hyrë në një fazë gjatë krizë.Treguesit tremujorë për prodhuesit e të mirave në vend, të publikuar për periudhën prill–qershor 2025, tregojnë kontraste mes sektorëve prodhues, ku industria vijoi rënien,  ndërsa ndërtimi rritjen.Në industri, që përfshin aktivitetet nxjerrëse dhe përpunuese, shitjet neto në volum ranë me 6,2% dhe prodhimi u tkurr me 0,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i të punësuarve ra me 3,2%, edhe pse fondi i pagave u rrit me 4,5%.Këto zhvillime në industri vijnë nga një kombinim faktorësh si kërkesa më e ulët në tregjet kryesore të eksportit, humbjet që krijoi kursi i këmbimit dhe rritje e kostove të brendshme.Ndryshe nga industria, ndërtimi po përjeton një fazë rritje ndonëse me ngadalësim. Shitjet neto u rritën me 5,2%, prodhimi me 4,8% dhe punësimi me 3,6%, ndërsa fondi i pagave u rrit me një ritëm të fortë prej 16,1%. Ky trend lidhet me kërkesën e lartë për banesa në zonat urbane, rritjen e projekteve të infrastrukturës publike dhe interesin e investitorëve të huaj për tregun e pasurive të paluajtshme.Sektori i energjisë elektrike, gazit dhe avullit regjistroi një rënie të lehtë në shitje (–0,1%) dhe prodhim (–5,2%), ndërsa punësimi ra me 2,6%. Fondi i pagave, megjithatë, u rrit me 6,3%, çka tregon presion në kostot e punës. Furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbetjeve pasqyroi një model të ngjashëm: rënie të shitjeve dhe prodhimit, por rritje të lehtë të punësimit dhe një shtim më të fortë të pagave.Ndërsa në trajtimin dhe menaxhimin e  mbetjeve indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë  dhe indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 0,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Të dhënat e institutit të Statistikave nënvizojnë sfidat që po kalon industria, e cila mbetet e ndjeshme ndaj tregjeve të jashtme dhe kostove të prodhimit, ndërsa ndërtimi po mbështet aktualisht ritmin e rritjes ekonomike përmes investimeve të larta dhe kërkesës së qëndrueshme në tregun e banesave. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Fundoset edhe më tej narko-euro, bie për herë të parë poshtë 97 lekëve

    Fundoset edhe më tej narko-euro, bie për herë të parë poshtë 97 lekëve

    Euro e ka nisur javën me një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit dhe ka rënë për herë të parë poshtë nivelit të 97 lekëve.

    Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 96.91 lekë, niveli më i ulët historik i shënuar deri më sot. Kursi Euro-Lek vazhdon të jetë në rënie me bazë vjetore, por kjo rënie është më e ulët, me 2.4%.

    Ecuria e kursit tregon se rënia e Euros ka tejkaluar madje edhe nivelet e periudhës korrik-gusht, që shënon edhe pikun e sezonit veror. Sipas agjentëve, rënia e mëtejshme e Euros dëshmon një ofertë të lartë dhe më të shpërndarë gjatë vitit të monedhës europiane. Kjo mund të shpjegohet me zgjatjen e sezonit veror, por edhe me një bazë më të gjerë të prurjeve valutore, që nuk lidhen vetëm me turizmin.

    Banka e Shqipërisë ka rinisur blerjet e valutës qysh në tremujorin e dytë të këtij viti, me qëllim frenimin e forcimit të mëtejshëm të Lekut. Vlerat e blera me këtë qëllim ende nuk janë publikuar, por megjithatë ato vetëm sa e kanë ngadalësuar rënien e kursit të Euros, pa mundur ta stopojnë atë.

    Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se prurjet neto nga turizmi për 6-mujorin e parë të vitit u rritën me afërsisht 8%, shifër kjo ndjeshëm më e ulët krahasuar me vitin e kaluar.

    Në tërësi, deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, për të gjithë 6-mujorin 2025, deficiti i llogarisë korrente ngelet në rënie, me një vlerë totale prej 561 milionë eurosh ose 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Një faktor tjetër me peshë në rritje gjatë viteve të fundit ka qenë rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për 6-mujorin e parë treguan se rritja është ngadalësuar ndjeshëm, me vetëm 1% më shumë krahasuar me një vit më parë.

    Paralelisht, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.

    Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 7-mujorit suficit buxhetor kishte vlerën e 31.6 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 42%./MONITOR

  • Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

    Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

    Euro e ka nisur javën me një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit dhe ka rënë për herë të parë poshtë nivelit të 97 lekëve.
    Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 96.91 lekë, niveli më i ulët historik i shënuar deri më sot. Kursi Euro-Lek vazhdon të jetë në rënie me bazë vjetore, por kjo rënie është më e ulët, me 2.4%.
    Ecuria e kursit tregon se rënia e Euros ka tejkaluar madje edhe nivelet e periudhës korrik-gusht, që shënon edhe pikun e sezonit veror. Sipas agjentëve, rënia e mëtejshme e Euros dëshmon një ofertë të lartë dhe më të shpërndarë gjatë vitit të monedhës europiane. Kjo mund të shpjegohet me zgjatjen e sezonit veror, por edhe me një bazë më të gjerë të prurjeve valutore, që nuk lidhen vetëm me turizmin.
    Banka e Shqipërisë ka rinisur blerjet e valutës qysh në tremujorin e dytë të këtij viti, me qëllim frenimin e forcimit të mëtejshëm të Lekut. Vlerat e blera me këtë qëllim ende nuk janë publikuar, por megjithatë ato vetëm sa e kanë ngadalësuar rënien e kursit të Euros, pa mundur ta stopojnë atë.
    Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se prurjet neto nga turizmi për 6-mujorin e parë të vitit u rritën me afërsisht 8%, shifër kjo ndjeshëm më e ulët krahasuar me vitin e kaluar.
    Në tërësi, deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, për të gjithë 6-mujorin 2025, deficiti i llogarisë korrente ngelet në rënie, me një vlerë totale prej 561 milionë eurosh ose 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Një faktor tjetër me peshë në rritje gjatë viteve të fundit ka qenë rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos në sektorin e pasurive të paluajtshme. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për 6-mujorin e parë treguan se rritja është ngadalësuar ndjeshëm, me vetëm 1% më shumë krahasuar me një vit më parë.
    Paralelisht, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.
    Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 7-mujorit suficit buxhetor kishte vlerën e 31.6 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 42%./Monitor