Tag: rënie

  • Një popullsi në rënie nuk ka pse të jetë një katastrofë

    Një popullsi në rënie nuk ka pse të jetë një katastrofë

    Tkurrje pa fundosje. Ekonomia e një bote që po tkurret, shkruan The Economist Sipas Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe babai i të paktën një duzine fëmijësh, rreziku më i madh për të ardhmen e qytetërimit është kolapsi i popullsisë. Duke e parë në një këndvështrim shumë afatgjatë, ai ka të drejtë.Nëse popullsia e botës do të bjerë pafundësisht, njerëzimi do të zhduket. Por ashtu siç …

  • Kreditë e ristrukturuara pësuan rënie në gjysmën e parë të këtij viti

    Kreditë e ristrukturuara pësuan rënie në gjysmën e parë të këtij viti

    Kreditë e ristrukturuara nga sektori bankar pësuan rënie në gjysmën e parë të vitit.Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kredia e ristrukturuar gjatë 6-mujorit të parë 2025 ishte rreth 1.25 miliardë lekë. Kjo shumë përbën afërsisht 1% të fluksit të kredisë së re të periudhës dhe rreth 3.5% e stokut të kredive me probleme.Vlera e kredive të ristrukturuara ishte në rënie me 37% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Portofolet e prekura nga ristrukturimi i kredisë lidhen me kreditë në Lekë dhe valutë për sektorin e biznesit. Forma kryesore e ristrukturimit e kërkuar nga klientët dhe e miratuar nga bankat ishte zgjatja e afatit të maturimit.Në një krahasim më afatgjatë, rezulton se fluksi vjetor i kredisë së ristrukturuar është zvogëluar ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Vlera e kredisë së ristrukturuar gjatë gjashtëmujorit të parë 2025 është sa 23% e vlerës së kredisë së ristrukturuar në të njëjtin gjashtëmujor të vitit 2021.Fakti që ristrukturimet në vitet e fundit kanë pësuar rënie është një tregues se aftësia paguese e huamarrësve në përgjithësi ka qenë e mirë dhe premisat për rritje të kredive me probleme ngelen të ulëta.Mekanizmi i lehtësimit të ristrukturimeve ka qenë ndër masat që Banka e Shqipërisë ka aplikuar gjatë periudhave me rreziqe të shtuara për rritje të kredive me probleme, siç ishte pandemia.Madje, pas rritjes së shpejtë të normave të interesit në vitin 2022, lehtësimi i ristrukturimeve ishte një nga masat rezervë për tu aplikuar, në rast se sektori financiar do të përballej me një rritje të kredive me probleme. Megjithatë, aplikimi i masave të posaçme nuk rezultoi i nevojshëm, edhe për shkak të amortizimit të shpejtë të efekteve të rritjes së interesave dhe fillimit të rënies së tyre, në 2024.Sipas të dhënave më të fundit, në korrik 2025 raporti i kredive me probleme ishte nivelin 4%, në rënie krahasuar me nivelin 4.7% të një viti më parë dhe në nivele të përafërta me fundin e vitit të kaluar. Megjithëse stoku i kredive me probleme është rritur gjatë pjesës së parë të vitit, rritja e shpejtë e portofolit të kredisë ka bërë që raporti i kredive të këqija të jetë i qëndrueshëm.Kuadri i Bankës së Shqipërisë për administrimin e rrezikut të kredisë së bankave parashikon që, në rast se një kredi ristrukturohet, ajo duhet të klasifikohet automatikisht si kredi me probleme, edhe në rastet kur ajo është shlyer rregullisht deri në momentin e ristrukturimit.Rregullorja kërkon që në vazhdim kredia e ristrukturuar duhet të mbajë statusin e kredisë me probleme për të paktën gjashtë muaj, kohë gjatë të cilës duhet provuar se huamarrësi ka qenë në gjendje të shlyejë rregullisht pagesat pas ristrukturimit./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rënie alarmante në fasoneri, mijëra punonjës largohen nga tekstilet dhe këpucët, zbulohet arsyeja

    Rënie alarmante në fasoneri, mijëra punonjës largohen nga tekstilet dhe këpucët, zbulohet arsyeja

    Industria e tekstileve dhe këpucëve ka shkurtuar rreth 8% të punonjësve ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025, ndërsa në krahasim me 2023, industritë kanë “humbur” gati një të pestën e fuqisë punëtore, referojnë të dhënat zyrtare të INSTAT.
    Indeksi i punësimit në fabrikat e veshjeve dhe tekstilit ra në 83.93 pikë, nga 92.31 pikë që ishte në tremujorin e dytë 2024. Kjo përfaqëson një rënie prej rreth 8.3 pikë % brenda një viti. Tendenca e rënies, e cila nisi që prej vitit 2023, vazhdon të përkeqësohet, duke treguar për thellim të krizës në këtë sektori.
    Në mënyrë të ngjashme indeksi i punësimit në fabrikat e këpucëve dhe lëkurëve ra me 7%, në nivelin më të ulët të regjistruar në këtë seri të dhënash, duke konfirmuar presionin e fortë mbi industrinë e prodhimit nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.
    Indekset e punësimit po edhe të shitjeve tregojnë se industria fason është në një trajektore të fortë rënëse. Por sektori i lëkurës dhe këpucëve rezulton më i godituri. Fasoni kishte rënie të punonjësve me 22 për qind ndërmjet tremujorit të dytë 2023 dhe të dytit 2025 referojnë të dhënat zyrtare.
    Fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë qenë kalorësi i eksporteve gjatë dekadës së fundit por roli i tyre u zbeh pas pandemisë. Gjithashtu ato ishin një punëdhënës i rëndësishëm në punën me pagesë për gratë ne nevoja të mëdha financiare.
    Arsyet pse sektori po tkurret lidhet me një kombinim faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm. Rritja e pagave minimale dhe e kontributeve të sigurimeve ka dhënë ndikim të drejtpërdrejt mbi bizneset prodhuese. Me marzhe të ulëta fitimi, çdo rritje e kostos ndikon menjëherë në uljen e konkurrueshmërisë në këto njësi prodhimi. Rënia e euros pati gjithashtu ndikim të fortë pasi solli një seri falimentesh në njësite e vogla dhe të mesme që punonin si nënkontraktorë të fabrikave me të mëdha.
    Në sektorin e veshjeve dhe këpucëve Shqipëria konkurron kryesisht në segmentin e prodhimit me kosto të ulët, por vende si Turqia, Maroku apo edhe Azia Juglindore ofrojnë çmime më të leverdishme për kompanitë europiane. Kjo i ka shtyrë disa marka ndërkombëtare të zhvendosin kontratat drejt tregjeve më të mëdha e më të lira.
    Sektori shqiptar i tekstileve dhe këpucëve varet pothuajse tërësisht nga eksportet. Ngadalësimi i konsumit në vendet e BE-së sidomos në Itali dhe Gjermani, që janë partnerët kryesorë ka sjellë tkurrje të porosive. Inflacioni i lartë në këto tregje ka bërë që konsumatorët të kufizojnë blerjet e produkteve të veshjeve e këpucëve./Monitor

  • Si ta kuptosh që rënia e flokëve në vjeshtë është sezonale

    Si ta kuptosh që rënia e flokëve në vjeshtë është sezonale

    Rënia e flokëve në fillim të vjeshtës është një problem shqetësues, jo vetëm i grave, por edhe i burrave. Por si mund ta kuptosh që kjo rënie është sezonale dhe si rrjedhim, jo edhe aq shqetësuese?

    Pse bien flokët në këtë periudhë?

    Rënia e flokëve në këtë stinë është e ngjashme me rënien e gjetheve të vdekura të pemëve. Pra, edhe flokët bien, sepse përsërisin ciklin e tyre të përvitshëm (lindja e një floku të ri, rritja, faza e maturimit dhe vdekja). Këtë proces e përshpejton një faktor kryesor: dielli. Kështu, gjatë pranverës dhe verës, rrezet e diellit rrisin sekretimin e hormoneve përgjegjëse për rritjen e flokut dhe shkaktojnë një reaksion të ngjashëm me atë të bimëve. Një periudhë prej gati 4-6 javësh mund të fillojë në fund të gushtit dhe të zgjasë deri në fund të nëntorit. Pas kësaj periudhe, gjithçka kthehet në normalitet.

    Por norma e rënies së flokëve ndryshon nga një person tek një tjetër, ndaj është e rëndësishme të kuptosh, nëse kjo rënie është sezonale apo duhet të shqetësohesh e të konsultohesh me mjekun për të marrë trajtimin e duhur.

    Si ta kuptosh që është thjesht një rënie sezonale?

    Për të kuptuar nëse është vetëm një rënie sezonale, bëj këtë test të thjeshtë:

    Mbaji flokët të palarë, të paktën për tri ditë. Kalo gishtat midis flokëve nga rrënja deri në majë. Vëri mënjanë flokët e rënë. Përsërite këtë veprim të paktën pesë herë, duke e kaluar dorën tek të gjitha pjesët.

    Rezultati:

    – Nëse në total të kanë rënë më pak se 10 fije floku, gjithçka është brenda normales.

    – Nëse të kanë rënë gjithsej 10-15 fije, nuk është thjesht një rënie sezonale, prandaj duhet të marrësh një trajtim shtesë me vitamina.

    – Nëse të kanë rënë më shumë se 15 fije, duhet të bësh patjetër një trajtim specifik për të parë nga se të shkaktohet kjo rënie.

    Trajtimi për rënien sezonale

    Para se të marrësh një trajtim, fillimisht duhet të bësh këtë test të thjeshtë (ose të konsultohesh me mjekun), për të kuptuar në ç’nivel të rënies së flokëve je. Ki parasysh që trajtimet e flokëve nuk veprojnë në mënyrë specifike tek flokët që bien, sepse ato tashmë janë të vdekur dhe rënia e tyre është e pashmangshme, por ato ndikojnë në rritjen e flokëve të rinj për t’i rikthyer densitetin normal.

    Megjithatë, ki parasysh që jo gjithçka duhet justifikuar me sezonin e rënies. Për flokët duhet të kujdesesh si për çdo pjesë tjetër të trupi. Lyerja me bojëra me kimikate të ndryshme, tharja dhe krehja në temperaturë maksimale, kequshqyerja etj., janë faktorë të jashtëm, të cilët ndikojnë në dëmtimin dhe rënien e flokëve. Në të tilla raste, përdor sa më shumë maska me produkte natyrore, si p.sh maska me vezë dhe vaj ulliri, 30 minuta para larjes, do të të ndihmojë shumë për eliminimin e rënies.

  • Alarm në industrinë gjermane, Bild: Rënie drastike e prodhimit, kolaps në sektorin e automobilave dhe paralajmërime për një dimër të vështirë

    Alarm në industrinë gjermane, Bild: Rënie drastike e prodhimit, kolaps në sektorin e automobilave dhe paralajmërime për një dimër të vështirë

    Gjermania po përjeton një nga goditjet më të rënda ekonomike të viteve të fundit.

    Sipas një analize të publikuar nga BILD, të dhënat më të fundit nga Zyra Federale e Statistikave tregojnë se prodhimi industrial ra me 4.3% në gusht, rënia më e madhe që prej nisjes së luftës në Ukrainë në shkurt 2022.
    Rënia shënon një tronditje të re për ekonominë më të madhe të Europës, teksa ekonomistët kishin parashikuar një tkurrje më të moderuar prej vetëm 1%. Industria, ndërtimi dhe sektori energjetik po përballen me probleme serioze, të cilat kanë rikthyer frikën për një recesion të zgjatur.
    “Kjo është një tjetër goditje e rëndë për ekonominë gjermane”, deklaroi analisti Jens-Oliver Niklasch nga LBBW. “Në vend të një vjeshte reformash, po afrohet një dimër i pakënaqësisë.”
    Një nga sektorët më të prekur është industria e automobilave, e cila shënoi një rënie dramatike të prodhimit prej 18.5% në gusht. Kryeekonomisti i Commerzbank, Jörg Krämer, e lidh këtë me pushimet sezonale të fabrikave, por paralajmëron se prodhimi industrial ka stagnuar për një vit dhe nuk pritet rikuperim i shpejtë pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë nga shteti.
    Sipas Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK), sektori industrial po bie në nivelin më të ulët që prej pandemisë. Shkaktarët kryesorë janë kostot e larta të energjisë dhe punës, barra tatimore dhe burokracia. Për më tepër, porositë e reja, si vendase ashtu edhe ndërkombëtare, janë në rënie të vazhdueshme.
    Ministria Federale e Ekonomisë parashikon që ekonomia gjermane do të rritet me vetëm 0.2% në vitin 2025, ndërsa një rimëkëmbje e lehtë pritet vetëm në vitin 2026. Parashikimi zyrtar i qeverisë, që do të prezantohet nga ministrja Katherina Reiche, synon një rritje prej 1.3% në 2026 dhe 1.4% në 2027, falë investimeve të planifikuara nga qeveria.
    Sipas Shoqatës së Bankave Gjermane (BdB), paketa e stimujve ekonomikë nga koalicioni qeverisës mund të gjenerojë mbi gjysmën e rritjes së pritshme për vitin 2026. Investimet e financuara nga borxhi pritet të japin një kontribut prej 0.8 pikë përqindje në rritjen ekonomike.
    Edhe pse disa ekonomistë si Sebastian Dullien nga instituti IMK sugjerojnë se situata nuk është aq katastrofike sa duken shifrat, ai thekson se korniza ndërkombëtare e ekonomisë ka ndryshuar rrënjësisht dhe kthimi në nivelet e para-pandemisë do të jetë i vështirë.
    Tregues të tjerë alarmues
    Industria prodhuese ra me 5.6% në gusht;
    Porositë e reja kanë rënë për të katërtin muaj radhazi (-0.8%);
    Prodhimi i energjisë ra me 0.5%, ndërsa ndërtimi shënoi një rritje modeste prej 0.6%.
    Gjermania ndodhet në një moment kritik ekonomik. Kriza industriale, sidomos në sektorët strategjikë, po thellohet, dhe rikuperimi mbetet i lidhur ngushtë me ndërhyrjen e qeverisë dhe përmirësimin e klimës globale ekonomike.

    Top Channel

  • Bizneset në krizë/ Mungesë punonjësish dhe kontratash, rënie në tregti e industri

    Bizneset në krizë/ Mungesë punonjësish dhe kontratash, rënie në tregti e industri

    Vjeshta ka nisur me pesimizëm për ekonominë, sikundër u mbyll edhe vera. Për shkak të ecurisë jo të mirë të aktivitetit dhe mungesës së punonjësve, bizneset e sektorit të tregtisë kanë ulur besimin në ekonomi me 9.7% në muajin shtator.
    “Mungesa e prodhimit industrial, rënia e kontratave të reja si dhe pritshmëritë jo pozitive për eksportet në muajit e ardhshëm, kanë bërë që sektori i industrisë të jetë pesimist në shtator, dhe për pasojë treguesi i besimit në ekonomi ra me 6.3%”, thotë Banka e Shqipërisë.
    Vjeshta duket e ‘mbarë’ për sektorin e turizmit, qytetarët dhe ndërtuesit. Referuar vrojtimit, bizneset në fushën e shërbimeve ishin 2% më shumë optimistë në muajin e kaluar, ndikuar prej rritjes së kërkesës, pra po vijon të kenë pushues edhe në vjeshtë.
    Ndërsa qytetarët e rritën besimin me 0.8%, pasi thonë se kanë shtuar blerjet, por nga ana tjetër nuk kanë pritshmëri të mira për gjendjen financiare në të ardhmen.
    Kurse ndërtuesit duket të jenë në staniacion pasi nuk kanë ndryshuar pritshmëri, pasi pohojnë për shtim të aktivitetet ndërtues por kanë më pak kërkesë për apartamente, ndaj edhe pritshmëritë për muajit e ardhshëm nuk janë pozitive, pasi presin rënie të porosive për prona dhe ulje çmimesh.
    Sa i takon sektorëve të tjetër, ato shfaqin pesimizëm për muajit e mbetur të vitit, ndikuar nga pritshmëri më të ulëta për çmimet, punësimin dhe aktivitetin e tyre.

  • Industria përpunuese në rënie – Nafta, kromi dhe çeliku sjellin më pak të ardhura

    Industria përpunuese në rënie – Nafta, kromi dhe çeliku sjellin më pak të ardhura

    Shqipëria nxori 716,000 ton naftë në vitin 2024, duke shënuar një rënie të ndjeshme krahasuar me 891,000 ton të prodhuar në vitin e mëparshëm. Si rezultat, të ardhurat nga shitjet nga nafta ranë në 30 miliardë lekë nga 39 miliardë lekë.
    Një tjetër rënie e ndjeshme u regjistrua në prodhimin e hekurit dhe çelikut, i cili ra në 343,000 ton nga 474,000 ton në vitin 2023, me të ardhurat nga shitjet që ranë në 20 miliardë lekë.
    Prodhimi i kromit gjithashtu u tkurr, duke rënë në 588,000 ton nga mbi 822,000 ton një vit më parë. Të ardhurat nga shitjet nga kromi u vlerësuan në 15 miliardë lekë, krahasuar me më shumë se 20 miliardë lekë në vitin 2023.
    Ndërkohë, industria e materialeve të ndërtimit tregoi rezultate më të qëndrueshme. Prodhimi i çimentos arriti në gati 1.94 milionë ton, një rënie e lehtë nga viti 2023, ndërsa të ardhurat nga shitjet mbetën pothuajse të pandryshuara në 19.2 miliardë lekë. Prodhimi i betonit të gatshëm regjistroi 1.7 milion ton, me shitje me vlerë mbi 13 miliardë lekë. /BIRN

  • Kriza e prodhimit! Bujqësia dhe industria të paralizuara prej më shumë se dy vitesh

    Kriza e prodhimit! Bujqësia dhe industria të paralizuara prej më shumë se dy vitesh

    Kriza e prodhimit! Bujqësia dhe industria të paralizuara prej më shumë se dy vitesh
    dhënat e fundit të INSTAT mbi ecurinë e PBB-së në tremujorin e dytë të vitit 2025 tregojnë se sektori bujqësor që përfshin edhe pyjet dhe peshkimin shënoi rënie me -2.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa industria ra me -1.8% në të njëjtën periudhë.
    Burimet e rritjes ekonomike janë drejt shterimit dhe aktualisht po bazohen në sektorë të paqëndrueshëm. Industria dhe bujqësia që janë baza e prodhimit, punësimit dhe eksporteve prej kohësh janë zyrtarisht në recesion.
    Të dhënat e fundit të INSTAT mbi ecurinë e PBB-së në tremujorin e dytë të vitit 2025 tregojnë se sektori bujqësor që përfshin edhe pyjet dhe peshkimin shënoi rënie me -2.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa industria ra me -1.8% në të njëjtën periudhë.
    Të dyja së bashku, bujqësia dhe industria, ishin përgjegjëse për 47 për qind të totalit të punësimit në vend në vitin 2024. Gjithashtu, shporta e eksporteve dominohet nga këto sektorë.
    Bujqësia në pikiatë pas pandemisë
    Të dhënat e publikuara mbi normën e rritjes reale të PBB-së në bujqësi tregojnë për një tendencë të vazhdueshme rënieje pas vitit 2020.
    Në vitin 2019, bujqësia pati një ecuri pozitive, me rritje nga 1.8% deri në 4.3% në tre tremujorët e parë, ndërsa në fund-viti ra lehtë në -1.6%.
    Viti 2020 nisi me një rritje të fortë prej 5.2% në tremujorin e parë, e ndjekur nga +3.6% në tremujorin e dytë, por rënia nisi në 6-mujorin e dytë të 2020 dhe nuk ndaloi më (shiko grafikun më poshtë).
    Nga 2021, kriza u thellua. Tremujorët e parë dhe të dytë panë rënie me -1.6% dhe -3.8%, për të vijuar me -1.1%, duke çuar prodhimin vjetor të këtij viti me rënie -1.6%.Viti 2022 e thelloi më tej rënien me -4.8%. E njëjta situatë me tkurrje të prodhimit vijoi në 2023 dhe 2024, përkatësisht me -1.3% dhe -2%.
    Dy faktorët kryesorë që kanë sjellë më rënie prodhimin bujqësor janë financimet e pakta për sektorin dhe tkurrja e popullsisë në zonat rurale.
    Shqipëria ofron financimet më të ulëta për bujqësinë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, teksa Bashkimi Europian ka bllokuar fondet IPARD për shkak të praktikave korruptive që gjeti për ndarjen e fondeve në Shqipëri.
    Nga ana tjetër, popullsia në fshat, sipas të dhënave të censit, ka rënë me rreth 20 për qind, një normë më e lartë se mesatarja e qyteteve.
    Megjithë rënien, bujqësia është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë dhe punëdhënësi më i madh.
    Industria në vitin e tretë të rënies
    Sektori i industrisë shënoi rënie vjetore me -1.8% në tremujorin e dytë të 2025, duke vijuar tendencën e tkurrjes që nga 2023.
    Këtë tremujor është frenuar përkeqësimi i industrisë përpunuese dhe është thelluar rënia e industrisë së rëndë.Industria përpunuese qëndroi në vendnumëro në prill-qershor 2025, nga rënia me -5.5% në tremujorin e parë dhe -3.3% në të njëjtën periudhë të 2024.
    Ndërsa industria e rëndë ka thelluar rënien më të madhe këtë vit, për shkak se volumet e prodhimit janë në rënie prej çmimeve të ulëta në tregjet ndërkombëtare.
    Industria, dhe sidomos ajo përpunuese, pati periudha rritjeje të fortë, me kulme mbi 20 deri 30 për qind, të nxitura nga ri-ngritja pas pandemisë dhe kërkesa e lartë nga tregjet e jashtme. Edhe gjatë vitit 2023 ritmi mbeti pozitiv, por më i moderuar.
    Ky trend u përmbys në vitin 2024, kur të katër tremujorët shënuan tkurrje të prodhimit industrial, me norma që shkuan deri në -8 për qind. Në dy tremujorët e parë të vitit 2025, industria dhe industria përpunuese kanë vijuar sërish me rënie, duke konfirmuar një krizë të zgjatur strukturore.
    Shkaqet lidhen si me faktorë të brendshëm, ashtu edhe me ata të jashtëm. Rritja e kostove nga pagat dhe humbjet nga kursi i këmbimit në njërën anë dhe tkurrja e kërkesës nga jashtë në anën tjetër kanë ulur konkurrueshmërinë e shumë ndërmarrjeve, të cilat kanë falimentuar.
    Për më tepër, struktura e industrisë shqiptare mbetet e brishtë, e përqendruar kryesisht te prodhimet me vlerë të shtuar të ulët, që reagojnë shpejt ndaj luhatjeve të tregut.
    Ky zhvillim është shqetësues, pasi industria përpunuese mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm për punësimin dhe eksportet e vendit.
    Nëse trendi i rënies vijon, ai mund të kthehet në një pengesë të rëndësishme për rritjen e përgjithshme ekonomike, duke zbehur ndikimin pozitiv të sektorëve të tjerë si turizmi dhe ndërtimi, të cilët kanë mbajtur gjallë rritjen e PBB-së në vitet e fundit./Monitor.al

  • Shqipëria në krizë prodhimi! Bujqësia dhe industria të paralizuara prej më shumë se dy vitesh

    Shqipëria në krizë prodhimi! Bujqësia dhe industria të paralizuara prej më shumë se dy vitesh

    Të dhënat e fundit të INSTAT mbi ecurinë e PBB-së në tremujorin e dytë të vitit 2025 tregojnë se sektori bujqësor që përfshin edhe pyjet dhe peshkimin shënoi rënie me -2.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa industria ra me -1.8% në të njëjtën periudhë.
    Burimet e rritjes ekonomike janë drejt shterimit dhe aktualisht po bazohen në sektorë të paqëndrueshëm. Industria dhe bujqësia që janë baza e prodhimit, punësimit dhe eksporteve prej kohësh janë zyrtarisht në recesion.
    Të dhënat e fundit të INSTAT mbi ecurinë e PBB-së në tremujorin e dytë të vitit 2025 tregojnë se sektori bujqësor që përfshin edhe pyjet dhe peshkimin shënoi rënie me -2.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa industria ra me -1.8% në të njëjtën periudhë.
    Të dyja së bashku, bujqësia dhe industria, ishin përgjegjëse për 47 për qind të totalit të punësimit në vend në vitin 2024. Gjithashtu, shporta e eksporteve dominohet nga këto sektorë.
    Bujqësia në pikiatë pas pandemisë
    Të dhënat e publikuara mbi normën e rritjes reale të PBB-së në bujqësi tregojnë për një tendencë të vazhdueshme rënieje pas vitit 2020.
    Në vitin 2019, bujqësia pati një ecuri pozitive, me rritje nga 1.8% deri në 4.3% në tre tremujorët e parë, ndërsa në fund-viti ra lehtë në -1.6%.
    Viti 2020 nisi me një rritje të fortë prej 5.2% në tremujorin e parë, e ndjekur nga +3.6% në tremujorin e dytë, por rënia nisi në 6-mujorin e dytë të 2020 dhe nuk ndaloi më (shiko grafikun më poshtë).
    Nga 2021, kriza u thellua. Tremujorët e parë dhe të dytë panë rënie me -1.6% dhe -3.8%, për të vijuar me -1.1%, duke çuar prodhimin vjetor të këtij viti me rënie -1.6%.Viti 2022 e thelloi më tej rënien me -4.8%. E njëjta situatë me tkurrje të prodhimit vijoi në 2023 dhe 2024, përkatësisht me -1.3% dhe -2%.
    Dy faktorët kryesorë që kanë sjellë më rënie prodhimin bujqësor janë financimet e pakta për sektorin dhe tkurrja e popullsisë në zonat rurale.
    Shqipëria ofron financimet më të ulëta për bujqësinë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, teksa Bashkimi Europian ka bllokuar fondet IPARD për shkak të praktikave korruptive që gjeti për ndarjen e fondeve në Shqipëri.
    Nga ana tjetër, popullsia në fshat, sipas të dhënave të censit, ka rënë me rreth 20 për qind, një normë më e lartë se mesatarja e qyteteve.
    Megjithë rënien, bujqësia është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë dhe punëdhënësi më i madh.
    Industria në vitin e tretë të rënies
    Sektori i industrisë shënoi rënie vjetore me -1.8% në tremujorin e dytë të 2025, duke vijuar tendencën e tkurrjes që nga 2023.
    Këtë tremujor është frenuar përkeqësimi i industrisë përpunuese dhe është thelluar rënia e industrisë së rëndë.Industria përpunuese qëndroi në vendnumëro në prill-qershor 2025, nga rënia me -5.5% në tremujorin e parë dhe -3.3% në të njëjtën periudhë të 2024.
    Ndërsa industria e rëndë ka thelluar rënien më të madhe këtë vit, për shkak se volumet e prodhimit janë në rënie prej çmimeve të ulëta në tregjet ndërkombëtare.
    Industria, dhe sidomos ajo përpunuese, pati periudha rritjeje të fortë, me kulme mbi 20 deri 30 për qind, të nxitura nga ri-ngritja pas pandemisë dhe kërkesa e lartë nga tregjet e jashtme. Edhe gjatë vitit 2023 ritmi mbeti pozitiv, por më i moderuar.
    Ky trend u përmbys në vitin 2024, kur të katër tremujorët shënuan tkurrje të prodhimit industrial, me norma që shkuan deri në -8 për qind. Në dy tremujorët e parë të vitit 2025, industria dhe industria përpunuese kanë vijuar sërish me rënie, duke konfirmuar një krizë të zgjatur strukturore.
    Shkaqet lidhen si me faktorë të brendshëm, ashtu edhe me ata të jashtëm. Rritja e kostove nga pagat dhe humbjet nga kursi i këmbimit në njërën anë dhe tkurrja e kërkesës nga jashtë në anën tjetër kanë ulur konkurrueshmërinë e shumë ndërmarrjeve, të cilat kanë falimentuar.
    Për më tepër, struktura e industrisë shqiptare mbetet e brishtë, e përqendruar kryesisht te prodhimet me vlerë të shtuar të ulët, që reagojnë shpejt ndaj luhatjeve të tregut.
    Ky zhvillim është shqetësues, pasi industria përpunuese mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm për punësimin dhe eksportet e vendit.
    Nëse trendi i rënies vijon, ai mund të kthehet në një pengesë të rëndësishme për rritjen e përgjithshme ekonomike, duke zbehur ndikimin pozitiv të sektorëve të tjerë si turizmi dhe ndërtimi, të cilët kanë mbajtur gjallë rritjen e PBB-së në vitet e fundit./Monitor.al
     

  • Si po rrënohen bujqësia dhe industria, në rënie prej më shumë se dy vitesh

    Si po rrënohen bujqësia dhe industria, në rënie prej më shumë se dy vitesh

    Burimet e rritjes ekonomike janë drejt shterimit dhe aktualisht po bazohen në sektorë të paqëndrueshëm. Industria dhe bujqësia që janë baza e prodhimit, punësimit dhe eksporteve prej kohësh janë zyrtarisht në recesion.Të dhënat e fundit të INSTAT mbi ecurinë e PBB-së në tremujorin e dytë të vitit 2025 tregojnë se sektori bujqësor që përfshin edhe pyjet dhe peshkimin shënoi rënie me -2.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa industria ra me -1.8% në të njëjtën periudhë.Të dyja së bashku, bujqësia dhe industria, ishin përgjegjëse për 47 për qind të totalit të punësimit në vend në vitin 2024. Gjithashtu, shporta e eksporteve dominohet nga këto sektorë.Bujqësia në pikiatë pas pandemisëTë dhënat e publikuara mbi normën e rritjes reale të PBB-së në bujqësi tregojnë për një tendencë të vazhdueshme rënieje pas vitit 2020.Në vitin 2019, bujqësia pati një ecuri pozitive, me rritje nga 1.8% deri në 4.3% në tre tremujorët e parë, ndërsa në fund-viti ra lehtë në -1.6%.Viti 2020 nisi me një rritje të fortë prej 5.2% në tremujorin e parë, e ndjekur nga +3.6% në tremujorin e dytë, por rënia nisi në 6-mujorin e dytë të 2020 dhe nuk ndaloi më (shiko grafikun më poshtë).Nga 2021, kriza u thellua. Tremujorët e parë dhe të dytë panë rënie me -1.6% dhe -3.8%, për të vijuar me -1.1%, duke çuar prodhimin vjetor të këtij viti me rënie -1.6%.Viti 2022 e thelloi më tej rënien me -4.8%. E njëjta situatë me tkurrje të prodhimit vijoi në 2023 dhe 2024, përkatësisht me -1.3% dhe -2%.Dy faktorët kryesorë që kanë sjellë më rënie prodhimin bujqësor janë financimet e pakta për sektorin dhe tkurrja e popullsisë në zonat rurale.Shqipëria ofron financimet më të ulëta për bujqësinë në krahasim me vendet e tjera të rajonit, teksa Bashkimi Europian ka bllokuar fondet IPARD për shkak të praktikave korruptive që gjeti për ndarjen e fondeve në Shqipëri.Nga ana tjetër, popullsia në fshat, sipas të dhënave të censit, ka rënë me rreth 20 për qind, një normë më e lartë se mesatarja e qyteteve.Megjithë rënien, bujqësia është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë dhe punëdhënësi më i madh.Industria në vitin e tretë të rëniesSektori i industrisë shënoi rënie vjetore me -1.8% në tremujorin e dytë të 2025, duke vijuar tendencën e tkurrjes që nga 2023.Këtë tremujor është frenuar përkeqësimi i industrisë përpunuese dhe është thelluar rënia e industrisë së rëndë.Industria përpunuese qëndroi në vendnumëro në prill-qershor 2025, nga rënia me -5.5% në tremujorin e parë dhe -3.3% në të njëjtën periudhë të 2024.Ndërsa industria e rëndë ka thelluar rënien më të madhe këtë vit, për shkak se volumet e prodhimit janë në rënie prej çmimeve të ulëta në tregjet ndërkombëtare.Industria, dhe sidomos ajo përpunuese, pati periudha rritjeje të fortë, me kulme mbi 20 deri 30 për qind, të nxitura nga ri-ngritja pas pandemisë dhe kërkesa e lartë nga tregjet e jashtme. Edhe gjatë vitit 2023 ritmi mbeti pozitiv, por më i moderuar.Ky trend u përmbys në vitin 2024, kur të katër tremujorët shënuan tkurrje të prodhimit industrial, me norma që shkuan deri në -8 për qind. Në dy tremujorët e parë të vitit 2025, industria dhe industria përpunuese kanë vijuar sërish me rënie, duke konfirmuar një krizë të zgjatur strukturore.Shkaqet lidhen si me faktorë të brendshëm, ashtu edhe me ata të jashtëm. Rritja e kostove nga pagat dhe humbjet nga kursi i këmbimit në njërën anë dhe tkurrja e kërkesës nga jashtë në anën tjetër kanë ulur konkurrueshmërinë e shumë ndërmarrjeve, të cilat kanë falimentuar.Për më tepër, struktura e industrisë shqiptare mbetet e brishtë, e përqendruar kryesisht te prodhimet me vlerë të shtuar të ulët, që reagojnë shpejt ndaj luhatjeve të tregut.Ky zhvillim është shqetësues, pasi industria përpunuese mbetet një nga sektorët më të rëndësishëm për punësimin dhe eksportet e vendit.Nëse trendi i rënies vijon, ai mund të kthehet në një pengesë të rëndësishme për rritjen e përgjithshme ekonomike, duke zbehur ndikimin pozitiv të sektorëve të tjerë si turizmi dhe ndërtimi, të cilët kanë mbajtur gjallë rritjen e PBB-së në vitet e fundit./ B.Hoxha https://monitor.al/ekonomia-po-rritet-vetem-nga-shteti-pagat-industria-e-bujqesia-me-renie-dobet-ndertimi-e-turizmi/Burimi: INSTATBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.