Tag: rënie

  • Moti i keq shkakton probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

    Moti i keq shkakton probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

    Qarku i Kukësit prej mëngjesit është përfshirë nga mot i keq, me reshje të dendura shiu dhe mjegull të dendur në orët e para të së dielës veçanërisht në zonat e ulëta dhe luginat. Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, janë raportuar problematika në disa rrugë rurale dhe nacionale.
    Sipas informacioneve paraprake, në segmentet nacionale Kukës–Qafë Mali, Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Kam–Tropojë dhe Kukës–Bushtricë–Peshkopi ka prezencë uji në sipërfaqe, ndërsa në disa pjesë të rrugës janë regjistruar rënie gurësh dhe inerteve. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
    Edhe Rruga e Kombit ka patur pasoja e motit të keq. Segmenti Kolsh–Tuneli i Kalimashit u përfshi nga mjegull e dendur, duke e vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Në dy pika të tjera, respektivisht në hyrje të qytetit të Kukësit dhe pranë Urës së vjetër mbi Drinin e Zi, janë shënuar rënie gurësh dhe dherash. Ekipet e Bashkisë Kukës kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugës dhe largimin e materialeve, ndërsa segmenti hyrës në qytet u përmbyt përkohësisht nga uji.

    Për shkak të rrëshqitjeve dhe prezencës së ujit, drejtuesit e automjeteve kanë ulur shpejtësinë për të shmangur aksidentet e mundshme. Nga ana tjetër, reshjet e fundit janë të mirëpritura për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare  pasi pritet të ndihmojnë në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, ujëmbledhësin më të madh të kaskadës së Drinit, i cili ndodhej prej javësh në nivel kritik për shkak të mungesës së reshjeve.
    Kjo situatë ka nxjerrë në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të vjetër, që zakonisht mbeten nën ujërat e liqenit. Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e shiut pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim.

  • Reshjet e Shiut/ Policia apel drejtuesve të mjeteve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor

    Reshjet e Shiut/ Policia apel drejtuesve të mjeteve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor

    pamje nga policia

    TIRANË- Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur që prej orëve të para të mëngjesit, kanë shkaktuar prezencën e ujit dhe rënie inertesh në rrugë. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të zbatojnë udhëzimet. Në njoftim bëhet me dije se strukturat e Policisë Rrugore ndodhen në terren për të parandaluar ngjarjet rrugore, ndërkohë që po punohet edhe për pastrimin në kohë të segmenteve ku ka pasur rënie inertesh.  
    Njoftimi:
    Apel për kujdes për të gjithë përdoruesit e rrugës! Si pasojë e motit të keq me reshje shiu, ku në disa akse rrugore ka prezencë uji apo edhe rënie inertesh, Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.Ndërkohë, po bashkëpunohet me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, me qëllim pastrimin në kohë të segmenteve ku, si pasojë e reshjeve, ka pasur rënie inertesh në rrugë.

  • Euro prek minimum të ri historik, ja cilat janë dy shkaqet kryesore

    Euro prek minimum të ri historik, ja cilat janë dy shkaqet kryesore

    Euro ka pësuar rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me Lekun ditën e martë, duke prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit, të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 96.6 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi i këmbimit vazhdon të jetë në rënie edhe me bazë vjetore, me 2.2% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Agjentët e këmbimit valutor shprehen se tregu vazhdon të karakterizohet nga një ofertë e lartë e Euros, ndërsa kërkesa për blerje është e dobët. Kjo ka sjellë rënie të mëtejshme të nivelit të kursit dhe sidomos të çmimit në shitje (ask) të ofruar nga bankat. mBurimi i prurjeve valutore është i vështirë të identifikohet në kohë reale. Hipotezat kryesore ngelen prurjet e lidhura me turizmin dhe me investimin në pasuri të paluajtshme. Në treg ngelet sidoqoftë i fortë perceptimi për ndikimin e lartë edhe të prurjeve informale të valutës.
    Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% me bazë vjetore, por, për të gjithë 6-mujorin 2025, ai ngeli në rënie, 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. As blerjet e vazhdueshme të valutës nga Banka e Shqipërisë nuk e kanë frenuar dot rënien e mëtejshme të Euros. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 933 milionë euro, ndërsa sipas deklaratave të Guvernatorit Sejko në Kuvendin e Shqipërisë, për nëntë muajt e parë të këtij vitit blerjet kanë arritur në rreth 800 milionë euro.
    Këto shifra tregojnë qartë për ofertën e lartë të Euros në tregun valutor. Në mungesë të blerjeve të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit të monedhës europiane do të ishte në nivele edhe më të ulëta. Paralelisht, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.
    Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 9-mujorit 2025 suficiti buxhetor kishte vlerën e 47.1 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 32%.
    Zhvlerësimi i Euros bën më të lirë importin e mallrave dhe shërbimeve dhe vlerësohet se ka qenë një ndër faktorët që ka përcaktuar nivelet e ulëta të inflacionit në dy vitet e fundit. Por, nga ana tjetër, rënia e Euros ndikon negativisht eksportet e mallrave dhe shërbimeve shqiptare dhe ul konkurrueshmërinë e tyre./Monitor

  • Euro prek minimum të ri historik, shkak oferta e lartë dhe kërkesa e pakët

    Euro prek minimum të ri historik, shkak oferta e lartë dhe kërkesa e pakët

    Euro ka pësuar rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me Lekun ditën e martë, duke prekur një minimum të ri historik.

    Sipas kursit zyrtar të këmbimit, të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 96.6 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi i këmbimit vazhdon të jetë në rënie edhe me bazë vjetore, me 2.2% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Agjentët e këmbimit valutor shprehen se tregu vazhdon të karakterizohet nga një ofertë e lartë e Euros, ndërsa kërkesa për blerje është e dobët. Kjo ka sjellë rënie të mëtejshme të nivelit të kursit dhe sidomos të çmimit në shitje (ask) të ofruar nga bankat.

    Burimi i prurjeve valutore është i vështirë të identifikohet në kohë reale. Hipotezat kryesore ngelen prurjet e lidhura me turizmin dhe me investimin në pasuri të paluajtshme.

    Në treg ngelet sidoqoftë i fortë perceptimi për ndikimin e lartë edhe të prurjeve informale të valutës.

    Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% me bazë vjetore, por, për të gjithë 6-mujorin 2025, ai ngeli në rënie, 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    As blerjet e vazhdueshme të valutës nga Banka e Shqipërisë nuk e kanë frenuar dot rënien e mëtejshme të Euros. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 933 milionë euro, ndërsa sipas deklaratave të Guvernatorit Sejko në Kuvendin e Shqipërisë, për nëntë muajt e parë të këtij vitit blerjet kanë arritur në rreth 800 milionë euro.

    Këto shifra tregojnë qartë për ofertën e lartë të Euros në tregun valutor. Në mungesë të blerjeve të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit të monedhës europiane do të ishte në nivele edhe më të ulëta.

    Paralelisht, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.

    Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 9-mujorit 2025 suficiti buxhetor kishte vlerën e 47.1 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 32%.

    Zhvlerësimi i Euros bën më të lirë importin e mallrave dhe shërbimeve dhe vlerësohet se ka qenë një ndër faktorët që ka përcaktuar nivelet e ulëta të inflacionit në dy vitet e fundit. Por, nga ana tjetër, rënia e Euros ndikon negativisht eksportet e mallrave dhe shërbimeve shqiptare dhe ul konkurrueshmërinë e tyre./Monitor

  • Ofertë e lartë dhe kërkesë e pakët, Euro prek minimum të ri historik

    Ofertë e lartë dhe kërkesë e pakët, Euro prek minimum të ri historik

    Euro ka pësuar rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me Lekun ditën e martë, duke prekur një minimum të ri historik.Sipas kursit zyrtar të këmbimit, të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 96.6 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Kursi i këmbimit vazhdon të jetë në rënie edhe me bazë vjetore, me 2.2% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Agjentët e këmbimit valutor shprehen se tregu vazhdon të karakterizohet nga një ofertë e lartë e Euros, ndërsa kërkesa për blerje është e dobët. Kjo ka sjellë rënie të mëtejshme të nivelit të kursit dhe sidomos të çmimit në shitje (ask) të ofruar nga bankat.Burimi i prurjeve valutore është i vështirë të identifikohet në kohë reale. Hipotezat kryesore ngelen prurjet e lidhura me turizmin dhe me investimin në pasuri të paluajtshme.Në treg ngelet sidoqoftë i fortë perceptimi për ndikimin e lartë edhe të prurjeve informale të valutës.Të dhënat e Bilancit të Pagesave treguan se deficiti i llogarisë korrente u rrit për tremujorin e dytë të vitit, me 19% me bazë vjetore, por, për të gjithë 6-mujorin 2025, ai ngeli në rënie, 3.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.As blerjet e vazhdueshme të valutës nga Banka e Shqipërisë nuk e kanë frenuar dot rënien e mëtejshme të Euros. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu 933 milionë euro, ndërsa sipas deklaratave të Guvernatorit Sejko në Kuvendin e Shqipërisë, për nëntë muajt e parë të këtij vitit blerjet kanë arritur në rreth 800 milionë euro.Këto shifra tregojnë qartë për ofertën e lartë të Euros në tregun valutor. Në mungesë të blerjeve të Bankës së Shqipërisë, kursi i këmbimit të monedhës europiane do të ishte në nivele edhe më të ulëta.Paralelisht, rënia e Euros dhe forcimi i monedhës vendase në vitet e fundit është ndikuar paralelisht edhe nga politika fiskale më shtrënguese, me ulje të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik.Për të tretin vit radhazi, balanca buxhetore po qëndron pozitive në pjesën më të madhe të vitit. Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në fund të 9-mujorit 2025 suficiti buxhetor kishte vlerën e 47.1 miliardë lekëve. Megjithatë, suficiti paraqitet në nivele më të ulëta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, në rënie me 32%.Zhvlerësimi i Euros bën më të lirë importin e mallrave dhe shërbimeve dhe vlerësohet se ka qenë një ndër faktorët që ka përcaktuar nivelet e ulëta të inflacionit në dy vitet e fundit. Por, nga ana tjetër, rënia e Euros ndikon negativisht eksportet e mallrave dhe shërbimeve shqiptare dhe ul konkurrueshmërinë e tyre. Burimi: BSHBurimi: BSHKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • A e dini cila është marka më e vlefshme e makinave në botë

    A e dini cila është marka më e vlefshme e makinave në botë

    Pavarësisht sfidave në treg, sektori i automobilave tregon qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, përfundoi agjencia Interbrand në raportin e saj të fundit mbi markat më të vlefshme në botë për vitin 2025.
    Kjo firmë e njohur konsulence, e cila merret me vlerësimin dhe renditjen e markave, theksoi se Toyota është marka më e vlefshme e makinave në botë, me një vlerë prej 74.2 miliardë dollarësh. Kjo rritje prej dy përqind i lejoi asaj të vendoset në vendin e gjashtë në renditjen globale, përpara markave të tilla si Mercedes, BMW dhe Tesla. Përpara saj janë vetëm gjigantët e teknologjisë: Apple, Microsoft, Amazon, Google dhe Samsung, ndërsa Coca-Cola është menjëherë pas tyre.
    Interbrand vlerëson se rritja e Toyota-s pasqyron besimin që klientët kanë në markë, e cila ka ndërtuar një reputacion për besueshmëri, teknologji të përballueshme dhe prani globale gjatë dekadave. Mercedes-Benz është në vendin e dytë midis markave të automobilave, me një vlerë prej 50.1 miliardë dollarësh, një rënie prej 15 përqind nga viti i kaluar. Mercedes aktualisht renditet i 10-ti në renditjen globale të markave. Vendi i tretë i përket BMW-së me një vlerë prej 46.8 miliardë dollarësh, që përfaqëson një rënie prej 10 përqind, dhe në renditjen e përgjithshme renditet e 14-ta.
    10 markat më të vlefshme të makinave sipas Interbrand përfshijnë:
    Toyota – 74.2 miliardë dollarë (rritje 2.0%)
    Mercedes-Benz – 50.1 miliardë dollarë, (rënie 15%)
    BMW – 46.8 miliardë dollarë (rënie 10%)
    Tesla – 29.5 miliardë dollarë (rënie 35.2%)
    Honda – 24.8 miliardë dollarë (rënie 7.3%)
    Hyundai – 24.6 miliardë dollarë (rritje 6.9%)
    Audi – 15.4 miliardë dollarë (rënie 10.7%)
    Ferrari – 15.4 miliardë dollarë (rritje prej 17.8%)
    Volkswagen – 15 miliardë dollarë (rënie 9.1%)
    Porsche – 15 miliardë dollarë (rënie 13.9%)
    Tesla është surpriza më e madhe negative e kësaj analize, me një rënie të vlerës së tregut deri në 35 përqind, e cila tani arrin në 29.5 miliardë dollarë. Kjo rënie i atribuohet rritjes së konkurrencës në tregun e automjeteve elektrike, pasi modelet e Teslas po i arrijnë gjithnjë e më shumë ato të markave të tjera si BYD, Hyundai, Kia dhe Volkswagen.
    Është interesante që beteja për dominim në industrinë e automobilave është zhvendosur në tregun e automjeteve elektrike, por sipas Interbrand, markat më të vlefshme ende vijnë nga segmenti kryesor. /tesheshi.com/

  • Në Kosovë rritet numri i martesave, bien divorcet dhe lindjet

    Në Kosovë rritet numri i martesave, bien divorcet dhe lindjet

    Të dhënat e fundit tregojnë një rritje të ndjeshme të martesave gjatë muajit gusht dhe një rënie të dukshme të divorceve. Po ashtu edhe numri i lindjeve ka shënuar rënie. Numri i martesave në Kosovë është rritur ndjeshëm gjatë muajit gusht të këtij viti, ndërsa ai i divorceve ka pësuar rënie të dukshme.Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në gusht janë regjistruar 1,972 kurorëzime, që paraqet një rritje prej 59.5 për qind krahasuar me muajin korrik, kur ishin regjistruar 1,236 martesa.Ndërkohë, numri i shkurorëzimeve ka rënë për 45.2 për qind. Në gusht janë regjistruar 97 raste divorce, për dallim nga 177 raste sa ishin në korrik.Të dhënat e publikuara tregojnë edhe lëvizje në numrin e lindjeve dhe vdekjeve.Në gusht janë regjistruar 2,516 lindje, që është një rënie prej 6.4 për qind krahasuar me muajin paraprak. Nga këto lindje, 1,284 ishin meshkuj dhe 1,232 femra.Në anën tjetër, numri i vdekjeve është rritur. Gjatë gushtit janë regjistruar 914 raste të vdekjeve, një rritje prej 4.3 për qind krahasuar me korrikun, kur ishin regjistruar 876 raste. Prej tyre, 515 ishin meshkuj dhe 399 femra.Sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore për vitin 2024, Kosova renditet e para në botë për nga shkalla e tkurrjes së popullsisë, me një rënie prej -9.7 për qind.Ky rezultat e vendos Kosovën në krye të listës së vendeve me rënien më të madhe demografike në nivel global — një shifër që ekspertët e cilësojnë si alarmante për të ardhmen e zhvillimit social dhe ekonomik të vendit.Ndërkohë që popullsia botërore ka shënuar një rritje mesatare prej 1 për qind, Kosova po përballet me trendin e kundërt, kryesisht për shkak të emigrimit masiv drejt vendeve evropiane, në kërkim të mundësive më të mira jetese dhe punësimi.Pavarësisht përpjekjeve të institucioneve për të frenuar largimin e qytetarëve dhe për të nxitur rritjen e popullsisë përmes subvencioneve dhe politikave stimuluese, të dhënat tregojnë se vendi po përballet me një krizë demografike të thellë.Gjatë muajit gusht 2025 janë regjistruar gjithsej 914 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Nga gjithsej vdekje të regjistruara, 515 janë meshkuj dhe 399 janë femra. Krahasuar me muajin korrik 2025, në muajin gusht janë regjistruar 4,3% më shumë raste të vdekjeve. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Yield-et e bonove 12-mujore bien më tej në 2.54%

    Yield-et e bonove 12-mujore bien më tej në 2.54%

    Yield-et e bonove 12-mujore të thesarit pësuan një rënie të mëtejshme në ankandin e kësaj jave.Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 2.54%, nga 2.57% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, që ishte zhvilluar në muajin shtator.Edhe ky ankand u karakterizua nga një kërkesë e lartë e investitorëve. Nga 7.8 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim, kërkesa totale arritën në rreth 14.5 miliardë lekë.Ministria e Financave vendosi ta rrisë shumën e emetimit në vlerën e pothuajse 9 miliardë lekëve. Pavarësisht kësaj, pro rata apo pjesa e pranuar e ofertave konkurruese rezultoi përsëri shumë e ulët, në nivelin 5.84%.Nivelet e ulëta të yield-eve të bonove 12-mujore ndikojnë në uljen e kostos së borxhit të qeverisë, sidomos duke pasur parasysh se ato janë instrumenti më i përdorur i huamarrjes së brendshme.Por, yield-et e bonove 12-mujore janë gjithashtu instrumenti kryesor benchmark për kreditimin në Lekë, një rënie e tyre reflektohet edhe në norma më të ulëta për kreditë me interesa të ndryshueshme në monedhën vendase.Shifrat tregojnë se normat e ulëta të interesit vazhdojnë të mbështesin rritjen e kreditimit të ekonomisë. Për 8-mujorin 2025, kredia e re e dhënë nga sektori bankar arriti në 272.6 miliardë lekë kredi të reja, me një rritje prej 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Lidhur me ecurinë historike të yield-eve të bonove, duket se likuiditeti i lartë në treg i ka zbritur ato në nivelin më të ulët që prej qershorit të vitit 2022.Madje, spread-i (marzhi mes yield-eve të bonove 12-mujore dhe normës bazë të interesit) ngelet shumë i ulët, me vetëm 0.04 pikë përqindje, ndërsa në disa momente gjatë këtij viti ky marzh ka qenë edhe negativ, çka nënkupton se yield-et e këtyre instrumenteve kanë rënë poshtë normës bazë. Bonot me afate më shkurtra maturimi, në emetimet e rralla që janë kryer gjatë këtij viti, kanë rezultuar gjithashtu rregullisht poshtë normës bazë të interesit.Ndërkohë që yield-et e instrumenteve afatgjata pas tremujorit të tretë janë korrektuar në rënie, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me yield-et e bonove, që vazhdojnë rënien. Kërkesa e lartë e investitorëve institucionalë, kryesisht bankave, në këtë segment të tregut vazhdon të ushtrojë një trysni drejt uljes së yield-eve.Një ndikim në këtë drejtim ka ushtruar edhe ulja e vlerës së huamarrjes së qeverisë në tregun e brendshëm. Në tremujorin e tretë, vlera e huamarrjes së qeverisë parashikohej 10% më e ulët krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.E njëjta tendencë pritet edhe në tremujorin e fundit të këtij viti. Sipas kalendarit të huamarrjes të Ministrisë së Financave, shuma e programuar për t’u financuar në tregun e brendshëm, (duke përfshirë edhe rifinancimet e instrumenteve të maturuara) do të ketë vlerën 64.9 miliardë lekëve, në rënie me 3.4% krahasuar me tremujorin e tretë dhe në rënie me 4.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ E.ShehuBurimi: Banka e Shqipërisë Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Zgjedhjet në Kosovë, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

    Zgjedhjet në Kosovë, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

    Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, komentoi zgjedhjet lokale në Kosovë.
    Haxhiu deklaroi se në këto zgjedhje, Vetëvendosje ka pasur rënie me 11 përqind.
    Po ashtu, Baton Haxhiu tha se Kosova është shembull në respektin ndaj qytetarëve në zgjedhje, teksa kandidatët kanë dalë në debate publike në studio televizive.
    “Zgjedhjet nuk kishin ndonjë surprizë të madhe. Gara për Prishtinën ka qenë interesant. KQZ e Kosovës është shumë hapa përpara në numërimin e votave. Në Kosovë, të gjithë kandidatët janë ballafaquar në televizion. Janë bërë debate në tre a në katër studio. Nëse shihet respekt për qytetarët, Kosova është shembull. Vetëvendosje në parlamentin e Prishtinës është në vendin e tretë. Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind të votave në këto zgjedhje”, tha Haxhiu.

  • Në Kosovë, çmimet e konsumit shënojnë rritje vjetore prej 4.7%

    Në Kosovë, çmimet e konsumit shënojnë rritje vjetore prej 4.7%

    Çmimet e konsumit në Kosovë vazhdojnë të jenë në rritje. Gjatë muajit shtator 2025, inflacioni vjetor arriti në 4.7%, ndërsa krahasuar me muajin paraprak, çmimet shënuan një rënie të lehtë prej -0.2%, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit në Kosovë u rrit për 4.7% në shtator 2025 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa krahasuar me gushtin 2025, çmimet shënuan një rënie mujore prej -0.2%.Sipas të dhënave zyrtare, rritja vjetore është ndikuar kryesisht nga ngritja e çmimeve të disa grupeve të mallrave dhe shërbimeve.Ndër to përfshihen pushimet e organizuara (+23.1%), biletat e fluturimeve (+22.5%), energji elektrike (+17.4%), si dhe produkte ushqimore si kafe, çaj dhe kakao (+14.2%), pemë (+13.0%), mish (+12.1%), qumësht, djathë dhe vezë (+8.8%), e shërbime hoteliere (+8.3%).Në listën e grupeve me rritje përfshihen gjithashtu vajrat dhe yndyrnat (+6.8%), perimet (+5.8%), pijet alkoolike (+4.7%), kujdesi personal (+4.1%) dhe buka e drithërat (+3.8%). Ndikimi i përbashkët i këtyre nëngrupeve në inflacionin vjetor vlerësohet rreth 4.9 për qind.Nga ana tjetër, rënie e çmimeve vërehet te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal, që kanë shënuar ulje prej -3.1%, me një ndikim negativ prej -0.2% në indeksin e përgjithshëm.Rritjet më të mëdha vjetore: pushimet, energjia dhe produktet ushqimoreNë bazë vjetore (Shtator 2025 / Shtator 2024), ngritja e çmimeve është shënuar kryesisht te grupet dhe nëngrupet:Pushime të organizuara (+23.1%),Bileta të fluturimeve (+22.5%),Energji elektrike (+17.4%),Kafe, çaj dhe kakao (+14.2%),Pemë (+13.0%),Mish (+12.1%),Mirëmbajtje dhe riparime të pajisjeve personale të transportit (+12.8%),Qumësht, djathë dhe vezë (+8.8%),Shërbime hoteliere (+8.3%),Shërbime ambulantore (+7.3%),Vajra dhe yndyrna (+6.8%),Perime (+5.8%),Pije alkoolike (+4.7%),Vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (+4.4%),Kujdes personal (+4.1%),Bukë dhe drithëra (+3.8%)Inflacioni mujor me rënie prej -0.2%.Krahasuar me gushtin 2025, çmimet e konsumit në shtator shënuan ulje mujore prej -0.2%. Kjo rënie është ndikuar kryesisht nga karburantet dhe lubrifikantët për transport personal (-3.6%), pemët (-2.8%), biletat e fluturimeve (-1.6%) dhe energji elektrike (-1.2%), me një ndikim të përbashkët prej -0.4% në indeks.Megjithatë, disa produkte shënuan ngritje mujore. Këtu përfshihen lëndët djegëse të ngurta (dru zjarri, pelet, etj.) (+1.4%), qumështi, djathi dhe vezët (+1.1%), blerja e automjeteve (+0.6%) dhe shërbimet hoteliere (+0.4%), me një ndikim të përbashkët prej 0.2% në IHÇK.Uljen më të madhe e patën karburantetNë anën tjetër, rënie e çmimeve është vërejtur në grupin e karburanteve dhe lubrifikantëve për pajisjet e transportit personal (-3.1%), me një ndikim të përbashkët prej -0.2% në IHÇK.Ky zhvillim reflekton luhatjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare të naftës dhe produkteve të saj, të cilat shpesh përcillen në tregun vendor me vonesë disa javore. Sipas analizave, rënia e karburanteve ka ndihmuar në zbutjen e inflacionit mujor, duke balancuar efektin e disa shtrenjtimve të tjera.Në raportin mujor (Shtator 2025 / Gusht 2025), çmimet e konsumit kanë pësuar ulje mesatare prej -0.2%.Kjo është shpjeguar kryesisht me rënien e çmimeve te:Karburantet dhe lubrifikantët për transport personal (-3.6%),Pemët (-2.8%),Biletat e fluturimeve (-1.6%),Energji elektrike (-1.2%),me një ndikim të përbashkët prej -0.4 për qind në IHÇK.Ndërkohë, disa nëngrupe shënuan ngritje çmimesh gjatë shtatorit, përfshirë:Lëndët djegëse të ngurta (dru zjarri, pelet, etj.) (+1.4%),Qumështi, djathi dhe vezët (+1.1%),Blerja e automjeteve (+0.6%),Shërbimet hoteliere (+0.4%),me një ndikim të përbashkët prej +0.2 për qind në IHÇK.Megjithatë, rënia mujore prej -0.2% interpretohet si një sinjal i lehtë stabilizimi, sidomos pas verës kur çmimet e udhëtimeve dhe energjisë priren të bien.“Rënia e çmimeve të karburanteve dhe disa produkteve sezonale po ndikon pozitivisht në frenimin e inflacionit mujor, por presionet afatgjata mbeten të pranishme,” vlerësojnë ekspertët.Treguesi i çmimeve — pasqyrë e ndikimeve sezonaleNë përmbledhje, shtatori 2025 shënoi një inflacion vjetor prej 4.7% dhe një ndryshim mujor negativ prej -0.2%.Kjo tablo tregon për një ekuilibër të brishtë mes shtrenjtimit të mallrave ushqimore dhe energjisë, dhe rënies së përkohshme të çmimeve të karburanteve e udhëtimeve.Të dhënat tregojnë se, pavarësisht rënieve mujore të çmimeve në disa kategori si karburantet dhe produktet e freskëta, inflacioni vjetor mbetet në nivel të lartë për shkak të shtrenjtimit të mallrave ushqimore, energjisë elektrike dhe shërbimeve turistike.Në përgjithësi, indeksi i çmimeve të konsumit në shtator 2025 reflekton një situatë të kombinuar — me rritje të ndjeshme vjetore, por lehtësi mujore, që tregon luhatje të zakonshme sezonale në treg.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.