Tag: rënie

  • SHIFRAT- Rënia drastike e lindjeve përhapet në gjithë vendin, Korça me -16.8%

    SHIFRAT- Rënia drastike e lindjeve përhapet në gjithë vendin, Korça me -16.8%

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Shtesa natyrore e popullsisë u përmirësua në tremujorin e tretë të vitit 2025, falë rënies së numrit të vdekjeve, por lindjet vijojnë të pakësohen.
    Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se Shqipëria po përballet me një rënie të vazhdueshme të lindjeve, e cila nuk kufizohet më vetëm në zonat e thella apo rurale, por po shtrihet në gjithë territorin. Qendrat e mëdha urbane, që dikur kompensonin deficitin demografik të qarqeve të tjera, po shfaqin shenja ngopjeje dhe frenimi, ndërsa qarqet e brendshme dhe veriore po boshatisen.
    Në nëntëmujorin e vitit 2025 kanë lindur gjithsej 16,052 foshnja, me një rënie prej 4.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Tirana mbetet qarku me numrin më të lartë të lindjeve, por ka shënuar një tkurrje të lehtë prej 2.2% në nëntëmujorin e 2025 krahasuar me vitin 2024. Kjo rënie, ndonëse më e moderuar se në pjesën tjetër të vendit, tregon ngadalësimin e ritmit të shtesës natyrore edhe në kryeqytet, që tradicionalisht ka qenë më tërheqës për familjet e reja për shkak të punësimit dhe shërbimeve. Kostoja e lartë e jetesës dhe mungesa e stabilitetit ekonomik po fillojnë të ndikojnë gjithnjë e më shumë edhe te familjet urbane të Tiranës.
    Nga ana tjetër, Korça ka shënuar rënien më të fortë të lindjeve në vend, me -16.8% në nëntëmujorin e 2025. Ky rezultat lidhet me emigrimin e vazhdueshëm të të rinjve dhe me moshimin e popullsisë, çka ka sjellë një ulje strukturore të lindshmërisë.
    Elbasani dhe Fieri regjistrojnë gjithashtu rënie të ndjeshme, përkatësisht 6.3% dhe 6.7%. Në këto qarqe, dikur me bazë të gjerë industriale dhe bujqësore, shkaqet lidhen me vështirësitë ekonomike dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë, duke nxitur migrimin drejt Tiranës ose jashtë vendit.
    Durrësi, një tjetër qendër urbane e rëndësishme, ka pësuar ulje me 4%, çka tregon se edhe zonat me zhvillim më të lartë ekonomik nuk po arrijnë të ruajnë nivelet e lindjeve. Shtrenjtimi i banesave dhe pasiguria në tregun e punës duket se po frenojnë familjet e reja për të pasur fëmijë.
    Në Shkodër, lindjet kanë rënë me 6.2%, duke reflektuar një kombinim të emigrimit masiv dhe moshës së lartë të popullsisë rurale.
    Dibra, një qark tradicionalisht me lindshmëri të lartë, ka pësuar rënie me 11.3%, që tregon boshatisje të mëtejshme të zonave malore.

    TABELA

    Ndërkohë, Berati është ndër të paktët qarqe që ka shënuar një rritje të lehtë prej 1.8%, ndoshta si pasojë e rikthimit të disa familjeve nga emigracioni ose e politikave vendore për mbështetje sociale.
    Vlora ka shënuar një rënie të lehtë me -2.6%, ndërsa Gjirokastra, Kukësi dhe Lezha kanë pasur ndryshime minimale, por me prirje të përgjithshme në rënie ose stagnim./Monitor

  • “PD në rënie të lirë”/ Fitore e thellë në 5 bashki, reagon analisti:Berisha zgjodhi rrugë hileqare për të fshehur kokën

    “PD në rënie të lirë”/ Fitore e thellë në 5 bashki, reagon analisti:Berisha zgjodhi rrugë hileqare për të fshehur kokën

    Analisti Roland Bejko në një intervistë televizive tha se në zgjedhjet e zhvilluara në pesë bashki të dielën, PD ka pasur rezultatin më të keq që nga ’97. Bejko nënvizoi se opozita nuk frymëzon më dhe se demokratët janë të lodhur me gënjeshtra dhe me mashtrime.
    “Nuk e mendoja se do të dilte më poshtë se viti më i keq në historinë e saj që ishte ’97. Të gjithë ata që thonë se nuk humbi PD, por kandidatët e pavarur e kanë gabim. Mos mendoni se PD ka një organizim kushedi çfarë që të përballojnë zgjedhjet. Atje ku kanë pasur mbështetës kanë bërë sa të mundur por janë të lodhur po shkojnë drejt vitit të 16 në opozitë. Dhe janë të pamotivuar dhe po fsheh kokën si struci”, tha ai.
    Më tej theksoi se deputetët nuk marrin guximin që të organizohen në bazë, ndërsa shtoi se Partia Demokratike është në rënie të lirë. Bejko u shpreh se halli vetëm i Sali Berishës ishte të mbronte familjen e tij dhe sipas tij të gjithë e kanë kuptuar se është vetëm për hallet e veta personale.
    “Berisha ka deklaruar që nuk ketë bojkot zgjedhjesh ai zgjodhi këtë rrugë hileqare për të fshehur kokën në rërë dhe për të lënë trupin jashtë. Në vend që të organizojnë partinë merren me fjalë. Nëse do të kishte një drejtues të përgjegjshëm, por jo ai del edhe flet për çdo gjë por vetëm për rezultatin e zgjedhjeve jo. Tregon një hipokrizi politike që karakterizon lidershipin e PD.
    Nuk të vjen kush nga mbrapa duke gënjyer…PD është në rënie të lirë për sa kohë të jetë Berisha. Shikon deputetët që nuk marrin guximin të shkojnë në bazë të organizojnë demokratët për protesta, sepse nuk u vjen më kush. Një pjesë e mirë e demokratëve kanë votuar për kandidatët socialistë. Hallet e veta Berisha i ka zgjidhur. Përfliten shuma të mëdha të aferave…”, tha ai.
    Bejko nuk i kurseu kritikat edhe për partitë e vogla duke thënë se “humbën fytyrën e tyre” dhe se sipas tij po të ishin në garë me identitetin e tyre do të vendosnin të paktën një “gurë themeli” për ecurinë në vijim.
    “Të bëhesh kryetar bashkie me minimumin historik të votave është e turpshme. Nuk ka legjitimitet moral. Partitë e vogla që dolën me bujë të madhe nuk ishin as ata gjëkundi. Po të ishin në garë me identitetin e tyre nuk do fitonin por do të vendosnin gurë të fortë themeli për nesër. Por mua më tremb fakti se pluralizmi nuk do të jetë funksional në Shqipëri dhe se nuk do ta ndihmojë demokracinë. Tashmë do jemi në një sistem pluralist dominues, kemi një parti që fiton gjithmonë për dobësi të opozitës dhe kemi një parti tjetër të zënë peng. Saliu e ka bërë opozitën vasale të qeverisë”, tha mes të tjerash Bejko.

  • Moti i keq, rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash në disa Skërficë, Tepelenë dhe Nivicë

    Moti i keq, rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash në disa Skërficë, Tepelenë dhe Nivicë

    Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika në disa akse, kryesisht në jug të vendit.
    ARRSH thotë se për pasojë ka patur rënie gurësh dhe rëshqitje dherash në disa akse, duke i bërë apel shoferëve për kujdes.
    Disa prej akseve rrugore ku janë raportuar problematika janë në Skërficë, Tepelenë dhe Nivicë.
    NJOFTIMI I ARRSH:
    Apel për drejtuesit e mjeteve
    Në qarkun e Gjirokastrës kanë filluar reshje shiu me intensitet të lartë, ku është raportuar edhe rënie gurësh, në disa akse rrugore si: Skërficë, Tepelenë dhe Nivicë.
    Kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë për të garantuar që qarkullimi të vijojë normalisht.
    Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve:
    Ulni shpejtësinë
    Mbani distancën e sigurisë
    Shmangni frenimet e papritura
    Udhëtoni me kujdes!

  • ‘Paralizohen’ akset rrugore/ Reshjet e shiut, shkaktojnë rënie gurësh dhe problematika në qarkullim

    ‘Paralizohen’ akset rrugore/ Reshjet e shiut, shkaktojnë rënie gurësh dhe problematika në qarkullim

    Disa qarqe në vend janë përfshirë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu.
    Si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë Sarandën gjatë orëve të fundit, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, pranë tunelit të Skërficës, ka pasur rënie gurësh dhe inerte në rrugë.
    Drejtuesit e mjeteve këshillohen të qarkullojnë me kujdes të shtuar, pasi terreni mbetet i lagësht dhe ekziston rreziku i rrëshqitjeve.

  • Investimet e individëve në bono dhe obligacione po ulen për të dytin vit radhazi

    Investimet e individëve në bono dhe obligacione po ulen për të dytin vit radhazi

    Investimet e individëve në ankandet e bonove dhe obligacioneve janë në rënie për të dytin vit radhazi.Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 9-mujorin 2025, individët investuan 19.3 miliardë lekë në tregun primar të bonove dhe obligacioneve, me një rënie prej 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Rënie u shënua edhe në numrin e transaksioneve, që zbriti në 5857, me një rënie vjetore prej 24.8%. Sipas llojit të instrumenteve financiare, rënia është shtrirë njëkohësisht si në bono, ashtu edhe në obligacione.Shifrat e AMF-së tregojnë se vlera e blerjeve të bonove në tregun primar zbriti në 14.9 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej 16.6%. Ndërkohë, investimi në obligacione arriti në 4.4 miliardë lekë, 17% më pak krahasuar me 9-mujorin 2024.Të dhënat e mësipërme u referohen transaksioneve të kryera nëpërmjet ndërmjetësve financiarë të licencuar nga AMF, kryesisht bankave tregtare. Megjithatë, investimi në bono thesari mund të kryhet edhe nëpërmjet sporteleve të posaçme të Bankës së Shqipërisë.Rënia e investimit të individëve në bono dhe obligacione vlerësohet të ketë ardhur kryesisht si rezultat i rënies së mëtejshme të yield-eve. Kjo tendencë rënëse e yield-eve vazhdon ende në tregun e bonove, ndërsa duke filluar nga tremujori i tretë është frenuar në atë të obligacioneve.Rënia po shtrihet edhe në blerjet në tregun dytësor. Sipas statistikave të AMF-së, individët blenë 1.26 miliardë lekë tituj nga portofolet e bankave, me një rënie 68.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në Shqipëri veprojnë aktualisht dhjetë shoqëri komisionere që mundësojnë investimin në titujt e qeverisë shqiptare, prej të cilave nëntë janë banka tregtare.Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në fund të shtatorit 2025, individët zotëronin 18.53% të instrumenteve të borxhit të brendshëm, nga 19.8% në fund të vitit 2024. Kjo shumë përfshin investimet me pjesëmarrje direkte dhe investimet e kryera nëpërmjet bankave tregtare.Të dhënat tregojnë se individët ngelen mjaft të ndjeshëm ndaj ecurisë së yield-eve të titujve. Në vitin 2022, rritja e shpejtë e normave të interesit pas valës inflacioniste u reflektua edhe në një rritje të shpejtë të yield-eve. Kjo solli menjëherë një zgjerim të investimit të individëve në titujt e borxhit të qeverisë. Por, me rënien e yield-eve, që u bë e theksuar pas vitit 2024, interesi i individëve për të investuar në këto instrumente pësoi rënie të menjëhershme.Në kuadër të diversifikimit të burimeve të financimit dhe zgjerimit të bazës së investitorëve, në Strategjinë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit 2025-2029, Ministria e Financave parashikon të vlerësojë mundësinë e prezantimit të obligacioneve qeveritare për individë.Sipas strategjisë, ky instrument synon të rrisë përfshirjen e qytetarëve në financimin e borxhit shtetëror, të nxisë kulturën e kursimeve afatgjata dhe të përmirësojë qëndrueshmërinë fiskale nëpërmjet reduktimit të varësisë nga tregjet institucionale dhe financimi i huaj.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Liria e shtypit në rënie: OSBE/ODIHR ngre alarmin për varësinë e mediave shqiptare nga qeveria

    Liria e shtypit në rënie: OSBE/ODIHR ngre alarmin për varësinë e mediave shqiptare nga qeveria

    Liria e shtypit në rënie: OSBE/ODIHR ngre alarmin për varësinë e mediave shqiptare nga qeveria
    Gjendja e medias në Shqipëri paraqitet problematike, me institucione mediatike jo të pavarura, gazetarë nën presion dhe akses të kufizuar në informacion. Këto gjetje alarmante, të bazuara në raportin e fundit të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet, u theksuan gjatë një diskutimi publik në Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit mbajtur sot në Tiranë (29.10), duke nxjerrë në pah një regres të thellë në fushën e lirisë së shtypit.
    Raporti i OSBE/ODIHR ngre shqetësime serioze, duke theksuar se shumica dërrmuese e mediave në vend perceptohen si të lidhura me Partinë Socialiste në pushtet. Ky dokument ndërkombëtar bën thirrje për marrjen e masave urgjente për të mbrojtur autonominë editoriale nga ndikimet politike.
    Vëmendje e veçantë i kushtohet Televizionit Publik Shqiptar dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), të cilat, sipas raportit, nuk gëzojnë pavarësi faktike. Argumentohet se këto dy institucione kyçe janë qartësisht të varura, me influencë politike dhe të orientuara në mbështetje të linjës editoriale të qeverisë
    Situata për gazetarët në terren përshkruhet si tejet e vështirë. Ata përballen jo vetëm me sulme të përsëritura verbale, por edhe me sulme fizike, madje edhe nga zyrtarë publikë. Një tjetër problem madhor është aksesi gjithmonë e më i kufizuar te përfaqësuesit e qeverisë, përfshirë kryeministrin.
    Gazetarët raportojnë një rënie të numrit të konferencave për shtyp dhe pengesa për të marrë pjesë në to, çka e bën punën e tyre për informimin e publikut edhe më sfiduese.
    Një pikë kritike e përmendur është ngritja e agjencisë së mediave pranë zyrës së kryeministrit. Ky mekanizëm vlerësohet se ka kufizuar informacionin e lirë për qytetarët dhe ka shërbyer për të koordinuar dhe transmetuar një mesazh të njësuar pro-qeveritar, veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore.
    Në kuadër të debatit, u theksua se presioni ndaj gazetarëve ushtrohet edhe përmes padive gjyqësore të tipit SLAPP (Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike), të cilat vijnë nga ana e qeverisë dhe synojnë të frikësojnë dhe të heshtin zërat kritikë.
    Përballë këtij realiteti, opozita ka propozuar dekriminalizimin e shpifjes, duke e hequr atë nga Kodi Penal, si një hap për të mbrojtur gazetarët nga persekutimi ligjor.

  • Sa i lartë është borxhi publik i Shqipërisë ?

    Sa i lartë është borxhi publik i Shqipërisë ?

    Ka vijuar tkurrja e borxhit publik të Shqipërisë edhe në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas buletinit statistikor nga Ministria e Financave, borxhi ka zbritur në 14 miliardë euro në tremujorin e tretë nga 14.1 miliardë që ishte më parë, një rënie e lehtë kjo me 1.1%.
    Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), stoku total i borxhit publik regjistrohet në 53.45%, duke shënuar gjithashtu një rënie me gati 0.6%. Ndikimin më të madh në këtë rënie e ka dhënë borxhi i brendshëm, ndërsa stoku i atij të jashtëm vijon të jetë po ashtu me një rënie të lehtë në raport me PBB.
    Stoku i borxhit të qeverisë kundrejt Prodhimit të Brendshëm Bruto rezulton të ketë prekur nivelet më të ulëta që prej vitit 2015. Zhvlerësimi i euros dhe mbiçmimi i lekut i kanë shërbyer qeverisë për sa i përket uljes së detyrimit të marrë, duke e bërë atë më të lirë dhe këstet më të ulëta. Pra, janë lehtësuar kostot e shërbimit të borxhit.
    Nga totali i borxhit, 8 miliardë euro është i marrë brenda në vend në monedhën kombëtare dhe 6 miliardë euro është borxh i huaj, i marrë në valutë (kryesisht në euro).
    Qeveria parashikon që borxhi publik bruto të vijojë të ndjekë trajektoren rënëse, në përputhje me rregullin respektiv fiskal.
    Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 48.5% në vitin 2031.

  • Kriminaliteti në rënie! Koçiu: Kriminaliteti në rënie, mbështesim institucionet e pavarura në luftën kundër krimit

    Kriminaliteti në rënie! Koçiu: Kriminaliteti në rënie, mbështesim institucionet e pavarura në luftën kundër krimit

    Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi të hënën në Kuvend një bilanc optimist mbi gjendjen e sigurisë publike në vend, duke theksuar se lufta kundër krimit ka dhënë rezultate konkrete. Sipas ministres, kriminaliteti ka shënuar rënie të ndjeshme, ndërsa qytetarët shprehin një ndjenjë më të lartë sigurie, falë fuqizimit të Policisë së Shtetit.
    Një arritje thelbësore, sipas zonjës Koçiu, është dalja përfundimtare e Shqipërisë nga çdo “listë e zezë” ndërkombëtare ku vendi ishte pozicionuar rreth një dekadë më parë. Kjo, sipas saj, është arsyeja kryesore që e pozicionon Shqipërinë si vendin më të avancuar në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
    Rekorde pozitive në statistikat e krimit
    Ministrja prezantoi shifra të detajuara që mbështesin këtë optimizëm:
    Vrasjet me dashje
    Janë regjistruar vetëm 29 vrasje me dashje, një shifër 4 herë më e ulët krahasuar me vitin 2012 dhe vitin e kaluar. Vitet 2024 dhe 2025 shënuan numrin më të ulët historik të këtij lloj krimi.
    Veprat kundër jetës dhe pronës
    Ministrja raportoi se veprat penale që prekin drejtpërdrejt qytetarët, si ato kundër jetës dhe pronës, janë në rënie konstante.
    Armëmbajtja
    Në dy vitet e fundit është arritur një rekord i lartë në zbulueshmërinë dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.
    “Qytetarët sot janë më të sigurt dhe kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit,” deklaroi Koçiu.
    Rritja e sigurisë rrugore dhe sekuestrimet
    Një tjetër sukses i veçuar ishte ai i sigurisë rrugore. Pavarësisht një rritjeje të ndjeshme në numrin e automjeteve në qarkullim, aksidentet rrugore janë reduktuar me 40% gjatë 10 viteve të fundit.
    Ndërkohë, mekanizmat për goditjen e pasurisë së përfituar nga krimi dhe korrupsioni duket se janë aktivizuar me forcë.
    Sipas ministers, gjatë vitit 2024, rezultojnë mbi 234 pasuri të sekuestruara me vlerë mbi 48 milionë euro dhe 89 pasuri të konfiskuara me vlerë mbi 163 milionë lekë.
    “Kush është pasuruar sot përmes krimit apo korrupsionit, humbet sot dhe pasurinë,” theksoi ministrja, duke shtuar se këto fonde kthehen në buxhetin e shtetit për qytetarët.
    Puna vazhdon drejt Evropës
    Pavarësisht rezultateve pozitive, Ministrja Koçiu u shpreh se lufta nuk ka përfunduar. “Ka ende shumë punë për të bërë për të arritur synimin e Shqipërisë pjesë të BE-së,” tha ajo.
    Ministrja apeloi për bashkëpunim, duke ritheksuar se siguria nuk është vetëm përgjegjësi e Policisë, por “e të gjithëve.”

  • “Kemi dalë përfundimisht nga çdo listë e zezë”, Ministrja Koçiu: Kriminaliteti në vend, është në rënie

    “Kemi dalë përfundimisht nga çdo listë e zezë”, Ministrja Koçiu: Kriminaliteti në vend, është në rënie

    Ministrja e Brendshme Albana Koçiu tha se kriminaliteti në vend, është në rënie.

    Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Koçiu u shpreh se “kemi dalë përfundimisht nga çdo listë e zezë ku ishim vendosur jo më larg se 10 vite më parë”.
    “Dalja nga këto lista është një arritje dhe arsyeja kryesore përse Shqipëria është sot vendi më i avancuar nga vendet e tjera në tryezën e  bisedimeve në BE.
    Janë evidentuar 29 vrasje me dashje, janë 4fish më pas se vrasjet e 2012 dhe vitit të kaluar. Viti 2024 se bashku me vitin paraardhës shënuan numrin më të ulët të vrasjeve më dashje në vend.
    Qytetarët sot janë më të sigurt dhe kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit. Veprat penale kundër jetës dhe pronës janë në rënie. Armëmbajtja pa leje në dy vitet e fundit, ka një rekord sa i përket zbulueshmërisë dhe goditjes.
    Siguria në rrugë është rritur, në 10 vite numri i aksidenteve është reduktuar me 40% pavarësisht se numri i përdorimit të mjeteve në rrugë është rritur. Konfiskimi dhe sekuestrimi i pasurive, gjatë vitit 2024 rezultojnë mbi 234 pasuri të sekuestruara më vlerë mbi 48 milionë euro. Janë 89 të konfiskuara me vlerë mbi 163 milionë lekë. Kush është pasuruar sot përmes krimit apo korrupsionit, humbet sot dhe pasurisë., Këto para kthehen në buxhetin e shtetit dhe përdoren për qytetarët. Pavarësisht arritjeve, ka edhe shumë punë për të bërë, do të vijojmë të bashkëpunojmë me qytetarët. Siguria nuk i përket vetëm policisë apo institucioneve, por të gjithëve. Ky është zotimi ynë, përpjekja për një Shqipëri evropiane”, tha Koçiu.

    Top Channel