Tag: rënie

  • “Rënie e kallëzimeve në SPAK nga Policia e Shtetit”/ Dumani: Denoncimet nga qytetarët, tregues i rritjes së besimit ndaj SPAK

    “Rënie e kallëzimeve në SPAK nga Policia e Shtetit”/ Dumani: Denoncimet nga qytetarët, tregues i rritjes së besimit ndaj SPAK

    Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit në KLP, është shprehur se ka rënie të numrit të kallëzimeve nga ana e policisë së shtetit.Teksa ka raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë punën e institucionit që ai drejton për vitin 2024, Dumani theksoi se denonimet nga qytetarët janë tregues besimi ndaj Prokurorisë së Posaçme.
    “Gjatë vitit 2024, konstatohen në total 132 hetime të filluara me kallëzime dhe referime nga individë dhe institucionet. Hetimet e filluara nga kallëzimet e qytetarëve janë dëshmi e rritjes së besimit të publikut tek institucioni i Prokurorisë së Posaçme. Nga ana tjetër, vihet re rënie e hetimeve të filluara me kallëzime nga Policia e Shtetit, nga 65 në vitin 2023 në 30 në vitin 2024”, tha ndër të tjera drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.

  • Sondazhi i italianëve: PS merr mandatin e katërt me mbi 50%! Berisha pëson rënie! Lapaj-Shabani, forcë e tretë

    Sondazhi i italianëve: PS merr mandatin e katërt me mbi 50%! Berisha pëson rënie! Lapaj-Shabani, forcë e tretë

    Një ditë para nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale të 11 majit, Report Tv në bashkëpunim me Institutin Piepoli sollën sondazhin e radhës. Sipas të dhënave, PS me në krye Edi Ramën do të siguronin mandatin e katërt qeverisës me një përqindje mes 46.5%-50.5%. PS ruan të njëjtat vlera me rezultatet e dy sondazheve të mëparshme, më 13 dhe 27 mars. PS ruan thuajse të njëjtin nivel me rezultatin e vitit 2021 (48.7%). Por, ndërsa PS siguron mandatin e katërt, nga ana tjetër të dhënat e sondazhit tregojnë një rënie për koalicionin e Sali Berishës i cili ka zbritur nga 35%-39% në 33%-37%. Koalicioni i Berishës ka një rënie të thellë edhe më rezultatin e 2021 kur PD e bashkuar mori 39.4%.
    Ndërkohë, sa i takon partive të reja, koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt merr 6.5%-8.5%, një rënie krahasuar me rezultatet e sondazhit të 27 marsit kur ishte në vlerat 7%-9%. Ndërkohë, kemi një rritje për Partinë Mundësia të Agron Shehajt, duke kaluar nga 2.5%-4.5% në rezultatin e 27 marsit, në 4%-6% në prill.
    Partitë e tjera si PSD e Tom Doshit, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës apo koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’ i Dashamir Shehit mbeten nën 3%. Vihet re një rritje e lehtë e partisë së Bashës, duke kaluar nga një mbështetje prej 0%-0.5% në mars, në 0.5%-1% në prill. Edhe PSD e Tom Doshit po ashtu rritet nga 0.5%-2.5%, duke u kthyer në vlerat e mëparshme në nivelin 1%-3%. Ndërkohë, parti të tjera do të merrnin 0%-0,5% të votave.

  • SYRI TV/ Wall street hapet në rënie këtë të enjte: Përpos pauzës tarifore, tregjet në rënie

    SYRI TV/ Wall street hapet në rënie këtë të enjte: Përpos pauzës tarifore, tregjet në rënie

    Tregjet e aksioneve amerikane kanë pësuar një tjetër tronditje me hapjen e Wall Street këtë të enjte, një ditë pasi pauza e tarifave nga Presidenti Donald Trump ngjalli shpresë për normalizimin e bursave.

    Tre indekset kryesore të Wall Street kanë pësuar rënie të konsiderueshme. Indeksi S&P500 u hap me 2.1%, Dow Jones ra me 1.6% dhe Nasdaq ra me 2.8%.

    Ndërkohë në anën tjetër të Atlantikut, panorama duket po aq e pasigurtë.

    Ndonëse tregjet europiane dhe aziatike panë disa rritje të vogla, duket se ende nuk janë ende aq të forta sa ishin disa javë më parë.

    Pavarësisht disa rritjeve, FTSE i Britanisë së Madhe, Dax i Gjermanisë, Cac 40 i Francës dhe Ibex 35 i Spanjës janë të gjithë akoma më të ulët se sa ishin përpara se Trump të bënte njoftimin e tij për tarifat.

    Të mërkurën, tregu i aksioneve amerikane pati një nga ditët më të mira të tregtimit, me S&P 500 që kërceu 9.5%, në rritjen e tij më të madhe që nga viti 2008. Ky pozitivitet fillestar duket se i ka lënë vendin pasigurisë pasi kompanitë ende janë në mëdyshje se si do të përkthehet për ta pauza tarifore. 

  • VIDEO/ Tomorri: Edi Rama në rënie, propaganda e pasaportës evropiane një mashtrim i madh

    VIDEO/ Tomorri: Edi Rama në rënie, propaganda e pasaportës evropiane një mashtrim i madh

     

    Gazetari Klodian Tomorri i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka deklaruar se, propaganda e Edi Ramës me pasaportën evropiane ishte një mashtrim i madh, i cili u rrëzua nga deklaratat e komisioneres Kaja Kallas të dhëna pikërisht gjatë konferencës me Ramës.

    Gjatë diskutimit në SYRI TV, Tomorri u shpreh se sondazhet e medieve pranë Ramës dhe vetë sondazhet e Ramës, tregojnë se ai është në rënie të lirë dhe për këtë arsye, ka dalë sot e duke u thënë qytetarëve që të mos dalin për të votuar fare.

    ‘Propaganda e pasaportës ishte një mashtrim i madh, që ju hodh popullit apo elektoratit, në pamundësi për shpalljen e një programi apo vizioni.

    Rama nuk kishte më çfarë të ju tregonte më shqiptarëve.  Nuk mund të thoshte më pas tre mandatesh qeverisje që unë tani do ju sjell ujin 24 orë.

    Nuk mund të thoshte dot se, unë do ju përmirësoj jetën, do ju rris rroga e pensione, se këto duhet ti kishte bërë kohë më parë dhe shpiku historinë e pasaportës Europiane, a thua se integrimi evropian ishte i lidhur apo dhe varej nga Edi Rama.

    Pasi mori goditjen pardje nga deklaratat e Kaja Kallas se integrimi nuk varet dhe nuk është i lidhur se kush është në qeveri, apo kryeministër, sot është detyruar të ndryshojë taktikën e vet, por në një taktikë që nuk i shkon një kryeministri, të dalë dhe ti bëjë thirrje qytetarëve të vet, mos dilni dhe mos votoni.

    Është e qartë, Edi Rama nuk ka çfarë u ofron qytetarëve dhe nuk mund të ju thojë që unë gjatë këtij mandati do ta çoj Shqipërinë në këtë nivel se, nuk ka program fare.

    E tani del e thotë mos votoni atë tjetrin, dhe shih sa në absurd që bie. Dakord thotë mos më votoni mua se, ndoshta doni më shumë, keni pretendime për më shumë, por rrini në shtëpi.

    Po si arrihet më shumë? Rrini në shtëpi që të rri unë prap këtu.

    Tashmë askush nuk mund të pretendojë më, as vetë Rama që opozita nuk ka më akses në kancelaritë perëndimore, por gjithmonë e më shumë PD-ja po thirret dhe po merr pjesë në tryezat më të rëndësishme.

    Kemi pasur një sërë rezolutash nga partitë e djathta në mbështetje të opozitës shqiptare. Pra e gjitha kjo duket se përkon me një rënie të Edi Ramës që konfirmohen edhe nga ato sondazhe që bëhen nga grupe afër qeverisë, por madje edhe nga sondazhet e vetë PS-së dhe mesa duket kryeministrit kanë filluar të mos i dalin llogaritë dhe është hedhur në sulm që të dekurajojë qoftë elektoralin gri, por edhe ata votues potencial të së djathtës, duke thënë se, mos dilni, mos votoni këta se nuk e meritojnë’, shpreh gazetari Klodian Tomorri në SYRI TV.

     

  • Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump-amerikanëve: Mos u tregoni të dobët dhe budallenj

    Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump-amerikanëve: Mos u tregoni të dobët dhe budallenj

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u bëri thirrje amerikanëve që të jenë “të fortë, të guximshëm dhe të durueshëm”, pak minuta përpara se bursa e Nju Jorkut të hapej me parashikime për rënie të mëtejshme.“Shtetet e Bashkuara kanë një shans për të bërë diçka që duhet të ishte bërë dekada më parë”, tha Trump duke iu referuar reformave të tij tarifore që kanë përmbysur ekonominë globale.
    Më tej ai shton “Mos u trego i dobët! Mos u bëj budalla!… Ji i fortë, i guximshëm dhe i durueshëm, dhe  rezultati do të jetë i shkëlqyer!“Tarifat e vendosura nga Presidenti Donald Trump kanë shkaktuar një tronditje të konsiderueshme në tregjet globale.
    Taksa bazë prej 10% mbi të gjitha importet dhe tarifat e larta për partnerët kryesorë tregtarë si Kina, Bashkimi Evropian dhe Japonia, kanë ndikuar ndjeshëm në tregjet financiare të cilët kanë vijuar rënien edhe gjatë fundjavës.​ Rënia në bursat amerikane raportohet me gati 6 % duke rezultuar në një humbje tregu prej rreth 6.6 trilionë dollarësh. ​
    Në Evropë, bursa në Mbretërinë e Bashkuar ra me 6%, duke arritur nivelin më të ulët të një viti, ndërsa ajo e Gjermanisë dhe e  Francës pësuan rënie përkatësisht prej 10% dhe 6.6%. Rënie ka pësuar edhe indeksi Nikei i Japonisë me pothuajse 9%, ndërsa tregjet në Tajvan dhe vende të tjera aziatike pësuan gjithashtu humbje të mëdha.
    Sektorët më të prekur deri tani janë teknologjia dhe industria e makinave. Aksionet e kompanive më të mëdha Tesla dhe Apple kanë pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa kompania e automjeteve Jaguar Land Rover ka njoftyuar pezullimin e dërgesave në SHBA. Ministrat europianë mblidhen këtë të hënë në Luxemburg për të shqyrtuar një përgjigje konkrete ndaj Uashingtonit, ndërsa vendet anëtare nuk qëndrojnë në një mendje.
    Italia apo Spanja janë ndër vendet më të kujdesshme dhe të gatshme për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm. Nga ana tjetër, Franca kryeson grupin më të ashpër, pas një thirrje të nënkuptuar nga investitorëve francezë për të pezulluar punën e tyre në SHBA si pjesë e reagimit.

  • Vijon rënia e bursave nga tarifat, por Donald Trump thotë se është vendimi i duhur

    Vijon rënia e bursave nga tarifat, por Donald Trump thotë se është vendimi i duhur

    Tarifat e vendosura nga Presidenti Donald Trump kanë shkaktuar një tronditje të konsiderueshme në tregjet globale.

    Taksa bazë prej 10% mbi të gjitha importet dhe tarifat e larta për partnerët kryesorë tregtarë si Kina, Bashkimi Evropian dhe Japonia, kanë ndikuar ndjeshëm në tregjet financiare të cilët kanë vijuar rënien edhe gjatë fundjavës.​

    Rënia në bursat amerikane raportohet me gati 6 % duke rezultuar në një humbje tregu prej rreth 6.6 trilionë dollarësh. ​

    Në Evropë, bursa në Mbretërinë e Bashkuar ra me 6%, duke arritur nivelin më të ulët të një viti, ndërsa ajo e Gjermanisë dhe e  Francës pësuan rënie përkatësisht prej 10% dhe 6.6%.

    Rënie ka pësuar edhe indeksi Nikei i Japonisë me pothuajse 9%, ndërsa tregjet në Tajvan dhe vende të tjera aziatike pësuan gjithashtu humbje të mëdha.

    Sektorët më të prekur deri tani janë teknologjia dhe industria e makinave. A

    ksionet e kompanive më të mëdha Tesla dhe Apple kanë pësuar rënie të ndjeshme ndërsa kompania e automjeteve Jaguar Land Rover ka njoftyuar pezullimin e dërgesave në SHBA.

    Presidenti Trump ka refuzuar të tërhiqet nga vendimi i tij ndërsa i ka quajtur tarifat ilaçin e duhur për të rregulluar çekuilibrat global.

    Ministrat europianë mblidhen këtë të hënë në Luxemburg për të shqyrttuar një përgjigje konkrete ndaj Uashingtonit ndërsa vendet anëtare nuk qëndrojnë në një mendje.

    Italia apo Spanja janë ndër vendet më të kujdesshme dhe të gatshme për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm.

    Nga ana tjetër Macron i Francës kryeson grupin më të ashpër, pas një thirrje të nënkuptuar nga investitorëvefrancezë për të pezulluar punën e tyre në SHBA si pjesë e reagimit./vizionplus.tv

  • “Tërmet” në bursat ndërkombëtare pas “luftës” me tarifat Trump-Kinë, “zhyten” edhe ato europiane

    “Tërmet” në bursat ndërkombëtare pas “luftës” me tarifat Trump-Kinë, “zhyten” edhe ato europiane

    Bursa e Nju Jorkut u hap me rënie edhe sot, teksa investitorët shfaqeshin të shqetësuar për hakmarrjen e vendosur nga Kina ndaj breshërisë së tarifave nga presidenti amerikan Donald Trump.

    Që nga ora 17:10, mesatarja industriale Dow Jones ra me 2.75%, indeksi i teknologjisë Nasdaq u ul me 3.49% dhe S&P 500 ra me 3.31%. Sesioni i djeshëm ishte më i keqi për Nasdaq që nga marsi 2020. S&P 500 shënoi rënien e tij më të madhe që nga qershori 2020.
    Rënia e sotme është për faktin se “shqetësimet vazhdojnë për tarifat e shpallura nga Trump” por edhe “për përgjigjen e Kinës, e cila erdhi më shpejt se sa pritej”, komentoi analisti Sam Stovall, i CFRA.
    Indeksi kryesor i Bursës së Parisit, CAC 40, ra të premten dhe fshiu të gjitha fitimet e tij që nga 1 janari , i goditur nga përshkallëzimi i tensioneve tregtare midis SHBA-së dhe Kinës.
    Tarifat e Trump dhe Kina
    Tarifat e reja të shpallura nga Trump të mërkurën janë veçanërisht të dëmshme për Kinën pasi ato i shtojnë 34% të tjera tarifave 20% tashmë të vendosura për mallrat e importuara kineze. Pekini u përgjigj shpejt se do të vendoste tarifa shtesë prej 34% për mallrat amerikane nga 10 prilli, në krye të asaj që ka qenë në fuqi deri më sot.
    Trump pretendoi se Pekini ishte “i zënë nga paniku” nga tarifat
    Aksionet e kompanive kineze të listuara në bursën e Nju Jorkut ranë ndjeshëm sot pasi lufta tregtare u përshkallëzua, ku Alibaba pati rënie me 9.56% dhe rivalët e tregtisë elektronike PDD (pronar i Temu) me 7.55% dhe JD.com me 8.35%. Gjashtë nga “Magnificent Seven”, gjigantët e teknologjisë, panë gjithashtu rënie të aksioneve të tyre: Tesla (-6,54%), Alphabet (-0,20%), Amazon (-1,98%), Meta (-3,03%), Apple (-2,86%) dhe Nvidia (-4,22%). Vetëm Microsoft kalon në “të gjelbër” (+0.31%).
    Në sektorin e veshjeve, kompanitë që prodhojnë produkte në Kinë, Vietnam apo Kamboxhia vazhdojnë prirjen e tyre rënëse, ndonëse në një masë më të vogël krahasuar me ditën e djeshme, si Gap (-3,22%), Ralph Lauren (-4,93%), Lululemon (-5,03%) dhe gjiganti amerikan Nike (-3,12%).
    Zhytet edhe në bursat europiane
    Të gjitha bursat evropiane shënuan rënie të madhe, pas njoftimit të Kinës për vendosjen e tarifave ndaj produkteve amerikane. Rreth orës 14:30, Bursa e Frankfurtit ra me 5,61%, Londra 4,24%, Cyrihu 5,57%, Milano 7,74% dhe Madridi 6,29%.
    Kompanitë e ndërtimit dhe të lëndëve të para janë nën presion të madh, me aksionet e ArcelorMittal në rënie me 10.66% në Paris. Në Londër, Glencore ra me 9.53% dhe në Frankfurt industrial Thyssenkrupp ra me 10.39%.
    Bankat gjithashtu regjistruan një rënie të madhe: në Paris, aksioni i Société Générale ra me 12.26%, BNP Paribas me 8.40%. Në Frankfurt, Deutsche Bank ra me 10.82% dhe në Londër Barclays me 10.10%.
    Edhe çmimi i naftës po bie. Më parë, Brent i Detit të Veriut tregtohej me 65,38 dollarë për fuçi (-6,78%) dhe WTI amerikan me 62,07 dollarë për fuçi (-7,29%).

    Top Channel

  • Raporti i SPAK për 2024: Presion nga grupet kriminale e politika! U sekuestruan 2.8 mld lekë, 3096 telefona të përgjuar

    Raporti i SPAK për 2024: Presion nga grupet kriminale e politika! U sekuestruan 2.8 mld lekë, 3096 telefona të përgjuar

    TIRANË-Prokuroria e Posaçme SPAK ka publikuar raportin për vitin 2024. 
    SPAK ka ruajtur të njëjtin trend pozitiv edhe në qasjen pro aktive të hetimeve. Gjatë vitit 2024 janë regjistruar 65 hetime të nisura kryesisht, edhe pse krahasuar me vitin 2023, vihet re një rënie në masën rreth 7,1% e interceptimit të pajisjeve fundore. Po kështu, evidentohet rritje e kërkesave për ndihmë juridike në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me 45,8% për ato të ardhura nga jashtë vendit dhe me 34,7%, për ato drejtuar autoriteteve të huaja. Nga ana tjetër ky trend pozitiv, tregon për një rritje të nivelit të bashkëpunimit dhe të besueshmërisë të autoriteteve të huaja ligj zbatuese ndaj Prokurorisë së Posaçme.
    Lufta kundër krimit të organizuar edhe për këtë vit, krahasuar me vitin paraardhës, ka shënuar arritje të rëndësishme me një rritje prej rreth 18,8% të regjistrimeve të këtyre procedimeve penale. Po kështu, është rritur edhe numri i personave të cilët janë nën hetim për këto procedime me rreth 21,6%, krahasuar me vitin 2023. Nga ana tjetër, ka një rënie me rreth 7,3% të çështjeve të dërguara për gjykim për shkak të volumit dhe kompleksitetit të tyre.
    Për sa i përket luftës kundër korrupsionit, Prokuroria e Posaçme ka ndjekur një qasje aktive duke hetuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh të lartë. Gjatë vitit 2024, rezultojnë të jenë nën hetim 33 – ish zyrtarë të lartë (ku dy prej tyre janë të regjistruar në dy procedime të ndryshme secili), nga të cilët 19 zyrtarë janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim. Nga numri total i ish- zyrtarëve të lartë nën hetim, 19 prej tyre janë dërguar në gjykatë, që përfaqëson 52,9% të rasteve.
    Bashkëpunimi nga institucionet publike në lidhje me referimet e ardhura prej tyre ka nevojë ende të përmirësohet. Kështu numri i procedimeve të filluara nga referimet e përcjella nga institucionet publike mbetet i ulët, duke zënë vetëm 15,1% të totalit të referimeve të dërguara pranë SPAK nga të gjitha subjektet publike dhe private. Është për t’u theksuar se, referimet e ardhura nga policia e shtetit, krahasuar me vitin 2023, kanë shënuar gjithashtu një rënie shqetësuese me 53,8%.”

  • “Joshja” e interesave të ulëta

    “Joshja” e interesave të ulëta

    Viti 2025 ka nisur me një rënie të mëtejshme të normave të interesit në tregun financiar. Normat e ulëta të interesit po mbështesin një rritje dyshifrore të kreditimit, pavarësisht paralajmërimeve të Bankës së Shqipërisë, veçanërisht lidhur me ekspozimin në kredinë për pasuri të paluajtshme. Tremujori i parë i këtij viti ka sjellë një tendencë të mëtejshme në rënie të normave të interesit …

  • Historike: Sot 1 euro shitet me 100 lekë

    Historike: Sot 1 euro shitet me 100 lekë

    Në një zhvillim të paprecedentë në tregun valutor shqiptar, sot euroja ka arritur një nivel rekord të ulët, duke u shitur për 100 lekë. Kjo shifër historike është një nga më të ulëtat e regjistruara ndonjëherë dhe po ngjall shqetësim në publikun e gjerë.
    Rënia e vlerës së euros ka ardhur si rezultat i disa faktorëve të kombinuar, përfshirë një forcim të ndjeshëm të lekut pasi në vend po qarkullon një sasi e madhe eurosh dhe pastrimit të parave të pisëta në vend. Kjo rënie parashikon pasoja për ekonominë e vendit, duke ndikuar në tregtinë e jashtme, investimet dhe kursimet e qytetarëve.
    Një euro e dobët ka implikime të rëndësishme për ekonominë shqiptare. Për eksportuesit, kjo mund të nënkuptojë përfitime më të ulëta kur të ardhurat e tyre konvertohen në lekë. Nga ana tjetër, importuesit mund të përfitojnë nga çmimet më të ulëta të produkteve të huaja, duke ulur kostot për konsumatorët.

    Megjithatë, për qytetarët që mbajnë kursime në euro, kjo rënie paraqet një sfidë të madhe, duke ulur vlerën reale të kursimeve të tyre.
    Publiku ka reaguar me shqetësim dhe interes ndaj këtij zhvillimi. Shumë njerëz po nxitojnë të shkëmbejnë eurot që mbajnë, duke shpresuar të shmangin humbjet e mëtejshme. Ndërkohë, të tjerë janë të paqartë se çfarë do të sjellë e ardhmja për monedhën europiane dhe ekonominë shqiptare në tërësi.
    Në këtë moment, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen gjërat në tregjet e valutave dhe çfarë masash do të ndërmarrë Banka e Shqipërisë për të stabilizuar situatën. Ndërkohë, qytetarët dhe bizneset do të duhet të përshtaten me këtë realitet të ri ekonomik.