Tag: rënie

  • Afrojnë zgjedhjet, Euro drejt 98 lekëve, Dollari në nivelin më të ulët në 17 vjet

    Afrojnë zgjedhjet, Euro drejt 98 lekëve, Dollari në nivelin më të ulët në 17 vjet

    Euro e ka nisur muajin maj në rënie dhe ka arritur nivelet më të ulëta të këtij viti në kursin me Lekun.

    Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 98.2 lekë.

    Këto vlera të kursit ishin shënuar për herë të fundit në muajin janar të këtij viti, ndërkohë që raportet mes Euros dhe Lekut po i afrohen përsëri niveleve më të ulëta historike, që ishin regjistruar në fund të vitit 2024.

    Sipas agjentëve të këmbimit valutor, një rënie e Euros në këto nivele me fillimin e sezonit veror ishte e pritshme.

    Sipas tyre, kjo rënie i detyrohet një rritje të ofertës valutore në treg, kryesisht për dy arsye. Së pari, fundjava e gjatë ka sjellë fluks të shtuar turistësh nga Kosova e Maqedonia e Veriut, duke sjellë më shumë valutë. Së dyti, historikisht me afrimin e ditës së zgjedhjeve ka një zhvlerësim të monedhës së përbashkët, që mund të lidhet me përdorimin e eurove në fushatë.

    Tendenca

    Edhe vitin e kaluar, kursi i karakterizua nga një tendencë e mbiçmimit të Euros ndaj Lekut, që u kufizua vetëm prej ndërhyrjeve të paprecedenta të Bankës së Shqipërisë.

    Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024, dujke arritur vlerën më të larta historike. Sasia e valutës së blerë është rritur me 249% krahasuar me një vit më parë.

    Me rënien e inflacionit poshtë objektivit prej 3%, Banka e Shqipërisë ndërhyri në tregun valutor për të mos lejuar mbiçmimin e mëtejshëm të monedhës vendase.

    Pavarësisht ndërhyrjeve, kursi mesatar i këmbimit Euro-Lek vitin e kaluar pësoi një rënie me 7.4% krahasuar me vitin 2023. Gjatë muajit nëntor 2024, kursi i Euros regjistroi edhe nivelin më të ulët historik në vlerën e 98.11 lekëve, ndërsa e mbylli vitin 2024 shumë afër kësaj vlere.

    Në mungesë të këtyre ndërhyrjeve, është e qartë se rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun do të kishte qenë edhe më e madhe.

    Tendencat e kursit të këmbimit duken të jenë të ngjashme dhe këtë vit. Sipas agjentëve, oferta valutore duket në rritje, megjithëse rritja e turistëve të huaj, të paktën sipas statistikave të deritanishme, është ngadalësuar ndjeshëm. Për 3-mujorin 2025, hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Nga ana tjetër, politika fiskale vazhdon të ketë një natyrë shtrënguese, pavarësisht zgjedhjeve të afërta. Në fund të 3-mujorit, buxheti ishte përsëri në suficit të dukshëm, në vlerën e pothuajse 34 miliardë lekëve, me një rritje të mëtejshme me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Duke parë tendencat e kursit, do të jetë e vështirë që një rënie e mëtejshme e Euros në muajt e ardhshëm të shmanget, pa ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë.

    Paralelisht, Leku është forcuar edhe ndaj valutave të tjera kryesore. Dollari Amerikan ka zbritur në nivelin e 86.6 lekëve dhe ka prekur nivelin më të ulët në 17 vitet e fundit. Rënia e Dollarit në muajt e fundit reflekton kryesisht ecurinë e kësaj monedhe ndaj Euros, si pasojë e tarifave të vendosura nga administrata e Donald Trump./ Monitor/

  • Temperaturat në rënie, vranësira dhe…/ Të papriturat e motit, ja si parashikohet dita sot

    Temperaturat në rënie, vranësira dhe…/ Të papriturat e motit, ja si parashikohet dita sot

    Orët e paradites do të jenë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
    Pritet një tërheqje e masave ajrore afrikane duke sjellë fresksim të lehtë motit në të gjithë territorin Shqiptar. Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimumetduke u luhatur nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 30°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore. Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë derti në 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

  • Gimenez “teknologjik”: Përdor video dhe aplikacione për t’i analizuar saktë performancat e mia

    Gimenez “teknologjik”: Përdor video dhe aplikacione për t’i analizuar saktë performancat e mia

    Santiago Gimenez, sulmuesi meksikan i Milanit, që erdhi në janar nga Feyenoord, foli për “Sports Illustrated Mexico”, duke treguar sa shumë përkushtohet jashtë fushës së blertë: “Shpeshherë shkojmë në stërvitje dhe gjithçka e bëjmë automatikisht, kjo nuk më pëlqen. Mua më pëlqen të shkoj në stërvitje i përqendruar dhe i vetëdijshëm për të punuar mbi gjërat që nuk kam bërë mirë.
    Përdor shumë aplikacionin e shënimeve për analizat me video, për paraqitjen. Pas çdo ndeshjeje, shënoj çfarë kam bërë mirë, çfarë keq, i jap vetes një notë. Kam edhe një videoanalist. Unë luaj dhe të nesërmen ai nis analizën, përgatit një video dhe më përmbledh gjithë ndeshjen në 15 minuta. Aty dalin të gjitha veprimet e mia dhe ai thotë: Këtu ke bërë mirë, por duhej të kishe tentuar me të djathtën…
    Kam ndjekur një kurs për të lexuar statistikat dhe i organizoj sipas rezultateve. Mund t’i konsultoj si kam luajtur në çdo ndeshje dhe çdo tre muaj bëj një analizë të përgjithshme për duelet e fituara, të humbura, driblimet, gjuajtjet. Ashtu shoh nëse statistikat janë në rënie apo në rritje.
    Në ato që janë në rënie, përpiqem të përmirësohem. Kur grafiku bie, është e rrezikshme. Kur diçka është në rënie, e di që duhet të fokusohem aty. Qëndroj pas stërvitjes për të punuar mbi goditjet në portë”.
    Më pas meksikani foli edhe për marrëdhënien me Zlatan Ibrahimovic: “Më pëlqen shumë personaliteti i tij, siguria që ka kur flet për veten dhe atë që do të ndodhë. Ai nuk ka frikë nga ajo që thonë të tjerët, thotë vetëm atë që ndjen dhe, më e rëndësishmja, atë që thotë, e bën”.

  • Kush fiton, kush zhduket dhe kush lind më 11 maj, ja si do të votonin qytetarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot…

    Kush fiton, kush zhduket dhe kush lind më 11 maj, ja si do të votonin qytetarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot…

    Rigels Seliman
    Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, tre sondazhe kryesore tregojnë një garë të nxehtë mes Partisë Socialiste dhe opozitës së drejtuar nga Partia Demokratike. Kështu sipas sondazhit të “News 24”, PS ruan epërsinë me 45.5%, ndjekur nga PD me 36%, ndërsa të tjerët mbeten larg. Sondazhi i “Top Channel” rrit përqindjen e PS-së në 48.9%, ndërsa PD qëndron në 34.4%, duke treguar një rënie të “Nismës Shqipëria Bëhet”.
    Nga ana tjetër, sondazhi i “ABC News” vendos PS në krye me 51.7%, ndërsa PD zbret në 36.8%. Ndërkohë “Partia Mundësia” e Agron Shehajt po konsolidohet si një prani e re, me rritje të lehtë në të gjithë sondazhet. Kurse koalicioni Euroatlantik dhe PSD janë në rënie të lehtë, ndërsa “Lëvizja Bashkë” shfaq rritje të qëndrueshme. Pra zgjedhjet e 11 majit pritet të sjellin jo vetëm përballje klasike PS–PD, por edhe lindjen apo shuarjen e forcave të reja politike.
    Sondazhi i News 24”
    Konkretisht në një kohë kur vendi ndodhet më pak se 2 javë larg nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, “News 24” në bashkëpunim me Notosondaggi kanë “fotografuar” prirjen elektorale të qytetarëve, në sondazhin e dytë kombëtar të publikuar këtë të hënë. Pyetjes: Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rinovuar Parlamentin, ju cilën parti do të votonit? 45.5% e qytetarëve janë përgjigjur se do të votonin Partinë Socialiste (varion 43.5%-47.5%). PS ka pësuar rënie me 0.5 krahasuar me sondazhin e 14 prillit.
    36% do të votonin Partinë Demokratike dhe koalicionin e drejtuar prej saj Aleanca për Shqipërinë Madhështore (34%-36%). Opozita është rritur me 1% në krahasim me 2 javë më parë. 6.5 do të votonin partinë Mundësia, 5.5% koalicionin Nisma-Shqipëria Bëhet, 2% PSD-në dhe po 2% Lëvizjen Bashkë. Partia Mundësia ruan të njëjtat kuota krahasuar me sondazhin e 14 prillit, ndërsa Nisma-Shqipëria Bëhet rritet me 0.5%. PSD zbret me 0.5%, ndërsa Lëvizja Bashkë rritet me 0.5% krahasuar me 14 prillin. Me 1% zbret koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, ndërsa në rënie me 0.5% është edhe Djathtas për Zhvillim. Rriten me 0.5% ata që do të votonin një forcë tjetër politike.
    Sondazhi i “Top Channel”
    Ndërkohë është janë publikuar këtë të martë të dhënat e sondazhit të dytë të realizuar nga kompania e njohur amerikane “McLaughlin and Asociated”. Sondazhi është realizuar në 15 ditët e fundit të prillit, ndërsa të dhënat u publikuan në emisionin Top Story. Referuar të dhënave të sondazhit, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, PS do të votohej nga 48.9% e zgjedhësve, ndërsa PD do të votohej nga 34.4%.
    Krahasuar me sondazhin e parë ka një rritje të Partisë Mundësia të Agron Shehaj dhe një rënie të koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ që drejtohet nga Adriatik Lapaj dhe Andri Shabani. Pyetja: Pavarësisht se si keni votuar në zgjedhjet e prillit 2021, nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, për cilën parti do të votonit? PS – 48.9%; PD – 34.4%; Koalicioni Euroatlantik – 0.9%; PSD – 2.9%; Nisma Shqipëria Bëhet – 4.2%; Lëvizja Bashkë – 1.1%; Mundësia – 5%; Partitë e tjera – 0.4%; Të pavendosur/Refuzoj – 2.2%.
    Sondazhi i “ABC News”
    Nga ana tjetër, këtë të hënë “ABC News”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze italiane të sondimit, “Angi Ricerche”, ka publikuar këtë të hënë në emisionin “Real Story”, sondazhin e dytë për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Në sondazhin e dytë janë pyetur mbi 8 mijë e 400 qytetarë dhe gjithashtu janë bërë edhe pyetje shtesë. Në sondazh janë përfshirë Elbasani dhe Fieri.
    Lidhur me votën në shkallën kombëtare, nga të anketuarit, 51.7 për qind e tyre kanë deklaruar se do të votojnë Partinë Socialiste. Ndërsa, 36.8 për qind janë përgjigjur se do të votojnë Partia Demokratike dhe koalicionin e saj për Shqipërinë Madhështore. Krahasuar me sondazhin e parë të zhvilluar në ABC News, PS ka një rritje me 0.2 për qind, ndërsa PD ka rënie me 0.5 për qind.

  • 100 ditët e para të “botës Trump”, presidenti: Vetëm tre meksikanë shkelën kufirin

    100 ditët e para të “botës Trump”, presidenti: Vetëm tre meksikanë shkelën kufirin

    Përmes një tubimi në Miçigan festoi, 100 ditët e para të presidencës. Donald Trump e shndërroi atë në një takim elektoral.
    “Po i japim fund mbretërimit të gjatë të interesave të veçanta dhe të çmendurve të së majtës radikale, dhe po hyjmë në epokën e artë të Amerikës”, tha presidenti.
    Presidenti amerikan foli për revolucion në botë ndërsa pretendoi se tashmë kompanitë po kërkojnë të kthehen në shtëpi falë tarifave të vendosura.
    “Me tarifat e mia ndaj Kinës, po i japim fund grabitjes së vendeve të punës në historinë e botës. Kina ka marrë më shumë vende pune nga ne se çdo shtet tjetër. Kjo nuk do të thotë se ne nuk shkojmë mirë me Kinën, pasi ne jemi mirë me Kinën. Megjithatë, tarifat tani janë në nivelin 145 për qind. Mendoj se do shkojë mirë, ata dëshirojnë të bëjnë një marrëveshje dhe ne do ta bëjmë atë, por vetëm nëse do të jetë e drejtë. Nuk do të jetë një pak ku ne humbin trioliona dollarë në vit si me Biden”, shtoi Trump.
    Trump përmendi edhe luftën ndaj emigracionit duke pretenduar se kalimet ilegale të kufirit amerikan me Meksikën ka rënë me 99.99 për qind: “vetëm 3 persona hynë pa dokumente”, u shpreh ai duke shtuar se kufiri i SHBA-ve nuk ka qenë kurrë më i sigurt se kaq.
    Gjithashtu mbrojti fushatën e dëbimeve. “Me mua, Amerika nuk është më një vend për kriminelët. Me mua president, bota ka përjetuar një revolucion të bonsensit”, ishte deklarata e Trump.
    Presidenti kritikoi sondazhet e fundit që sinjalizuan një rënie në 44 për qind të mbështetjes për të. “Marrin në pyetje më shumë demokratë se sa republikanë.
    Nëse sondazhet do të ishin të drejta, pëlqimi për mua do të ishte mes 60 dhe 70 për qind”, pretendoi presidenti amerikan.
    Trump sulmoi edhe kreun e Rezervës Federale duke thënë se “çmimet janë në rënie, por mediat i pasqyrojnë në rritje” dhe se “inflacioni është në rënie gjithashtu”. “Është një person në Rezervën Federale që nuk po bën një punë të mirë”, u shpreh Trump duke shtuar se ai di më shumë për taksat dhe ekonominë se sa Jerome Poëell, por pa e përmendur me emër kreun e Rezervës Federale.

  • Kalimet e paligjshme të migrantëve: Cila po bëhet rruga më e vështirë për në Evropë?

    Kalimet e paligjshme të migrantëve: Cila po bëhet rruga më e vështirë për në Evropë?

    Kalimet e paligjshme të migrantëve drejt Bashkimit Evropian kanë pësuar një rënie të ndjeshme me afro një të tretën në tremujorin e parë të vitit 2025, sipas të dhënave të publikuara nga agjencia evropiane e mbrojtjes së kufijve të jashtëm, Frontex.

    Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar rreth 33,600 raste të kalimeve të paligjshme, një rënie prej 31% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Ulja është vënë re në të gjitha rrugët që çojnë drejt kontinentit.

    Rënia më e madhe është shënuar në rrugën e Ballkanit Perëndimor, me një ulje drastike prej 64%. Ekspertët e lidhin këtë me disa faktorë, përfshirë kontrollet e shtuara kufitare nga vendet e Ballkanit, kushtet e vështira klimatike gjatë dimrit dhe vetëdijësimin në rritje për rreziqet e shkeljeve të të drejtave të njeriut.

    Analistja e migracionit pranë Qendrës për Politika Evropiane, Helena Hahn, përmendi gjithashtu ndikimin e faktorëve gjeopolitikë, si ndryshimi i regjimit në Siri, që solli një ulje prej 17% të aplikimeve për azil në vitin 2024. Ajo megjithatë paralajmëroi se numrat mund të rriten sërish drejt fundit të verës dhe në vjeshtë.

    Një tjetër rënie e ndjeshme është regjistruar në rrugën e Afrikës Perëndimore drejt Spanjës, konkretisht Ishujt Kanarie, me 30% më pak tentime. Ulje të ngjashme ka patur edhe në rrugën e Mesdheut Lindor, që lidh Afganistanin, Sudanin dhe Egjiptin me Qipron, Greqinë dhe Bullgarinë – me 29% më pak kalime.

    Në vend të tretë për rënie vjen rruga e Mesdheut Qendror (nga Afrika Perëndimore dhe Qendrore përmes Nigerit dhe Libisë drejt Italisë), me një ulje prej 26%.

    Sipas të dhënave të Frontex, rruga më aktive në tremujorin e parë ishte ajo e Mesdheut Lindor me 9,267 tentativa kalimi, ndjekur nga ajo e Afrikës Perëndimore me 9,205 – kryesisht nga Mali, Senegali dhe Guinea – dhe rruga e Mesdheut Qendror me 8,542 tentativa, kryesisht nga Bangladeshi, Pakistani dhe Siria.

    Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë destinacioni final për shumë migrantë, pasi vetëm në katër muajt e parë të vitit janë regjistruar 11,000 tentativa kalimi nga Franca drejt Britanisë përmes Kanalit.

  • 12 vite Kryeministër, Rama: Kemi bërë uljen më të madhe të papunësisë në 34 vite

    12 vite Kryeministër, Rama: Kemi bërë uljen më të madhe të papunësisë në 34 vite

    Sot, kryetari i PS-së Edi Rama ka zhvilluar një takim në Petrelë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
    Gjatë fjalës, ai theksoi se  papunësia ka rënë në nivelin më të ulët, duke shënuar një rënie prej 8.8 përqind në vitin 2024.
    Ai thotë se kur mori detyrën si kryeministër 12 vite më parë, numri i personave të pa punë ka qenë më i lartë.
    “Sot kemi nivelin më të madh të uljes së papunësisë. Në 2024 pati rënie njëshifrore, 8.8 përqind. Këto nuk janë piktura, nuk janë opinione. Janë shifrat e të punësuarve në Republikën e Shqipërisë. Kur ne morëm detyrën , ishin 1.023.000 të punësuar, tani kemi 1.327.000 të punësuar. Janë 300 mijë e pak më shumë apo nuk janë? Kjo është ajo që kemi thënë dhe ajo që kemi bërë. Këto janë të dhënat reale. Sektori privat vijon të rrisë pagat. Në shtet, jemi në 1000 euro dhe projeksioni është 1200 euro.”

  • VIDEO / Berisha në “rënie të lirë”, Rama e ilustron me një buf deklaratën në Gjirokastër

    VIDEO / Berisha në “rënie të lirë”, Rama e ilustron me një buf deklaratën në Gjirokastër

    Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar me ironitë ndaj kundërshtarit të tij politik, Sali Berisha.
    Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shpërndarë një deklaratë të Berishës, i cili duket se ngatërrohet gjatë fjalimit të tij në një prej fushatave elektorale.
    Kjo nuk është hera e parë që Rama zgjedh të ironizojë kryedemokratin, ku dhe kësaj here ka zgjedhur ta krahasojë me “bufin e kënetës”.

  • Ngërçi i prodhimit, shpenzimet e bizneseve për materiale dhe furnitura në rënie

    Ngërçi i prodhimit, shpenzimet e bizneseve për materiale dhe furnitura në rënie

    Përjashtuar vitin pandemik, investimet e biznesit për materiale dhe furnitura kanë pësuar rënie në 2023 për herë të parë së paku nga viti 2010, duke vërtetuar në këtë mënyrë reduktimin e prodhimit për eksport dhe uljen e çmimeve për lëndët e para nga zhvlerësimi e euros.
    Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në vitin 2023 investimet e biznesit për materiale dhe furnitura arritën në 1,2 trilionë lekë më ulje 5.8 për qind në krahasim me vitin 2022. Operatorët e tregut pohojnë se janë tre faktorë kryesore që kanë ndikuar në këtë ulje. E para lidhet me nënçmimin e euros, e cila ka bërë importet e lëndëve të para më të lira, e dyta tkurrja e sasisë së mallrave të importuara nga disa biznese në sektorin e industrisë përpunuese, të cilat humbën klientët për shkak të rënies së euros dhe e treta me rënien e çmimeve të mallrave në tregjet ndërkombëtare.
    Sipas sektorëve shihet se ulja më e madhe e shpenzimeve për materialë dhe furnizime është në sektorin e energjisë dhe naftës, ku ka ndikuar ulja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
    Gjithashtu rënia e shpenzimeve për materiale në bizneset e mobilieve lidhet me falimentin e bizneseve në këtë fushë. Të dhëna të tjera nga INSTAT tregojnë se bizneset në këtë sektor kishin falimentet më të mëdha në vitet e fundit, edhe pse biznesi i ndërtimit po lulëzon.
    Shpenzimet e bizneseve të tregtisë më shumicë pësuan rënie me 8 për qind më 2023 dhe kjo rënie i dedikohet kryesisht zhvlerësimit të euros. Gjatë dy dekadave të fundit, shpenzimet për materiale dhe furnitura kanë pësuar ndryshime të ndjeshme, nga një nivel modest në fillim të viteve 2000 deri në rekorde historike pas vitit 2020.
    Analiza e të dhënave tregon se në vitet 2005–2007 pati një rritje të mprehtë të shpenzimeve të bizneseve për lëndë të para që reflekton zgjerimin e aktivitetit operativ dhe përmirësimin e kapaciteteve prodhuese.
    Pas zgjerimit të shpejtë, ndodhi një periudhë konsolidimi deri në vitin 2012. Nga 2013 në 2019, shpenzimet për lëndë të para u rritën sistematikisht, teksa në vitin 2020 ndodhi rënie e papritur nga ndërprerjet e zinxhirit furnizues dhe masat kufizuese të pandemisë./ Monitor

  • Rriten eksportet/ Më shumë minerale, lëndë djegëse dhe tekstile-këpucë! Më pak makineri të importuara

    Rriten eksportet/ Më shumë minerale, lëndë djegëse dhe tekstile-këpucë! Më pak makineri të importuara

    100 mld lekë mallra “Made in Albania” shitën bizneset  në 3 muajve të parë të vitit në rajon, Europë edhe më gjerë.

    Duke dhënë një sinjal pozitiv për eksportet shqiptarë, të cilat edhe në muajin mars shënuan rritje.
    35 mld lekë dolën nga kufijtë e Shqipërisë me një rritje 4.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Ky rezultat erdhi pasi vendi ynë eksportoi më shumë minerale, lëndë djegëse, tekstile dhe këpucë por dhe ushqime e pije, të cilat që ndikuan pozitivisht.
    Por nga ana tjetër importet shënuan një rënie. Në 73.8 miliardë lekë arritën duke shënuar një rënie me 1.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Ndonëse në pamje të parë shfaqin një sinjal pozitiv për rënien e varësisë së vendit tonë nga mallrat e huajë, faktorët që ndikuan më së shumti ishin makineri pajisje e materiale ndërtimi.
    Çka tregon edhe një rënie të fuqisë blerëse të bizneseve shqiptare për të ndërruar teknologjinë e përdorur në aktivitetet  tyre prodhuese.
    Ndalur sipas gjeografisë tregtare, eksportet shqiptare në mars lulëzuar nga tregtia me Kosovë, Greqinë e Gjermaninë. Ndërsa më pak mallra morëm nga Italia, Greqia e Gjermania.
    Me një rritje të eksporteve por dhe rënie të importeve deficiti tregtar arriti në 39 mld lekë.

    Top Channel