Tag: rënie

  • Rënie inertesh në rrugë, bllokohen 4 fshatra në Këlcyrë

    Rënie inertesh në rrugë, bllokohen 4 fshatra në Këlcyrë

    Katër fshatra të Njësisë Administrative Ballaban në Bashkinë Këlcyre ndodhen të izoluara si pasoje e rënies së inerteve në rrugën që lidh këto fshatra me aksin nacional.
    janë gati 500 banorë të fshatrave Kajcë, Pavar, Vinokash dhe Toshkëz që kërkojnë ndihme për hapjen e rrugës dhe deri tani askush nuk është përgjigjur.

  • “Dëmtime të urave dhe rënie dherash”/ Qarku i Kukësit përfshihet nga moti i keq, reshjet e shiut shkaktojnë probleme

    “Dëmtime të urave dhe rënie dherash”/ Qarku i Kukësit përfshihet nga moti i keq, reshjet e shiut shkaktojnë probleme

    Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në disa fshatra të qarkut të Kukësit, ku raportohen për dëmtime të urave dhe rënie dherash e inerte në disa rrugë nacionale. Sipas informacionit nga Emergjencat Civile, në Ujmisht ka rënie gurësh dhe inertesh në rrugë në Lusèn, Malqene dhe Tejdrinë, po ashtu dhe në Zapod.
    Si rezultat i erës është dëmtuar dhe mbulesa e një çatije në shkollën e fshatit Bele. Në Kolsh, si rezultat i vërshimit të ujrave janë dëmtuar rrugët e fshatit Myç-Mamëz dhe Mamëz të aksit rrugor Kukës-Surroj, ndërsa në Tropojë, në disa zona janë evidentuar problematika në disa ura.
    Konrketisht, si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit janë dëmtuar këmbët mbajtëse të tyre. Gjithashtu, për shkak të amortizimit, disa ura kanë pësuar dëmtime në shtrojën e tyre.

  • Italia dhe Kosova braktisin eksportet shqiptare, rënia më e thellë e viteve të fundit

    Italia dhe Kosova braktisin eksportet shqiptare, rënia më e thellë e viteve të fundit

    Eksportet e mallrave shënuan përmirësim të lehtë në tetor 2025 duke u rritur me 1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por si 10-mujor, treguesi shënoi rënie me 7%.
    Në këtë 10-mujor eksportet e mallrave arritën vlerën 291 miliardë lekë, duke u ulur me 22 miliardë lekë ose 7 %.
    Më herët, INSTAT kishte raportuar se për  mujorin vlera zyrtare e eksporteve ishte rritur me 3.5% në 8-mujor. Kjo rritje kishte ardhur tërësisht për shkak të përfshirjes në llogaritje të mallrave që kalojnë nga Shqipëria tranzit drejt Kosovës, çka pothuajse dyfishoi artificialisht shitjet drejt Kosovës, duke ndikuar dhe në përmirësimin e shifrës totale.
    Por, rritja e fortë e eksporteve me Kosovën kishte të bënte me faktin se që nga 1 janari 2025 tranzitet e karburantit drejt Kosovës raportohen edhe si ri eksporte, duke ndikuar në zgjerimin e fortë të eksporteve në vlerë, konkretisht të grupit minerale, lëndë djegëse dhe energji.
    Sipas të dhënave të rishikuara të INSTAT, ndikimin në tendencën rënëse si në shtator dhe për 10 mujorin e ka dhënë grupi materiale ndërtimi e metale, si rrjedhojë e mbylljes së aktivitetit të Kurum dhe më pak minerale, lëndë djegëse e energji. Eksportet e tekstileve e këpucë u rikuperuan në shtator dhe për 9-mujorin janë me një rënie mospërfillëse.
    Në këtë dhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 291 mld lekë, duke u ulur me 7,0 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 737 mld lekë, duke u ulur me 0,8 %, krahasuar me një vit më parë.
    Gjatë muajit tetor 2025, në rritjen e eksporteve prej 1,0 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,8 pikë përqindje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,4 pikë përqindje. Negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,8 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me – 2,1 pikë përqindje, etj.
    Deficiti tregtar arriti vlerën 445 mld lekë, duke u rritur me 3,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024. Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:
    Eksporte e tekstile e këpucë në rënie të vazhdueshme
    Eksportet e tekstile e këpucë kanë shënuar luhatje të shumta përgjatë muajve të parë të këtij viti, me rënie e rritje të lehta. Në tetor eksportet në këtë grup ranë me 7%, pas rritjes se lehtë në shtator. Bizneset e sektorit pohojnë se situata po bëhet gjithnjë e më vështirë nga rënia e kërkesës në tregjet ndërkombëtarë dhe rritja e kostove të brendshme që po largon klientët nga Shqipëria. Për 8-mujorin tendenca është negative e lehtë, me një rënie prej -1% me bazë vjetore.
    Sektori është në vështirësi dhe falimentet po shtohen dita e ditës. Sipas tyre prodhimi i veshjeve dhe këpucëve në të gjithë Europën dhe në Shqipëri është në vështirësi për shkak të konkurrencës së veshjeve nga aplikacionet Kineze Shein dhe TEMU.
    Materiale ndërtimi i kthehen rritjes në tetor
    “Materialet e ndërtimit dhe metalet”  pas një rënie të vazhdueshme këtë vit u rriten ndjeshëm në tetor. Gjatë muajit të kaluar eksportet në këtë grup u rriten me 33 për qind. Për 10–mujorin, ky grup ra me 29.5%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.
    Ushqime pije e duhan vijuan rritjen
    “Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon rritje. Në janar-tetor, ky grup u rrit me 7.1%,  teksa në tetor eksportet në këtë grup u rriten me 4.7%  Eksportet e ushqimeve  dhe pijeve u rriten në sasi  më shumë se në në vlerë në janar -tetor me rreth 9 për qind më shumë se njëjta periudhë e vitit të mëparshëm, për shkak të shtimit të shitjeve jashtë vendit të shalqirit. Rritja e eksporteve të bostanorëve shtoi sasinë por jo vlerën, pasi një kilogram prej tyre shitet me lirë se sa një kilogram perime.
    Minerale, lëndë djegëse, energji, përmbyset rritja!
    Deri për 8 mujorin, INSTAT raportoi një rritje prej 51% për grupin e mineraleve, lëndëve djegëse e energjisë, që në fakt u ndikua nga llogaritja e ri eksporteve drejt Kosovës, si eksporte shqiptare.
    Pas rishikimit të shifrave, për 10 mujorin, iNSTAT raportoi që shitjet e këtij grupi, që realisht ndikohen kryesisht nga nafta e Bankers Petroleum dhe energjia elektrike, kanë rënë me -7.2%, duke u kthyer në realitet. Në tetor eksportet në këtë grup shënuan rënie vjetore me 15.4%.
    Bien makineritë e pajisjet
    Grupi “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”  vijoi rënie në tetor me rreth 8%,  pas përmirësimit që kishte shfaqur muajt e fundit, ndërsa për 9- mujorin zgjerimi është 5.7%. Ky grup po vuan zhvlerësimi i euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore.
    Rritet deficiti tregtar
    Deficiti tregtar i këtij muaji është 49 mld lekë, duke u rritur me 5,4%, krahasuar me Tetor 2024 dhe me 1,6%, në krahasim me Shtator 2025. Në këtë dhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 291 mld lekë, duke u ulur me 7,0%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 737 mld lekë, duke u ulur me 0,8%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 445 mld lekë, duke u rritur me 3,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024.
    Eksportet bien me Italinë e Kosovën
    Në muajin Tetor 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Tetor 2024 janë: Greqia (10%), SHBA (5 herë), Spanja (28,9%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (13,2%), Kosova (2,7%), Gjermania (0,9%), etj.
    Gjatë këtij dhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (11,1%), Kosova (12,6%) dhe Kina (0,1%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë: Greqia (6,7%) Gjermania (4,9%) dhe Spanja (27,6%).
    Rriten importet nga Italia dhe Kina
    Në muajin Tetor 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Italia (6,1%), Kina (31,2%) dhe Greqia (4,2%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Turqia (20,3%), Gjermania (2,4%), SHBA (33,4%) etj. Gjatë këtij dhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (1,8%), Turqia (14,9%) dhe Gjermania (5,9%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritje më të madhe janë: Kina (24,3%), Greqia (4,0%) dhe Spanja (10,9%)./Monitor

  • STATISTIKAT/ 8 qarqe në vend shënojnë rënie ekonomike! Ja ku është e përqëndruar më shumë ulja

    Vitit pas viti aktiviteti ekonomik po përqendrohet në zonën metropolitanine, Tiranë -Durrës, teka pesha e qarqeve me periferike të vendit po vjen në rënie.
    Të dhënat Rajonale zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2023 Tirana kontribuonte me 44 për qind të PBB-së kombëtare. Përgjatë 2029-2023 Tirana ka rritur peshën e saj me 1.2 pikë përqindje në PBB-në kombëtare, ndërsa Durrësi me 0.6 pikë përqindje.
    Zhvillimet tregojnë zgjerimin e ekonomisë në zonat metropolitane dhe bregdetare, të mbështetura nga shërbimet, ndërtimin dhe turizmi. Edhe Vlora dhe Berati kanë shënuar rritje modeste, përkatësisht me 0.2 dhe 0.1 pikë përqindje, ndërsa Shkodra ka ruajtur të njëjtën peshë ekonomike përgjatë 2019-2023.
    Në krahun tjetër, pjesa më e madhe e qarqeve të tjera ka humbur terren në kontributin ndaj ekonomisë kombëtare. Korça rezulton me rënien më të madhe, duke humbur 0.7 pikë përqindje në periudhën 2019–2023, e ndjekur nga Fieri, Gjirokastra dhe Lezha me rënie nga 0.3 pikë përqindje secila. Edhe Kukësi, Dibra dhe Elbasani kanë pësuar tkurrje më të lehtë në peshën e tyre në PBB kombëtare.
    Kjo zhvendosje e aktivitetit ekonomik në zonën Tiranë -Durrës tregon për thellimin e pabarazive rajonale në zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa qarqet juglindore dhe veriore përballen me rënie të aktivitetit ekonomik dhe humbje të rolit të tyre në prodhimin kombëtar.
    Të dy qarqet e Tiranës dhe Durrësit përfitojnë nga përqendrimi më i madh i investimeve publike dhe private, infrastrukturës më e zhvilluar, prania e institucioneve qendrore. Zgjerimi i sektorëve të shërbimeve, teknologjisë së informacionit, ndërtimit dhe turizmit në këto zona ka tërhequr gjithashtu bizneset dhe fuqinë punëtore nga qarqet e tjera. Durrësi përfiton nga logjistika për shkak të portit mw të madh të vendit dhe nga zhvillimet në turizmin bregdetar, ndërsa Tirana mbetet epiqendra e konsumit, arsimit dhe administratës publike.
    Nga ana tjetër rënia e peshës ekonomike në qarqe si Korça, Gjirokastra, Lezha apo Kukësi reflekton mungesën e investimeve të reja publike dhe private, emigrimin e popullsisë drejt qendrave më të mëdha ose jashtë vendit dhe tkurrjen e sektorëve tradicionalë si bujqësia apo përpunimi. Shumë prej këtyre rajoneve kanë kapacitete të kufizuara për të gjeneruar vende pune me produktivitet të lartë, ndërkohë që infrastruktura dhe qasja në tregje mbeten të dobëta.
    Përqendrimi i aktivitetit ekonomik në Tiranë dhe Durrës po ushtron presion mbi strehimin, trafikun dhe shërbimet publike. Ndërkohë, zonat periferike dhe malore rrezikojnë të mbeten pas në zhvillim, duke thelluar më tej pabarazinë sociale dhe qëndrueshmërinë e tregut të punës. Anëtarësimi në BE do të kushtëzojë vendin tonë me reforma dhe politika të zhvillimit rajonal si një formë për të shpërndarë zhvillimin ekonomik në mënyrë më të barabartë./Monitor

  • 2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

    2019-2023, vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie

    Vitit pas viti aktiviteti ekonomik po përqendrohet në zonën metropolitanine, Tiranë – Durrës, teka pesha e qarqeve me periferike të vendit po vjen në rënie.
    Të dhënat Rajonale zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2023 Tirana kontribuonte me 44 për qind të PBB-së kombëtare. Përgjatë 2029-2023 Tirana ka rritur peshën e saj me 1.2 pikë përqindje në PBB-në kombëtare, ndërsa Durrësi me 0.6 pikë përqindje.
    Zhvillimet tregojnë zgjerimin e ekonomisë në zonat metropolitane dhe bregdetare, të mbështetura nga shërbimet, ndërtimin dhe turizmi. Edhe Vlora dhe Berati kanë shënuar rritje modeste, përkatësisht me 0.2 dhe 0.1 pikë përqindje, ndërsa Shkodra ka ruajtur të njëjtën peshë ekonomike përgjatë 2019-2023.
    Në krahun tjetër, pjesa më e madhe e qarqeve të tjera ka humbur terren në kontributin ndaj ekonomisë kombëtare. Korça rezulton me rënien më të madhe, duke humbur 0.7 pikë përqindje në periudhën 2019–2023, e ndjekur nga Fieri, Gjirokastra dhe Lezha me rënie nga 0.3 pikë përqindje secila. Edhe Kukësi, Dibra dhe Elbasani kanë pësuar tkurrje më të lehtë në peshën e tyre në PBB kombëtare.
    Kjo zhvendosje e aktivitetit ekonomik në zonën Tiranë -Durrës tregon për thellimin e pabarazive rajonale në zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa qarqet juglindore dhe veriore përballen me rënie të aktivitetit ekonomik dhe humbje të rolit të tyre në prodhimin kombëtar.
    Të dy qarqet e Tiranës dhe Durrësit përfitojnë nga përqendrimi më i madh i investimeve publike dhe private, infrastrukturës më e zhvilluar, prania e institucioneve qendrore. Zgjerimi i sektorëve të shërbimeve, teknologjisë së informacionit, ndërtimit dhe turizmit në këto zona ka tërhequr gjithashtu bizneset dhe fuqinë punëtore nga qarqet e tjera. Durrësi përfiton nga logjistika për shkak të portit mw të madh të vendit dhe nga zhvillimet në turizmin bregdetar, ndërsa Tirana mbetet epiqendra e konsumit, arsimit dhe administratës publike.
    Nga ana tjetër rënia e peshës ekonomike në qarqe si Korça, Gjirokastra, Lezha apo Kukësi reflekton mungesën e investimeve të reja publike dhe private, emigrimin e popullsisë drejt qendrave më të mëdha ose jashtë vendit dhe tkurrjen e sektorëve tradicionalë si bujqësia apo përpunimi. Shumë prej këtyre rajoneve kanë kapacitete të kufizuara për të gjeneruar vende pune me produktivitet të lartë, ndërkohë që infrastruktura dhe qasja në tregje mbeten të dobëta.
    Përqendrimi i aktivitetit ekonomik në Tiranë dhe Durrës po ushtron presion mbi strehimin, trafikun dhe shërbimet publike. Ndërkohë, zonat periferike dhe malore rrezikojnë të mbeten pas në zhvillim,  duke thelluar më tej pabarazinë sociale dhe qëndrueshmërinë e tregut të punës.  Anëtarësimi në BE do të kushtëzojë vendin tonë me reforma dhe politika të zhvillimit rajonal si një formë për të shpërndarë zhvillimin ekonomik në mënyrë më të barabartë.

  • Thellohen pabarazitë e zhvillimit ekonomik në vend, 8 qarqe në rënie

    Thellohen pabarazitë e zhvillimit ekonomik në vend, 8 qarqe në rënie

    Thellohen pabarazitë e zhvillimit ekonomik në vend, 8 qarqe në rënie
    Vitit pas viti aktiviteti ekonomik po përqendrohet në zonën metropolitanine, Tiranë-Durrës, teka pesha e qarqeve me periferike të vendit po vjen në rënie.
    Të dhënat Rajonale zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2023 Tirana kontribuonte me 44 për qind të PBB-së kombëtare. Përgjatë 2029-2023 Tirana ka rritur peshën e saj me 1.2 pikë përqindje në PBB-në kombëtare, ndërsa Durrësi me 0.6 pikë përqindje.
    Zhvillimet tregojnë zgjerimin e ekonomisë në zonat metropolitane dhe bregdetare, të mbështetura nga shërbimet, ndërtimin dhe turizmi. Edhe Vlora dhe Berati kanë shënuar rritje modeste, përkatësisht me 0.2 dhe 0.1 pikë përqindje, ndërsa Shkodra ka ruajtur të njëjtën peshë ekonomike përgjatë 2019-2023.
    Në krahun tjetër, pjesa më e madhe e qarqeve të tjera ka humbur terren në kontributin ndaj ekonomisë kombëtare. Korça rezulton me rënien më të madhe, duke humbur 0.7 pikë përqindje në periudhën 2019–2023, e ndjekur nga Fieri, Gjirokastra dhe Lezha me rënie nga 0.3 pikë përqindje secila. Edhe Kukësi, Dibra dhe Elbasani kanë pësuar tkurrje më të lehtë në peshën e tyre në PBB kombëtare.
    Kjo zhvendosje e aktivitetit ekonomik në zonën Tiranë -Durrës tregon për thellimin e pabarazive rajonale në zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa qarqet juglindore dhe veriore përballen me rënie të aktivitetit ekonomik dhe humbje të rolit të tyre në prodhimin kombëtar.Të dy qarqet e Tiranës dhe Durrësit përfitojnë nga përqendrimi më i madh i investimeve publike dhe private, infrastrukturës më e zhvilluar, prania e institucioneve qendrore. Zgjerimi i sektorëve të shërbimeve, teknologjisë së informacionit, ndërtimit dhe turizmit në këto zona ka tërhequr gjithashtu bizneset dhe fuqinë punëtore nga qarqet e tjera. Durrësi përfiton nga logjistika për shkak të portit mw të madh të vendit dhe nga zhvillimet në turizmin bregdetar, ndërsa Tirana mbetet epiqendra e konsumit, arsimit dhe administratës publike.
    Nga ana tjetër rënia e peshës ekonomike në qarqe si Korça, Gjirokastra, Lezha apo Kukësi reflekton mungesën e investimeve të reja publike dhe private, emigrimin e popullsisë drejt qendrave më të mëdha ose jashtë vendit dhe tkurrjen e sektorëve tradicionalë si bujqësia apo përpunimi. Shumë prej këtyre rajoneve kanë kapacitete të kufizuara për të gjeneruar vende pune me produktivitet të lartë, ndërkohë që infrastruktura dhe qasja në tregje mbeten të dobëta.
    Përqendrimi i aktivitetit ekonomik në Tiranë dhe Durrës po ushtron presion mbi strehimin, trafikun dhe shërbimet publike. Ndërkohë, zonat periferike dhe malore rrezikojnë të mbeten pas në zhvillim, duke thelluar më tej pabarazinë sociale dhe qëndrueshmërinë e tregut të punës. Anëtarësimi në BE do të kushtëzojë vendin tonë me reforma dhe politika të zhvillimit rajonal si një formë për të shpërndarë zhvillimin ekonomik në mënyrë më të barabartë.
    /Monitor

  • Statistikat/ Vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie! Ja ku është e përqëndruar më shumë

    Statistikat/ Vetëm 4 qarqe kanë rritur peshën në ekonomi, 8 të tjerat në rënie! Ja ku është e përqëndruar më shumë

    Vitit pas viti aktiviteti ekonomik po përqendrohet në zonën metropolitanine, Tiranë -Durrës, teka pesha e qarqeve me periferike të vendit po vjen në rënie. Të dhënat Rajonale zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2023 Tirana kontribuonte me 44 për qind të PBB-së kombëtare. Përgjatë 2029-2023 Tirana ka rritur peshën e saj me 1.2 pikë përqindje në PBB-në kombëtare, ndërsa Durrësi me 0.6 pikë përqindje.
    Zhvillimet tregojnë zgjerimin e ekonomisë në zonat metropolitane dhe bregdetare, të mbështetura nga shërbimet, ndërtimin dhe turizmi. Edhe Vlora dhe Berati kanë shënuar rritje modeste, përkatësisht me 0.2 dhe 0.1 pikë përqindje, ndërsa Shkodra ka ruajtur të njëjtën peshë ekonomike përgjatë 2019-2023.
    Në krahun tjetër, pjesa më e madhe e qarqeve të tjera ka humbur terren në kontributin ndaj ekonomisë kombëtare. Korça rezulton me rënien më të madhe, duke humbur 0.7 pikë përqindje në periudhën 2019–2023, e ndjekur nga Fieri, Gjirokastra dhe Lezha me rënie nga 0.3 pikë përqindje secila. Edhe Kukësi, Dibra dhe Elbasani kanë pësuar tkurrje më të lehtë në peshën e tyre në PBB kombëtare.
    Kjo zhvendosje e aktivitetit ekonomik në zonën Tiranë -Durrës tregon për thellimin e pabarazive rajonale në zhvillimin ekonomik të vendit, ndërsa qarqet juglindore dhe veriore përballen me rënie të aktivitetit ekonomik dhe humbje të rolit të tyre në prodhimin kombëtar.
    Të dy qarqet e Tiranës dhe Durrësit përfitojnë nga përqendrimi më i madh i investimeve publike dhe private, infrastrukturës më e zhvilluar, prania e institucioneve qendrore. Zgjerimi i sektorëve të shërbimeve, teknologjisë së informacionit, ndërtimit dhe turizmit në këto zona ka tërhequr gjithashtu bizneset dhe fuqinë punëtore nga qarqet e tjera. Durrësi përfiton nga logjistika për shkak të portit mw të madh të vendit dhe nga zhvillimet në turizmin bregdetar, ndërsa Tirana mbetet epiqendra e konsumit, arsimit dhe administratës publike.
    Nga ana tjetër rënia e peshës ekonomike në qarqe si Korça, Gjirokastra, Lezha apo Kukësi reflekton mungesën e investimeve të reja publike dhe private, emigrimin e popullsisë drejt qendrave më të mëdha ose jashtë vendit dhe tkurrjen e sektorëve tradicionalë si bujqësia apo përpunimi. Shumë prej këtyre rajoneve kanë kapacitete të kufizuara për të gjeneruar vende pune me produktivitet të lartë, ndërkohë që infrastruktura dhe qasja në tregje mbeten të dobëta.

  • Ismail Syla: Gjuha e rënies

    Ismail Syla

    Traktat për fjalorin e padukshëm të botës

    Nga Ismail Syla

    Fjala që bie

    Rënia është forma më e lashtë e komunikimit. Para se të kishte zë, para se të kishte fjalë, kishte rënie. Pika që bie, guri që rrëshqet, fryma që zgjatet, që të gjitha janë shprehje të një gjuhe që nuk ka nevojë për gojë.

    Në çdo rënie ndodh një fjalë që nuk shqiptohet, por ndjehet. Sepse, rënia është mënyra e botës për të treguar peshën e saj, për të kujtuar se çdo gjë që ekziston duhet të zbresë për të pasur kuptim.

    Kur bie diçka, ajo nuk zhduket, por e përkthen ajo veten në një gjuhë tjetër. Rënia është përkthimi i dritës në gravitet, i lartësisë në kuptim, i frymës në trup.

    Dialekti i ujit

    Askush nuk e flet gjuhën e rënies më bukur se uji, ngase ai bie pa britmë, pa kundërshti, pa humbje dinjiteti.Çdo pikë shiu është një fjalë e qetë që thotë: “Edhe rënia mund të jetë formë e bukurisë.”

    Uji e flet këtë gjuhë me gramatikë të butësisë. Ai bie për të ringjallur, jo për të thyer, për të kujtuar, jo për të ndëshkuar.

    Në çdo rënie shiu ndodh një shprehje e përbashkët midis qiellit dhe tokës, një fjalë që kuptohet njësoj në të dy gjuhët: rënia është bashkim.

    Rënia e ujit nuk është dënim, por akt dashurie: mënyra si qielli përkulet mbi botën pa u dorëzuar.

    Gramatika e heshtjes

    Rënia nuk përdor folje, por ritme. Ajo nuk ka gjini, nuk ka numër, është njëjës i përjetshëm. Fjalori i saj është bërë nga pauzat, nga pesha, nga fryma që pushon.

    Në këtë gjuhë, çdo objekt që bie është një fjalë në zgjedhë të vetën: gjethe që bie – përshëndetje, guri që bie – pohim,pika që bie – prekje, njeriu që bie – kujtesë.

    Por në thelb, çdo rënie thotë të njëjtën gjë: “Nuk mund të qëndroj gjithmonë lart.”

    Në këtë pranim që s’është dorëzim, por realizëm, qëndron morali i rënies, sepse vetëm ajo që bie, e di se çfarë do të thotë të ngrihesh sërish.

    Sintaksa e trupit

    Edhe trupi e flet gjuhën e rënies. Kur lodhet, përkulet, kur qetësohet, shtrihet, kur dorëzohet, bie. Në çdo rast, rënia është fjalia e fundit e trupit përpara heshtjes.

    Në dashuri, rënia është përulja e dëshirës. Në dhimbje, ajo është shuarja e forcës. Në falje, është ulja e krenarisë. Në çdo rast, rënia është gramatikë e shpirtit që mëson kufirin.

    Por nuk është fund. Në rënie, trupi gjen tokën, dhe toka është gjithmonë folja e ringritjes.

    Morfologjia e dritës

    Edhe drita bie. Ky është sekreti i saj më i thellë: ajo nuk ngjitet, por bie mbi botë si një shi i padukshëm.Çdo rreze është një fjalë që bie në tokë për ta bërë botën të lexueshme.

    Në këtë kuptim, rënia e dritës është fjalia e parë e krijimit. “Le të bëhet dritë” ishte urdhri i parë i një rënieje hyjnore. Dhe që atëherë, çdo rënie është jehonë e krijimit të parë.

    Post scriptum i peshës që flet

    Rënia nuk është rënie e e tatpjetë, por komunikim vertikal. Ajo nuk është humbje, por përkthim i lartësisë në përvojë.

    Në fund, çdo gjë që bie, i flet tokës për qiellin, ashtu si çdo njeri që bie, i kujton botës se lartësia nuk është qëllim, por rrugë kthimi.

    Rënia është poezia e gravitetit. Ajo nuk shkruhet, por dëgjohet në heshtje, kur diçka thyhet pa u humbur, kur një pikë bie dhe zhduket, duke lënë pas vetes vetëm një tingull të vogël kuptimi.

    Prishtinë, 12 nëntor 2025

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ISMAIL SYLA: TOKA, DHEU, BALTA

  • Lindjet bien, popullsia në rrezik për shkak të emigracionit dhe krizës ekonomike

    Lindjet bien, popullsia në rrezik për shkak të emigracionit dhe krizës ekonomike

    Shtesa natyrore e popullsisë u përmirësua në tremujorin e tretë të vitit 2025, falë rënies së numrit të vdekjeve, por lindjet vijojnë të pakësohen.
    Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se Shqipëria po përballet me një rënie të vazhdueshme të lindjeve, e cila nuk kufizohet më vetëm në zonat e thella apo rurale, por po shtrihet në gjithë territorin. Qendrat e mëdha urbane, që dikur kompensonin deficitin demografik të qarqeve të tjera, po shfaqin shenja ngopjeje dhe frenimi, ndërsa qarqet e brendshme dhe veriore po boshatisen.
    Në nëntëmujorin e vitit 2025 kanë lindur gjithsej 16,052 foshnja, me një rënie prej 4.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Tirana mbetet qarku me numrin më të lartë të lindjeve, por ka shënuar një tkurrje të lehtë prej 2.2% në nëntëmujorin e 2025 krahasuar me vitin 2024. Kjo rënie, ndonëse më e moderuar se në pjesën tjetër të vendit, tregon ngadalësimin e ritmit të shtesës natyrore edhe në kryeqytet, që tradicionalisht ka qenë më tërheqës për familjet e reja për shkak të punësimit dhe shërbimeve. Kostoja e lartë e jetesës dhe mungesa e stabilitetit ekonomik po fillojnë të ndikojnë gjithnjë e më shumë edhe te familjet urbane të Tiranës.
    Nga ana tjetër, Korça ka shënuar rënien më të fortë të lindjeve në vend, me -16.8% në nëntëmujorin e 2025. Ky rezultat lidhet me emigrimin e vazhdueshëm të të rinjve dhe me moshimin e popullsisë, çka ka sjellë një ulje strukturore të lindshmërisë.
    Elbasani dhe Fieri regjistrojnë gjithashtu rënie të ndjeshme, përkatësisht 6.3% dhe 6.7%. Në këto qarqe, dikur me bazë të gjerë industriale dhe bujqësore, shkaqet lidhen me vështirësitë ekonomike dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë, duke nxitur migrimin drejt Tiranës ose jashtë vendit.
    Durrësi, një tjetër qendër urbane e rëndësishme, ka pësuar ulje me 4%, çka tregon se edhe zonat me zhvillim më të lartë ekonomik nuk po arrijnë të ruajnë nivelet e lindjeve. Shtrenjtimi i banesave dhe pasiguria në tregun e punës duket se po frenojnë familjet e reja për të pasur fëmijë.
    Në Shkodër, lindjet kanë rënë me 6.2%, duke reflektuar një kombinim të emigrimit masiv dhe moshës së lartë të popullsisë rurale.
    Dibra, një qark tradicionalisht me lindshmëri të lartë, ka pësuar rënie me 11.3%, që tregon boshatisje të mëtejshme të zonave malore.
    Ndërkohë, Berati është ndër të paktët qarqe që ka shënuar një rritje të lehtë prej 1.8%, ndoshta si pasojë e rikthimit të disa familjeve nga emigracioni ose e politikave vendore për mbështetje sociale.
    Vlora ka shënuar një rënie të lehtë me -2.6%, ndërsa Gjirokastra, Kukësi dhe Lezha kanë pasur ndryshime minimale, por me prirje të përgjithshme në rënie ose stagnim.