Tag: rënia

  • Komisioni i Ekonomisë/ Shpërthen Braçe: Metalurgu po kthehet në kamerier dhe bujku në sanitar. Shqipëria nuk eksporton më

    Komisioni i Ekonomisë/ Shpërthen Braçe: Metalurgu po kthehet në kamerier dhe bujku në sanitar. Shqipëria nuk eksporton më

    Nga Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, tha se rënia në sektorin e bujqësisë dhe industrisë është një shqetësim për vendin.

    Sipas tij, ‘nuk është e drejtë që një bujk të detyrohet të punojë sanitar’.
    “Ekzistojnë sepse themi se Bankës së Shqipërisë i kanë ngelur edhe dy tre muaj. Shqetësimet që kam lidhen drejtpërdrejt me disa problematika që u mundova ti përmend edhe në deklaratën e tij. Së pari mbi të gjitha lidhet me ekonominë dhe prodhimin neto.
    Është një problem që vjen nga viti 2024, por është materializuar edhe në 2025. Rënia e prodhimit industrial dhe bujqësor dy nga degët më të rëndësishme të vendit. Kanë pasur një impakt në rënien e eksportit. Veçanërisht në këto dy fusha që kanë edhe një pjesë shumë të gjerë të punësimit.
    Ky është një shqetësim i përsëritu. Por në qoftë se se një vit më herët kishim efektet të tërmeteve pandemi dhe luftë. Tani që jemi konsoliduar rënia në këto dy sektorë është shqetësuar. Rënia e prodhimit industrial e kombinuar në rritjen e fortë të turizmit. Kemi ndryshimi strukturore të ekonomisë kombëtare.
    Pyetja që kam dhe që materializon këtë ndryshim : A ju duket e drejtë që metalurg të kthehet në kamarier?, Ju duket e drejtë që një bujk të kthehet në sanitar? Unë mendoj që jo.”, u shpreh deputeti i PS, Braçe.

    Top Channel

  • Braçe shigjeton qeverinë Rama dhe ngre alarmin: Metalurgu po bëhet kamerier, bujku sanitar!

    Braçe shigjeton qeverinë Rama dhe ngre alarmin: Metalurgu po bëhet kamerier, bujku sanitar!

    Nga Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i lënë menjanë nga Edi Rama pas zgjedhjeve të 11-Majit, ku doli ndër më të votuarit në kampin rozë, ka sulmuar përsëri qeverinë Rama duke i rrëzuar propagandën e eksporteve industrial dhe rrënimin e bujqësisë e ekonomisë në tërësi.

    Braçe ka thënë në komision se rënia në sektorin e bujqësisë dhe industrisë është një shqetësim për vendin.

    Sipas tij, ‘nuk është e drejtë që një bujk të detyrohet të punojë sanitar’.

    Diskutimi i Braçes:

    “Ekzistojnë sepse themi se Bankës së Shqipërisë i kanë ngelur edhe dy tre muaj. Shqetësimet që kam lidhen drejtpërdrejt me disa problematika që u mundova ti përmend edhe në deklaratën e tij. Së pari mbi të gjitha lidhet me ekonominë dhe prodhimin neto.

    Është një problem që vjen nga viti 2024, por është materializuar edhe në 2025. Rënia e prodhimit industrial dhe bujqësor dy nga degët më të rëndësishme të vendit. Kanë pasur një impakt në rënien e eksportit. Veçanërisht në këto dy fusha që kanë edhe një pjesë shumë të gjerë të punësimit.

    Ky është një shqetësim i përsëritu. Por në qoftë se se një vit më herët kishim efektet të tërmeteve pandemi dhe luftë. Tani që jemi konsoliduar rënia në këto dy sektorë është shqetësuar. Rënia e prodhimit industrial e kombinuar në rritjen e fortë të turizmit. Kemi ndryshimi strukturore të ekonomisë kombëtare.

    Pyetja që kam dhe që materializon këtë ndryshim : A ju duket e drejtë që metalurg të kthehet në kamarier?, Ju duket e drejtë që një bujk të kthehet në sanitar? Unë mendoj që jo”, u shpreh deputeti i PS, Braçe.

  • ‘Shqipëria nuk eksporton më’, Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Metalurgu po kthehet në kamerier dhe bujku në sanitar

    ‘Shqipëria nuk eksporton më’, Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Metalurgu po kthehet në kamerier dhe bujku në sanitar

    Nga Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, tha se rënia në sektorin e bujqësisë dhe industrisë është një shqetësim për vendin.

    Sipas tij, ‘nuk është e drejtë që një bujk të detyrohet të punojë sanitar’.
    “Ekzistojnë sepse themi se Bankës së Shqipërisë i kanë ngelur edhe dy tre muaj. Shqetësimet që kam lidhen drejtpërdrejt me disa problematika që u mundova ti përmend edhe në deklaratën e tij. Së pari mbi të gjitha lidhet me ekonominë dhe prodhimin neto.
    Është një problem që vjen nga viti 2024, por është materializuar edhe në 2025. Rënia e prodhimit industrial dhe bujqësor dy nga degët më të rëndësishme të vendit. Kanë pasur një impakt në rënien e eksportit. Veçanërisht në këto dy fusha që kanë edhe një pjesë shumë të gjerë të punësimit.
    Ky është një shqetësim i përsëritu. Por në qoftë se se një vit më herët kishim efektet të tërmeteve pandemi dhe luftë. Tani që jemi konsoliduar rënia në këto dy sektorë është shqetësuar. Rënia e prodhimit industrial e kombinuar në rritjen e fortë të turizmit. Kemi ndryshimi strukturore të ekonomisë kombëtare.
    Pyetja që kam dhe që materializon këtë ndryshim : A ju duket e drejtë që metalurg të kthehet në kamarier?, Ju duket e drejtë që një bujk të kthehet në sanitar? Unë mendoj që jo.”, u shpreh deputeti i PS, Braçe.
     

  • Rënia befasuese e emigracionit të paligjshëm në Europë

    Rënia befasuese e emigracionit të paligjshëm në Europë

    Muri i madh dhe i padukshëm i Europës po ngadalëson kalimet me varka të emigrantëve, shkruan The Economist “Europa ka probleme serioze” – shpërtheu Donald Trump së fundmi në një fjalim në OKB. “Emigrantët e paligjshëm po hyjnë masivisht”. Nëse i dëgjon edhe politikanët e tjerë, do të dukej sikur fluksi i emigrantëve që kalojnë kufijtë e Europës është një valë e pakontrollueshme.Por të dhënat m…

  • Konstituohet komisioni për Çështjet e Brendshme, Kapri: Rënia e euros, kërcënim për sigurinë kombëtare

    Konstituohet komisioni për Çështjet e Brendshme, Kapri: Rënia e euros, kërcënim për sigurinë kombëtare

    Konstituohet këtë të mërkurë, 1 tetor, Komisioni për Çështjet e Brendshme, i cili ka zhvilluar sot mbledhjen e parë të drejtuar nga Bledi Çuçi.
    Në këtë takim mori fjalën deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i cili ngriti shqetësimin për rënien e euros dhe kërkoi raportime nga Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genc Sejko, si dhe drejtues të institucioneve të tjera të lidhura me pastrimin e parave. Sipas tij, kjo çështje cënon sigurinë kombëtare.
    “Në kuadër të kalendarit, mund të propozojmë që në 3 javët e ardhshme është tepër e rëndësishme të ketë disa raportime. Mendoj se Ministrja e Brendshme duhet të paraqitet për një raportim mbi situatën e kriminalitetit në Shqipëri.Ka rëndësi dhe raportimi i krerëve të disa institucioneve pas raportit të DASH, ku pastrimi i parave mund të konsiderohet si cënim i sigurisë kombëtare. Të thirret edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, edhe Drejtoria e Parandalimit për Pastrimin e Parave.
    Rënia e nivelit të euros në raport me lekun ka arritur një situatë shqetësuese, sa shumë punonjës të ndershëm të BSH kanë ngritur alarmin. Rënia e euros, e futur në shuma të mëdha nga ndërtimi, mund të rrezikojë vendet e punës të dhjetëra mijëra shqiptarëve. Një kërcënim i tillë është kërcënim edhe për sigurinë kombëtare. U bë një vit e pak që euro nuk ndal së rëni. Përveç Ukrainës, jemi i vetmi vend ku euro ka rënë. Në Evropë forcohet, në Shqipëri ka rënë,” tha Kapri.
    Sjellim ndërmend që në shtator Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës socialiste ndryshimet për ndarjen e Komisioneve Parlamentare. Me 79 vota pro, Kuvendi miratoi projektvendimin e paraqitur nga Partia Socialiste për ngritjen e 11 komisioneve të përhershme, nga 8 që ishin më parë.

  • Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni

    Rënia e flokëve pas lindjes, ja si mund ta përballoni atë dhe kur duhet të shqetësoheni

    Rënia e flokëve zakonisht ndodh 2 deri në 4 muaj pas lindjes. Gjatë shtatzënisë, nivelet e estrogjenit rriten, gjë që ndihmon flokët tuaj të bëhen më të trashë dhe më të fortë. Por kur estrogjeni kthehet në nivele normale, fillon faza e rënies së flokëve.

    Pse ndodh?

    Pas lindjes, estrogjeni bie ndjeshëm, gjë që bën që shumë qime të hyjnë në fazën e pushimit (faza telogjene) dhe të bien masivisht. Kjo është ajo që vëreni si rënie e flokëve.

    Si të reduktoni rënien e flokëve:

    Edhe pse nuk mund ta shmangni plotësisht, ka disa lëvizje që do të ndihmojnë në shëndetin e flokëve tuaj.

    1) Kujdes dietën tuaj

    Dieta luan një rol të madh. Sigurohuni që të hani ushqime të pasura me vitamina B, C, biotinë dhe zink. Këto do të ndihmojnë për të forcuar gjëndrat e flokëve dhe për të ruajtur shëndetin e flokëve tuaj.

    2) Kujdes i butë për flokët

    Shmangni krehjen e fortë dhe shtrëngimin e flokëve. Përdorni krehër të butë dhe produkte që nuk përmbajnë kimikate të forta. Sa për mjetet e ngrohjes, përpiquni t’i shkurtoni ato për një kohë.

    3) Hidratimi dhe kujdesi i duhur

    Sigurohuni që të hidratoni mirë kokën tuaj. Vajrat natyralë si vaji i kokosit ose vaji i ricinit janë të shkëlqyera për të mbajtur flokët tuaj të hidratuar dhe forcuar.

    4) Menaxhoni stresin tuaj

    Stresi mund ta përkeqësojë rënien e flokëve, ndaj jepini vetes kohë për t’u çlodhur. Aktivitetet e vogla si meditimi ose joga mund të ndihmojnë.

    5) Konsideroni suplementet

    Nëse dieta juaj nuk është e mjaftueshme për të përmbushur nevojat tuaja, bisedoni me mjekun tuaj për përdorimin e suplementeve ushqimore që përmbajnë biotinë, folate ose hekur.

    Kërkoni një mendim eksperti

    Nëse rënia e flokëve duket e tepërt ose zgjat shumë, është mirë të konsultoheni me një dermatolog. Ai do të jetë në gjendje t’ju sugjerojë zgjidhje ose trajtime më të specializuara.

    Kur të shqetësoheni?

    Nëse vëreni se po humbisni shumë flokë për një periudhë të gjatë kohore, mund të jetë një shenjë se diçka tjetër po ndodh, si mungesa e hekurit ose një problem me tiroiden tuaj. Në këtë rast, është mirë të shkoni te mjeku.

    Rënia e flokëve pas lindjes është normale dhe zakonisht zvogëlohet me kalimin e kohës, ndaj mos u shqetësoni shumë. Me pak kujdes dhe menaxhim të duhur, flokët tuaj do të rimarrin formën e tyre!

  • Franca në kaos! Rënia e Bayrou, shkundet shtylla e qeverisë

    Franca në kaos! Rënia e Bayrou, shkundet shtylla e qeverisë

    Artikull i The Guardian
    Qeveria franceze po përballet me rrezikun e kolapsit të shpejtë pas një votimi mosbesimi të premten, duke futur ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës dhe një fuqi kyçe diplomatike në një krizë të brendshme politike.
    Kryeministri François Bayrou, 74 vjeç, pritet të rrëzohet të hënën, duke shënuar fundin e qeverisë së tij minoritare pas vetëm nëntë muajsh në detyrë.
    Rënia e Bayrou nuk është thjesht një çështje buxheti.
    Planet e tij për reduktimin e borxhit dhe shkurtime në shpenzimet publike ishin të pakënaqshme për shumicën e klasës politike, por kriza shkon më thellë, duke reflektuar marrëdhënien e dëmtuar midis qytetarëve dhe politikanëve.
    Kjo situatë mund të ndikojë në politikën franceze deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 dhe më tej, duke fuqizuar të djathtën ekstreme.
    Liderët e së djathtës ekstreme, si National Rally, po shfrytëzojnë momentin për të fituar mbështetje, veçanërisht midis biznesit francez, i shqetësuar për stabilitetin e vendit. Sondazhet tregojnë se vetëm 15% e francezëve kanë besim te presidenti Emmanuel Macron për të zgjidhur krizën.
    Kriza politike pasqyron edhe vendimet e diskutueshme të Macron, duke përfshirë zgjedhjet e papritura parlamentare të vitit të kaluar, që sollën një parlament të ndarë dhe një koalicion të brishtë që shpesh quhet “koalicioni i humbësve”.
    Mungesa e një figure konsensuale për të zëvendësuar Bayrou e bën situatën më të pasigurt, duke rritur mundësinë e protestave masive dhe bllokimeve të rrugëve, ndërsa sindikatat paralajmërojnë greva në spitale dhe hekurudha.
    Ekspertët politikë paralajmërojnë se ndarja dhe zemërimi i popullit mund të sjellë një fitore të së djathtës ekstreme, duke ndryshuar peizazhin politik jo vetëm të Francës, por edhe të Europës.

  • Greqia mbyll 5% të shkollave për shkak të rënies së lindshmërisë

    Greqia mbyll 5% të shkollave për shkak të rënies së lindshmërisë

    Rënia e fortë e lindjeve po shtrihet përtej zonave ruraleGreqia po pezullon funksionimin e më shumë se 750 shkollave në vitin e ri akademik, pasi rënia e ndjeshme e lindshmërisë i ka lënë ato me numër të pamjaftueshëm të nxënësve.Mbylljet — që përfaqësojnë mbi 5% të shkollave në të gjithë vendin — nuk kufizohen vetëm në fshatra të largëta dhe ishuj, por shtrihen edhe në rajonin e Atikës, që përfshin Athinën. Zyrtarët paralajmërojnë për një “kolaps demografik”.“Klasa pasqyrojnë gjendjen e maternitetit dhe numrin e lindjeve, të cilat, për fat të keq, kanë qenë në rënie prej dekadash në vendin tonë,” tha Sofia Zacharaki, ministre e Arsimit dhe Çështjeve Fetare në Greqi.Të dhënat e Ministrisë së Arsimit tregojnë se numri i nxënësve në arsimin fillor është ulur me mbi 111 mijë gjatë shtatë viteve të fundit — një rënie prej 19% që nga viti 2018.“Rënia po ndodh shumë shpejt, dhe në Greqi është veçanërisht e thellë,” tha Alexandra Tragaki, profesore e demografisë ekonomike në Universitetin Harokopio të Athinës. Sot, më pak njerëz janë në moshë riprodhuese krahasuar me dekadat e mëparshme, shtoi ajo.Këtë vit, 766 nga 14,857 shkollat në Greqi do të pezullohen për shkak se nuk plotësojnë minimumin ligjor prej 15 nxënësish. Shumica janë shkolla fillore, megjithatë mbylljet po shtohen në të gjitha nivelet e arsimit.Ndërsa disa institucione mund të rihapen nëse numri i nxënësve rikuperohet brenda tre vitesh, shumica nuk ndodh që të rifillojnë. Përjashtim bëhet për ishujt pranë Turqisë dhe zonat kufitare, ku shkollat mbahen hapur edhe me një numër të vogël nxënësish.Disa përjashtime mbeten. Në Pserimos, një ishull i vogël në Dodekanez, shkolla do të hapet për herë të parë që nga viti 2009 — duke shërbyer për dy fëmijë në ciklin fillor dhe tre në kopsht.“Ne po i mbajmë shkollat hapur edhe me më pak nxënës se sa lejon normalisht ligji — një vendim i kushtueshëm, por që besojmë se është i domosdoshëm,” tha Zacharaki.Rënia e theksuar demografike e Greqisë nisi gjatë krizës së borxhit në vitet 2010. Që nga viti 2011, numri i vdekjeve ka tejkaluar vazhdimisht atë të lindjeve. Midis dy regjistrimeve të popullsisë, 2001 dhe 2021, numri i grave në grupmoshën kryesore riprodhuese 20-40 vjeç ra me 500 mijë, ose 31%.E kombinuar me eksodin e grekëve të arsimuar drejt vendeve të huaja gjatë viteve të krizës, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë, situata solli një rënie të fortë të numrit potencial të prindërve.Deri në vitin 2022, numri vjetor i lindjeve ra nën 80 mijë, dhe në vitin 2023 vdekjet ishin gati dyfish më të larta. Gratë greke tani sjellin në jetë fëmijën e parë në një moshë mesatare mbi 32 vjeç. Norma e fertilitetit ka rënë në 1.35 — ndër më të ulëtat në Europë — ndërsa lindjet jashtë martese mbeten të rralla.Zyrtarët pranojnë ndikimin e mbylljes së shkollave, sidomos në zonat rurale, ku disa fëmijë mund të udhëtojnë deri në 80 km çdo ditë. Megjithatë, demografët theksojnë se vetëm nxitjet financiare nuk mjaftojnë për ta kthyer prirjen.“Asnjë fëmijë nuk do të mbetet pa akses në arsim, pavarësisht se sa e largët mund të jetë banesa e tij,” tha Zacharaki.Edhe vende të tjera të industrializuara, me sisteme të forta mirëqenieje dhe kujdesi cilësor për fëmijët, si Danimarka dhe Suedia, kanë hasur vështirësi për të rritur normën e fertilitetit mbi nivelin e zëvendësimit të popullsisë./ FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rapori i BSH: Mungesa e punëtorëve ka zhytur industrinë në pesimizëm

    Rapori i BSH: Mungesa e punëtorëve ka zhytur industrinë në pesimizëm

    Treguesi i ndjesisë ekonomike u ul gjatë muajit gusht, ndikuar nga rënia e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve. Banka e Shqipërisë raporton në anketën periodike të saj se industria pati rënien më të fortë të besimit me 4 pikë përqindje, ndikuar nga mungesa e fuqisë punëtore, ndërsa pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar me rritje.

    Besimi në sektorin e ndërtimit ra me 2 pikë përqindje, ndikuar nga rënia e aktivitetit ndërtues dhe rënia e porosive për të ardhmen.

    Ndonëse kulmi i sezonit turistik, edhe bizneset e shërbimeve u shfaqën pesimiste ku treguesi i pritshmërive u tkurr me 2.1 pikë përqindje. Rënia i faturohet pritshmërive të ulëta të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për rënien e kërkesës. Në kahun rënës janë rishikuar edhe pritjet për punësimin në këtë sektor.

    Tregtia nga ana tjetër mbetet më optimistja për të ardhmen, teksa treguesi i besimit në ekonomi u rrit me 5.4 për qind. Ndërkohë, besimi i konsumatorëve mbeti pothuajse i pandryshuar në gusht në krahasim me periudhën pararendëse.

     

  • Tarifat e Trump, Gjermania ndjen pasojat, industria automobilistike shkurton 51.500 vende pune

    Tarifat e Trump, Gjermania ndjen pasojat, industria automobilistike shkurton 51.500 vende pune

    Pasojat e tarifave të Donald Trumpit, për Gjermaninë tashmë, nuk janë vetëm në letër.

    Sektori gjerman i automobilave është detyruar të shkurtojë mbi 51.000 vende pune e në këtë situatë ka kontribuar rënia e eksporteve drejt Kinës e SHBA-së, me tarifat e reja që kanë rritur barrierat e hyrjes në këto tregje kyçe për ekonominë më të fuqishme të Europës.
    Sipas një studimi të ri të gjigantit të kontabilitetit EY (të njohur më parë si Ernst & Young), fenomeni gjithashtu duket se po përshpejtohet: që nga viti 2019, para pandemisë COVID-19, afërsisht 112.000 vende pune janë eliminuar në industrinë e automobilave në Gjermani, pothuajse gjysma e tyre në 12 muajt e fundit. Eksportet drejt Shteteve të Bashkuara dhe Kinës tashmë po bien me shpejtësi, dhe mosmarrëveshjet e ripërtërira tarifore me të dy vendet nuk ka gjasa të ndihmojnë.
    Shitjet e kompanive industriale gjermane ranë me 2.1 përqind në tremujorin e dytë të vitit 2025, shumë mbi rritjen negative të përgjithshme prej 0.3 përqind. Vetëm industria e elektronikës përmirësoi shitjet e saj gjatë tremujorit. Gati 10% është vetëm rënia e eksporteve në SHBA, tregu më i madh i vetëm i Gjermanisë, ranë me rreth 10%. Jan Brohriker i, gjiganti i kontabilitetit, EY parashikon se “nuk ka përmirësim në horizont”, duke pasur parasysh futjen nga Presidenti Donald Trump të tarifave doganore të reja, pak më të larta prej 15% për automjetet. Një goditje e fortë ka ardhur ndërkohë edhe rënia e ndjeshme e eksporteve në Kinë, tregu i dytë më fitimprurës i eksportit të Gjermanisë.
    Ekspertët vërejnë me shqetësim se në tregun kinez, i cili ka qenë prej kohësh veçanërisht tërheqës për industrinë e automobilave, me marzhe shumë të larta fitimi, situata ka ndryshuar, me kërkesën që po bie në mënyrë drastike dhe shitjet që po pakësohen.

    Top Channel