Tag: rënduar

  • Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore

    Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore

    Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, që u dënua për shpërdorim detyre pas skandalit seksual në zyrë, u lirua nga burgu me vendim të Gjykatë së Apelit.

    Gjicit i kishin mbetur edhe rreth 8 muaj vuajtje dënimi, ndërsa vendimi u mor për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar.
    Ai kishte dorëzuar dy herë kërkesë në Gjykatën e Elbasanit për liri me kusht. Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Avokati është shprehur se këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.
    Safet Gjici u dënua me 3 vite burgim për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Atij iu hoq edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
    Gjithë ngjarjen me Alma Kaçin, po ashtu e gjetur fajtore nga të dyja shkallët e gjyqësorit, Apeli i Posaçëm e konsideroi si një aferë korruptive. Ndërkohë, për protagonisten u shfuqizua vendimi i shkallës së parë që e shpalli fajtore për prostitucion dhe ajo u dënua për korrupsion aktiv, duke i dhënë në përfundim një vit.

    Top Channel

  • Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici

    Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici

    Safet Gjici

    TIRANË-Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, i dënuar për shperdorim detyre pas skandalit seksual në zyrë, është liruar nga burgu. Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit, ku arsyetohet se Gjici ka lënë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ish-kryebashkiaut i kishin mbetur edhe rreth 8 muaj vuajtje dënimi. Apeli i Tiranës vendosi që dënimin e mbetur Gjici ta vuajë në shtëpi.
    Gjici kishte dorëzuar kërkesën për lirimin nga burgu në Gjykatën e Elbasanit, duke përdorur si argument gjendjen e tij shëndetësore. Avokati i tij ka pretenduar se Gjici vuan nga një zmadhin i aortës dhe diabet i formës së rënduar. Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku ka vuajtur edhe më herët nga këto sëmundje, por gjendja psikologjike ia ka rënduar simptomat.
    Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të këtij viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Safet Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për “korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet./ZËRI

  • Safet Gjici lirohet nga qelia

    Safet Gjici lirohet nga qelia

    Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, i dënuar për shperdorim detyre pas skandalit seksual në zyrë, është liruar nga burgu. Vendimi u dha nga Gjykata e Apelit, ku arsyetohet se Gjici ka lënë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ish-kryebashkiaut i kishin mbetur edhe rreth 8 muaj vuajtje dënimi.
    Gjici kishte dorëzuar kërkesën për lirimin nga burgu në Gjykatën e Elbasanit, duke përdorur si argument gjendjen e tij shëndetësore. Avokati i tij ka pretenduar se Gjici vuan nga një zmadhin i aortës dhe diabet i formës së rënduar. Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku ka vuajtur edhe më herët nga këto sëmundje, por gjendja psikologjike ia ka rënduar simptomat.
    Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të këtij viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Safet Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për “korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

  • LAJM I FUNDIT! Lirohet nga burgu Safet Gjici për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore

    LAJM I FUNDIT! Lirohet nga burgu Safet Gjici për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore

    Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, që u dënua për shpërdorim detyre pas skandalit seksual në zyrë, u lirua nga burgu me vendim të Gjykatë së Apelit.
    Gjicit i kishin mbetur edhe rreth 8 muaj vuajtje dënimi, ndërsa vendimi u mor për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar.
    Ai kishte dorëzuar dy herë kërkesë në Gjykatën e Elbasanit për liri me kusht. Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Avokati është shprehur se këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësore.
    Safet Gjici u dënua me 3 vite burgim për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Atij iu hoq edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.
    Gjithë ngjarjen me Alma Kaçin, po ashtu e gjetur fajtore nga të dyja shkallët e gjyqësorit, Apeli i Posaçëm e konsideroi si një aferë korruptive. Ndërkohë, për protagonisten u shfuqizua vendimi i shkallës së parë që e shpalli fajtore për prostitucion dhe ajo u dënua për korrupsion aktiv, duke i dhënë në përfundim një vit.

  • Çfarë ndodhi? Elbasani i “paralizuar” nga trafiku, radhë kilometrike automjetesh në disa rrugë

    Çfarë ndodhi? Elbasani i “paralizuar” nga trafiku, radhë kilometrike automjetesh në disa rrugë

    Një situatë mjaft e rënduar është regjistruar prej orëve të pasdites në të gjitha akset rrugore që përshkojnë qarkun e Elbasanit, duke sjellë bllokim thuajse total të trafikut dhe vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve.
    Segmenti më problematik mbetet aksi i rrugës kombëtare Rrogozhinë–Peqin–Elbasan–Tuneli i Krrabës–Tiranë, ku fluksi i automjeteve ka shkaktuar radhë kilometrike dhe vonesa të zgjatura. Kthimi i pushuesve ditorë nga bregdeti i Adriatikut drejt kryeqytetit pas një dite të kaluar në plazh është identifikuar si shkaku kryesor i kësaj mbingarkese rrugore.
    Situata është rënduar më tej edhe nga fluksi i madh i automjeteve që kanë ardhur nga drejtimi i Korçës në drejtim të Tiranës, duke shtuar trafikun në këtë korridor të rëndësishëm kombëtar. Autoritetet rrugore dhe strukturat e rendit janë në terren për të menaxhuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin.

  • Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës, nga Qafa e Kasharit deri në hyrje të Vorës

    Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës, nga Qafa e Kasharit deri në hyrje të Vorës

    Një trafik i rënduar dhe i pazakontë është shënuar gjatë ditës së sotme në dalje të Tiranës.
    Një situatë problematike e kaotike u regjistrua për shoferët në autostradën Tiranë-Durrës.
    Trafik i rënduar u shënua nga Qafa e Kasharit deri në hyrjen e qytezës së Vorës.
    Nuk dihet nëse ky trafik ka lidhje me punimet në autostradë.

  • Çfarë ndodhi? Radhë kilometrike në Tiranë-Durrës, lëvizje e ngadaltë në të dy drejtimet

    Çfarë ndodhi? Radhë kilometrike në Tiranë-Durrës, lëvizje e ngadaltë në të dy drejtimet

    Një trafik i rënduar dhe i pazakontë është shënuar gjatë ditës së sotme në dalje të Tiranës.
    Një situatë problematike e kaotike u regjistrua për shoferët në autostradën Tiranë-Durrës.
    Trafik i rënduar u shënua nga Qafa e Kasharit deri në hyrjen e qytezës së Vorës.
    Nuk dihet nëse ky trafik ka lidhje me punimet në autostradë.

  • Etiketimi “Mamica”, Spiropali: Nuk më ka rënduar, por më ka argëtuar! Opozita barazoi Ramën me Skënderbeun, bravo u qoftë

    Etiketimi “Mamica”, Spiropali: Nuk më ka rënduar, por më ka argëtuar! Opozita barazoi Ramën me Skënderbeun, bravo u qoftë

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishte e ftuar në “Top Story” në Top Channel, ku ndër të tjera komentoi etiketimin si “Mamica”.
    Pyetjes ngacmuese të bërë nga autorja dhe drejtuesja e emisionit, Grida Duma për termat “Mamicë” dhe “Skënderbe”, kryeparlamentarja u përgjigje duke thënë se termi “Mamica” nuk është përdorur nga ajo vetë.
    Socialistja zbuloi se ky term nuk e ka rënduar, por madje e ka argëtuar.
    “Unë s’kam kuriozitet dhe as e ndjej si sakrificë, as më rëndon si kryq. Eshët një kryq që ma kanë vënë të tjerët, as nuk më ka rënduar, herë-herë më ka argëtuar duke më shpallur si pagëzuesen e Rilindjes. Edhe pse Mamica nuk është një term që e përdor unë, nuk e di nëse e meritoj atë term. Ajo që unë di… dua që ta lejoj mitin që te jetojë. Ne ishim në sheshin ‘Skënderbej’ dhe kishim atë mbi kal (Skënderbeun), dhe opozita zgjodhi të bënte Edi Ramën si Skënderbeu dhe bravo u qoftë. Kjo është beteja jonë e dhjetë, që besoj se është e fitores tjetër”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.

  • ”Fitoi një analfabet”, Laerti godet Gjestin: Çoi një vajzë në gjendje të rënduar

    ”Fitoi një analfabet”, Laerti godet Gjestin: Çoi një vajzë në gjendje të rënduar

    Showbiz E Mërkurë, 23 Prill 2025 15:40
    Laert Vasili, u shpall i treti në finalen e madhe të Big Brother Albania, ishte sot në një rrëfim në Shqipëria Live. Për të Gjesti shkatërroi shtëpinë, por që fitoi një analfabet. ”Ai e meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi, ai bëri gjithçka. Unë jam tjetër njeri.
    Di që është futur nja tre katër herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar një dy-tre këngë, nuk regjistroi asgjë, patëm për të shkruar një tekst për Banaking, nuk shkruajti asnjë varg, por ja që publiku paska këtë preferencë. Një analfabet funksional, ndaj është më e bukura ”notën e mirë””, tha Laerti.

    Sa i përket situatave në shtëpi, ai tha se emri i tij është përdhosur dhe se janë lëshuar shumë ofendime ndaj tij, për të cilat tha se përfaqësuesit e tij ligjor do të shohin nëse do të ketë një padi apo jo.
    ”Ka pasur aq shumë ofendime sa mund të shkojnë në ndjekje penale, atë do e mendojnë përfaqësuesit e mi ligjorë. Jam ndjerë i përdhosur i përbaltur, është prishur imazhi im sidomos ai i profesionit. Jemi në lojë, por nuk je me nivelin tënd në lojë. Gjendja është e rënduar, shumë e rënduar. Në asnjë mënyrë nuk do ta ribëja si eksperiencë, kurrë”, tha ai.

  • Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan

    Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan

    Autostrada Tiranë-Elbasan është mbingarkuar nga trafiku edhe këtë të Shtunë. Radha e gjatë e automjeteve vërehet në përfundim të kësaj autostrade pikërisht në vendin ku ngushtohet rruga në rrethrrotullimin e Bradasheshit.Shkak i radhëve që shpesh kapin kilometra, është dyndja drejt Korçës dhe verilindjes për festën e Pashkëve. Siç duket edhe nga këto pamje të filmuara pasditen e së Premtes radha e automjeteve ka qenë kilometrike.
    Të gjithë qytetarët që kishin vendosur me familjet e tyre të udhëtonin drejt jugut dhe juglindjes për festën e Pashkëve ose për në pikat kufitare me Greqinë u është dashur të presin mbi 1 orë në këtë trafik të rënduar. E njëjta situatë vijoi deri në orët e mbrëmjes. Kthimi i autostradës së vetme që lidh qendrën me juglindjen e vendit nga 3 korsi në 1 të vetme krijon mbingarkesën. Rritja e volumit të makinave që i drejtohet juglindjes prodhon pothuajse çdo ditë këtë varg të gjatë makinash. Më e rëndë situata është gjatë fundjavës apo kur ka festa zyrtare.Zgjidhja për këtë situatë pritet të jetë Unaza e Elbasanit, studimi i së cilës është kryer dhe ndodhet në fazën e negocimit për gjetjen e financimit. Bypassi i Elbasanit do të nisë në zonën ku përfundon autostrada me Tiranën dhe do të bashkohet në pjesën lindore të qytetit me aksin Elbasan-Përrenjas që po i nënshtrohet një tjetër investimi për zgjerimin e tij.