Tag: rënduar

  • Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, Kolona mbi 10 kilometra në Kalimash

    Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, Kolona mbi 10 kilometra në Kalimash

    Një trafik i rënduar është shënuar gjatë ditës së sotme në Rrugën e Kombit, ku qindra automjete kanë mbetur në pritje për orë të tëra në afërsi të tunelit të Kalimashit.

    Shkak për këtë situatë është bërë trau i pagesës në segmentin e koncesionuar të rrugës, i cili nuk ka mundur të përballojë fluksin e lartë të mjeteve.

    Radha e automjeteve ka arritur deri në mbi 10 kilometra, duke krijuar një situatë të vështirë për qarkullimin dhe duke shkaktuar pakënaqësi tek drejtuesit e automjeteve.

    Fluksi i madh është pasojë e lëvizjes masive të emigrantëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe zona të tjera, të cilët janë duke u kthyer në vendet e tyre pas përfundimit të pushimeve verore në Shqipëri dhe bregdetin shqiptar.

  • Trafik i rënduar në aksin Rrëshen-Milot, automjetet në radhë për disa orë

    Trafik i rënduar në aksin Rrëshen-Milot, automjetet në radhë për disa orë

    Kjo fundjavë gushti po shoqërohet me një fluks të madh mjetesh në Rrugën e Kombit. Më problematik është segmenti nga Rrësheni në Milot dhe në drejtim të Lezhës.
    Dyndja e shqiptarëve të Kosovës drejt bregdetit ka krijuar radhë të gjata automjetesh që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune.

    Për të përshkuar rreth 17 km rrugë, qytetarët presin deri në 3 orë. Ata thonë se kjo situatë është e papranueshme dhe duhet gjetur një zgjidhje.
    E vështirë është edhe për punonjësit e policisë rrugore, të cilët mundohen të ndihmojnë sado pak për qarkullimin e mjeteve.
    Trafiku është rënduar më shumë edhe për shkak të mbylljes së Ures së Milotit në fund të muajit korrik pas dëmtimeve të pësuara.
     

  • VIDEO/ ‘Më paguaj, ose do ta pësosh’, prangoset shqiptari, akuzohet për zhvatje nga ish-punëdhënësi

    VIDEO/ ‘Më paguaj, ose do ta pësosh’, prangoset shqiptari, akuzohet për zhvatje nga ish-punëdhënësi

     

    Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar 30-vjeçar, i kapur në flagrancë gjatë një akti zhvatjeje të rënduar ndaj ish-punëdhënësit të tij.

    Hetimi nisi pas kallëzimit të një sipërmarrësi vendas në sektorin bujqësor, i cili deklaroi se ishte viktimë e zhvatjes së vazhdueshme nga ish-punëtori i tij. Sipas denoncimit, shqiptari i kishte kërkuar para në mënyrë të përsëritur për më shumë se dy vite, duke kërcënuar me pasoja fizike dhe dëmtim të mjeteve të punës nëse nuk paguhej.

    Shumat e kërkuara luhateshin nga 2.500 deri në 4.000 euro, dhe kërkesat përsëriteshin çdo 30 deri në 40 ditë. Autoritetet organizuan një operacion të posaçëm për të ndjekur nga afër dorëzimin e kontrolluar të shumës prej 1.400 eurosh, që ishte kërkuar së fundmi nga i dyshuari.

    Operacioni u zhvillua pranë një parkingu afër një lokali të njohur në provincën e Raguzës. Agjentët e skuadrës hetimore dhe të policisë shkencore dokumentuan të gjitha fazat e dorëzimit të parave.

    Menjëherë pas marrjes së shumës, shqiptari u ndalua dhe u arrestua në flagrancë për veprën penale të zhvatjes së rënduar.

    Pas përfundimit të procedurave ligjore, i arrestuari u dërgua në burgun e Raguzës, ku ndodhet në dispozicion të Prokurorisë pranë Gjykatës së Raguzës.

  • Aksident në autostradën Fier–Vlorë/ Përplasen dy makina, krijohet trafik i rënduar

    Aksident në autostradën Fier–Vlorë/ Përplasen dy makina, krijohet trafik i rënduar

    Një aksident automobilistik është shënuar rreth orës 9-20 minuta të ditës së sotme  përgjatë autostradës Fier–Vlorë, në zonën e fshatit Panaja.

    Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz.
    Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik i rënduar në këtë aks, për shkak se është ditë pushimi dhe shumë automjete udhëtojnë drejt jugut për në plazhe.
    Në vendngjarje ka mbërritur policia e Vlorës, e cila po punon për hapjen e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.

    Top Channel

  • Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot- Lezhë/ Makinat mbeten të bllokuara mbi dy orë

    Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot- Lezhë/ Makinat mbeten të bllokuara mbi dy orë

    Një trafik i rënduar është krijuar në autostradën Fushë Milot- Lezhë-Shkodër. Prej më shumë se dy orësh makinat kanë ngelur të bllokuar për shkak trafikut të rënduar.
    Situata është rënduar edhe nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, e cila sipas autoriteteve rrezikon shembjen.
    Kjo ka detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin vetëm një itinerar për të kaluar në këtë nyje kyçe të qarkullimit drejt veriut dhe bregdetit të Adriatikut.

  • Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot – Lezhë, makinat bllokohen mbi dy orë

    Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot – Lezhë, makinat bllokohen mbi dy orë

    Një trafik i rënduar është krijuar në autostradën Fushë Milot – Lezhë – Shkodër.
    Prej më shumë se dy orësh makinat kanë ngelur të bllokuar për shkak trafikut të rënduar.

    Situata është rënduar edhe nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, e cila sipas autoriteteve rrezikon shembjen.
    Kjo ka detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin vetëm një itinerar për të kaluar në këtë nyje kyçe të qarkullimit drejt veriut dhe bregdetit të Adriatikut.

  • Kaos në autostradën Fushë Milot- Lezhë, makinat bllokohen për mbi dy orë

    Kaos në autostradën Fushë Milot- Lezhë, makinat bllokohen për mbi dy orë

    Një trafik i rënduar është krijuar në autostradën Fushë Milot- Lezhë-Shkodër.
    Prej më shumë se dy orësh makinat kanë ngelur të bllokuar për shkak trafikut të rënduar. Situata është rënduar edhe nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, e cila sipas autoriteteve rrezikon shembjen.
    Kjo ka detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin vetëm një itinerar për të kaluar në këtë nyje kyçe të qarkullimit drejt veriut dhe bregdetit të Adriatikut.
    gijotina.com/

  • Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot- Lezhë, makinat bllokohen mbi dy orë

    Trafik i rënduar në autostradën Fushë Milot- Lezhë, makinat bllokohen mbi dy orë

    Një trafik i rënduar është krijuar në autostradën Fushë Milot- Lezhë-Shkodër.

    Prej më shumë se dy orësh makinat kanë ngelur të bllokuar për shkak trafikut të rënduar.
    Situata është rënduar edhe nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, e cila sipas autoriteteve rrezikon shembjen.
    Kjo ka detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin vetëm një itinerar për të kaluar në këtë nyje kyçe të qarkullimit drejt veriut dhe bregdetit të Adriatikut.

    Top Channel

  • Vrau bashkëmoshatarin në Maliq, 14-vjeçari në gjendje të rënduar psikologjike

    Vrau bashkëmoshatarin në Maliq, 14-vjeçari në gjendje të rënduar psikologjike

    14 vjeçari i cili qëlloi për vdekje me thikë bashkëmoshararin e tij, ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, çfarë ka penguar deri tani marrjen ne pyetje nga grupi hetimor.
    Pritet që sot, në prezencë të avokatit, psikologut dhe familjarëve, të sigurohet dëshmia e autorit të dyshuar të krimit,mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes me dashje.

    Sipas raportit të ekspertizës mjeko- ligjore,vdekja e 14-vjeçarit ka ardhur si pasojë e një goditje të vetme me thikë në zemër.
    Plaga ka qenë fatale dhe i mituri ka humbur jetën brenda pak minutash në vendin e ngjarjes.
    Pas krimit, autori ka tentuar të largohet me makinë, ndërsa xhaxhai i tij ka marrë nga vendi i ngjarjes thikën me të cilën u krye vrasja, e ka larë dhe më pas e ka fshehur, duke penguar hetimet.

  • Gramsh/ Frikë për përhapjen e sëmundjeve, nis groposja e kafshëve të djegura

    Gramsh/ Frikë për përhapjen e sëmundjeve, nis groposja e kafshëve të djegura

    Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit.
    Ndërkohë në terren kanë zbritur ekipet e Ministrisë së Bujqësisë, të cilat po marrin masa për groposjen e kafshëve të ngordhura që janë djegur.
    Kjo ndërhyrje e shpejtë vjen për të shmangur përhapjen e ndonjë epidemie.
    Kujtojmë se si pasojë e flakëve, 39 banesa u shkrumbuan, sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre, por edhe dhjetëra bagëti që mbetën të rrethuara nga flakët.
    Në mesditë, flakët kanë hyrë në fshatin e tetë të kësaj njësie. Për shuarjen e tij po punojnë më shumë se 350 efektivë, të ndihmuar edhe nga ajri me helikopter.
    Nisur nga situata e rënduar, kanë nisur edhe evakuimet e banorëve, por për zjarrfikësit beteja me ta ka qenë po aq e vështirë sa beteja që po zhvillojnë prej dy ditësh me zjarrin.