Tag: rënduar

  • Fundjava nis me trafik të rënduar, bllokohet pjesërisht aksi Tiranë-Elbasan

    Fundjava nis me trafik të rënduar, bllokohet pjesërisht aksi Tiranë-Elbasan

    Me nisjen e fundjavës, shumë qytetarë po drejtohen drejt juglindjes së vendit për të shijuar pushimet, duke shkaktuar rritje të trafikut.

    Autoritetet rrugore raportojnë se segmenti rrugor Tiranë–Elbasan është prekur nga trafiku i rënduar në disa kilometra, veçanërisht pranë unazës së Elbasanit, ku qarkullimi është ngadalësuar ndjeshëm.
    Shoferët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të planifikojnë më shumë kohë për udhëtimet, pasi pritet që fluksi i automjeteve të rritet gjatë gjithë ditës dhe në drejtim të kthimit pas pushimeve.
     
     

    Top Channel

  • Aksi Tiranë–Elbasan/ Hyrja e qytetit “paralizohet” nga trafiku i rënduar

    Aksi Tiranë–Elbasan/ Hyrja e qytetit “paralizohet” nga trafiku i rënduar

    Një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh është regjistruar këtë të shtunë në aksin Tiranë–Elbasan.
    Lëvizja e shtuar ka sjellë ngadalësim të qarkullimit që nga Tuneli i Krrabës e deri në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ndërsa situata është rënduar ndjeshëm në hyrje të Elbasanit, ku trafiku është pothuajse i paralizuar.
    Sipas drejtuesve te policisë rrugore në terren, kolonat lëvizin me ritëm shumë të reduktuar, ndërsa në disa momente qarkullimi ka mbetur i bllokuar për disa minuta.
    Shërbime të shtuara të Policisë Rrugore ndodhen në disa pika të aksit me problematik në Shqipëri për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur bllokimet totale, ndërsa u është bërë apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin parakalimet e rrezikshme që mund të rëndojnë më tej trafikun.

  • “Eksperiment që na ka rënduar si komb”, Frrok Çupi: Ja pse duhet rishikuar reforma në drejtësi

    “Eksperiment që na ka rënduar si komb”, Frrok Çupi: Ja pse duhet rishikuar reforma në drejtësi

    Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” u shpreh se i ka ardhur koha që reforma në drejtësi duhet riparë. Ai theksoi se drejtësia ka mohuar vetveten në shumë raste te pjesa e procedurës.
    “ Kongresmeni amerikan thotë se ka ardhur koha për korrigjim. Është hera e parë që thuhet për reformën në drejtësie. Po patjetër. Mendoj se ka ardhur koha patjetër në disa drejtime. Ka ardhur, sepse u pa se çfarë ndodhi, e dyta ka ardhur se është maturuar mjaftueshëm si e mira dhe si e keqja.
    E treta ka ardhur momenti që askush nuk thotë mos e preknin drejtësinë, sepse organet e drejtësisë kanë prekur veten edhe kanë mohuar vetveten në shumë elementet të vet. Në radhë të parë kanë mohuar vetveten në procedurë dhe i qëndrojnë idolit të ligjit, por procedura në fund çedon”, tha ai.
    Sipas tij, reforma në drejtësi ka qenë një eksperiment, i cili e ka rënduar kombin shqiptar dhe shoqërinë në tërësi.
    Ai shtoi se, në vend që numri i dosjeve të ishin në ulje, ato janë shumëfishuar.
    “Duhet ndryshuar në radhë të parë që nga themeli, ku ishte si eksperiment dhe ne duhet ta marrim si eksperiment. Ne nuk e kemi vënë re, por eksperimenti me drejtësinë  re ne na ka rënduar si komb, si shtet, si njerëz, sepse prokuroria dhe gjykata speciale ndërtohet në shoqëritë e vendeve të treta.
    Është defekti i madh, por ama vinim nga një drejtësi krejt e shpartalluar. Nga 2016 deri sot janë 20 fishuar numri i dosjeve. Është alarmant, është katastrofë.
    Duhet ndryshuar ligji, pastaj duhet ndryshuar ligjit duhet ndryshuar Kushtetuta. Kur drejtësia, kur gjykata sillet në mënyrë barbare me interesat publike, çfarë mund të bëjë me individin”, tha ai.

  • Vijon trafiku i rënduar në aksin Librazhd – Elbasan, automjetet në radhë kilometrike

    Vijon trafiku i rënduar në aksin Librazhd – Elbasan, automjetet në radhë kilometrike

    Edhe gjatë pasdites, aksi Librazhd-Elbasan po përjeton trafik të rënduar për shkak të punimeve që po kryhen në fshatin Mengel.
    Radha e makinave është kilometrike dhe qarkullimi është paralizuar prej disa orësh.
    Punimet po kryhen në një segment të rrugës që po zgjerohet për Korridorin Tetë, gjë që ka shkaktuar bllokim të trafikut dhe vonesa të gjata për drejtuesit e automjeteve.
     

  • Situtatë kaotike/ Trafiku i rënduar “paralizon” aksin Librazhd-Elbasan, automjetet e bllokuara prej orësh

    Situtatë kaotike/ Trafiku i rënduar “paralizon” aksin Librazhd-Elbasan, automjetet e bllokuara prej orësh

    trafiku

    ELBASAN- Një situatë kaotike për shkak të trafikur të rënduar është regjistruar në askin Librazhd-Elbasan këtë të dielë, ku raportohet radhë kilometrike e makinave.
    Sipas qytetarëve, qarkullimi i automjeteve është paralizuar prej disa orësh, ndërsa raportojnë se radha e gjatë ka nisur në rrugën e hapur që po zgjerohet për korridorin tetë.
    Ndërkohë, siç shihet edhe nga videon e mëposhtme, aksi rrugor është “paralizuar” nga trafiku.

    /ZËRI
     

  • Çfarë ndodhi? Trafik i rënduar në Unazën e Madhe, ja arsyeja

    Çfarë ndodhi? Trafik i rënduar në Unazën e Madhe, ja arsyeja

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Mentor Haziri flet pas daljes nga “BBVK 4”: Kërkoj ndjesë, isha i rënduar

    Mentor Haziri flet pas daljes nga “BBVK 4”: Kërkoj ndjesë, isha i rënduar

    Këngëtari Mentor Haziri ka folur pas daljes së “Big Brother Vip Kosova 4”, gjate prime-it mbrëmjen e sotme.
    “Po, patjetër, më vjen mirë që u ktheva në këtë show, me tregu pak arsyen, por ja që ndodh. Së pari kërkoj ndjesë për këtë prani dhe tërheqje kaq të shpejtë. Isha i rënduar përmes një rasti që më ndodhi me familjen”, tha kengetari i njohur.
    Sipas tij, në shtëpi ka me qenë show i jashtëzakonshëm.
    Ai u shpreh se ka humbur një familjar, dhe kjo ngjarje e ka goditur emocionalisht dhe e ka rënduar.
    Dy dite me pare, ai mblodhi të gjithë banorët, dhe ua dha këtë lajm, megjithatë ua bëri të ditur edhe arsyen e këtij vendimi.
    “Siç e dini, kam humbur djalin e dajës, dhe e kam varrosur një ditë para se të vija këtu. Kam mendu që do ta kaloj, e kam mbajt fjalën dhe besën, kam ardh, sepse kështu meriton një produksion i tillë. Mendova që do të ia dal, por nuk munda”, sqaroi Haziri.
    Banorët e shtëpisë e përshëndetën dhe ngushëlluan. Përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, Mentori shkruante me dhimbje të madhe për humbjen e parakohshme:
    ​”Kushtrimi, djali i dajës, na la e na tronditi të gjithëve sot. Një djalë shembullor, një artist e regjisor me një kontribut të madh në teatrin e Ferizajt e komunitetin tonë artistik. Një djalë që na donte të gjithëve e që priste me ardhë me na pa në pranverë. Të pushoftë shpirti në parajsë, Kusho!”- shkruante ai.

  • Situata e rënduar e reshjeve në Korçë, përroi del nga shtrati dhe rrezikon banesat

    Situata e rënduar e reshjeve në Korçë, përroi del nga shtrati dhe rrezikon banesat

    Situata e rënduar nga reshjet ka sjellë vërshim të ujit në përroin që kalon përmes fshatit Kamenicë të Korçës duke u shoqëruar me rrezik të shtuar për banesat. 

    Sipas banorëve cilësia e dobët e skarpatës  ka bërë që një pjesë e saj të shkëputet dhe uji të drejtohet drejt banesave.
    “Siç e shikoni, lumi ka gërryer skarpatat të cilat nuk kanë një vit që janë betonuar që presupozohet që i bënë këta me 5 cm beton. Kanë plasur pllakat tek ura dhe na i kthen ujin në shtëpi. Jemi të rrezikuar! Kanë bllokuar rrugën, kanë vendosur dhe shirita mos kaloni, ne kemi të sëmurë në shtëpi. Rrezikohen të gjitha banesat, ja biznesi që është këtu afër i ka hyrë i gjithë uji brenda. I gjithë fshati këtu është, anës lumit. Thonë që është nën kontroll çdo gjë ku në fakt nuk është.
    Është rritur niveli i ujit, hera e parë që na ndodhin nga këto gjëra. Tani ky rregullimi tek lumi këtu u bë nga taksat tona dhe shih në çfarë gjendje është.
    Kemi frikë se do na prishen ca kemi në shtëpi. Edhe herë të tjera ka rënë shi, por nuk është bërë kështu, se ndodh kjo për shkak se këputen pllakat zënë urën dhe uji hidhet jashtë pranë banesave”, është  shprehu Ramadan Bezati.
    “Situata është shumë e rënduar ka përmbytje, ka dy ditë që rrimë të gjithë bashkë jashtë dhe po hyn uji në shtëpitë tona. Siç e shihni dhe vetë si është. Na frikëson kjo situatë dhe po rrimë gjithë natën pa gjumë. Nuk është bërë punë e mirë në ndërtimin e skarpatës. Duhet të bëhet siç duhet kjo punë.
    Për momentin banesa të përmbytura nuk ka, por tendenca është që do hy ujë. Në lokale ka hyrë uji. Po vazhdoi deri në mëngjes shiu do hyjë në banesa. Ne po rrimë të gjithë fshati jashtë banesave siç e shihni. Kjo situatë ka ardhur nga lumi (skarpata) që nuk është ndërtuar mirë. Po të ishte bërë mirë investimi nuk do ishte bllokuar lumi. Nuk është pastruar asnjëherë lumi në 30 vjet. E parkojnë skavatorin sa bëjnë foto dhe nuk pastrojnë lumin”, thotë Altin Aliu.

    Top Channel

  • Situata e përmbytjeve në vend, AKMC stacionohet te ura e Mifolit, Çako dhe Vengu monitorojnë nga afër situatën

    Situata e përmbytjeve në vend, AKMC stacionohet te ura e Mifolit, Çako dhe Vengu monitorojnë nga afër situatën

    Situata e përmbytjeve në vend vijon të mbetet e rënduar, për shkak të prurjeve të shumta përgjatë dy ditëve të fundit, ku më e rënduar duket në veri dhe në jug të vendit.
    Aktualisht Qendra Operacionale e Lëvizshme e AKMC është stacionuar pranë Urës së Mifolit ku vazhdon puna për barrierat mbrojtëse, për të mos lejuar daljen e lumit nga shtrati.
    Drejtorit të AKMC Haki Çako, i cili është në zonë, do i bashkohet dhe Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

  • Trafik i rënduar drejt Tiranës radhë kilometrike në aksin rrugor Librazhd–Elbasan–Tuneli i Kërrabës

    Trafik i rënduar drejt Tiranës radhë kilometrike në aksin rrugor Librazhd–Elbasan–Tuneli i Kërrabës

    Që në orët e para të pasdites së kësaj të diele, trafiku në aksin e rrugës kombëtare që lidh rajonin e Shqipërisë Juglindore me kryeqytetin është rënduar ndjeshëm për shkak të fluksit të jashtëzakonshëm të automjeteve në qarkullim.
    Kthimi nga pushimet e fundjavës i qindra familjeve nga Tirana, që kaluan dy ditë në Korçë, Pogradec dhe zonat e tjera turistike të Juglindjes, ka sjellë ngarkesë të madhe në qarkullim duke e bërë lëvizjen tejet të vështirë.
    Segmentet më problematike janë raportuar nga “Kthesat e Murrashit” në Librazhd drejt Elbasanit dhe më tej nga rrethrrotullimi i Bradasheshit në drejtim të Tunelit të Krrabës, ku radhët e automjeteve kanë qenë kilometrike deri në orët e vona të mbrëmjes.
    Për të përballuar situatën, Policia Rrugore ka qenë në terren me forca të shtuara përgjatë gjithë aksit Librazhd–Elbasan–Tuneli i Krrabës, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe shmangien e bllokimeve të plota.