Tag: rëndohet

  • VIDEO- Rëndohet situata në Novoselë, Vjosa arrin kuotën 7.7 metra/ Evakuohen 3 familje, rrezikohet një biznes…

    VIDEO- Rëndohet situata në Novoselë, Vjosa arrin kuotën 7.7 metra/ Evakuohen 3 familje, rrezikohet një biznes…

    Prurjet në lumin Vjosë kanë arritur në nivelin 7.75 metra. Për pasojë uji ka përmbytur disa toka në zonën e Novoselës, si dhe është afruar pranë një biznesi thertore. 

    Ndërkohë që janë evakuuar 3 familje. 

    Sakaq, autoritetet e emergjencave janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa bëjnë thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjet pranë lumit dhe të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre. 

  • Rëndohet bilanci i tragjedisë brenda familjes në Maliq, ndërron jetë edhe vajza 6-vjeçare

    Rëndohet bilanci i tragjedisë brenda familjes në Maliq, ndërron jetë edhe vajza 6-vjeçare

    Bilanci i tragjedisë së ndodhur para pak ditësh pas djegies së një banese në Maliq është thelluar.
    Sipas raportimeve, ka ndërruar jetë në QSUT edhe vajza 6-vjeçarja e cila pësoi djegie të shumta në trup.
    Ditën e ngjarjes, ndërruan jetë nëna dhe djali i mitur.

  • Dita e 9 e grevës së urisë! Rëndohet gjendja e naftëtarëve të Marinzës, njëri dërgohet në urgjencë

    Dita e 9 e grevës së urisë! Rëndohet gjendja e naftëtarëve të Marinzës, njëri dërgohet në urgjencë

    Rëndohet gjendja e tre grevistëve në ditën e 9 të të grevës së urisë. Naftëtari Ediart Selami është dërguar drejt spitalit rajonal për terapi intensive, ndërsa dy greviste të tjerë u trajtuan në vendin e grevës nga urgjenca, konkretisht Dorjan Dyrmishi dhe Dritan Rrapushi.

    Kreu i Sindikatës Dritan Shahu, ka pohuar se pavarësisht situatës së krijuar, greva do të vazhdojë. “Në fushën naftëmbajtëse pasditen e djeshme kanë rënë dhe sirenat e alarmit”, ka thënë Shahu, “çka tregon praninë e avarive”.

    Vendburimi i naftës po shkon drejt kolapsit ndërsa kompania vijon me papërgjegjshmëri të mos marrë në konsideratë kërkesat e drejta të punonjësve”, deklaroi Shahu.

  • Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi

    Rëndohet bilanci, shkon në 54 numri i viktimave nga shembja e një shkolle në Indonezi

    Rëndohet bilanci i viktimave në shembjen e një shkolle në Indonezi.

    Bëhet me dije se numri i viktimave shkon në 54, ndërsa ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar për dhjetëra persona që janë ende ttë zhdukur.

    Qindra studentë, shumica prej tyre djem adoleshentë, ishin mbledhur për lutje në shkollën islamike me konvikt Al Khoziny në Javan Lindore kur ajo u shemb të hënën e kaluar ndërsa po ndërtohej.

    Agjencia e Indonezisë për zbutjen e fatkeqësive thotë se kjo është fatkeqësia më vdekjeprurëse e vendit këtë vit. Ekipet e shpëtimit pritet të përfundojnë kërkimin e tyre për 13 viktima të bllokuara nën rrënoja deri në fund të ditës.

    Hetuesit po vazhdojnë të hetojnë shkakun e shembjes. Disa zyrtarë thanë se ndërtesa dykatëshe u shemb sepse themelet e saj ishin të paqëndrueshme.

    “Nga të gjitha fatkeqësitë në vitin 2025, natyrore apo jo, nuk ka pasur aq shumë viktima të vdekura sa ato në Sidoarjo”, tha në një konferencë për shtyp Budi Irawan, një zëvendës në agjencinë për zbutjen e fatkeqësive.

  • Rëndohet bilanci nga aksidenti në Has, humb jetën dhe një pasagjer

    Rëndohet bilanci nga aksidenti në Has, humb jetën dhe një pasagjer

    Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i mbrëmshëm në Krumë të Hasit.
    Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kukësit, si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve, ka humbur jetën në vendngjarje një nga drejtuesit e mjeteve tip Benz, shtetasi me inicialet N. S.
    Fatkeqësisht, mëngjesin e sotëm është konfirmuar se ka ndërruar jetë edhe një nga pasagjerët e përfshirë në aksident, i cili ishte transportuar në spital në gjendje të rëndë. Viktima e dytë e këtij aksidenti ka mbetur shtetasi  Zek Ngjeçi.
    Policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
     
     

  • Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit

    Rëndohet bilanci i atentatit në Shkodër, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit

    Rëndohet bilanci në Shkodër, shkon në 2 numri i viktimave.
    Konfirmohet se një nga personat e plagosur gjatë atentatit me armë zjarri ka ndërruar jetë në spital, duke e çuar në dy numrin e viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

    Viktima e dytë është identifikuar si L. Kraja. Ai ishte një nga personat që mbeti i plagosur nga breshëria e kallashnikovit që u qëllua mëngjesin e së dielës në afërsi të shkollës “Kole Idromeno”.
    Viktima e parë ishte A. Pali, punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak. Në ngjarje mbetën të plagosur edhe Erogen Vaso (alias Brajoviq) dhe një grua, kamariere në lokalin ku ndodhi sulmi.

  • Rëndohet bilanci në Shkodër, një i vdekur dhe tre të plagosur, zbardhet identiteti

    Rëndohet bilanci në Shkodër, një i vdekur dhe tre të plagosur, zbardhet identiteti

    Vrasja me armë zjarri në Shkodër. Qëllohet me breshëri plumbash në një lokal ngjitur me bashkinë. Viktimë ka mbetur Armando Pali, dhe tre të tjerë janë plagosur. Mes të plagosurve është Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, një grua dhe një kamarier.
    I plagosuri Erogen Brajoviç është një emër i njohur për policinë pasi në korrik të vitit 2023 emri i tij doli në grupin e Bajrave në Shkodër. Njihet gjithashtu redhe për lidhjet e tij me politikën. Ai qenë anëtar i këshillit bashkiak, por edhe i përfshirë në vepra kriminale.

  • Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Afganistanit, mbi 800 të vdekur dhe mijëra të plagosur

    Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Afganistanit, mbi 800 të vdekur dhe mijëra të plagosur

    Rëndohet ndjeshëm bilanci tragjik i tërmetit shkatërrues që goditi mbrëmjen e së dielës rajonin lindor të Afganistanit. Sipas zëdhënësit të qeverisë talebane, Zabihullah Mujahid, numri i viktimave ka shkuar në 800, ndërsa mbi 2,500 persona janë plagosur vetëm në provincën Kunar. Në Nangarhar janë raportuar të paktën 12 viktima të tjera dhe 255 të plagosur.

    Tërmeti me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter, me epiqendër pranë qytetit Jalalabad dhe vetëm 5 km thellësi, shkatërroi dhjetëra fshatra të ndërtuar me baltë dhe gurë, ndërsa pasgoditjet e shumta kanë shtuar panikun.
    Situata është përkeqësuar nga rrëshqitjet e dheut për shkak të reshjeve të fundit, të cilat kanë bllokuar rrugët kryesore dhe kanë penguar ndihmën e shpejtë. Spitalet në Kunar janë të mbingarkuara, me pacientë që trajtohen në korridore dhe ambiente të jashtme.

    Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë banorë që kërkojnë të mbijetuar nën rrënoja, ndërsa forcat e sigurisë dhe ekipet e shpëtimit janë vënë në lëvizje. Autoritetet lokale theksojnë se shumë nga të prekurit janë refugjatë të kthyer së fundmi nga Pakistani dhe Irani.
    Talebanët kanë bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare urgjente, ndërsa mijëra familje janë detyruar të kalojnë natën nën qiell të hapur.
    /vizionplus.tv

  • Rëndohet bilanci, shkon në 5 numri i gazetarëve të vrarë nga sulmi në Gaza

    Rëndohet bilanci, shkon në 5 numri i gazetarëve të vrarë nga sulmi në Gaza

    Bilanci i viktimave nga sulmi ajror në Gaza vazhdon të rëndohet, ndërsa është konfirmuar se ka ndërruar jetë edhe gazetari Ahmad Abu Aziz, si pasojë e plagëve të marra gjatë sulmit.

    Me vdekjen e tij, numri i gazetarëve të vrarë rritet në pesë.

    Mes viktimave të konfirmuara janë edhe:

    Hossam al-Masri, fotoreporter i agjencisë së lajmeve Reuters

    Mohammed Salama, fotoreporter me rrjetin Al Jazeera

    Mariam Abu Daqa, gazetare që bashkëpunonte me disa media ndërkombëtare, përfshirë The Independent Arabic dhe Associated Press

    Moaz Abu Taha, gazetar për rrjetin NBC