Tag: renditjes

  • Alex Marquez korr suksesin e parë në karrierë në MotoGP dhe ngjitet në krye të renditjes

    27 Prill 2025

    14:59

    Telesport

    Alex Marquez me Ducati Gresini fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Spanjës në MotoGP, zhvilluar në pistën e Jerez.
    Ky është suksesi i parë në karrierë në kategorinë MotoGP për pilotin spanjoll, që e bëri këtë gjë në garën e shtëpisë, para mijërave fansa me të cilët festoi në fund.
    Falë këtij suksesi, Alex Marquez ngjitet në krye të renditjes provizore të kampionatit, duke lënë pas të vëllanë e tij, Marc, që sot u klasifikua në vendin e 12-të.
    Marc Marquez me Ducatin zyrtar ishte protagonist i një rrëzimi në xhirot e para, duke arritur të rikthehet në garë dhe të marrë disa pikë të rëndësishme.
    Në vendin e dytë sot u rendit Fabio Quartararo me Yamaha, që për herë të parë këtë sezon ngjitet në podium. Ndërsa i treti u klasifikua Francesco Bagnaia me Ducatin tjetër.
    Pas kësaj gare, renditja e MotoGP bëhet mjaft interesante, me Alex Marquez që udhëheq me 140 pikë. Ai ka një pikë më shumë së i vëllai, ndërsa Bagnaia është i treti me 120 pikë.

  • “Numri 1” për femra humbet finalen e Shtutgardit, Sinner 46 javë në krye të renditjes botërore te meshkujt

    “Numri 1” për femra humbet finalen e Shtutgardit, Sinner 46 javë në krye të renditjes botërore te meshkujt

    22 Prill 2025

    9:59

    Telesport

    Tenistja letoneze Jelena Ostapenko fitoi turneun WTA-500 të Shtutgardit. Në finale ajo mundi 2-0 (6-4, 6-1) numrin 1 në botë, bjellorusen Aryna Sabalenka.
    Një rezultat surprizë, pasi bjellorusja konsiderohej favorite, por Ostapenko befasoi të gjithë, me një ndeshje thuajse të përkryer, duke fituar edhe gati 1 milionë dollarë premio.
    Kjo ishte hera e parë që letonezja shkonte në finalen e Shtutgardit dhe ia doli mbanë të fitojë titullin e 9 në karrierë. Për Sabalenka kjo është hera e katërt që humbet në finalen e këtij turneu.
    Ndërkohë, te meshkujt, tenisti italian Jannik Sinner qëndron në krye të renditjes botërore edhe pse nuk luan prej më shumë se dy muajsh, i pezulluar për doping. Ai është në krye të renditjes për 46 javë.
    Gjermani Alexander Zverev ka bërë rokadë në renditjen me spanjollin Carlos Alcaraz, duke u ngjitur në vendin e dytë.

  • Egnatia mposht Bylisin dhe shkëputet sërish në krye të renditjes, Tirana në krizë totale

    Egnatia mposht Bylisin dhe shkëputet sërish në krye të renditjes, Tirana në krizë totale

    Adriatik BALLA
    Java e 32-të e Kategorisë Superiore mbyll dje me një disfatë të rëndë për Tiranën, e cila pasi u mund nga Elbasani 2-1 mbetet tashmë në vend të fundit të renditjes, me vetëm 32 pikë, duke qenë skuadra më e rrezikuar për të rënë nga kategoria. Kjo sidomos e frikshme bëhet kur kemi parasysh se janë edhe 4 xhiro deri në fund të garës dhe vendi i fundit bie automatikisht. Ndërkohë, dje ishte një tjetër ndeshje interesante, ajo që Egnatia bëri me Bylisin dhe që e fitoi 2-0. Kjo fitore e shkëputi edhe një herë tjetër Egnatian në krye të renditjes, duke u shfaqur si skuadër kryesore pretendente për titullin kampion, pavarësisht se për titullin do të luhet një fazë më vete mes katër ekipeve të para që njihet edhe si “Final Four”. Tri ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje u luajtën të dielën pasdite, ku ra në sy barazimi i Vllaznisë dhe disfata e Dinamos, apo dhe kthimi tek fitorja e Partizanit menjëherë sapo e mori drejtimin Skënder Gega.
    Egnatia se fal Bylisin, fiton dhe shkëputet në krye të renditjes
    Egnatia rikthehet te fitorja në kampionat, pas 3 barazimesh radhazi, teksa ditën e sotme mposhti Bylisin me rezultatin 0-2 në duelin e zhvilluar në “Adush Muça”. Ky ishte triumfi i 16-të në 32 javë për rrogozhinasit e Edlir Tetovës, që iu falën golave të Lushkjes dhe Guindos. Ndërkohë në krahun tjetër, për Bylisin ishte humbja e 15-të, e cila e zbres në vendin e parafundit, me pikë të barabarta me Skënderbeun dhe Laçin. Në duelin e radhës Bylisi do të përballet me Vllazninë, ndërsa Egnatia pret Elbasanin. Rrogozhinasit tashmë kryesojnë me 58 pikë, 4 më shumë se Dinamo dhe 6 nga Vllaznia. Në fakt, në top-4 është dhe Partizani, fitorja e të cilit të dielën ndaj Laçit e riktheu në skenë, të paktën për të qenë në garë për titullin nëpërmjet “Final Four”, por në të njëjtën kohë edhe për ta parë minimalisht Partizanin në Europë. Si duket kjo do të jetë edhe ambicia e trajnerit Skënder Gega që mori drejtimin e “demave të kuq” pak ditë më parë.
    Tirana bie edhe në Elbasan, tani rrezikon seriozisht rënien nga kategoria
    Nëse ka një skuadër që rrezikon seriozisht rënien nga kategoria ajo është Tirana. Humbja e djeshme në Elbasan e vërteton këtë më së miri, për më tepër që bardhebluve do t’u duhet që në katër javët e fundit të mbetura në kampionat të marrin maksimumin për të shpëtuar, në të kundërt përsërisin atë që u ndodhi disa vite më parë kur u rrëzuan nga kategoria. Kurse Elbasani ka mbajtur gjallë shpresat për një vend në “Final Four” me një fitore dramatike në “Elbasan Arena” përballë Tiranës që lufton për mbijetesë. Tirana gjeti e para avantazhin dhe më pas u tërhoq duke menduar që të menaxhonte rezultatin deri në fund të sfidës. Por vendasit kërkuan me ngulm golin duke krijuar një mori rastesh para portës së Selmanit, derisa gjetën barazimin me Qosen. Furia e vendasve nuk u ndal dhe ata tentuan në çdo mënyrë të gjenin edhe golin e fitores, i cili erdhi në shtesë dhe përsëri nga Qose, i cili vulosi një sukses dramatik 2-1 që mban verdheblutë në garë për katërshen e parë, ashtu si edhe Tiranën në fundin e renditjes.
     
    Java 32
    Të dielën
    Partizani-Laçi              1-0
    Skënderbeu-Dinamo   4-1
    Vllaznia-Teuta                         0-0
    Të hënën
    Bylis-Egnatia              0-2
    Elbasani-Tirana           2-1
     
    Nr.Ekipi         Pikë
    1.Egnatia         58
    2.Dinamo        54
    3.Vllaznia        52
    4.Partizani       47
    5.Elbasani        43
    6.Teuta            34
    7.Laçi              33
    8.Skënderbeu  33
    9.Bylis             33
    10.Tirana         32
     

  • Tirana mposhtet edhe në Elbasan, zhytet në fund të renditjes

    Tirana mposhtet edhe në Elbasan, zhytet në fund të renditjes

    Tirana u mposht mbrëmjen e së hënës nga Elbasani në transfertë dhe e sheh veten në vendin e fundit të renditjes pas 32 javësh kampionat.
    Bardheblutë kaluan të parët në avantazh dhe më pas u përpoqën të menaxhonin rezultatin deri në fund të sfidës. Por, vendasit kërkuan me ngulm golin duke krijuar një mori rastesh para portës së Selmanit, derisa gjetën barazimin me Qosen, shkruan A2.
    Goli i fitores për Elbasanin erdhi në shtesë dhe përsëri nga Qose, i cili vulosi një sukses dramatik 2-1 që mban verdheblutë në garë për katërshen e parë.
    Ndërkohë, Egnatia rikthehet te fitorja në kampionat. Pas 3 barazimesh radhazi, kampionët në fuqi mposhtën Bylisin me rezultatin 0-2, në duelin e zhvilluar në “Adush Muça”.
    Ekipi i Edlir Tetovës mori 3 pikët falë golave të Lushkjes dhe Guindos.
    Rrogozhinasit pas kësaj fitoreje kryesojnë me 58 pikë, 4 më shumë se Dinamo dhe 6 më shumë se Vllaznia, shkruan A2.
    Ndërkohë, Bylis zbret në vendin e parafundit, me pikë të barabarta me Skënderbeun dhe Laçin.